{"id":16727,"date":"2024-10-24T20:38:58","date_gmt":"2024-10-24T19:38:58","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16727"},"modified":"2024-10-25T07:12:07","modified_gmt":"2024-10-25T06:12:07","slug":"arti-piktural-mitologjia-astrologjia-nderlidhje-dhe-pasaktesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16727","title":{"rendered":"Arti piktural, mitologjia, astrologjia &#8211; Nd\u00ebrlidhje dhe (pa)sakt\u00ebsi !"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, T 2024<\/em><\/p>\n<p>(<strong>ashtu-k\u00ebshtu tropet e artit vetiu nd\u00ebrlidhen me gjith\u00e7ka t\u00eb gjallimit ton\u00eb &#8211; ne vet\u00eb jemi zot\u00ebrit e besimit ton\u00eb, t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb besojm\u00eb<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_demat_e_zodiakut_dhe_luanet_opt1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_demat_e_zodiakut_dhe_luanet_opt1.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"1032\" class=\"alignnone size-full wp-image-16728\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_demat_e_zodiakut_dhe_luanet_opt1.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_demat_e_zodiakut_dhe_luanet_opt1-300x242.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_demat_e_zodiakut_dhe_luanet_opt1-1024x826.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_demat_e_zodiakut_dhe_luanet_opt1-768x619.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nj\u00eb artikull i &#8220;Artdaily-magazine&#8221; (nga autorja Ruxi Rusu, Cambridge University) thoshte se astrologjia per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht me mitologjin\u00eb dhe kultur\u00ebn e lasht\u00eb greko-romake. Sipas autores, me kalimin e koh\u00ebs secila nga shenjat zodiakale-astrologjike i ka zhvilluar &#8220;lidhjet&#8221; e veta me mitet, me kafsh\u00ebt, me simbolet. Shenja juaj e zodiakut i p\u00ebrshkruan tiparet kryesore t\u00eb personalitetit, frik\u00ebn dhe besimet tuaja &#8211; shkruante ajo.<\/p>\n<p>Se shenja e zodiakut i p\u00ebrshkruan tiparet tona t\u00eb personalitetit, ne lexuesit sikur pajtohemi aty p\u00ebr aty, tekefundit ashtu na thot\u00eb dhe astrologjia. Ta besosh astrologjin\u00eb dtth. t&#8217;i besosh shenjat e zodiakut, do t&#8217;thot\u00eb madje dhe m\u00eb shum\u00eb. Psh. do n\u00ebnkuptonte t&#8217;i besosh per\u00ebndesh\u00ebs Asteria, apo vajz\u00ebs s\u00eb saj Hekate, apo t&#8217;i besosh per\u00ebndesh\u00ebs Ishtar, apo Inana, apo Lakshmi, apo Af\u00ebrdit\u00ebs&#8230; apo Vener\u00ebs. Apo sido q\u00eb t\u00eb quhen, per\u00ebndeshat pothuaj t\u00eb panum\u00ebrta, besimi ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me besimin. Kur e ke besimin at\u00ebher\u00eb aq e leht\u00eb, n\u00eb fakt e gjitha \u00e7&#8217;nevojitet \u00ebsht\u00eb t\u00eb besosh.<\/p>\n<p>Si mund t&#8217;ket\u00eb astrologjia kuptim n\u00ebse t&#8217;mos i besonim, pa besimin madje as vet\u00eb Zoti (ai kryesori, jo vet\u00ebm i Universit por i Multiversit, i gjith\u00e7kaje) s&#8217;do ishte i besuesh\u00ebm. Rregulla e hyjnor\u00ebve \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, fare bazike &#8211; o i beson o nuk i beson, s&#8217;ka tjet\u00ebr alternativ\u00eb : ) Natyrisht, &#8220;nd\u00ebrlidhja&#8221; e artit me astrologjin\u00eb mund t\u00eb shihet dhe ashtu, si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb autorja. N\u00ebse ashtu na p\u00eblqen ta shohim, at\u00ebher\u00eb ashtu dhe do e shohim, ashtu dhe do e besojm\u00eb &#8211; ne vet\u00eb jemi zot\u00ebrit e besimit ton\u00eb, t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb besojm\u00eb (sapo e tham\u00eb m\u00eb lart, o besojm\u00eb o s&#8217;besojm\u00eb).<\/p>\n<p>Ashtu-k\u00ebshtu tropet e artit vetiu nd\u00ebrlidhen me gjith\u00e7ka t\u00eb gjallimit ton\u00eb; me mitet, me \u00ebndrrat, me besimet, me mosbesimet, me vizionet, madje dhe me halucinacionet, me lajthitjet, me d\u00ebshirat, me n\u00ebndijen, me vet\u00ebdijen&#8230; me nj\u00eb milion e nj\u00eb gj\u00ebrat e psik\u00ebs.<\/p>\n<p>Bie fjala, vall\u00eb si do i pikturonte Dali ato surrealizmat, gjith\u00eb ato &#8220;vizione&#8221; surreale, vall\u00eb si do vinin n\u00eb jet\u00eb gjith\u00eb ato shtremb\u00ebrime (surreale) t\u00eb realitetit&#8230; pa qen\u00eb i lidhur kryek\u00ebput me shtratin psikologjik?! Madje qoft\u00eb dhe me &#8220;automatizmin&#8221; (si teknik\u00eb krijuese, si tekno-kreativitet, si\u00e7 do insistonin abstraksionist\u00ebt e tipit &#8220;Pollock&#8221;) prap\u00eb s&#8217;ka ikje nga baza psikike. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, truri i piktorit prap\u00eb e ka t\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke &#8220;pikturuar&#8221;, e jo duke fluturuar drejt Marsit. Qoft\u00eb me brusha o me tasa, qoft\u00eb me vazhg\u00ebt e vet\u00ebdijshme a me sp\u00ebrkatjen automatike, truri i Pollock e &#8220;dinte se \u00ebsht\u00eb duke pikturuar&#8221;. Pikturat lidhen me psikologjin\u00eb komplete dhe me shpirtin e artistit, pikturat dhe \u00e7do krijim artistik jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;zgjatim&#8221; i personalitetit, n\u00eb rrafshin intelektual dhe ndjesor.<\/p>\n<p>Dmth. n\u00ebse e &#8220;shohim&#8221; ashtu nd\u00ebrlidhjen artistike me astrologjin\u00eb (si\u00e7 ka shkruar autorja Rusu), at\u00ebher\u00eb e pashmangshme dhe buz\u00ebqeshja, at\u00ebher\u00eb e qart\u00eb se ne ashtu besojm\u00eb (na p\u00eblqen ashtu t\u00eb besojm\u00eb). Madje mjaft simpatike kjo pun\u00eb, sepse pothuaj i bie &#8220;nj\u00eb udh\u00eb e dy pun\u00eb&#8221;. Nga nj\u00ebra an\u00eb i zbukurojm\u00eb artikujt e revistave me art, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e &#8220;intrigojm\u00eb&#8221; v\u00ebmendjen astrologjike t\u00eb lexuesve, e shkapurisim kureshtin\u00eb e tyre zodiakale. Padyshim kjo teknik\u00eb ndihmon p\u00ebr t&#8217;i afruar artin dhe astrologjin\u00eb. Absolutisht nj\u00ebsoj si\u00e7 jan\u00eb afruar nd\u00ebr shekuj dhe arti me mitologjin\u00eb &#8211; mbase e nj\u00ebjta gj\u00eb. Padyshim ia vlen, ta lidh\u00ebsh artin dhe astrologjin\u00eb, do jet\u00eb di\u00e7 edhe-edhe, di\u00e7 si grep dhe si joshje e \u00ebmb\u00ebl rretherrotull materies revistologjike.<\/p>\n<p>Edhe Boti\u00e7eli (ky madje sikur i kishte t\u00eb gjitha &#8220;fajet p\u00ebr Venerat e reja&#8221; pikturale &#8211; jo se Boti\u00e7eli na ishte dje, por n\u00eb kuptimin&#8230; pas Praksitelit dhe pas Frines\u00eb), edhe Cabanel, dhe Bouguereau&#8230; edhe kush tjet\u00ebr jo, i jan\u00eb qasur Venerave t\u00eb detit, shkumb\u00ebzuar e praruar nudistikat e tyre e mahnitin bot\u00ebn artistike sa i p\u00ebrket bukuris\u00eb s\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs. Cilido muzeum i bot\u00ebs n\u00ebse ta ket\u00eb nj\u00eb Venera n\u00eb koleksionin e vet pothuaj sikur nuk &#8220;preket&#8221; nga krenaria e mendjelart\u00ebsia &#8211; fitohet p\u00ebrshtypja sikur Venera na i paska fajet q\u00eb dhe biletat do jen\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenj\u00ebta. Ka di\u00e7 t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pakashum\u00eb ngjash\u00ebm si ai rasti i portretit t\u00eb Mona Lizes, shpesh biletat e Louvre shtrenjtohen p\u00ebr sherr t\u00eb saj &#8211; tjet\u00ebr se zyrtarisht mohohet kjo pun\u00eb, zyrtar\u00ebt e Louvre kurr\u00eb s&#8217;e pranojn\u00eb : )<\/p>\n<p>Kush, cilikush, q\u00eb ka sadopak shije artistike dhe &#8220;sens p\u00ebr bukurin\u00eb&#8221; do thoshte se Venera na qenk\u00ebsh nj\u00eb sh\u00ebmtara\u00e7e. \u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e drejta dhe mund ta thoshim, p\u00ebr &#8220;inat&#8221; dhe mund ta thuash, s&#8217;na e ndalon kush, por s&#8217;do p\u00ebrputhej. Jo pra, nuk shiten &#8220;d\u00ebrd\u00ebllitjet&#8221; nga inati, m\u00eb e leht\u00eb ta pranojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ta kap\u00ebrdijm\u00eb krenarin\u00eb, per\u00ebndesha e bukuris\u00eb patjet\u00ebr se do jet\u00eb e bukur, sidomos n\u00ebse kemi shansin ta shohim nudo. Pa le q\u00eb si mund t&#8217;na jesh per\u00ebndesh\u00eb e bukuris\u00eb dhe&#8230; sh\u00ebmtara\u00e7e. Jo pra, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e dinin dhe Boti\u00e7eli, edhe Cabanel edhe Bouguereau, e dinte dhe skulptori i lasht\u00ebsis\u00eb, Praksiteli &#8211; per\u00ebndesha Venera ishte &#8220;tmerr\u00ebsisht&#8221; e bukur.<\/p>\n<p>Boti\u00e7eli e pati pikturuar &#8220;Vener\u00ebn&#8221; rreth 1484-86, edhe p\u00ebrkund\u00ebr se krahu i majt\u00eb i saj i \u00e7rregullt, dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr mjaft &#8220;atavistik&#8221;&#8230; mir\u00ebpo p\u00ebr koh\u00ebn e vet, si prurje artistike e shek. XV, kryevep\u00ebr, asgj\u00eb s&#8217;e cenonte bukurin\u00eb veneriane. Sa e sa piktor\u00ebt dhe artdash\u00ebsit do jen\u00eb frym\u00ebzuar nga bukuroshja e Boti\u00e7elit, di\u00e7 e till\u00eb s&#8217;ka as si hamend\u00ebsohet. E megjithat\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb Boti\u00e7eli e ku Praksiteli.<\/p>\n<p>Mendohet se Frineja, bukuroshja antike ishte modeli dhe muza e Praksitelit p\u00ebr skulptur\u00ebn e Af\u00ebrdit\u00ebs. Kjo i bie pothuaj 2000 vjet para Boti\u00e7elit. Frineja ishte prostituta m\u00eb e bukur dhe m\u00eb e pasur e Greqis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb, pati q\u00eblluar ishte e dashura e skulptorit t\u00eb famsh\u00ebm, Praksitelit. Frineja pati grumbulluar aq shum\u00eb pasuri, sa pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb Teb\u00ebs (nga Aleksandri i Madh, kur ata t\u00eb Teb\u00ebs qen\u00eb kryengritur), ajo e pati b\u00ebr\u00eb publike ofert\u00ebn q\u00eb me ekonomikat e veta personale t&#8217;i rind\u00ebrtonte muret e qytetit, me kushtin q\u00eb t&#8217;vendoseshin pllakat &#8220;\u00c7far\u00eb qe shkat\u00ebrruar nga Aleksandri, rind\u00ebrtuar nga Frineja&#8221; !<\/p>\n<p>Natyrisht grek\u00ebt e pat\u00ebn heshtur, kishin uj\u00eb n\u00eb sy dhe ata, ofert\u00eb mjaft tunduese por u vinte inat. N\u00ebse dihet fakti q\u00eb Teba ishte vet\u00eb djepi i &#8220;qytet\u00ebrimit&#8221; grek, nga aty qe nisur gjith\u00e7ka\u2026 mjaft &#8220;fyese&#8221; do ket\u00eb qen\u00eb q\u00eb nj\u00eb prostitut\u00eb ta m\u00ebk\u00ebmbte privatisht, me ekonomikat e veta, qyetetin e shembur. Sidoqoft\u00eb, thuhet se Praksiteli qe frym\u00ebzuar kur ajo, n\u00eb &#8220;Fest\u00ebn e Poseidonit&#8221; qe zhveshur dhe qe zhytur n\u00eb det t\u00eb lahej. Dhe duke dalur nga uji e rrethuar nga shkuma e shk\u00eblqimi, detaj q\u00eb do kthehej pastaj n\u00eb versionin mitologjik p\u00ebr lindjen e Af\u00ebrdit\u00ebs (Vener\u00ebs) nga shkuma e detit.<\/p>\n<p>Dhe ja, e dim\u00eb pakashum\u00eb si &#8220;lidhen&#8221;, si jan\u00eb lidhur mitologjia greko-romake dhe arti piktural per\u00ebndimor &#8211; e leht\u00eb me mitologjin\u00eb, por shtrohet pyetja vall\u00eb si t&#8217;ia b\u00ebjm\u00eb me astrologjin\u00eb.<\/p>\n<p>Apo mbase, ashtu-k\u00ebshtu mjaft nga pikturat e artit per\u00ebndimor patjet\u00ebr se &#8220;lidhen&#8221; me shenj\u00ebn ton\u00eb t\u00eb horoskopit. Gjat\u00eb shekujve t\u00eb historis\u00eb pikturale, cilindo nga piktor\u00ebt q\u00eb i \u00ebsht\u00eb qasur temave mitologjike, automatikisht mund ta &#8220;lidhim&#8221; dhe me astrologjin\u00eb. Psh. n\u00ebse na teket t\u00eb flasim p\u00ebr &#8220;Demat&#8221;, e dim\u00eb detajin ky\u00e7, pa t\u00eb cilin s&#8217;b\u00ebn hi\u00e7 se hi\u00e7, Venera (per\u00ebndesha romake e dashuris\u00eb) e sundon secilin aspekt t\u00eb &#8220;shenj\u00ebs s\u00eb demave&#8221;. S&#8217;kemi si i shmangemi Vener\u00ebs dhe po t\u00eb donim, Demat (dmth. t\u00eb Zodiakut, jo demat e v\u00ebrtet\u00eb : ) kan\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb me per\u00ebndesh\u00ebn e dashuris\u00eb dhe t\u00eb bukuris\u00eb, s&#8217;\u00ebsht\u00eb shaka ky detaj astrologjik.<\/p>\n<p>Le t&#8217;supozojm\u00eb se jemi &#8220;dem&#8221;, ai demi horoskopik &#8211; si mund ta konsideronim profecin\u00eb e zodiakut di\u00e7 t\u00eb besueshme n\u00ebse pik\u00ebs\u00ebpari t&#8217;mos i besonim Vener\u00ebs. Madje b\u00ebn t\u00eb thuhet se demat jan\u00eb dhe fatlum\u00eb, s&#8217;do ishte e pav\u00ebrtet\u00eb, pasi e kan\u00eb aq t\u00eb leht\u00eb. Fillimisht duke e patur besimin tek per\u00ebndesha Venera aq i leht\u00eb p\u00ebr ta besimi i astrologjis\u00eb. N\u00ebse i beson Vener\u00ebs at\u00ebher\u00eb pse t&#8217;mos i besosh dhe Asteris\u00eb, dhe Af\u00ebrdit\u00ebs, dhe per\u00ebndesh\u00ebs Isis, per\u00ebndesh\u00ebs Ishtar, per\u00ebndesh\u00ebs Hator&#8230; etj. etj. aq e leht\u00eb pastaj ta besosh gjith\u00eb mitologjin\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pse, n\u00eb koh\u00ebn moderne, ka kuptim ta lidh\u00ebsh artin me astrologjin\u00eb, q\u00ebkur ashtu-k\u00ebshtu arti ve\u00e7 i lidhur me mitologjin\u00eb. Mitologjia dhe Astrologjia&#8230; pothuaj e &#8220;nj\u00ebjta&#8221; gj\u00eb, pse t&#8217;mos zbukurohen t\u00eb dyja me artin e mir\u00ebfillt\u00eb. Pse vall\u00eb do duhej vazhduar akoma dhe ende (n\u00eb modernitetin ton\u00eb) me ilustrimet e sh\u00ebmtuara t\u00eb shtrigave, me ilustrimet e zverdhura, plot pluhur e merimanga t\u00eb Mesjet\u00ebs&#8230; duke i patur Venerat marramend\u00ebse : )<\/p>\n<p>P\u00ebr 12 shenjat e zodiakut t\u00eb cilat autorja Rusu i ka &#8220;nd\u00ebrlidhur&#8221; me pikturat e artit, p\u00ebr Demat e ka zgjedhur &#8220;Vener\u00ebn&#8221; e Bouguereau. Anise mund t&#8217;i kishte zgjedhur dhe t\u00eb tjerat, psh. Vener\u00ebn e Cabanel, apo at\u00eb t\u00eb Boti\u00e7elit etj. Mir\u00ebpo dihet, cil\u00ebndo ta zgjedhim s&#8217;prish gj\u00eb pun\u00eb, Venera \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrimi i bukuris\u00eb dhe i eleganc\u00ebs. Demat p\u00eblqejn\u00eb t&#8217;jen\u00eb t\u00eb llastuar &#8211; ka sqaruar autorja. T\u00eb qeverisur nga Venera, ata din\u00eb t\u00eb kujdesen p\u00ebr veten e tyre dhe t\u00eb ndihen rehat n\u00eb mjedise luksoze. Edhe pse ndonj\u00ebher\u00eb mund t&#8217;jen\u00eb kok\u00ebfort\u00eb, demat jan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs por dhe besnik\u00eb ndaj miqve t\u00eb tyre. P\u00ebr shkak se elementi i tyre \u00ebsht\u00eb Toka, ata d\u00ebshirojn\u00eb stabilitet dhe p\u00eblqejn\u00eb t&#8217;i marrin gj\u00ebrat ngadal\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, demat din\u00eb ta shijojn\u00eb \u00e7do moment t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ec e mos buz\u00ebqesh, ec e mos u mahnit me sakt\u00ebsin\u00eb, i bindur jam secili dem e di dhe e ndjen t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn zodiakale, jo sepse profecit\u00eb astrologjike jan\u00eb &#8220;art n\u00eb vete&#8221; por sepse ashtu kemi zgjedhur t\u00eb besojm\u00eb &#8211; pa besimin asgj\u00eb, u muar vesh tashm\u00eb. Ne vet\u00eb jemi zot\u00ebrit e besimit ton\u00eb &#8211; t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb besojm\u00eb.<\/p>\n<p>Le ta p\u00ebrmendim dhe shenj\u00ebn e Luanit (pak dhe si shkas, lum si ata q\u00eb n\u00eb familje e kan\u00eb ndonj\u00eb &#8220;luan&#8221;, un\u00eb p\u00ebr vete i kam 2 luan\u00eb). Luan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb &#8211; paska shkruar autorja, t\u00eb sigurt\u00eb, bujar\u00eb dhe ndonj\u00ebher\u00eb xheloz\u00eb, e din\u00eb se \u00e7far\u00eb nevojitet q\u00eb t&#8217;jen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. Jan\u00eb lider\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm dhe yje t\u00eb \u00e7do shfaqjeje, s&#8217;ka sfid\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta, luan\u00ebt urrejn\u00eb t\u00eb varen nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe jan\u00eb fort elastik\u00eb. Edhe pse kujdesen p\u00ebr imazhin, ata nuk shqet\u00ebsohen p\u00ebr ndonj\u00eb dram\u00eb eventuale t\u00eb jet\u00ebs e tyre.<\/p>\n<p>Dhe si\u00e7 shihet, autorja ka zgjedhur t&#8217;i prezantoj\u00eb &#8220;luan\u00ebt e zodiakut&#8221; me nj\u00eb piktur\u00eb t\u00eb Napoleonit, t\u00eb artistit Jacques-Louis David, sepse Napoleon Bonaparte ishte &#8220;luan&#8221; n\u00eb zodiak. Ku ka m\u00eb luan sesa vet\u00eb luani Bonaparte. Piktura duke i kaluar Alpet, si nj\u00eb gjeneral i madh dhe komandues i ushtris\u00eb madh\u00ebshtore, piktur\u00eb epike, poz\u00eb epikale si nj\u00eb kalor\u00ebs i v\u00ebrtet\u00eb. Pa\u00e7ka se imazhi i piktur\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi, as historike as artistike, \u00ebsht\u00eb imazh i stisur, imazh imagjinar. Napoleoni pati refuzuar t\u00eb pozonte p\u00ebr portretin (ehu, ku kishte koh\u00eb, ku kishte nerva t\u00eb pozonte), e pati udh\u00ebzuar piktorin David ta pikturonte si nj\u00eb kalor\u00ebs, si nj\u00eb Aleksand\u00ebr t\u00eb Madh. Piktori David na thot\u00eb se ret\u00eb e err\u00ebta po mblidhen diku n\u00eb distanc\u00eb, s\u00ebshpejti do ngryset, qejfi mund t&#8217;i prishet dhe Napoleonit, ne duhet ti &#8220;shohim&#8221; ushtar\u00ebt e Napoleonit duke marshuar pas tij &#8211; e v\u00ebrteta pra \u00ebsht\u00eb se Napoloni si &#8220;luan&#8221; nuk u pati prir\u00eb gjat\u00eb kalimit t\u00eb Alpeve por pati vajtur pas ushtris\u00eb mbi nj\u00eb mushk\u00eb. S&#8217;ishte askund &#8220;af\u00ebr&#8221; imazhit piktural.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, T 2024 (ashtu-k\u00ebshtu tropet e artit vetiu nd\u00ebrlidhen me gjith\u00e7ka t\u00eb gjallimit ton\u00eb &#8211; ne vet\u00eb jemi zot\u00ebrit e besimit ton\u00eb, t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb besojm\u00eb&#8230;) Nj\u00eb artikull i &#8220;Artdaily-magazine&#8221; (nga autorja Ruxi Rusu, Cambridge University)&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16727\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-16727","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16727\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}