{"id":16742,"date":"2024-11-08T17:03:27","date_gmt":"2024-11-08T16:03:27","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16742"},"modified":"2024-11-08T19:07:07","modified_gmt":"2024-11-08T18:07:07","slug":"superfuqia-shkencerisht-kush-i-prin-shkences-boterisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16742","title":{"rendered":"Superfuqia &#8220;shkenc\u00ebrisht&#8221; &#8211; Kush i prin Shkenc\u00ebs, bot\u00ebrisht?"},"content":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, n 2024)<\/p>\n<p>Dihet se ShBA \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si &#8220;superfuqi e shkenc\u00ebs&#8221;, \u00e7do indeks statistikor p\u00ebr pothuaj gjat\u00eb gjith\u00eb gjysm\u00ebshekullit XX, dhe 2 dekadat e XXI e d\u00ebshmojn\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb e ShBA. N\u00ebse t\u00eb thuktohej e gjitha, bie fjala fakt i madh \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb 5-vje\u00e7arit t\u00eb fundit ShBA ka fituar m\u00eb shum\u00eb \u00e7mime Nobel t\u00eb shkenc\u00ebs, se pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs shkencore s\u00eb bashku. <\/p>\n<p>Madh\u00ebshtor ky detaj i p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb shkencore t\u00eb ShBA. Af\u00ebrmendsh se dhe vet\u00ebm ky fakt i vet\u00ebm (si pasqyr\u00eb e p\u00ebrgjithshme) \u00ebsht\u00eb &#8216;mjaft&#8217;, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ta kuptuar impenjimin e ShBA n\u00eb rrafshin e investimeve p\u00ebr k\u00ebrkim-zhvillimin shkencor. Sipas logjik\u00ebs \u00e7far\u00eb mbjell pakashum\u00eb ashtu parapriten dhe korrjet, n\u00ebse gjith\u00e7ka vete mbar\u00eb e si duhet.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_kush_i_prin_shkences_artik_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_kush_i_prin_shkences_artik_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"741\" class=\"alignnone size-full wp-image-16743\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_kush_i_prin_shkences_artik_opt.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_kush_i_prin_shkences_artik_opt-300x174.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_kush_i_prin_shkences_artik_opt-1024x593.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_kush_i_prin_shkences_artik_opt-768x445.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ta &#8220;ushqesh&#8221; shkenc\u00ebn sistematikisht, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb do t&#8217;thot\u00eb t&#8217;i ndash mjetet q\u00eb nevojiten. Do t&#8217;thot\u00eb t&#8217;i kesh miliardat&#8230; me dhjetra, me qindra miliarda. T\u00eb investosh p\u00ebr zhvillim, ta kultivosh &#8220;gjenialitetin&#8221; dhe potencializmin shkencor, t&#8217;i motivosh shkenc\u00ebtar\u00ebt e rinj, natyrisht se \u00ebsht\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\nNuk mjaftojn\u00eb vet\u00ebm ambicjet, por duhen dhe mjetet, duhet t&#8217;jen\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb gjitha &#8220;segmentet&#8221; ekonomike-sociale, duhet t&#8217;i krijosh dhe mund\u00ebsit\u00eb. Mbase \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si \u00e7\u00ebshtje e mbar\u00ebvajtjes ciklike e ingranazhit ekonomi-shkenc\u00eb-teknologji. <\/p>\n<p>Ashtu-k\u00ebshtu gjith\u00e7ka e mir\u00ebqenies shkencore varet nga ekonomia, andaj i bie se \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si proces &#8220;simbiotik&#8221;, pothuaj ngjash\u00ebm si ndonj\u00eb simbioz\u00eb e p\u00ebrkryer N\u00ebn\u00eb &#8211; Bij\u00eb. Ekonomia do ishte &#8220;n\u00ebna&#8221;, shkenca, teknologjia dhe k\u00ebso do ishin &#8220;vajzat&#8221; : ) mir\u00ebpo tani sikur e gjith\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia am\u00ebsore-bijnore kusht\u00ebzohet simbiotikisht &#8211; tani as n\u00ebna as e bija s&#8217;munden pa nj\u00ebra-tjetr\u00ebn!<br \/>\nTham\u00eb &#8220;simbioz\u00eb&#8221;, anise mund t&#8217;jet\u00eb krahasim i dob\u00ebt, jo dhe aq p\u00ebr lakmi : ) Le ta p\u00ebrdorim pak &#8220;histori&#8221; dhe ca fakte t\u00eb thjeshta p\u00ebr ta kuptuar &#8220;simbioz\u00ebn&#8221; ton\u00eb, si krahasim i dob\u00ebt. <\/p>\n<p>N\u00eb v. 1980 dhe vet\u00ebm ekonomia e Holand\u00ebs ishte m\u00eb e madhe se ekonomia e Kin\u00ebs. N\u00eb v. 1980 popullsia e Holand\u00ebs ishte vet\u00ebm ~ 14 milion\u00eb, popullsia e Kin\u00ebs ishte ~ 990 milion\u00eb. Imagjinoje pak\u00ebz &#8220;dallimin&#8221;, ku \u00ebsht\u00eb 14 milion\u00eb, e ku 900 milion\u00eb!<br \/>\nMir\u00ebpo, jo m\u00eb larg se para 1 dekade, n\u00eb v. 2010, Kina u b\u00eb ekonomia e 2-t\u00eb m\u00eb e madhe e bot\u00ebs, ngelej &#8220;mbrapa&#8221; vet\u00ebm pas ekonomis\u00eb s\u00eb ShBA. Jo m\u00eb larg se 5-6 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb v. 2018, GDP-t\u00eb e 35 qyteteve kineze i arrit\u00ebn GDP-t\u00eb e vendeve t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs. Imagjinoje rishtas &#8220;dallimin&#8221;, 1 qytet kinez barazohet me fuqin\u00eb ekonomike t\u00eb 1 vendi komplet! <\/p>\n<p>Ja dhe shifrat, n\u00ebse eventualisht me gjuh\u00ebn e numrave duket m\u00eb &#8220;bind\u00ebse&#8221;. Psh. n\u00eb v. 2015 GDP-ja e qyetetit Shenzhen ishte 491 miliard\u00eb $, po aq sa GDP-ja e Suedis\u00eb. GDP-ja e Guangzhou 524 miliard\u00eb $, po aq sa GDP-ja e Zvicr\u00ebs. \u00c7engdu 306 miliard\u00eb $ = baraz me Norvegjin\u00eb. Hangzhou 275 miliard\u00eb $ = me Greqin\u00eb. Nanxhing 272 miliard\u00eb $ = me Danimark\u00ebn.<br \/>\nEtj. etj., 35 qytete t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb v. 2015 t\u00eb fuqishme aq sa shtetet komplet t\u00eb EU. Ku ngelen pastaj ato shtetet e &#8220;vogla&#8221;, ato mini-shtetet si Shqip\u00ebria, si Kosova 2-milion\u00ebshe&#8230; booo pamund\u00ebsohet ak\u00ebcili &#8220;krahasim&#8221;. <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ekonomis\u00eb, shtetet e &#8220;vogla&#8221; si Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia etj. i bie se do ishin di\u00e7 si &#8220;fshatra-shtete&#8221; kineze. Ja pse un\u00eb s&#8217;ia dal ta &#8220;kuptoj&#8221; dot q\u00eb shtetet ballkanike (madje as n\u00eb gjysm\u00eb-shek. XXI) assesi t&#8217;rehatohen mes vete. Prore me ca &#8220;veg\u00ebzash&#8221;, me lloj-lloj gjoja &#8220;nd\u00ebrskamcash&#8221; politike ndaj nj\u00ebri-tjetrit, mir\u00eb q\u00eb s&#8217;po na grushtosen, mir\u00eb q\u00eb s\u00ebpaku i kan\u00eb harruar &#8220;luftrat&#8221;. Ja&#8230; l\u00ebviza vendit, duhet l\u00ebkundur njeriu p\u00ebr tutel\u00ebn evro-amerikane, lum e lum q\u00eb i kemi k\u00ebta t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, fatmir\u00ebsi e madhe q\u00eb s&#8217;lodhen as ShBA as BE-ja duke e kuruar krenarin\u00eb ballkanike, p\u00ebrndryshe mos pyet.<\/p>\n<p>S&#8217;i kuptoj as ata me mend\u00ebsin\u00eb &#8220;djathtas ekstremisht&#8221; t\u00eb Evrop\u00ebs (tani p\u00ebr tani politikisht duke b\u00ebr\u00eb &#8220;namin&#8221; pothuaj gjithandej Evrop\u00ebs; n\u00eb Holand\u00eb, n\u00eb Hungari, n\u00eb Itali, n\u00eb Austri, n\u00eb Franc\u00eb, Portugali etj.) q\u00eb insistojn\u00eb me mendimin se Evropa mundet fare mir\u00eb pa &#8220;BE-n\u00eb&#8221;, se EU-aparati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngrehin\u00eb politike tep\u00ebr komplekse p\u00ebr t&#8217;patur t\u00eb ardhme, se \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si gala-egoiz\u00ebm i kryemadhor\u00ebve t\u00eb kontinentit, mega-aparat byrokratik i panevojsh\u00ebm dhe i kushtuesh\u00ebm, tmerr\u00ebsisht i shtrenjt\u00eb. <\/p>\n<p>Por vall\u00eb a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, apo di\u00e7 si lajthithje ego-statike e shkurtpam\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre politike, vall\u00eb a mundet mir\u00ebfilli Evropa pa EU-bashk\u00ebsin\u00eb?! Un\u00eb madje them t&#8217;b\u00ebhemi &#8220;bashk\u00eb&#8221; dhe me andej-oqeanin, euro-atlantikisht&#8230; sa m\u00eb par\u00eb t&#8217;jet\u00eb e kap\u00ebrthyeshme, e realizueshme, n\u00ebse do t&#8217;shtyhesh me kinez\u00ebt, me indian\u00ebt e s\u00eb ardhmes. Shkurt, s&#8217;e kuptoj dot lajthitjen as ego-statikat e tyre, s&#8217;e kuptoj rezistenc\u00ebn e tyre ndaj zhvillimeve dhe avancimeve politike : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nNj\u00eb artikull i Tetorit 2024, n\u00eb &#8220;Nature&#8221; [ autor\u00eb Jeff Tollefson &#038; Richard Van Noorden &#8211; <a href=\"https:\/\/www.nature.com\/articles\/d41586-024-03403-4\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">https:\/\/www.nature.com\/articles\/d41586-024-03403-4<\/a> ] i bie t&#8217;jet\u00eb di\u00e7 si &#8220;raport fundimtar i aktualizuar&#8221; sa i p\u00ebrket zhvillimit t\u00eb shkenc\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebrkimeve. Aty thuhej se ShBA akoma \u00ebsht\u00eb &#8220;superfuqia shkencore e bot\u00ebs&#8221;, por p\u00ebr sa gjat\u00eb do jet\u00eb, q\u00ebkur Kina tani aty ngjitas, n\u00eb &#8220;themb\u00ebr&#8221; t\u00eb ShBA.<\/p>\n<p>N\u00eb v. 2022 (viti i fundit p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb e plota, p\u00ebr v. 2023 ende s&#8217;qenkan definitive) ShBA i ka shpenzuar 923 miliard\u00eb $, ose rreth 30% t\u00eb shpenzimeve globale p\u00ebr K\u00ebrkime dhe Zhvillim shkencor &#8211; thuhej nga autor\u00ebt e artikullit.<br \/>\nMir\u00ebpo, nd\u00ebrsa ekonomia e Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur, po ashtu jan\u00eb rritur dhe shpenzimet kineze t\u00eb K\u00ebrkimit dhe Zhvillimit shkencor. Edhe Kina tani fare af\u00ebr investimeve t\u00eb ShBA, n\u00eb v. 2022 kinez\u00ebt i shpenzuan 812 miliard\u00eb $.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, cekej se zgjedhjet amerikane (q\u00eb sapo mbaruan, dhe si\u00e7 e pam\u00eb, fitoi Donald Trump) do ta form\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ardhmen e shkenc\u00ebs amerikane. Rritja e konkurrenc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shqet\u00ebsimet e brendshme jan\u00eb gjithashtu faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\nEdhe k\u00ebt\u00eb vit (2024) ShBA ndodhet n\u00eb rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr t&#8217;i shpenzuar 1 trilion $ p\u00ebr k\u00ebrkimet dhe zhvillimin shkencor (R &#038; D, si\u00e7 thuhej atje &#8211; Research &#038; Development ). Dhe ky 1 trilion $ \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do vend tjet\u00ebr i bot\u00ebs. <\/p>\n<p>Po ashtu, institucionet shkencore dhe laborator\u00ebt e ShBA jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;magnet&#8221; i madh p\u00ebr studiuesit nga e gjith\u00eb bota. P\u00ebrqindja e doktorant\u00ebve t\u00eb punonj\u00ebsve shkencor\u00eb n\u00eb SHBA p\u00ebr fushat Shkenc\u00eb, Teknologji, Inxhinieri dhe Mjek\u00ebsi (STEM) \u00ebsht\u00eb 43% &#8211; ky detaj flet qart\u00eb sa &#8220;magnet&#8221; i madh \u00ebsht\u00eb sfera shkencore amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 1-p\u00ebrqindjes m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb citimit globalisht t\u00eb punimeve shkencore (konsiderohet 1% ky\u00e7, 1-she top-relevante, di\u00e7 si majaja shkencore), shkenc\u00ebtar\u00ebt e ShBA jan\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb fusha t\u00eb tilla si mjek\u00ebsia, biologjia molekulare dhe shkencat neurologjike. Nd\u00ebrsa Kina prin me shkencat e materialeve, me kimin\u00eb dhe inxhinierin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raport-artikullit t\u00eb &#8220;Nature&#8221; shkenca n\u00eb ShBA s&#8217;ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se tani, por ka shqet\u00ebsime se jan\u00eb duke e humbur gar\u00ebn e udh\u00ebheqjes globale n\u00eb fushat STEM. Kina jo vet\u00ebm q\u00eb e ka tejkaluar ShBA sa u p\u00ebrket artikujve dhe prurjeve shkencore (Kina tani i prin &#8220;Indeksit t\u00eb Nature&#8221; dhe ka pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb 1% t\u00eb artikujve shkencor m\u00eb t\u00eb cituar globalisht), gjithashtu Kina po i tejkalon n\u00eb rrafshet e patentimit shkencor dhe t\u00eb doktoraturve inxhinierike.<\/p>\n<p>N\u00eb suplementin e &#8220;Nature&#8221; p\u00ebr Kin\u00ebn n\u00eb fillim-vitin (2024) thuhej se p\u00ebrqindja e Kin\u00ebs n\u00eb shkencat biologjike nga 2022 n\u00eb 2023 \u00ebsht\u00eb rritur me 15.8% &#8211; e qart\u00eb se &#8220;k\u00ebrcim&#8221; i lart\u00eb. Dikur dhe vet\u00ebm Holanda e vog\u00ebl (s&#8217;nevojiteshin as EU as USA) e tham\u00eb m\u00eb lart, ishte m\u00eb e &#8220;madhe&#8221; se Kina, ja q\u00eb tani kinez\u00ebt fort k\u00ebrcimtar\u00eb me shkencat e me zhvillimet, shifrat e tyre dhe arritjet prore duke k\u00ebrcyer. <\/p>\n<p>&#8220;Nature&#8217;s Index&#8221; qe prezantuar n\u00eb v. 2014, q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb n\u00eb statistikat e Indeksit Kina \u00ebsht\u00eb shquar sa i p\u00ebrket rritjes shkencore, sa i p\u00ebrket kontributit me artikujt e shkenc\u00ebs. N\u00eb v. 2022, Kina e kap\u00ebrceu ep\u00ebrsin\u00eb e ShBA me numrin e artikull-prurjeve shkencore n\u00eb fushat e shkencave natyrore.<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, n 2024) Dihet se ShBA \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si &#8220;superfuqi e shkenc\u00ebs&#8221;, \u00e7do indeks statistikor p\u00ebr pothuaj gjat\u00eb gjith\u00eb gjysm\u00ebshekullit XX, dhe 2 dekadat e XXI e d\u00ebshmojn\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb e ShBA. N\u00ebse t\u00eb thuktohej e gjitha,&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16742\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-16742","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16742","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16742"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16742\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}