{"id":16778,"date":"2024-11-24T12:10:15","date_gmt":"2024-11-24T11:10:15","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16778"},"modified":"2024-11-24T16:19:19","modified_gmt":"2024-11-24T15:19:19","slug":"cogito-ergo-sum-besimi-ekzistencialist-dhe-dualizmi-dekartian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16778","title":{"rendered":"Cogito, ergo sum, besimi ekzistencialist dhe dualizmi dekartian !"},"content":{"rendered":"<p><em>(senad guraziu &#8211; ars poetica, n 2024 &#8211; koment, pak fjal\u00eb)<\/em><\/p>\n<p>[ ngjitur: Gabriel Ritter von Max (1840-1915) &#8211; Shkollar\u00ebt, 1915 &#8211; detaj ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/artk_gabriel_ritter_von_max_-_die_gelehrten_crop_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/artk_gabriel_ritter_von_max_-_die_gelehrten_crop_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"1544\" class=\"alignnone size-full wp-image-16779\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/artk_gabriel_ritter_von_max_-_die_gelehrten_crop_opt.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/artk_gabriel_ritter_von_max_-_die_gelehrten_crop_opt-249x300.jpg 249w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/artk_gabriel_ritter_von_max_-_die_gelehrten_crop_opt-849x1024.jpg 849w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/artk_gabriel_ritter_von_max_-_die_gelehrten_crop_opt-768x926.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/artk_gabriel_ritter_von_max_-_die_gelehrten_crop_opt-1273x1536.jpg 1273w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>E shohim q\u00eb artisti Ritter von Max vepr\u00ebn e vet e ka quajtur &#8220;shkollar\u00ebt&#8221;, ose t\u00eb diturit, t\u00eb men\u00e7urit, studiusit etj. etj. Si titull i librit (gjoja q\u00eb jan\u00eb duke lexuar shkollar\u00ebt) figuron &#8220;Dualismus&#8221;, e q\u00eb na e kujton dualizmin e filozofit francez Descartes. Dekarti (R\u00ebne Dekarti) pati filluar me &#8220;cogito, ergo sum&#8221; (mendoj, prandaj jam, ekzistoj) mbase si &#8220;mosdyshim kartezian&#8221; : ) dhe do na e linte tutje si filozofi versionin e tij t\u00eb dualizmit klasik. T&#8217;i besosh mendjes \u00ebsht\u00eb di\u00e7 e madhe.<\/p>\n<p>Psh. sot IA (inteligjenca artificiale) padyshim vazhdon si Dekarti &#8220;cogito, ergo sum&#8221;, e ka t&#8217;nj\u00ebjtin besim t\u00eb madh, prore beson se nj\u00eb dit\u00eb do jet\u00eb m\u00eb e &#8220;men\u00e7ur&#8221; se njeriu, tekefundit m\u00eb efikase se krijuesi i saj, por madje dhe super-inteligjente. N\u00ebse intelekti t&#8217;mos e kishte besimin padyshim do ipte &#8220;shpirt&#8221; or something&#8230; do vdiste dmth : ) Ekziston vet\u00ebm si kod, si artificialitet, vet\u00ebm si &#8220;mendje&#8221; pa patur asfare lidhje me fiziken (materiale) p\u00ebrve\u00e7 me energjin\u00eb (si ana tjet\u00ebr e medaljes materialiste &#8211; meq\u00eb e dim\u00eb, Ajnshtajni me men\u00e7urin\u00eb e=mc2 na e pati th\u00ebn\u00eb se &#8216;energjia&#8217; thjesht ajo ana tjet\u00ebr e materies, n\u00eb thelb baraz me materien, e v\u00ebrtetuam pastaj mjaft shpejt\u00eb dhe me bombat b\u00ebrthamike).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, shakat\u00eb jan\u00eb tjet\u00ebr &#8211; dualizmi lidhet me pik\u00ebpamjen filozofike se mendja dhe trupi n\u00eb thelb jan\u00eb lloje t\u00eb ndryshme substancash, ose kan\u00eb natyra t\u00eb ndryshme. Me k\u00ebt\u00eb n\u00ebnkuptohet q\u00eb mendja (si substanc\u00eb jomateriale) dhe trupi (k\u00ebtu n\u00ebnkuptohet dhe truri brenda kafk\u00ebs son\u00eb, si organ material) jo vet\u00ebm q\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb kuptim, por u referohen llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb entiteteve. Ata q\u00eb e kuptojn\u00eb k\u00ebshtu dualizmin mendor-trupor (jomaterial-material) do ta kund\u00ebrshtojn\u00eb \u00e7do teori e cila e identifikon mendjen me trurin (i cili trur, kuptohet, duke qen\u00eb substanc\u00eb materiale konceptohet si nj\u00eb mekaniz\u00ebm fizik).<\/p>\n<p>Sipas meje, e qart\u00eb se Dekarti do teorizonte i &#8220;frym\u00ebzuar&#8221; nga m\u00ebsimet platonike-aristoteliane, thuase &#8220;teoria e tij e dualizmit&#8221; do ishte di\u00e7 si derivacion, si eksperiment ideatik. Filozofia &#8220;eterike&#8221; platonike sugjeronte t\u00eb paprekshmen, spekulativen, shpirt\u00ebroren, t\u00eb mbinatyrshmen. Nd\u00ebrsa aristotelizmi insistonte me \u201cfilozofin\u00eb\u201d e s\u00eb prekshmes, me realitetin tok\u00ebsor, me nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb faktike (si burim i t\u00eb gjitha njohurive, e sidomos i atyre shkencore). Apo akoma m\u00eb her\u00ebt, pik\u00ebpamja &#8220;materialiste&#8221; (e Demokritit psh.) dhe ajo &#8220;idealiste&#8221; (e Platonit) sikur qen\u00eb p\u00ebrqafuar n\u00eb dansin e kund\u00ebrshtis\u00eb q\u00eb nga lasht\u00ebsia.<\/p>\n<p>Platoni besonte se idet\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore, n\u00eb krahasim me objektet (atomos &#8211; dmth, me materien, materializmin). Idealizmi i Platonit bazohej n\u00eb supozimin se struktura baz\u00eb themelore e gj\u00ebrave t\u00eb k\u00ebsaj bote nuk \u00ebsht\u00eb atomi (materia), por forma abstrakte mendore q\u00eb i p\u00ebrcakton vetit\u00eb e nj\u00eb objekti.<\/p>\n<p>Bazamenti filozofik &#8220;materialistik&#8221; i Demokritit bazohej n\u00eb supozimin se atomet jan\u00eb t\u00eb vetmet gj\u00ebra q\u00eb v\u00ebrtet ekzistojn\u00eb, se atomet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme. T\u00eb gjitha gj\u00ebrat tjera t\u00eb k\u00ebsaj bote ekzistojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga atomet. Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, at\u00ebher\u00eb pra dhe vet\u00ebdija e njeriut do duhej t&#8217;jet\u00eb produkt i proceseve fizike n\u00eb trurin e tij. Sipas Demokritit &#8220;vet\u00ebm atomet dhe zbrazt\u00ebsia ekzistojn\u00eb, \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb opinion&#8221;.<\/p>\n<p>Dekarti do e zhvillonte teorin\u00eb e mendjes si substanc\u00eb jomateriale q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme ose i n\u00ebnshtrohet gjendjeve t\u00eb ndryshme, si psh. mendimi racional, imagjinata, ndjenja (ndjesia) dhe vullneti. Materia (si l\u00ebnd\u00eb substanciale) p\u00ebrputhet me ligjet e fizik\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike, me p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit, p\u00ebr t\u00eb cilin Dekarti besonte se ndikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkak\u00ebsore nga mendja e njeriut, dhe q\u00eb po ashtu prodhon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkak\u00ebsore ndodhi, evente t\u00eb caktuara mendore.<\/p>\n<p>Bie fjala, d\u00ebshira p\u00ebr ngritjen e krahut vjen nga mendja dhe voila sakaq shkaktohet ngritja e krahut. Nj\u00ebjt\u00eb, me mendjen shkatohet dhe l\u00ebvizja e k\u00ebmb\u00ebve dhe hooop hidhen hapat, ia nisim e ecim, vrapojm\u00eb. Dhe ashtu, varg e varg, t\u00eb gjitha &#8220;komandat&#8221; mendore q\u00eb e bejn\u00eb trupin t&#8217;i kryej\u00eb veprimet e ndryshme. Mir\u00ebpo goditja padashtas me \u00e7ekan e gishtit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk vjen nga mendja, por shkakton madje dhimbje n\u00eb mendje. Goditet gishti por ja q\u00eb dhemb mendja (anise neve na duket se dhemb gishti). I bie se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj &#8220;nd\u00ebraksioni&#8221; i \u00e7uditsh\u00ebm nd\u00ebrsubstancial, dhe rreth k\u00ebsaj Dekarti do e lodhte mendjen me gjith\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebt e tij, me pasuesit e filozofis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb tilla probleme &#8220;nd\u00ebraksionale&#8221; do shkaktonin ose do sillnin dhe varietete t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dualizmave, e edhe aso q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrveprim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shkak\u00ebsor (jo patjet\u00ebr duhej goditja e gishtit me \u00e7ekan). Pra ka dhe tjera teori rreth &#8220;dualizmit substancial&#8221;. Disa mendimtar\u00eb do pohonin se lidhjet e dukshme mes &#8220;ndodhive&#8221; mendore dhe fizike jan\u00eb rezultat i veprimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm shkak\u00ebsor hyjnor (t\u00eb Zotit). Ose bie fjala, Lajbnici, i shihte mendjen dhe trupin si nd\u00ebrlidhje serike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, sinkronizuar aq p\u00ebrkryer n\u00eb nj\u00eb harmoni t\u00eb paracaktuar, q\u00eb nga origjina e tyre nga vet\u00eb Zoti. Ok, t\u00eb mendosh k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb pothuaj e ngjashme me besimin religjioz, pse duhet patjet\u00ebr &#8220;komplikim i panevojsh\u00ebm i teoris\u00eb s\u00eb Zotit&#8221;, m\u00eb e leht\u00eb e t\u00eb thuhet Zoti \u00ebsht\u00eb &#8220;boss-i&#8221; i gjith\u00e7kaje. Nj\u00eb fjali e vetme dhe sqarohet gjith\u00e7ka : )<\/p>\n<p>Por se mos vet\u00ebm Lajbnici, madje dhe sot e k\u00ebsaj dite filozof\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm vazhdojn\u00eb me &#8220;interpretime filozofike t\u00eb bibles&#8221;, shkruajn\u00eb dhe fitojn\u00eb miliona duke shitur teori derivative biblike, si psh. kanadezi Jordan Peterson, nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb duke ia mbajtur &#8220;rrotull&#8221; duke filozofuar e duke grumbulluar pasuri, v\u00ebmendje, famozitet, fansa mediatik etj. etj. Prore duke derdhur lot publikisht, nj\u00eb lloj filozof-qarala\u00e7i i st\u00ebrngjeshur me sentimentet, duke u shitur nj\u00eb lloj &#8220;Krishti psikologjik&#8221; modern, nd\u00ebrsa pa e pranuar as p\u00ebrmendur kurr\u00eb n\u00ebse ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb besimtar apo ndoshta jo.<\/p>\n<p>Dmth. edhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne, edhe 2000 vjet pas Krishtit, me t&#8217;nj\u00ebjt\u00ebn mendjelodhje si dikur para mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb absolutisht e mundur t\u00eb filozofosh rretherrotull Zotit, duke i &#8220;shtrydhur&#8221; maksimalisht derivacionet biblike dhe t\u00eb b\u00ebhesh i famsh\u00ebm bot\u00ebrisht + i pasur (materialisht). S&#8217;po themi se patjet\u00ebr i pasur me &#8220;materializmin&#8221; ie Demokritit, por ja q\u00eb materializmi fort i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Pa materializmin, meq\u00eb ra fjala, as Donal Trump s&#8217;do ishte askushi, madje as Elon Musk (ok, ky s&#8217;\u00ebsht\u00eb filozof por) s&#8217;do kishte shans. Vall\u00eb si t&#8217;i nd\u00ebrtonte raketat a teslat pa materializmin. Dhe mrekullia vet\u00eb, Jordan Peterson \u00ebsht\u00eb shkollar-filozof por \u00ebsht\u00eb fans i Trump, nj\u00ebsoj sikur dhe i Elon Musk, flet p\u00ebr Zotin nj\u00ebsoj si Trump n\u00eb miting, nj\u00ebsoj si Elon Musk q\u00eb ia q\u00ebllon pik\u00ebs n\u00eb Twitter a n\u00eb X, edhe shkollar-filozofi Peterson e &#8220;shet&#8221; Zotin si lib\u00ebr dhe me miliona fansa e ndjekin pas : )<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(senad guraziu &#8211; ars poetica, n 2024 &#8211; koment, pak fjal\u00eb) [ ngjitur: Gabriel Ritter von Max (1840-1915) &#8211; Shkollar\u00ebt, 1915 &#8211; detaj ] E shohim q\u00eb artisti Ritter von Max vepr\u00ebn e vet e ka quajtur &#8220;shkollar\u00ebt&#8221;, ose t\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16778\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-16778","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16778\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}