{"id":16815,"date":"2024-11-29T20:32:12","date_gmt":"2024-11-29T19:32:12","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16815"},"modified":"2024-11-29T22:28:25","modified_gmt":"2024-11-29T21:28:25","slug":"zonja-e-shalot-dashuria-moskthimi-i-dashurise-dhe-ikja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16815","title":{"rendered":"Zonja e Shalot &#8211; Dashuria, moskthimi i dashuris\u00eb dhe ikja!"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, n 2024)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>si\u00e7 i pati ndodhur Lancelotit t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs mund t&#8217;i ndodh\u00eb cilitdo kalor\u00ebs politik t\u00eb s\u00eb tashmes<\/strong> : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_zonja_e_shalot_dhe_waterhouse.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_zonja_e_shalot_dhe_waterhouse.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1154\" class=\"alignnone size-full wp-image-16816\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_zonja_e_shalot_dhe_waterhouse.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_zonja_e_shalot_dhe_waterhouse-300x216.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_zonja_e_shalot_dhe_waterhouse-1024x739.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_zonja_e_shalot_dhe_waterhouse-768x554.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/arspo_zonja_e_shalot_dhe_waterhouse-1536x1108.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Zonja e Shalot, ishte nj\u00eb princesh\u00eb e ngujuar diku n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb af\u00ebr Kamelotit, dhe pati vdekur me zemr\u00ebn shkrumb, pa iu kthyer kurr\u00eb dashuria nga Lanceloti (kalor\u00ebs ky, fisnik i &#8220;Tryez\u00ebs s\u00eb Rrumbullak\u00ebt&#8221;, t\u00eb mbretit Artur). <\/p>\n<p>N\u00ebse lexuesi p\u00ebr pak \u00e7aste t&#8217;merrej me imagjinat\u00ebn, n\u00ebse ta parafytyronte pak\u00ebz skandalin imagjinar q\u00eb ndonj\u00ebri nga ministrat e Ram\u00ebs t\u00eb dashurohej n\u00eb gruan e tij, n\u00eb gruan e Kryeministrit (po, po p\u00ebrnj\u00ebmend, dmth. t\u00eb dashurohej me gjith\u00eb mend, ta humbte mendjen)! Apo ndonj\u00ebri nga ata t\u00eb kabinetit holandez ta humbte mendjen pas mbret\u00ebresh\u00ebn Maxima t\u00eb Holand\u00ebs! Me ndihm\u00ebn e k\u00ebsaj imagjinate do ta kuptonim fare leht\u00eb Lancelotin, e edhe do ta &#8220;falnim&#8221; madje, sepse do ta kuptonim q\u00eb i pafajsh\u00ebm. <\/p>\n<p>E leht\u00eb t\u00eb imagjinosh, n\u00eb realitet duket e &#8220;pamundur&#8221;, pasi zemrat i kan\u00eb dhe &#8220;frenat&#8221;, e frenojn\u00eb veten, s&#8217;jan\u00eb t\u00eb gjitha zemrat t\u00eb krisura, apo jo. K\u00ebshtu thot\u00eb logjika dhe arsyeja, mir\u00ebpo e dim\u00eb q\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb e pamundur &#8211; e sidomos s&#8217;\u00ebsht\u00eb e pamundur n\u00eb p\u00ebrrallat e dikurshme, n\u00eb let\u00ebrsi, n\u00eb filmografi etj. E qart\u00eb, skandal mos pyet, ta humb\u00ebsh mendjen pas gruas s\u00eb Ram\u00ebs&#8230; apo pas gruas s\u00eb Aleksandrit, pas mbret\u00ebresh\u00ebs Maxima, uaaa, sikur dhe imagjinata tani p\u00ebrshfaqet mjaft e &#8220;\u00e7uditshme&#8221;. Sado skandaloze n\u00ebse t&#8217;na duket ideja, pik\u00ebrisht k\u00ebshtu i pati ndodhur Lancelotit, si tradhti ndaj mbretit t\u00eb vet, ndaj mbretit Artur.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket imagjinat\u00ebs, mos t&#8217;ju duket &#8220;skenar&#8221; i pamundur, bie fjala Margaret Tha\u00e7er, ajo Zonja e Hekurt e Britanis\u00eb, sa her\u00eb shfaqej di\u00e7 serioze p\u00ebr t\u00eb diskutuar me ministrat, e sidomos n\u00eb prag dhe gjat\u00eb Falkland-Luft\u00ebs, e b\u00ebnte dark\u00ebn (edhe burri i ndihmonte, psh. ndonj\u00ebher\u00eb i q\u00ebronte patatet) dhe i th\u00ebrriste t\u00eb gjith\u00eb ministrat e kabinetit t\u00eb hanin dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, dhe dmth. t&#8217;i diskutonin problemet e qeveris\u00eb n\u00eb komfortin sht\u00ebpiak. Po pra, pik\u00ebrisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, ashtu i p\u00eblqente dhe ashtu b\u00ebhej, ishte seanc\u00eb praktike (si mbledhje qeveritare) por dhe ndjehej m\u00eb komode. <\/p>\n<p>Sipas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs imagjinat\u00eb, af\u00ebr mendsh q\u00eb dhe Rama mund t&#8217;i ftoj\u00eb ministrat dhe ministreshat p\u00ebr dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Mund t&#8217;i ftoj\u00eb p\u00ebrnat\u00eb, apo saher\u00eb t&#8217;i teket e kur t&#8217;i teket. Ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb got\u00eb jasht\u00eb mas\u00ebs dhe njeriu e humb mendjen. Madje as shampanja s&#8217;\u00ebsht\u00eb e pafajshme kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr &#8220;mendjen&#8221;. Dhe k\u00ebshtu dmth. nuk \u00ebsht\u00eb e &#8220;pamundur&#8221;, si\u00e7 i pati ndodhur Lancelotit t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs mund t&#8217;i ndodh\u00eb cilitdo kalor\u00ebs politik t\u00eb s\u00eb tashmes.<\/p>\n<p>***<br \/>\nMir\u00ebpo, le t&#8217;ia fillojm\u00eb me lulet, me tr\u00ebndafilat fillimisht, pastaj i p\u00ebrmendim dhe pikturat. Ka madje dhe lule, tr\u00ebndafil q\u00eb mban emrin &#8220;Zonja e Shalot&#8221;. Ky tr\u00ebndafil mban emrin e zonj\u00ebs s\u00eb bukur si zambak por q\u00eb, sa i p\u00ebrket dashuris\u00eb, pati qen\u00eb e pafat, njihej si Elena, princesha e Astolat.<br \/>\nUn\u00eb e zgjodha pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb foto-lule, nga miliarda&#8230; thash\u00eb miliarda duke u nisur se Interneti mund t\u2019i ket\u00eb me miliarda foto-tr\u00ebndafilash, kjo q\u00eb e zgjodha m&#8217;u duk m\u00eb kualitative, dmth pritet ta respektoni vendimin tim, sepse vendim i madh, e zgjodha nd\u00ebr miliarda foto-lulesh si &#8220;prezantim&#8221; t\u00eb gjith\u00eb tr\u00ebndafilave &#8220;Shalot&#8221; : ) Bukur, fotoja ngjitur e paraqet tr\u00ebndafilin &#8220;Zonja e Shalot&#8221; (foto-tr\u00ebndafil i v. 2010, Austin, Britani e Madhe).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr pata shkruar se Elena e p\u00ebrrallave arturiane vuante tep\u00ebr shum\u00eb p\u00ebr Lancelotin, e ngrata pati dashuruar si\u00e7 vet\u00ebm princeshat e k\u00ebshtjellave din\u00eb t\u00eb dashurojn\u00eb. Do vdiste madje nga &#8220;dashuria&#8221;, aq fatkeqe, p\u00ebrrall\u00eb aq e dhimbshme, s\u2019ka njeri q\u00eb s&#8217;i k\u00ebputet zemra, vdiq e shkoi pa iu &#8220;kthyer&#8221; kurr\u00eb dashuria. Gjith\u00e7ka q\u00eb kishte n\u00eb zem\u00ebr ia pati falur Lancelotit, derisa zemra i qe b\u00ebr\u00eb shkrumb, djegur e p\u00ebrv\u00ebluar. Sepse zemrat e klasicizmit p\u00ebrrallor s&#8217;dinin ndryshe, o dashuronin p\u00ebrjet\u00ebsisht o fare. Zemrat dikur s\u2019kishin as &#8220;hile&#8221; as falsitet, ishin zemrash 100% t\u00eb sinqerta.<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta as Lanceloti s&#8217;e pati shp\u00ebrfillur, por dhe ai vet\u00eb pati ngelur pa &#8220;zemr\u00ebn&#8221; e vet. E pati humbur zemr\u00ebn duke rendur pas Ginevr\u00ebs, dmth. s&#8217;\u00ebsht\u00eb se na kishte &#8220;faj&#8221; p\u00ebr pafat\u00ebsin\u00eb e Elen\u00ebs. T&#8217;i thoshte &#8220;po&#8221; duke qen\u00eb e v\u00ebrteta krejt ndryshe, ashtu do ishte m\u00ebkat akoma m\u00eb i madh &#8211; Lanceloti e dinte fort mir\u00eb se qe dashuruar gjer n\u00eb vesh\u00ebt me \u00ebndrren e vet, n\u00eb Ginevr\u00ebn (gruan e mbretit Artur, p\u00ebr t\u00eb cilin Lanceloti sh\u00ebrbente si &#8220;dor\u00eb e djatht\u00eb&#8221;, si kalor\u00ebs i famsh\u00ebm dhe trim i madh).<\/p>\n<p>T\u00eb flesh me &#8220;zemr\u00ebn&#8221; e mbretit, me gruan e tij, me mbret\u00ebresh\u00ebn&#8230; s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb &#8220;kundravajtje&#8221; e asgj\u00ebshme, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz. Lanceloti pati qen\u00eb tep\u00ebr i &#8220;hutuar&#8221; pas Ginevr\u00ebs, ishte supozuar q\u00eb ai t&#8217;na ishte kalor\u00ebs i hutuar rreth trim\u00ebris\u00eb, rreth problemeve t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb, rreth politikave t\u00eb mbretit Artur, rreth &#8220;Tryez\u00ebs s\u00eb Rrumbullak\u00ebt&#8221; (duhej t&#8217;ishte shembull i fisnik\u00ebris\u00eb p\u00ebr kalor\u00ebsit e tjer\u00eb) e jo t\u00eb hutohej pas bukurosheve t\u00eb huaja : ) Ose thjesht merre me mend at\u00eb q\u00eb ve\u00e7 e tham\u00eb; ndonj\u00ebri nga ministrat e Ram\u00ebs e humb mendjen pas gruas s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sikur q\u00eb dhe Ginevra q\u00eb do b\u00ebhej tradhtare, vet\u00eb zemra e saj (ashtu n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e vet) do e fuste &#8220;turbullir\u00ebs&#8221;, e tradhtonte mbretin dhe mbret\u00ebrin\u00eb e vet, e tradhtonte veten, tekefundit ishte mbret\u00ebresha. I bie se edhe Lanceloti i tradhtonte q\u00eb t\u00eb dy, apo q\u00eb t\u00eb tre, sepse madje dhe vetveten &#8211; i bie se jobesnik ndaj mbretit, ndaj mbret\u00ebresh\u00ebs e edhe ndaj vetes (meq\u00eb do i shkilte principet e fisnik\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kalorsis\u00eb).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ka panum\u00ebr piktura dhe ose vepra artistike rreth subjektit &#8220;Elenat e Shalot&#8221;, s\u2019di n\u00ebse ndokush t\u2019i ket\u00eb num\u00ebruar t\u00eb gjitha &#8220;Elenat&#8230;&#8221; (ndoshta as muzeumet e bot\u00ebs, as institucionet e artit s&#8217;e din\u00eb aq &#8220;sakt\u00eb&#8221; : ) por ka me dhjetra e qindra, vizatime, gravura, piktura\u2026 pothuaj panum\u00ebr sosh. Secila m\u00eb e bukur se tjetra, me subjekt fisniken e dashuruar deri n\u00eb vdekje, &#8220;Elena&#8221; e bukur, s\u00eb cil\u00ebs nuk i qe kthyer dashuria. <\/p>\n<p>Psh. versioni i piktorit Waterhouse, &#8220;Zonja (e K\u00ebshtjell\u00ebs) Shalot&#8221;, 1888 (John William Waterhouse, 1849-1917) \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga pikturat m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb tij. Si sken\u00eb vizuale piktura na e paraqet mbarimin ose fundin e poem\u00ebs s\u00eb poetit Alfred Tennyson, me t\u00eb nj\u00ebjtin titull. Waterhouse ishte nj\u00eb piktor anglez, i njohur p\u00ebr stilin piktural t\u00eb Akademizmit, dhe i cili m\u00eb pas e pati p\u00ebrqafuar stilin dhe filozofin\u00eb e Pre-Rafaelit\u00ebve. Pikturat e tij kryesisht kishin si subjekt femrat nga mitologjia e lasht\u00eb greke dhe nga legjendat arturiane.<\/p>\n<p>Ose portret-piktura tjet\u00ebr (ngjitur k\u00ebtu 2 versione), &#8220;Zonja e Shalot (Duke shikuar Lancelotin)&#8221;, 1894 &#8211; majtas: versioni final, dhe djathtas: studim \u2013 pata lexuar n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb kritik\u00ebt m\u00eb shum\u00eb i parap\u00eblqejn\u00eb &#8220;brushat e lira&#8221; n\u00eb studimin (djathtas), sesa versionin e p\u00ebrfunduar (majtas). Hm, padyshim k\u00ebta do ken\u00eb patur m\u00eb shum\u00eb shije e preferenca p\u00ebr &#8220;impresionizmin&#8221;\u2026 pata buz\u00ebqeshur : )<\/p>\n<p>Si karakteristik\u00eb e impresionizmit \u00ebsht\u00eb psh. si vijon: p\u00ebr shkak t\u00eb &#8220;shkitjes&#8221; s\u00eb l\u00ebmuar t\u00eb brushave, dhe t\u00eb ngjyrave hedhur &#8220;trash&#8221; n\u00eb kanavac\u00eb, pikturat n\u00eb stilin &#8220;impresiv&#8221; l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se jan\u00eb punuar shpejt e shpejt (nj\u00ebsoj si dhe studimet a paraskicat q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb piktor\u00ebt para se t&#8217;ia fillojn\u00eb asaj tabllos\u00eb &#8220;p\u00ebrnj\u00ebmend&#8221; \u2013 pra sipas meje, ky studim i Waterhouse lirisht mund t\u00eb klasifikohet si &#8220;piktur\u00eb e kryer impresioniste&#8221; \u2013 po ashtu temat e impresionizmit nuk &#8220;rrahin&#8221; ndonj\u00eb problematik\u00eb, as nuk m\u00ebtojn\u00eb t\u00eb &#8220;lodhen&#8221; me ndonj\u00eb mesazh\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha pikturat padyshim qen\u00eb frym\u00ebzuar nga poema e Tennyson &#8220;Zonja e Shalot&#8221; (1832), nj\u00eb balad\u00eb lirike e shquar p\u00ebr romantizmin mesjetar. Simbolika enigmatike e poem\u00ebs i pati frym\u00ebzur sa e sa piktor\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht Pre-Rafaelit\u00ebt. Por pra dihet se poema e Alfred Lord Tennyson bazohet n\u00eb legjend\u00ebn arturiane (aty si figur\u00eb njihet Elaine of Astolat, &#8220;Elena e Astolat&#8221;). E cila figur\u00eb (e legjend\u00ebs arturiane) padyshim ishte di\u00e7 si influenc\u00eb a frym\u00ebzim nga nj\u00eb tregim pararend\u00ebs, q\u00eb rr\u00ebfehet n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr italiane t\u00eb shek. XIII me titull Donna di Scalotta \u2013 Zonja e Skalotit).<\/p>\n<p>Rishtas, sidoqoft\u00eb, poema &#8220;Zonja e Shalot&#8221; e Tennyson pra rr\u00ebfen historin\u00eb e romanc\u00ebs s\u00eb Elena Astolat, nj\u00eb e re fisnike e burgosur n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e nj\u00eb ishulli af\u00ebr Kamelot (Kameloti ishte di\u00e7 si &#8220;kryeqytet-k\u00ebshtjell\u00eb&#8221; madh\u00ebshtore, kryeqend\u00ebr e mbret\u00ebris\u00eb arturiane, selia e Mbretit Artur). Elena do vdiste nga dashuria p\u00ebr Lancelotin. N\u00eb legjend\u00ebn arturiane, si\u00e7 e cek\u00ebm m\u00eb lart, Lanceloti ishte nj\u00ebri nga kalor\u00ebsit e Tryez\u00ebs s\u00eb Rrumbullak\u00ebt, trim dhe kalor\u00ebs fort i zoti, n\u00eb legjend\u00ebn p\u00ebrshkruhet si krahu i djatht\u00eb i mbretit Artur.<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, n 2024) (&#8230;si\u00e7 i pati ndodhur Lancelotit t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs mund t&#8217;i ndodh\u00eb cilitdo kalor\u00ebs politik t\u00eb s\u00eb tashmes : ) Zonja e Shalot, ishte nj\u00eb princesh\u00eb e ngujuar diku n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16815\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-16815","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16815\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}