{"id":16864,"date":"2024-12-21T20:06:19","date_gmt":"2024-12-21T19:06:19","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16864"},"modified":"2025-12-30T19:45:34","modified_gmt":"2025-12-30T18:45:34","slug":"sivjet-kcimi-vitin-qe-vjen-lahuta-urojme-mbare-e-me-fat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16864","title":{"rendered":"Sivjet Kcimi &#8211; vitin q\u00eb vjen Lahuta, urojm\u00eb mbar\u00eb e me fat!"},"content":{"rendered":"<p>[ Llahuta pjes\u00eb e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale t\u00eb UNESCO-s &#8211; <em>shtuar, Dhjetor 2025<\/em> ]<\/p>\n<p>M\u00eb 9 Dhjetor 2025, autoritetet shqiptare konfirmuan se lahuta shqiptare \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale t\u00eb UNESCO-s, p\u00ebr mbrojtje urgjente. Zyrtarizimi i k\u00ebsaj nisme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb nga sukseset m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr identitetin kulturor shqiptar. Institucionet shqiptare kan\u00eb konfirmuar se arti i t\u00eb luajturit, t\u00eb k\u00ebnduarit dhe b\u00ebrjes s\u00eb lahut\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpallur zyrtarisht pjes\u00eb e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale t\u00eb UNESCO-s, duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e elementeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtje t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb, e vler\u00ebson lahut\u00ebn si nj\u00eb nga thesaret m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb identitetit kulturor shqiptar dhe sipas k\u00ebtij institucioni u p\u00ebrfshi n\u00eb UNESCO, pas nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb k\u00ebrkimor, t\u00eb udh\u00ebhequr nga nj\u00eb grup studiuesish t\u00eb njohur shqiptar\u00eb. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrfshirja e lahut\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare jo vet\u00ebm e ngre k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen globale, por edhe thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr ruajtjen e saj t\u00eb menj\u00ebhershme, \u201cp\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb simboli t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb identitetit shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p><em>SG &#8211; Ars Poetica, 21 Dhjetor 2024<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_e_baxhaku_lahutaret_shkoder_2023_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_e_baxhaku_lahutaret_shkoder_2023_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"972\" class=\"alignnone size-full wp-image-16865\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_e_baxhaku_lahutaret_shkoder_2023_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_e_baxhaku_lahutaret_shkoder_2023_opt-300x208.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_e_baxhaku_lahutaret_shkoder_2023_opt-1024x711.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_e_baxhaku_lahutaret_shkoder_2023_opt-768x533.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kur nga UNESCO &#8220;K&#8217;cimi&#8230;&#8221; u miratua n\u00eb List\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, dhe duke komunikuar rreth lajmit me disa nga miqt\u00eb, nj\u00ebri nga ta do ma kthente n\u00eb emailin: &#8220;po, lajm i mir\u00eb, kemi filluar t\u00eb mbledhim mend dhe ne shqiptar\u00ebt, p\u00ebrndryshe serb\u00ebve ua pat\u00ebm falur lahuten, dhe grek\u00ebve fustanell\u00ebn&#8221;. Pakashum\u00eb k\u00ebshtu me k\u00ebto fjal\u00eb (meq\u00eb aq sakt\u00eb s&#8217;m\u00eb kujtohet tani radhitja e fjal\u00ebve t\u00eb emailit).<\/p>\n<p>Pata buz\u00ebqeshur&#8230; edhe p\u00ebr &#8220;fustanell\u00ebn&#8221;, por sidomos p\u00ebr &#8220;lahut\u00ebn&#8221;, sepse e di q\u00eb lahuta e ka nj\u00eb histori mjaft t\u00eb bujshme si raport &#8220;Shqip\u00ebri &#8211; UNESCO&#8221;. Anise akoma s&#8217;\u00ebsht\u00eb miratuar listimi i lahut\u00ebs, duhet theksuar se projekte me tituj t\u00eb ndrysh\u00ebm jan\u00eb aplikuar nga Shqip\u00ebria q\u00eb nga v. 2010-2012 (psh. aplikim-k\u00ebrkesat dikur nga z. Vasil. S. Tole &#8211; &#8220;Eposi i Kreshnik\u00ebve&#8230;&#8221;). <\/p>\n<p>S\u00ebfundi, n\u00eb Prill 2024 dy formular\u00eb voluminoz t\u00eb titulluar &#8220;Arti i t\u00eb luajturit, t\u00eb k\u00ebnduarit dhe i b\u00ebrjes s\u00eb lahut\u00ebs&#8221;, dhe &#8220;Nd\u00ebrtimi i kapaciteteve t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur artin e t\u00eb k\u00ebnduarit, t\u00eb luajturit dhe t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb lahut\u00ebs&#8221; (me shum\u00ebn si k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb monetare prej 154.846 $) i jan\u00eb d\u00ebrguar UNESCO-s. <\/p>\n<p>K\u00ebta 2 formular\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, s\u00eb bashku me 60-70 tjera k\u00ebrkesa nga mbar\u00eb bota, do shqyrtohen gjat\u00eb seancave t\u00eb UNESCO-s n\u00eb N\u00ebntor-Dhjetor 2025. Dmth. at\u00ebher\u00eb dhe do ta dim\u00eb n\u00ebse &#8220;lahuta&#8221; pranohet apo jo. Sapo u pranua &#8220;K&#8217;cimi i Tropoj\u00ebs&#8221; dhe u g\u00ebzuam sa s&#8217;ka m\u00eb, n\u00ebse pranohet dhe &#8220;Lahuta&#8221; vitin e ardhsh\u00ebm, do jet\u00eb super-bukur. Derisa i &#8220;ngrati&#8221; zoti Tole dikur secil\u00ebn her\u00eb duhej t\u00eb pik\u00ebllohej p\u00ebr refuzimet e UNESCO-s, tani nuk i dihet, pasi aplikimet e tanishme shqiptare jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb nivelizuara (akademikisht m\u00eb kualitative) se ato t\u00eb dikurshmet, sepse dhe kushtet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme, m\u00eb t\u00eb &#8220;pjekura&#8221; &#8211; jan\u00eb aplikime serioze, t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrgatitura nga ekspert\u00ebt shqiptar\u00eb. <\/p>\n<p>Formular\u00ebt e v. 2024 flasin p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e inventarizimit, p\u00ebr zbatimin e programeve, projekteve dhe t\u00eb aktiviteteve rreth mbrojtjes s\u00eb gjith\u00e7kaje sa i p\u00ebrket LAHUT\u00cbS. Sikur dhe p\u00ebr aktivitetet lidhur me rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit rreth k\u00ebtij elementi t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare. P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb materies s\u00eb formular\u00ebve sikur &#8220;ndjehet&#8221; fryma akademike e studimit, e seriozitetit dhe e p\u00ebrkushtimit. P\u00ebrshkruhen qart\u00eb objektivat q\u00eb synohen, p\u00ebrshkruhen veprimtarit\u00eb q\u00eb planifikohen, flitet objektivisht p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb por dhe sfidat e v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb formular\u00ebt flitet madje dhe p\u00ebr krijimin e Komitetit Drejtues p\u00ebr Lahut\u00ebn (KSHL), i cili do p\u00ebrb\u00ebhej nga 11 an\u00ebtar\u00eb &#8211; 6 nga komunitetet &#8211; dhe 5 nga institucionet komb\u00ebtare kulturore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit dhe t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Tashm\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit 27\/2018 &#8220;P\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore dhe Muzet\u00eb&#8221;, objekti &#8220;Lahuta&#8221; klasifikohet pasuri kulturore. Mir\u00ebpo, sipas Ministris\u00eb s\u00eb EKI, ndalimi i periudh\u00ebs komuniste p\u00ebr festimet fetare komprometoi rolin e lahut\u00ebs n\u00eb p\u00ebrforcimin e vlerave kulturore, kujtes\u00ebs kolektive dhe artit. Periudha e diktatur\u00ebs komuniste imponoi shfaqje t\u00eb dekontekstualizuara brenda agjendave nacionaliste. Ky nacionalizim i folklorit nga viti 1945 deri n\u00eb v. 1991 vazhdon t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb kuptimin e komunitetit p\u00ebr funksionet sociale dhe kulturore t\u00eb lahut\u00ebs. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb sot rrezikohet shum\u00eb transmetimi i njohurive, i aft\u00ebsive dhe i teknikave p\u00ebr t\u00eb luajtur, k\u00ebnduar dhe p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb (prodhuar) instrumentet cil\u00ebsore t\u00eb lahut\u00ebs. Disa dhjetra praktikues (numri i sakt\u00eb i tyre i panjohur) i bien lahut\u00ebs dhe k\u00ebndojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive. Mir\u00ebpo jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt ata q\u00eb din\u00eb dhe ose munden ta prodhojn\u00eb instrumentin kualitativ. S&#8217;jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb reale dhe mungojn\u00eb mjetet p\u00ebr t&#8217;i koordinuar p\u00ebrpjekjet mbrojt\u00ebse rreth elementit kulturor t\u00eb lahut\u00ebs. Shumica e praktikuesve jan\u00eb pensionist\u00eb me t\u00eb ardhura minimale (rreth 90 Euro n\u00eb muaj), gj\u00eb q\u00eb kufizon aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t&#8217;filluar aktivitete jasht\u00eb tubimeve t\u00eb vogla familjare, t\u00eb cilat gjithashtu jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie pasi t\u00eb rinjt\u00eb migrojn\u00eb duke k\u00ebrkuar alternativa t\u00eb pun\u00ebs dhe humbasin interesin p\u00ebr tradit\u00ebn.<\/p>\n<p>Praktikuesit e lahut\u00ebs gjeografikisht jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe shpesh u mungojn\u00eb burimet financiare p\u00ebr t&#8217;u takuar personalisht me praktikues t\u00eb tjer\u00eb. Dhe k\u00ebshtusoj p\u00ebr t\u00eb zhvilluar rrjete brenda komuniteteve t\u00eb tyre, por dhe me pal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb interesuara, duke p\u00ebrfshir\u00eb programet kulturore t\u00eb zyrave komunale. Mosha e tyre e shtyr\u00eb e shton urgjenc\u00ebn p\u00ebr ruajtjen e aft\u00ebsive dhe t\u00eb njohurive t\u00eb tyre, dhe sigurimin e transmetimit te brezat e rinj. <\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit &#8211; thuhet nga Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit &#8211; u mungon nj\u00eb struktur\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse pjes\u00ebmarr\u00ebse p\u00ebr t&#8217;i lidhur ata me nj\u00ebri-tjetrin, dhe me pal\u00ebt tjera t\u00eb interesuara. Duhet b\u00ebr\u00eb di\u00e7 p\u00ebr leht\u00ebsimin e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr ta transmetuar praktik\u00ebn e tyre kulturore. Gjithashtu mungon nd\u00ebrtimi i kapaciteteve n\u00eb formate t\u00eb p\u00ebrshtatura me preferenc\u00ebn e tyre p\u00ebr forume diskursive, t\u00eb cilat mund t\u00eb zhvillojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb menaxhimin e masave mbrojt\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebrtej k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet modeste t\u00eb financuara nga shteti p\u00ebr t&#8217;i dokumentuar praktikat e lahut\u00ebs po vazhdojn\u00eb p\u00ebrmes Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Aktiviteteve Tradicionale, por efektet nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Edhe nevoja p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur njohurit\u00eb dhe mjesht\u00ebrin\u00eb n\u00eb lidhje me prodhimin e instrumentit \u00ebsht\u00eb e madhe. Instrumentet me cil\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt (q\u00eb mund t&#8217;u shiten turist\u00ebve dhe q\u00eb jan\u00eb menduar p\u00ebr dekorim) e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr instrumente cil\u00ebsore &#8211; nevoja p\u00ebr zhvillimin e udh\u00ebzimeve n\u00eb lidhje me praktikat e prodhimit t\u00eb instrumenteve \u00ebsht\u00eb evidente.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, t\u00eb k\u00ebnduarit me lahut\u00eb \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb muzikore e rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb rajonet veriore dhe veriper\u00ebndimore t\u00eb vendit, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb qarqet Lezh\u00eb, Shkod\u00ebr, Tropoj\u00eb dhe Mal\u00ebsi e Madhe. Me kalimin e koh\u00ebs, respekti p\u00ebr t\u00eb dhe praktikimi i saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb diaspor\u00eb, megjith\u00ebse vazhdim\u00ebsia e saj sot po p\u00ebrballet me probleme. Shumica e praktikuesve vijn\u00eb nga komunitete kryesisht rurale n\u00eb veri dhe veriper\u00ebndim t\u00eb Shqip\u00ebrise dhe t\u00eb gjith\u00eb e konsiderojn\u00eb k\u00ebng\u00ebn q\u00eb shoq\u00ebron p\u00ebrcjelljen me lahut\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb identitetit dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre gojore.<\/p>\n<p>K\u00ebndimi q\u00eb si rregull \u00ebsht\u00eb monofonik, i thell\u00eb, i ngiash\u00ebm me tonin e vajtimit, u jep k\u00ebng\u00ebve nj\u00eb karakter t\u00eb caktuar epik dhe t\u00eb ngarkuar emocionalisht. Lahuta si tradit\u00eb ka tre dimensione ky\u00e7: luajtja e instrumentit, k\u00ebndimi me t\u00eb dhe b\u00ebrja e saj, dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, praktikuesit i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tri veprimet. T\u00eb k\u00ebnduarit me lahut\u00eb b\u00ebhet n\u00eb sht\u00ebpi, giat\u00eb ngjarjeve t\u00eb tjera familjare e publike t\u00eb komunitetit dhe n\u00ebp\u00ebr festivale muzikore dhe folklorike n\u00eb nivel lokal dhe kombetar.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra me e zakonshme e m\u00ebsimit te lahut\u00ebs \u00ebshte duke par\u00eb e d\u00ebgjuar an\u00ebtar\u00ebt e familjes ose komunitetit duke luajtur q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. Lahuta shoq\u00ebron k\u00ebndimin e k\u00ebng\u00ebve epike tradicionale, si dhe interpretimet e reja m\u00eb personale, t\u00eb cilat po fitojn\u00eb popullaritet. K\u00ebng\u00ebt m\u00eb tradicionale kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjne me b\u00ebmat e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Eposit t\u00eb Kreshnik\u00ebve, Gjeto Basho Mujit dhe Sokol Halilit, si dhe t\u00eb 30 shok\u00ebve t\u00eb tyre, t\u00eb quajtur Agallar\u00ebt e Jutbin\u00ebs. Rr\u00ebfimet epike mbi ta ende k\u00ebndohen ekskluzivisht me shoq\u00ebrimin e lahut\u00ebs. Te vjetra apo t\u00eb reja, traditat e evolucionit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve q\u00eb k\u00ebndohen me lahut\u00eb zakonisht mbartin kuptime t\u00eb forta kulturore dhe kane ndikim unifikues tek t\u00eb gjith\u00eb praktikuesit dhe degjuesit q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebndimi tradicional me lahut\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm nga burra t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme. Koh\u00ebt e fundit, grat\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb element, t\u00eb k\u00ebnduarit dhe t\u00eb luajturit, por jo dhe me p\u00ebrpunimin e instrumentit. Shfaqjet e tyre jan\u00eb mir\u00ebpritur nga burrat dhe komunitetet m\u00eb t\u00eb gjera, t\u00eb cilat e konsiderojn\u00eb ate si m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme p\u00ebr inkurajimin e t\u00eb rinjve n\u00eb transmetimin e tradit\u00ebs s\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit me lahut\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi i lahut\u00ebs b\u00ebhet me dru panje ose verri, dhe gdhendet n\u00eb form\u00eb t\u00eb lug\u00ebt. Ajo mbulohet zakonisht me nj\u00eb cop\u00eb l\u00ebkure deleje, p\u00ebr ta formuar kutin\u00eb zanore. Telat tradicionalisht jane b\u00ebre nga 30 qime t\u00eb bishtit te kuajve, e s\u00ebfundmi edhe prej najloni, dhe instalohen si bosht simetrik p\u00ebrgjat\u00eb trupit dhe bishtit t\u00eb lahut\u00ebs. Lahuta akordohet me nj\u00eb vid\u00eb druri t\u00eb vendosur n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb boshtit. Lahutari zakonisht ulet k\u00ebmb\u00ebkryq dhe, duke mb\u00ebshtetur lahut\u00ebn mbi preh\u00ebr, l\u00ebviz harkun me nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb dhe me gishtat e tjetr\u00ebs rregullon z\u00ebrimin.<\/p>\n<p>Lahuta \u00ebsht\u00eb prodhuar e vazhdon t\u00eb prodhohet vet\u00ebm nga burra, duke e m\u00ebsuar at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tradicionale. Ka gjithnj\u00eb e m\u00eb pak prodhues t\u00eb lahut\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po rritet numri i instrumenteve me cil\u00ebsi me t\u00eb ul\u00ebt, instrumente k\u00ebto t\u00eb destinuara p\u00ebr q\u00ebllime dekorative.<\/p>\n<p>Problemet kryesore me t\u00eb cilat p\u00ebrballet lahuta sot, si\u00e7 tregojn\u00eb praktikuesit dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb komunitetit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e inventarizimit, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nxitur interesin e t\u00eb rinjve n\u00eb trash\u00ebgimin e k\u00ebsaj tradite, p\u00ebr t&#8217;u m\u00ebsuar m\u00eb mir\u00eb atyre kuptimin e k\u00ebng\u00ebve epike tradicionale, dhe nevojen p\u00ebr t&#8217;i udh\u00ebzuar brezat e rinj se si t\u00eb b\u00ebjn\u00eb lahuta cil\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb tingulli i muzik\u00ebs t\u00eb mos cenohet.<\/p>\n<p>M\u00ebsimi jofornal mbetet m\u00ebnyra kryesore e transmetimit t\u00eb lahut\u00ebs. Ekzistojn\u00eb edhe mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb marrin m\u00ebsime lahute, pavar\u00ebsisht se k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pakta. Shtimi i k\u00ebtyre mund\u00ebsive \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb praktikuesve dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyra t\u00eb inkurajimit t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb loj\u00ebn, k\u00ebndimin dhe krijimin e instrumentit. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur k\u00ebt\u00eb z\u00eb, pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit mor\u00ebn pjes\u00eb gjat\u00eb disa takimeve fokus grupesh mes viteve 2019 dhe 2023, si dhe n\u00eb sesione diskutimi gjat\u00eb festivaleve. Nj\u00eb takim ky\u00e7 u mbajt n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb Mars 2023 p\u00ebr ta finalizuar inventarin. Plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohet \u00e7do dy vjet, me takimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin e planifikuar p\u00ebr vitin 2026 &#8211; thuhet n\u00eb formular\u00ebt dhe n\u00eb dokumentet p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>***<br \/>\nE tham\u00eb atje lart q\u00eb, pas pranimit t\u00eb &#8220;k&#8217;cimit tropojan&#8221; t\u00eb sivjetsh\u00ebm, n\u00ebse pranohet dhe &#8220;Lahuta&#8221; vitin q\u00eb vjen, do jet\u00eb super-bukur. Kuptohet se do ishte jasht\u00ebzakonisht bukur, sepse do ndihmohej me pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb mjeteve  financimi i projektit shqiptar (t\u00eb planifikuar, dhe paraqitur pran\u00eb UNESCO-s). Sipas planit nga Ministra e Kultur\u00ebs&#8230; buxheti total i projektit do ishte 182.842 $ &#8211; shuma e k\u00ebrkuar nga Fondi i UNESCO \u00ebsht\u00eb 154.846 $, nd\u00ebrsa kontributi i shtetit shqiptar do jet\u00eb 27.996 $.<\/p>\n<p>Mendoj se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke e ndjekur nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb sh\u00ebndetshme, konstruktive dhe konsistente t\u00eb &#8220;biznesit&#8221; me UNESCO-n (le ta quaj &#8220;biznes&#8221; pasi dhe \u00ebsht\u00eb &#8220;biznes&#8221;, madje i lodhsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb biznes q\u00eb k\u00ebrkon durim, me vite e me dekada, k\u00ebmb\u00ebngulje e p\u00ebrkushtim). Duke filluar nga 2003, p\u00ebr 2 dekada tashm\u00eb Shqip\u00ebria prore ka qen\u00eb prezente n\u00eb &#8220;agjendat&#8221; e UNESCO-s. K\u00ebrkesat e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Asistenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Fondi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale t\u00eb UNESCO-s, deri tani i afrohen 1 milionshit. <\/p>\n<p>Ka patur dhe refuzime, 2-3 her\u00eb refuzime (vitet 2012, 2014, 2015) mir\u00ebpo n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve k\u00ebrkesat p\u00ebr ndihm\u00eb monetare jan\u00eb aprovuar dhe i kan\u00eb sjellur vendit rreth gjysm\u00eb milioni $. Shuma parash q\u00eb do p\u00ebrdoreshin p\u00ebr ruajtjen e elementeve kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Bie fjala, nga 2006 deri 2011 p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb kultivimit dhe ruajtjes s\u00eb Iso-polifonis\u00eb popullore, Shqip\u00ebria i ka marr\u00eb rreth ~ 150.000 $. Ana tjet\u00ebr, n\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrdorur si duhet apo n\u00ebse \u00ebsht\u00eb abuzuar me fondet, dhe se pjesa d\u00ebrrmuese e mjeteve mund t&#8217;ken\u00eb p\u00ebrfunduar nd\u00ebr xhepat e zyrtar\u00ebve t\u00eb korruptuar, k\u00ebto s&#8217;ka si i di as UNESCO as ne : )<\/p>\n<p>Ndihmat monetare deri tani nga UNESCO p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, aprovuar gjithsej: 454.685 $ &#8211; Refuzuar gjithsej: 207.800 $ (2012, 2014, 2015) &#8211; N\u00eb pritje t\u00eb aprovohen: 154.846 $ (dihet n\u00eb N\u00ebntor-Dhjetor 2025).<\/p>\n<p>Nominimet e elementeve t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare (projektet e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb) pran\u00eb UNESCO-s ishin t\u00eb vazhdueshme (q\u00eb nga 2006 me Iso-polifonin\u00eb, miratuar n\u00eb v. 2008). N\u00eb disa raste \u00ebsht\u00eb aplikuar, riaplikuar me t&#8217;nj\u00ebjtin projekt, psh. projekti: &#8220;Ruajtja e Eposit Shqiptar t\u00eb Kreshnik\u00ebve&#8221; (aplikuar nga Vasil S. Tole) dhe shuma prej 24.800 $ qe refuzuar n\u00eb v. 2012. Por dhe n\u00eb v. 2015 i nj\u00ebjti projekt &#8220;Ruajtja e Eposit Shqiptar t\u00eb Kreshnik\u00ebve&#8221; (rishtas aplikuar nga Vasil S. Tole) dhe prap\u00eb me shum\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb prej 24.800 $, qe refuzuar. <\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb v. 2014 n\u00eb Paris qe refuzuar k\u00ebrkesa e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr asistenc\u00eb monetare nd\u00ebrkomb\u00ebtare prej 158,200 $ me q\u00ebllim &#8220;Krijimin dhe promovimin e inventarit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore jomateriale n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;. Sidoqoft\u00eb, i bie se i nj\u00ebjti refuzim qe &#8220;aprovuar n\u00eb v. 2018 (n\u00eb Port Louis &#8211; ndihma monetare prej 213.260 $), pas k\u00ebrkes\u00ebs me titull paksa t\u00eb ndryshuar &#8220;Inventarizimi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale n\u00eb komunitetet e Shqip\u00ebris\u00eb me synim ruajtjen dhe transmetimin tek brezat e ardhsh\u00ebm&#8221;. Pra e qart\u00eb, Shqip\u00ebria k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse me &#8220;k\u00ebrkesat&#8221;, refuzohet n\u00eb Paris dhe \u00e7far\u00eb pastaj, apliko rishtas, k\u00ebrko dhe m\u00eb shum\u00eb, miratohet n\u00eb Port Louis (prandaj dhe e quajta &#8220;biznes&#8221; atje m\u00eb lart : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nDeri tani jan\u00eb miratuar 4 elemente t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:<br \/>\n2024: K&#8217;cimi i Tropoj\u00ebs (* LP)<br \/>\n2023: Transhumance*, ngarja sezonale e bag\u00ebtive (LP)<br \/>\n2022: Xhubleta, aft\u00ebsit\u00eb, mjesht\u00ebria dhe format e p\u00ebrdorimit (* LMU)<br \/>\n2008: Iso-polifonia popullore shqiptare (LP)<\/p>\n<p>Nominimet n\u00eb shqyrtim:<br \/>\n2025: Arti i t\u00eb luajturit, t\u00eb k\u00ebnduarit dhe i b\u00ebrjes s\u00eb lahut\u00ebs (LMU*)<br \/>\nNga kjo pritet Shqip\u00ebria t&#8217;i merr 154.846 $ (dihet n\u00eb N\u00ebntor-Dhjetor 2025)<\/p>\n<p>* (RL &#8211; Representative List) &#8211; Lista P\u00ebrfaq\u00ebsuese (LP) dhe (USL &#8211; Urgent Safeguarding List) &#8211; Lista Mbrojt\u00ebse Urgjente (LMU)<br \/>\n* Transhumance &#8211; veprimi ose praktika e l\u00ebvizjes s\u00eb bag\u00ebtive nga nj\u00eb kullot\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl sezonal, zakonisht n\u00eb ult\u00ebsira gjat\u00eb dimrit dhe n\u00eb mal\u00ebsi, n\u00eb vendet malore gjat\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>***<br \/>\nK\u00ebrkesat e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Asistenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Fondi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale t\u00eb UNESCO-s [ 2006 &#8211; 2024 ] <\/p>\n<p>[2024]<br \/>\n&#8211; Arti i t\u00eb luajturit, t\u00eb k\u00ebnduarit dhe b\u00ebrjes s\u00eb Lahut\u00ebs, 2023<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrtimi i kapaciteteve t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur artin e t\u00eb k\u00ebnduarit, t\u00eb luajturit dhe t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb lahut\u00ebs<br \/>\nShuma e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare (dollar\u00eb $): 154.846.00 &#8211; K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb (COM)<\/p>\n<p>[2023]<br \/>\nAsistenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr projektin &#8216;Xhubleta, aft\u00ebsit\u00eb, mjesht\u00ebria dhe format e p\u00ebrdorimit&#8217;<br \/>\n(A P R O V U A R) Ndihma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; Shuma (dollar\u00eb $) 91.092 (kontrata Dhjetor 2023 &#8211; Dhjetor 2025)<\/p>\n<p>[2020]<br \/>\nAsistenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr projektin &#8220;Inventarizimi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale n\u00eb komunitetet e Shqip\u00ebris\u00eb me synim ruajtjen dhe transmetimin tek brezat e ardhsh\u00ebm&#8221;<br \/>\n(A P R O V U A R) Ndihma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; Shuma (dollar\u00eb $): 213.260.00 (kontrata shkurt 2020 &#8211; korrik 2022)<\/p>\n<p>[2018]<br \/>\nK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Asistenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Fondi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale<br \/>\n&#8220;Inventarizimi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale n\u00eb komunitetet e Shqip\u00ebris\u00eb me synim ruajtjen dhe transmetimin tek brezat e ardhsh\u00ebm&#8221;<br \/>\nShuma (dollar\u00eb $): 213.260 (Port Louis, 2018)<\/p>\n<p>[2018]<br \/>\nK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Asistenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Fondi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale<br \/>\nFestivali Folklorik Komb\u00ebtar i Gjirokastr\u00ebs (NFFoGj). 50 vjet praktika m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb jomateriale shqiptare<br \/>\n(A P R O V U A R) Ndihma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; Shuma (dollar\u00eb $): 9.800 (kontrata N\u00ebntor 2018 &#8211; Prill 2019)<\/p>\n<p>[2015]<br \/>\nK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Asistenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Fondi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale<br \/>\nProjekti: &#8220;Ruajtja e Eposit Shqiptar t\u00eb Kreshnik\u00ebve&#8221; (Vasil S. Tole)<br \/>\n(R E F U Z U A R) Ndihma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; Shuma (dollar\u00eb $): 24.800<br \/>\n[ Kontributi i Shtetit Pal\u00eb: 1.200 $ \/ Kontribute tjera (n\u00ebse ka): 14.300 $ \/ Buxheti total i projektit: 40.300 $ ]<br \/>\nK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb (BUR)<\/p>\n<p>[2014]<br \/>\nK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr asistenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb shum\u00ebn 158,200 $ p\u00ebr &#8220;Krijimin dhe promovimin e inventarit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb  kulturore jomateriale n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;.<br \/>\n(R E F U Z U A R) K\u00ebrkes\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Asistenc\u00eb (COM) &#8211; Shuma (dollar\u00eb $): 158.200 (Refuzuar, Paris, 2014)<\/p>\n<p>[2012]<br \/>\nK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Asistenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Fondi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale<br \/>\nProjekti: &#8220;Ruajtja e Eposit Shqiptar t\u00eb Kreshnik\u00ebve&#8221; (Vasil S. Tole)<br \/>\n(R E F U Z U A R) K\u00ebrkesa p\u00ebr Asistenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (COM) &#8211; Shuma (dollar\u00eb $): 24.800 &#8211; K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb (BUR)<\/p>\n<p>[2011]<br \/>\nK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Asistenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Fondi i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale<br \/>\n&#8211; Inventari i Iso-polifonis\u00eb popullore shqiptare (2011-2012)<br \/>\n(A P R O V U A R) Ndihma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; Shuma (dollar\u00eb $): 24.500<\/p>\n<p>[2009]<br \/>\n&#8211; Ruajtja e Iso-polifonis\u00eb popullore shqiptare &#8211; djepi q\u00eb u rrit deri n\u00eb polifonin\u00eb (2009-2012)<br \/>\n(A P R O V U A R) Ndihma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; Shuma (dollar\u00eb $): 25.000<\/p>\n<p>[2006]<br \/>\n&#8211; Ruajtja e Iso-polifonis\u00eb Popullore Shqiptare, 2006<br \/>\n(A P R O V U A R) Ndihma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; Shuma (dollar\u00eb $): 91.033 (UNESCO \/ Fondi i Trustit Japonez)<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\n(Materialet dhe Referencat: UNESCO, faqet e Qeveris\u00eb Shqiptare &#8211; n\u00ebse t&#8217;m\u00eb jet\u00eb p\u00ebrvjedhur ndonj\u00eb l\u00ebshim, e ve\u00e7an\u00ebrisht tek shifrat, dhe n\u00ebse ka mund\u00ebsi p\u00ebr korrektur\u00eb ju lutemi ma nisni nj\u00eb rresht emaili, shkrimi do figuroj\u00eb tek blog-faqja personale, gj\u00ebrat &#8216;online&#8217; e leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen)<br \/>\n[ Fotot ngjitur: E. Baxhaku 2023 &#8211; majtas lahutari Lulash Pllumi s\u00eb bashku me gruan e tij, dhe djathtas lahutarja Lumturije Nonaj, gjat\u00eb nj\u00eb takimi rreth Planit t\u00eb Ruajtjes dhe Mbrojtjes s\u00eb Lahut\u00ebs, n\u00eb Shkod\u00ebr 2023 ]<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ Llahuta pjes\u00eb e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale t\u00eb UNESCO-s &#8211; shtuar, Dhjetor 2025 ] M\u00eb 9 Dhjetor 2025, autoritetet shqiptare konfirmuan se lahuta shqiptare \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jomateriale t\u00eb UNESCO-s, p\u00ebr mbrojtje urgjente. Zyrtarizimi i k\u00ebsaj nisme&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16864\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-16864","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16864\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}