{"id":16890,"date":"2024-12-28T20:11:01","date_gmt":"2024-12-28T19:11:01","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16890"},"modified":"2024-12-28T22:14:49","modified_gmt":"2024-12-28T21:14:49","slug":"demokracia-vdes-ne-erresire-por-dhe-gazetaria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16890","title":{"rendered":"Demokracia vdes n\u00eb err\u00ebsir\u00eb &#8211; por dhe gazetaria!"},"content":{"rendered":"<p><em>( s. guraziu &#8211; ars poetica, dhjetor 2024 &#8211; koment, reagim )<\/em><\/p>\n<p>&#8230;<strong>shqiptari me nj\u00eb tym e komandon mbar\u00eb n\u00ebntok\u00ebn dhe mbitok\u00ebn e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs, me nj\u00eb cigare dhe me rrotullamat e tymit, nga err\u00ebsira e qelis\u00eb si nj\u00eb kryeplak i apa\u00e7\u00ebve e udh\u00ebheq\u00eb perandorin\u00eb e drog\u00ebs&#8230; \u00ebsht\u00eb e mundur, jo e pamundur, s&#8217;ka impossible, me kusht q\u00eb t&#8217;jesh shqiptar<\/strong> : )<br \/>\n* democracy dies in darkness &#8211; moto, slogan i Washington Post<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_sguraziu_koment_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_sguraziu_koment_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"950\" class=\"alignnone size-full wp-image-16870\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_sguraziu_koment_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_sguraziu_koment_opt-300x204.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_sguraziu_koment_opt-1024x695.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/arspo_sguraziu_koment_opt-768x521.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\n&#8230;Trumpi do duhej t&#8217;i fuqizoj\u00eb tarifat p\u00ebr Kokain\u00ebn &#8211; kishte shkruar dikush si parodi tek komentet e artikullit t\u00eb Washinton Post, nj\u00eb dikush tjet\u00ebr kishte shkruar &#8220;buj\u00eb e potere, gjith\u00eb ajo buj\u00eb pompoze, luft\u00eb drog\u00ebs, vdekje drog\u00ebs, por ja q\u00eb droga e fitoi pra luft\u00ebn, tani legalizoje, administroje, kontrolloje&#8221;, kishte aty rreth 140 komente n\u00eb koh\u00ebn kur iu qasa shkrimit, sipas shkrimit t\u00eb Washington Post, Samantha Schmidt paska &#8220;raportuar&#8221; nga Ekuadori, kolegu Arturo Torres paska &#8220;raportuar&#8221; nga Kolombia, nd\u00ebrsa Anthony Faiola paska udh\u00ebtuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ta dokumentuar rritjen e trafikimit me drog\u00ebn koh\u00ebve t\u00eb fundit gjat\u00eb bumit me kokain\u00ebn jugo-verio-amerikane&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se dy Amerika-kontinentet, Jugu dhe Veriu, kurr\u00eb s&#8217;kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb prodhuese, m\u00eb t\u00eb begata, m\u00eb &#8220;pjellore&#8221; sa i p\u00ebrket narko-industris\u00eb, \u00ebsht\u00eb marramend\u00ebse sa shum\u00eb drogash qarkullojn\u00eb andej&#8230; akoma pa dalur n\u00eb oqean, akoma pa u nisur drejt destinacioneve globale, drejt Evrop\u00ebs, Azis\u00eb, Australis\u00eb&#8230; e v\u00ebrtet\u00eb se jan\u00eb kapur 22 tonelata nga autoritetet ushtarake-policore t\u00eb Ekuadorit n\u00eb Janar 2024, me t\u00eb cil\u00ebn video t\u00eb &#8220;narko-bodrumit&#8221; dhe fillon artikulli i Washington Post, 22 tonelata \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si rekord, kurr\u00eb s&#8217;jan\u00eb kapur aq shum\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;e v\u00ebrtet\u00eb se zyra e Kombeve t\u00eb Bashkuara (UN) p\u00ebr Narkotik\u00ebt dhe Krimin pati ardhur me shifr\u00ebn rekord prej 2.757 tonelatave t\u00eb kokain\u00ebs prodhuar bot\u00ebrisht n\u00eb v. 2022, 20% rritje krahasuar me v. 2021, e v\u00ebrtet\u00eb se dhe shqiptar\u00ebt din\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb tregti me drogat, amerikan\u00ebt i prodhojn\u00eb&#8230; shqiptar\u00ebt dhe narko-bos\u00ebt e gjith\u00eb bot\u00ebs i tregtojn\u00eb, gjysm\u00ebn e qarkullimit rishtas ua shesin vet\u00eb amerikan\u00ebve, dhe gjysm\u00ebn tjet\u00ebr kuptohet&#8230; bot\u00ebs, n\u00eb ndonj\u00eb rast, n\u00eb ndonj\u00eb rut\u00eb, n\u00eb ndonj\u00eb &#8220;market&#8221; ndodh\u00eb shqiptar\u00ebt mund t&#8217;jen\u00eb m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt se italian\u00ebt, m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt se amerikan\u00ebt, m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt se rus\u00ebt, ukrainasit etj. por t\u00eb shkruash shqiptar\u00ebt e udh\u00ebheqin globin e narkotik\u00ebve, dhe at\u00eb nga qelia (si apa\u00e7\u00ebt me sinjale tymi, mbase duke i ndezur cigaret)&#8230; sorry Washington Post, por \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi, shkrimi juaj i ashtuquajtur &#8220;investigativ&#8221; nuk ka mbules\u00eb dhe s&#8217;e ka besueshm\u00ebrin\u00eb, as af\u00ebr &#8211; vet\u00eb narko-tregtar\u00ebt e Kolombis\u00eb kur ta lexojn\u00eb do qeshin e do shkoklohen me hamend\u00ebsimet e &#8220;reporter\u00ebve&#8221; tuaj nga Kolombia e Ekuadori&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;t\u00eb raportosh nga hoteli yt n\u00eb Ekuador a Kolombi dhe t\u00eb merresh me storie (ndoshta fiksionale) se shqiptari nga qelia e atjeshme e komanduaka rrjetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs amerikane, meksikane, jugo-amerikane, evropiane, aziatike, australiane, afrikane, thjesht qenka miq\u00ebsuar me shefat e atjesh\u00ebm t\u00eb drog\u00ebs, gjith\u00eb kartelat e Latino-Amerik\u00ebs unanimisht qenkan pajtuar q\u00eb ky t&#8217;jet\u00eb &#8220;boss-i&#8221; i t\u00eb gjith\u00ebve, boss global, boss universal (bosat e drog\u00ebs e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb ves, kurr\u00eb s&#8217;kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t&#8217;jen\u00eb vet\u00eb krye-bosa, sapo d\u00ebgjojn\u00eb se fjala na qenka p\u00ebr 1 shqiptar, sakaq heqin dor\u00eb, i dor\u00ebzojn\u00eb me ambicje e me gjith\u00e7ka, 1 shqiptar dhe p\u00ebrulet i gjith\u00eb globi, shqiptar i ngujuar n\u00eb qeli por s&#8217;ka problem&#8230; OK, n\u00eb rregull si teori, por SI, NA E SQARO SI?<\/p>\n<p>&#8230;no problemos amigos, e ke aty brenda pultin e lidhur me gjith\u00eb satelit\u00ebt, me gjith\u00eb Internetin, jo vet\u00ebm TV-pulti, jo vet\u00ebm antenat, tualeti yt ku ulesh \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si anten\u00eb jep-e-marr\u00ebse, telekomandoja i d\u00ebrgon val\u00ebt dhe i pranon t\u00eb cripto-kuantizuara, s&#8217;ka CIA a djall q\u00eb i deshifron, jo vet\u00ebm pulti as jo vet\u00ebm iPhone (drogaxhi i rreziksh\u00ebm, shqiptar i rreziksh\u00ebm, por nuk ta sekuestrojn\u00eb as telefonin) n\u00eb qeli si narko-boss i rreziksh\u00ebm ke qasje n\u00eb big-data t\u00eb AI sa u p\u00ebrket rrjeteve t\u00eb Dark Web (nj\u00ebsoj si CIA, si FBI, si Interpol-i, si Europol-i etj)&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;tekefundit thjesht e ndez nj\u00eb cigare dhe me rrotullamat e tymit, nga err\u00ebsira e qelis\u00eb si nj\u00eb kryeplak i apa\u00e7\u00ebve e udh\u00ebheq\u00eb perandorin\u00eb e drog\u00ebs, narko-perandorin\u00eb globale, mbar\u00eb bota e narko-bosave i kuptojn\u00eb sinjalet e tua &#8211; pa nj\u00eb pa dy i v\u00ebjn\u00eb direktivat n\u00eb pun\u00eb, urdhrat e tu zbatohen automatikisht amemban\u00eb globit, sidomos kolombian\u00ebt jan\u00eb fort t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm, amerikan\u00ebt fort t\u00eb devotsh\u00ebm, meksikan\u00ebt&#8230; kartelat e tyre rrin\u00eb gatitu n\u00eb gjunj, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb secil\u00ebn sekond\u00eb, me 1 cigare nga qelia, me nj\u00eb tym e sinjalizon-komandon mbar\u00eb n\u00ebntok\u00ebn dhe mbitok\u00ebn e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs, me kusht q\u00eb t&#8217;jesh shqiptar, kudo q\u00eb t&#8217;jesh, qoft\u00eb n\u00eb Ekuador i ngujuar n\u00eb qeli e qoft\u00eb n\u00eb Turqi, duke qen\u00eb shqiptar je di\u00e7 si superman i mbar\u00eb narko-trafikut bot\u00ebror&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;t\u00eb &#8220;raportosh&#8221; nga Kolombia \u00ebsht\u00eb fort e besueshme, gazetari juaj (z. Drejtor i Washington Post, nj\u00ebsoj si Superman-i i filmave tuaj p\u00ebrnj\u00ebmend) duhet t&#8217;jet\u00eb edhe gazetar edhe superman, nd\u00ebrsa si na e paska &#8220;dokumentuar&#8221; ky Faiola rolin e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve rreth &#8220;bumit&#8221; jugo-verio-amerikan me kokain\u00ebn duke pyetur e hulumtuar n\u00eb Shqip\u00ebri, as nuk \u00ebsht\u00eb sqaruar nga vet\u00eb raportuesi juaj, nga i famshmi &#8220;raportuesi Faiola&#8221;, kuptohet as lexuesit anemban\u00eb bot\u00ebs t\u00eb artikullit t\u00eb Washington Post s&#8217;e kan\u00eb iden\u00eb, duhet t&#8217;merren me imagjinat\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;natyrisht, ta pyes\u00ebsh nj\u00eb polic italian, si artikullshkrues a si editor telefonon nga Washington-i dhe inspektori italian e konfirmon, patjet\u00ebr, do thot\u00eb &#8220;shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshmit, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt (varet nga p\u00ebrpsektiva), ua kalojn\u00eb Ndragheta-ve tona, brigadave t&#8217;kuqe&#8230; ua kalojn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, shqiptar\u00ebt jan\u00eb narko-mafioz\u00ebr superior\u00eb, thjesht jan\u00eb t\u00eb lindur me &#8220;superioritetin&#8221;, s&#8217;ka italian\u00eb q\u00eb do thot\u00eb no nooo italiano sono buoni, per mangiare macaroni&#8230; jemi ne narko-mafioz\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs, o ne o kolumbian\u00ebt, jo shqiptar\u00ebt, s&#8217;ka italian q\u00eb thot\u00eb ashtu, askush i bot\u00ebs s&#8217;do thoshte nuk jan\u00eb shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikshmit, t\u00eb dob\u00ebt jan\u00eb ata, as italian\u00ebt, as holandez\u00ebt, as kolombian\u00ebt, as amerikan\u00ebt askush i k\u00ebsaj bote nuk thot\u00eb jemi ne supermanat e narkotikave, natyrisht klishe i p\u00ebrkryer, e din\u00eb dhe filmat e Hollivudit madje, shqiptar\u00ebt njihen bot\u00ebrisht tashm\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt me narko-zot\u00ebsin\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;shkrimin e Washington Post e paskan p\u00ebrkthyer dhe postuar pothuaj t\u00eb gjith\u00eb mediatik\u00ebt shqip (m\u00eb dolen me dhjetra), me titullimat se shqiptar\u00ebt qenkan bumi i trafikut global t\u00eb kokain\u00ebs, e paskan tejkaluar dhe Escobar-in etj. &#8211; ok, n\u00ebse ashtu thot\u00eb Samantha Schmidt, Arturo Torres dhe Anthony Faiola, padyshim atyre dhe u shitet, sepse punojn\u00eb p\u00ebr Washington Post, p\u00ebr mua NUK \u00ebsht\u00eb shkrim bind\u00ebs, s&#8217;ka baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb &#8220;bind\u00ebs&#8221;, n\u00ebse shkrimi i Washington Post na qenka &#8220;investigim gazetaresk&#8221; at\u00ebher\u00eb i bie se ne duhet besuar dhe filmin e Tom Cruise, gjoja si aksion-komedi (kam harruar si quhej ai filmi, n\u00ebse s&#8217;gabohem &#8220;American Made&#8221;, por Cruise e luan rolin kryesor), ku ai si pilot i angazhuar gjoja si &#8220;undercover&#8221; nga vet\u00eb CIA, nga DEA e furnizon gjith\u00eb Amerik\u00ebn me drog\u00eb, p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra biznesi lul\u00ebzon, trafiku i narkotik\u00ebve lul\u00ebzon, investigimi i DEA-s, i CIA-s (i 4-5 organizatave federale) lul\u00ebzon, Amerika thjesht e pangopshme me narkotikat, nuk shihet as fundi as fillimi, m\u00eb shum\u00eb duket si nj\u00eb cik\u00ebl, si nj\u00eb &#8220;rreth&#8221;, n\u00eb fund kur nd\u00ebrrohen &#8220;peshqit&#8221; e m\u00ebdhenj t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb ShBA, asgj\u00eb &#8211; akteri yn\u00eb kryesor natyrisht &#8220;izolohet&#8221;, e b\u00ebjn\u00eb t&#8217;jet\u00eb nj\u00eb askushi, apo dhe e zhdukin dhe asgj\u00eb, mbaron &#8220;filmi&#8221;, nj\u00ebsoj si n\u00eb realitet tutje asgj\u00eb, e shkuar e harruar&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;no no sorry Washington Post, democracy dies in darkness, demokracia vdes n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, e v\u00ebrtet\u00eb por gjithashtu as zhurnalizmi, as gazetaria e err\u00ebsir\u00ebs duke prekur kuturu, si pulat qaf\u00ebk\u00ebputura duke k\u00ebrcyer nga cungu i kalbur, pothuaj nga balta&#8230; pa baz\u00eb, s&#8217;mund t\u00eb thuhet se gjallon, se qenka gazetari e gjall\u00eb&#8230;<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>( s. guraziu &#8211; ars poetica, dhjetor 2024 &#8211; koment, reagim ) &#8230;shqiptari me nj\u00eb tym e komandon mbar\u00eb n\u00ebntok\u00ebn dhe mbitok\u00ebn e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs, me nj\u00eb cigare dhe me rrotullamat e tymit, nga err\u00ebsira e qelis\u00eb si nj\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16890\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-16890","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16890"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16890\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}