{"id":16904,"date":"2025-01-14T12:24:28","date_gmt":"2025-01-14T11:24:28","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16904"},"modified":"2025-01-14T13:25:59","modified_gmt":"2025-01-14T12:25:59","slug":"ekonomia-dhe-shifrat-koment-gjermania-sipas-verdhushkave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16904","title":{"rendered":"Ekonomia dhe shifrat (Koment) &#8211; Gjermania sipas verdhushkave!"},"content":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, janar 2025 &#8211; koment dhe infografik\u00eb, burimi Visual Capitalist, IMF &#8211; Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar)<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb ekonomin\u00eb&#8230; i &#8220;sheh&#8221; pakashum\u00eb dhe arsimin, kultur\u00ebn, mediet, institucionet, policin\u00eb, ushtrin\u00eb, industrin\u00eb, nd\u00ebrtimin, tregtin\u00eb, transportin, bujq\u00ebsin\u00eb.. etj. etj. gjith\u00e7ka sa i p\u00ebrket nj\u00eb vendi t\u00eb caktuar. Her\u00ebn e kaluar tham\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb duhet &#8220;par\u00eb&#8221; bot\u00ebn dhe nga aspekti i verdhushkave, me &#8220;gjuh\u00ebn&#8221; e shifrave ia hodh\u00ebm nj\u00eb shikim ekonomis\u00eb bot\u00ebrore, pat\u00ebm folur p\u00ebr 115 trilion\u00eb $ t\u00eb ekonomis\u00eb globale, ishte di\u00e7 si pasqyr\u00eb &#8220;globi sipas verdhushkave&#8221;. E pat\u00ebm p\u00ebrmendur q\u00eb n\u00eb v. 2024 Gjermania (me 4.6 trilion\u00eb $ PBB) e kap\u00ebrceu Japonin\u00eb (4.4 trilion\u00eb $ PBB) si ekonomia e 3-t\u00eb e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, dmth. n\u00ebse ekonomia e 3-t\u00eb globalisht, at\u00ebher\u00eb dhe pa shifrat fare sikur mund ta marrim me mend se Gjermania do jet\u00eb ekonomia 1 e Evrop\u00ebs. Dhe kjo &#8220;marramendje&#8221; q\u00ebndron, \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, ekonomia gjermane \u00ebsht\u00eb seriozisht marramend\u00ebse : ) n\u00eb fakt shifrat na e pasqyrojn\u00eb se me 4590 miliard\u00eb $ t\u00eb PBB (~ 4.6 trilion\u00eb $) Gjermania \u00ebsht\u00eb baraz me PBB-t\u00eb e 22 shteteve tjera t\u00eb Evrop\u00ebs. Pra si\u00e7 v\u00ebrtet dhe ia thuhet, nuk thuhet kot se Gjermania \u00ebsht\u00eb &#8220;lokomotiva e ekonomis\u00eb evropiane&#8221;.<\/p>\n<p>Harta ose infografika ngjitur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krahasim&#8230; shtetet jan\u00eb zgjedhur q\u00ebllimisht ashtu p\u00ebr ta &#8220;barazuar&#8221; PBB-n\u00eb gjermane me PBB-t\u00eb e 22 shteteve tjera, pra Gjermania = 22 shtete t\u00eb Evrop\u00ebs. E qart\u00eb se autori i infografik\u00ebs @visualcapitalist padyshim i takon sfer\u00ebs s\u00eb dollar\u00ebve (do jet\u00eb amerikan), andaj shifrat jan\u00eb n\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb. Mund t\u00eb konvertohen dhe n\u00eb \u20ac mir\u00ebpo neve s&#8217;na duhej ndryshe p\u00ebrve\u00e7 si pasqyr\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrsishme.<\/p>\n<p>PBB-ja e Gjermanis\u00eb 4590 miliard\u00eb $<br \/>\n&#8211; &#8211; &#8211; &#8211; &#8211; &#8211; baraz me PBB-t\u00eb e 22 shteteve &#8211; &#8211; &#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\nPolonia 845 miliard\u00eb $ &#8211; Suedia 623 &#8211; Austria 541 &#8211; Norvegjia 527 &#8211; Rumania 370 &#8211; R. \u00c7eke 326 &#8211; Finlanda 308 &#8211; Hungaria 223 &#8211; Sllovakia 141 &#8211; Bullgaria 108 &#8211; Kroacia 88 &#8211; Lituania 81 &#8211; Sllovenia 72 &#8211; Serbia 88 &#8211; Bjellorusia 69 &#8211; Letonia 45 &#8211; Estonia 43 &#8211; Bosnja H. 29 &#8211; Shqip\u00ebria 25 &#8211; Kosova 11 &#8211; Maqedonia V. 16 &#8211; Mali i Zi 8 miliard\u00eb $<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/arspo_visual_capitalist_infografike_eu_de_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/arspo_visual_capitalist_infografike_eu_de_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1000\" height=\"1176\" class=\"alignnone size-full wp-image-16905\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/arspo_visual_capitalist_infografike_eu_de_opt.jpg 1000w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/arspo_visual_capitalist_infografike_eu_de_opt-255x300.jpg 255w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/arspo_visual_capitalist_infografike_eu_de_opt-871x1024.jpg 871w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/arspo_visual_capitalist_infografike_eu_de_opt-768x903.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nDihet q\u00eb nj\u00ebra nga m\u00ebnyrat p\u00ebr ta matur zhvillimin e prosperitetit t\u00eb n\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i aktivitetit ekonomik. Ndryshimi i PBB-s\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i rritjes dhe zhvillimit ekonomik (dhe \/ ose e kund\u00ebrta, kuptohet dhe kjo, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn pasqyrohet r\u00ebnia e zhvillimit ekonomik).<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se m\u00ebnyra m\u00eb praktike p\u00ebr vler\u00ebsimin e fuqis\u00eb dhe performanc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ekonomie \u00ebsht\u00eb PBB-ja (Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto &#8211; si\u00e7 thuhet n\u00eb shqip, nga GDP &#8211; Gross Domestic Product). PBB-ja \u00ebsht\u00eb vlera totale e gjith\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve q\u00eb jan\u00eb prodhuar apo kryer, duke e zbritur ose duke e hequr vler\u00ebn e mallrave + sh\u00ebrbimeve (pun\u00ebn) t\u00eb nevojshme p\u00ebr arritjen e PBB-s\u00eb totale.<\/p>\n<p>Edhe PBB-ja p\u00ebr frym\u00eb e nj\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i performanc\u00ebs ekonomike. Ky indikator leht\u00ebson p\u00ebr t&#8217;b\u00ebr\u00eb krahasime t\u00eb standardeve mesatare t\u00eb jetes\u00ebs dhe t\u00eb mir\u00ebqenies ekonomike s\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. PBB-ja p\u00ebr frym\u00eb nxirret si raport i PBB-s\u00eb totale me numrin e popullsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Pra PBB-ja p\u00ebr frym\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si evolucion i metrik\u00ebs s\u00eb PBB-s\u00eb totale, rezulton duke u pjes\u00ebtuar PBB-ja totale e nj\u00eb vendi me popullsin\u00eb komplete. Kuptohet se PBB-ja p\u00ebr frym\u00eb mund t&#8217;jet\u00eb e ndryshme, p\u00ebr vendet e ndryshme. PBB-ja e nj\u00eb vendi varet nga gjendja ekonomike e atij vendi, si dhe nga fitimet e p\u00ebrgjithshme krahasuar me shpenzimet.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shprehet si shum\u00eb, si shif\u00ebr (me $, apo \u20ac, p\u00ebr banor), PBB-ja p\u00ebr frym\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb e t\u00eb ardhurave personale mesatare t\u00eb njer\u00ebzve (t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb caktuar). M\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb si metrik\u00eb e sh\u00ebndetit relativ t\u00eb ekonomis\u00eb dhe industris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb atij vendi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje (si mini-bashk\u00ebsi themelore e nj\u00eb shoq\u00ebrie) p\u00ebrb\u00ebhet nga disa persona ose frymor\u00eb &#8211; sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb caktuar t\u00eb punojn\u00eb (dmth. t\u00eb ken\u00eb paga, t\u00eb fitojn\u00eb para), aq m\u00eb e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime nga familjet. Si rezultat, aktiviteti i kompanive p\u00ebson rritje, rritet prodhimi i tyre, sikur dhe sh\u00ebrbimet, sepse dhe fuqia bler\u00ebse si dhe konsumi i familjeve rritet. Kjo do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb PBB-ja e atij vendi do p\u00ebsoj\u00eb rritje.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e kund\u00ebrt, psh. n\u00eb rastin e krizave, t\u00eb ng\u00ebr\u00e7eve e t\u00eb tkurrjeve ekonomike, n\u00ebse p\u00ebrkeq\u00ebsohet situata e fluksit monetar dhe njer\u00ebzit kan\u00eb m\u00eb pak para n\u00eb dispozicion p\u00ebr t&#8217;i shpenzuar, edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr mallra e sh\u00ebrbime do p\u00ebsoj\u00eb r\u00ebnie. Si pasoj\u00eb e gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme ekonomike kompanit\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshtaten me situat\u00ebn dhe prodhojn\u00eb m\u00eb pak. Prodhimi bie, af\u00ebrmendsh, q\u00ebkur gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e lidhur me kostot. N\u00ebse prodhohet m\u00eb pak, n\u00ebse nevoja p\u00ebr sh\u00ebrbime t&#8217;jet\u00eb zvog\u00ebluar (duke munguar fuqia bler\u00ebse, mjetet) at\u00ebher\u00eb e qart\u00eb se dhe PBB-ja s&#8217;do rritet, ngadal\u00ebsohet rritja, apo dhe p\u00ebson r\u00ebnie graduale.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPBB-ja p\u00ebr frym\u00eb e nj\u00eb vendi t\u00eb caktuar zakonisht shprehet me nj\u00ebr\u00ebn nga dy metodat: PBB-ja p\u00ebr frym\u00eb (Nominale), dhe PBB-ja p\u00ebr frym\u00eb (PFB) (me Paritetin e Fuqis\u00eb Bler\u00ebse). Ndryshimi thelb\u00ebsor mes k\u00ebtyre dy metodave \u00ebsht\u00eb se e para \u00ebsht\u00eb shif\u00ebr e pap\u00ebrpunuar, q\u00eb nuk i merr parasysh diferencat e kostos s\u00eb jetes\u00ebs (krahasuar nj\u00eb vend me tjetrin, si baz\u00eb reale e &#8220;sh\u00ebndetit&#8221; ekonomik).<\/p>\n<p>N\u00eb rastin tjet\u00ebr, PBB p\u00ebr frym\u00eb (PFB) e faktorizon koston relative t\u00eb jetes\u00ebs dhe norm\u00ebn e inflacionit t\u00eb secilit vend. Kjo e b\u00ebn mbase m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb si llogaritje apo si metrik\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr krahasimet e &#8220;sh\u00ebndetit ekonomik&#8221; t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Shikuar sipas PBB-s\u00eb p\u00ebr frym\u00eb, p\u00ebr v. 2024 thuhet se Luksemburgu ishte shteti m\u00eb i pasur i bot\u00ebs. Vende t\u00eb tjera me PBB t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr frym\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb Irland\u00ebn, Singaporin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicr\u00ebn, San Marinon.. etj.<\/p>\n<p>N\u00ebse t&#8217;i merrnim k\u00ebso shtete (me PBB-n\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr frym\u00eb, si Monako, Emiratet e Bashkuara Arabe, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Norvegjia, Irlanda, Zvicra, Katari, Singapori&#8230; dhe n\u00ebse t&#8217;i krahasonim me shtetet si Afganistani, Korea Veriore, Sudani Jugor, Jemeni, e pse jo dhe me Kosov\u00ebn, me Ship\u00ebrin\u00eb etj. sikur s&#8217;do na mbetej tjet\u00ebr por t\u00eb ngelim goj\u00ebhapur. Del n\u00eb pah pabarazia jasht\u00ebzakonisht e madhe e mir\u00ebqenies.<\/p>\n<p>Pothuaj nj\u00ebsoj sikur ta krahasonim pasurin\u00eb e Elon Musk, apo t\u00eb Mark Zuckerberg, apo t\u00eb Bill Gates&#8230; me &#8220;pasurin\u00eb&#8221; time, mozomokeq, s&#8217;mbetet tjet\u00ebr por habia e thell\u00eb&#8230; sa vet\u00eb humnera e oqeanit. Padyshim do i dhimbsesha secilit frymor t\u00eb planetit, gjithkujt do i rridhnin lot\u00ebt : )<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta vlen dhe p\u00ebr vendet kur krahasohen nj\u00ebri-me-tjetrin, p\u00ebr banor\u00ebt e Luksemburgut, Katarit, Monakos\u00eb&#8230; etj. duhet th\u00ebn\u00eb lum e lum si ata, thuase t\u00eb zgjedhur me kokall\u00eb nga vet\u00eb per\u00ebndia, duke jetuar n\u00eb parajs\u00eb. Dhe s&#8217;domend se \u00ebsht\u00eb ashtu, patjet\u00ebr lum e lum t&#8217;jetosh n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb Irland\u00eb, n\u00eb Luksemburg, etj. anise ka dhe raste t\u00eb &#8220;ndryshme&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb, PBB-ja p\u00ebr frym\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb, \u00ebsht\u00eb metrik\u00eb e vlefshme, mir\u00ebpo mund t\u00eb shtremb\u00ebrohet nga disa kushte dhe rrethana ekonomike. Psh. vendet me ligjet e tilla tatimore q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb t&#8217;b\u00ebhen di\u00e7 si &#8220;parajsash fiskale&#8221; t\u00eb korporatave, shpesh kan\u00eb shifra jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fryra t\u00eb PBB-s\u00eb, fal\u00eb fluksit monetar t\u00eb huaj q\u00eb rrjedh nd\u00ebr &#8220;venat ekonomike&#8221; t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Irlanda merret t&#8217;jet\u00eb kandidati m\u00eb adekuat p\u00ebr t&#8217;i shembullizuar rastet e tilla, anise lista e &#8220;vendeve parajsore fiskale&#8221; p\u00ebrfshin bie fjala dhe Zvicr\u00ebn, Luksemburgun, Hong Kongun, Singaporin&#8230; dhe mjaft vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kompenzuar sadopak &#8220;shtremb\u00ebrimin&#8221; e PBB-s\u00eb p\u00ebr frym\u00eb, ekonomist\u00ebt e analizojn\u00eb gjithashtu PKB-n\u00eb &#8211; Produktin Komb\u00ebtar Bruto (GNP &#8211; Gross National Product) t\u00eb nj\u00eb vendi, apo dhe metrik\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, AKB &#8211; t\u00eb Ardhurat Komb\u00ebtare Bruto (GNI &#8211; Gross National Income). K\u00ebto metrika ua mund\u00ebsojn\u00eb ekonomist\u00ebve ta llogarisin m\u00eb mir\u00eb aktivitetin ekonomik t\u00eb vendeve parajsore fiskale.<\/p>\n<p>Pra, ekspert\u00ebt thon\u00eb se shqyrtimi i PBB-s\u00eb p\u00ebr frym\u00eb (t\u00eb nj\u00eb vendi), s\u00eb bashku me nj\u00eb metrik\u00eb t\u00eb till\u00eb si PKB, AKB ofron nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb rreth &#8220;sh\u00ebndetit&#8221; t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ekonomik t\u00eb ndonj\u00eb vendi n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nOrganet q\u00eb e drejtojn\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb nj\u00eb vendi, qoft\u00eb n\u00eb sektorin publik a privat, qoft\u00eb n\u00eb nivel vendor, rajonal a bashkiak (komunal), kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta, p\u00ebr shifra t\u00eb besueshme q\u00eb lidhen me ekonomin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;jen\u00eb n\u00eb gjendje t&#8217;i zhvillojn\u00eb politikat e tyre bazuar n\u00eb fakte. S&#8217;ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se kjo, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebr politikat e sh\u00ebndosha vendore.<\/p>\n<p>Vizionet e njer\u00ebzve, sa u p\u00ebrket planeve dhe zhvillimit, varen n\u00eb indikator\u00ebt real ekonomik\u00eb, e jo n\u00eb &#8220;supozime&#8221;, n\u00eb hamend\u00ebsime, n\u00eb shifra t\u00eb falsifikuara. N\u00ebse institucionet relevante t\u00eb shtetit tek merren me p\u00ebrcaktimin e indikator\u00ebve t\u00eb ekonomikave, t&#8217;mos jen\u00eb n\u00eb gjendje ta pasqyrojn\u00eb si\u00e7 duhet indeksin statistikor, at\u00ebher\u00eb keq, kuptohet, s&#8217;ka si t&#8217;jet\u00eb mir\u00eb. Edhe n\u00ebse gjith\u00e7ka t\u00eb ngelej stabile (politikisht bie fjala, t&#8217;mos ket\u00eb trazira) n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb &#8220;but\u00eb&#8221; gjith\u00e7ka do zgjatej e do st\u00ebrzgjatej, me zhvillim e me avancim &#8211; n\u00eb vend t\u00eb 10 viteve nevojiten 20, n\u00eb vend t\u00eb 20 nevojiten 40&#8230; e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai indeks i indikator\u00ebve ekonomik\u00eb t&#8217;mos jet\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe 100% realistik, at\u00ebher\u00eb dmth. tep\u00ebr keq. Meq\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, korrupsioni i sistemit s&#8217;\u00ebsht\u00eb i pamundur, ata q\u00eb i mbikqyrin vendet ky\u00e7&#8230; institucionale, thjesht mund t&#8217;jen\u00eb t\u00eb korruptuar. Dmth. p\u00ebr ta shkurtuar, p\u00ebr t&#8217;mos e zgjatur, termi &#8220;korrupsion&#8221; \u00ebsht\u00eb i gjer\u00eb dhe rrumbullak\u00ebson shum\u00e7ka. Ndodh\u00eb gjithandej, psh. n\u00eb Holand\u00eb pati ndodhur di\u00e7 si &#8220;t\u00ebrmet&#8221; katastrofal i sistemit t\u00eb taksave t\u00eb shtetit, gjoja shtylla kryesore e shtetit dhe u zbuluan l\u00ebshime kolosale.<\/p>\n<p>N\u00ebse ndodhka n\u00eb Holand\u00eb at\u00ebher\u00eb \u00e7&#8217;t\u00eb thuhet, bie fjala gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn t&#8217;jet\u00eb skeptik p\u00ebr institucionet analoge kosovare dhe t\u00eb atyre shqiptare. Shpesh sikur them m\u00ebvete &#8220;uroj q\u00eb BE-ja t&#8217;jet\u00eb ai faktori fatlum i momentit historik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8230; dmth. q\u00eb i kontrollon strikt shqiptar\u00ebt, q\u00eb ua fut k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb 1 k\u00ebpuc\u00eb n\u00ebse nevoja, meq\u00eb ashtu-k\u00ebshtu merren me negociatat rreth ky\u00e7jes s\u00eb tyre n\u00eb BE.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe s&#8217;jan\u00eb t\u00eb &#8220;besuesh\u00ebm&#8221;, e kan\u00eb humbur besimin, e qart\u00eb se nuk u beson as BE-ja (jo vet\u00ebm qeveriturave t\u00eb Ram\u00ebs, por t\u00eb askujt), p\u00ebrndryshe s&#8217;do duhej t&#8217;i zgjaste Ship\u00ebris\u00eb 30 vjet, 35 vjet, e ndoshta do b\u00ebhen 40. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje sa tep\u00ebr u zgjat rruga e Ship\u00ebris\u00eb drejt Evrop\u00ebs ! M\u00eb gjat\u00eb s&#8217;pati zgjatur as diktatura, pothuaj ekzakt\u00ebsisht 35-40 vite &#8220;hoxhizim&#8221;, rr\u00ebnim e stagnim, dhe ja tani&#8230; nevojiten po aq, 35-40 vite m\u00ebk\u00ebmbje, p\u00ebr t&#8217;ia falur nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb denj\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Ehuuu e &#8220;leht\u00ebsuan&#8221; at\u00ebher\u00eb madje dhe bank\u00ebn komb\u00ebtare&#8230; e s&#8217;ditkan t&#8217;i shtremb\u00ebrojn\u00eb ca shifra ekonomike p\u00ebr evropian\u00ebt! N\u00eb fakt, vet\u00ebm sa t&#8217;futen n\u00eb BE dhe do e shohin bota, shqiptar\u00ebt do jen\u00eb ata q\u00eb do e b\u00ebjn\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb e rrokopuj\u00eb gjith\u00eb BE-n\u00eb. Nj\u00ebsoj si\u00e7 sot pseudo-historian\u00ebt besojn\u00eb se dikur pik\u00ebrisht shqiptar\u00ebt e &#8220;zhb\u00ebn\u00eb&#8221; Perandorin\u00eb Osmane&#8230; Jo se ishte ai shqiptaro-Pashai i Madh i Egjiptit (t\u00eb cilit Sulltani ia kishte frik\u00ebn, kishte sa t\u00eb duash arsye q\u00eb i frik\u00ebsohej), edhe ai ishte shqiptar, e sakt\u00eb, por perandoria qe rr\u00ebzuar &#8211; ngulin k\u00ebmb\u00eb pseudo-historian\u00ebt &#8211; duke e korruptuar, duke e &#8220;g\u00ebrryer&#8221; vet\u00eb perandorin\u00eb nga brenda : )<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, janar 2025 &#8211; koment dhe infografik\u00eb, burimi Visual Capitalist, IMF &#8211; Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar) Duke e par\u00eb ekonomin\u00eb&#8230; i &#8220;sheh&#8221; pakashum\u00eb dhe arsimin, kultur\u00ebn, mediet, institucionet, policin\u00eb, ushtrin\u00eb, industrin\u00eb, nd\u00ebrtimin, tregtin\u00eb, transportin, bujq\u00ebsin\u00eb.. etj. etj.&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16904\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-16904","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16904"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16904\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}