{"id":16944,"date":"2025-02-26T12:46:15","date_gmt":"2025-02-26T11:46:15","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16944"},"modified":"2025-02-26T12:46:15","modified_gmt":"2025-02-26T11:46:15","slug":"kosova-eshte-dhe-ngelet-perjetshem-mirenjohese-ndaj-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16944","title":{"rendered":"Kosova \u00ebsht\u00eb dhe ngelet p\u00ebrjetsh\u00ebm mir\u00ebnjoh\u00ebse ndaj ShBA!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Shkurt 2025<\/em><\/p>\n<p>Si\u00e7 e dim\u00eb, postimi i z. Grenell n\u00eb X (Twitter) p\u00ebr Kryeministrin Kurti, nuk ishte aspak p\u00ebr lakmi. N\u00eb fakt mozomokeq, e megjithat\u00eb mediat shqip sikur s&#8217;i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq &#8220;r\u00ebnd\u00ebsi&#8221;. Ndoshta pak\u00ebz dhe nga &#8220;inati&#8221;, mbase t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb gravitojn\u00eb rreth sofr\u00ebs politike t\u00eb Kurtit, thjesht i anashkalojn\u00eb gj\u00ebrat negative, nuk i p\u00ebrmendin, q\u00ebkur ashtu-k\u00ebshtu s&#8217;mund t\u00eb ndryshohet gj\u00eb. E thot\u00eb &#8220;Amerika&#8221;. e kryer, e vulosur, ankohu ku t\u00eb duash, s&#8217;ndryshon gj\u00eb.<br \/>\nE dim\u00eb po ashtu q\u00eb Obama do b\u00ebhej i &#8220;pari&#8221; President zeshkan, para tij Znj. Albright (ndjes\u00eb past\u00eb) do ishte e &#8220;para&#8221; femer Sekretare e Shtetit, edhe z. Grenell do b\u00ebhej homoseksuali i par\u00eb i Kabinetit, n\u00eb Historin\u00eb e ShBA ! Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr z. Kurti, jo dhe aq larg n\u00eb koh\u00eb, Richard Grenell pati shkruar si vijon:<\/p>\n<p>[ cit.] &#8220;Kam shum\u00eb miq n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri&#8230; dhe shum\u00eb miq n\u00eb Serbi, dhe n\u00eb mbar\u00eb rajonin.<br \/>\nAdministrata e Trump ka punuar dhe do vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb drejt paqes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Ballkan.<br \/>\nPor ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr partner\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm.<br \/>\nQeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump, as gjat\u00eb mandatit t\u00eb Biden. Si republikan\u00ebt ashtu edhe demokrat\u00ebt e kan\u00eb kritikuar vazhdimisht Kurtin p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e veprimeve t\u00eb nj\u00ebanshme q\u00eb e destabilizojn\u00eb rajonin. Nj\u00ebsoj edhe BE-ja dhe NATO-ja.<br \/>\nBashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e bashkuar kund\u00ebr Kurtit.<br \/>\nKompanit\u00eb amerikane po zgjerohen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Serbi por nuk po zgjerohen n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Kurtit.<br \/>\nKurti ka qen\u00eb dhe kund\u00ebr \u00e7do ideje t\u00eb SHBA ofruar nga president\u00ebt Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.<br \/>\nRetorika e p\u00ebrdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb af\u00ebr SHBA-s\u00eb. dhe m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjitha qeverit\u00eb e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb absolutisht e rreme. Mos u mashtroni.&#8221;[ fund i cit.]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/arspo_r_grenell_about_kurti_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/arspo_r_grenell_about_kurti_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" class=\"alignnone size-full wp-image-16945\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/arspo_r_grenell_about_kurti_opt.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/arspo_r_grenell_about_kurti_opt-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/arspo_r_grenell_about_kurti_opt-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/arspo_r_grenell_about_kurti_opt-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nSi\u00e7 dihet, historia amerikane (qoft\u00eb dhe vet\u00ebm ajo &#8220;presidenciale&#8221;) \u00ebsht\u00eb, ishte dhe gjithmon\u00eb ka qen\u00eb mjaft e ububushme dhe interesante. Por sidomos historia &#8220;presidenciale&#8221; p\u00ebrher\u00eb aq interesante, kjo e president\u00ebve pothuaj sikur \u00ebsht\u00eb kategori m\u00ebvete e historis\u00eb. Madje ShBA e ka nj\u00eb faqe enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr historin\u00eb e president\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, si\u00e7 dihet (n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb reja t\u00eb historis\u00eb) em\u00ebrimi i Richard Grenell nga z. Trump n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb kabinetit qeveritar do e b\u00ebnte at\u00eb personin e par\u00eb homoseksual n\u00eb historin\u00eb kabinetike t\u00eb ShBA, personi i par\u00eb &#8220;gej&#8221; q\u00eb ta ushtroj\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb till\u00eb. Dhe k\u00ebshtusoj histoia e ShBA u pasurua dhe me nj\u00eb detaj m\u00eb tep\u00ebr, specifik. Kabineti \u00ebsht\u00eb organi kryesor zyrtar k\u00ebshillues i Presidentit t\u00eb ShBA. Zyrtar\u00ebt e Kabinetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi takohen me Presidentin n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb fare af\u00ebr, aty ngjitur me Zyr\u00ebn Ovale, t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Pata lexuar se z. Grenell identifikohet vet\u00eb si i krishter\u00eb, dhe se partneri i tij homoseksual \u00ebsht\u00eb Matt Lashey. N\u00eb rregull kjo puna e &#8220;partner\u00ebve&#8221;, por hm&#8230; mos vall\u00eb homoseksual\u00ebt na qenkan m\u00eb besnik\u00eb se (ne) heteroseksual\u00ebt. Supozoj s&#8217;ka si dihet kjo pun\u00eb, ehuuu mund t&#8217;i ket\u00eb patur m\u00eb shum\u00eb Mat-a, ku e ditkan ata q\u00eb shkruajn\u00eb artikuj se vet\u00ebm 1, ku e ditkan se Grenell na pask\u00ebsh qen\u00eb homo-partneri fort besnik i Mat-it.<\/p>\n<p>Aq strikt dhe aq sakt\u00eb, vet\u00ebm 1 Mat dhe asnj\u00eb aventur\u00eb, asnj\u00eb tradhti, vall\u00eb si mund t&#8217;jen\u00eb aq t\u00eb sigurt\u00eb, thuase ia paskan mbajtur &#8220;fanarin&#8221;.  Thuase se dhe Trump vet\u00ebm 1 Melania, vet\u00ebm 1 t\u00eb vetme, kurr\u00eb s&#8217;ka prekur asnj\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr. Kot i pati shpenzuar me miliona p\u00ebr spektaklet e &#8220;Miss Universe&#8221;. Ehuuu (se desh m\u00eb nxor\u00ebn jasht\u00eb tem\u00ebs) por nganj\u00ebher\u00eb v\u00ebrtet s&#8217;i kuptoj artikullshkruesit, thuase edhe Trump (ngjash\u00ebm si Berluskoni dikur), edhe Grenell na qenkan fort t\u00eb besuesh\u00ebm sa i p\u00ebrket &#8220;partneritetit&#8221; : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nAnyways&#8230; se u hutuam pak\u00ebz &#8211; n\u00ebse e kujtojm\u00eb sadopak historin\u00eb ton\u00eb, Grenell dikur do i b\u00ebnte presion Kurtit 1 q\u00eb ta pranonte nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb favorshme vet\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb (e shkrova k\u00ebt\u00eb, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Kurtit), jo dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, duke p\u00ebrfshir\u00eb heqjen e tarifave, opsionin p\u00ebr shk\u00ebmbime territoresh me Serbin\u00eb etj. Grenell madje do k\u00ebrc\u00ebnonte publikisht p\u00ebr t\u00ebrheqjen e paqeruajt\u00ebsve amerikan\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu dmth. z. Grenell pati kontribuar rreth largimit (ose rr\u00ebzimit) t\u00eb Kurtit 1, si rrjedhoj\u00eb duke nxitur protesta nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e Kurtit (votuesit e zhg\u00ebnjyer kosovar\u00eb e pat\u00ebn zgjedhur Kurtin me shpres\u00ebn p\u00ebr ta luftuar korrupsionin). Nd\u00ebrsa tani Grenell do kontribuonte n\u00eb &#8220;zhg\u00ebnjimin&#8221; e Parlamentit dhe kosovar\u00ebt sakaq do ia shpallnin &#8220;mosbesimin&#8221; Kurtit. Pasojat gjithmon\u00eb thuase &#8220;kauzale&#8221;, zinxhirore, e sidomos \u00e7\u00ebshtjet politike ashtu jan\u00eb, e sidomos n\u00ebse n\u00eb to ka &#8220;gisht&#8221; Amerika, thjesht mos pyet.<\/p>\n<p>Sipas Joanna Kakissis (NPR &#8211; Radio Publike Komb\u00ebtare Amerikane, transmetues publik me seli n\u00eb Uashington, NPR sh\u00ebrben si nj\u00eb sindikator komb\u00ebtar p\u00ebr rrjetin prej m\u00eb shum\u00eb se 1000 radio-stacionesh publike n\u00eb ShBA), qasja e Grenell ishte mjaft joortodokse rreth zgjidhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve ballkanike. Kakissis pati th\u00ebn\u00eb se Grenell ka ushtruar presion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe se Kosova, nj\u00eb vend kryesisht me p\u00ebrb\u00ebrje etnike shqiptare t\u00eb besimit mysliman, \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb pro-amerikan n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Z. Kurti i pati th\u00ebn\u00eb NPR-s se Grenell e shtynte Kosov\u00ebn p\u00ebr koncesione, duke u b\u00ebr\u00eb presion kosovar\u00ebve q\u00eb pa kushte t&#8217;i heqin tarifat ndaj mallrave serbe, si dhe ta konsiderojn\u00eb opsionin p\u00ebr shk\u00ebmbime tokash me Serbin\u00eb. At\u00ebbot\u00eb as Grenell dhe as Departamenti i Shtetit nuk do t&#8217;komentonin (pyetur nga NPR) lidhur me pohimet e Kurtit. Dhe meq\u00eb, n\u00ebse apo kur dikush nuk p\u00ebrgjigjet, n\u00ebse i shmanget demantimit, at\u00ebher\u00eb nga NPR-ja fjal\u00ebt e Kurtit thjesht qen\u00eb marr\u00eb si t\u00eb v\u00ebrteta. Sa p\u00ebr neve, e leht\u00eb t&#8217;i besonim fjal\u00ebt e Kurtit, o t&#8217;mos i besonim, por dmth. thelbi ishte se duhej t\u00eb besonin amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Kakissis, Kurti pati th\u00ebn\u00eb se Grenell thjesht e d\u00ebshironte nj\u00eb &#8220;fitore t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme&#8221; p\u00ebr Presidentin Trump. Dhe kur Kurti do e bllokonte synimin e Grenell, synim q\u00eb sipas Kurtit nuk ishte as i volitsh\u00ebm as konstruktiv por i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, ShBA do e stoponte ndihm\u00ebn p\u00ebr zhvillim t\u00eb Kosov\u00ebs. Grenell gjithashtu do e rip\u00ebrs\u00ebriste thirrjen p\u00ebr shqyrtimin e t\u00ebrheqjes s\u00eb paqeruajt\u00ebsve nga Kosova.<\/p>\n<p>N\u00ebse administrata e Trump me direktivat e vet\u00eb z. Grenell ta kthejn\u00eb shpin\u00ebn, n\u00ebse p\u00ebrballesh me nj\u00eb presion t\u00eb till\u00eb &#8220;unfair&#8221;&#8230; s&#8217;ka si t&#8217;jet\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb, me gjas\u00eb di\u00e7 s&#8217;\u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Ja rasti i mir\u00ebseardhur i buj\u00ebs opozitare kosovare dhe i intervenimit parlamentar, ja momentumi i Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t&#8217;votuar dhe p\u00ebr ta larguar Kurtin. Si\u00e7 e dim\u00eb, ishte Kurt-shkurt, p\u00ebr aq shkurt, ishte se\u00e7 na ishte, dhe tani tutje s&#8217;do ishte.<\/p>\n<p>Vendimi parlamentar do i hutonte mjaft votues kosovar\u00eb, t\u00eb ngratit s&#8217;e merrnin vesh as ngutulushizmin e Parlamentit, sikur q\u00eb dhe s&#8217;e kuptonin as &#8220;reaksionin&#8221; amerikan&#8230; \u00e7&#8217;ne kjo me Amerik\u00ebn, \u00e7far\u00eb e l\u00ebnduam, ku e prek\u00ebm sedr\u00ebn e saj. Apo ndoshta ec e merri vesh gej-diplomatikat q\u00eb m\u00eb shum\u00eb &#8220;flejn\u00eb n\u00eb Beligrad&#8221; sesa n&#8217;Prishtin\u00eb. Por populli e pat\u00ebn votuar Kurtin p\u00ebr arsye t\u00eb platform\u00ebs s\u00eb tij kund\u00ebr korrupsionit. Sipas popullit, ky ishte ai &#8220;kanceri&#8221; q\u00eb duhej luftuar, kjo ishte s\u00ebmundja e politik\u00ebs kosovare, korrupsioni ishte ai virusi kancerogjen q\u00eb e paralizonte zhvillimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr votuesit e demokracis\u00eb kosovare Kurti ishte i besuesh\u00ebm, i pap\u00ebrrvoj\u00eb me qeverisjet por sadopak i besuesh\u00ebm, m\u00eb i besuesh\u00ebm se tjer\u00ebt lider\u00eb t\u00eb partive. Sapo e pat\u00ebn votuar, sapo ia pati nisur pun\u00ebs&#8230; misionit fisnik p\u00ebr ta grushtosur korrupsionin, madje ende s&#8217;i pati lexuar mir\u00ebfilli as rregulloret e letrat e qeverisjes, ishte q\u00eb n\u00eb nisje dhe populli i beson votat e veta, sovrani ashtu me kokrra e me vota e thot\u00eb &#8220;besimin&#8221; e vet, demokracia ashtu e k\u00ebrkon.<\/p>\n<p>Por ja q\u00eb sipas Grenell s&#8217;ia vlente, populli i Kosov\u00ebs me votat e veta do jet\u00eb mashtruar, Kurti ishte i &#8220;pabesuesh\u00ebm&#8221;. Mjaft ironike, sepse ekzakt\u00ebsisht nj\u00ebsoj trumpetonte dhe Vu\u00e7iq, edhe ky gjithmon\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb &#8220;besimin&#8221; ndaj Kurtit, edhe p\u00ebr Vu\u00e7iqin Kurti ishte dhe ngeli i &#8220;pabesuesh\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p>Grenell madje \u00e7uditej q\u00eb as Kurti s&#8217;i besonte Vu\u00e7iqit, s&#8217;e kishte iden\u00eb Grenell q\u00eb kosovar\u00ebt ashtu-k\u00ebshtu e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;u besojn\u00eb serb\u00ebve (sesa q\u00eb vlen anasjell\u00ebza). Sepse ishin agresori, sepse nacionalizmin e tyre e njeh i gjith\u00eb Ballkani, mbar\u00eb Evropa e edhe bota, sepse ata i masakruan shqiptar\u00ebt disa her\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb shekull i shtyp\u00ebn, i rob\u00ebruan, ua shkel\u00ebn me kultur\u00eb e me gjith\u00e7ka etnike.<\/p>\n<p>Vall\u00eb si u besuakan tek ashtu pasardh\u00ebsit nacionalist\u00eb, ndjek\u00ebsit gjoja t\u00eb &#8220;moderuar&#8221; politik\u00eb t\u00eb Millosheviqave (patjet\u00ebr se &#8220;moderohesh&#8221; pas 3 muaj bombash, pas sanksioneve ulimative, dhe kur e sheh se e gjith\u00eb bota kund\u00ebr teje). Ata madje as nuk turp\u00ebrohen, ende s&#8217;kan\u00eb k\u00ebrkuar falje as p\u00ebr luft\u00ebn e fundit, p\u00ebr shfarosjen e p\u00ebr zjarret, p\u00ebr dhunimet e p\u00ebr vrasjet, p\u00ebr tentativat e pastrimit total etnik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe Grenell s&#8217;di gj\u00eb, s&#8217;e ka iden\u00eb sepse &#8220;background-i&#8221; i tij atje n\u00eb Amerik\u00eb ishte paq\u00ebsor, ishte qet\u00ebsi s\u00ebpaku q\u00eb nga Lufta Civile&#8230; dikur me konfederalist\u00ebt. E sakt\u00eb q\u00eb Amerika b\u00ebn luftra, por i b\u00ebn diku larg Amerik\u00ebs, luftrat e Amerik\u00ebs gjithmon\u00eb jan\u00eb &#8220;tejoqeanike&#8221;, sepse Amerika rrethohet nga oqeanet. Edhe japozez\u00ebt madje dikur kur pat\u00ebn sulmuar n\u00eb Pearl Harbour e pat\u00ebn b\u00ebr\u00eb tin\u00ebz dhe pat\u00ebn &#8220;ikur&#8221; andej diku n\u00eb skaj t\u00eb oqeanit. Ishte Amerika q\u00eb i pati &#8220;ndjekur&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Grenell s&#8217;di gj\u00eb sepse ishte i ri, ishte tep\u00ebr &#8220;axhami&#8221; q\u00eb ta kuptonte politikisht dhe seriozisht historin\u00eb ballkanike. At\u00ebher\u00eb kur pati intervenuar NATO-ja e Amerik\u00ebs me tomahwk-a p\u00ebr 3 muaj rresht Grenell s&#8217;ishte askund, p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00eb &#8220;gej-djaloshar axhami&#8221;! Pastaj kur e pati fituar simpatin\u00eb e Trump, sa her\u00eb e vizitonte Beligradin (i d\u00ebrguar special) n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e diplomatit, ndoshta ato gej-baret e Beligradit e mahnisnin, Beligradi metropol madh\u00ebshtor, n\u00eb koh\u00ebn kur Trep\u00e7a ishte &#8220;gjall\u00eb&#8221; Beligradi pothuaj sikur shtyhej me Nju Jorkun sa i p\u00ebrket &#8220;metropolizmit&#8221;, ndoshta servilant\u00ebt e Vu\u00e7iq ia servirnin lloj-lloj njohjesh gej-politike, e p\u00ebrcillnin me lloj-lloj suitash n\u00eb stilin &#8221; a la Las Vegas&#8221; : )<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja e &#8220;ironis\u00eb&#8221; i bie se nj\u00eb grim\u00eb kontribut, t\u00ebrthorazi p\u00ebr rr\u00ebzimin e Kurtit e pati &#8220;kontribuar&#8221; dhe Vu\u00e7iq. Kurti at\u00ebbot\u00eb do e quante rr\u00ebzimin e tij di\u00e7 si nj\u00eb &#8220;grusht shteti parlamentar&#8221; t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Grenell. Nd\u00ebrsa &#8220;analist\u00ebt&#8221; politik\u00eb t\u00eb partive tjera kosovare, natyrisht, thoshin se kosovar\u00ebt kan\u00eb rezerva p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si administrata e Kurtit i trajton aleat\u00ebt e Kosov\u00ebs. Analist\u00ebt e partive tjera madje vazhdojn\u00eb dhe sot e k\u00ebsaj dite me pohimesh t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Pse jo, le t&#8217;vazhdojn\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e dhimbshme t&#8217;mos e ruash objektivitetin, n\u00ebse i verbuar nga ambicjet politike ashtu i b\u00ebn d\u00ebm vet\u00eb popullit dhe atdheut. Kosova sa nj\u00eb ran\u00e7 i Bush-it n&#8217;Teksas por ja q\u00eb dhe kosovar\u00ebt i k\u00ebrc\u00ebnon &#8220;kusht\u00ebzimi&#8221; politik i Amerik\u00ebs, sa her\u00eb nd\u00ebrrohen administratat. Jo se vjen Elon Musk n\u00eb Kosov\u00eb (si shef i DOGE) dhe na i shkarkuaka politikan\u00ebt e &#8220;pap\u00ebrshtatsh\u00ebm&#8221;, por pothuaj nj\u00ebsoj si ajo &#8220;hyp se t&#8217;vrava, zhdryp se t&#8217;vrava&#8221;. Sikur at\u00eb &#8220;shije&#8221; kan\u00eb nd\u00ebrrimet e administratave amerikane, sepse ec e kuptoji, ec e merri vesh gej-diplomatikat q\u00eb m\u00eb shum\u00eb &#8220;flejn\u00eb n\u00eb Beligrad&#8221; sesa n&#8217;Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtin Grenell, at\u00ebbot\u00eb Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb Shtator 2020 do ta nderonte me &#8220;Medaljen e Meritave&#8221;, motivimi ishte: p\u00ebr kontributin rreth &#8220;normalizimit ekonomik&#8221; mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Meq\u00eb Kurti nuk pati &#8220;vall\u00ebzuar sipas muzik\u00ebs s\u00eb Grenell&#8221; &#8211; nd\u00ebrsa ky s&#8217;ishte &#8220;kushdo&#8221; por diplomat i fuqish\u00ebm, i d\u00ebrguar special i Amerik\u00ebs, do insistonte, do b\u00ebnte presion. Parlamenti i Kosov\u00ebs do ta largonte Kurtin e &#8220;pap\u00ebrshtatsh\u00ebm&#8221;, dhe Grenell do ta organizonte nj\u00eb samit t\u00eb ri n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. M\u00eb 4 Shtator 2020, Presidenti serb Vu\u00e7iq dhe Kryeministri at\u00ebbot\u00eb i Kosov\u00ebs z. A. Hoti e n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshjen ekonomike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ceremonia e n\u00ebnshkrimit pati qen\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale t\u00eb Presidentit Trump.<\/p>\n<p>Presidenti Tha\u00e7i madje e pati lavd\u00ebruar z. Grenell p\u00ebr &#8220;arritjen e asaj q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk e kishin arritur &#8211; at\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk mund\u00ebn ta b\u00ebnin, z. Grenell e b\u00ebri shpejt, mir\u00eb dhe sakt\u00eb&#8221;. Anise nuk qe nderuar vet\u00ebm Grenell, edhe dikush tjet\u00ebr pati marr\u00eb Medalje, por dhe vet\u00eb Presidenti Trump do nderohej nga Presidenti Tha\u00e7i, me nderimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtator 2020, Tha\u00e7i do deklaronte: &#8220;N\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, kam nderin t&#8217;i jap Presidentit Donald Trump &#8220;Urdhrin e Liris\u00eb&#8221;, n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr kontributin e tij personal p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, forcimin e paqes dhe pajtimit n\u00eb rajon. E p\u00ebrjetshme \u00ebsht\u00eb lidhja me Kosov\u00ebn dhe SHBA-n\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Besimi i z. Tha\u00e7i at\u00ebbot\u00eb madje ishte se Presidenti Trump mund t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsonte dhe p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare politike rreth njohjes reciproke nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Problemi me &#8220;besimin&#8221; e z. Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb se Trump s&#8217;do ishte tutje President, do i humbte zgjedhjet e veta atje n\u00eb Amerik\u00eb. Presidenti Trump si &#8220;boss&#8221; dhe z. Grenell do e rr\u00ebzonin Kurtin, do e shpallnin t\u00eb &#8220;pabesuesh\u00ebm&#8221;, t\u00eb &#8220;jobesuesh\u00ebm&#8221;, por s&#8217;do e fitonin as vet\u00eb &#8220;besimin&#8221; e Amerik\u00ebs. Si\u00e7 na e thot\u00eb historia, vet\u00ebm 3-4 muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 20 Janar 2021 mandati i Trump do mbaronte, dhe dmth. s&#8217;do ishte m\u00eb as z. Grenell ndonj\u00eb &#8220;diktator&#8221; i diplomacis\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Artikulli i NPR (q\u00eb e cek\u00ebm m\u00eb lart) madje quhet &#8220;Si ndihmoi nj\u00eb diplomat i Trump p\u00ebr ta rr\u00ebzuar qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs&#8221;. Dhe n\u00ebse k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e thot\u00eb NPR-ja e 1000 radio-stacioneve amerikane, at\u00ebher\u00eb vall\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur t&#8217;mos e besojn\u00eb kosovar\u00ebt! Dhe \u00e7far\u00eb ka k\u00ebtu t&#8217;mos &#8220;besohet&#8221;, o Trump ka ngelur pa &#8220;boj\u00ebn politike&#8221; o kush tjet\u00ebr vall\u00eb! I doli boja e madje dhe ndryshku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse Grenell si nj\u00eb gej-diplomat i Amerik\u00ebs deklaruaka n\u00eb Twitter &#8220;Kurti i pabesuesh\u00ebm&#8221;, vall\u00eb duhet prap\u00eb q\u00eb t\u00eb shkilet demokracia e Kosov\u00ebs, demokracia e sovranit (duke e p\u00ebrdorur trysnin\u00eb dhe marionetat e Parlamentit kosovar), vall\u00eb duhet prap\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzet vota e popullit&#8230; vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse ashtu thot\u00eb z. Grenell, si nj\u00eb gej-servilant i Trump?!<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr z. Grenell do ket\u00eb &#8220;shum\u00eb miq n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri&#8230; dhe shum\u00eb miq n\u00eb Serbi, e po ashtu dhe n\u00eb mbar\u00eb rajonin&#8221;, pik\u00ebrisht si\u00e7 ka deklaruar ai vet\u00eb n\u00eb Twitter. Por miq\u00ebsit\u00eb e tij mund t&#8217;jen\u00eb privatizma, s&#8217;kan\u00eb asgj\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb me interesat e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb mir\u00eb se vet\u00eb populli askush s&#8217;i njeh interesat e popullit &#8211; populli i njeh interesat e veta, populli e thot\u00eb me ndihm\u00ebn e votave. Populli i p\u00ebrvuajtur dhe me shekuj i shkelur i Kosov\u00ebs asgj\u00eb s&#8217;p\u00ebrfiton nga privilegjet q\u00eb ju z. Grenell ia falni diplomacis\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Pra, me miqt\u00eb e shumt\u00eb t\u00eb Beligradit, t\u00eb Tiran\u00ebs e t\u00eb Prishtin\u00ebs z. Grenell le t&#8217;shkoj\u00eb o n\u00eb Kara-ibet (meq\u00eb m\u00eb af\u00ebr Amerik\u00ebs) o n\u00eb Palma de Mallorca (t\u00eb Evrop\u00ebs), le t\u00eb k\u00ebnaqen ku t\u00eb duan. T\u00eb gjith\u00ebve tashm\u00eb z. Musk ua paguan saunat, masazhet, plazhet, madje qoft\u00eb nevoja dhe ekskurzionet n\u00eb Mars. Atij s&#8217;iu dhimbsen mbi 150 milion\u00eb $ p\u00ebr ta &#8220;siguruar&#8221; fitoren e Trump&#8230; e t&#8217;na kursej\u00eb gjoja p\u00ebr ca pushime ekzotike n\u00eb Mallorca, as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Dmth. i lutemi Presidentit Trump dhe diplomat\u00ebve t\u00eb vet t&#8217;mos na i p\u00ebrbuzin votat e popullit, i lutemi Amerik\u00ebs ta respektojn\u00eb demokracin\u00eb dhe miq\u00ebsin\u00eb e sinqert\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. I lutemi zotit Grenell t&#8217;mos i p\u00ebrbuz\u00eb vet\u00eb zemrat e bardha t\u00eb Presidentit Klinton, t\u00eb William Walker, t\u00eb Sekretares Albright etj. etj. t\u00eb aq shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Kjo e fundit, Znj. Madeleine Albright ishte madje e para fem\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbente Madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb postin e Sekretares s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ju z. Grenell u b\u00ebt\u00eb gej-diplomati i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb kabinetike t\u00eb Amerik\u00ebs (historia deshi, ju b\u00ebri), dhe kjo \u00ebsht\u00eb histori legjitime p\u00ebr lakmin\u00eb e vet, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e avancimit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb padyshim dhe juve vet\u00eb ju \u00ebsht\u00eb ngrohur zemra. I qe ngrohur zemra dhe Presidentit Obama, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Amerik\u00ebs, nj\u00eb burr\u00eb mjaftuesh\u00ebm zeshkan (nj\u00eb negro-burr\u00eb si \u00e7okollat\u00eb &#8211; do thoshte Berluskoni) u b\u00eb President. Vall\u00eb ku ka Amerik\u00eb m\u00eb t&#8217;madhe se kaq, kur ka patur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori?!<\/p>\n<p>Andaj ju lutemi mos e shkilni, mos e p\u00ebrbuzni madh\u00ebshtin\u00eb e Amerik\u00ebs. Edhe ju z. Grenell i &#8220;pari&#8221;, edhe z. Obama i &#8220;pari&#8221;, nd\u00ebsa Znj. Albright pati qen\u00eb Sekretarja e par\u00eb fem\u00ebr, edhe ajo e &#8220;para&#8221;. Sekretarja&#8230; q\u00eb ia fali shpres\u00ebn dhe mbrojtjen nj\u00eb populli t\u00eb shkelur e t\u00eb p\u00ebrvuajtur, i qoft\u00eb plot drit\u00eb rruga e amshimit, humanistja e thjesht\u00eb e Amerik\u00ebs s\u00eb Madhe, Sekretaren t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb e mban ngroht\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e vet. Populli zem\u00ebrbardh\u00eb i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe i ngelet p\u00ebrjetsh\u00ebm mir\u00ebnjoh\u00ebs Amerik\u00ebs, p\u00ebr lirin\u00eb, p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb shtrenjt\u00eb e t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Shkurt 2025 Si\u00e7 e dim\u00eb, postimi i z. Grenell n\u00eb X (Twitter) p\u00ebr Kryeministrin Kurti, nuk ishte aspak p\u00ebr lakmi. N\u00eb fakt mozomokeq, e megjithat\u00eb mediat shqip sikur s&#8217;i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq &#8220;r\u00ebnd\u00ebsi&#8221;. Ndoshta pak\u00ebz&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16944\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-16944","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16944\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}