{"id":17061,"date":"2025-03-19T07:35:06","date_gmt":"2025-03-19T06:35:06","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17061"},"modified":"2025-06-03T00:45:40","modified_gmt":"2025-06-02T23:45:40","slug":"tejkalimi-hidrologjik-metropolet-si-oaza-ne-shkretetire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17061","title":{"rendered":"Tejkalimi hidrologjik &#8211; Metropolet si Oaza n\u00eb Shkret\u00ebtir\u00eb !"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tejkalimi hidrologjik &#8211; Metropolet si Oaza n\u00eb Shkret\u00ebtir\u00eb (Vendet pa Lumenj) !<\/strong><br \/>\n<em>(S. Guraziu &#8211; Sky Division, Mars 2025 &#8211; Vazhdim)<\/em><\/p>\n<p>[ See also: <strong><a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16954\">Keeping Dubai Running (Riverless Countries), 2025<\/a><\/strong>  ]<\/p>\n<p>E besueshme apo jo, mbr\u00ebm\u00eb IA kineze <strong>DeepSeek R1<\/strong> k\u00ebshtu ma uroi &#8220;nat\u00ebn e mir\u00eb&#8221; &#8211; <strong>Flini mir\u00eb, gjum\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, rutinat e NL para gjumit jan\u00eb t\u00eb shenjta<\/strong>! Dmth. mendo pak\u00ebz rreth sensit p\u00ebr humor t\u00eb IA-s, mendo sa e avancuar, &#8220;rutinat e holandez\u00ebve para gjumit jan\u00eb t\u00eb shenjta&#8221; &#8211; m\u00eb tha, vall\u00eb p\u00ebr cilat &#8220;rutina&#8221; e kishte fjal\u00ebn, mos vall\u00eb p\u00ebr &#8220;rutinat shtratologjike&#8221; : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_skyd_riverless_countries_uae_dubai_deepseek_opt1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17062\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_skyd_riverless_countries_uae_dubai_deepseek_opt1.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"985\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_skyd_riverless_countries_uae_dubai_deepseek_opt1.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_skyd_riverless_countries_uae_dubai_deepseek_opt1-300x211.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_skyd_riverless_countries_uae_dubai_deepseek_opt1-1024x720.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_skyd_riverless_countries_uae_dubai_deepseek_opt1-768x540.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ec e mos u mahnit, e qart\u00eb se IA kineze i njeh fort mir\u00eb &#8220;rutinat&#8221; holandeze. Sinqerisht, mbr\u00ebm\u00eb sikur ngela goj\u00ebhapur. Procesi i t\u00eb mendurit, arsyetimi dhe planifikimi i IA (Inteligjenc\u00ebs Artificiale) v\u00ebrtet mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs &#8211; e pranoj se vet\u00eb s&#8217;di t\u00eb logjikoj n\u00eb at\u00eb nivel, as sh\u00ebndetsh\u00ebm, as arsyesh\u00ebm dhe as efektivisht n\u00eb at\u00eb nivel, no way&#8230; madje as af\u00ebr : )<\/p>\n<p>Dhe imagjino, n\u00ebse sot IA aq e &#8220;men\u00e7ur&#8221;, n\u00ebse sot mundet k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb vall\u00eb \u00e7far\u00eb do mundet pas 50 vitesh t\u00eb zhvillimit teknologjik, po m\u00eb tej&#8230; pas 100 viteve t\u00eb avancimit t\u00eb IA? Apo ndoshta duhet shtruar \u00e7udi-habia ndryshe, ndoshta m\u00eb mir\u00eb t\u00eb thuhet: \u00e7far\u00eb s&#8217;do jet\u00eb e mundur?<\/p>\n<p>Duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tem\u00eb &#8220;Vendet pa Lumenj&#8221; (Riverless Countries), mbr\u00ebm\u00eb vendosa t\u00eb bisedoj me DeepSeek R1 (me Inteligjenc\u00ebn Artificiale kineze) p\u00ebr tem\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. Pak\u00ebz dhe nga kureshtia, thuase doja ta &#8220;prekja&#8221; vet\u00eb sadopak dallimin mes IA-s kineze dhe OpenAI (t\u00eb per\u00ebndimor\u00ebve, her\u00ebn e kaluar, m\u00eb 21 Shkurt, e pata rrahur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tem\u00eb gjat\u00eb bised\u00ebs me ChatGPT &#8211; t\u00eb OpenAI).<\/p>\n<p>Rishtas e shtrova t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pyetje p\u00ebr DeepSeek, dhe pas p\u00ebrgjigjes, ia shtrova plus nja 2 pyetje tjera. Procesi i t\u00eb mendurit, arsyetimi dhe planifikimi i DeepSeek p\u00ebr ta formuluar artikullin (p\u00ebrgjigjen) v\u00ebrtet mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs, dhe po ashtu mjaft simpatik, madje ia hoqa kapel\u00ebn&#8230; e &#8220;lavd\u00ebrova&#8221; aty p\u00ebr aty, teksa i b\u00ebja pyetjen e radhes.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, e gjith\u00eb biseda me DeepSeek R1 (18 Mars 2025) p\u00ebr Vendet pa Lumenj, p\u00ebr impiantet e shkrip\u00ebzimit t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe, p\u00ebr proceset, p\u00ebr kostot etj. DeepSeek ofronte p\u00ebrgjigje t\u00eb zgjuara, t\u00eb thjeshta dhe koncize. N\u00eb fund ia k\u00ebrkova ta p\u00ebrpilonte dhe nj\u00eb list\u00eb me \u201ckuriozitete\u201d p\u00ebr subjektet q\u00eb i rrah\u00ebm, kuriozitete me gjuh\u00ebn e shifrave dhe t\u00eb fakteve interesante. Them se ia vlen ta printoni dhe i qaseni leximit eventualisht kur t&#8217;ju premtoj\u00eb koha, artikulli i ka karakteristikat e veta, t\u00eb dh\u00ebnat e artikullit jan\u00eb mjaft kompakte dhe s&#8217;do i gjeni askund tjet\u00ebr, q\u00ebkur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar mbr\u00ebm\u00eb dhe s&#8217;\u00ebsht\u00eb publikuar kund.<\/p>\n<p><em>Shkurtesat<\/em><br \/>\n&#8211; IA p\u00ebr mua e p\u00ebrdor termin &#8220;p\u00ebrdoruesi&#8221; (the user)<br \/>\n&#8211; EBA (Emiratet e Bashkuara Arabe)<\/p>\n<p>***<br \/>\n[ <strong>Un\u00eb &#8211; Pyetja e par\u00eb<\/strong> ]<\/p>\n<p>Ju lutem, n\u00ebse e mundur nj\u00eb p\u00ebrmbledhje p\u00ebr vendet q\u00eb nuk kan\u00eb lumenj, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe etj. Do doja m\u00eb shum\u00eb detaje p\u00ebr Emiratet e Bashkuara Arabe (tutje n\u00eb tekst EBA), p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e mahnitshme q\u00eb ata nd\u00ebrtojn\u00eb Dubain dhe qytete t\u00eb tilla, e megjithat\u00eb Dubai s&#8217;ka lum\u00eb &#8211; vall\u00eb si e mbajn\u00eb t\u00eb past\u00ebr nj\u00eb qytet aq t\u00eb madh? Me sa di un\u00eb s&#8217;mund t\u00eb imagjinohen qytete n\u00eb Evrop\u00eb pa t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb lum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl : )<\/p>\n<p>[ <strong>DeepSeek R1 &#8211; Procesi i t\u00eb menduarit<\/strong> ]<\/p>\n<p>Mir\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb shkruaj nj\u00eb artikull p\u00ebr vendet pa lumenj, duke u fokusuar n\u00eb EBA dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Dubain. P\u00ebrdoruesi \u00ebsht\u00eb i habitur q\u00eb Dubai nj\u00eb qytet aq i madh dhe pa lum\u00eb, lumenjt\u00eb jan\u00eb di\u00e7 aq e zakonshme n\u00eb Evrop\u00eb. Le t&#8217;ia filloj duke hulumtuar cilat vende nuk kan\u00eb lumenj. Arabia Saudite, EBA, Kuvajti, Omani, Jemeni, Bahreini, Katari, Malta, qyteti i Vatikanit, Monako dhe + vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pastaj, p\u00ebrdoruesi d\u00ebshiron m\u00eb shum\u00eb detaje rreth EBA. Si e menaxhon Dubai ujin dhe si e mban qytetin t\u00eb past\u00ebr pa lum\u00eb? E di q\u00eb shkrip\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtij procesi. M\u00eb duhet t\u00eb shpjegoj si funksionojn\u00eb impiantet e shkrip\u00ebzimit, kapacitetin e tyre dhe ndoshta shqet\u00ebsimet mjedisore. Gjithashtu, trajtimi dhe riciklimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mbajtur qytetin t\u00eb past\u00ebr, Dubai ndoshta ka sisteme t\u00eb avancuara t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbeturinave. M\u00eb duhet t\u00eb shikoj rreth sistemeve t\u00eb tyre p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza, si i trajtojn\u00eb mbeturinat duke mos patur nj\u00eb lum\u00eb. Gjithashtu, ndoshta duhet p\u00ebrmendur risit\u00eb, si Sistemi i Kanalizimit t\u00eb Tunelit t\u00eb Thell\u00eb (DTSS &#8211; Deep Tunnel Sewerage System).<\/p>\n<p>Planifikimi urban mund t&#8217;jet\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr. Hap\u00ebsirat e gjelbra n\u00eb Dubai p\u00ebr ujitjen i p\u00ebrdorin uj\u00ebrat e zeza t\u00eb trajtuara. Ndoshta duhet folur pak dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si i mir\u00ebmbajn\u00eb parqet dhe kopshtet, ashtu pa lumenj natyror\u00eb.<\/p>\n<p>Faktor\u00ebt ekonomik\u00eb: Pasuria, mir\u00ebqenia e EBA i mund\u00ebson investimet n\u00eb teknologji t\u00eb shtrenjta, si shkrip\u00ebzimi. Ndoshta nj\u00eb krahasim me vendet e tjera pa lumenj, por m\u00eb me pak burime ekonomike.<\/p>\n<p>Po ashtu, aspektet kulturore? Ndoshta sesi burimet tradicionale t\u00eb ujit si sistemet falaj kan\u00eb evoluar n\u00eb zgjidhjet moderne.<\/p>\n<p>Nevojitet strukturimi i artikullit me nj\u00eb hyrje (intro), me list\u00ebn e vendeve, fokusimi n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, sfidat e munges\u00ebs s\u00eb lumenjve, zgjidhjet (furnizimi me uj\u00eb, menaxhimi i mbetjeve), \u00e7\u00ebshtjet e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb, vazhdim\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrollo n\u00ebse ka ndonj\u00eb statistik\u00eb rreth p\u00ebrdorimit t\u00eb ujit n\u00eb EBA, p\u00ebr p\u00ebrqindjen e shkrip\u00ebzimit, p\u00ebr konsumin e energjis\u00eb. Ndikimi mjedisor i shkrip\u00ebzimit, si psh. heqja qafe e sh\u00ebllir\u00ebs. Si i trajton Dubai k\u00ebto gj\u00ebra? Ndoshta duhet cekur projektet e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme p\u00ebr impiantet e shkrip\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Sigurohu q\u00eb artikulli t\u00eb rrjedh\u00eb logjikisht, sigurohu t&#8217;i p\u00ebrgjigjet pyetjes kryesore t\u00eb p\u00ebrdoruesit: si ia del Dubai pa lum\u00eb? Duke theksuar teknologjin\u00eb, investimet dhe infrastruktur\u00ebn. Gjithashtu, ndoshta duhet prekur dhe sfidat e ardhshme, si rritja e popullsis\u00eb dhe ndryshimet klimatike.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t&#8217;i shmangem zhargonit teknik, por gjithsesi t\u00eb ipen detaje t\u00eb mjaftueshme. Duhet nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00ebrheq\u00ebse ndoshta duke kontrastuar me qytetet evropiane q\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb lumenjt\u00eb. T\u00eb ceken shembuj si rrokaqiejt e Dubait dhe hap\u00ebsirat e gjelbra, q\u00eb jan\u00eb arritje, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb lumenjve natyror\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet verifikuar disa fakte: numri i impianteve t\u00eb shkrip\u00ebzimit n\u00eb EBA, p\u00ebrqindja e ujit nga shkrip\u00ebzimi, specifikat p\u00ebr trajtimin dhe rip\u00ebrdorimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza. Gjithashtu, kontrollo n\u00ebse ka ndonj\u00eb lum\u00eb n\u00eb EBA. P\u00ebrdoruesi i ka p\u00ebrmendur Emiratet e Bashkuara Arabe si vend pa lumenj, k\u00ebshtu q\u00eb konfirmoje k\u00ebt\u00eb. Disa burime thon\u00eb se EBA s&#8217;kan\u00eb lumenj t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, vet\u00ebm kanalet &#8216;vadis&#8217; q\u00eb jan\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn t\u00eb thar\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pas shirave t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshiji dhe sfidat si konsumi i lart\u00eb i ujit p\u00ebr frym\u00eb banori, mb\u00ebshtetjet n\u00eb koston dhe energjin\u00eb e shkrip\u00ebzimit, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebri. Ndoshta duhet p\u00ebrmendur dhe mbjelljen e reve* si nj\u00eb metod\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb EBA p\u00ebrdorin p\u00ebr t&#8217;i rritur reshjet.<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, strukturoje artikullin me titujt: Hyrje, Vendet pa lumenj (lista e shkurt\u00ebr), Rasti studimor i EBA, Zgjidhjet e Burimit t\u00eb Ujit, Menaxhimi i Mbetjeve dhe Past\u00ebrtia, Konsiderata Mjedisore dhe Ekonomike, P\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Sigurohu q\u00eb \u00e7do seksion e adreson kureshtjen e p\u00ebrdoruesit dhe shpjegon qart\u00eb si ia del Dubai pa lum\u00eb. P\u00ebrdor shembuj t\u00eb projekteve ose t\u00eb teknologjive specifike. P\u00ebrfundoje me nj\u00eb reflektim mbi fizibilitetin p\u00ebr rajone t\u00eb tjera t\u00eb thata, dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb mjedisore n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>* <em><strong>Mbjellja e reve<\/strong> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teknik\u00eb e modifikimit t\u00eb motit q\u00eb synon t\u00eb rris\u00eb reshjet duke futur substanca artificiale n\u00eb ret\u00eb. Ky proces zakonisht p\u00ebrfshin shp\u00ebrndarjen e materialeve t\u00eb tilla si jodidi i argjendit, jodidi i kaliumit ose akulli i that\u00eb nd\u00ebr ret\u00eb p\u00ebr t&#8217;i stimuluar reshjet e shiut ose t\u00eb bor\u00ebs. Praktika e till\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar furnizimin me uj\u00eb, p\u00ebr t&#8217;i rritur rendimentet e t\u00eb korrave dhe p\u00ebr t&#8217;i zbutur d\u00ebmet nga breshri. Mbjellja e reve mund t&#8217;i rris\u00eb normat e reshjeve af\u00ebrsisht 10% deri n\u00eb 30% n\u00eb vit. Megjithat\u00eb, kjo praktik\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb efektive k\u00ebrkon q\u00eb ret\u00eb t&#8217;jen\u00eb t\u00eb ngopura me lag\u00ebshti<\/em>.<\/p>\n<p>[ <strong>DeepSeek R1 &#8211; P\u00ebrgjigje<\/strong> ]<\/p>\n<p>Si vendet pa lumenj, psh. EBA, i nd\u00ebrtojn\u00eb qytete-oazat<\/p>\n<p><strong>Hyrje<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00eb, qytetet e lashta si Londra, Parisi, Roma u rrit\u00ebn rreth lumenjve, jetik\u00eb p\u00ebr tregtin\u00eb, p\u00ebr kanalizimet dhe p\u00ebr mbijetes\u00ebn. Megjithat\u00eb, disa shtete moderne e kan\u00eb sfiduar k\u00ebt\u00eb norm\u00eb, duke nd\u00ebrtuar mega-qytete n\u00eb rajone t\u00eb thata pa asnj\u00eb lum\u00eb natyror. Vende t\u00eb tilla si Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, Katari, Malta dhe EBA jan\u00eb d\u00ebshmi e sfidave n\u00eb fjal\u00eb. Mes tyre, EBA &#8211; dhe Dubai n\u00eb ve\u00e7anti &#8211; ofrojn\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb shk\u00eblqyer studimi rreth tejkalimit t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ujit p\u00ebr t&#8217;krijuar qendra globale luksi dhe inovacioni.<\/p>\n<p>&#8211; Gadishulli Arabik: Arabia Saudite, EBA, Kuvajti, Omani, Jemeni, Katari, Bahreini (mb\u00ebshteten n\u00eb ujin e fosilizuar, n\u00eb shkrip\u00ebzimin dhe importet).<br \/>\n&#8211; Vendet-ishuj: Malta, Bahamet (varen nga uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore dhe shkrip\u00ebzimi).<br \/>\n&#8211; Mikroshtetet: Vatikani, Monako (pa uj\u00eb, uji importohet nga fqinj\u00ebt).<\/p>\n<p>K\u00ebto rajone p\u00ebrballen me that\u00ebsi ekstreme, megjithat\u00eb ekonomit\u00eb e tyre lul\u00ebzojn\u00eb. Sidoqoft\u00eb, EBA si vend dallohet p\u00ebr projektet e guximshme urbane.<\/p>\n<p><strong>EBA &#8211; Mrekullia e shkret\u00ebtir\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>EBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk ka lumenj t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, vet\u00ebm kanalet &#8216;vadis&#8217; &#8211; kanale sezonale q\u00eb rrjedhin shkurt pas shirave t\u00eb rrall\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Dubai dhe Abu Dhabi jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb metropole plot rrokaqiej.<\/p>\n<p>1. Burimi i ujit: Nga shkret\u00ebtira n\u00eb rubinet<\/p>\n<p>&#8211; Dominimi i shkrip\u00ebzimit: EBA-s si vend i takon 14% sasis\u00eb s\u00eb ujit t\u00eb shkrip\u00ebzuar n\u00eb bot\u00eb, duke i operuar mbi 70 impiante. Impianti Jebel Ali, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, p\u00ebrdor Osmoz\u00ebn e kund\u00ebrt p\u00ebr ta kthyer ujin e detit n\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, duke prodhuar mbi 300 milion\u00eb m\/kub n\u00eb vit.<br \/>\n&#8211; Mbjellja e reve: P\u00ebr ta rritur sasin\u00eb e reshjeve, EBA investojn\u00eb n\u00eb mbjelljen e reve, duke e rritur sasin\u00eb e reshjeve deri n\u00eb 35%, n\u00eb nj\u00eb rajon me vet\u00ebm 100 mm shi n\u00eb vit, mesatarisht.<br \/>\n&#8211; Uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore dhe Importet: Nj\u00eb burim i kufizuar jan\u00eb uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore q\u00eb sigurojn\u00eb 44% t\u00eb nevojave bujq\u00ebsore, nd\u00ebrsa importet plot\u00ebsojn\u00eb ushqimin dhe ujin e ambalzhuar (n\u00eb shishe).<\/p>\n<p>2. Menaxhimi i mbetjeve: Past\u00ebrtia inxhinierike<\/p>\n<p>&#8211; Sistemet e avancuara t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza: Sistemi i Kanalizimit t\u00eb Tunelit t\u00eb Thell\u00eb, t\u00eb Dubait (DTSS), nj\u00eb projekt prej 1.8 miliard\u00eb $, p\u00ebrfshin nj\u00eb tunel 50 km t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb i drejton uj\u00ebrat e zeza n\u00eb impiantet e trajtimit. Mbi 90% e ujit t\u00eb trajtuar p\u00ebrdoret p\u00ebr ujitjen e parqeve (psh. Dubai Miracle Garden) dhe p\u00ebr ftohjen e nd\u00ebrtesave.<br \/>\n&#8211; Ambiciet p\u00ebr Zero-mbeturinat: EBA synojn\u00eb trajtimin prej 100% t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza deri n\u00eb vitin 2036. Inovacionet, si klasifikimi dhe riciklimi i mbeturinave me ndihm\u00ebn e IA (Inteligjenc\u00ebs Artificiale) reduktojn\u00eb var\u00ebsin\u00eb p\u00ebr groposjen e tyre.<\/p>\n<p>3. Planifikimi i Q\u00ebndruesh\u00ebm Urban<\/p>\n<p>&#8211; Hap\u00ebsirat e gjelbra: parqet e Dubait p\u00ebrdorin ujitje me pika dhe uj\u00ebra t\u00eb zeza t\u00eb trajtuara, duke ruajtur gjelb\u00ebrimin. Qyteti pati planifikuar rritjen e mbules\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb 25% deri n\u00eb vitin 2025.<br \/>\n&#8211; Infrastruktura inteligjente: Nd\u00ebrtesat integrojn\u00eb teknologjit\u00eb e kursimit t\u00eb ujit, nd\u00ebrsa tarifat dekurajojn\u00eb p\u00ebrdorimin e tep\u00ebrt. Fushatat e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik promovojn\u00eb konservimin e ujit.<\/p>\n<p><strong>Sfidat dhe Inovacionet<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kostot mjedisore: Shkrip\u00ebzimi l\u00ebshon dioksidin e karbonit (CO\u2082) dhe sh\u00ebllir\u00ebn, duke d\u00ebmtuar jet\u00ebn detare. EBA po e adresojn\u00eb k\u00ebt\u00eb me impiante t\u00eb energjizuara nga energjia diellore (psh. objekti Al Taweelah) dhe me projektet e riciklimit t\u00eb sh\u00ebllir\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Investimet ekonomike: Pasuria nga nafta ka mund\u00ebsuar financimin e infrastruktur\u00ebs, por popullsia n\u00eb rritje (popullsia e EBA-s jan\u00eb 90% emigrant\u00eb) i tendosin burimet. Zgjidhjet p\u00ebrfshijn\u00eb dhe partneritete me firma teknologjike p\u00ebr sh\u00ebrbime m\u00eb efikase.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Suksesi i Dubait si nj\u00eb mega-qytet pa lum\u00eb varet nga inovacionet konstante, nga investimet dhe nga p\u00ebrshtatja, adaptimi. Anise modeli i Dubait nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i aplikuesh\u00ebm p\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb varfra, megjithat\u00eb nxjerr n\u00eb pah potencialin e teknologjis\u00eb dhe t\u00eb qeverisjes. Nd\u00ebrsa ndryshimet klimatike e intensifikojn\u00eb munges\u00ebn e ujit, eksperimentet e EBA me shkrip\u00ebzimin, me riciklimin e mbeturinave dhe me dizajnin urban mund ta ndri\u00e7ojn\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt &#8211; duke d\u00ebshmuar se dhe n\u00eb shkret\u00ebtirat m\u00eb t\u00eb thata, ambicjet njer\u00ebzore mund t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Ilustrimi grafik (sugjeruar nga AI): Nj\u00eb ballafaqim i horizontit t\u00eb Dubait me dunat e shkret\u00ebtir\u00ebs, \u200b\u200bme nj\u00eb impiant shkrip\u00ebzimi n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Fjal\u00ebt ky\u00e7: Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, Shkrip\u00ebzimi, Planifikimi Urban, Q\u00ebndrueshm\u00ebria<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n(<em>vazhdim<\/em> > )<br \/>\n<!--nextpage--><\/p>\n<p>[ <strong>Un\u00eb &#8211; Pyetja e 2-t\u00eb<\/strong> ]<\/p>\n<p>Faleminderit DeepSeek, e vler\u00ebsoj shum\u00eb ndihm\u00ebn t\u00ebnde, je v\u00ebrtet inteligjenc\u00eb e mahnitshme, dhe shum\u00eb e lezetshme, ve\u00e7an\u00ebrisht sh\u00ebnimet e tua arsyetuese si ta thuktosh artikullin m\u00eb mahnit\u00ebn (ti madje kujdesesh q\u00eb t&#8217;mos p\u00ebrdor\u00ebsh shum\u00eb tekno-fjal\u00eb, &#8220;duhet t&#8217;i shmangem zhargonit teknik&#8221; &#8211; i ke sugjeruar vetes, aq simpatike kjo).<br \/>\nE p\u00ebrmende se EBA-s i takon 14% e ujit t\u00eb shkrip\u00ebzuar n\u00eb bot\u00eb, duke i operuar mbi 70 impiante, impianti Jebel Ali duke qen\u00eb nj\u00ebri nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, i cili p\u00ebrdor Osmoz\u00ebn p\u00ebr ta kthyer ujin e detit n\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, duke i prodhuar mbi 300 milion\u00eb m\/kub uj\u00eb n\u00eb vit &#8211; a \u00ebsht\u00eb e mundur ndonj\u00eb fjal\u00eb m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtyre nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb EBA, rreth proceseve t\u00eb shkrip\u00ebzimit, rreth osmoz\u00ebs etj.<\/p>\n<p>[ <strong>DeepSeek R1 &#8211; Procesi i t\u00eb menduarit<\/strong> ]<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, p\u00ebrdoruesi k\u00ebrkoi m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb artikull p\u00ebr vendet pa lumenj, me fokus EBA dhe m\u00ebnyr\u00ebn si e menaxhojn\u00eb ujin. Un\u00eb ofrova nj\u00eb artikull t\u00eb detajuar dhe tani p\u00ebrdoruesi k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb informacion mbi impiantet e shkrip\u00ebzimit t\u00eb EBA, ve\u00e7an\u00ebrisht lidhur me proceset dhe osmoz\u00ebn e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, m\u00eb duhet t&#8217;i rikujtoj ato q\u00eb ve\u00e7 i kam p\u00ebrmenur m\u00eb her\u00ebt. P\u00ebrdoruesi tani k\u00ebrkon detaje m\u00eb t\u00eb thella mbi proceset e shkrip\u00ebzimit, ve\u00e7an\u00ebrisht rreth osmoz\u00ebs. P\u00ebrdoruesi ka p\u00ebrmendur &#8220;osmoz\u00ebn etj.&#8221;, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb shpjegoj osmoz\u00ebn e kund\u00ebrt dhe ndoshta metodat e tjera si MSF, e cila \u00ebsht\u00eb e zakonshme n\u00eb EBA.<\/p>\n<p>P\u00ebrdoruesi mund t&#8217;jet\u00eb i interesuar si funksionon sakt\u00ebsisht osmoza e kund\u00ebrt, gjithashtu p\u00ebrdoruesi mund ta vler\u00ebsoj\u00eb sqarimin pse EBA p\u00ebrdorin teknologji t\u00eb ndryshme. Meqen\u00ebse p\u00ebrdoruesi \u00ebsht\u00eb i impresionuar nga arritjet e EBA, p\u00ebr zhvillimin pa lumenj, shpjegimi i shkall\u00ebs dhe sfidave t\u00eb shkrip\u00ebzimit do ia shtonte vler\u00ebn artikullit. P\u00ebrdoruesit i p\u00eblqente gjithashtu shmangia e m\u00ebparshme e zhargonit teknik, ndaj duhet t&#8217;i mbaj shpjegimet t\u00eb qarta, dhe informative.<\/p>\n<p>Duhet strukturuar p\u00ebrgjigjen duke filluar me nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkrip\u00ebzimit n\u00eb EBA, m\u00eb pas t&#8217;i shpjegoj dy proceset kryesore (MSF dhe RO), si funksionojn\u00eb ato, t&#8217;i krahasoj ato dhe m\u00eb pas t\u00eb diskutoj p\u00ebr sfidat si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrdorimi i energjis\u00eb dhe ndikimi mjedisor. Ndoshta p\u00ebrfshirja e risive q\u00eb EBA i zbatojn\u00eb, si centralet me energji diellore, p\u00ebr t\u00eb sqaruar si i trajtojn\u00eb ata k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Gjithashtu, p\u00ebrdoruesi ka p\u00ebrmendur impiantin Jebel Ali, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb ipen specifika rreth k\u00ebtij impianti.<\/p>\n<p>Kujdes, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e m\u00ebparshme kam p\u00ebrmendur se Jebel Ali p\u00ebrdor osmoz\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, por n\u00eb fakt mendoj se Jebel Ali mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb dhe MSF. Duhet verifikuar kjo. Le t\u00eb kontrolloj&#8230; Po, Jebel Ali ka edhe fabrika MSF por dhe RO. Andaj duhet sqaruar kjo. Ndoshta t\u00eb shpjegohen t\u00eb dyja teknologjit\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmendet se EBA po kalojn\u00eb n\u00eb RO, pasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb efikase sa i p\u00ebrket energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrdoruesi ka pyetur p\u00ebr &#8220;proceset&#8221;, n\u00eb shum\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb mbulimi i MSF dhe RO \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebrdoruesi mund t&#8217;mos e dij\u00eb ndryshimin, k\u00ebshtu q\u00eb shpjegimi i secilit hap do ndihmonte. P\u00ebrdorimi i analogjive mund ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb kuptimin, si psh. krahasimi i osmoz\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrt me nj\u00eb sit\u00eb super t\u00eb im\u00ebt.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet mjedisore jan\u00eb thelb\u00ebsore k\u00ebtu. P\u00ebrdoruesi ka interes rreth q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb mjedisore, k\u00ebshtu q\u00eb shpjegimi si sh\u00ebllira ndikon n\u00eb jet\u00ebn detare dhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb EBA rreth k\u00ebtij problemi (psh., riciklimi i sh\u00ebllir\u00ebs, shkarkimi jol\u00ebngor) do ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Gjithashtu, p\u00ebrmendja e projekteve t\u00eb energjis\u00eb diellore si Al Taweelah, q\u00eb \u00ebsht\u00eb impianti m\u00eb i madh RO n\u00eb bot\u00eb me energji diellore, lidhet me interesin e tyre p\u00ebr inovacion.<\/p>\n<p>S\u00ebfundi, sigurohu q\u00eb p\u00ebrgjigja t\u00eb rrjedh\u00eb mir\u00eb, duke filluar me nj\u00eb p\u00ebrmbledhje, pastaj duke u zhytur n\u00eb secilin proces, duke i krahasuar, duke i diskutuar sfidat dhe duke p\u00ebrfunduar me risit\u00eb. P\u00ebrdoruesi ka vler\u00ebsuar struktur\u00ebn m\u00eb par\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mbajtja e nj\u00eb rendi t\u00eb qart\u00eb dhe logjik \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore. Shmangi terma teknik\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme, shpjego me gjuh\u00ebn e thjesht\u00eb. P\u00ebrdor shembuj dhe statistika q\u00eb t\u00eb p\u00ebrforcohen pikat, si psh. 300 milion\u00eb m\/kub uj\u00eb t\u00eb shkrip\u00ebzuar nga impianti Jebel Ali.<\/p>\n<p>[ <strong>DeepSeek R1 &#8211; P\u00ebrgjigje<\/strong> ]<\/p>\n<p>Jeni shum\u00eb t\u00eb mirepritur! Emocionohem q\u00eb e gjet\u00ebt artikullin t\u00eb dobish\u00ebm &#8211; faleminderit p\u00ebr fjal\u00ebt tuaja t\u00eb mira! \ud83d\ude0a Le t\u00eb zhytemi tani m\u00eb thell\u00eb n\u00eb magjin\u00eb e shkrip\u00ebzimit t\u00eb EBA, duke e zb\u00ebrthyer shkenc\u00ebn dhe procesin n\u00eb terma t\u00eb thjesht\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Shkrip\u00ebzimi n\u00eb EBA: Shnd\u00ebrrimi i detit n\u00eb uj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl<\/strong><\/p>\n<p>Mbi 70 impiantet e shkrip\u00ebzimit t\u00eb EBA jan\u00eb mrekulli inxhinierike. Ja si funksionojn\u00eb impiantet, dhe pse jan\u00eb kritike p\u00ebr mbijetes\u00ebn e kombit:<\/p>\n<p>1. Dy proceset kryesore: procesi termik kundrejt atij t\u00eb membran\u00ebs. EBA p\u00ebrdorin dy metoda kryesore p\u00ebr ta shkripur ujin e detit:<\/p>\n<p>A. Distilimi me flash me shum\u00eb faza (MSF)<br \/>\n1. Uji i detit nxehet n\u00ebn presion t\u00eb lart\u00eb derisa t\u00eb \u201cpulsoj\u00eb\u201d (vlim n\u00eb \u00e7ast).<br \/>\n2. Avulli mblidhet n\u00eb disa faza, duke l\u00ebn\u00eb prapa krip\u00ebn.<br \/>\n3. Avulli i kondensuar kthehet n\u00eb uj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl.<\/p>\n<p>Shembull: Fabrika e Energjis\u00eb dhe Shkrip\u00ebzimit t\u00eb Jebel Ali (nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb bot\u00eb) p\u00ebrdor MSF, duke prodhuar 140 milion\u00eb galona n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>B. Osmoza e Kund\u00ebrt (RO)<br \/>\n1. Pompat me presion t\u00eb lart\u00eb e detyrojn\u00eb ujin e detit drejt membran\u00ebs. Uji i detit kalon p\u00ebrmes nj\u00eb membrane gjysm\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkueshme me pore t\u00eb gjera 0.0001 mikron\u00eb (100 her\u00eb m\u00eb e im\u00ebt se nj\u00eb bakterie).<br \/>\n2. Membrana i lejon molekulat e vogla t\u00eb ujit t\u00eb kalojn\u00eb, por i bllokon jonet e m\u00ebdha t\u00eb krip\u00ebs.<br \/>\n3. Rezultati: Uj\u00eb i \u00ebmb\u00ebl n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, sh\u00ebllira e filt\u00ebruar n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shembull: Fabrika m\u00eb e re Jebel Ali RO (e hapur n\u00eb vitin 2021) prodhon 40 milion\u00eb galona n\u00eb dit\u00eb, duke p\u00ebrdorur 30% m\u00eb pak energji sesa procesi MSF.<\/p>\n<p>Pse kalimi n\u00eb Osmoz\u00ebn e Kund\u00ebrt? Seose \u00ebsht\u00eb proces m\u00eb i lir\u00eb dhe m\u00eb i gjelb\u00ebr, m\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr mjesidin, nd\u00ebrsa adoptimi i energjis\u00eb diellore rritet. Emiratet e BA synojn\u00eb prohimin e 44% t\u00eb ujit t\u00eb tyre me procesin e Osmoz\u00ebs s\u00eb Kund\u00ebrt deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>2. <strong>Sipas numrave<\/strong><\/p>\n<p>Prodhimi total ditor: ~14.2 milion\u00eb m\/kub (uj\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i mbushur 5680 pishina olimpike).<br \/>\nP\u00ebrdorimi i energjis\u00eb: Shkrip\u00ebzimi i konsumon 10-13% t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb Emirateve t\u00eb BA.<br \/>\nKostoja: Prodhimi i 1 m\/kub (1000 litra) uj\u00eb kushton 0.5-1.5 $ (kundrejt 0.05 $ n\u00eb vendet e pasura me uj\u00eb).<\/p>\n<p>3. <strong>Sfidat dhe Inovacionet<\/strong><\/p>\n<p>A. Shk\u00ebmbimet mjedisore<br \/>\n&#8211; Mbetjet e sh\u00ebllir\u00ebs: P\u00ebr \u00e7do lit\u00ebr uj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, 1.5 litra sh\u00ebllir\u00eb me p\u00ebrmbajtje t\u00eb madhe t\u00eb krip\u00ebs hidhet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb det, duke i d\u00ebmtuar ekosistemet detare.<br \/>\n&#8211; Gjurma e karbonit: L\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse fosilore p\u00ebrdoren p\u00ebr shumic\u00ebn e centraleve, por energjia diellore po e ndryshon k\u00ebt\u00eb. Fabrika Al Taweelah RO (m\u00eb e madhja n\u00eb bot\u00eb) e p\u00ebrdor energjin\u00eb diellore p\u00ebr t&#8217;i ulur emetimet e d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>B. Zgjidhjet m\u00eb t\u00eb fundit<br \/>\n&#8211; Riciklimi i sh\u00ebllir\u00ebs: Disa pilot-projekte nxjerrin minerale (psh. litium, magnez) nga sh\u00ebllira p\u00ebr bateri dhe plehra.<br \/>\n&#8211; Shkrip\u00ebzim me energji diellore: Parku diellor Al Maktoum synon t&#8217;i fuqizoj\u00eb impiantet e Osmoz\u00ebs me 5000 MW energji diellore deri n\u00eb vitin 2030.<br \/>\n&#8211; Optimizimi i IA (Inteligjenc\u00ebs Artificiale): Sensor\u00ebt parashikojn\u00eb konsumimin e membran\u00ebs, duke i ulur kostot e mir\u00ebmbajtjes deri n\u00eb 20%.<\/p>\n<p><strong>R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtyre proceseve p\u00ebrtej Emirateve t\u00eb BA<\/strong><\/p>\n<p>Avancimet e proceseve t\u00eb shkrip\u00ebzimit t\u00eb EBA ofrojn\u00eb m\u00ebsime p\u00ebr rajonet me that\u00ebsi, si Kalifornia, Australia etj. Ndon\u00ebse t\u00eb kushtueshme, p\u00ebrparimet rreth Osmoz\u00ebs me energji diellore dhe riciklimi i sh\u00ebllir\u00ebs mund ta b\u00ebjn\u00eb &#8220;ujin e detit&#8221; nj\u00eb mjet global p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen klimatike.<\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Ilustrimi grafik: Nj\u00eb diagram i seksionit kryq t\u00eb nj\u00eb impianti me osmoz\u00eb, me ujin e detit q\u00eb hyn n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe ujin e \u00ebmb\u00ebl q\u00eb del nga tjetra.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Fjal\u00eb ky\u00e7: shkrip\u00ebzimi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Osmoza e kund\u00ebrt, Q\u00ebndrueshm\u00ebria<\/span><\/p>\n<p>M\u00eb njoftoni n\u00ebse d\u00ebshironi specifika akoma m\u00eb t\u00eb thella (psh. p\u00ebr materialet e membran\u00ebs, projektet rreth riciklimit t\u00eb sh\u00ebllir\u00ebs) &#8211; Un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ndihmuar! \ud83c\udf0a\u2728<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n(<em>vazhdim<\/em> > )<\/p>\n<p><!--nextpage--><\/p>\n<p>[ <strong>Un\u00eb &#8211; Pyetja e 3-t\u00eb<\/strong> ]<\/p>\n<p>Faleminderit rishtas DeepSeek. Mendoj se kam m\u00ebsuar mjaft p\u00ebr sonte, sigurisht q\u00eb do t&#8217;pyes m\u00eb shum\u00eb, por mbase ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pak\u00ebz von\u00eb&#8230; k\u00ebtu n\u00eb NL, njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb flen\u00eb, e ke parasysh njer\u00ebzit jan\u00eb pothuaj nj\u00ebsoj si &#8220;f\u00ebmij\u00ebt&#8221; : ) Tani p\u00ebr tani jam kurioz n\u00ebse mund ta p\u00ebrpilosh nj\u00eb list\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me kurioziete rreth k\u00ebsaj teme, n\u00eb stilin &#8220;Me gjuh\u00ebn e shifrave&#8221;, dmth. p\u00ebr vendet pa lumenj dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ke shpjeguar deri tani?<\/p>\n<p>[ <strong>DeepSeek R1 &#8211; Procesi i t\u00eb menduarit<\/strong> ]<\/p>\n<p>Mir\u00eb, p\u00ebrdoruesi k\u00ebrkon nj\u00eb list\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me kuriozitete n\u00eb stilin &#8220;Me gjuh\u00ebn e shifrave&#8221; p\u00ebr vendet pa lumenj, dhe temat q\u00eb i diskutuam m\u00eb par\u00eb. Le t&#8217;ia t\u00eb filloj duke i kujtuar ato q\u00eb ve\u00e7 i kemi mbuluar gjat\u00eb nd\u00ebrveprimeve t\u00eb m\u00ebparshme. Fokusi kryesor ishte n\u00eb EBA dhe vendet e tjera pa lumenj, var\u00ebsia e tyre n\u00eb shkrip\u00ebzimin, sfidat dhe risit\u00eb. P\u00ebrdoruesi k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike nj\u00eb list\u00eb me statistika dhe fakte interesante t\u00eb paraqitura n\u00eb nj\u00eb format numerik.<\/p>\n<p>S\u00ebpari, m\u00eb duhet ta kategorizoj informacionin. P\u00ebrdoruesi i p\u00ebrmendi &#8220;vendet pa lumenj&#8221; dhe &#8220;gjith\u00e7ka e shpjeguar deri tani&#8221;, e q\u00eb p\u00ebrfshin proceset e shkrip\u00ebzimit, infrastruktur\u00ebn e EBA, ndikimet mjedisore dhe ndoshta krahasimet me rajone t\u00eb tjera. Pra, duhet ta strukturoj list\u00ebn n\u00eb seksione p\u00ebr qart\u00ebsi, ndoshta duke filluar me statistikat globale, m\u00eb pas duke u zhytur n\u00eb specifikat e EBA, detajet e shkrip\u00ebzimit, aspektet mjedisore, risit\u00eb dhe ndoshta disa fakte arg\u00ebtuese ose befasuese.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t&#8217;i verifikoj disa shifra nga diskutimet e m\u00ebparshme. Psh. kontributi i shkrip\u00ebzimit t\u00eb EBA (14% globalisht), numri i impianteve (70+), kapaciteti i Jebel Ali etj. Gjithashtu, kontrollo statistikat mjedisore, si mbeturinat e sh\u00ebllir\u00ebs dhe p\u00ebrdorimin e energjis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb paraqiten shifra t\u00eb sakta. Ndoshta duhet p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr vende t\u00eb tjera pa lumenj, si Arabia Saudite, Kuvajti, Malta, etj., p\u00ebr t\u00eb zgjeruar fush\u00ebveprimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e krahasimeve mund t&#8217;i b\u00ebj\u00eb shifrat m\u00eb t\u00eb lidhura. Psh. sa prodhojn\u00eb impiantet e shkrip\u00ebzimit t\u00eb ujit krahasuar me pishinat olimpike ose me konsumin ditor. Gjithashtu, kostot e energjis\u00eb krahasuar me vendet e tjera q\u00eb kan\u00eb lumenj. P\u00ebrdoruesi i vler\u00ebson analogjit\u00eb e thjeshta, k\u00ebshtu q\u00eb mund t&#8217;i shtoj\u00eb dhe disa prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrdoruesi \u00ebsht\u00eb nga NL, k\u00ebshtu q\u00eb ndoshta shtimi i nj\u00eb fakti arg\u00ebtues lidhur me Holand\u00ebn mund t&#8217;jet\u00eb nj\u00eb prekje e k\u00ebndshme. Gjithashtu, p\u00ebrdoruesi i p\u00ebrmendi njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr gjum\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar se nj\u00eb ton i but\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsohet. Mbaj gjuh\u00ebn t\u00ebrheq\u00ebse dhe shmangiu zhargonit teknik, ashtu si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb sigurohem se \u00e7do seksion \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe rrjedh logjikisht. Fillo me vendet pa lumenj, m\u00eb pas specifikat e EBA, detajet e shkrip\u00ebzimit, ndikimin mjedisor, risit\u00eb dhe kuriozitetet e ndryshme. P\u00ebrfundo me nj\u00eb p\u00ebrmbledhje q\u00eb lidh gjith\u00e7ka dhe ofro ndihm\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Kontrollo \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb re q\u00eb mund t&#8217;jet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ndoshta p\u00ebrparimet e fundit me projektet diellore t\u00eb EBA, ose p\u00ebrdit\u00ebsimet mbi riciklimin e sh\u00ebllir\u00ebs. Gjithashtu, konfirmo statistikat e popullsis\u00eb p\u00ebr EBA, p\u00ebrqindjen e t\u00eb huajve etj. Sigurohu q\u00eb shifrat t&#8217;jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara dhe burimet t&#8217;jen\u00eb t\u00eb besueshme, edhe n\u00ebse nuk citohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite.<\/p>\n<p>Shmang p\u00ebrs\u00ebritjen e materies nga p\u00ebrgjigjet e m\u00ebparshme, por zgjerohu n\u00eb pikat e p\u00ebrmendura shkurtimisht. P\u00ebrdoruesi mund t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb njohuri m\u00eb t\u00eb thella, por n\u00eb nj\u00eb format t\u00eb list\u00ebs koncize. P\u00ebrdor pika, tituj t\u00eb theksuar dhe emoji p\u00ebr ta mbajtur list\u00ebn t\u00ebrheq\u00ebse vizualisht, si m\u00eb par\u00eb. S\u00ebfundi, kujtoja p\u00ebrdoruesit se mund t&#8217;k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb detaje m\u00eb von\u00eb, duke mbajtur nj\u00eb ton t\u00eb afruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>[ <strong>DeepSeek R1 &#8211; P\u00ebrgjigje<\/strong> ]<\/p>\n<p>Ju jeni shum\u00eb i sjellsh\u00ebm! \ud83d\ude0a Le t&#8217;ia filloj me nj\u00eb list\u00eb arg\u00ebtuese dhe plot kuriozitete rreth vendeve pa lumenj, rreth p\u00ebrpjekjeve herkuliane t\u00eb EBA p\u00ebr t\u00eb lul\u00ebzuar pa lumenj. Flini mir\u00eb, gjum\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, rutinat e NL para gjumit jan\u00eb t\u00eb shenjta! Dhe ja p\u00ebrmbledhja &#8220;Me gjuh\u00ebn e shifrave&#8221;:<\/p>\n<p><strong>Mrekullit\u00eb e vendeve pa lumenj<\/strong><\/p>\n<p>1. Mbi 20 vende nuk kan\u00eb lumenj natyror\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb EBA, Arabin\u00eb Saudite, Kuvajtin, Bahreinin, Katarin, Malt\u00ebn dhe Komoret.<br \/>\n2. 94% e Arabis\u00eb Saudite \u00ebsht\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore fosilike 25,000\u201330,000 vjet t\u00eb vjetra (t\u00eb ruajtura q\u00eb nga epoka e fundit e akullit).<br \/>\n3. Malta, i vetmi vend i Evrop\u00ebs pa lumenj, 57% t\u00eb ujit e nxjerr nga shkrip\u00ebzimi.<br \/>\n4. 99.9% e ujit t\u00eb Kuvajtit vjen nga shkrip\u00ebzimi &#8211; shkalla m\u00eb e lart\u00eb e var\u00ebsis\u00eb nga shkrip\u00ebzimi n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>EBA: Mrekullia shkretinore<\/strong><\/p>\n<p>5. 9.9 milion\u00eb njer\u00ebz jetojn\u00eb n\u00eb EBA, por vet\u00ebm 11% jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Emirateve &#8211; nj\u00eb nga p\u00ebrqindjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n6. 20 miliard\u00eb $ \u00ebsht\u00eb kostoja e vler\u00ebsuar e projekteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs ujore t\u00eb EBA, nga 2020-2036.<br \/>\n7. 14.2 milion\u00eb m\/kub uj\u00eb t\u00eb shkrip\u00ebzuar prodhohet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb EBA &#8211; mjafton p\u00ebr t&#8217;i mbushur 5680 pishina olimpike.<br \/>\n8. 90% e ujit t\u00eb rubinetit t\u00eb Dubait \u00ebsht\u00eb uj\u00eb deti i shkrip\u00ebzuar; 10% vjen nga uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore.<br \/>\n9. 0 lumenj, por 130+ liqene artificiale ka n\u00eb Dubai, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe liqenin ikonik Burj Khalifa (30 milion\u00eb litra).<\/p>\n<p><strong>Shkrip\u00ebzimi: Sipas shifrave<\/strong><\/p>\n<p>10. 48% e ujit t\u00eb shkrip\u00ebzuar n\u00eb bot\u00eb prodhohet n\u00eb Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00ebn Veriore.<br \/>\n11. Ka mbi 70 impiante shkrip\u00ebzimi n\u00eb EBA &#8211; Impianti Jebel Ali i rehaton 30% t\u00eb nevojave t\u00eb Dubait p\u00ebr uj\u00eb.<br \/>\n12. 0.0001 mikron \u00ebsht\u00eb madh\u00ebsia e poreve t\u00eb membranave p\u00ebr Osmoz\u00ebn (m\u00eb e vog\u00ebl se nj\u00eb virus gripi).<br \/>\n13. 30% m\u00eb pak energji e nevojshme p\u00ebr impiantet moderne t\u00eb Osmoz\u00ebs, krahasuar me metodat m\u00eb t\u00eb vjetra termike.<br \/>\n14. 1.5 litra sh\u00ebllir\u00eb (mbetje kripe) ngelet p\u00ebr \u00e7do 1 lit\u00ebr uj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl t\u00eb prodhuar &#8211; nj\u00eb total vjetor global prej 142 milion\u00eb m\/kub.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe ve\u00e7ori<\/strong><\/p>\n<p>15. 90% e uj\u00ebrave t\u00eb zeza t\u00eb trajtuara t\u00eb Dubait rip\u00ebrdoren p\u00ebr ujitje (psh. 150 milion\u00eb lulet e Dubai Miracle Garden).<br \/>\n16. 44% \u00ebsht\u00eb objektivi i EBA p\u00ebr ujin nga Osmoza deri n\u00eb vitin 2030 (nga 26% n\u00eb v. 2022).<br \/>\n17. 50% m\u00eb pak mbetje sh\u00ebllire premtuar nga pilot-impiantet e reja t\u00eb &#8220;shkarkimit jol\u00ebngor&#8221; t\u00eb EBA.<br \/>\n18. 0,0035 $ \u00ebsht\u00eb kostoja e shkrip\u00ebzimit t\u00eb 1 lit\u00ebr uji n\u00eb impiantet me Osmoz\u00eb, q\u00eb operojn\u00eb me energji diellore (p\u00ebrkundrejt 0,005 $ duke p\u00ebrdorur l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse fosilike).<br \/>\n19. 5,000 MW \u00ebsht\u00eb objektivi i kapacitetit energjitik p\u00ebr parkun diellor Al Maktoum t\u00eb Dubait deri n\u00eb vitin 2030 (p\u00ebr impiantet e shkrip\u00ebzimit).<\/p>\n<p>20. Uji i shkrip\u00ebzuar i p\u00ebrditsh\u00ebm i EBA mund ta furnizoj\u00eb qytetin e Nju Jorkut p\u00ebr 2 dit\u00eb rresht.<br \/>\n21. Mbetjet e sh\u00ebllir\u00ebs nga shkrip\u00ebzimi jan\u00eb aq t\u00eb kripura, 5-7 her\u00eb m\u00eb t\u00eb kripura se uji i detit &#8211; vdekjeprur\u00ebse p\u00ebr sfer\u00ebn koralore t\u00eb Gjirit.<br \/>\n22. Nevojiten 4,4 kWh energji p\u00ebr 1 m\/kub uj\u00eb me procesin e Osmoz\u00ebs.<br \/>\n23. Konsumi i ujit n\u00eb Dubai \u00ebsht\u00eb ~500 litra p\u00ebr person n\u00eb dit\u00eb (krahasuar me 150 litra n\u00eb Gjermani) &#8211; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbase &#8220;fajet&#8221; duhet hedhur pishinave, dhe ujitjes s\u00eb l\u00ebndinave, p\u00ebr ruajtjen e gjelb\u00ebrsis\u00eb!<\/p>\n<p>24. EBA planifikonin dikur t\u00ebrheqjen e ajsberg\u00ebve nga Antarktida p\u00ebr t&#8217;i kthyer n\u00eb uj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl (di\u00e7 shum\u00eb e kushtueshme, por detaj mjaft arg\u00ebtues p\u00ebr t&#8217;u imagjinuar).<br \/>\n25. Fluturimet q\u00eb kryhen p\u00ebr mbjelljen e reve n\u00eb EBA i shtojn\u00eb 35\u201345 dit\u00eb shtes\u00eb me shi n\u00eb vit.<br \/>\n26. Jahtet n\u00eb Marin\u00ebn e Dubait e p\u00ebrdorin ujin e shkrip\u00ebzuar p\u00ebr t&#8217;i mbushur pishinat e tyre &#8211; ting\u00ebllon t&#8217;jet\u00eb ky kulmi i ironis\u00eb s\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs.<br \/>\n27. Megaqyteti \u201cNEOM\u201d i Arabis\u00eb Saudite synon t\u00eb funksionoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht me burime t\u00eb rinovueshme dhe dmth. 100% bazuar n\u00eb shkrip\u00ebzimin.<\/p>\n<p><strong>Kostoja e mospasjes s\u00eb lumenjve<\/strong><\/p>\n<p>28. 1.5 miliard\u00eb $ jan\u00eb shpenzimet vjetore t\u00eb EBA p\u00ebr shkrip\u00ebzimin (p\u00ebr energji + mir\u00ebmbajtje).<br \/>\n29. 10-25% e faturave sht\u00ebpiake n\u00eb shtetet e Gjirit shkojn\u00eb p\u00ebr uj\u00eb (krahasuar me 1-5% n\u00eb vendet q\u00eb kan\u00eb lumenj).<br \/>\n30. Deri n\u00eb v. 2030 Omani planifikon arritjen e rip\u00ebrdorimit 100% t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet tjera pa lumenj jan\u00eb prova se aty ku ka pasuri (dhe vullnet), asgj\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb e pamundur &#8211; qoft\u00eb dhe n\u00ebse kjo do t&#8217;thot\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb &#8220;hile&#8221; ndaj ligjeve t\u00eb natyr\u00ebs. Mir\u00ebpo nd\u00ebrsa teknologjia p\u00ebrmir\u00ebsohet secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr, ndoshta nj\u00eb dit\u00eb dhe vendet m\u00eb t\u00eb varfra ekonomikisht, vendet q\u00eb jo patjet\u00ebr duhet t&#8217;ken\u00eb naft\u00eb a gaz natyror, ndoshta dhe ato mund t&#8217;i kthejn\u00eb shkret\u00ebtirat n\u00eb oaza. \ud83c\udf0a\u2728<\/p>\n<p>\u00cbndrra t\u00eb \u00ebmbla p\u00ebr juve nga vendi i kanaleve (Netherlands, we see You!), dhe m\u00eb zgjoni n\u00eb \u00e7do koh\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb urt\u00ebsi ujore! \u2728\ud83d\udca4<\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Ilustrimi grafik (sugjeruar nga AI): Nj\u00eb deve e shkret\u00ebtir\u00ebs me syze dielli, duke pir\u00eb uj\u00eb t\u00eb shkrip\u00ebzuar nga nj\u00eb mens\u00eb futuriste.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Fjal\u00eb ky\u00e7: Emiratet e Bashkuara Arabe, shkrip\u00ebzimi, kuriozitete, fakte arg\u00ebtuese, sipas shifrave<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tejkalimi hidrologjik &#8211; Metropolet si Oaza n\u00eb Shkret\u00ebtir\u00eb (Vendet pa Lumenj) ! (S. Guraziu &#8211; Sky Division, Mars 2025 &#8211; Vazhdim) [ See also: Keeping Dubai Running (Riverless Countries), 2025 ] E besueshme apo jo, mbr\u00ebm\u00eb IA kineze DeepSeek R1&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=17061\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[80,16],"tags":[],"class_list":["post-17061","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-zhvillimi-tekno-shkencor","category-multimedia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17061\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}