{"id":17076,"date":"2025-03-27T14:19:34","date_gmt":"2025-03-27T13:19:34","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17076"},"modified":"2025-03-28T02:36:11","modified_gmt":"2025-03-28T01:36:11","slug":"mark-twain-historia-nuk-perseritet-ajo-rimohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17076","title":{"rendered":"Mark Twain &#8211; Historia nuk p\u00ebrs\u00ebritet, ajo rimohet!"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, 27 mars 2025)<\/em><\/p>\n<p>Para 2-3 dit\u00ebsh, si mir\u00ebnjohje p\u00ebr pun\u00ebn e tij t\u00eb palodhshme rreth kauzave mjedisore, bamir\u00ebsis\u00eb, sh\u00ebndetit mendor etj., gjat\u00eb ceremonis\u00eb prestigjioze n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn Windsor, Stephen Fry u nderua me titullin kalor\u00ebs nga Mbreti Charles. Titulli &#8220;Knight&#8221; (Fisnik, Kalor\u00ebs) \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga nderimet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Lidhur me mir\u00ebnjohjen n\u00eb fjal\u00eb (t\u00eb Stephen Fry), vet\u00ebm 1 dit\u00eb pas ceremonis\u00eb n\u00eb Windsor, do ta ftonin n\u00eb Holand\u00eb, i nderuari Fry do ishte i ftuar nga prezentatori Arjen Lubach. M\u00eb gjer\u00ebsisht, pak m\u00eb posht\u00eb &#8211; Stephen Fry flet p\u00ebr tri C-jat e rrezikut, t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb (ndaj nesh, ndaj shoq\u00ebris\u00eb, ndaj kultur\u00ebs, ndaj shkenc\u00ebs s\u00eb pafajshme etj.). Sfera kulturologjike, mediat sociale jan\u00eb ndotur sa mos pyet, kultura n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duke u helmatisur, ngjash\u00ebm si lumenjt\u00eb q\u00eb i pat\u00ebm ndotur e helmuar dikur gjat\u00eb &#8220;bumit&#8221; industrial.<\/p>\n<p>Fry e p\u00ebrmend mentalitetin fashistoid t\u00eb Evrop\u00ebs, t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe faktin q\u00eb shkrimtari Mark Twain pati th\u00ebn\u00eb &#8220;Historia nuk p\u00ebrs\u00ebritet, ajo rimohet&#8221; &#8211; duke e paralelizuar t\u00eb tashmen ton\u00eb me vitet &#8217;30 t\u00eb shek. t\u00eb kaluar, kur shoq\u00ebrit\u00eb thuase kapluar nga ng\u00ebr\u00e7i e amullia s&#8217;b\u00ebnin asgj\u00eb t&#8217;i kund\u00ebrviheshin zezon\u00ebs fashiste-naziste q\u00eb po e ngryste horizontin.<\/p>\n<p>***<br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Nd\u00ebrsa para disa dit\u00ebsh, un\u00eb vet\u00eb pata shkruar n\u00eb nj\u00eb koment se si Youtube \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb oqean i ndotur mozomokeq, si nj\u00eb Pangea toksike, nj\u00eb oqean i st\u00ebrmadh toksik plot me video-teori konspirative, me &#8220;lajme&#8221; t\u00eb rreme (fake news), me video pseudoshkencore, me \u00e7mos. E pata &#8220;kritikuar&#8221; administrat\u00ebn e Youtube q\u00eb, duke i ndjekur &#8220;dollar\u00ebt&#8221; dhe fitimiet ashtu n\u00eb humner\u00ebn e gryk\u00ebsis\u00eb s\u00eb verb\u00ebr, i frym\u00ebzojn\u00eb dhe i p\u00ebrkrahin t\u00eb ashtuquajturat &#8220;clickbait-teknika&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Mashtrimet me &#8220;clickbait&#8221; n\u00eb Youtube i referohen p\u00ebrdorimit t\u00eb video-ballinave mashtruese, t\u00eb titujve manipulativ\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshkrimeve mashtruese p\u00ebr t&#8217;i joshur vizitor\u00ebt q\u00eb t\u00eb klikojn\u00eb n\u00eb videot. Ka me miliona, n\u00eb mos miliarda video toksike n\u00eb YouTube. Videot e tilla jan\u00eb &#8220;gjeneratori&#8221; i mbijetes\u00ebs s\u00eb YouTube. Jo nga gjithkush por disa teknika t\u00eb tilla t\u00eb joshje-klikimeve shihen gjoja si strategji t\u00eb pad\u00ebmshme marketingu, megjithat\u00eb t\u00eb gjitha ato &#8220;joshje-teknika&#8221; jan\u00eb manipuluese dhe joetike &#8211; kjo sipas mendimit tim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Pasi videot prapa joshjeve &#8220;clickbait&#8221; mund t&#8217;ken\u00eb gjithashtu p\u00ebrmbajtje mashtruese, videot e tilla jo vet\u00ebm q\u00eb &#8220;ndotin mendjen&#8221; e njer\u00ebzve, jo vet\u00ebm e ngulfasin arsyen, dhe e d\u00ebmtojn\u00eb demokracin\u00eb, por gjithashtu e ndotin dhe planetin (i referohesha k\u00ebtu ndotjes marramend\u00ebse t\u00eb YouTube, p\u00ebrdorimit monstruoz t\u00eb energjis\u00eb elektrike).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Dy vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb shkrimin &#8220;Zhvillimet teknologjike &#8211; Energjia dhe IT-industria&#8221;, 2023, i pata p\u00ebrmendur statistikat e trishta &#8211; &#8220;&#8230;p\u00ebrdorimi vjetor i energjis\u00eb elektrike nga Youtube mund ta furnizoj\u00eb nj\u00eb familje amerikane p\u00ebr rreth 2 miliard\u00eb vjet, ose mund t&#8217;i furnizoj\u00eb 127 milion\u00eb familje amerikane (pothuaj gjith\u00eb Amerik\u00ebn) p\u00ebr rreth 8 vjet, Youtube i p\u00ebrdor rreth 243.6 TWh\u2026 Video-kanalet e vet\u00ebm 4 k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve, Justin Bieber, Katy Perry, Ed Sheeran, Taylor Swift, n\u00eb v. 2019 i kishin 68 miliard\u00eb shikime, konsumi i energjis\u00eb elektrike nga kanalet e tyre ishte 9180 GWh &#8211; me k\u00ebt\u00eb energji mund t\u00eb furnizoheshin 850.000 sht\u00ebpi amerikane p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb&#8230;&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_stephen_fry_nderimi_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17077\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_stephen_fry_nderimi_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"946\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_stephen_fry_nderimi_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_stephen_fry_nderimi_opt-300x203.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_stephen_fry_nderimi_opt-1024x692.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/arspo_stephen_fry_nderimi_opt-768x519.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nPra si\u00e7 e cek\u00ebm n\u00eb hyrje, vet\u00ebm 1 dit\u00eb pas ceremonis\u00eb n\u00eb Windsor, t\u00eb nderuarin Stephen Fry do ta ftonin n\u00eb Holand\u00eb, i nderuari Fry do ishte i ftuar nga prezentatori Arjen Lubach (p\u00ebr emisionin &#8220;Lubach&#8221; &#8211; tashm\u00eb pron\u00eb eter-ike e RTL t\u00eb Holand\u00ebs). Do ishte emisioni i par\u00eb n\u00ebn kulmin e RTL-s\u00eb, e dija shkakun e ftes\u00ebs nga Lubach, por nuk dija se p\u00ebr \u00e7far\u00eb do flisnin, natyrisht. Ishte intervist\u00eb me 2 pjes\u00eb t\u00eb shkurta (nj\u00ebra pjes\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr YouTube, meq\u00eb koha e programatur\u00ebs s\u00eb RTL mbase do ket\u00eb qen\u00eb e ngjeshur), pjesa thelb\u00ebsore e 2 cop\u00ebzave t\u00eb intervist\u00ebs (q\u00eb m\u00eb interesonte) s&#8217;do ishte ndoshta m\u00eb gjat\u00eb se 10 min. Po jua sjell p\u00ebrgjigjet e Stephen Fry (aty-k\u00ebtu t\u00eb shkurtuara), rreth 2-3 \u00e7\u00ebshtjeve mjaft intersante q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn gjat\u00eb intervist\u00ebs.<\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\nKa m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t&#8217;folur p\u00ebr mitet. Joseph Campbell mitet i quante &#8220;\u00ebndrra publike&#8221;. Mitet jan\u00eb \u00ebndrra publike, \u00ebsht\u00eb pasqyrim se si ndihemi (si mas\u00eb, si publik). Psh., n\u00eb dit\u00ebt tona t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale, rreth ides\u00eb se IA do evoluoj\u00eb n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne s&#8217;mund ta kontrollojm\u00eb. Kemi krijuar entitete, i kemi krijuar nj\u00eb lloj &#8216;krijesash&#8217; q\u00eb mendojn\u00eb. N\u00eb rregull, a qart\u00eb se ato ende s&#8217;munden mir\u00ebfilli ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, por kushedi, ndoshta nj\u00eb dit\u00eb dhe do munden t\u00eb mendojn\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo nga \u00e7far\u00eb ne kemi frik\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se grek\u00ebt e lasht\u00eb ishin di\u00e7 si pararendja jon\u00eb sa u p\u00ebrket t\u00eb &#8220;tilla&#8221; frik\u00ebrave. Ata thoshin se per\u00ebndit\u00eb na krijuan neve, se zotat i krijuan njer\u00ebzit (k\u00ebtu Stephen Fry flet p\u00ebr Zeusin si kryezot i Olimpit, p\u00ebr droj\u00ebn e tij, p\u00ebr &#8216;gabimin&#8217; e Prometeut, p\u00ebr zjarrin q\u00eb Prometeu ia fal njeriut&#8230; jo vet\u00ebm &#8216;zjarrin&#8217; si ep\u00ebrsi p\u00ebr t&#8217;i krijuar dhe p\u00ebrdorur teknologjit\u00eb, por dhe zjarrin e brendsh\u00ebm, p\u00ebr ambicjet dhe shtytjen, pastaj si Zeusi e d\u00ebnon Prometeun etj).<\/p>\n<p>Tani kemi arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pik\u00eb t\u00eb historis\u00eb. I krijuam krijesat makinale, gjysma e njer\u00ebzimit thot\u00eb: Mos ua jepni vet\u00ebdijen. Ne s&#8217;duhet t\u00eb kalojm\u00eb nga IA n\u00eb IPA (Inteligjenc\u00eb e P\u00ebrgjithshme Artificiale). N\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, ato krijesa makinale nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb duan t&#8217;na heqin qafe. At\u00ebher\u00eb ne jemi kthyer n\u00eb di\u00e7 si ato per\u00ebndit\u00eb e dikurshme.<\/p>\n<p>Ndoshta kjo ka ndodhur dhe m\u00eb par\u00eb (ndoshta i nj\u00ebjti cik\u00ebl duke u v\u00ebrtitur): dikush mbase do i ket\u00eb krijuar per\u00ebndit\u00eb (e grek\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt hyjnor\u00eb i hoq\u00ebn qafe krijuesit e tyre, dhe m\u00eb pas na krijuan neve njer\u00ebzve, pastaj ne i hoq\u00ebm qafe per\u00ebndit\u00eb (pik\u00ebrisht si\u00e7 p\u00ebrputhet dhe mitologjia) dhe i krijuam krijesat makinale, t\u00eb cilat rishtas do na heqin qafe neve njer\u00ebzve&#8230; e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>(k\u00ebtu prezentatori Arjen Lubach parodizon me figur\u00ebn e Elon Musk, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb apo shtiret si Prometeu modern, do doja t&#8217;i ushqej zogjt\u00eb me m\u00ebl\u00e7in\u00eb e tij (u shpreh, si humor, dmth. gjoja si\u00e7 Zeusi e pati d\u00ebnuar Prometeun, duke u ushqyer \u00e7do dit\u00eb shqiponja me m\u00ebl\u00e7in\u00eb e tij &#8211; pas t\u00eb qeshurave, Lubach duke e quajtur &#8220;vizionar&#8221; t\u00eb ftuarin Fry, e paraqet nj\u00eb video t\u00eb shkurt\u00ebr, di\u00e7 si retro-video e vjet\u00ebr, ku shihet Sephen Fry). Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb video e juaja, e para dyzet viteve. Dyzet vjet m\u00eb par\u00eb, e pabesueshme. Ishte ndonj\u00eb skic\u00eb-komedi kjo apo di\u00e7 si reklam\u00eb?<\/p>\n<p>Stephen Fry i p\u00ebrgjigjet se ishte nj\u00eb lloj reklame. &#8220;Ata e dinin q\u00eb un\u00eb isha i njohur ose mik i Marvin Minsky, themeluesit t\u00eb Laboratorit AI n\u00eb vitet 1950. Minsky ishte i pari q\u00eb e shpiku termin Inteligjenc\u00eb Artificiale&#8230;&#8221;.<br \/>\n(pastaj prezentatori Lubach i thot\u00eb: Tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, kur askush ende s&#8217;kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr OpenAI ose ChatGPT, ju that\u00eb:<br \/>\n&#8220;Njer\u00ebzit nuk jan\u00eb rezultat i dizajnit inteligjent, por ne do ta krijojm\u00eb nj\u00eb form\u00eb jete t\u00eb till\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb (dizajn inteligjent)&#8221;. Kjo m\u00eb magjeps. Sepse dmth. nuk p\u00ebrkulemi tutje para per\u00ebndive q\u00eb i p\u00ebrshkruat, tani ne vet\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb di\u00e7 si per\u00ebndit\u00eb.)<\/p>\n<p>Bukur e that\u00eb &#8211; u shpreh Stephen Fry &#8211; Ndonj\u00ebher\u00eb sikur n\u00eb kok\u00ebn time e shoh imazhin e gjith\u00eb familjes njer\u00ebzore t\u00eb ulur n\u00eb plazh, me shpin\u00ebn kah deti. Ata nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebshtjella prej r\u00ebre, luajn\u00eb kriket n\u00eb plazh ose merren me \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr si lojra, futboll ndoshta. Nd\u00ebrsa pas shpines sikur t\u00eb gjitha rrymat e detit kthehen n\u00eb nj\u00eb cunami. S&#8217;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm IA, por dhe kompjuter\u00ebt kuantik\u00eb, zgjatimet bionike t\u00eb trupit &#8211; robotikat, nd\u00ebrveprimi mes trurit dhe kompjuterit, kompjuteri e kontrollon trurin dhe anasjelltas, si\u00e7 e kemi par\u00eb tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Pastaj materiale t\u00eb reja, nanotubtha dhe gj\u00ebrash t\u00eb tilla nano-teknologjike, p\u00ebrpunimi gjenomik, qelizat staminale etj.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra sikur duke u ngjeshur n\u00eb nj\u00eb val\u00eb gjigante baticore, nd\u00ebrsa ne ulur duke lozur me shpin\u00ebn kah deti, dmth. jo mir\u00ebfilli t\u00eb p\u00ebrgatitur. Dhe kush jan\u00eb tre armiqt\u00eb e shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb s\u00eb pafajshme? Sipas meje n\u00eb anglisht fillojn\u00eb me 3 C-jat &#8211; Countries, Companies, Criminals.<\/p>\n<p>E para C, &#8220;Countries&#8221;, shtetet, vendet q\u00eb posedojn\u00eb dhe zhvillojn\u00eb arm\u00eb autonome. Aq e frikshme kjo gj\u00eb. E keni par\u00eb se \u00e7&#8217;mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ato drone, ato zgjoje dronike? Mund t\u00eb vrasin, ta likvidojn\u00eb k\u00ebdo me teknologjin\u00eb &#8220;facial recognition&#8221; (njohjen e fytyr\u00ebs) dhe me nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb montuar, fluturojn\u00eb dhe vzzzz fijuuuu shuhesh, s&#8217;ekziston m\u00eb. Dhe n\u00ebse Putini i hedh njer\u00ebzit nga dritaret ose i helmon, at\u00ebher\u00eb edhe kjo. Dhe shtetet do t&#8217;i inkuadrojn\u00eb arm\u00ebt autonome n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>C-ja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;Companies&#8221;, q\u00ebndron p\u00ebr kompanit\u00eb, p\u00ebr firmat. Kompanit\u00eb e p\u00ebrdorin shkenc\u00ebn thjesht p\u00ebr arritjen e fitimeve. Ato thjesht e helmojn\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb kuptimin ngjash\u00ebm si\u00e7 dhe gjat\u00eb revolucionit industrial q\u00eb nd\u00ebrtonim fabrika t\u00eb entuziasmuar, ishte di\u00e7 e mrekullueshme, ende s&#8217;e dinim q\u00eb lumenjt\u00eb po helmohen. Dhe \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me mediat sociale dhe me teknologjin\u00eb e s\u00eb tashmes. Mir\u00ebpo lumi q\u00eb ndotet e helmohet tani \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb kultura jon\u00eb. Ka shum\u00eb ndyr\u00ebsir\u00eb q\u00eb noton n\u00eb t\u00eb. Atmosfera (kulturologjike) \u00ebsht\u00eb e ndotur dhe toksike p\u00ebr t&#8217;marr\u00eb frym\u00eb t\u00eb past\u00ebr, dhe gjendja po p\u00ebrkeq\u00ebsohet.<\/p>\n<p>C-ja e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;Criminals&#8221;, sigurisht kriminel\u00ebt. K\u00ebto 3 C-ja pra do ta p\u00ebrdorin IA (Inteligjenc\u00ebn Artificiale) m\u00eb shum\u00eb se mjek\u00ebt, ose m\u00eb shum\u00eb se shkencat e mjek\u00ebsis\u00eb. Ka shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim p\u00ebr t&#8217;u frik\u00ebsuar.<\/p>\n<p>(n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, prezentatori Lubach ia shton pyetjen: Si ta mbrojm\u00eb pra veten nga t\u00eb gjitha ato gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme?)<\/p>\n<p>K\u00ebtu un\u00eb z\u00eb n\u00eb thua, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemit (s&#8217;ia them hi\u00e7 : ) Nuk dua t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb tep\u00ebr serioz, ti mbase dhe e k\u00ebput\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb interviste, por k\u00ebto q\u00eb i p\u00ebrmenda m\u00eb lart p\u00ebrkojn\u00eb me ngritjen e fashizmit n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb. S&#8217;e kam fjal\u00ebn patjet\u00ebr p\u00ebr nazizmin, por p\u00ebr adhurimin e fuqis\u00eb, p\u00ebr adhurimin e pushtetit, p\u00ebr bullizmin, p\u00ebr p\u00ebrbuzjen ndaj shteteve t\u00eb vogla, gjoja t\u00eb dob\u00ebta, n\u00eb syt\u00eb e tyre. Ai q\u00ebndrim fashistoid, q\u00eb mendohej i vdekur, \u00ebsht\u00eb rikthyer.<\/p>\n<p>Dhe pastaj i d\u00ebgjon njer\u00ebzit n\u00eb bar duke th\u00ebn\u00eb: jan\u00eb kthyer fashist\u00ebt. At\u00ebher\u00eb mendoj, shih si e pranojm\u00eb dhe asgj\u00eb (asfare rezistenc\u00eb), thjesht themi se jan\u00eb kthyer fashist\u00ebt. Nd\u00ebrsa gjithmon\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb ose jemi \u00e7uditur p\u00ebr vitet 1930, vall\u00eb pse nuk e ndaluan fashizmin? Sepse dhe ata nj\u00ebsoj si ne sot, thjesht thoshin &#8220;jan\u00eb kthyer fashist\u00ebt&#8221; (por s&#8217;nd\u00ebrmerrnin di\u00e7 ta ndalonin). E sotmja dhe vitet &#8217;30 t\u00eb shek. t\u00eb kaluar kan\u00eb plot ngjashm\u00ebri t\u00eb forta, anise gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ndryshe, af\u00ebrmendsh. Mark Twain, shkrimtari amerikan, pati th\u00ebn\u00eb &#8220;Historia nuk p\u00ebrs\u00ebritet. Ajo rimohet&#8221;. Edhe e tashmja (krahasuar me koh\u00ebn e fashizmit t\u00eb shek. t\u00eb kaluar) k\u00ebshtu duket.<\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p><em>(shtes\u00eb, koment rreth &#8220;Sir&#8221;)<\/em><br \/>\nMe nderimin e lart\u00eb kalorsiak, kuptohet pastaj duhet p\u00ebrdorur &#8220;Sir&#8221; (para emrit, ngjash\u00ebm si\u00e7 kur e p\u00ebrdorim Dr., apo Prof. etj), anise un\u00eb vet\u00eb mendoj se kjo &#8220;Sir&#8221; do duhej t&#8217;vlente strikt vet\u00ebm p\u00ebr britanik\u00ebt &#8211; assesi t&#8217;na imponohet dhe neve t\u00eb tjer\u00ebve.<br \/>\nUn\u00eb e respektoj por nuk e p\u00ebrdor kurr\u00eb, as n\u00eb p\u00ebrkthime as n\u00eb asgj\u00eb (e respektoj si simbolik\u00eb &#8211; si respekt p\u00ebr personin q\u00eb nderohet, pa u ndjer i &#8216;obliguar&#8217; ta p\u00ebrdor, q\u00ebkur nderimi i till\u00eb ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me intersat dhe normat britanike, jo patjet\u00ebr me ato universale).<\/p>\n<p>S&#8217;di me \u00e7far\u00eb ta krahasoj &#8211; por imagjino n\u00ebse do duhej dhe kinez\u00ebt t\u00eb kujdesen p\u00ebr parashtesat e tilla &#8220;kalorsiake&#8221;, thuase britanik\u00ebt na i respektuakan titujt e &#8220;Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs&#8221; s\u00eb Kin\u00ebs : ) meq\u00eb ra fjala dmth. po flas si respekt p\u00ebr rendin civil t\u00eb kinez\u00ebve, pasi ashtu sakt\u00eb dhe me detaje nuk i di as titujt e Kin\u00ebs, gjat\u00eb nj\u00eb shekulli pothuaj (q\u00eb nga Mao-ja e k\u00ebndej) mund t&#8217;ken\u00eb shpikur dhe Kinezo-komunist\u00ebt lloj-lloj titujsh, ashtu-k\u00ebshtu si frymor\u00eb jan\u00eb 2-3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00eb Evropa b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb : )<\/p>\n<p>Si opinion, si integritet personal, sa p\u00ebr vete dmth. (nuk u p\u00ebrzihem as kinez\u00ebve as britanez\u00ebve), kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr &#8220;Sir&#8221; them k\u00ebshtu si shaka, meq\u00eb dihet se historia ishte paskajsh\u00ebm &#8220;ironike&#8221; rreth fitimit dhe humbjes s\u00eb &#8220;fisnik\u00ebris\u00eb kalorsiake&#8221;. Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe politikat eliteske t\u00eb britanez\u00ebve dikur qen\u00eb lajthitur duke e &#8220;fisnik\u00ebruar&#8221; madje dhe liderin e fashisht\u00ebve italian\u00eb Benito Musolinin, po po&#8230; at\u00eb Du\u00e7en fam\u00ebkeq t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe shih, tani vet\u00eb Stephen Fry nderohet si &#8220;kalorsiak&#8221; dhe flet p\u00ebr &#8220;ardhjen e fashist\u00ebve&#8221;, ne sikur s&#8217;b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb, v\u00ebshtrojm\u00eb pasivisht dhe asgj\u00eb s&#8217;na shkrep mendja p\u00ebr aktivizim, p\u00ebr ta ndaluar mentalitetin fashistoid. Mediat sociale jan\u00eb ndotur aq keq sa mos pyet, kultura n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duke u helmatisur, ngjash\u00ebm sikur lumenjt\u00eb q\u00eb i pat\u00ebm ndotur e helmuar dikur me bumin industrial &#8211; thot\u00eb Fry. Nd\u00ebrsa un\u00eb vet\u00eb para ca dit\u00ebsh pata shkruar n\u00eb nj\u00eb koment se si Youtube \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb oqean i ndotur mozomokeq, si nj\u00eb Pangea toksike, nj\u00eb oqean i st\u00ebrmadh toksik plot me &#8220;lajme&#8221; t\u00eb rreme, me video-teori konspirative, me video pseudoshkencore, me \u00e7mos.<\/p>\n<p>Ose bie fjala me nderimin &#8220;kalorsiak&#8221; qe nderuar dhe ish-Presidenti i Zimbabves\u00eb, Robert Mugabe, apo dhe &#8220;diktatori komunist&#8221; i Rumanis\u00eb, ai arroganti i pandreqsh\u00ebm, Nicolae Ceaucescu. T\u00eb gjith\u00ebve (dhe k\u00ebta jan\u00eb vet\u00ebm si shembuj) m\u00eb pastaj u qe hequr &#8220;kalorsia&#8221; fisnike, Musolini qe l\u00ebn\u00eb cullak nga fisnik\u00ebria n\u00eb v. 1940, Mugabe n\u00eb v. 2008, \u00c7aushesku n\u00eb v. 1989, vit kur i ngrati diktator dhe pati ikur n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, deri sa kur dhe vdiq (nga dora e vet\u00eb popullit t\u00eb vet). Merre me mend &#8220;ironin\u00eb&#8221;, britanez\u00ebt dhe as Mbret\u00ebresha (tashm\u00eb e ndjer\u00eb, ndjes\u00eb past\u00eb) thjesht s&#8217;kishin info se \u00c7aushesku mund t&#8217;ishte nj\u00eb &#8220;diktator eventual\u2026 dhe at\u00eb madje mos pyet, aso komunist&#8221; : )<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, 27 mars 2025) Para 2-3 dit\u00ebsh, si mir\u00ebnjohje p\u00ebr pun\u00ebn e tij t\u00eb palodhshme rreth kauzave mjedisore, bamir\u00ebsis\u00eb, sh\u00ebndetit mendor etj., gjat\u00eb ceremonis\u00eb prestigjioze n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn Windsor, Stephen Fry u nderua me titullin kalor\u00ebs nga&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=17076\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[80],"tags":[],"class_list":["post-17076","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-zhvillimi-tekno-shkencor"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17076\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}