{"id":17118,"date":"2025-04-12T12:12:34","date_gmt":"2025-04-12T11:12:34","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17118"},"modified":"2025-04-13T19:33:53","modified_gmt":"2025-04-13T18:33:53","slug":"prore-tundime-per-avancime-prore-sfidash-prometeike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17118","title":{"rendered":"Prore tundime p\u00ebr avancime, prore sfidash prometeike!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2025<\/em><\/p>\n<p>(<strong>prushi i &#8220;krizalid\u00ebs&#8221; son\u00eb falur nga Prometeu prore e pand\u00ebrprer\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo energjia brenda nesh e pashtershme, shtytja dhe inercioni qen\u00ebsor q\u00eb t&#8217;m\u00ebsojm\u00eb, q\u00eb t&#8217;p\u00ebrparojm\u00eb, t&#8217;i mbajm\u00eb ndezur llambat e dijes, t&#8217;i avancojm\u00eb filozofit\u00eb, artet, shkencat&#8230; gjith\u00e7ka<\/strong>)<\/p>\n<p>***<br \/>\nSipas shkollar\u00ebve sot thuhet se koncepti &#8220;Gadishulli Ballkanik&#8221; u krijua nga gjeografi gjerman August Zeune, n\u00eb v. 1808, i cili gabimisht i pati konsideruar malet e Ballkanit si kryesore, apo si sistem malor dominues i Evrop\u00ebs Juglindore. Nd\u00ebrsa n\u00eb greqishten e lasht\u00eb Gadishulli Ballkanik njihej si &#8220;Gadishulli Haemus&#8221;. Dy mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb m\u00eb her\u00ebt, sipas shkrimeve t\u00eb Ovidit (n\u00eb Metamorfozat e tij) mbreti Haemus i Trakis\u00eb, ishte i biri i Boreasit (e ky ishte per\u00ebndia i er\u00ebs s\u00eb veriut &#8211; n\u00eb mit. greke Boreasi ishte nj\u00ebri nga per\u00ebndit\u00eb q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsonin er\u00ebrat (anemoi), v\u00ebllez\u00ebrit e tij ishin Zefiri, era e per\u00ebndimit, Eurosi, era e lindjes dhe Notosi, era e jugut).<\/p>\n<p>Sipas Ovidit, mbreti Haemus qe nd\u00ebshkuar nga Zeusi, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb malin i cili ka mbetur i njohur eponimikisht me emrin e tij. Sipas mitit, Haemusi mbret por ishte kot, plot fodull\u00ebk e mendjemadh, me gjas\u00eb e pati krahasuar veten dhe gruan e tij, mbret\u00ebresh\u00ebn Rodopa, si ekuivalent\u00eb me Zeusin e me Her\u00ebn. P\u00ebr arsye t\u00eb k\u00ebsaj arrogance zotat i shnd\u00ebrruan ata n\u00eb male, njohur tani si Malet e Ballkanit, dhe ose Malet Rodope (sipas emrit t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs).<\/p>\n<p>T&#8217;i ofendoje zotat ishte e pafalshme, e sidomos ta ofendosh krye-zotin e Olimpit&#8230; s&#8217;ke \u00e7far\u00eb pret tjet\u00ebr, natyrisht, t\u00eb takon nd\u00ebshkimi hyjnor. Shikuar nga aspekti mitologjik, besimi, guximi, ambicia e Haemusit p\u00ebr t&#8217;i sfiduar hyjnor\u00ebt mbase do ishte di\u00e7 si mish\u00ebrim i tem\u00ebs rreth mendjemadh\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore, motiv ky i zakonsh\u00ebm n\u00eb mitologji. Nd\u00ebshkimi, ngjash\u00ebm si n\u00eb rastet apo n\u00eb shembujt tjer\u00eb (psh. nd\u00ebshkimi i Marsiasit, me rjepje s\u00ebgjalli, nga Apolloni, pasi Marsiasi e pati humbur kontestin muzikor ndaj tij) na flet si shenj\u00eb paralajm\u00ebruese p\u00ebr kufijt\u00eb e ambicies njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimet mitologjike t\u00eb hyjnor\u00ebve ndaj vdekatar\u00ebve mbase duhet &#8220;lexuar si leksione&#8221;, si m\u00ebsime t\u00eb thjeshta por ky\u00e7, si shtylla kryesore, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme rreth natyr\u00ebs s\u00eb kufizimit t\u00eb p\u00ebrpjekjeve njer\u00ebzore. N\u00eb rastin e mendjemadh\u00ebsis\u00eb s\u00eb Marsiasit miti e nxjerr n\u00eb pah kompleksitetin e arritjeve artistike dhe sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen ata q\u00eb e aspirojn\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb (pothuaj sikur gjithmon\u00eb jemi aspirant\u00eb, jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se &#8220;gjykojm\u00eb&#8221; me parametra relativistik\u00eb, madh\u00ebshtia e mir\u00ebfillt\u00eb artistike sikur prore ngelet e paarritshme).<\/p>\n<p>Mitit dhe emrit t\u00eb Ballkanit (eventualisht) mund t&#8217;i kthehemi pak m\u00eb von\u00eb, shkurtazi le ta rrahim pak\u00ebz &#8220;mendjemadh\u00ebsin\u00eb&#8221;, le ta shkapurisim analogjin\u00eb e arroganc\u00ebs s\u00eb Haemusit me ca raste tjera t\u00eb nd\u00ebshkimeve hyjnore; ka sa t\u00eb duash raste a shembuj, p\u00ebrve\u00e7 mbretit Haemus e kemi Marsiasin, e kemi t\u00eb ngrat\u00ebn Najoba, i kemi Tantalat, Sizifat etj. ka plot shembuj mitologjik\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nKrahasuar me sfidat dhe me tendencat tona (kah lart\u00ebsimi dhe p\u00ebrkryerja), n\u00eb aspektin mitologjik n\u00ebnkuptohet q\u00eb zotat jan\u00eb ndryshe, per\u00ebndit\u00eb ashtu-k\u00ebshtu jan\u00eb krijuesit tan\u00eb, hyjnor\u00ebt ve\u00e7 jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer. Nd\u00ebrsa njeriu gjithmon\u00eb dhe pand\u00ebrprer\u00eb duke u zhvilluar, duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar, duke u p\u00ebrsosur, q\u00eb nga gjeneza. Dhe at\u00eb mbase duhet t&#8217;i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs Prometeut, fal\u00eb tij dhe jemi k\u00ebtu ku jemi, \u00e7apitemi me hapat e vegj\u00ebl t\u00eb zhvillimit e t\u00eb avancimit. Prushi i &#8220;krizalid\u00ebs&#8221; son\u00eb falur nga Prometeu prore e pand\u00ebrprer\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo energjia brenda nesh e pashtershme, shtytja dhe inercioni qen\u00ebsor q\u00eb t&#8217;m\u00ebsojm\u00eb, q\u00eb t&#8217;p\u00ebrparojm\u00eb, t&#8217;i mbajm\u00eb ndezur llambat e dijes, t&#8217;i avancojm\u00eb filozofit\u00eb, artet, shkencat&#8230; gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Madje dhe me politikat, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Fizika si shkenc\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, as vet\u00ebm Kimia, Teknologjia, Kozmologjia&#8230; por t\u00eb gjitha. Ndoshta nj\u00eb dit\u00eb mir\u00ebfilli do jemi n\u00eb gjendje t&#8217;i avancojm\u00eb shkencat sociale aq shum\u00eb, sa pastaj do dim\u00eb t&#8217;i &#8220;ndalim&#8221; apo izolojm\u00eb dhe vet\u00eb luftrat, t\u00eb gjitha ngat\u00ebrresat. Do mbizot\u00ebroj\u00eb tutje paqja, koherente dhe e pacenueshme, universalisht. Thuase diku thell\u00eb brenda nesh, ashtu na p\u00eblqen t\u00eb idealizojm\u00eb. As diktator\u00ebt, as perandor\u00ebt, as fashist\u00ebt, as nazist\u00ebt, as Putinat e futurizmit, as Aresat dhe as Marsat thjesht s&#8217;do ken\u00eb shans.<\/p>\n<p>Anise, bazuar n\u00eb romanet, n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb, n\u00eb fantazit\u00eb, n\u00eb fanta-shkencat, n\u00eb sagat filmike t\u00eb Hollivudit, n\u00eb tabllot\u00eb e piktor\u00ebve, na takon dhe t\u00eb zhg\u00ebnjehemi me faktet e ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb humanizmit. Bie fjala as n\u00eb Star Wars, as n\u00eb Trade Wars (t\u00eb Trumpizmit t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb, meq\u00eb ra fjala dmth. si shembull), as n\u00eb Star Trek-at e ardhm\u00ebris\u00eb, sado larg t&#8217;jen\u00eb n\u00eb koh\u00eb, kurr\u00eb s&#8217;do u shmangemi luftrave dhe ngat\u00ebrresave politike.<\/p>\n<p>Ky fakt \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr dekurajues, s&#8217;e mohon askush, aspak s&#8217;na p\u00eblqen sepse e dim\u00eb thelbin e sakt\u00ebsis\u00eb, \u00ebndrrat kurr\u00eb s&#8217;na g\u00ebnjejn\u00eb; s&#8217;ka roman as Sagan, as James Joyce as Asimov, asnj\u00eb shkrimtar, asnj\u00eb ekspert-futurist, as Hollivud as Bollivud q\u00eb na ngush\u00ebllon &#8211; luftrat prore dhe gjithmon\u00eb do na ndjekin, p\u00ebrher\u00eb do ngelin t\u00eb pashmangshme. Ashtu thon\u00eb librat e shkrimtar\u00ebve, sagat e tyre, me miliona faqesh na flasin p\u00ebr luftrat, aty-k\u00ebtu dhe p\u00ebr negociatash politike (gjoja p\u00ebr ta arritur paqen).<\/p>\n<p>Le t&#8217;i &#8220;lidhim&#8221; gj\u00ebrat, p\u00ebr t\u00eb cilat e kemi fjal\u00ebn., le t&#8217;flasim me ca shembuj m\u00eb t\u00eb &#8220;skajsh\u00ebm&#8221; t\u00eb imagjinat\u00ebs, q\u00eb s&#8217;kan\u00eb asgj\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb me realitetin tani, por vet\u00ebm me fantazin\u00eb njer\u00ebzore.<br \/>\nDihet se saga e ashtuquajtur &#8220;Star Wars&#8221; e George Lucas, ishte di\u00e7 si &#8220;lindja&#8221; e gjith\u00eb fantashkenc\u00ebs filmike t\u00eb m\u00ebpastajme t\u00eb Hollivudit. Star Wars&#8230; dhe pastaj i kemi t\u00eb gjitha marramendjet tjera varg e varg (n\u00eb at\u00eb nivel dmth., pasi Metropolis-i i gjerman\u00ebve dikur gjat\u00eb fillim-shekullit XX, dhe plot filmash t\u00eb ngjash\u00ebm deri n\u00eb t\u00eb 1960-70-at nuk i &#8220;afrohen&#8221; sag\u00ebs s\u00eb Star Wars).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo gjithashtu dihet se nga ku qe frym\u00ebzuar George Lucas, Stars Wars rr\u00ebnj\u00ebt i kishte n\u00eb frym\u00ebzimin e &#8220;Dune&#8221; t\u00eb v. 1965, roman i shkrimtarit Frank Herbert. Ky roman me titullin &#8220;Dune&#8221; p\u00ebrshkruhet shpesh si romani m\u00eb i shitur i fanta-shkenc\u00ebs n\u00eb histori. Sot Dune \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht mark\u00eb e madhe hollivudeske (nj\u00ebsoj si Star Wars, si Star Trek, e t\u00eb ngjashme). Dune tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si ekskluzivitet mediatik i fantashkenc\u00ebs amerikane, por q\u00eb dmth. pati filluar me romanin Dune t\u00eb Frank Herbert. Edhe Dune, edhe Star Wars, edhe Star Trek&#8230; dhe plot markash tjera i kan\u00eb sjellur industris\u00eb s\u00eb Hollivudit me miliarda e miliarda verdhushkash.<\/p>\n<p>Vendndodhja fiksionale politike, shkencore dhe shoq\u00ebrore nga shkrimet e Frank Herbert njihet si universi Dune, ose Duniverse. E &#8220;\u00e7uditshme&#8221; pak\u00ebz, do thosha, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht interesante \u00ebsht\u00eb se si shkrimtari Herbert, futurizmin e tij t\u00eb qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor (p\u00ebr Dune) e bazon fillimisht n\u00eb vet\u00eb historin\u00eb e shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb historin\u00eb e fresk\u00ebt (t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij). Romani i tij do vinte n\u00eb v. 1965, filmi i par\u00eb i Star Wars do ishte n\u00eb v. 1977, mir\u00ebpo Herbert flet p\u00ebr &#8220;futurizmin&#8221; duke folur psh. p\u00ebr bombat atomike t\u00eb hedhura n\u00eb Japoni. Do e sqaroj k\u00ebt\u00eb pak\u00ebz m\u00eb posht\u00eb, me dy-tri fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa komploti romanesk i Dune (n\u00ebse b\u00ebn t\u00eb shprehem k\u00ebshtu) flet p\u00ebr ngjarje e ndodhi dhjetra mij\u00ebra vjet n\u00eb t\u00eb ardhmen. Saga &#8220;Dune&#8221; na flet p\u00ebr nj\u00eb qytet\u00ebrim q\u00eb i ka ndaluar madje t\u00eb gjitha &#8220;makinat e avancuara&#8221;, t\u00eb gjitha makinat e t\u00eb &#8220;menduarit&#8221;, ku p\u00ebrfshihen kompjuter\u00ebt, gjith\u00e7ka robotike, secili android a krijes\u00eb robotike, dhe gjith\u00e7ka q\u00eb posedon inteligjenc\u00eb artificiale.<\/p>\n<p>Derisa Asimov (si shembull krahasues) p\u00ebr shkrimet e veta fanta-shkencore gjat\u00eb nj\u00eb kariere t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe nd\u00ebr panum\u00ebr romane i p\u00ebrdor pik\u00ebrisht kompjuter\u00ebt dhe krijesat robotoide, android\u00ebt, simbiant\u00ebt makinal\u00eb e ku di un\u00eb \u00e7far\u00eb&#8230; p\u00ebr ta kap\u00ebrthyer disi sundimin e universit t\u00eb paskajsh\u00ebm &#8211; shkrimtari Herbert b\u00ebn di\u00e7 q\u00eb s&#8217;e ka b\u00ebr\u00eb askush, ky me qasjen &#8220;ndryshe&#8221;, e zgjedh pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e Asimov &#8211; ky i &#8220;p\u00ebrjashton&#8221; t\u00eb gjitha makinat kompjuterike.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Frank Herbert, \u00e7dosecila makin\u00eb q\u00eb s&#8217;esht\u00eb e thjesht\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb si traktor\u00ebt e fermer\u00ebve, si buldozher\u00ebt, si makinat e r\u00ebnda t\u00eb s\u00eb tashmes p\u00ebr t&#8217;punuar n\u00eb minierat etj. ky tashm\u00eb e &#8220;shfaros\u00eb&#8221;, e zhduk\u00eb, e p\u00ebrdor madje nj\u00eb &#8220;revolucion-xhihad&#8221; si luft\u00eb vendimtare t\u00eb njeriut ndaj makinave inteligjente. N\u00eb vend t\u00eb tyre, qytet\u00ebrimi (sipas ides\u00eb s\u00eb Herbert) ka zhvilluar disiplina t\u00eb avancuara mendore dhe fizike, si dhe teknologji t\u00eb avancuara q\u00eb i p\u00ebrmbahen ndalimit, dhe ose i p\u00ebrkushtohen zhdukjes pa kompromise t\u00eb gjith\u00e7kaje si inteligjenc\u00eb artificiale.<\/p>\n<p>Di\u00e7 tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet\u00ebrim t\u00eb imagjinat\u00ebs s\u00eb Herbert, di\u00e7 si jet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb &#8220;er\u00ebza&#8221; nga planeti i ashp\u00ebr dhe shkretinor, Arrakis (nj\u00eb lloj l\u00ebngu i kalt\u00ebr imagjinar &#8211; mendohet se Herbert n\u00eb fakt thjesht pati parodizuar me gryk\u00ebsin\u00eb q\u00eb lidhet me naft\u00ebn). Ky planet Arrakis \u00ebsht\u00eb i vetmi burim i njohur p\u00ebr &#8220;l\u00ebngun&#8221; e ve\u00e7ant\u00eb, burimi i vet\u00ebm q\u00eb njihet n\u00eb univers, dmth. \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si substanca m\u00eb e vlefshme e universit. N\u00ebse e ke kontrollin mbi k\u00ebt\u00eb substanc\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t&#8217;thot\u00eb se e kontrollon gjith\u00eb universin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;qen\u00eb e mundur &#8220;vjelja&#8221; e k\u00ebsaj substance duhet ta kesh n\u00ebn kontroll apo si pron\u00eb planetin Arrakis. V\u00ebt\u00ebm n\u00eb dunat e shkret\u00ebtirave t\u00eb Arrakis (q\u00eb u ngjajn\u00eb dhe n\u00eb fakt i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dunat e Saharas\u00eb) mund t&#8217;kihet qasje n\u00eb l\u00ebngun e kalt\u00ebr magjik, askund tjet\u00ebr n\u00eb univers. Nd\u00ebrsa &#8220;l\u00ebngu i kalt\u00ebr&#8221;, nd\u00ebr panum\u00ebr aplikime t\u00eb tjera, sh\u00ebrben psh. p\u00ebr hiper-k\u00ebrcimet nd\u00ebryjore, meq\u00eb qyetet\u00ebrimi i ka ndaluar robotikat dhe inteligjencat a la artifi\u00e7a, si z\u00ebvend\u00ebsim navigator\u00ebt e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb kujdesen p\u00ebr rutat e universit, tashm\u00eb e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb substanc\u00eb p\u00ebr t&#8217;i arritur aft\u00ebsit\u00eb mendore q\u00eb lidhen me menaxhimin e rrug\u00ebve nd\u00ebrgalaktike dhe t\u00eb hartave yjore etj. Kokat e tyre, thjesht duke e p\u00ebrdorur &#8220;l\u00ebngun magjik&#8221; mund t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb super-teknologjit\u00eb kuantike lidhur me inteligjenc\u00ebn artificiale etj. etj.<\/p>\n<p>E cek\u00ebm se si shkrimtari Herbert, futurizmin e tij t\u00eb qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor (p\u00ebr Dune) e bazon fillimisht n\u00eb vet\u00eb historin\u00eb e shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb historin\u00eb e fresk\u00ebt me atomikat. Ja si e p\u00ebrshkruan Herbert, do mundohem sa m\u00eb shkurt t&#8217;jet\u00eb e mundur, pakashum\u00eb si vijon:<br \/>\npraktika e mbajtjes s\u00eb rezervave t\u00eb arm\u00ebve atomike, si pjes\u00eb integrale e mbrojtjes s\u00eb ak\u00ebcil\u00ebs Sht\u00ebpi Perandorake, filloi kur arm\u00ebt b\u00ebrthamore primitive u shpik\u00ebn n\u00eb Terra-n e Vjet\u00ebr, n\u00eb prag t\u00eb Diaspor\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl. Atomikat qen\u00eb shpikur nga Ajnshtajni, i cili punonte p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb Uashington. N\u00eb Dune t\u00eb Herbert, &#8220;sht\u00ebpit\u00eb perandorake&#8221; i posedojn\u00eb planetet komplet, kolonit\u00eb planetare etj. etj. dhe kryesohen nga Perandori, i cili merret sundimin, me drejtimin politik, me perandorll\u00ebkun e gjith\u00eb universit<\/p>\n<p>Kur Ajnshtajni ia doli at\u00ebbot\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t&#8217;i nd\u00ebrtuar k\u00ebto arm\u00eb, dy nga t\u00eb parat (dmth. 2 bomba atomike) u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr ta zgjidhur nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje tregtare me Sht\u00ebpin\u00eb Nippon (dmth. Sht\u00ebpia Perandorake e Japonis\u00eb &#8211; si\u00e7 e dim\u00eb, 1 n\u00eb Hiroshima dhe 1 tjet\u00ebr qe p\u00ebrdorur n\u00eb Nagasaki). K\u00ebto arm\u00eb ishin t\u00eb natyres aq primitive, m\u00eb pak se 1 milion viktima u shkaktuan nga shp\u00ebrthimet. Por duhet t\u00eb kihet parasysh se e gjith\u00eb perandoria (dmth. Herbert e ka fjal\u00ebn p\u00ebr perandorin\u00eb 1-planetare Terra e Vjet\u00ebr, Toka) n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i kishte vet\u00ebm tre miliard\u00eb subjekte (3 miliard\u00eb banor\u00eb), Perandoria e Vjet\u00ebr n\u00ebnkuptonte nj\u00eb planet t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Demonstrimi b\u00ebrthamor, ndon\u00ebse i pav\u00ebrejtsh\u00ebm p\u00ebr standardet e m\u00ebvonshme (m\u00eb tep\u00ebr si demonstrim simbolik), sh\u00ebrbeu p\u00ebr dy q\u00ebllime: shkat\u00ebrrimi i dy qyteteve t\u00eb vogla dhe k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e qyteteve tjera, k\u00ebrc\u00ebnimi e detyroi Sht\u00ebpin\u00eb Nippon t&#8217;ia l\u00ebshonte rrug\u00ebt fitimprur\u00ebse tregtare t\u00eb Paq\u00ebsorit, Sht\u00ebpis\u00eb Uashington.<br \/>\nDhe zot\u00ebrimi i arm\u00ebve t\u00eb vetme atomike t\u00eb Perandoris\u00eb (Terra e Vjet\u00ebr) i dha Sht\u00ebpis\u00eb Uashington prestigjin dhe fuqin\u00eb q\u00eb i nevojitej p\u00ebr ta zhvendosur Sht\u00ebpin\u00eb Windsor (dmth. k\u00ebtu Herbert e &#8220;zhvendos&#8221; paksa historin\u00eb, duke aluduar n\u00eb shk\u00ebputjen e Amerik\u00ebs, me arritjen e pavar\u00ebsis\u00eb, nga zgjedha Britanike : )<\/p>\n<p>Si t&#8217;ia fillosh p\u00ebrshkrimit t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb njeriut m\u00eb &#8220;absurdisht&#8221; se shembulli i Herbert, pothuaj si ndonj\u00eb ironi gjeniale &#8211; e p\u00ebrdor\u00eb frik\u00ebn e skajshme, tragjedin\u00eb fundimtare, arm\u00ebt m\u00eb shkat\u00ebrrimtare (t\u00eb cilat njeriu primitiv, njeriu i perandoris\u00eb Terra e Vjet\u00ebr, arm\u00ebt e veta &#8220;primitive&#8221; atomike ve\u00e7 i ka p\u00ebrdorur). Por vall\u00eb n\u00ebse duhet shkat\u00ebrruar planeti komplet, p\u00ebr t&#8217;i mbajtur gjoja n\u00ebn kontroll planetet tjera me &#8220;frik\u00ebn e shfarosjes&#8221;, at\u00ebher\u00eb pse duhet monstruozitetet atomike t&#8217;jen\u00eb arm\u00eb jo-primitive, gjoja bombash atomike t\u00eb &#8220;avancuara&#8221;?! Kujt iu dashka avancimi n\u00ebse thjesht duhet ta arrijn\u00eb shkat\u00ebrrimin, shfarosjen?! Edhe bombat &#8220;primitive&#8221; n\u00eb perandorin\u00eb Terra thjesht din\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb, asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb bukur se Herbert sikur askush s&#8217;e ka &#8220;paketuar&#8221; absurdizmin. M\u00eb larg se Frank Herbert askush s&#8217;ka shkuar me imagjinat\u00ebn romaneske. Shembulli &#8220;Dune&#8221; flet p\u00ebr dhjetra-mij\u00ebra vite n\u00eb t\u00eb ardhmen, i cili shembull u paraprin dhe super-sagave Star Wars e t\u00eb tilla, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjtat i tejkalon. Meq\u00eb &#8220;vizionarit&#8221; fanta-shkencor George Lucas (nj\u00ebsoj si dhe Issac Asimov), i nevojiten robotikat dhe t\u00eb gjitha veglat futuristike, as Lucas as Asimov nuk i &#8220;p\u00ebrjashtojn\u00eb&#8221;, p\u00ebrkundrazi, i p\u00ebrdorin si joshje p\u00ebr ta gudulisur fantazin\u00eb.<\/p>\n<p>Kufizimi i tyre me robotikat, me teknologjit\u00eb luftarake, me arm\u00ebt e futurizmit, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm imagjinata, asgj\u00eb tjet\u00ebr. Bie fjala Lucas i p\u00ebrdor makinat vrastare &#8220;droideka&#8221; (hekura robotoid\u00eb, shkrir\u00eb e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb me IA, i cakton madje dhe termat si t\u00eb quhen). Ose e krijon nj\u00eb &#8220;Death Star&#8221;, arm\u00eb gjigante sa nj\u00eb planet komplet, p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar cilindo planet&#8230; ku eventualisht, mund ta ken\u00eb strofull\u00ebn rebel\u00ebt kund\u00ebr perandoris\u00eb. Ose p\u00ebr ushtrit\u00eb e &#8220;klonuara&#8221;, p\u00ebr armadat robotike i p\u00ebrdor madje dhe gjeneral\u00ebt &#8220;e hekurt&#8221;, robot\u00eb me zemr\u00ebn dhe trurin e gjall\u00eb, qoft\u00eb &#8220;alienik\u00eb&#8221; a humanoid, por gjith\u00e7ka tjet\u00ebr prej hekuri : )<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga m\u00eb t\u00eb famshmit (prej t\u00eb till\u00ebve) mbase do ishte Gjenerali Grievous, cili sh\u00ebrben si Komandant Suprem i Droid-Ushtrive t\u00eb Konfederat\u00ebs s\u00eb Sistemeve t\u00eb Pavarura. Imagjinoje marramendjen konfederale t\u00eb galaktik\u00ebs, imagjino \u00e7far\u00eb supremacie komanduese, imagjinoje postin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb si Komandant Suprem i Droid-Armadave Galaktike. Ku \u00ebsht\u00eb Pentagoni&#8230; e ku Galaktika, nuk &#8220;p\u00ebrputhet&#8221; aspak : )<\/p>\n<p>Grievous p\u00ebrshkruhet si strateg i shk\u00eblqyer ushtarako-galaktik, duke i sh\u00ebrbyer devotshm\u00ebrisht Perandoris\u00eb, me flot\u00ebn e madhe udh\u00ebton nga skaji n\u00eb skaj t\u00eb galaktik\u00ebs, duke i pushtuar bot\u00ebt, duke luftuar madje dhe kund\u00ebr Xhedajve (anise Gjenerali Grievous bie herorikisht, gjat\u00eb nj\u00eb dueli me nj\u00ebrin nga Xhedi-t vritet).<\/p>\n<p>Lucas kujdeset p\u00ebr listat dhe skematurat aq t\u00eb sakta t\u00eb ushtrive, thuase 1000 her\u00eb m\u00eb sakt\u00eb e m\u00eb detajisht se ushtrit\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend dikur t\u00eb Fuhrerit. Gjeneral\u00ebt e Star Wars, le q\u00eb jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt por jan\u00eb t\u00eb kategorizuar m\u00eb mir\u00eb se ushtrit\u00eb e sotme reale t\u00eb Pentagonit. Lucas i p\u00ebrdor specifikat e gjeneral\u00ebve si komandant\u00eb galaktik\u00eb (Pentagoni s&#8217;ka t\u00eb till\u00eb, okay i ka tashm\u00eb ata t\u00eb Space Force, por asnj\u00ebri prej tyre ende s&#8217;e ka vizituar as H\u00ebn\u00ebn, 1 a 2 prej tyre e kan\u00eb vizituar stacionin ISS atje lart n\u00eb orbit\u00eb, e sakt\u00eb kjo por jo H\u00ebn\u00ebn. Pa ku t\u00eb flitet p\u00ebr kampanjat ushtarake kryq e t\u00ebrthuer galaktikave, as imagjinata nuk funksionon : )<\/p>\n<p>Lucas flet me detaje marramend\u00ebse p\u00ebr oficer\u00eb galaktiko-perandorak\u00eb, p\u00ebr strateg\u00eb ushtarako-galaktik\u00eb, p\u00ebr ekspert\u00eb taktiko-galaktik\u00eb, p\u00ebr planifikues strategjiko-galaktik\u00eb, p\u00ebr strateg\u00eb perandorak-galaktik\u00eb, p\u00ebr gjeneral\u00eb shtyp\u00ebs t\u00eb kryengritjeve rebele t\u00eb perandoris\u00eb, aneskaj galaktik\u00ebs etj etj. p\u00ebr \u00e7mos. Flet sepse i duhen, p\u00ebr ta &#8220;p\u00ebrshkruar&#8221; natyr\u00ebn e njeriut dhe t\u00eb specieve imagjinare t\u00eb universit. Lucas kujdeset p\u00ebr skemat aq t\u00eb sakta t\u00eb armadave robotike sepse ai e &#8220;di&#8221; q\u00eb luftrat jan\u00eb t\u00eb pashmangshme. E dinte dhe xha Homeri se \u00e7far\u00eb e zbavit natyr\u00ebn njer\u00ebzore, se \u00e7far\u00eb e gudulis\u00eb fantazin\u00eb e njeriut, na i la epikat e Troj\u00ebs, Odiseadat&#8230; e t&#8217;mos e dinte George Lucas.<\/p>\n<p>Sepse ndoshta kurr\u00eb s&#8217;do ket\u00eb p\u00ebrparime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sepse dhe Frank Herbert, me &#8220;shembullin&#8221; totalisht ndryshe, duke i zhdukur robotikat, t\u00eb gjitha veglurinat e lidhura me inteligjenc\u00ebn artificiale, por as ky s&#8217;ka si i zhduk luftrat dhe ngat\u00ebrresat. Edhe n\u00eb Dune t\u00eb Herbert, Sht\u00ebpit\u00eb Perandorake t\u00eb sistemeve planetare luftojn\u00eb mes vete dhe kan\u00eb sa t\u00eb duash mosmarr\u00ebveshje e ngat\u00ebrresa. Edhe Sht\u00ebpit\u00eb Perandorake, dhjetra-mij\u00ebra vite n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00eb koh\u00ebn e &#8220;Dune&#8221;, nj\u00ebsoj si\u00e7 tani shtetet e fuqishme me arm\u00ebt b\u00ebrthamore (si ShBA, Federata Ruse, India, Pakistani, Kina etj) e ruajn\u00eb nj\u00ebfar\u00eblloj &#8220;status-quo&#8221; politiko-ushtarake bazuar n\u00eb rezervat e arm\u00ebve p\u00ebr shkat\u00ebrrimin n\u00eb mas\u00eb, arm\u00eb q\u00eb mund t&#8217;i shfarosin plenetet komplet.<\/p>\n<p>Perandori galaktik &#8220;kollitet&#8221; dhe i mban disi n\u00ebn kontroll, por dhe vet\u00eb Pernadori e di se nj\u00eb &#8220;harres\u00eb&#8221; e vock\u00ebl, nj\u00eb detaj i keqllogaritur i politikave, nj\u00eb lapsus \u00e7far\u00ebdo diplomatiko-politik&#8230; dhe hooop dikush do rreshtohet kund\u00ebr Perandorit &#8211; sakaq do jet\u00eb duke e sfiduar vet\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Perandorake.<\/p>\n<p>N\u00ebse panum\u00ebr shkrimtar\u00eb dhe vizionar\u00eb jan\u00eb lodhur me shkrimet e tyre, n\u00ebse &#8220;memet&#8221; e miliona romaneve deri sot, t\u00eb miliona filmave, t\u00eb miliona ideve fanta-shkencore&#8230; t&#8217;na jen\u00eb &#8220;gabim&#8221;, at\u00ebher\u00eb lum-e-lum p\u00ebr njer\u00ebzimin, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb. Urojm\u00eb t&#8217;jet\u00eb ashtu. Por e dim\u00eb se dhe vet\u00eb Ajnshtajni sikur thoshte (ai me tjera fjal\u00eb, ne mund ta themi dhe ndryshe) fillimisht jan\u00eb \u00ebndrrat &#8211; pastaj vijn\u00eb shkencat, \u00ebndrrat (imagjinata) mund ta mb\u00ebshtjellin gjith\u00eb universin, \u00ebndrrat jan\u00eb filizat e flashk\u00ebt, njom\u00ebsia intelektuale, ata filizat e par\u00eb t\u00eb ideve p\u00ebr avancimet. Sipas Ajnshtajnit, \u00ebndrrat n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre sikur u paraprijn\u00eb dhe vet\u00eb shkencave.<\/p>\n<p>N\u00ebse nga e ardhmja shum\u00eb e larg\u00ebt e romaneve dhe ideve fanta-shkencore t\u00eb panum\u00ebr shkrimtar\u00ebve &#8220;fluturojm\u00eb&#8221; dhe i kthehemi mitologjis\u00eb, n\u00ebse dhe hyjnoret e mitologjis\u00eb prore me luft\u00eb, n\u00ebse dominionet e tyre tok\u00ebsore aq komplekse dhe sisteme t\u00eb koklavitura, n\u00ebse dhe hyjnor\u00ebt gjithmon\u00eb t\u00eb ngat\u00ebrruar, me politikat e me intrigat ndaj nj\u00ebri-tjetrit, madje kemi &#8220;domene&#8221; t\u00eb specializuara hyjnore, ka madje dhe per\u00ebndi enkas t\u00eb luft\u00ebs, romak\u00ebt thuase nuk preknin n\u00eb tok\u00eb nga krenaria p\u00ebr Marsin e tyre kryelart\u00eb : ) dim\u00eb p\u00ebr panum\u00ebr per\u00ebndi e per\u00ebndesha q\u00eb i &#8220;shkaktojn\u00eb dhe i udh\u00ebheqin&#8221; luftrat e njeriut, at\u00ebher\u00eb i bie se jemi t\u00eb lidhur, s&#8217;mund t&#8217;jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe as nuk \u00ebsht\u00eb nevoja ndoshta, gjoja t\u00eb shtiremi m\u00eb pacifist\u00eb sesa vet\u00eb zotat.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00ebse krahasohen simbolizmat e lir\u00ebs (s\u00eb Apollonit) dhe i aulosit t\u00eb Marsiasit (instrument i shpikur nga Marsiasi) sikur jokushtimisht na imponohet respekti ndaj p\u00ebrkryeshm\u00ebris\u00eb hyjnore. Ashtu-k\u00ebshtu zotat e meritojn\u00eb respektin, andaj dhe i kemi shpikur aq shum\u00eb religjione, besime, adhurime, me mij\u00ebra sosh, nuk ndalemi madje as sot e k\u00ebsaj dite. Aneskaj Evrop\u00ebs e Amerik\u00ebs paganizmi &#8220;klasik&#8221; duke lul\u00ebzuar n\u00eb t\u00eb tashmen, si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njeriut per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Neo-paganizmi modern i Evrop\u00ebs s\u00eb madhe e p\u00ebrfaq\u00ebson ringjalljen e besimeve t\u00eb lashta mitologjike, duke u rilidhur me &#8220;mostrat e mendimit&#8221; dhe me traditat e paraardh\u00ebsve. Hollivudi na i servir pa nd\u00ebrprer\u00eb sa Torat me \u00e7ekan\u00eb fluturush\u00ebr, sa Odinat, sa Tritonat, sa Poseidonat (gjoja si Aquaman-a : ) P\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb vetme hollivudeske u kthyen n\u00eb filma fantazit\u00eb dhe vizatimet e 4-5 dekadave t\u00eb Marvel. Dihet se animizmi, besimi n\u00eb krijesat shpirt\u00ebrore, besimi n\u00eb &#8220;fuqit\u00eb mbinjer\u00ebzore&#8221;, jan\u00eb aspekte integrale t\u00eb religjioneve moderne neo-paganistike.<br \/>\nPak\u00ebz dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u habitur, q\u00ebkur ndodh\u00eb paralelisht me avancimet n\u00eb drejtimin tjet\u00ebr&#8230; n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb duke e patur dhe avancimin artistik e shkencor, si askurr\u00eb m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb zhvillimit. Them se \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;u habitur, shkencat e mir\u00ebfillta dhe artet tona kurr\u00eb s&#8217;kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuara, kurrr\u00eb s&#8217;kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nivelin e bashk\u00ebkoh\u00ebsis\u00eb son\u00eb, si shembull dmth.<\/p>\n<p>E p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart si &#8220;habi&#8221; q\u00eb George Lucas n\u00eb Star Wars i p\u00ebrshkruan bot\u00ebt fiksionale por i shpik skemat piramidale luftarake aq t\u00eb detajuara. Nuk reshtim duke p\u00ebrparuar as me luftrat as me armatimet, p\u00ebrparojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, tashm\u00eb t\u00eb luftuarit e quajm\u00eb madje &#8220;art luftarak&#8221; : ) E p\u00ebrdorim vet\u00eb paradoksin &#8211; e kthejm\u00eb vet\u00eb artin kund\u00eb jet\u00ebs, &#8220;paradoks&#8221; sepse arti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahje e jet\u00ebs, jo e kund\u00ebrta. Kemi madje dhe &#8220;akademi&#8221; p\u00ebr luft\u00ebn. Shkurt, avancimet tona sa i p\u00ebrket luftimit tashm\u00eb i konsiderojm\u00eb &#8220;art luftarak&#8221;.<\/p>\n<p>Se mos vet\u00ebm me luftrat e me armatimet, nuk reshtim duke eksperimentuar me gjith\u00e7ka, n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet e kezistenc\u00ebs, madje dhe me &#8220;bukurin\u00eb&#8221; e me estetikat kemi vajtuar aq &#8220;larg&#8221;, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim kemi p\u00ebrparuar jasht\u00ebzakonisht. Sepse, fal\u00eb Prometeut, natyra e njeriut \u00ebsht\u00eb paracaktuar t&#8217;mos ndalet kurr\u00eb me avancimet. Le ta marrim ndonj\u00eb shembull (pa shembuj fjal\u00ebt sikur pezullojn\u00eb, ngelin bosh diku n\u00eb ajri).<\/p>\n<p>Kemi shpikur lloj-lloj pudrash, losionesh, vajrash, medikamentesh, afrodiziak\u00eb, lloj-lloj XTC (ecstasy, lloj-lloj ekstazash), nxit\u00ebs t\u00eb shqisave, sa e sa L&#8217;Orealat e Jador-at i njeh bota, sa e sa parfumet et. etj. Shkurt, kurr\u00eb s&#8217;kemi qen\u00eb m\u00eb t\u00eb &#8220;bukur&#8221; se tashm\u00eb, kurr\u00eb s&#8217;kemi patur fragrancash si\u00e7 i kemi tani&#8230; padyshim, me Titan\u00eb e me Olimpian\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb 12 zotat e Olimpit do na e kishin lakmi p\u00ebr parfumet e p\u00ebr industrin\u00eb e bukuri-stileve. Sidomos per\u00ebndeshat, t\u00eb gjitha varg e varg, me Demetra e me Athina do ngelnin goj\u00ebhapur, do shp\u00ebrnguleshin nga Olimpi n\u00eb Paris dhe kurr\u00eb s&#8217;do iknin nga aty : )<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto avancime, si\u00e7 e cek\u00ebm disa her\u00eb tashm\u00eb, padyshim fal\u00eb Prometeut, atij ia kemi borxh gjith\u00e7ka, secilin hap t\u00eb avancimit shkencor dhe artistik, gjith\u00e7ka t\u00eb qytet\u00ebrimit ton\u00eb. Zjarri i tij, i brendsh\u00ebm dhe i jasht\u00ebm, na solli k\u00ebtu ku jemi sot, duhet t&#8217;i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs paskaj\u00ebsisht. Borxhi ndaj Prometeut kurr\u00eb s&#8217;mund t\u00eb shlyhet, sepse sado t\u00eb avancohemi me shkencat e me artet, prore do ket\u00eb nj\u00eb hap tutje, prore do ket\u00eb nj\u00eb vij\u00eb e &#8220;pashkelur nga ne&#8221;, do ket\u00eb nj\u00eb humner\u00eb e pakap\u00ebrcyeshme, do ket\u00eb ndonj\u00eb kufizim (ana e p\u00ebrtejme do jet\u00eb e panjohur p\u00ebr ne), prore do ket\u00eb nj\u00eb tundim tutje, nj\u00eb sfid\u00eb tutje prometeike.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr Zeusin dihet, do kishim ngelur t\u00eb &#8220;prapangelur&#8221; sa mos pyet, do ishim at\u00ebher\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsisht, mozomokeq. S&#8217;po them t\u00eb zhdukur si dinosaur\u00ebt, si reptosaur\u00ebt, totalisht t\u00eb shfarosur, t\u00eb shuar nga ekzistenca&#8230; por duke u v\u00ebrdallur diku n\u00eb askund\u00ebsi epokave t\u00eb akullnajave. Apo mbase diku pllajave, savanave, prerive, padyshim ende duke e fshir\u00eb pluhurin me mjekrat e gjata shpellave t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gurit.<\/p>\n<p>Shumkush &#8220;lajthitet&#8221; me gjykimet, por dhe thuase na p\u00eblqen t&#8217;i mjegullojm\u00eb kronikat e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs me merimangat e harres\u00ebs. Thuase dhe vet\u00eb ai poet-Bajroni i famsh\u00ebm qe lajthitur duke pandehur se &#8220;borxhi ndaj Prometeut \u00ebsht\u00eb paguar me statuj\u00ebn e Davidit&#8221;. Sipas Bajronit statuja ishte e p\u00ebrkryer artistikisht dhe jasht\u00ebzakonisht homo-erotike, e p\u00ebrfaq\u00ebsonte bukurin\u00eb e p\u00ebrkryer mashkullore. K\u00ebshtusoj ishte dhe di\u00e7 si &#8220;d\u00ebshmi&#8221; e krijimtaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrsorur njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Bajroni aludonte se Davidit i mungonte vet\u00ebm fryma, dhe do ishte i gjall\u00eb, do frymonte dhe do ishte i bukur&#8230; nj\u00ebsoj si\u00e7 dhe Bajroni vet\u00eb q\u00eb ishte i gjall\u00eb. Por ishte gabim sa s&#8217;ka m\u00eb, nudistika e Davidit v\u00ebrtet e pati tunduar Bajronin, mir\u00ebpo ky fenomen ishte di\u00e7 si &#8220;problem&#8221; tij, askush s&#8217;i kishte faj q\u00eb e tundonin sa femrat po aq dhe meshkujt. Sipas meje ishte ky gabo-gjykimi m\u00eb i madh i atij Bajronit t\u00eb madh, borxhi ndaj Prometeut kurr\u00eb s&#8217;mund t\u00eb shlyhet, ishte gjykim 100% i pasakt\u00eb, pothuaj gjykim i pafalsh\u00ebm : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nSidoqoft\u00eb, le t&#8217;i kthehemi mendjemadh\u00ebsis\u00eb son\u00eb, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr &#8220;p\u00ebrkryejen&#8221; hyjnore q\u00eb na sfidon, p\u00ebr ambicjet tona, dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha detajet q\u00eb lidhen me rrug\u00ebn ton\u00eb zhvillimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimi i r\u00ebnd\u00eb dhe ekstrem nga Apolloni i Marsiasit (me vdekje, duke e rjepur s\u00ebgjalli) me gjuh\u00ebn mitologjike sikur na fton t\u00eb reflektojm\u00eb mbi marr\u00ebdh\u00ebnien e nd\u00ebrlikuar, jasht\u00ebzakonisht komplekse mes arteve si frym\u00ebzim hyjnor dhe mes p\u00ebrvoj\u00ebs njer\u00ebzore (duke qen\u00eb muzika si art &#8211; dhe dmth. miti nd\u00ebrlidhet me t\u00eb gjitha artet e shkencat). Miti sikur m\u00ebton t&#8217;na e kujtoj\u00eb ekuilibrin delikat mes ambicies son\u00eb dhe p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb ndaj p\u00ebrkryeshm\u00ebris\u00eb hyjnore. Sepse, n\u00ebse frym\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb hyjnor, n\u00ebse idet\u00eb dhe frym\u00ebzimet vijn\u00eb nga Muzat, at\u00ebher\u00eb na takon t\u00eb p\u00ebrulemi ndaj madh\u00ebshtis\u00eb (s\u00eb panjohur, por q\u00eb e ndiejm\u00eb). Na takon ta njohim at\u00eb vij\u00ebn, at\u00eb kufirin, nga ku e andejshmja prore ngelet e panjohur p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, lira e Apollonit simbolizon rendin, qytet\u00ebrimin dhe harmonin\u00eb kozmike. Vet\u00eb Apolloni e p\u00ebrfaq\u00ebson natyr\u00ebn e lart\u00ebsuar artistike, si pasqyrim i idealeve hyjnore. Ai u prin dhe i frym\u00ebzon vet\u00eb Muzat, t\u00eb gjitha Muzat varg e varg hedhin valle duke e frym\u00ebzuar njer\u00ebzimin. Ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb per\u00ebndia i muzik\u00ebs dhe i arteve, dhe jo vet\u00ebm (n\u00eb mitologji \u00ebsht\u00eb per\u00ebndi i lidhur me shum\u00eb koncepte). Apolloni \u00ebsht\u00eb thjesht mish\u00ebrim i p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb hyjnore, e p\u00ebrfaq\u00ebson idealin e mjesht\u00ebris\u00eb artistike. Aft\u00ebsia apollonike me muzikat e me lirat nuk \u00ebsht\u00eb thjesht produkt i talentit dhe st\u00ebrvitjes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me talentin dhe arritjet njer\u00ebzore, por aft\u00ebsia e tij \u00ebsht\u00eb e lidhur dhe me disiplin\u00ebn, me t\u00eb paarritshmen hyjnore dhe me favorin e per\u00ebndive.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e kund\u00ebrt t\u00eb lajthitjes s\u00eb Marsiasit, aulosi v\u00ebrtet qe shpikur nga ai dhe ishte instrument q\u00eb e zot\u00ebronte m\u00eb bukur se askush tjet\u00ebr, askush nga njer\u00ebzor\u00ebt s&#8217;mund t\u00eb shtyhej me zot\u00ebsin\u00eb muzikologjike t\u00eb tij, e dinin dhe vet\u00eb Muzat (t\u00eb cilat pastaj do ishin dhe si &#8220;arbitrat&#8221; e kontestit mes tyre).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo aulosi si instrument njer\u00ebzor s&#8217;mund t\u00eb krahasohej me lir\u00ebn q\u00eb merr pothuaj tipare &#8220;magjike&#8221; n\u00ebn gishtat e Apollonit. Aulosi i Marsiasit ishte i lidhur me emocionet e pap\u00ebrpunuara, me lakoren e nx\u00ebnies apo t\u00eb m\u00ebsimit, me d\u00ebshtimet e aty-k\u00ebtushme dhe me kemb\u00ebngult\u00ebsin\u00eb p\u00ebr avancimin, me kaosin dhe me aspektin e hapave fillestar\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs.<\/p>\n<p>Aulosi i tij si instrument do ishte di\u00e7 si epitom\u00eb e p\u00ebrpjekjes njer\u00ebzore p\u00ebr zhvillimin, pozitivitet dhe atribut i mrekulluesh\u00ebm i njeriut (falur dikur nga Prometeu), mir\u00ebpo aulosi e mish\u00ebron frym\u00ebn e pazbutur t\u00eb natyr\u00ebs dhe spontanitetin e p\u00ebrvoj\u00ebs njer\u00ebzore, s&#8217;b\u00ebn dhe s&#8217;mund t\u00eb krahasohet me lir\u00ebn apollonike, me vet\u00eb simbolin e harmonis\u00eb kozmike.<\/p>\n<p>Q\u00ebkur themi se arti \u00ebsht\u00eb krijim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb avancimit, arroganca ndaj Apollonit (arroganc\u00eb ndaj vet\u00eb per\u00ebndis\u00eb s\u00eb arteve, ndaj &#8220;misionareve&#8221; kozmike, Muzave) do ishte e pafalshme. N\u00ebse jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr hapat e vegj\u00ebl t\u00eb fillimit, gjat\u00eb rrug\u00ebs son\u00eb krijuese dhe t\u00eb rafinimit artistik, sikur do duhej ta dinim se t\u00eb madh\u00ebrishmet Muza e p\u00ebrjet\u00ebsojn\u00eb frym\u00ebzimin hyjnor apollonik. Ato sikur prore e p\u00ebrher\u00eb na sfidojn\u00eb ngapak me lloj-lloj idesh e frym\u00ebzimesh, por dhe na mbajn\u00eb p\u00ebr dore, sikur jan\u00eb guidat tona t\u00eb arsyes.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrballemi me sfidat e krijimtaris\u00eb s\u00eb mundimshme (arti kurr\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb i &#8220;leht\u00eb&#8221;), n\u00eb k\u00ebrkim e sip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkryerjes artistike, na takon t&#8217;jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe rreth jop\u00ebrkryeshm\u00ebris\u00eb son\u00eb. Rruga jon\u00eb artistike (apo shkencore, cilado qoft\u00eb) \u00ebsht\u00eb rruga e t\u00eb p\u00ebrkryerit, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb p\u00ebrkryerja. Nj\u00ebsoj pakashum\u00eb si\u00e7 ia thuhet dhe p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr gjallimin ton\u00eb; jeta \u00ebsht\u00eb rruga, shtegu yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebtim, udh\u00ebtim &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;destinacion&#8221;.<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2025 (prushi i &#8220;krizalid\u00ebs&#8221; son\u00eb falur nga Prometeu prore e pand\u00ebrprer\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo energjia brenda nesh e pashtershme, shtytja dhe inercioni qen\u00ebsor q\u00eb t&#8217;m\u00ebsojm\u00eb, q\u00eb t&#8217;p\u00ebrparojm\u00eb, t&#8217;i mbajm\u00eb ndezur llambat e dijes, t&#8217;i avancojm\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=17118\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-17118","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17118","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17118"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17118\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}