{"id":17332,"date":"2025-04-24T14:45:36","date_gmt":"2025-04-24T13:45:36","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17332"},"modified":"2025-04-24T15:24:47","modified_gmt":"2025-04-24T14:24:47","slug":"celebrimi-centenial-100-vjetori-i-fizikes-kuantike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17332","title":{"rendered":"Celebrimi Centenial &#8211; 100-vjetori i Fizik\u00ebs Kuantike"},"content":{"rendered":"<p><em>Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2025<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_aps_100-vjetori_i_fizikes_kuantike_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_aps_100-vjetori_i_fizikes_kuantike_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"900\" class=\"alignnone size-full wp-image-17333\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_aps_100-vjetori_i_fizikes_kuantike_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_aps_100-vjetori_i_fizikes_kuantike_opt-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_aps_100-vjetori_i_fizikes_kuantike_opt-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_aps_100-vjetori_i_fizikes_kuantike_opt-768x432.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_aps_100-vjetori_i_fizikes_kuantike_opt-1536x864.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga APS (American Physical Society) thuhet se vitin 2025 UNESCO e ka caktuar Vit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shkenc\u00ebs dhe t\u00eb Teknologjis\u00eb Kuantike &#8211; di\u00e7 si njohje kjo e p\u00ebrparimeve dhe e ndikimit revolucionar q\u00eb shkenca dhe teknologjia kuantike e kan\u00eb patur gjat\u00eb nj\u00eb shekulli, dhe premtojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Dikur dhe vet\u00eb i madhi Ajnshtajn ishte i pllakosur me skeps\u00ebn e vet ndaj shkenc\u00ebs kuantike, mir\u00ebpo dihet q\u00eb sot kjo fush\u00eb e interesit dhe e aktivitetit t\u00eb njeriut gjeneron jo m\u00eb pak por 1\/3 e ekonomis\u00eb amerikane \/ evropiane. Fal\u00eb investimeve t\u00eb pafund gjithandej globit kryhen panum\u00ebr eksperimente t\u00eb avancuara n\u00eb nivele sub-atomike, shkenca moderne ushqehet me miliarda e miliarda, investohen shumash marramend\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka e &#8220;kuantikave&#8221; thuase pati nisur &#8220;pavet\u00ebdijsh\u00ebm&#8221; nga Planku (Max Planck) n\u00eb v. 1901. Ai e prezantoi konstanten e tij (sa p\u00ebr hir t\u00eb emrit, ishte \u00e7\u00ebshtje em\u00ebrtimi), e cila konstant\u00eb i lidh kuantat energjitike me frekuenc\u00ebn. At\u00ebbot\u00eb, ai nuk i atribuoi asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi fizike k\u00ebtij kuantizimi, duke e konsideruar thjesht si nj\u00eb truk matematikor p\u00ebr ta shpjeguar rrezatimin e trupave t\u00eb err\u00ebt. Vet\u00ebm disa vite pas Plankut, n\u00eb v. 1905, Ajnshtajni e v\u00ebrtetoi se drita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;rrjedh\u00eb&#8221; grimcash (rrjedh\u00eb th\u00ebrmijore), babaxhani tregoi se &#8220;truku&#8221; matematikor i Plankut i vitit 1901 p\u00ebr t&#8217;supozuar se drita vjen si &#8220;pako energjie&#8221;, ose si grimca (sot t\u00eb njohura si fotone, ashtu i quajm\u00eb &#8220;pakot&#8221; energjitike t\u00eb Plankut) e shpjegon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elegante efektin fotoelektrik, ku drita i &#8220;shqelmon&#8221; elektronet nga sip\u00ebrfaqet metalike.<\/p>\n<p>Ca vite m\u00eb tutje, n\u00eb v. 1913 do ta kishim &#8220;Atomin e Bohrit&#8221;, p\u00ebr fizik\u00ebn kuantike modeli atomik i shkenc\u00ebtarit Niels Bohr, si nj\u00eb &#8220;sistem i vog\u00ebl diellor me orbita&#8221; diskrete p\u00ebr elektronet, ishte nj\u00ebri nd\u00ebr sukseset ky\u00e7 t\u00eb vet\u00eb fillimeve t\u00eb v\u00ebshtira (si\u00e7 e dim\u00eb fillimet gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira jan\u00eb). Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb tutje pas Bohrit, n\u00eb v. 1922 zbulohet se atomet kan\u00eb v\u00ebrtitje (rrotullim) t\u00eb kuantizuar &#8211; Walther Gerlach dhe Otto Stern treguan eksperimentalisht se rrotullimi i nj\u00eb atomi \u00ebsht\u00eb i kuantizuar dhe ekziston n\u00eb dy gjendje diskrete.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas &#8220;kuptimit&#8221; se v\u00ebrtitja atomike \u00ebsht\u00eb e kuantizuar, n\u00eb v. 1925 do vinte Wolfgang Pauli me &#8220;Parimin i p\u00ebrjashtimit&#8221;, parimi i Paulit shpjegoi se si modeli i atomik i Bohrit mund t&#8217;lidhej me struktur\u00ebn e tabel\u00ebs periodike, dhe m\u00eb von\u00eb do zgjerohej p\u00ebr t\u00eb gjitha fermionet. Po at\u00eb vit Werner Heisenberg, me prurjet gjithashtu t\u00eb Max Born dhe Pascual Jordan, do e kompletonin &#8220;Formulimin e matric\u00ebs s\u00eb Teoris\u00eb Kuantike&#8221;.<\/p>\n<p>Po at\u00eb vit, 1925, Louis de Broglie, n\u00eb tez\u00ebn e tij t\u00eb doktoratur\u00ebs, teorizoi se ak\u00ebcila grimc\u00eb l\u00ebviz\u00ebse padyshim do e ket\u00eb nj\u00eb val\u00eb t\u00eb &#8220;asociuar&#8221;. Teoria e tij e \u00e7imentoi konceptin e dualitetit valor-th\u00ebrmijor n\u00eb mekanik\u00ebn kuantike. T\u00eb nj\u00ebjtin vit, zbulohet dhe rrotullimi i elektronit, George Uhlenbeck dhe Samuel Goudsmit teorizuan se elektronet zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb momentum t\u00eb brendsh\u00ebm k\u00ebndor, i njohur tani si &#8220;v\u00ebrtitje&#8221; (rrotullim).<br \/>\nNj\u00eb vit m\u00eb pas, 1926 do e kishim prezantimin e ekuacionit t\u00eb Shrodingerit, shkenc\u00ebtari Erwin Schr\u00f6dinger e solli ekuacionin valor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ekuacion qendror p\u00ebr mekanik\u00ebn kuantike moderne. Shum\u00eb shpejt u v\u00ebrtetua se formulimi i Schr\u00f6dinger ishte ekuivalent me formulimin e mekanik\u00ebs s\u00eb matric\u00ebs s\u00eb Heisenberg.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, ia fillojm\u00eb me &#8220;pionier\u00ebt&#8221; Max Planck, Einstein, Niels Bohr, Walther Gerlach, Otto Stern, Wolfgang Pauli, Max Born, Pascual Jordan, Uhlenbeck, Samuel Goudsmit, Werner Heisenberg, Erwin Schr\u00f6dinger dhe t\u00eb tjer\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb varg e varg&#8230; dhe gj\u00ebrat pastaj erdh\u00ebn e u konsoliduan p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb di\u00e7 si gur\u00ebthemele t\u00eb pal\u00ebkundshme t\u00eb mekanik\u00ebs kuantike.<\/p>\n<p>Anise, nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb pastaj, n\u00eb v. 1935 do vinte dhe p\u00ebrballja me \u00e7uditshm\u00ebrin\u00eb kuantike, vet\u00eb Ajnshtajni sikur s&#8217;mund t&#8217;i &#8220;shmangej&#8221; \u00e7udis\u00eb kuantike, do e kishim t\u00eb ashtuquajturin &#8220;Paradoks EPR&#8221;. I cili paradoks EPR \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperiment ideatik i propozuar nga fizikan\u00ebt Albert Einstein, Boris Podolsky dhe Nathan Rosen (dmth. paradoks i treshes skeptike Einstein-Podolsky-Rosen, EPR). Eksperimenti i tyre argumentonte se p\u00ebrshkrimi i realitetit fizik nga mekanika kuantike \u00ebsht\u00eb jo i plot\u00eb, se nuk e ka plot\u00ebsin\u00eb reale. Tre shkenc\u00ebtar\u00ebt e prezantuan konceptin e &#8220;kokolepsjes&#8221; kuantike (entanglement) dhe diskutuan rreth implikimeve t\u00eb konceptit (un\u00eb si joshkenc\u00ebtar n\u00eb shqip \u00e7udishm\u00ebrin\u00eb kuantike e quaj di\u00e7 si &#8220;kokolepsje&#8221; kuantike, ndonj\u00ebher\u00eb &#8220;nd\u00ebrlidhje&#8221;, ndonj\u00ebher\u00eb &#8220;binjak\u00ebzim&#8221; kuantik : ) &#8211; termi &#8220;entanglement&#8221; qe krijuar po at\u00eb vit 1935, nga Schr\u00f6dinger).<\/p>\n<p>Treshja e shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur, thjesht si eksperiment ideatik q\u00eb i p\u00ebrfshinte dy grimca t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb &#8220;kokolepsura&#8221;, me mendimet e tyre p\u00ebrfunduan se matja e pozicionit ose e momentumit t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs grimc\u00eb mund ta zbuloj\u00eb vler\u00ebn e pozicionit\/momentumit t\u00eb tjetr\u00ebs. Fakti q\u00eb grimca e dyt\u00eb n\u00eb dukje posedon vlera t\u00eb paracaktuara (si p\u00ebr pozicionin ashtu dhe p\u00ebr momentumin) do binte ndesh me Parimin e Pasiguris\u00eb kuantike, gj\u00eb q\u00eb i shtyri ata t\u00eb konkludonin se mekanika kuantike s&#8217;mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim i plot\u00eb i realitetit fizik. Ata sugjeruan se mund t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb teori e plot\u00eb, e ngjashme me at\u00eb klasike, ndoshta duke p\u00ebrfshir\u00eb variabla t\u00eb &#8220;fshehura&#8221;, ose t\u00eb &#8220;paarritshme&#8221;, t\u00eb &#8220;padukshme&#8221; etj.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, po at\u00eb vit, 1935 do vinte Niels Bohr duke argumentuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke besuar p\u00ebr plot\u00ebsin\u00eb (se mekanika kuantike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrim i plot\u00eb i realitetit fizik). Bohr iu p\u00ebrgjigj publikimit rreth EPR p\u00ebrmes nj\u00eb artikulli me t\u00eb nj\u00ebjtin titull dhe me p\u00ebrgjigjen kund\u00ebrshtuese. Ai kund\u00ebrshtoi se paradoksi EPR bazohej n\u00eb nj\u00eb argument t\u00eb gabuar: meqen\u00ebse fizikisht s&#8217;mund t\u00eb kryhet matje e nj\u00ebkohshme e pozicionit dhe e momentumit &#8211; dy ndryshore k\u00ebto (variabla) plot\u00ebsuese &#8211; nuk ka asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar eksperimentalisht se ato bashk\u00ebekzistojn\u00eb si veti t\u00eb p\u00ebrcaktuara (t\u00eb ndonj\u00eb grimce). T\u00eb dy dokumentet do ishin pjes\u00eb e nj\u00eb debati t\u00eb gjat\u00eb rreth natyr\u00ebs s\u00eb mekanik\u00ebs kuantike, q\u00eb p\u00ebrfundimisht u zgjidh (n\u00eb favor t\u00eb Niels Bohr) nga teorema e John Stewart Bell, dhe me v\u00ebrtetimet eksperimentale t\u00eb teorem\u00ebs.<\/p>\n<p>Thuhet ashtu, edhe pse &#8220;debati&#8221; pothuaj s&#8217;ka p\u00ebrfunduar as sot e k\u00ebsaj dite &#8211; ka p\u00ebrfunduar p\u00ebr disa aspekte, por jo p\u00ebr gjith\u00e7ka. Si mund t\u00eb quhet &#8220;debat i mbaruar&#8221; kur psh. sot, n\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, e kemi teorin\u00eb e quajtur &#8220;Gravitet Kuantik&#8221;, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr teorit\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen ta &#8220;unifikojn\u00eb&#8221; gravitetin me forcat e tjera themelore t\u00eb fizik\u00ebs. Natyrisht, asfare e leht\u00eb\u2026 graviteti tep\u00ebr i &#8220;ve\u00e7ant\u00eb&#8221;, tep\u00ebr fantomik a misterioz. Tani p\u00ebr tani shkenc\u00ebtar\u00ebt vet\u00ebm teorizojn\u00eb se grimca hipotetike &#8220;gravitoni&#8221; do ishte nd\u00ebrmjet\u00ebsi ideal p\u00ebr forc\u00ebn gravitacionale.<\/p>\n<p>Na duhet nj\u00eb &#8220;nd\u00ebrmjet\u00ebs&#8221; (sepse ashtu jemi &#8220;m\u00ebsuar&#8221; me sukseset tjera), bie fjala, Modeli Standard i mekanik\u00ebs kuantike na thot\u00eb q\u00eb 3 forca themelore t\u00eb fizik\u00ebs nd\u00ebrmjet\u00ebsohen nga bozonet. Psh. p\u00ebr forc\u00ebn elektromagnetike si nd\u00ebrmjet\u00ebsues i kemi fotonet &#8211; elektromagnetizmi i p\u00ebrdor fotonet p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb a t\u00ebrhequr grimcat (q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb ngarkes\u00eb). Tutje, thuhet se bozonet W dhe Z nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr forc\u00ebn e dob\u00ebt b\u00ebrthamore. Tutje thuhet se gluonet (psh. kuarket) nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr forc\u00ebn e fuqishme b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>K\u00ebto fort bukur, por &#8220;gozhda&#8221; ku na ka ngecur sharra e tashme shkencore \u00ebsht\u00eb pra Forca Gravitacionale, graviteti, gravitoni&#8230; supozojm\u00eb (shpresojm\u00eb) q\u00eb gravitoni t&#8217;jet\u00eb ai &#8220;nd\u00ebrmjet\u00ebsi&#8221; q\u00eb na duhet.<br \/>\nDhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsin\u00eb bazike, fizika na m\u00ebson se ekzistojn\u00eb 4 nd\u00ebrveprime themelore (q\u00eb jan\u00eb baza e t\u00eb gjitha bashk\u00ebveprimeve t\u00eb njohura n\u00eb natyr\u00eb). E k\u00ebto jan\u00eb 1 &#8211; forca gravitacionale, 2 &#8211; forca elektromagnetike, 3 &#8211; forca e fuqishme b\u00ebrthamore, dhe 4 &#8211; e dob\u00ebta b\u00ebrthamore. Anise ka teori spekulative q\u00eb kan\u00eb propozuar madje + nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb 5-t\u00eb (p\u00ebr t&#8217;i shpjeguar v\u00ebzhgimet e ndryshme t\u00eb \u00e7uditshme, anormale, q\u00eb nuk p\u00ebrshtaten me teorit\u00eb ekzistuese).<\/p>\n<p>Dmth. me Modelin Standard (me teorin\u00eb shkencore m\u00eb t\u00eb avancuar ekzistente, si ngjeshje, rezultat i 4 shekujve shkenc\u00eb) p\u00ebr 3 nd\u00ebrveprime themelore t\u00eb natyr\u00ebs e kemi sadopak iden\u00eb, vet\u00ebm 1-ra na ka ngelur ende fantomike &#8211; Forca Gravitacionale. Jo vet\u00ebm se &#8220;gravitoni&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grimc\u00eb virtuale, por gjith\u00e7ka e teoris\u00eb t\u00eb ashtuquajtur &#8220;Gravitet Kuantik&#8221; (q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart) \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb &#8220;koncept teorik&#8221;. Madje ka dhe teorizime q\u00eb klasifikohen si &#8220;teori t\u00eb gravitetit kuantik&#8221; por q\u00eb s&#8217;kan\u00eb patjet\u00ebr nevoj\u00eb p\u00ebr &#8220;gravitonin&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo qasje na sugjeron se jo medoemos gravitoni do duhej ta luante &#8220;rolin kryesor&#8221; (rreth gravitetit, si nd\u00ebrmjet\u00ebs). Dhe pra, edhe pse gravitonin si grimc\u00eb hipotetike ende s&#8217;e kemi zbuluar, ja q\u00eb t\u00eb gjitha teorizimet sikur i &#8220;mb\u00ebshtjellim&#8221; rreth gravitonit. Mir\u00ebpo duke patur dhe &#8220;teori t\u00eb gravitetit kuantik&#8221; q\u00eb s&#8217;kan\u00eb patjet\u00ebr nevoj\u00eb p\u00ebr &#8220;gravitonin&#8221; &#8211; n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn rreth k\u00ebsaj teme pata b\u00ebr\u00eb shaka diku duke shkruar &#8220;&#8230;kjo do ishte pakashum\u00eb ngjash\u00ebm sikur t\u00eb thoshim &#8216;natyrisht q\u00eb Donald Trump \u00ebsht\u00eb Superman, mir\u00ebpo jo medoemos duhet t&#8217;jet\u00eb Super. Apo m\u00eb mir\u00eb t&#8217;mos e p\u00ebrmendim\u2026 pasi logjikisht do na e ngat\u00ebrronte vet\u00eb l\u00ebmshin logjik&#8217; : )<\/p>\n<p>Teorikisht, teoricien\u00ebt s&#8217;e mohojn\u00eb q\u00eb ndoshta, jo vetem Gravitet, po ka madje dhe Supergravitet, e kan\u00eb shpikur nj\u00eb teori enkas p\u00ebr t\u00eb. Pa\u00e7ka se ka ngelur dhe shum\u00e7ka p\u00ebr t&#8217;u qart\u00ebsuar rreth origjin\u00ebs s\u00eb koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00ebs (ajnshtajniane). Gjithsesi, studiuesit e Gravitetit Kuantik (dmth. si teori e p\u00ebrgjithshme) thon\u00eb se graviteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebveprim kuantik. T\u00eb thuash di\u00e7 k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb aq e madhe, \u00ebsht\u00eb pohim GALA-GJIGANT, pohim jashtezakonisht i guximsh\u00ebm, Dhe rishtas, anise t\u00eb sigurt\u00eb s&#8217;jan\u00eb rreth k\u00ebtij pohimi, as q\u00eb e kan\u00eb sqaruar &#8220;sigurin\u00eb&#8221; e tyre \u2013 por ja q\u00eb k\u00ebshtu pohojn\u00eb.<\/p>\n<p>S&#8217;ka asgj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb pohohet as t\u00eb teorizohet. Por shkenc\u00ebtar\u00ebt e din\u00eb q\u00eb, madje dhe vet\u00ebm teorikisht, &#8220;Graviteti Kuantik&#8221; ballafaqohet me probleme serioze. Kjo sepse gravitacioni tani p\u00ebr tani shpjegohet p\u00ebrmes teoris\u00eb s\u00eb Relativitetit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm (t\u00eb Ajnshtajnit, e cek\u00ebm q\u00eb ka ngelur shum\u00e7ka p\u00ebr t&#8217;u qart\u00ebsuar rreth origjin\u00ebs s\u00eb koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00ebs ajnshtajniane), e cilia teori p\u00ebr universin makroskopik thot\u00eb di\u00e7 krejt tjet\u00ebrfare, na &#8220;flet&#8221; p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn mikroskopike nuk p\u00ebrputhen me ato t\u00eb mekanikes kuantike.<\/p>\n<p>Dihet po ashtu q\u00eb teoria e &#8220;Gravitetit Kuantik&#8221; ballafaqohet me problemin kryesor n\u00eb vetvete \u2013 me faktin q\u00eb testimet eksperimentale jan\u00eb t\u00eb pamundura. Teorit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim k\u00ebrkojn\u00eb nivele energjitike t\u00eb paarritshme, ose t\u00eb pakap\u00ebrthyeshme me eksperimentet laboratorike. Si t\u00eb testohet bie fjala &#8220;String-teoria&#8221;, ose &#8220;Superstring-teoria&#8221;, ose &#8220;M-teoria&#8221; (sa p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmendur disa sosh q\u00eb klasifikohen si &#8220;teori t\u00eb gravitetit kuantik&#8221;)? Apo ndryshorja jasht\u00ebzakonisht komplekse, e ashtuquajtur &#8220;Tuistor-teori&#8221; (p\u00ebrdoret nga disa fizikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00ebn, iu p\u00eblqen t\u00eb teorizojn\u00eb &#8220;matematikisht&#8221;)?<\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani s&#8217;e ka kush iden\u00eb si t\u00eb testohen t\u00eb tilla teori! Edhe vet\u00eb autori i editorialit t\u00eb APS, Dagmar Bru\u00df (mund ta lexoni m\u00eb posht\u00eb), n\u00eb shkrimin e vet t\u00eb shkurt\u00ebr rreth 100-Vjetorit t\u00eb Fizik\u00ebs Kuantike e kishte shtruar pyetjen &#8220;A mund t\u00eb kuantizohet graviteti dhe si munden eksperimentet t\u00eb gjurmojn\u00eb shenja t\u00eb gravitetit kuantik?&#8221;.<\/p>\n<p>Sepse Graviteti Kuantik aq misterioz, aq i pakuptuesh\u00ebm, aq i pakapsh\u00ebm, aq i paduksh\u00ebm\u2026 aq sa disa shkenc\u00ebtar\u00eb madje dyshojn\u00eb n\u00ebse ekziston apo dhe fare. Ka sa t\u00eb duash shkenc\u00ebtar\u00eb skeptik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e v\u00ebjn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje ekzistenc\u00ebn e &#8220;gravitetit kuantik&#8221;. Psh. ka me dekada q\u00eb fizikani Freeman Dyson pohon se ndoshta universi vet\u00ebm shtiret si univers &#8220;dualist&#8221;, ku fusha gravitacionale (e Relativitetit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm) \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb fush\u00eb klasike pa &#8220;veti kuantike&#8221;, anise e gjith\u00eb materia brenda k\u00ebsaj vazhdim\u00ebsie kohore-hap\u00ebsinore kuantizohet n\u00eb grimca q\u00eb u binden rregullave t\u00eb probabilitetit.<\/p>\n<p>Sipas Daniel Harlow (Instituti i Teknologjis\u00eb s\u00eb Masa\u00e7usets) &#8211; &#8220;\u2026nuk ka dhe aq kuptim t\u00eb p\u00ebrpiqesh ta kesh nj\u00eb teori n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn graviteti \u00ebsht\u00eb klasik, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e fizik\u00ebs na qenka kuantike. Argumentet teorike kund\u00ebr modeleve t\u00eb p\u00ebrziera kuantike-klasike jan\u00eb t\u00eb forta (anise jo p\u00ebrfundimtare). Nga ana tjet\u00ebr, teoricien\u00ebt kan\u00eb gabuar dhe m\u00eb par\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb testohet (n\u00ebse graviteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8216;forc\u00eb kuantike&#8217;) at\u00ebher\u00eb, pse jo? N\u00ebse kjo do ua mbyllte goj\u00ebn njer\u00ebzve (t\u00eb cil\u00ebt e v\u00ebjn\u00eb n\u00eb dyshim kuantizmin e gravitetit) at\u00ebher\u00eb pse jo?&#8221;. Shih pra, vesesh debatik-e mjaft interesante, disa shkenc\u00ebtar\u00eb-teoricien\u00eb thon\u00eb se ndoshta ka madje dhe Supergravitet kuantik, t\u00eb tjer\u00ebt dyshojn\u00eb se graviteti jo patjet\u00ebr duhet t&#8217;jet\u00eb &#8220;kuantik&#8221;, ndoshta as q\u00eb ka lidhje me kuantikat : )<\/p>\n<p>Gjithsesi, 1 shekull zhvillimor i Fizik\u00ebs Kuantike na b\u00ebn t\u00eb ndjehemi krenar\u00eb p\u00ebr arritjet e deritashme. Dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, s&#8217;\u00ebsht\u00eb s&#8217;e kemi arritur pak, e kemi nj\u00eb Everest me shkencash, anise ka ngelur dhe shum\u00e7ka p\u00ebr ta &#8220;kuptuar&#8221; &#8211; sepse ndoshta kurr\u00eb s&#8217;mbarojn\u00eb misteret e universit. S&#8217;e mohon kush se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime gjigante, psh. Modeli Standard i fizikes moderne na e mund\u00ebson q\u00eb 400 vjet zhvillim shkencor t&#8217;i &#8220;paketojm\u00eb&#8221; n\u00eb 1 formul\u00eb t\u00eb vetme, e prap\u00eb sikur ndjehemi n\u00eb &#8220;fillim t\u00eb fillimit&#8221; t\u00eb udh\u00ebs son\u00eb zhvillimore. Padyshim duhet nj\u00ebsoj sikur dhe deri tani, hap pas hapi, gjith\u00e7ka n\u00eb koh\u00ebn e vet, n\u00eb shekullin e vet, gjith\u00e7ka me hapat tan\u00eb t\u00eb &#8220;vegj\u00ebl&#8221;, me hapat e vegj\u00ebl t\u00eb Olldrinit por q\u00eb jan\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Se mos vet\u00ebm &#8220;Graviteti Kuantik&#8221; na mundon, ashtu-k\u00ebshtu universi i paskajsh\u00ebm. Bie fjala flasim p\u00ebr &#8220;materien e err\u00ebt&#8221;, pa ditur hi\u00e7asgj\u00eb rreth k\u00ebsaj hipotetike t\u00eb &#8220;err\u00ebt&#8221; (thjesht sepse s&#8217;dim\u00eb me \u00e7far\u00eb ta &#8220;mbushim&#8221; pjes\u00ebn 80% t\u00eb universit, pjes\u00ebn q\u00eb nuk e shohim por supozojm\u00eb se duhet t&#8217;jet\u00eb e mbushur me di\u00e7 : ) Andaj e kemi quajtur &#8220;materie e err\u00ebt&#8221;, &#8220;energji e err\u00ebt&#8221;, thuase 80% e universit err\u00ebsir\u00eb nd\u00ebrsa 20% na qenka drit\u00ebsir\u00eb. \u00cbndrrat e njeriut t\u00eb pashtershme, urojm\u00eb ta kap\u00ebrthejm\u00eb gjith\u00eb universin, por dhe n\u00ebse s&#8217;ia dalim ta b\u00ebjm\u00eb universin ekzakt 100% drit\u00eb, tekefundit me \u00ebndrrat, &#8220;me imagjinat\u00ebn mb\u00ebshtillet i gjith\u00eb universi&#8221;, vet\u00eb imagjinata u paraprin t\u00eb gjitha shkencave &#8211; thoshte ai Ajnshtajni i madh : )<\/p>\n<p>P\u00ebr ta festuar k\u00ebt\u00eb qindvjetor, editor\u00ebt e APS i paskan mbledhur n\u00eb nj\u00eb vend artikujt-botimet ky\u00e7, prurjet shkencore gjat\u00eb nj\u00eb shekulli, prurje q\u00eb i &#8220;krijuan&#8221; themelet p\u00ebr fush\u00ebn kuantike dhe q\u00eb ishin pastaj zhvillim tutje i Fizik\u00ebs Kuantike. Artikujt jan\u00eb prezantuar n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb &#8220;koh\u00eblinje shekullore&#8221;, koleksioni i APS &#8220;Quantum Foundation Collection&#8221; hapet me nj\u00eb editorial nga Dagmar Bru\u00df (Universiteti Heinrich Heine, D\u00fcsseldorf), t\u00eb cilin po jua sjell m\u00eb posht\u00eb &#8211; autori Bru\u00df ofron nj\u00eb hyrje rreth k\u00ebsaj historie emocionuese.<\/p>\n<p>Gjithashtu, mund t&#8217;kihet qasje n\u00eb t\u00eb gjitha materialet e koleksionit &#8220;Quantum Foundation Collection&#8221; duke ndjekur linkun [ <a href=\"https:\/\/promo.aps.org\/quantum-foundation-collection\" target=\"_blank\">https:\/\/promo.aps.org\/quantum-foundation-collection<\/a> ]. V\u00ebrtet nj\u00eb dhurat\u00eb e bukur nga Shoq\u00ebria Amerikane e Fizik\u00ebs, m\u00eb e bukura nga m\u00eb t\u00eb bukurat, them se gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sa jam marr\u00eb (nga pozita e nj\u00eb joshkenc\u00ebtari : ) duke i p\u00ebrcjellur shkencat dhe avancimet, kurr\u00eb s&#8217;na \u00ebsht\u00eb dhuruar di\u00e7 k\u00ebshtu si t\u00eb thuash &#8220;kompakte&#8221; dhe e \u00e7muar. Ndoshta, dhe padyshim, duhet t&#8217;i jemi mirnjoh\u00ebs vet\u00eb &#8220;celebrimit shekullor&#8221;, ra 100-vjetori i Fizik\u00ebs kuantike dhe ja, nga ekspert\u00ebt e APS na dhurohet nj\u00eb cop\u00eb e tortes s\u00eb \u00ebmb\u00ebl : )<\/p>\n<p><em>(senad guraziu &#8211; ars poetica, prill 2025)<\/em><\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><strong>Celebrimi i Shekullit t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Fizik\u00ebs Kuantike, dhe P\u00ebrgatitja p\u00ebr Shekullin e ardhsh\u00ebm<\/strong><br \/>\n<em>nga Dagmar Bru\u00df (16 Prill 2025) &#8211; APS (American Physical Society)<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Vit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb Kuantike, e festojm\u00eb nj\u00ebqindvjetorin e fizik\u00ebs kuantike. P\u00ebrvjetori sh\u00ebnon zhvillimet teorike &#8211; duke p\u00ebrfshir\u00eb formulimet e Heisenberg dhe t\u00eb Schr\u00f6dinger t\u00eb mekanik\u00ebs kuantike &#8211; q\u00eb u shpalos\u00ebn me shpejt\u00ebsi q\u00eb nga v. 1925, dhe duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb kontributet m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb i krijuan konceptet thelb\u00ebsore kuantike.<\/p>\n<p>Nj\u00ebqind vjet i p\u00ebrfshijn\u00eb rreth tre breza njer\u00ebzor. Ngjash\u00ebm, un\u00eb e shoh shekullin e fundit t\u00eb fizik\u00ebs kuantike si p\u00ebrparim gjat\u00eb tre brezave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm, por t\u00eb nd\u00ebrthurur mes vete.<\/p>\n<p>Brezi i par\u00eb kuantik ishte nj\u00eb epok\u00eb e mistereve dhe e t\u00eb kuptuarit t\u00eb tyre. Punimet novatore t\u00eb k\u00ebsaj periudhe e prezantuan nj\u00eb p\u00ebrshkrim formal kuanto-mekanik t\u00eb realitetit fizik. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kjo epok\u00eb i shpalosi studiuesit q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t&#8217;i p\u00ebrballonin fenomenet kund\u00ebr-intuitive &#8211; duke p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrlidhjen (binjak\u00ebzimin) kuantik dhe jolokalitetin e lidhur me t\u00eb &#8211; fenomene t\u00eb &#8220;\u00e7uditshme&#8221; q\u00eb rezultonin nga formalizmi kuantik.<\/p>\n<p>Gjenerata e dyt\u00eb kuantike ishte ajo e konsolidimit t\u00eb njohurive dhe e aplikimeve. Kjo epok\u00eb e solli &#8220;revolucionin e par\u00eb kuantik&#8221; &#8211; nj\u00eb seri p\u00ebrparimesh teknologjike q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb efektet kuantike pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. Aparat\u00ebt laser-ike, imazhet me rezonanc\u00eb magnetike dhe qarqet e integruara, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb shembuj t\u00eb teknologjive kuantike. Teoria kuantike filloi gjithashtu me riformimin e fushave t\u00eb tilla si kimia, shkenca e materialeve, astrofizika dhe kozmologjia. Kjo periudh\u00eb erdhi me nj\u00eb pranim gradual t\u00eb efekteve t\u00eb ve\u00e7anta, efekte q\u00eb shfaqen n\u00ebn regjimin kuantik.<\/p>\n<p>Tipari karakteristik i gjenerat\u00ebs s\u00eb tret\u00eb kuantike \u00ebsht\u00eb lidhja me shkenc\u00ebn e informacionit. Pasi u &#8220;pajtuan&#8221; me \u00e7uditshm\u00ebrin\u00eb kuantike, shkenc\u00ebtar\u00ebt e kuptuan se bota kuantike ka fuqi t\u00eb madhe, qen\u00ebsore p\u00ebr p\u00ebrpunimin e informacionit kuantik. Duke i shfryt\u00ebzuar ligjet kuantike t\u00eb natyr\u00ebs, ata shpik\u00ebn m\u00ebnyra p\u00ebr t&#8217;kryer llogaritje kompjuterike, e avancuan komunikimin, simulimin dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb makinale me efikasitet dhe siguri t\u00eb pakrahasueshme. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t&#8217;i zbatuar k\u00ebto teknologji divizionale q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb thelbin e k\u00ebrkimeve bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb par\u00eb kuantike, zhvillimi i teoris\u00eb shkoi paralelisht me diskutimin e dyshimeve, paradokseve dhe interpretimeve t\u00eb mundshme t\u00eb mekanik\u00ebs kuantike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb kuantike, kontributet pioniere p\u00ebrfshinin njohuri mbi efektet topologjike, si dhe konceptimin e eksperimenteve p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebrtetuar vetit\u00eb e debatuara kuantike-mekanike, si psh. jolokaliteti, kontekstualiteti dhe dualiteti i valores-th\u00ebrmijores. K\u00ebto ide u testuan me sukses nd\u00ebr eksperimente t\u00eb ndryshme, kur teknologjia e p\u00ebrshtatshme qe b\u00ebr\u00eb e disponueshme.<\/p>\n<p>Gjenerata e tret\u00eb kuantike u hap nga prurjet studimore ose botimet q\u00eb i nd\u00ebrtuan themelet e shkenc\u00ebs kuantike t\u00eb informacionit. &#8220;Teorema e mosklonimit&#8221; tregoi mund\u00ebsin\u00eb e arritjes s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb pathyeshme n\u00eb komunikimin kuantik. Punime t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vun\u00eb n\u00eb dukje mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kompjuteri kuantik universal, dhe t\u00eb arritjes s\u00eb nj\u00eb avantazhi kompjuterik kuantik n\u00eb aplikimet praktike. Paralelisht me shkenc\u00ebn kuantike t\u00eb informacionit, k\u00ebrkimi themelor filloi t\u00eb ndiqte drejtime t\u00eb reja dhe alternative.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shekull t\u00eb ri t\u00eb shkenc\u00ebs kuantike, ne e pyesim veten sa &#8220;shkallmuese&#8221; do t&#8217;jen\u00eb teknologjit\u00eb kuantike t\u00eb informacionit dhe n\u00eb cilat afate kohore do t&#8217;ndjehet ndikimi i tyre i plot\u00eb. Por k\u00ebrkimi kuantik i ardhsh\u00ebm do duhet t\u00eb trajtoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa vet\u00ebm zhvillimin teknologjik. Pas 100 vjet t\u00eb mekanik\u00ebs kuantike, disa \u00e7\u00ebshtje themelore mbeten pjes\u00ebrisht ose plot\u00ebsisht t\u00eb pazgjidhura. A mund ta kuptojm\u00eb kufirin mes bot\u00ebs kuantike dhe asaj klasike? Si mund t\u00eb rrjedhin ligjet e termodinamik\u00ebs klasike nga mekanika kuantike? A mund t\u00eb kuantizohet graviteti dhe si munden eksperimentet t\u00eb gjurmojn\u00eb shenja t\u00eb gravitetit kuantik? Padyshim do t&#8217;lindin dhe shum\u00eb pyetje t\u00eb tjera, q\u00eb ne sot s&#8217;mund as t&#8217;i imagjinojm\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, k\u00ebrkimi mbi aspektet themelore t\u00eb fizik\u00ebs kuantike do t&#8217;jet\u00eb po aq i nevojsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhmen, nj\u00ebsoj si\u00e7 ishte dhe n\u00eb shekullin e par\u00eb t\u00eb zhvillimit. Dhe si\u00e7 ka treguar gjer\u00ebsisht historia, t\u00eb ashtuquajturat &#8220;k\u00ebrcime kuantike&#8221; n\u00eb teknologji, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb fryt i p\u00ebrparimeve themelore.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211; <em>dhe, shkurtimisht, di\u00e7 si koh\u00eblinje<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>[ <strong>Koh\u00eblinj\u00eb e zhvillimit t\u00eb Fizik\u00ebs Kuantike<\/strong> ]<\/p>\n<p>1901 &#8211; Konstanta e Plankut<br \/>\n1905 &#8211; Drita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;rrjedh\u00eb&#8221; grimcash (rrjedh\u00eb th\u00ebrmijore)<br \/>\n1913 &#8211; Atomi i Bohrit<br \/>\n1922 &#8211; Atomet kan\u00eb v\u00ebrtitje (rrotullim) t\u00eb kuantizuar<br \/>\n1923 &#8211; Drita s&#8217;\u00ebsht\u00eb thjesht fenomen i kulluar valor<br \/>\n1925 &#8211; Parimi i p\u00ebrjashtimit, i Paulit<br \/>\n1925 &#8211; Formulimi i matric\u00ebs s\u00eb teoris\u00eb kuantike<br \/>\n1925 &#8211; Sjellja valore e materies<br \/>\n1925 &#8211; Zbulohet rrotullimi i elektronit<br \/>\n1926 &#8211; Prezantimi i ekuacionit t\u00eb Shrodingerit<br \/>\n1927 &#8211; Elektronet sillen si val\u00eb<br \/>\n1927 &#8211; Kuptimi i funksionit valor<br \/>\n1928 &#8211; Teoria kuantike e elektroneve n\u00ebnkupton ekzistenc\u00ebn e antimateries<br \/>\n1929 &#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsimi i Parimit t\u00eb Pasiguris\u00eb<br \/>\n1929 &#8211; P\u00ebrshkrimi kuantik i trupave t\u00eb ngurt\u00eb<br \/>\n1935 &#8211; Paradoksi EPR &#8211; P\u00ebrballja me \u00e7uditshm\u00ebrin\u00eb kuantike<br \/>\n1935 &#8211; Bohri argumenton p\u00ebr plot\u00ebsin\u00eb<br \/>\n1935 &#8211; Macja e Shrodingerit shfaqet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb<br \/>\n1948 &#8211; Shuma (p\u00ebrmbledhja) e t\u00eb gjitha shtigjeve<br \/>\n1951 &#8211; Farat e Teoris\u00eb Kuantike t\u00eb Fush\u00ebs<br \/>\n1952 &#8211; Interpretim i Mekanik\u00ebs Kuantike pa hamend\u00ebsime<br \/>\n1957 &#8211; Interpretimi i shum\u00eb-bot\u00ebsis\u00eb i Mekanik\u00ebs Kuantike<br \/>\n1959 &#8211; R\u00ebnd\u00ebsia e potencialeve elektromagnetike<br \/>\n1964 &#8211; Bell e kthen nj\u00eb debat filozofik n\u00eb teste eksperimentale<br \/>\n1967 &#8211; Kontekstualiteti n\u00eb teorit\u00eb e ndryshoreve (variablave) t\u00eb fshehura<br \/>\n1972 &#8211; Venerohet Nd\u00ebrlidhja Kuantike (Binjak\u00ebzimi kuantik)<br \/>\n1978 &#8211; Ide jointuitive rreth shkak\u00ebsis\u00eb<br \/>\n1982 &#8211; Gjendjet kuantike s&#8217;mund t\u00eb klonohen<br \/>\n1982 &#8211; Teste m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb pabarazive t\u00eb Bell<br \/>\n1984 &#8211; Nj\u00eb faz\u00eb p\u00ebr evolucionin kuantik<br \/>\n1984 &#8211; Kriptografia e bazuar n\u00eb mekanik\u00ebn kuantike<br \/>\n1985 &#8211; Nj\u00eb kompjuter kuantik universal<br \/>\n1990 &#8211; Teste m\u00eb t\u00eb fuqishme rreth jolokalitetit kuantik<br \/>\n1991 &#8211; Nd\u00ebrhyrjet (interferencat) kuantike dhe padallueshm\u00ebria<br \/>\n1993 &#8211; Paradoksi i Hardy &#8211; nj\u00eb tjet\u00ebr goditje kund\u00ebr variablave t\u00eb fshehura<br \/>\n1994 &#8211; A mund t&#8217;jet\u00eb jolokaliteti kuantik nj\u00eb aksiom\u00eb?<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2025 Nga APS (American Physical Society) thuhet se vitin 2025 UNESCO e ka caktuar Vit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shkenc\u00ebs dhe t\u00eb Teknologjis\u00eb Kuantike &#8211; di\u00e7 si njohje kjo e p\u00ebrparimeve dhe e ndikimit revolucionar q\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=17332\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[80],"tags":[],"class_list":["post-17332","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-zhvillimi-tekno-shkencor"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17332"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17332\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}