{"id":17369,"date":"2025-04-29T11:26:11","date_gmt":"2025-04-29T10:26:11","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17369"},"modified":"2025-04-29T12:49:49","modified_gmt":"2025-04-29T11:49:49","slug":"qosja-me-shifra-aspekti-teknik-i-letersise-si-qasje-mjaft-simpatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17369","title":{"rendered":"Qosja me &#8220;shifra&#8221; &#8211; Aspekti teknik i let\u00ebrsis\u00eb, si qasje mjaft simpatike!"},"content":{"rendered":"<p><em>Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2025<\/em><\/p>\n<p>[ <em>fotoja ngjitur: foto e 2024 &#8211; Presidenti Bajram Begaj gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, 2024, me Akad. Rexhep Qosja &#8211; burimi faqja zyrtare e Presidences shqiptare<\/em> ]<\/p>\n<p>N\u00eb punimin e disertacionit t\u00eb vet, me titull &#8220;<strong>V\u00ebshtrim leksiko-stilistikor n\u00eb vepr\u00ebn artistike t\u00eb Rexhep Qoses<\/strong>&#8220;, autorja <strong>Af\u00ebrdita Dema<\/strong> ka synuar hedhjen e nj\u00eb v\u00ebshtrimi (si\u00e7 ajo vet\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur) mbi ve\u00e7orit\u00eb leksikore dhe stilistikore t\u00eb vepr\u00ebs artistike t\u00eb Rexhep Qoses (tez\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb grad\u00ebs shkencore &#8216;Doktor&#8217;, 2018, Tiran\u00eb).<br \/>\nPak fjal\u00eb, di\u00e7 si &#8220;pasqyr\u00eb&#8221;, shkurt &#8211; vep\u00ebr interesante q\u00eb duhet lexuar medoemos dhe patjet\u00ebr, studimi nuk b\u00ebn fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr &#8220;shifrat&#8221; (nuk di as pse e p\u00ebrmenda, ndoshta sepse m&#8217;\u00ebsht\u00eb dukur qasje simpatike studimore, jo t\u00eb gjitha studimet merren me &#8220;shifrat&#8221; letrare, k\u00ebsaj radhe v\u00ebrtet teknicitet simpatik : ) p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb analiz\u00eb mjaft e gjer\u00eb rreth vepr\u00ebs letrare t\u00eb Qosjes, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm fjalorthi i neologjizmave t\u00eb Qosjes, gjith\u00e7ka q\u00eb atij i ka shkuar mendja sa i p\u00ebrket fjal\u00ebformimit, p\u00ebrmbledhje aq e \u00e7muar&#8230;<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_begaj_dhe_qosja_prishtine_2024_faqja_e_presidences_shqip.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_begaj_dhe_qosja_prishtine_2024_faqja_e_presidences_shqip.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1066\" class=\"alignnone size-full wp-image-17370\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_begaj_dhe_qosja_prishtine_2024_faqja_e_presidences_shqip.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_begaj_dhe_qosja_prishtine_2024_faqja_e_presidences_shqip-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_begaj_dhe_qosja_prishtine_2024_faqja_e_presidences_shqip-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_begaj_dhe_qosja_prishtine_2024_faqja_e_presidences_shqip-768x512.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/arspo_begaj_dhe_qosja_prishtine_2024_faqja_e_presidences_shqip-1536x1023.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>P\u00ebr analiz\u00ebn teknike t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs letrare t\u00eb shkrimtarit Qosja, autorja Dema thot\u00eb se e ka p\u00ebrdorur programin kompjuterik t\u00eb konkordancave &#8220;Simple Concordance Program (SCP)&#8221;, dhe i \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr ndihm\u00ebn e pakursyer Profesoresh\u00ebs Dr. Shefkije Islamajt (punonj\u00ebse e Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs), e cila ia ka siguruar dhe variantet elektronike t\u00eb veprave t\u00eb shkrimtarit Qosja.<\/p>\n<p>Autorja Dema e ka cekur q\u00eb (n\u00eb vepr\u00ebn &#8220;Panteoni i rralluar&#8221;) vet\u00eb Qosja \u00ebsht\u00eb shprehur se &#8220;gjuha \u00ebsht\u00eb biografi e popujve, sepse n\u00eb gjuh\u00eb dhe me gjuh\u00ebn, m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb \u00e7do dokument material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale, morale&#8221;.<\/p>\n<p>cit.|&#8230; Ky konstatim &#8211; sqaron pastaj autorja &#8211; vlen edhe p\u00ebr pasurin\u00eb leksikore q\u00eb ai sjell n\u00eb vepr\u00ebn e tij, nj\u00eb pasuri jo vet\u00ebm sasiore, por edhe cil\u00ebsore e mjeteve dhe mund\u00ebsive shpreh\u00ebse q\u00eb t\u00eb ofron shqipja. Gjuha e Qoses bart shum\u00eb vlera t\u00eb ve\u00e7anta leksikore, semantike, sintaksore, shpreh\u00ebse, figurative dhe estetike. N\u00eb rrafshin leksikor fleta d\u00ebshmon nj\u00eb larmishm\u00ebri trajtash dhe formash, llojshm\u00ebri formimesh, gj\u00eb q\u00eb shihet qart\u00eb n\u00eb \u00e7do faqe t\u00eb librave t\u00eb tij, n\u00eb \u00e7do struktur\u00eb q\u00eb gdhend, n\u00eb \u00e7do mjet q\u00eb shfryt\u00ebzon. N\u00eb ligj\u00ebrimin e k\u00ebtij shkrimtari jetojn\u00eb bukur e k\u00ebndsh\u00ebm fjal\u00eb t\u00eb leksikut aktiv, neologjizma t\u00eb formuara me kujdes e mjesht\u00ebri nga dora e tij, fjal\u00eb me burim t\u00eb huaj ose huazime, frazeologji e p\u00ebrzgjedhur gjuh\u00ebsore dhe letrare&#8230;.|<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se veprimtaria krijuese e akad. R. Qoses p\u00ebrfshin m\u00eb shum\u00eb se 30 vepra, autorja Dema thuase \u00ebsht\u00eb &#8220;justifikuar&#8221; duke u kufizuar vet\u00ebm n\u00eb prurjen letraristike, dhe at\u00eb n\u00eb 6 veprat: 1. Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb dhe I ringjalluri i penduar \/ 2. Nj\u00eb dashuri dhe shtat\u00eb faje \/ 3. Nata \u00ebsht\u00eb dita jon\u00eb \/ 4. Mite t\u00eb zhveshura (drama) \/ 5. Bijt\u00eb e askujt 1 \/ 6. Bijt\u00eb e askujt 2. Autorja ka shkruar se korpusi i veprave t\u00eb analizuara arrin n\u00eb 2564 faqe; gjasht\u00eb romane, nj\u00eb tregim satirik dhe nj\u00eb vep\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshihen tri drama.<\/p>\n<p>Materia leksikore e 6 veprave letrare t\u00eb Qoses, i ka lejuar autores Dema t\u00eb zbuloj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh neologjizmash, prejardhjesh e kompozitash, formimesh situacionore dhe frazeologjizmash, andaj punimi i saj (disertacion) n\u00eb fund ka dhe fjalorthin e neologjizmave. Natyrisht se gjat\u00eb pun\u00ebs studimore autorja ka hasur dhe n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, rreth p\u00ebrgatitjes s\u00eb fjalorthit t\u00eb neologjizmave \u00ebsht\u00eb hasur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb ballafaqimin e fjal\u00ebve n\u00eb fjalor\u00ebt sikur dhe n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kuptimit t\u00eb shum\u00eb fjal\u00ebve.<\/p>\n<p>***<br \/>\n[ p\u00ebrve\u00e7 shifrave, si aspekt teknik i studimit t\u00eb autores, m\u00eb posht\u00eb po i p\u00ebrzgjedh dhe ca naoligjizma t\u00eb shkrimtarit Qosja, thjesht disa prej tyre nga gjat\u00ebsia e fjalorthit t\u00eb znj. Dema &#8211; ashtu-k\u00ebshtu gjithmon\u00eb m\u00eb ka &#8220;mahnitur&#8221; fjal\u00ebformimi i Qoses, sidomos detajet dhe aq shum\u00eb &#8220;orientalizma&#8221;, vepr\u00ebn &#8220;Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb&#8230;&#8221; (me titullin holandisht &#8220;Die ogen en de dood&#8221;) e kam lexuar dikur, para shum\u00eb viteve dhe n\u00eb holandisht, romani qe p\u00ebrkthyer n\u00eb v. 1997 nga Roel Schuyt, ai e pati p\u00ebrdorur botimin e v. 1986 t\u00eb Rilindjes). At\u00ebbot\u00eb s&#8217;e kam vrar\u00eb mendjen, s&#8217;e kam iden\u00eb sa &#8220;besnike&#8221; do ket\u00eb qen\u00eb gjuha e p\u00ebrkthimit, por duke ditur (ose duke e marr\u00eb me mend) se t\u00eb kthehen n\u00eb holandishte fjal\u00ebformimet e Qosjes do t&#8217;n\u00ebnkuptonte v\u00ebshtir\u00ebsi e madhe, dhe apo n\u00eb mos krijim i neologjizmave dhe n\u00eb holandisht, dmth n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrkthimit : ) &#8211; k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, h\u00ebp\u00ebrh\u00eb, dhe mund t&#8217;i kthehem ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebse s&#8217;harroj ]<\/p>\n<p>Holandez\u00ebt e cil\u00ebsojn\u00eb se personazhet jan\u00eb p\u00ebrshkruar mjesht\u00ebrisht dhe me ironi t\u00eb mpreht\u00eb, anise qofshin dhe personazhe &#8220;mizore&#8221; me pen\u00ebn e Qosjes megjithat\u00eb e ruajn\u00eb fytyr\u00ebn njer\u00ebzore. Atmosfera e vepr\u00ebs \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshkuar nga nj\u00eb ndjenj\u00eb kafkiane shtypjeje dhe frike, q\u00eb nga nisma e deri n\u00eb fund sikur tekstin e &#8220;ndjek&#8221; nj\u00eb e qeshur e hidhur autoriale, e cila mund t\u00eb interpretohet po aq leht\u00eb si ankes\u00eb. Dhe un\u00eb e di fort mir\u00eb se ishte &#8220;ankes\u00eb&#8221;, me gjuh\u00ebn e mrekullueshme artistike, si klithm\u00eb romaneske.<\/p>\n<p>Edhe Qosja si autor-shkrimtar, por dhe vet\u00eb personazhi Xhezair Gjika \u00ebsht\u00eb shkrimtar, pjes\u00eb e &#8216;popullit t\u00eb ndaluar&#8217;, pjes\u00ebtar i komunitetit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb titoiste. Jo vet\u00ebm Vajazani (mbase autores Af\u00ebrdita Dema i \u00ebsht\u00eb &#8220;p\u00ebrvjedhur&#8221;, tek fjalorthi i neologjizmave nuk e kam hasur, por sipas meje edhe Vajazani \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si fjal\u00ebformim prej &#8220;zanit&#8221; dhe &#8220;vajit&#8221; (qaj e klith, nxirr z\u00ebrin e dhimbjes, ankohu) q\u00ebkur \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb vendbanimi fiksional, imagjinar, Vajazan si fshat-venbanim por duhet kuptuar se mbar\u00eb Kosova n\u00eb fakt (apo m\u00eb mir\u00eb e th\u00ebn\u00eb, trojet etnike shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb), subjektet e Qosjes jan\u00eb nj\u00eb bot\u00eb specifike, bot\u00eb n\u00eb vete, bot\u00eb e larmishme artizan\u00ebsh, poet\u00ebsh dhe prostitutash, t\u00eb cil\u00ebve u imponohet shum\u00e7ka p\u00ebr t&#8217;mbijetuar, dhe k\u00ebshtusoj s&#8217;kan\u00eb alternativa por t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb frikacak\u00eb dhe informator\u00eb (t\u00eb udbash\u00ebve e t\u00eb matrapaz\u00ebve).<\/p>\n<p>Meq\u00eb libri pati ardhur q\u00eb n\u00eb v. 1974, sipas holandez\u00ebve, n\u00ebse t\u00eb krahasohej me analiz\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb (si\u00e7 e dim\u00eb s&#8217;do kalonte as 1 dekad\u00eb, do vinin t\u00eb &#8217;80-tat, demostratat shqiptare dhe e m\u00ebpastajmja) dhe bot\u00ebs iu b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura katrahurat dhe luftrat e p\u00ebrgjakshme t\u00eb cop\u00ebtimit jugosllav, at\u00ebher\u00eb &#8220;Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb&#8221; e merr nj\u00eb dimension pothuaj vizionar. Ashtu sipas holandez\u00ebve, nd\u00ebrsa un\u00eb them jo &#8220;pothuaj&#8221;&#8230; por totalisht vizionar &#8211; sepse e njoh&#8230; apo e kam njohur fort mir\u00eb Jugosllavin\u00eb e p\u00ebrshkruar nga Qosja, e di fort mir\u00eb sa gjer\u00ebsisht shtrihej psikologjisja e tij tek &#8220;Vdekja&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nSipas autores | &#8220;&#8230;gjuha e proz\u00ebs s\u00eb Rexhep Qoses ka nj\u00eb shtrirje shum\u00ebp\u00ebrmasore. Si e till\u00eb, ajo mund t\u00eb lexohet n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb kohore, duke p\u00ebr\u00e7uar me nj\u00eb mjesht\u00ebri prej nj\u00eb arkitekti t\u00eb gdhendjes s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe mesazhe t\u00eb gjith\u00ebkohshme. Ajo p\u00ebrfshin fjalorin e past\u00ebr t\u00eb letrarishtes, t\u00eb nd\u00ebrthurur aq bukur me fondin e fjal\u00ebve t\u00eb huazuara nga kulturat e tjera gjuh\u00ebsore, duke i shtuar edhe neologjizmat e krijuara prej vet\u00eb autorit.&#8221; |<\/p>\n<p>cit.|&#8230; Ligj\u00ebrimi i k\u00ebtij autori e pasuron gjuh\u00ebn ton\u00eb me nj\u00ebsi e me mjete t\u00eb reja shpreh\u00ebse. | |&#8230;V\u00ebshtrimi i detajuar i leksikut t\u00eb vepr\u00ebs letrare t\u00eb Rexhep Qoses, na ka lejuar t\u00eb zbulojm\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh neologjizmash, prejardhjesh e kompozitash, formimesh situacionore dhe frazeologjizmash, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb leksikun e tij nj\u00eb xehetore shum\u00eb t\u00eb pasur p\u00ebr leksikografin\u00eb ton\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet vepr\u00ebs s\u00eb tij, Qosja sjell n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe jo vet\u00ebm nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe nga ana sasiore, por edhe nj\u00eb gjuh\u00eb artistike cil\u00ebsore, t\u00eb pasur n\u00eb mjete, forma dhe mund\u00ebsi shpreh\u00ebse. Analiza stilistike e vepr\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn pjes\u00ebn m\u00eb interesante t\u00eb studimit, pasi n\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb t\u00eb g\u00ebrshetuara s\u00eb bashku elemente dhe mjete shpreh\u00ebse m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7do autor tjet\u00ebr i koh\u00ebve moderne&#8230;|<\/p>\n<p>Me ndihm\u00ebn e programit kompjuterik, autorja ka llogaritur se k\u00ebto vepra z\u00ebn\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim prej <strong>2564 faqesh<\/strong>, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm prej <strong>631.360 fjal\u00ebformash<\/strong>. Autorja e cek disa her\u00eb se vepra e Qoses \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e gjall\u00eb neologjizmash, &#8220;&#8230;aty gjejm\u00eb fjal\u00eb t\u00eb reja t\u00eb krijuara mbi baz\u00ebn e shqipes, fjal\u00ebkrijime t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb fjal\u00ebt e huaja, ose fjal\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetme: tema rr\u00ebnjore n\u00eb shqip dhe ndajshtesa e huaj ose e kund\u00ebrta&#8221; &#8211; ka sqaruar ajo.<\/p>\n<p>cit.|&#8230; Korpusi i vepr\u00ebs letrare t\u00eb Qoses p\u00ebrmban 82.426 fjal\u00ebforma, me denduri q\u00eb varion nga nj\u00eb paraqitje (38.540 fjal\u00ebforma, ose rreth 47% e numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb fjal\u00ebformave) n\u00eb 45.587 paraqitje (fjal\u00ebza t\u00eb). P\u00ebr p\u00ebrcaktimin e numrit t\u00eb paraqitjeve t\u00eb nj\u00eb fjale \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb num\u00ebrimi i t\u00eb gjitha formave t\u00eb saj; p.sh., p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e numrit t\u00eb paraqitjeve t\u00eb fjal\u00ebs sht\u00ebpi (q\u00eb ka n\u00eb korpusin e analizuar 969 paraqitje) kemi bashkuar dendurit\u00eb e fjal\u00ebformave t\u00eb saj sht\u00ebpi, sht\u00ebpia, sht\u00ebpis\u00eb, sht\u00ebpin\u00eb, sht\u00ebpish, sht\u00ebpit\u00eb, sht\u00ebpive. V\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb paraqesin disa fjal\u00eb homonimike, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohen dot se cil\u00ebs l\u00ebme i p\u00ebrkasin. P.sh., fjala dhe mund t\u00eb jet\u00eb em\u00ebr ose lidh\u00ebz, fjala ardhur mund t\u00eb jet\u00eb pjesore ose mbiem\u00ebr, fjala buz\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb em\u00ebr ose parafjal\u00eb, e k\u00ebshtu edhe p\u00ebr shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre&#8230; |<\/p>\n<p>Emri &#8211; Nga analiza statistikore e fjal\u00ebve me p\u00ebrdorimin m\u00eb t\u00eb madh, autorja Dema ka v\u00ebrejtur se emrat si kategori gramatikore z\u00ebn\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb korpusin e studiuar. Emri me frekuenc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb del 1.220 her\u00eb, dhe 20 emrat me denduri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrdorimi dalin me mbi 400 paraqitje. [ koh\u00eb 1.220 p\u00ebrdorime, dit\u00eb 1.063, fjal\u00eb 1.005, sht\u00ebpi 969, sy 900, njeri 876, em\u00ebr 831, grua 812, pun\u00eb 788, qytet 691, mend 670, dor\u00eb 623, jet\u00eb 552, vit 546, k\u00ebmb\u00eb 543, vend 531, zot 521, baba 505, roman 436, num\u00ebr 403 ]<\/p>\n<p>Folja &#8211; Nd\u00ebrsa foljet, n\u00eb leksikun e Qoses, z\u00ebn\u00eb vendin e dyt\u00eb p\u00ebr nga numri dhe denduria e p\u00ebrdorimit. Me mbi [ 600 paraqitje dalin 14 folje ]. Kryeson folja [ b\u00ebj me 3.579 paraqitje ], e ndjekur nga folja [ them me 3.083 paraqitje ].<br \/>\nAutorja Dema ka zbuluar se folje me mbi 600 paraqitje jan\u00eb: [ b\u00ebj 3.579 p\u00ebrdorime, them 3.083, di 2.094, shoh 1.916, d\u00ebgjoj 1.732, dua 1.171, vij 1.145, flas 1.128, mendoj 1.123, shikoj 1.062, marr 887, shkruaj 747, jap 741, dal 672 ]<\/p>\n<p>Mbiemri &#8211; Krahasuar me emrin dhe foljen, mbiemri paraqitet m\u00eb i kufizuar n\u00eb leksikun e Qoses &#8211; thot\u00eb autorja. Numri i mbiemrave me denduri t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb relativisht i vog\u00ebl. Prin mbiemri i madh \/e madhe, me 1486 paraqitje i ndjekur nga i ri \/ e re, me 822 paraqitje.<br \/>\nMbiemrat me mbi 200 paraqitje jan\u00eb: [ madh (i), madhe (e) 1.486 p\u00ebrdorime, ri (i), re (e) 822, popullor\/e 707, vog\u00ebl (i, e) 483, ndrysh\/\u00ebm (i), -me (e) 383, bukur (i, e) 352, v\u00ebrtet\u00eb (i, e) 327, shqiptar\/e 318, vjet\u00ebr (i, e) 285, fundit (i, e) 254, drejt\u00eb (i, e), 235, fort\u00eb (i, e) 224 p\u00ebrdorime ]<\/p>\n<p>P\u00ebremri &#8211; Qosja e p\u00ebrcakton stilin e tij rr\u00ebfimtar edhe n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb dendur t\u00eb p\u00ebremrit, i cili paraqitet n\u00eb shifra shum\u00eb t\u00eb larta. Te p\u00ebremrat kryeson p\u00ebremri pronor (i, e) tij me 2.332 paraqitje, i ndjekur nga vetori un\u00eb me 1.909 paraqitje, vetori ai me 1.525 paraqitje, ato me 1.242 paraqitje, p\u00ebremri pyet\u00ebs kush me 1.161 paraqitje.<\/p>\n<p>Ndajfolja &#8211; Ndajfolja z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb leksikun e Qoses, ku m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorurat jan\u00eb: shum\u00eb me 2.968 p\u00ebrdorime, vet\u00ebm me rreth 1.463 p\u00ebrdorime, mir\u00eb me rreth 1.198, tani me 944 p\u00ebrdorime, pas me 885 p\u00ebrdorime, sot me 567 p\u00ebrdorime, kurr\u00eb me 556 p\u00ebrdorime, pak me 527 p\u00ebrdorime, shpesh me 486 p\u00ebrdorime, mandej me 459 p\u00ebrdorime, mbi me 413 p\u00ebrdorime.<\/p>\n<p>Lidh\u00ebzat &#8211; Lidh\u00ebzat me denduri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura nga Qosja jan\u00eb: dhe me 13.114 paraqitje, m\u00eb pas vjen lidh\u00ebza q\u00eb me 9.250 paraqitje, edhe me 4.799 paraqitje, por me 2.505 paraqitje.<\/p>\n<p>Parafjal\u00ebt &#8211; Parafjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb korpusin e analizuar jan\u00eb: n\u00eb me 18.537 paraqitje, m\u00eb pas del parafjala m\u00eb me 8.704, me me 8.354 p\u00ebrdorime, p\u00ebr me 6.599 p\u00ebrdorime, prej me 5.034 p\u00ebrdorime.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebza &#8211; Pjes\u00ebzat me denduri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e Qoses jan\u00eb: nuk me 9.112 paraqitje, m\u00eb pas vjen pjes\u00ebza s&#8217;e me 7.561 p\u00ebrdorime, po me 3.143 p\u00ebrdorime, mos me 1.684 p\u00ebrdorime, jo me 1.452 p\u00ebrdorime, pa me 1.344 p\u00ebrdorime.<\/p>\n<p>Num\u00ebror\u00ebt &#8211; Num\u00ebror\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur jan\u00eb: nj\u00eb me 4.054 paraqitje, dy me 929 paraqitje, tre me 752 paraqitje, pes\u00eb me 240 paraqitje, shtat\u00eb me 227 paraqitje, n\u00ebnt\u00eb me 202 paraqitje. Rezulton q\u00eb num\u00ebror\u00ebt tek p\u00ebrdoren m\u00eb s\u00eb shumti, \u00e7ka d\u00ebshmon p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7ori t\u00eb stilit t\u00eb k\u00ebtij autori q\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja n\u00eb folklor dhe mitologji.<\/p>\n<p>Pasthirrma &#8211; Denduria e paraqitjes s\u00eb pasthirrmave te Qosja lidhet m\u00eb shum\u00eb me natyr\u00ebn e rr\u00ebfimit emocionues. Pasthirrmat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura jan\u00eb: oh me 150 p\u00ebrdorime dhe o me 131 p\u00ebrdorime.<\/p>\n<p>Autorja Dema e shton dhe nj\u00eb di\u00e7 si &#8220;List\u00eb e fjal\u00ebve t\u00eb vler\u00ebsuara si fjal\u00eb-\u00e7el\u00ebs&#8221;, nd\u00ebr emrat me denduri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb paraqitur si fjal\u00eb-\u00e7el\u00ebs \u00ebsht\u00eb emri [ koh\u00eb me 1.220 p\u00ebrdorime ], m\u00eb pas vijn\u00eb emrat [ dit\u00eb dhe sy ] : [ b\u00ebj 3.579, them 3.083, di 2.054, shoh 1.916, d\u00ebgjoj 1.732, koh\u00eb 1.220, dit\u00eb 1.063, sy 900, njeri 876, Vajazan 720, Tarik 710, popullor 707, Shqip\u00ebri 624, jet\u00eb 552, vend 531, Kosov\u00eb 403 p\u00ebrdorime]<\/p>\n<p>Pastaj i ofron dhe konkordancat leksikore t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb fjal\u00ebs sy n\u00eb vepr\u00ebn &#8220;Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb&#8221;. M\u00ebnyra e aktualizimit t\u00eb k\u00ebsaj lekseme dhe kontekstet e p\u00ebrdorimit t\u00eb saj mund\u00ebsojn\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb analiz\u00eb gjuh\u00ebsore-stilistike, por edhe ideo-tematike &#8211; sqaron autorja.<\/p>\n<p>[ sy ]<\/p>\n<p>220 prej Shpell\u00ebs s\u00eb Harapit! \/Dy sy t\u00eb kalt\u00ebr, shpesh t\u00eb p\u00ebrlotur<br \/>\n389 \/buz\u00eb t\u00eb \u00ebnjtur e her\u00eb nj\u00ebrin sy t\u00eb mavijosur. Kur kalonte Trashja<br \/>\n579 \/si\u00e7 e ledhaton njeriu me sy vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb lumtur<br \/>\n762 e tyre. Iu \/kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, mbas pak, se, thuaja, t\u00eb gjitha<br \/>\n768 t\u00eb heshtur dhe po pritnin me sy t\u00eb hutuar \u00e7\u2019do t\u00eb \/d\u00ebgjonin<br \/>\n1039 n\u00eb gush\u00eb, n\u00eb l\u00ebkur\u00eb, n\u00eb sy, n\u00eb \/kofsh\u00eb dhe laneti zg\u00ebrdhihet<br \/>\n1296 at\u00ebher\u00eb e shikonte \/drejt n\u00eb sy, si t\u00eb ishte prej xhamit. \u00c7<br \/>\n1317 me flok\u00eb t\u00eb shprishura, sy t\u00eb frik\u00ebsuar, duke iu shmangur<br \/>\n1354 mos e p\u00ebrcjell ndonj\u00eb sy nate, duke i p\u00ebrgjuar lehjet<br \/>\n1529 ngjitur, e kishte gozhduar me sy e faqe n\u00eb parmak\u00ebt dhe me dor\u00eb<br \/>\n1584 sonte, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre d\u00ebshmitar\u00ebve<br \/>\n1625 t\u00eb tij, duke e shikuar n\u00eb sy.\/- Kush ishte ai? &#8211; e kishte<br \/>\n1643 me fytyr\u00ebn e Danjollit n\u00eb sy, me pesh\u00ebn e \/xhamis\u00eb n\u00eb shpirt<br \/>\n1661 aty p\u00ebr aty nuk m\u00eb bie n\u00eb sy asnj\u00ebra q\u00eb s\u2019e kam marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr<br \/>\n1740 Koh\u00eb pas kohe b\u00ebhem t\u00ebr\u00eb sy e vesh\u00eb, ndej v\u00ebmendjen dhe<br \/>\n1820 Nadirja, kan\u00eb marr\u00eb bot\u00ebn n\u00eb sy dhe akoma nuk ka mb\u00ebrritur<br \/>\n2297 dhe, derisa po p\u00ebrcillja me sy kur fluturimin e kalit \/drejt<br \/>\n2306 pritur m\u00ebngjesin n\u00eb shtrat me sy t\u00eb kapsallitur.\/Dita e nes\u00ebrme<br \/>\n2352 nj\u00eb fjale, nuk shihet me sy, po me mend. E mendja ime por<br \/>\n2629 gruas s\u00eb huaj, p\u00ebrvjedh me sy grupin e kalimtar\u00ebve, q\u00eb \/llup-llup<br \/>\n2645 e Sherk\u00ebs si na p\u00ebrvjedh me sy.\/Binaku m\u00ebrdhin, m\u00eb zgjat dor\u00ebn<br \/>\n2728 mbret\u00ebrin\u00eb e saj. Disa pal\u00eb sy kthehen \/kureshtar\u00eb nga tryeza<br \/>\n2763 mos do t\u2019ju mashtroj n\u00eb kat\u00ebr sy. T\u00ebrhiqeni fjal\u00ebn, jam i pafajsh\u00ebm<br \/>\n2885 e motor\u00ebve; m\u00eb pushkatojn\u00eb sy t\u00eb njohur q\u00eb b\u00ebhen t\u00eb verb\u00ebr<br \/>\n2888 m\u00eb \u00ebsht\u00eb arratisur; ma b\u00ebn me sy \/Skaramushi q\u00eb nj\u00eb t\u00eb mart\u00eb<br \/>\n2899 gjysm\u00eblakuriqe ngryk\u00eb, me sy t\u00eb fshehur pas nap\u00ebs s\u00eb \/zez\u00eb<br \/>\n2963 n\u00eb kok\u00eb \/dhe, kur hy, sy t\u00eb \u00e7ak\u00ebritur, mes t\u00eb cil\u00ebve<br \/>\n2965 \/kthinave t\u00eb purgatorit. Ata sy, p\u00ebrpos nj\u00eb pale, ato k\u00ebmb\u00eb<br \/>\n2974 kur s\u2019i kam par\u00eb syt\u00eb tu, sy t\u00eb pafajsh\u00ebm \/foshnje! Sa m\u00eb<br \/>\n3007 meje, e p\u00ebrmbledh dhom\u00ebn me sy, e largon skajin e palltos vet\u00ebm<br \/>\n3238 n\u00eb rrug\u00eb, rrall\u00eb, zgurdulloj syt\u00eb si qeni i rrahur, si bualli<br \/>\n3251 \u00e7up\u00eblina e \/pafajshme, me sy t\u00eb humbur dhe z\u00eb t\u00eb dridhur<br \/>\n3379 t\u00eb tyre t\u00eb pa goj\u00eb e pa sy e pa vesh\u00eb, gur\u00ebt e lyer me<br \/>\n3452 me \/kureshtjen q\u00eb ia lexon n\u00eb sy.\/Kishte vdekur Rinushi i Abazit<br \/>\n3542 gjithnj\u00eb duke vizatuar me sy n\u00eb aj\u00ebr, u thot\u00eb d\u00ebgjuesve,<br \/>\n3577 kur duke i shikuar \/drejt n\u00eb sy, kur duke ulur shikimin, kur<br \/>\n3630 njer\u00ebz s\u2019i \/shihte dot me sy. Nj\u00eb dit\u00eb, p\u00ebrpara, kur po shkonte<br \/>\n3657 k\u00ebshtu! Mund t\u00eb shihemi n\u00eb sy. \/\u00c7far\u00eb ishte, m\u00eb par\u00eb besoj<br \/>\n3764 p\u00ebrfundi dhe b\u00ebhesh t\u00ebr\u00eb sy, q\u00eb e p\u00ebrshkojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb<br \/>\n3923 dhe, duke e shikuar me at\u00eb sy, ta \/st\u00ebrkeq\u00eb e ta quaj\u00eb me<br \/>\n4003 meshkujt dhe i p\u00ebrvidhte me sy veturat m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb fluturonin<br \/>\n4035 sigurisht, q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy \/posa t\u00eb hysh brenda, me shkum\u00ebs<br \/>\n4102 n\u00eb at\u00eb pasqyr\u00eb?\/ Nj\u00eb pal\u00eb sy ngjyre t\u00eb pacaktuar, boj\u00ebkafe<br \/>\n4103 ai piktori i ndjer\u00eb; nj\u00eb pal\u00eb sy t\u00eb but\u00eb, t\u00eb pafajsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb<br \/>\n4104 s\u2019t\u00eb thon\u00eb asgj\u00eb; nj\u00eb pal\u00eb sy, pra, t\u00eb humbur n\u00eb bot\u00ebn e zhugaft\u00eb<br \/>\n4114 fatkeq\u00ebsie \/e papritur, ata sy do t\u00eb humbin ngjyr\u00ebn, l\u00ebngun<br \/>\n4294 pes\u00eb pal\u00eb duar, pes\u00eb pal\u00eb sy, pes\u00eb koka dhe pes\u00eb z\u00ebra t\u00eb<br \/>\n4313 nuk t\u00eb binin posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb sy: ishin si edhe shumica e k\u00ebmb\u00ebve<br \/>\n4345 kishe p\u00ebrshtypjen se ishin sy t\u00eb \/ushtruar p\u00ebr t\u2019i urdh\u00ebruar<br \/>\n4348 ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se n\u00eb sy kishte nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb fuqishme<br \/>\n4351 t\u00eb keq.\/Pala e tret\u00eb ishin do sy t\u00eb zinj, si edhe pala e dyt\u00eb<br \/>\n4361 grat\u00eb \/skofiare. Ishin ata dy sy q\u00eb t\u00eb linin p\u00ebrshtypjen se nuk<br \/>\n4439 p\u00ebrpjet\u00eb dhe t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy. Kam kaluar n\u00ebp\u00ebr tehun e briskut<br \/>\n4449 time, por nuk kam par\u00eb me sy si e \/kan\u00eb rrahur, \u00e7far\u00eb mjetesh<br \/>\n4636 jetoj\u00eb pa dor\u00eb, \/pa k\u00ebmb\u00eb, pa sy, pa vesh\u00eb, pa hund\u00eb, pa buk\u00eb<br \/>\n4758 ta \/ka \u00ebnda ta shoh\u00ebsh me sy. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i bukur<br \/>\n4828 p\u00ebr ata q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb sy t\u00eb mir\u00eb. Ka treguar ai edhe<br \/>\n4923 e fqinjit. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00eb sy dhe vesh\u00eb ky milet. Dhe njeriu<br \/>\n5168 me to dhe s\u2019u \/bien n\u00eb sy, kurse vurratat e brendshme<br \/>\n5169 hije? A je edhe tashti t\u00ebr\u00eb sy, e vesh\u00eb, e grushta, e shkelma<br \/>\n5190 trupin e ftoht\u00eb, akull dhe n\u00eb sy m\u00eb bie nj\u00eb perde \/e trash\u00eb dhe<br \/>\n5492 mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb dy p\u00ebrpara. N\u00eb sy u shk\u00eblqen flaka, nj\u00eb \/flak\u00eb<br \/>\n5499 kripura, t\u00eb shprishura p\u00ebrmbi sy, \/vesh\u00eb dhe krah\u00eb. U jan\u00eb k\u00ebrleshur<br \/>\n5519 e rrug\u00ebve. Merren \/vesh me sy dhe me duar, me do shenja q\u00eb<br \/>\n5629 e duarve, si vidheshin me sy dhe si i p\u00ebshp\u00ebritnin nj\u00ebri<br \/>\n5636 se iu kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy t\u00eb \/tjer\u00ebve dhe ata e konsideronin<br \/>\n5738 gjithnj\u00eb zatetej n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb sy, n\u00eb an\u00ebn \/tjet\u00ebr t\u00eb germ\u00ebs s\u00eb<br \/>\n5785 k\u00ebnaqej duke e vjedhur me sy Xhezairin dhe prania e tij sikur<br \/>\n6056 p\u00ebrparme, e kishte shikuar me sy t\u00eb \/mjegullisur dhe, e g\u00ebzuar<br \/>\n6175 ashtu?\/- Me nj\u00eb pal\u00eb sy t\u00eb m\u00ebdhenj, si qershi, q\u00eb m\u00eb<br \/>\n6455 d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje dhe sy t\u00eb zgurdulluar shumica e t\u00eb<br \/>\n6769 Propozoj t\u2019ia nxjerrim nj\u00ebrin sy dhe, n\u00eb qoft\u00eb se pajtoheni,<br \/>\n6856 t\u00eb thir\u00eb, t\u00eb \/l\u00ebpir\u00eb dhe sy shgjetues, i njohur si inat<br \/>\n7104 i cili duke ia b\u00ebr\u00eb me sy m\u00eb par\u00eb, gjoja e qorton doganierin<br \/>\n7762 Elmaz \u00ebsht\u00eb grua q\u00eb bie n\u00eb sy me sasin\u00eb e trupit m\u00eb tep\u00ebr<br \/>\n7965 ata q\u00eb shohin vet\u00ebm me nj\u00eb sy, tani nuk do t\u00eb shohin as me<\/p>\n<p>Shkurtesat &#8211; Shkurtesat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura prej Qoses jan\u00eb: [ UBD, UDB, SHBA, NATO, OKB, SKOJ, AVNOJ, TANJUG, ATSH, BBC, SPM, \u00c7\u00c7 (\u00c7erem \u00c7apari), HU (Hana Uj\u00ebmiri), LK, BD, OTH, SPB ] etj.<\/p>\n<p>Emrat e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm &#8211; Emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm me mbi 200 paraqitje jan\u00eb: [ Sara\u00e7 722, Vajazan 720, Tarik 710, Shqip\u00ebri 624, Delina 449, Kosov\u00eb 403, Kabil 279, Kurrnaj\u00eb 214, Amerik\u00eb 213, Enver 206 ]<\/p>\n<p>***<br \/>\ncit.|&#8230; Akademiku Rexhep Qosja \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb e shquar e letrave shqipe. Ai shfaqet si nj\u00eb krijues poliedrik, veprimtaria e t\u00eb cilit p\u00ebrfshin krijime letrare, studime letrare, vepra t\u00eb shumta publicistike e memuar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari kaq t\u00eb gjer\u00eb ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga studiues, shkrimtar\u00eb e intelektual\u00eb shqiptar\u00eb. Qosja si nj\u00eb figur\u00eb e njohur e letrave shqipe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga penat m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe t\u00eb k\u00ebtij fillimshekulli. Librin e par\u00eb, &#8220;Episode letrare&#8221;, Qosja e boton m\u00eb 1967. Q\u00eb nga ky vit e deri m\u00eb tani ai ka botuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh veprash letrare, shkencore e publicistike&#8230;|<\/p>\n<p>cit.|&#8230; Rexhep Qosja \u00ebsht\u00eb autor i m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb librave me studime p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe kritik\u00ebn letrare, proz\u00eb artistike, tregime, romane dhe drama, publicistik\u00eb e shkrime polemike. Ka botuar shum\u00eb recensione, v\u00ebshtrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime n\u00eb revista shkencore e letrare. Disa punime dhe vepra t\u00eb tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera. Romani i tij &#8220;Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shtat\u00eb gjuh\u00eb: n\u00eb fr\u00ebngjishte, gjermanishte, holandishte, serbishte, sllovakishte si dhe n\u00eb bullgarishte.<\/p>\n<p>***<br \/>\n[ m\u00eb posht\u00eb disa fjal\u00eb nga fjalorthi i neologjizmave i shkrimtarit Qosja (kryesisht nga &#8220;Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb&#8230;&#8221;, thjesht nj\u00eb grusht qershizash &#8211; sa p\u00ebr ta patur iden\u00eb sadopak : ) p\u00ebrpiluar nga autorja Dema ]<\/p>\n<p>DOR\u00cbDJATH\u00cbXHEPMAJT\/\u00cb mb., sh, ~\u00cb, ~A. fig. Q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb haj\u00eb me shum\u00eb lug\u00eb. Ka treguar ai edhe her\u00ebve t\u00eb tjera se kush \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb snob, mendjemadh, mikroborgjez, filistin, hipokrit, injorant, llafazan, njeri shtjeremerr, nxitep\u00ebrfito, kapemosqit, dor\u00ebmajt\u00ebxhepdjatht\u00eb, dor\u00ebdjath\u00ebxhepmajt\u00eb, shikodjathtasecmajtas, shikomajtas~ecdjathtas [\u2026] (Vdekja\u2026, f. 214).<\/p>\n<p>DUARGREPATXHEPTHAST\/\u00cb mb., sh, ~\u00cb, ~A. Zhvat\u00ebs. [&#8230;] t\u2019i shikoj mir\u00eb e me kujdes t\u00eb gjith\u00eb ata symajtitk\u00ebmb\u00ebdjathtit, fjal\u00ebshumtitpun\u00ebpaktit, duargrepat\u0002xhepthast\u00eb; (Vdekja\u2026f. 146).<\/p>\n<p>FJAL\u00cbSHUMT\u00cbPUN\u00cbPAKT\/\u00cb, ~I m., sh. ~\u00cb, ~\u00cbT Q\u00eb flasin shum\u00eb dhe punojn\u00eb pak. [\u2026] t\u2019i shikoj mir\u00eb e me kujdes t\u00eb gjith\u00eb ata symajtitk\u00ebmb\u00ebdjathtit, fjal\u00ebshumtitpun\u00ebpaktit, duargrepatxhepthast\u00eb (Vdekja.\u2026, f. 146).<\/p>\n<p>GAGAXHI, ~U m. sh, ~NJ, ~NJT\u00cb iron. Ai q\u00eb do t\u00eb haj\u00eb e t\u00eb pij\u00eb pa paguar gj\u00eb. [&#8230;] ishin lektisur dikur jo m\u00eb kot: hamamxhinjt\u00eb, g\u00ebshtenjaxhinjt\u00eb, tatlixhinjt\u00eb, sharraxhinjt\u00eb, kacaxhinjt\u00eb, sturaxhinjt\u00eb, sheqerxhinjt\u00eb, kit\u00ebrxhinjt\u00eb, kaftorxhinjt\u00eb, pl\u00ebndacaxhinjt\u00eb, zorraxhinjt\u00eb, tabakxhinjt\u00eb, teneqexhinjt\u00eb, kallajxhinjt\u00eb, jorganxhinjt\u00eb, zhgunaxhinjt\u00eb, furrxhinjt\u00eb, arpaxhikxhinjt\u00eb, tupanxhinjt\u00eb, telallxhinjt\u00eb, shalaxhinjt\u00eb, plumbaxhinjt\u00eb, kumarxhinjt\u00eb, testixhinjt\u00eb, \u00e7erepxhinjt\u00eb, briskaxhinjt\u00eb, leshxhinjt\u00eb, muftexhinjt\u00eb, gagaxhinjt\u00eb [\u2026] (Vdekja\u2026, f. 133)<\/p>\n<p>GOJ\u00cbMB\u00cbLBES\u00cbQEN, ~E mb., sh. ~, ~E Q\u00eb \u00ebsht\u00eb goj\u00eb\u00ebmb\u00ebl dhe i pabes\u00eb. Ka treguar ai edhe her\u00ebve t\u00eb tjera se kush \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb snob, mendjemadh, mikroborgjez, filistin, hipokrit, injorant, llafazan, njeri shtjeremerr, nxitep\u00ebrfito, kapemosqit, dor\u00ebmajt\u00ebxhepdjatht\u00eb, dor\u00ebdjath\u00ebxhepmajt\u00eb, shikodjathtasecmajtas, shikomajtas~ecdjathtas, kalovalumintqifshakalin, brekkuqbyth\u00ebgjer\u00eb, goj\u00ebmb\u00eblbes\u00ebqen [\u2026] (Vdekja\u2026, 214).<\/p>\n<p>KACAXHI, ~U m. sh, ~NJ, ~NJT\u00cb. Ai q\u00eb b\u00ebn dhe shet kaca (en\u00eb e madhe druri ku konservohen lakrat turshi, dardhat etj.; fuqi, kade, vozg\u00eb). [\u2026] ishin lektisur dikur jo m\u00eb kot: hamamxhinjt\u00eb, g\u00ebshtenjaxhinjt\u00eb, tatlixhinjt\u00eb, sharraxhinjt\u00eb, kacaxhinjt\u00eb\u2026 (Vdekja\u2026, f. 133).<\/p>\n<p>K\u00cbMB\u00cbTURQISHT ndajf. K\u00ebmb\u00ebkryq. Kudo e kurdo ulej k\u00ebmb\u00ebkryq ose, si thoshte vet\u00eb, k\u00ebmb\u00ebturqisht. (Nj\u00eb dashuri\u2026, f. 127).<\/p>\n<p>KOK\u00cbTREK\u00cbND\u00cbSH, ~E mb., sh. ~A, ~E. Q\u00eb e ka kok\u00ebn n\u00eb form\u00eb trek\u00ebndore. Nuk e di si duken ata q\u00eb shkruajn\u00eb alegori e parabolla, por ata q\u00eb i kund\u00ebrshtojn\u00eb e di se jan\u00eb barka\u00e7\u00eb dhe llup\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhenj ose kok\u00ebtrek\u00ebnd\u00ebsh. (Nj\u00eb dashuri\u2026, f. 283).<\/p>\n<p>PAP\u00cbRS\u00cbDYTUR (I, E) mb., sh. ~, ~A (T\u00cb). Q\u00eb nuk b\u00ebhet dy her\u00eb, q\u00eb nuk p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb, i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Njeriu \u00ebsht\u00eb bot\u00eb n\u00eb vete dhe Per\u00ebndia e ka krijuar t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebdytur me pamjen, me virtytet dhe me veset. (Nj\u00eb dashuri\u2026, f. 14).<\/p>\n<p>RRAXHAXHI, ~U m., sh. ~NJ, ~NJT\u00cb. Ai q\u00eb b\u00ebn rraxha. [\u2026] t\u2019i shikoj mir\u00eb e me kujdes t\u00eb gjith\u00eb ata [\u2026] badihavaxhinjt\u00eb, rraxhaxhinjt\u00eb dhe kumarxhinjt\u00eb; (Vdekja.\u2026, f. 146)<\/p>\n<p>RROSPILLAN~ [\u2026] U thon\u00eb meshkujve~t\u00eb rinjve, atyre n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por edhe disa pleqve. [\u2026] Dhe, m\u00eb tej, u thon\u00eb t\u00eb rinjve, atyre n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe pleqve, t\u00eb cil\u00ebt i nd\u00ebrrojn\u00eb mendimet, bindjet, partit\u00eb si rrobat, k\u00ebmish\u00ebt, \u00e7orap\u00ebt, k\u00ebpuc\u00ebt, sipas stin\u00ebs s\u00eb vitit. U thon\u00eb edhe atyre q\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb fen\u00eb [\u2026] M\u00eb s\u00eb shumti rrospillan\u00eb, [\u2026] ka nd\u00ebr politikan\u00ebt dhe nd\u00ebr intelektual\u00ebt. Fshatar\u00ebt dhe pun\u00ebtor\u00ebt, t\u00eb gjor\u00ebt, edhe po t\u00eb duan, nuk din\u00eb t\u00eb b\u00ebhen si duhet rrospillan\u00eb. (Bijt\u00eb 2, f. 143).<\/p>\n<p>XHAMALLOSUR (I, E) mb., sh. ~, ~A (T\u00cb). I veshur me rroba t\u00eb ndryshme, zakonisht me rroba t\u00eb leckosura, t\u00eb grisura, p\u00ebr t\u00eb arg\u00ebtuar njer\u00ebzit n\u00eb ndeja, festa fetare a n\u00eb dasma; lolo. Veriu i fort\u00eb dhe i ftoht\u00eb, q\u00eb i rrahte rrug\u00ebt e qytetit, dep\u00ebrtonte n\u00ebp\u00ebr hatullat e sht\u00ebpive t\u00eb vjetra, q\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb e lart ishin b\u00ebr\u00eb prej drurit dhe i vinte n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb xhamallosur rrakshajat e lastr\u00ebs n\u00eb tavane. (Vdekja\u2026, f. 63).<\/p>\n<p>etj. etj.<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2025 [ fotoja ngjitur: foto e 2024 &#8211; Presidenti Bajram Begaj gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, 2024, me Akad. Rexhep Qosja &#8211; burimi faqja zyrtare e Presidences shqiptare ] N\u00eb punimin e disertacionit t\u00eb vet,&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=17369\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-17369","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-autore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17369"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17369\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}