{"id":17386,"date":"2025-04-30T17:30:51","date_gmt":"2025-04-30T16:30:51","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17386"},"modified":"2026-01-15T06:02:12","modified_gmt":"2026-01-15T05:02:12","slug":"faoni-aferdita-kleonika-safoja-ndeshkimi-dashuria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17386","title":{"rendered":"Faoni, Af\u00ebrdita, Kleonika, Safoja, Nd\u00ebshkimi, Dashuria&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><em>Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2025<\/em><\/p>\n<p>Dashuria si &#8220;d\u00ebnim&#8221;, apo dhe si &#8220;shp\u00ebrblim&#8221;! &#8211; N\u00eb mitologji (anise jo gjithmon\u00eb : ) gj\u00ebrat nuk ndodhin tek ashtu kot, &#8220;shkaku &#8211; pasoja&#8221; jan\u00eb kushtimisht t\u00eb lidhura. Derisa rasti i Helen\u00ebs s\u00eb Spart\u00ebs q\u00eb dashurohet n\u00eb Parisin (si shembull) ishte di\u00e7 si &#8220;shp\u00ebrblim&#8221; ndaj Parisit &#8211; Af\u00ebrdita do e mbante fjal\u00ebn, do e realizonte premtimin, meq\u00eb Parisi pati &#8220;gjykuar&#8221; drejt\u00eb, sipas tij Af\u00ebrdita ishte m\u00eb e bukura nga per\u00ebndeshat. Do vinte pastaj rr\u00ebmbimi i Helen\u00ebs, do njollosej nderi i gjith\u00eb Greqis\u00eb, do mobilizoheshin ushtrit\u00eb, mij\u00ebra anije do ia m\u00ebsynin p\u00ebrtejdetit, do vinte lufta dhe tragjedia e madhe e Trojes&#8230; por aq i b\u00ebnte Af\u00ebrdit\u00ebs.<\/p>\n<p>[ ngjitur: Sky Division &#8211; &#8220;<strong>Ars Gratia Artis &#8211; Faoni dhe e dashura e tij, Kleonika<\/strong>&#8220;, 2025 ]<br \/>\n<a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_01_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_01_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"960\" class=\"alignnone size-full wp-image-17388\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_01_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_01_opt-300x206.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_01_opt-1024x702.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_01_opt-768x527.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb rastin tjet\u00ebr, dashuria e Fidras\u00eb ndaj Hipolitit ishte di\u00e7 si &#8220;d\u00ebnim&#8221; p\u00ebr Hipolitin, sepse ky nuk e kishte &#8220;\u00e7uar n\u00eb vend&#8221; d\u00ebshir\u00ebn e Af\u00ebrdit\u00ebs q\u00eb t\u00eb dashurohej n\u00eb t\u00eb (dmth. n\u00eb vet\u00eb Af\u00ebrdit\u00ebn). Pa\u00e7ka se e bukur sa vet\u00eb Bukuria, pa\u00e7ka se vet\u00eb per\u00ebndesh\u00eb e Dashuris\u00eb, t\u00eb gjitha fijet e &#8220;dashuris\u00eb&#8221; i mbante n\u00eb dor\u00eb, gjith\u00eb shigjetat e Erosit, Amorit a t\u00eb Kupidonit i p\u00ebrkuleshin vullnetit t\u00eb saj, ja q\u00eb ndonj\u00eb zem\u00ebr djaloshare ngelet kryene\u00e7e, nuk gjunj\u00ebzohet as ndaj vet\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb : )<\/p>\n<p>Af\u00ebrdita ndjehej e fyer q\u00eb Hipoliti nuk ndjente p\u00ebr t\u00eb, por vazhdoi si ndjek\u00ebs i devotsh\u00ebm dhe virgj\u00ebror i per\u00ebndesh\u00ebs Artemisa. Si d\u00ebnim, si revanshim Af\u00ebrdita e &#8220;b\u00ebri&#8221; Fidran\u00eb t\u00eb dashurohet n\u00eb Hipolitin &#8211; e cila pastaj, duke qen\u00eb e refuzuar nga Hipoliti, do ndjehej e fyer, do t&#8217;shpifte p\u00ebr t\u00eb\u2026 se ky e kishte dhunuar, dhe tutje &#8220;refuzimin&#8221; Hipoliti do ta paguante me jet\u00ebn e vet. As miti i manipulimit t\u00eb Fidras\u00eb dhe i nd\u00ebshkimit t\u00eb Hipolitit nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb &#8220;pasqyrim&#8221; i lavdish\u00ebm i femr\u00ebs, i veseve joracionale, ego-istike fem\u00ebrore&#8230; mir\u00ebpo rishtas, ehuu aq i b\u00ebnte Af\u00ebrdit\u00ebs : )<\/p>\n<p>Mitologjia ka dhe tjer\u00eb shembuj t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm rreth dashuris\u00eb, &#8220;nd\u00ebshkohen&#8221; me dashuri madje dhe hyjnor\u00ebt, bie fjala Erosi e pati &#8220;nd\u00ebshkuar&#8221; vet\u00eb Apollonin me dashurin\u00eb ndaj Dafin\u00ebs. Ai Apolloni i madh, e p\u00ebsoi dhe ai, e ndoqi gjithandej Dafin\u00ebn por ajo ikte kah syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt dhe m\u00eb n\u00eb fund u drur\u00ebzua, u metamorfizua, nuk iu dor\u00ebzua. Apolloni pastaj zor t&#8217;jet\u00eb tallur ndonj\u00ebher\u00eb me shigjetat e Erosit, hyjnor nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit e m\u00eb t\u00eb bukurit, por do mblidhte mend dhe ai, leksion i paguar shtrenjt\u00eb : )<\/p>\n<p>Po ashtu, nj\u00ebri nga rastet e &#8220;nd\u00ebshkimit&#8221; me dashuri nga Af\u00ebrdita, \u00ebsht\u00eb dhe rasti i poetesh\u00ebs nga Mitilena, i Safos\u00eb. Ky &#8220;nd\u00ebshkim&#8221; i Safos nga per\u00ebndesha ndoshta pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebllumbave (se si &#8220;lidhet&#8221; me p\u00ebllumbat), t\u00eb cil\u00ebt poetesha do duhesh t&#8217;i kishte vrar\u00eb, e jo m\u00ebshiruar. Duhej t&#8217;i flijonte p\u00ebr Af\u00ebrdit\u00ebn, por Safoja e ndjeshme d\u00ebshton, andaj per\u00ebndesha e d\u00ebnon. Dhe ky detaj sikur e &#8220;shton absurdin&#8221; rreth zogjve t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPiktura e neoklasicizmit francez, e punuar n\u00eb v. 1809 nga artisti Jacques-Louis David, e titulluar &#8220;Kupidoni, Safoja dhe Faoni&#8221; e paraqet Kupidonin (dmth. Amorin, Erosin), peotesh\u00ebn Safo dhe t\u00eb dashurin e saj, Faonin. Sidoqoft\u00eb, po i ngjes dhe &#8220;pikturat e mia&#8221; realizuar me ndihm\u00ebn e IA, jo p\u00ebr t&#8217;u shtyr\u00eb gjoja me piktorin francez : ) por si plot\u00ebsim me figurat e Faonit dhe t\u00eb bukuroshes Kleonika, t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb Faonit.<\/p>\n<p>[ ngjitur: Jacques-Louis David &#8211; &#8220;<strong>Kupidoni, Safoja dhe Faoni<\/strong>&#8220;, 1809 ]<br \/>\n<a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/arspo_artk_safoja_kupidoni_dhe_faoni_1809_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/arspo_artk_safoja_kupidoni_dhe_faoni_1809_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1476\" height=\"1280\" class=\"alignnone size-full wp-image-17387\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/arspo_artk_safoja_kupidoni_dhe_faoni_1809_opt.jpg 1476w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/arspo_artk_safoja_kupidoni_dhe_faoni_1809_opt-300x260.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/arspo_artk_safoja_kupidoni_dhe_faoni_1809_opt-1024x888.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/arspo_artk_safoja_kupidoni_dhe_faoni_1809_opt-768x666.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1476px) 100vw, 1476px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Piktura e Jacques-Louis David e ka nj\u00eb detaj q\u00eb na duhet, i paraqet &#8220;p\u00ebrllumbat&#8221;, andaj le ta p\u00ebrshkruajm\u00eb pak\u00ebz. Poetesha Safo paraqitet e ulur n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb dekoruar sipas stilit klasik, shihet nj\u00eb peizazh rural p\u00ebrjashta (me zogjt\u00eb e Vener\u00ebs (Af\u00ebrdit\u00ebs &#8211; thash\u00eb Vener\u00ebs, meq\u00eb titulli i piktur\u00ebs thot\u00eb Kupidoni, dmth. piktori i referohet mit. romake), p\u00ebllumbat e bardh\u00eb, n\u00eb sfond tek di\u00e7 si prag), Faoni q\u00ebndron pas karriges duke mbajtur nj\u00eb shtiz\u00eb, n\u00eb krah\u00ebt e ka dhe nj\u00eb hark, n\u00eb gjunj\u00ebt e Safos\u00eb shihet nj\u00eb rrotullam\u00eb gjoja me vargjet e saj, lavdithurje mbase Faonit, dashuris\u00eb s\u00eb vet, majtas shihet Kupidoni i gjunj\u00ebzuar duke mbajtur lir\u00ebn e saj n\u00eb duart, t\u00eb cil\u00ebn Safoja sikur zgjatet ta prek\u00eb me dor\u00ebn e djatht\u00eb, nd\u00ebrsa shlirsh\u00ebm e mb\u00ebshtet kok\u00ebn prapa, Faoni shihet sikur e mban kok\u00ebn e saj n\u00eb krahun e vet, prapa tyre shihet nj\u00eb shtrat&#8230; etj. etj.<\/p>\n<p>I p\u00ebrmend\u00ebm zogjt\u00eb e Af\u00ebrdit\u00ebs, p\u00ebllumbat e bardh\u00eb, q\u00eb piktori David nuk i ka &#8220;harruar&#8221;. P\u00ebllumbat jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rreth miteve t\u00eb Af\u00ebrdit\u00ebs, duke e p\u00ebrfaq\u00ebsuar rolin e saj si sjell\u00ebse, si nxit\u00ebse e dashuris\u00eb. P\u00ebllumbat konsiderohen si simbol i dashuris\u00eb, i paqes, i lidhjes emocionale gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb dhe mitologjis\u00eb. Fluturimi i tyre i hijsh\u00ebm, bardh\u00ebsia dhe sjellja e but\u00eb mish\u00ebrojn\u00eb thelbin e komunikimit romantik dhe t\u00eb lidhjes emocionale. <\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim i dashuris\u00eb, i dhimbshuris\u00eb, i but\u00ebsis\u00eb, i harmonis\u00eb, n\u00eb mitologjit\u00eb e ndryshme p\u00ebllumbat zakonisht i shoq\u00ebrojn\u00eb hyjnit\u00eb. Jo vet\u00ebm n\u00eb mitologjin\u00eb greke, n\u00eb shum\u00eb kultura t\u00eb lashta p\u00ebllumbat paraqiten si simbole t\u00eb paqes dhe t\u00eb dashuris\u00eb. N\u00eb sfer\u00ebn e mitologjis\u00eb greke p\u00ebllumbi ka nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si emblem\u00eb e shenjt\u00eb e hyjnesh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb ndoshta m\u00eb i njohuri nga zogjt\u00eb shoq\u00ebrues t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs. Shpesh p\u00ebrshkruhet duke fluturuar rreth saj, ose tek rri n\u00eb dor\u00ebn e saj. <\/p>\n<p>Meq\u00eb, si\u00e7 tham\u00eb, p\u00ebllumbi simbolizon dashurin\u00eb, paqen, past\u00ebrtin\u00eb, p\u00ebrkushtimin &#8211; kjo simbolik\u00eb sikur e &#8220;asocionon&#8221; zogun e bukur t&#8217;jet\u00eb di\u00e7 si lajm\u00ebtari i dashuris\u00eb s\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs. Lidhja e thell\u00eb e p\u00ebllumbit me Af\u00ebrdit\u00ebn e pasuron kuptimin e njeriut kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet romantike. Nd\u00ebrsa reflektojm\u00eb mbi trash\u00ebgimin\u00eb e q\u00ebndrueshme t\u00eb Af\u00ebrdit\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebllumbave t\u00eb saj, sikur na p\u00ebrkujtohet r\u00ebnd\u00ebsia e dashuris\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. N\u00ebp\u00ebr imazhet, grafikat, pikturat, n\u00eb gjith\u00e7ka artistike, p\u00ebllumbat shpesh shihen duke fluturuar rrotull t\u00eb dashuruarve, duke simbolizuar dh\u00ebnien e shenjave, sinjaleve t\u00eb dashuris\u00eb, lidhjen midis dy zemrave.<\/p>\n<p>Shkurt, natyra e but\u00eb e p\u00ebllumbave sikur na i p\u00ebrk\u00ebdhel zemrat e ndjenjat, i shohim si simbolik\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb paqen, dashurin\u00eb, miq\u00ebsin\u00eb, sikur e pasqyrojn\u00eb dinamik\u00ebn dhe gjith\u00e7ka t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve romantike. Prania e tyre sikur n\u00ebnkupton bekimin e dashuris\u00eb nga per\u00ebndesha Af\u00ebrdita.<\/p>\n<p>Po ashtu, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr vet\u00eb Af\u00ebrdit\u00ebn (Vener\u00ebn, p\u00ebr romak\u00ebt), duke qen\u00eb per\u00ebndesh\u00eb e bukuris\u00eb dhe e dashuris\u00eb, natyrisht q\u00eb Af\u00ebrdita p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb fem\u00ebr jasht\u00ebzakonisht e bukur. Per\u00ebndesha e mish\u00ebron idealin e joshjes fem\u00ebrore, e mish\u00ebron bukurin\u00eb, feminizmin universal, d\u00ebshir\u00ebn dhe pasionin. Per\u00ebndesha shpesh p\u00ebrshkruhet me nj\u00eb pasqyr\u00eb, apo me nj\u00eb guask\u00eb dhe apo, si\u00e7 tham\u00eb, me p\u00ebllumba. Secili prej k\u00ebtyre element\u00ebve e thekson lidhjen e saj me dashurin\u00eb dhe bukurin\u00eb. <\/p>\n<p>Per\u00ebndesha njihet p\u00ebr lidhjet e saj t\u00eb shumta t\u00eb dashuris\u00eb, sa me per\u00ebndi po ashtu dhe njer\u00ebz t\u00eb vdeksh\u00ebm, duke ndikuar n\u00eb shum\u00eb rr\u00ebfime rreth amoriadave, romancave t\u00eb idealizuara, dashurive t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb trilluara, ndodhive t\u00eb panum\u00ebrta rreth dashuris\u00eb &#8211; madje dhe t\u00eb d\u00ebshtimeve, madje duke i nxitur dhe luftrat e tragjedit\u00eb (Troja homerike psh.), madje dhe duke &#8220;nd\u00ebshkuar&#8221; me fuqin\u00eb e dashuris\u00eb, si\u00e7 i p\u00ebrmend\u00ebm rastin e Safos\u00eb, dhe t\u00eb tjer\u00ebrve m\u00eb lart. <\/p>\n<p>***<br \/>\nQasjes s\u00eb vet eseistike rreth Safos\u00eb (&#8220;<em>Reflecting Sappho<\/em>&#8220;), autori Glenn W. Most ia fillon duke th\u00ebn\u00eb se Alessandro Verri, n\u00eb romanin e vet &#8220;<em>Aventurat e Safos\u00eb, poetesh\u00ebs nga Mitilena<\/em>&#8221; (Le Avventure di Saffo, poetessa di Mitilene), botuar n\u00eb v. 1781, pati shkruar se Safoja u dashurua n\u00eb Faonin sapo e pa, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Kjo ndodhi kur ai u zhvesh, i hoqi pothuaj t\u00eb gjitha rrobat p\u00ebr t&#8217;marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb garat e mundjes, gjat\u00eb loj\u00ebrave atletike t\u00eb Mitilen\u00ebs. <\/p>\n<p>Sipas Verrit, Safoja si f\u00ebmij\u00eb kishte lexuar shum\u00eb, mir\u00ebpo s&#8217;kishte dh\u00ebn\u00eb kurr\u00eb ndonj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb prirjes apo t\u00eb talentit p\u00ebr t&#8217;shkruar dhe vet\u00eb poezi. Dmth. sipas tekstit t\u00eb Verrit, ne duhet kuptuar q\u00eb derisa nuk e pati takuar Faonin, Safoja kurr\u00eb s&#8217;kishte shkruar poezi m\u00eb par\u00eb. Anise e dim\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, e dim\u00eb q\u00eb teksti i Verrit ishte roman, trillim derivativ, ia vlen imagjinata.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, Verri na thot\u00eb se mrekullia do ndodhte gjat\u00eb garave t\u00eb Mitilen\u00ebs. P\u00ebr garat e mundjes garuesit e lasht\u00ebsis\u00eb lakuriqoseshin (se mos vet\u00ebm p\u00ebr ato t\u00eb mundjes, pothuaj p\u00ebr t\u00eb gjitha sportet e lasht\u00ebsis\u00eb). Trupi praktikisht lakuriq i Faonit, i cili ishte &#8216;fatalisht&#8217; i bukur, thuase v\u00ebllai binjak i Apollonit, do i b\u00ebnte shum\u00eb p\u00ebrshtypje Safos\u00eb. Aq sa vrapoi drejt tij dhe ia recitoi 2-3 vargje elegante q\u00eb i kishte ideuar enkas p\u00ebr nder t\u00eb tij. Sipas Verrit, shpaloset bukuria e Faonit, dhe Safoja ia fillon me &#8220;poetikat&#8221; : )<\/p>\n<p>E dim\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, p\u00ebrve\u00e7 si imagjinat\u00eb, por sidoqoft\u00eb, e dim\u00eb po ashtu q\u00eb bukuria e Faonit v\u00ebrtet ishte mahnit\u00ebse, e kishte magjepsur Safon\u00eb, kishte stepur n\u00eb vend, e ngrata s&#8217;kishte asnj\u00eb grim\u00eb faj. Bukuria e tij nuk ishte e rast\u00ebsishme, por di\u00e7 si efekt-rezultat i nj\u00eb vaji magjik q\u00eb Af\u00ebrdita (vet\u00eb per\u00ebndesha e bukuris\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb bukur) ia kishte dh\u00ebn\u00eb dikur n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje. Per\u00ebndesha i ishte mir\u00ebnjoh\u00ebse sepse ky (si\u00e7 thon\u00eb ca burime t\u00eb mitologjis\u00eb) ia pati b\u00ebr\u00eb nj\u00eb favor pa pages\u00eb, favori kishte t&#8217;b\u00ebnte me transportin, e pati \u00e7uar me vark\u00ebn e vet nga Lesbosi n\u00eb Qipro (ca burime thon\u00eb jo n\u00eb Qipro, por n\u00eb Asia Minor). <\/p>\n<p>Kushedi \u00e7&#8217;pun\u00eb do ket\u00eb patur Af\u00ebrdita andej, pavar\u00ebsisht se per\u00ebndeshat mund t\u00eb shfaqeshin spontanisht, s&#8217;do zgjaste por sa nj\u00eb e pulitur qepalle dhe do shfaqeshin ku t\u00eb donin &#8211; ja q\u00eb k\u00ebsaj radhe kishte zgjedhur t\u00eb udh\u00ebtonte ngadal\u00eb dhe qet\u00ebsisht, pik\u00ebrisht n\u00eb lundr\u00ebn e tij. Faoni do e shihte por s&#8217;do ngurt\u00ebsohej, edhe ky &#8220;ligj hyjnoresh&#8221; do lihej si p\u00ebrjashtim nga per\u00ebndesha. <\/p>\n<p>Zakonisht, d\u00ebnimi p\u00ebr vdekatar\u00ebt, p\u00ebr shpirtrat e &#8220;r\u00ebndomt\u00eb&#8221; n\u00ebse ta shihnin nj\u00eb per\u00ebndi a per\u00ebndesh\u00eb ishte t\u00eb ktheheshin n\u00eb gur. Mir\u00ebpo kjo nuk ndodhte n\u00ebse t&#8217;mos ishte vullnet i per\u00ebndive \/ per\u00ebndeshave, secili vendoste p\u00ebr vete, e kishin nj\u00ebfar\u00eb &#8220;sigurese&#8221; p\u00ebrjashtimesh. Aty-k\u00ebtu do i falnin vdekatar\u00ebt (sidomos t\u00eb dashurit, t\u00eb dashurat &#8211; Ankhise psh. qe falur nga Af\u00ebrdita, bariu trojan i ka\u00e7uboreve n\u00eb Ida, i dashuri i saj vdekatar, &#8220;babai&#8221; i romak\u00ebve, sikur q\u00eb faleshin dhe panum\u00ebr fatlum\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb mitologjik\u00eb). <\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, sipas mitologjis\u00eb Af\u00ebrdita dhe na qenk\u00ebsh surprizuar pak\u00ebz kur lund\u00ebrtari plak, i leckosur (si\u00e7 ishte Faoni ashtu e pati njohur Af\u00ebrdita p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, duke hipur n\u00eb vark\u00ebn e tij) s&#8217;donte shp\u00ebrblim. Faoni plak, pothuaj sh\u00ebmtara\u00e7 por qe shp\u00ebrblyer aq bujarisht, qe rinuar dhe qe b\u00ebr\u00eb jasht\u00ebzakonisht i bukur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr fat t\u00eb keq, e nj\u00ebjta per\u00ebndesh\u00eb, vet\u00eb Af\u00ebrdita, pati vendosur ta nd\u00ebshkonte Safon. Nd\u00ebshkimi do vinte p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Safos\u00eb; dikur poetesha kishte ndjer\u00eb keqardhje t\u00eb tep\u00ebrt, ishte lig\u00ebshtuar p\u00ebr shpirtrat e zogjve, jo vet\u00ebm se poetesh\u00eb (kjo af\u00ebrmendsh) por hiper-ndjeshm\u00ebria e saj e kishte shtyer t&#8217;i lironte dy p\u00ebllumba, t\u00eb cil\u00ebt pati qen\u00eb supozuar t&#8217;i flijonte p\u00ebr Af\u00ebrdit\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, per\u00ebndesha ishte prekur, do ishte e pam\u00ebshirshme ndaj saj (Af\u00ebrdita shpesh i d\u00ebnonte subjektet e mitologjis\u00eb me dashuri t\u00eb pakthyeshme), dhe s&#8217;ishte p\u00ebr t&#8217;u \u00e7uditur, jom\u00ebshira ishte di\u00e7 si &#8220;ves tipik&#8221; i hyjnor\u00ebve. Dhe &#8220;absurdi&#8221; i nd\u00ebshkimit t\u00eb Safos\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb lidhet me m\u00ebshirimin e saj t\u00eb p\u00ebllumbave, me ndjeshm\u00ebrin\u00eb e saj, sikur nuk p\u00ebrputhet as me faktin e adhurimit t\u00eb kulluar, me devotshm\u00ebrin\u00eb ndaj per\u00ebndesh\u00ebs nga Safoja.<\/p>\n<p>Dihet se Safoja ishte sh\u00ebrb\u00ebtorja e per\u00ebndesh\u00ebs, e ka d\u00ebshmuar dhe me vargjet e veta, n\u00eb poezin\u00eb e vet, n\u00eb Himnin e saj p\u00ebr Af\u00ebrdit\u00ebn (e vetmja poezi e saj q\u00eb ka mbijetuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi), Safoja i b\u00ebn thirrje per\u00ebndesh\u00ebs q\u00eb t\u00eb shfaqet, dhe t&#8217;jet\u00eb aleatja e saj n\u00eb bindjen e nj\u00eb vajze q\u00eb ajo ka d\u00ebshir\u00eb ta dashuroj\u00eb. <\/p>\n<p>Po ashtu, &#8220;&#8230;imazhet e shpeshta figurative n\u00eb poezin\u00eb e Safos p\u00ebrfshijn\u00eb lule, kurora, skena natyraliste, altar\u00eb q\u00eb tymosin me temjan, pastrues t\u00eb parfumuar p\u00ebr sp\u00ebrkatjen e trupit dhe p\u00ebr larjen flok\u00ebve &#8211; dmth, gjith\u00e7ka nga element\u00ebt e ritualeve t\u00eb Af\u00ebrdit\u00ebs&#8221; &#8211; thon\u00eb editor\u00ebt e Britannica n\u00eb tekstin e tyre.<\/p>\n<p>Dmth. vullneti i Af\u00ebrdit\u00ebs dhe Faoni do ishte i bukur, lumturisht i dashuruar n\u00eb bukuroshen Kleonika. Nga ana tjet\u00ebr Safoja e ngrat\u00eb do dashurohej marr\u00ebzisht n\u00eb Faonin. Mir\u00ebpo aq i b\u00ebnte Faonit, ashtu-k\u00ebshtu n\u00eb gjith\u00e7ka kishte &#8220;dor\u00eb&#8221; per\u00ebndesha e dashuris\u00eb. Faoni e pati dashur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb Safon\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, por tashm\u00eb ishte ftohur nga ajo. Bukurosh Faoni tashm\u00eb qe dashuruar n\u00eb dike tjet\u00ebr, as q\u00eb i shkonte nd\u00ebrmend t&#8217;ia kthente dashurin\u00eb Safos\u00eb s\u00eb vog\u00ebl, Safos\u00eb shkurtaqe, Safos\u00eb esmere, pothuaj nj\u00eb sh\u00ebmtara\u00e7e tashm\u00eb (me trukun e Af\u00ebrdit\u00ebs, n\u00ebse nevoja mund t\u00eb dukej dhe e &#8220;sh\u00ebmtuar&#8221;). <\/p>\n<p>[ ngjitur: Sky Division &#8211; &#8220;<strong>Ars Gratia Artis &#8211; Faoni dhe e dashura e tij, Kleonika<\/strong>&#8220;, 2025 ]<a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_02_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_02_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"960\" class=\"alignnone size-full wp-image-17389\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_02_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_02_opt-300x206.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_02_opt-1024x702.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/0_skyd_ai_prompts_ars_gratia_artis_phaon_cleo_02_opt-768x527.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nuk ndjente tutje p\u00ebr t\u00eb, madje ndoshta as nuk i dhimbsej. Jo mbase ekzakt\u00ebsisht si Narcisi dikur, ky s&#8217;ishte i dashuruar as n\u00eb Kleonik\u00ebn, as n\u00eb Ehon e bukur, por n\u00eb bukurin\u00eb e vet, ves narcisoid &#8211; pa qen\u00eb fare i &#8220;z\u00ebn\u00eb&#8221; (dmth. i dashuruar n\u00eb ndonj\u00eb bukuroshe tjet\u00ebr). Derisa shp\u00ebrfillja e Narcisit ndaj Ehos\u00eb pothuaj e &#8220;pafalshme&#8221;, n\u00eb rastin e Faonit ndryshe, tashm\u00eb ky s&#8217;kishte si ia kthente ndjenj\u00ebn&#8230; q\u00ebkur ishte dashuruar gjer&#8217; n&#8217;vesh\u00ebt n\u00eb Kleonik\u00ebn. Shkurt, t\u00eb gjitha fajet ashtu-k\u00ebshtu i takonin vet\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb, s&#8217;mund t&#8217;i vishet ndonj\u00eb faj Faonit p\u00ebr pafat\u00ebsin\u00eb e Safos\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb Faoni do lundronte drejt Si\u00e7ilis\u00eb, mbase i pati dalur ndonj\u00eb pun\u00eb, edhe Safoja e pati ndjekur. Me gjas\u00eb Safoja qe informuar sakt\u00eb p\u00ebr destinacionin e tij dhe do ta ndiqte fshehurazi. Kishte t\u00eb njohur atje, do strehohej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Eutikut, nj\u00eb mik ky i babait t\u00eb saj. Dhe k\u00ebshtu dmth. e mir\u00ebpitur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e mikut, s&#8217;kishte si e &#8220;spiunonte&#8221;, si ta p\u00ebrcillte Faonin, s&#8217;ishte as nevoja mbase, por thjesht priste, e kaloi koh\u00ebn duke lexuar Homerin, duke i imagjinuar qafimet e Faonit, duke shkruar poezi etj. <\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund Faoni do kthehej, miku i babait t\u00eb Safos\u00eb duke u solidarizuar me ndjenjat e poetes, provoi t&#8217;i ndihmonte, Eutiku ngulmoi q\u00eb Faoni ta vazhdonte dashurin\u00eb ndaj saj, t\u00eb martohej me Safon. Mir\u00ebpo, siduket Faoni vet\u00ebm sa qe &#8220;frik\u00ebsuar&#8221; nga idet\u00eb e tij, nga insistimi i tij &#8211; thjesht pati preferuar t\u00eb ikte fshehurazi, t\u00eb kthehej n\u00eb Mitilen\u00eb.<\/p>\n<p>Safoja e ngrat\u00eb m\u00eb n\u00eb fund e kuptoi q\u00eb dashuria e Faonit ishte e paarritshme. K\u00ebshtu q\u00eb vendosi ta ndiqte k\u00ebshill\u00ebn q\u00eb, derisa ishte n\u00eb Lesbos, ia pati propozuar nj\u00eb shtrig\u00eb a fallxhesh\u00eb e atjeshme. Fjala do jet\u00eb mbase p\u00ebr &#8220;vendk\u00ebrcimin&#8221; n\u00eb Lefkada, i cili besohej se u jepte fund d\u00ebshirave t\u00eb dashuris\u00eb dhe vuajtjeve. Shtriga nga Lesbosi mbase do e ket\u00eb k\u00ebshilluar t\u00eb &#8220;k\u00ebrcente&#8221; dhe t&#8217;u jepte fund vuajtjeve t\u00eb veta p\u00ebr Faonin, meq\u00eb nuk do mbytej, do e kishte dhe ndihm\u00ebn hyjnore, vet\u00ebm do &#8220;\u00e7lirohej&#8221;. <\/p>\n<p>Straboni thot\u00eb se, si\u00e7 ka lexuar ai nga Menaderi, &#8220;Safoja ishte e para q\u00eb k\u00ebrceu, nga dashuria e paskajshme p\u00ebr Faonin mosp\u00ebrfill\u00ebs, u hodh n\u00eb det me nj\u00eb k\u00ebrcim nga shk\u00ebmbi. Mir\u00ebpo, anise Menanderi thot\u00eb se Safoja ishte e para q\u00eb e b\u00ebri k\u00ebrcimin &#8211; vazhdon Straboni, t\u00eb tjer\u00eb kronist\u00eb m\u00eb t\u00eb ditur se ai t\u00eb antikitetit thon\u00eb se Kefali ishte i pari&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Safoja shkoi tek shk\u00ebmbi n\u00eb Lefkada dhe u hodh n\u00eb det. Verri aludon se, n\u00ebse Safoja t&#8217;kishte pasur besim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm tek per\u00ebndit\u00eb, ajo padyshim do ta kishte mbijetuar r\u00ebnien dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do ishte &#8220;\u00e7liruar nga dhimbja&#8221; e dashuris\u00eb.  Mir\u00ebpo si\u00e7 ndodhi, p\u00ebr fat t\u00eb keq ajo hezitoi n\u00eb buz\u00eb t\u00eb gremin\u00ebs, dhe k\u00ebshtu u sh\u00ebrua nga dashuria n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, dmth. duke u mbytur p\u00ebrnj\u00ebmend.<\/p>\n<p>[ <em>Referencat: S. Guraziu &#8211; Dashuria si &#8220;d\u00ebnim&#8221;, apo dhe si &#8220;shp\u00ebrblim&#8221;!, 2018 \/ P. Ovidius Naso \/ Perseus \/ Strabo, &#8220;The Geography of Strabo&#8221;, 1924 \/ Enc. Britannica \/ Alessandro Verri, &#8220;Le Avventure di Saffo, poetessa di Mitilene&#8221; (1781) \/ Jacques-Louis David &#8211; &#8220;Kupidoni, Safoja dhe Faoni&#8221;, 1809 \/ Glenn W. Most &#8211; &#8220;Reflecting Sappho&#8221;, 1995<\/em> ]<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2025 Dashuria si &#8220;d\u00ebnim&#8221;, apo dhe si &#8220;shp\u00ebrblim&#8221;! &#8211; N\u00eb mitologji (anise jo gjithmon\u00eb : ) gj\u00ebrat nuk ndodhin tek ashtu kot, &#8220;shkaku &#8211; pasoja&#8221; jan\u00eb kushtimisht t\u00eb lidhura. Derisa rasti i Helen\u00ebs s\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=17386\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-17386","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17386\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}