{"id":1768,"date":"2019-09-29T19:43:10","date_gmt":"2019-09-29T19:43:10","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=1768"},"modified":"2025-04-27T15:33:05","modified_gmt":"2025-04-27T14:33:05","slug":"skrap-hekurishtja-me-e-bukur-e-evropes-forcat-ajrore-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=1768","title":{"rendered":"Skrap-hekurishtja m\u00eb e bukur e Evrop\u00ebs (Forcat Ajrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb)"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, J 2019<\/em><\/p>\n<p>(<strong>pak fjal\u00eb dhe histori p\u00ebr di\u00e7 si mini-dokumentar derivativ nga 2 albume fotografike, afro 150 foto, rreth ish-Aviacionit Shqiptar, t\u00eb fotograf\u00ebve Rob Schleiffert, 2007 dhe Erwin Alexander, 2016<\/strong>)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Skrap-hekurishtja-m\u00eb-e-bukur-e-Evrop\u00ebs.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1769 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Skrap-hekurishtja-m\u00eb-e-bukur-e-Evrop\u00ebs.jpg\" alt=\"\" width=\"1522\" height=\"987\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Skrap-hekurishtja-m\u00eb-e-bukur-e-Evrop\u00ebs.jpg 1522w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Skrap-hekurishtja-m\u00eb-e-bukur-e-Evrop\u00ebs-300x195.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Skrap-hekurishtja-m\u00eb-e-bukur-e-Evrop\u00ebs-768x498.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Skrap-hekurishtja-m\u00eb-e-bukur-e-Evrop\u00ebs-1024x664.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1522px) 100vw, 1522px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb N\u00ebntor 2018, NATO e miratoi vendimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri baz\u00ebn e par\u00eb ajrore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kjo n\u00ebnkuptonte q\u00eb Baza Ajrore e Ku\u00e7ov\u00ebs t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb baz\u00ebn e par\u00eb ajrore t\u00eb NATO-aleanc\u00ebs n\u00eb B. Per\u00ebndimor. Nj\u00eb lajm ky i madh dhe i g\u00ebzuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb titull i fotografit Rob Schleiffert, mbase pak\u00ebz \u201cironik\u201d por nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe fort i q\u00eblluar, \u201cSkrap-hekurishtja m\u00eb e bukur e Evrop\u00ebs\u201d, dhe i cili aludonte n\u00eb bukurin\u00eb e ndryshkur t\u00eb ish-Aviacionit Luftarak Shqiptar (fotot e veta Schleiffert i p\u00ebrshkruante t\u00eb jen\u00eb di\u00e7 si \u201cvintage beauty\u201d prej mbeturinash), sikur padashtas ma pati zgjuar nj\u00eb \u201cshije t\u00eb hidhur\u201d\u2026 pasi q\u00eb (ndoshta pak\u00ebz duke qen\u00eb dhe vet\u00eb ish-kadet ose nx\u00ebn\u00ebs i dikursh\u00ebm i nj\u00eb shkolle teknike t\u00eb aviacionit) gjithmon\u00eb kam patur dhimbjen q\u00eb Shqip\u00ebria s\u2019e kishte h\u00ebp\u00ebrh\u00eb fuqin\u00eb ekonomike p\u00ebr blerjen e avion\u00ebve modern\u00eb, p\u00ebr vazhdimin e hapave me koh\u00ebn dhe dmth. t\u00eb investonte n\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjen e eskadrilave t\u00eb vjetruara, t\u00eb kthyera n\u00eb hekurishte. Pothuaj sikur \u201cmuzeumet fushore\u201d t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, t\u00eb Rinasit, Laprak\u00ebs, Fark\u00ebs, t\u00eb baz\u00ebs ajrore n\u00eb Gjad\u00ebr etj. e pamundur t\u2019mos e \u201cluhasnin\u201d shpirtin e cilitdokujt, madje dhe t\u00eb turist\u00ebve si fotograf\u00eb t\u00eb rastit, padyshim dhe ata do ta ndjenin nj\u00eb lloj keqardhjeje.<\/p>\n<p>Thuhet se kah fundi i v. 1990, Forcat Ajrore Shqiptare i kishin rreth 200 avion\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, dhe rreth 40 helikopter\u00eb. Dy dekada m\u00eb von\u00eb, n\u00eb v. 2009 Shqip\u00ebria b\u00ebhet an\u00ebtare e NATO-s, dhe &#8220;forcat ajrore&#8221; t\u00eb saj p\u00ebrb\u00ebhen nga 13 helikopter\u00eb italian\u00eb AB205, AB206, A109, 3 helikopter\u00eb gjerman\u00eb EC145, dhe 4 helikopter\u00eb t\u00eb prodhimit francez, Cougar. Pra kryesisht &#8220;forc\u00eb helikopterike&#8221; prej rreth 20 fluturakesh me elisa.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet &#8217;70 (dmth. t\u00eb shek. XX) Aviacioni Luftarak i Shqip\u00ebris\u00eb i kishte pakashum\u00eb n\u00eb gjendje aktive mbi 70 fluturake MIG-19 dhe 12 sosh MIG-21, pastaj nj\u00eb skuad\u00ebr MiG-17 dhe mjaft avion\u00eb t\u00eb trajnimit MIG-15. Pas v. 1962, pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Bashkimin Sovjetik, Aviacioni Shqiptar qe pajisur kryesisht me versionet kineze Shenyang t\u00eb MiG, F6 (MiG-19 kinez) dhe F7 (MiG-21 kinez). Gjithsesi, 2-3 vite m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb v. 1959 qe bler\u00eb nj\u00eb eskadril\u00eb, 12 avion\u00eb MiG-19 nga Bashkimi Sovjetik.<\/p>\n<p>N\u00eb trazirat e 1997-\u00ebs, 7 avion\u00eb MiG qen\u00eb \u201cprishur\u201d, shkap\u00ebr-shprishur, demontuar\u2026 dhe pjes\u00ebt e tyre qen\u00eb vjedhur. Askush asnj\u00eb llogari (ose s\u00ebpaku un\u00eb s\u2019kam \u201cd\u00ebgjuar\u201d t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb kush llogari &#8211; jo se na qenkam aq i &#8220;d\u00ebgjuesh\u00ebm&#8221; por s&#8217;kam d\u00ebgjuar gj\u00eb : ) T\u00eb ta vjedhin pothuaj nj\u00eb eskadril\u00eb MiG-ash, dhe what\u2026 asgj\u00eb!<br \/>\nOkidoki!<\/p>\n<p>N\u00eb v. 2016, Ministresha e Mbrojtjes, Mimi Kodheli (p\u00ebr shtypin per\u00ebndimor) e pati shprehur habin\u00eb rreth &#8220;interesimit&#8221; t\u00eb disa shteteve p\u00ebr t&#8217;i bler\u00eb avion\u00ebt e ndryshkur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (me q\u00ebllim t&#8217;i ekspozonin n\u00ebp\u00ebr muzeumet e tyre). Me \u00e7mimin tashm\u00eb p\u00ebr &#8220;hekurat e ndryshkur&#8221; prej 9.000-15.000 dollar\u00eb, Shqip\u00ebria i ofronte p\u00ebr shitje disa ndryshkurina, si psh. Yak-18, MiG-15, MiG-17, MiG-19, MiG-21, e po ashtu dhe ca helikopter\u00eb. As Kodheli, as zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Forcave&#8230; e as qeveria s&#8217;pat\u00ebn pritur se do shiteshin pothuaj si hallvaja. Ministria e Mbrojtjes e di mbase dhe p\u00ebrpara vet\u00eb qeveris\u00eb, tekefundit ne nisemi q\u00eb Ministrit\u00eb i raportojn\u00eb Kryeministris\u00eb, dhe pastaj Krye-ministria i ndan\u00eb detyrat p\u00ebr gjith\u00eb qeverin\u00eb, apo jo. Duket si nj\u00eb rreth, ndoshta mund t\u00eb jet\u00eb ngjash\u00ebm si t\u00eb hash\u00eb bakllava nga ato tepsit\u00eb e rrumbullak\u00ebta.<\/p>\n<p>MiG-at ashtu-k\u00ebshtu jan\u00eb aq t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb, s\u2019jan\u00eb t\u00eb \u201clir\u00eb\u201d as p\u00ebr t\u2019i mbajtur e ushqyer. Sipas ekspert\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebr 1 minut\u00eb MiG-19 i pask\u00ebsh \u201ch\u00ebng\u00ebr\u201d afro 60 litra mjalt\u00eb. S\u2019\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb llogaritet sa \u201cmjalt\u00eb\u201d duhet p\u00ebr 160 pilot\u00ebt e diplomuar nga Akademia e Vlor\u00ebs dhe p\u00ebr 80-or\u00ebshin minimalistik, si orar vjetor i fluturimit t\u00eb tyre. Kot, s\u2019ia vlen as llogaria as nostalgjia. Pa le n\u00ebse MiG-at jan\u00eb t\u00eb 50-ave, 60-ave, e t\u00eb 70-ave, han\u00eb si t\u00eb bab\u00ebzitur. Q\u00ebkur (pas 1962 me BRSS) n\u00eb v. 1977 edhe me Kin\u00ebn qe prishur \u201cmiq\u00ebsia\u201d diplomatike, \u201cmiq\u00ebsia\u201d ekonomike, ushtarake, ideologjike\u2026 gjith\u00e7ka. Dhe dihet, vjet\u00ebrsirat e ndryshkura sjellin aksidente tragjike, jo vet\u00ebm n\u00eb Rinas.<br \/>\nNga 1980-ta e deri tek tani ka kaluar pothuaj gjysm\u00eb shekulli. Andaj \u201clamtumira\u201d zyrtare e Shqip\u00ebris\u00eb nga aviacioni i vjetruar ishte kusht\u00ebzuar nga vet\u00eb arsyeja t\u00eb ndodhte n\u00eb v. 2005, kur qe kryer dhe fluturimi i fundit me nj\u00ebr\u00ebn nga fluturaket.<\/p>\n<p>[ pak histori ]<\/p>\n<p>N\u00eb Dhjetor t\u00eb 1912, nj\u00eb jav\u00eb ose 6 dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb shekullore u krijua Ushtria Komb\u00ebtare (m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria ashtu-k\u00ebshtu nuk \u201cekzistonte\u201d si shtet, si ngrehin\u00eb e pavarur shtet\u00ebrore), p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u krijua dhe Ministria e Mbrojtjes Komb\u00ebtare (Ministria e Luft\u00ebs).<br \/>\nN\u00eb Tetor 1913, me vendim t\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, nj\u00eb grup ushtarak\u00ebsh holandez\u00eb (oficer\u00ebt De Weer dhe Thomson, si dhe 15 oficer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb) ndihmuan n\u00eb ristrukturimin dhe p\u00ebrgatitjen e xhandarm\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, me agresionin fashist t\u00eb Italis\u00eb, n\u00eb Prill 1939, gjith\u00e7ka q\u00eb shteti shqiptar dhe Forcat e Armatosura kishin arritur deri n\u00eb fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb 2-t\u00eb Bot\u00ebrore do t\u00eb zhb\u00ebhej, thua se s\u2019kishte ekzistuar kurr\u00eb. Shteti u \u201cshua\u201d e rrjedhimisht dhe Forcat e Armatosura.<br \/>\nN\u00eb ato rrethana t\u00eb okupimit lind\u00ebn faksione politike e forcash t\u00eb reja t\u00eb armatosura (q\u00eb u p\u00ebrkisnin grupimeve t\u00eb ndryshme politike t\u00eb koh\u00ebs). Forca m\u00eb e madhe dhe q\u00eb kishte nj\u00eb skem\u00eb organizative, formacione t\u00eb disiplinuara, nj\u00eb Shtab a Komand\u00eb, ishte Ushtria Antifashiste Vullnetare Nacional-\u00c7lirimtare. <\/p>\n<p>Thuhet se kjo ushtri i pati 24 brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata, me rreth 45.000 luft\u00ebtar\u00eb. Pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit, natyrisht UAVN\u00c7 iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb riorganizimit e t\u00eb modernizimit. Struktura organizative p\u00ebrb\u00ebhej nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Forcat Tok\u00ebsore, F. Detare, F. Ajrore, F. Rezerv\u00eb dhe ato Territoriale.<br \/>\nNga v. 1950 deri 1968 Shqip\u00ebria ishte an\u00ebtare e Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs. At\u00ebbot\u00eb, ushtria shqiptare qe pajisur me armatim dhe teknik\u00eb nga Bashkimi Sovjetik.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare q\u00eb n\u00eb v. 1914 pati dashur t\u2019i blente 3 fluturake nga Austria p\u00ebr Korpusin Ajror Shqiptar, gjithsesi s\u2019mund t\u00eb flitet p\u00ebr aviacion shqiptar serioz deri n\u00eb v. 1951, kur u krijua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Aviacioni i mir\u00ebfillt\u00eb Luftarak. Forcat at\u00ebbot\u00eb i kishin ca avion\u00eb t\u00eb tipit JAK-18 dhe PO-2. Instalimi i par\u00eb i aviacionit \u201cjet\u201d u krijua n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb n\u00eb v. 1955 dhe p\u00ebrb\u00ebhej nga aeroplan\u00eb MIG-15. N\u00eb v. 1962 u krijua Regjimenti i Aviacionit n\u00eb Rinas, i cili p\u00ebrb\u00ebhej nga nj\u00eb skuadron i avion\u00ebve MIG-19 dhe nj\u00eb skuadron MIG-17. T\u00eb nj\u00ebjtin vit qe krijuar dhe Shkolla e Aviacionit Shqiptar, n\u00eb Vlor\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb v. 1967 u krijua Regjimenti i Helikopter\u00ebve, p\u00ebrfshinte dhe rreth 30 helikopter\u00eb MI-4. N\u00eb v. 1974 u themelua Regjimenti i Gjadrit, i cili p\u00ebrve\u00e7 disa fluturakeve t\u00eb trajnimit MIG-17 dhe MIG-15, ishte i pajisur dhe me avion\u00eb MIG-21 dhe MIG-19.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1992 Shqip\u00ebria e shpalli publikisht d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e NATO, d\u00ebshir\u00eb e cila u pasua me nisma konkrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. N\u00eb v. 1994 firmoset dokumenti n\u00eb kuadrin e PFP, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, 1995, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb zyrtarisht pjes\u00eb e nism\u00ebs s\u00eb PFP, n\u00eb v. 1999 u p\u00ebrgatit Plani i Veprimit p\u00ebr An\u00ebtar\u00ebsim (MAP). Proceset integruese t\u00eb nisura n\u00eb v. 1992 u ridimensionuan pas v. 1997 n\u00eb p\u00ebrputhje me realitetet e krijuara dhe arrit\u00ebn pik\u00ebn kulmore me ftes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtarsim n\u00eb NATO, q\u00eb Shqip\u00ebria e mori n\u00eb v. 2008.<\/p>\n<p>(Komente n\u00eb Fb)<\/p>\n<p>[ Roland \u00c7ipa &#8211; 4 Janar 2019 ]<br \/>\nTani do t\u00eb na japi NATO m\u00eb t\u00eb mira ?<\/p>\n<p>[ Senad Guraziu &#8211; 4 Janar 2019 ]<br \/>\nore po po, fat i madh&#8230;<br \/>\npor imagjino, sipas Trump s&#8217;duhet as NATO, sepse eshte &#8220;obsolete&#8221;, tashme ai do t&#8217;beje &#8220;great America again&#8221;, e ka trashur jaranine me Putinin e me Kim Jong Un-in e K-Veriore (me heret kete Un-in e quante &#8220;raketash&#8221; : )<br \/>\nsipas tij NATO eshte thjesht dic si lendine ne kurriz te trumpisteve ku hane e kullosin gomere e parazite evropian, Trump madje dhe zonjen me te fuqishme te Evropes, Merkel, e akuzonte se Gjermania nuk e paguan 2%-in sic duhet, ju i ndate qindra miliarda dhe e shpetuat shkallmimin e shtetesise greke, e shpetuat nje shtet nga bankrotimi e nga kthetrat e bankiereve, ia dolet me euro-krizen&#8230; mir\u00ebpo greket me te mire sesa ju, i thoshte, sepse ata me korrektesi i paguajne obligimet e 2% te GDP per NATO : )<br \/>\nandaj Roland them se trumpizmave e brexit-ave kurre nuk u dihet, shume me mire do ishim ndjere sikur te kishim ndonje zog te hekurt, ta kishim blere vete ndonje skifter me forcen tone modeste<br \/>\n&#8230;eshte fat qe kemi qelluar pikerisht ne &#8220;kufi&#8221; te interesave strategjike te Perendimit e te vigjilences se tyre ndaj Lindjes &#8211; dhe vete Bondsteel ne Kosove (si baza me e madhe e Amerikes jashte &#8220;Amerikes&#8221;), edhe vete &#8220;vazaliteti&#8221; kosovar e shqiptar ndaj Amerikes&#8230; jane fatlumesi historike, eshte fat i madh qe historia na ka vene nen mbrojtje te sofres se madhe makropolitike, ekonomikisht tani per tani jemi si &#8220;thermija&#8221;, s kemi mundesi per te blere avione te shtrenjte&#8230; por gjithsesi si strategji nuk duhet fjetur ne kete drejtim, duhet parakrijuar kushtet per te menduar realisht sa i perket kesaj<br \/>\nmendoj une&#8230; dmth : )<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, J 2019 (pak fjal\u00eb dhe histori p\u00ebr di\u00e7 si mini-dokumentar derivativ nga 2 albume fotografike, afro 150 foto, rreth ish-Aviacionit Shqiptar, t\u00eb fotograf\u00ebve Rob Schleiffert, 2007 dhe Erwin Alexander, 2016) N\u00eb N\u00ebntor 2018, NATO e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=1768\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10,16],"tags":[],"class_list":["post-1768","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente","category-multimedia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1768"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1768\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1768"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}