{"id":17898,"date":"2025-06-20T08:00:02","date_gmt":"2025-06-20T07:00:02","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17898"},"modified":"2025-06-22T06:57:11","modified_gmt":"2025-06-22T05:57:11","slug":"irani-e-ka-50-fishuar-uraniumin-dhe-i-ka-me-dhjetra-nukli-bombash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=17898","title":{"rendered":"Irani e ka 50-fishuar Uraniumin, dhe i ka me dhjetra Nukli-bombash!"},"content":{"rendered":"<p><em>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 19 Qershor 2025 &#8211; analiz\u00eb e sterholluar &#8220;analitike&#8221;, rreth analizave atomike)<\/em><\/p>\n<p>&#8230;<span style=\"color: #999999;\"><em>parodizimit me analizat atomike [ Irani e ka 50-fishuar Uraniumin, dhe i ka me dhjetra Nukli-bombash! ] ia shtova + 2 video-shk\u00ebputje rreth Programeve Atomike t\u00eb Iranit dhe t\u00eb Izraelit, n\u00eb t\u00eb cilat, ekspertizat nd\u00ebrkomb\u00ebtare e b\u00ebjn\u00eb mjaftueshem t\u00eb qart\u00eb se luft\u00ebnxitja dhe vrasjet e &#8220;luan\u00ebrve atomik\u00eb&#8221; nuk justifikohen, retorikat e luft\u00ebs dhe q\u00ebllimet e tyre nuk justifikohen, gjakderdhjet dhe terrori, gjith\u00eb ato viktima dhe kataklizmat humanitare, politikat gjenocidale, vrasjet dhe sulmet ndaj popujve n\u00eb paqe jan\u00eb t\u00eb pafalshme<\/em><\/span>&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nMe ndihm\u00ebn e ShBA, programi b\u00ebrthamor i Iranit pati filluar n\u00eb v. 1957. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, dikush tjet\u00ebr e sundonte Iranin, monarku miq\u00ebsor ndaj Per\u00ebndimit &#8211; si\u00e7 shprehen amerikan\u00ebt, ashtu shkruante CNN (meq\u00eb duhet n\u00ebnkuptuar q\u00eb tashm\u00eb nuk jan\u00eb miq, q\u00eb nga Revolucioni Islamik, s&#8217;ka m\u00eb miq\u00ebsi. Me mb\u00ebshtetjen e ShBA, n\u00eb koh\u00ebn kur ishin miq, Irani ia filloi me zhvillimin e programit p\u00ebr energjin\u00eb b\u00ebrthamore (dmth. n\u00eb vitet &#8217;70 t\u00eb shek. t\u00eb kaluar).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo amerikan\u00ebt u t\u00ebrhoq\u00ebn me mb\u00ebshtetjen e tyre kur Shahu u rr\u00ebzua gjat\u00eb Revolucionit n\u00eb v. 1979. Sipas amerikan\u00ebve, q\u00eb nga Revolucioni e tutje, i cili e transformoi Iranin n\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Islamike, vendet per\u00ebndimore (sidomos Izraeli &#8220;joper\u00ebndimor&#8221;) jan\u00eb shqet\u00ebsuar tep\u00ebr shum\u00eb se Irani mund ta p\u00ebrdor programin b\u00ebrthamor t\u00eb energjive paq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb prodhuar arm\u00eb atomike&#8230; t\u00eb cilat dihet, nuk sh\u00ebrbejn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr por t&#8217;i bombardosh t\u00eb tjer\u00ebt (psh. japonez\u00ebt) apo t&#8217;i k\u00ebrc\u00ebnosh t\u00eb tjer\u00ebt etj.<\/p>\n<p>Tekefundit, ashtu ia b\u00ebn Amerika prestigjioze, ashtu k\u00ebrc\u00ebnonte BRSS-ja e dikurshme, ashtu Federata Ruse e m\u00ebpastajme, Izraeli&#8230; etj. t\u00eb gjith\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnime, me kondita politike e me p\u00ebrfitime. Ndokush dhe jo, ka ca shtete nuk e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb askend tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 &#8220;veten&#8230; gjysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vetes&#8221; (me gjas\u00eb ashtu ruhet balansi i plot\u00ebsis\u00eb). Psh. India dhe Pakistani kurr\u00eb s&#8217;e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb askend, kishin nevoj\u00eb p\u00ebr &#8220;atomikat&#8221; bombastike vet\u00ebm q\u00eb ta k\u00ebrc\u00ebnonin nj\u00ebri-tjetrin, si shtete t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb paskajshme. Imagjinoje pak\u00ebz Izraelin t&#8217;i k\u00ebrc\u00ebnonte Indin\u00eb, Pakistanin, Kin\u00ebn e paskajsme&#8230; si\u00e7 para ca dit\u00ebve ia b\u00ebnte me &#8220;shkrumbin e Teheranit&#8221; !<\/p>\n<p>[ <em>video<\/em>: <strong>IAEA About Iran&#8217;s Nuclear Program<\/strong>, Extracts, Al Jazeera, June 18-19, 2025 ]<\/p>\n<div style=\"width: 640px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-17898-1\" width=\"640\" height=\"360\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/al_jaz_extr_iaea_cuts_june_18-19_2025_opt.mp4?_=1\" \/><a href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/al_jaz_extr_iaea_cuts_june_18-19_2025_opt.mp4\">https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/al_jaz_extr_iaea_cuts_june_18-19_2025_opt.mp4<\/a><\/video><\/div>\n<p>&nbsp;<br \/>\nIrani gjithmon\u00eb ka pohuar se nuk k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore. Vler\u00ebsimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me IAEA e me gjith\u00e7ka, p\u00ebrfshir\u00eb dhe analizat nga komuniteti i inteligjenc\u00ebs amerikane (dmth. CIA dhe panum\u00ebr k\u00ebso organizatash t\u00eb 50 shteteve bashk\u00eb, s\u00eb bashku me 1001 spiun\u00eb-organizmash tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bote, q\u00eb u ndihmojn\u00eb CIA-ve, madje CIA paguan me miliona $ shp\u00ebrblim p\u00ebr 1 info t\u00eb sakt\u00eb, nuk u dhimbsen), thon\u00eb se programi b\u00ebrthamor i Iranit aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb i drejtuar as i &#8220;hutuar&#8221; kah arm\u00ebt.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, kjo nuk do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb Irani s&#8217;ka kapacitet ta nd\u00ebrtoj\u00eb bomb\u00ebn, n\u00ebse t\u00eb donte &#8211; thon\u00eb amerikan\u00ebt. Mir\u00ebpo kjo fare leht\u00eb e kuptueshme, k\u00ebt\u00eb e din\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, sikur dhe e gjith\u00eb bota. Mund t\u00eb mendosh t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ta vras\u00ebsh ndokend &#8211; por n\u00ebse kurr\u00eb nuk e b\u00ebn, 100% ngelesh i pafajsh\u00ebm, dhe kurr\u00eb s&#8217;t\u00eb fusin n\u00eb burg. Dmth. Irani gjithmon\u00eb ka patur dhe ka kapacitet, n\u00ebse t&#8217;i tekej. T\u00eb dihet se Irani ka kapacitet (n\u00ebse t&#8217;i mbushej mendja) dhe ta sulmosh duke e akuzuar se &#8220;na i qenka mbushur mendja&#8221; jan\u00eb 2 gj\u00ebra totalisht kontradiktore dhe t\u00eb \u00e7uditshme.<\/p>\n<p>Deri tani, p\u00ebr nja 30 vjet Irani e ndoqi rrug\u00ebn paq\u00ebsore me programin atomik (derisa z. Natanjahu duke alarmuar me pompozitet, sepse ky ka m\u00eb shum\u00eb info se amerikan\u00ebt dhe se IAEA), Iranit nuk i interesuan bombat por vet\u00ebm energjitikat, dmth. elektrikat e majftueshme p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrkrahur fabrikat dhe zhvillimin, p\u00ebr ta p\u00ebrkrahur industrin\u00eb e madhe t\u00eb nj\u00eb populli 90 milion\u00ebsh, p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrkrahur nevojat paq\u00ebsore t\u00eb nj\u00eb populli paq\u00ebsor. Popujt e m\u00ebdhenj, fare natyrsh\u00ebm kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb energji, sepse ekomikat dhe industrit\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb &#8220;pangopshme&#8221;. Gjermania 80-milion\u00ebshe b\u00ebn t&#8217;mos &#8220;ngopet&#8221; me energjitikat, nd\u00ebrsa Irani u dashka t&#8217;i &#8220;gjunj\u00ebzohet&#8221; Izraelit p\u00ebr lejen e atomikave energjitike! Ndoshta dhe Gjermania 80-milion\u00ebshe duhet t&#8217;i lutet Izraelit&#8230;<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, kemi &#8220;d\u00ebgjuar&#8221; \u00e7far\u00eb thot\u00eb Natanjahu rreth atomikave t\u00eb Iranit, i ka 30 e kusur vjet duke e akuzuar Iranin p\u00ebr &#8220;politikat djall\u00ebzore, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bomb\u00ebs atomike&#8221; etj etj. Tashm\u00eb s\u00ebfundi, para 1 jave dhe e sulmoi, me raketash e me sirenash, desh i shashtisi f\u00ebmij\u00ebt e qyteteve t\u00eb Iranit, dhjetra e qindra t\u00eb vdekur (gjoja sulmoi vet\u00ebm Izraeli, anise e gjith\u00eb bota e di se forcave ajrore izraelite, p\u00ebr operacione t\u00eb tilla larg shtetit am\u00eb, u duhet dhe ndihma amerikane, britanike etj. Q\u00ebkur avionet e avancuar F-35 t\u00eb Izraelit, bler\u00eb nga ShBA, jan\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb jan\u00eb vegla high-tech, e sakt\u00eb kjo, secili avion i till\u00eb kushton mbi 100 milion\u00eb, por dhe han\u00eb si t\u00eb babzitur, duhet t\u00eb furnizohen me karburant n\u00eb ajri, gjat\u00eb operacioneve e sip\u00ebr. Shkurt, q\u00ebkur distanca m\u00eb e shkurt\u00ebr ajrore mes Izraelit-Iranit \u00ebsht\u00eb afro 1800 km, e gjith\u00eb bota mbar\u00eb e di q\u00eb operacionet e Izraelit pa amerikan\u00ebt jan\u00eb di\u00e7 e pamund\u00ebr &#8211; p\u00ebrve\u00e7 me raketat ballistike.<\/p>\n<p>Andaj dhe z. Trump, 2-3 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, me shum\u00eb t\u00eb &#8220;drejt\u00eb&#8221; dhe me ego-n e st\u00ebrngjeshur t\u00eb krenaris\u00eb, nga heshtja nj\u00eb-javore sakaq e rrotulloi retorik\u00ebn n\u00eb &#8220;Ne&#8221;, tashm\u00eb &#8220;Ne e kemi kontrollin ajror t\u00eb Iranit&#8221;. Se Izraeli p\u00ebr t\u00eb tilla opearacione s&#8217;mundet pa Amerik\u00ebn, mund t&#8217;mos e dinim vet\u00ebm ne, q\u00eb nuk i &#8220;dim\u00eb&#8221; \u00e7\u00ebshtjet e ushtarak\u00ebve, q\u00eb s&#8217;kemi menduar p\u00ebr t\u00eb tilla gj\u00ebra, q\u00eb s&#8217;na interesojn\u00eb luftrat dhe detajet e ushtarak\u00ebve &#8211; t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb e dinin, garant, dhe e din\u00eb pun\u00ebn e zot\u00ebsis\u00eb s\u00eb Izraelit me luftrat e me sulmet.<\/p>\n<p>Sa e sa koh\u00eb po b\u00ebhet q\u00eb IAEA e p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb, thot\u00eb se nuk ka gjetur asnj\u00eb &#8220;shenj\u00eb&#8221; se Irani \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb me nd\u00ebrtimin e ndonj\u00eb bombe atomike. Edhe inteligjenca amerikane thoshin se nuk kan\u00eb gjetur gj\u00eb, as af\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjoja sulmi ushtarak ndaj Iranit i &#8220;justifikuesh\u00ebm&#8221;. Dmth. e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr &#8220;justifikimin&#8221; e t\u00eb fuqishm\u00ebve, si\u00e7 jan\u00eb psh. Izraeli, ShBA, britanik\u00ebt, rus\u00ebt etj. sepse kur je i fuqish\u00ebm, kur je &#8220;luan&#8221; ti vet\u00eb i cakton rregullat e loj\u00ebs, vet\u00eb e mat\u00eb vet\u00eb e pren\u00eb, vet\u00eb e cakton vet\u00eb e shkurton, vet\u00eb kutin vet\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt, s&#8217;guxon t\u00eb t\u00eb p\u00ebrzihet kush.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb bota mbar\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, \u00e7uditet p\u00ebr &#8220;standardet e dyfishta&#8221; dhe p\u00ebr loj\u00ebn e pandershme t\u00eb &#8220;politikave atomike&#8221;, psh. Irani censurohet, p\u00ebrcillet, k\u00ebrc\u00ebnohet, d\u00ebnohet, sanksionohet, sulmohet&#8230; por vet\u00eb Izraeli kurr\u00eb. Programet atomike t\u00eb Izraelit, edhe nga IAEA sikur jan\u00eb programe t\u00eb &#8220;p\u00ebrk\u00ebdhelura&#8221;, gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebn Izraeli jan\u00eb programe t\u00eb &#8220;llastuara&#8221;, programe paq\u00ebsore, bombat atomike t\u00eb Izraelit konsiderohen di\u00e7 si &#8220;strategji sekrete&#8221; t\u00eb vet\u00eb Amerik\u00ebs (dyshohet se jan\u00eb mbi 90 bomba b\u00ebrthamore, dhe se Izraeli ka kapacitet t&#8217;i b\u00ebj\u00eb gati dhe 300 t\u00eb tjera brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr &#8211; aspak s&#8217;u duhet &#8220;ndihma&#8221; amerikane, sa p\u00ebr bomba Izraeli ia del dhe vet\u00eb).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, sipas izraelit\u00ebve dhe sipas amerikan\u00ebve (m\u00eb s\u00eb lehti t\u00eb thuhet sipas Natanjahut), Irani \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb p\u00ebr t&#8217;patur arm\u00eb b\u00ebrthamore. Irani e ka rritur ndjesh\u00ebm programin e pasurimit t\u00eb uraniumit, q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb kur Trump u t\u00ebrhoq nga marr\u00ebveshja b\u00ebrthamore n\u00eb v. 2018. Irani ia filloi me rreth 150 kg uranium t\u00eb pasuruar n\u00eb p\u00ebrqindjen ose grad\u00ebn 3.6% &#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr reaktor\u00ebt b\u00ebrthamor\u00eb, dhe p\u00ebr programet paq\u00ebsore b\u00ebrthamore &#8211; mir\u00ebpo p\u00ebr fat t\u00eb keq tani Irani e ka 50-fishuar nivelin e v. 2018 &#8211; k\u00ebshtu &#8220;justifikohen&#8221; amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/arspo_cnn_graphic_irans_nuclear_program_01_n_b.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-17901\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/arspo_cnn_graphic_irans_nuclear_program_01_n_b-283x300.jpg\" alt=\"\" width=\"283\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/arspo_cnn_graphic_irans_nuclear_program_01_n_b-283x300.jpg 283w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/arspo_cnn_graphic_irans_nuclear_program_01_n_b-966x1024.jpg 966w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/arspo_cnn_graphic_irans_nuclear_program_01_n_b-768x814.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/arspo_cnn_graphic_irans_nuclear_program_01_n_b.jpg 1440w\" sizes=\"auto, (max-width: 283px) 100vw, 283px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Zhvillimi i programit t\u00eb pasurimit b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit q\u00eb nga v. 2018 (sipas amerikan\u00ebve, q\u00eb nga t\u00ebrheqja e Trump, ishte si vijon).<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat amerikane thon\u00eb se para v. 2019, Irani iu p\u00ebrmbajt kufizimeve t\u00eb marr\u00ebveshjes b\u00ebrthamore p\u00ebr uraniumin e pasuruar me p\u00ebrqindjen 3.67%, thon\u00eb se at\u00ebbot\u00eb i kishte 149 kg me past\u00ebrtin\u00eb 3.67% (Uranium-235). Gjat\u00eb v. 2019 Irani i shkel gradualisht kufizimet e marr\u00ebveshjes b\u00ebrthamore duke i tejkaluar kufijt\u00eb e rezervave dhe duke e pasuruar uraniumin deri n\u00eb grad\u00ebn 4.5%. Tashm\u00eb Irani i kishte 213 kg t\u00eb grad\u00ebs 3.67%, dhe 160 kg t\u00eb grad\u00ebs 4.5%.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas, 2020, rezervat rriten, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb uraniumit t\u00eb pasuruar 4.5%, tashm\u00eb Irani i kishte 215 kg t\u00eb grad\u00ebs 3.67% dhe 2228 kg t\u00eb grad\u00ebs 4.5%. Vitin n\u00eb vazhdim, 2021 amerikan\u00ebt flasin p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb madh sa i p\u00ebrket pasurimit t\u00eb uraniumit n\u00eb grad\u00ebn 20% dhe 60%. Monitorimi i IAEA-s qe dob\u00ebsuar, por administrata e Biden e merr kontrollin rreth &#8220;kontrollit&#8221; dhe mbikqyrjes. Tashm\u00eb, n\u00eb v. 2021 Irani i kishte 560kg t\u00eb grad\u00ebs 2%, 1622kg t\u00eb grad\u00ebs 5%, 114kg t\u00eb grad\u00ebs 20%, dhe 18kg t\u00eb grad\u00ebs 60%.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb tutje, gjat\u00eb v. 2022 Irani i rrit rezervat e uraniumit t\u00eb pasuruar t\u00eb grad\u00ebs 60% dhe njofton p\u00ebr planet e zgjerimit t\u00eb nj\u00eb strukture centrifugimi. Tashm\u00eb Irani i kishte 1845kg uranium t\u00eb grad\u00ebs 2%, 1030kg t\u00eb grad\u00ebs 5%, 386kg t\u00eb grad\u00ebs 20% dhe 62kg t\u00eb grad\u00ebs 60%.<\/p>\n<p>Pason e 2023-a, papritmas IAEA gjen &#8220;gjurm\u00eb&#8221; t\u00eb pasurimit t\u00eb uraniumit prej 83.7%. Mir\u00ebpo siduket do ket\u00eb qen\u00eb di\u00e7 si &#8220;gjurm\u00eb&#8221; e gabuar, jan\u00eb ndezur dritat e kuqe mir\u00ebpo kuptohet alarm fals, gjurm\u00eb e ngutshme, instrumentet e IAEA do ken\u00eb qen\u00eb jo bash n\u00eb kulmin e lart\u00ebsis\u00eb (gjith\u00e7ka matet me instrumente, uraniumi nuk nuhatet me hund\u00eb), Irani &#8220;justifikohet&#8221; se ka patur &#8220;luhatje t\u00eb paq\u00ebllimshme&#8221; instrumentale t\u00eb k\u00ebtij pasurimi t\u00eb uraniumit, dhe IAEA e pranon se Irani nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pasurimin e uraniumit mbi grad\u00ebn 60%. Dhe k\u00ebshtu, gjat\u00eb 2023 Irani i kishte 1217 kg t\u00eb grad\u00ebs 2%, 2218 kg t\u00eb grad\u00ebs 5%, 567 kg t\u00eb grad\u00ebs 20%, dhe dyfishuar, nga 62 kg t\u00eb v. 2022 tashm\u00eb 128 kg t\u00eb grad\u00ebs 60%.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb v. 2024 rezervat e Iranit t\u00eb uraniumit t\u00eb pasuruar 60%, sipas t\u00eb dh\u00ebnave amerikane, u rrit\u00ebn ndjesh\u00ebm, tashm\u00eb Irani i kishte 2191 kg uranium t\u00eb grad\u00ebs 2%, 2595 kg t\u00eb grad\u00ebs 5%, 839 kg t\u00eb grad\u00ebs 20%, dhe 182 kg t\u00eb grad\u00ebs 60%.<\/p>\n<p>Tani jemi n\u00eb muajin Qershor t\u00eb v. 2025, tashm\u00eb amerikan\u00ebt thon\u00eb se Irani posedon material t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i patur 10 bomba b\u00ebrthamore, n\u00ebse (nga grada 60%) uraniumi t\u00eb pasurohej m\u00eb tej n\u00eb grad\u00ebn 90%. Dmth. &#8220;n\u00ebse&#8221;, s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr euforizime, duhet theksuar &#8220;n\u00ebse&#8221;! T\u00eb dh\u00ebnat e amerikan\u00ebve jan\u00eb nga raporti m\u00eb i fundit i monitorimit t\u00eb IAEA (Agjencis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Energjin\u00eb Atomike), q\u00eb i monitoron k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje secilin vit, t\u00eb dh\u00ebnat e IAEA jan\u00eb aktualizuar m\u00eb 17 Maj 2025.<\/p>\n<p>[ <em>video<\/em>: <strong>About Israel&#8217;s Nuclear Program<\/strong>, Extracts, Al Jazeera, June 18-19, 2025 ]<\/p>\n<div style=\"width: 640px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-17898-2\" width=\"640\" height=\"360\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/al_jaz_extr_isra_nuc_prog_cuts_june_18-19_2025_opt.mp4?_=2\" \/><a href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/al_jaz_extr_isra_nuc_prog_cuts_june_18-19_2025_opt.mp4\">https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/al_jaz_extr_isra_nuc_prog_cuts_june_18-19_2025_opt.mp4<\/a><\/video><\/div>\n<p>&nbsp;<br \/>\nShifrat e kilogram\u00ebve t\u00eb uraniumit t\u00eb &#8220;pasuruar&#8221; jan\u00eb shtuar, por Irani nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me uraniumin e bombave, as me pasurimin e m\u00eblart\u00ebsish\u00ebm t\u00eb uraniumit nga grada 60% (p\u00ebr ta patur gjoja p\u00ebr bombat). Tashm\u00eb, n\u00eb v. 2025, shifrat e uraniumit t\u00eb Iranit jan\u00eb 2221 kg t\u00eb grad\u00ebs 2%, 5509 kg t\u00eb grad\u00ebs 5%, 275 kg t\u00eb grad\u00ebs 20%, 409 kg t\u00eb grad\u00ebs 60%.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje sa e leht\u00eb t\u00eb merret njeriu me spekulimet, me euforizimet, me akuzat e pabaza, me intrigat, me shpifjet, me sulmet, me vrasjet e popullsis\u00eb s\u00eb pafajshme, e gjith\u00eb bota mbar\u00eb e di q\u00eb motivet e tua dhe presioni ndaj Iranit nuk jan\u00eb as t\u00eb sinqerta, as valide, as t\u00eb justifikueshme me asnj\u00eb &#8220;pik\u00eb&#8221; t\u00eb arsyes s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 se jan\u00eb t\u00eb lidhura me mend\u00ebsit\u00eb &#8220;luaneske&#8221;, me luftrat e inskenuara, me sh\u00ebrbimet e nd\u00ebrsjella p\u00ebr tregtin\u00eb e armatimeve, p\u00ebr industrit\u00eb ushtarake&#8230; akuzat e tua dhe sulmet me asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk p\u00ebrputhen.<\/p>\n<p>Vet\u00eb shefi i IAEA thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb gjetur gj\u00eb, asnj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr ta akuzuar Iranin, p\u00ebr t&#8217;ia &#8220;drejtuar gishtin&#8221; Iranit, e aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr ta sulmuar dhe p\u00ebr t&#8217;i nisur luftrat. Ato disa gj\u00ebra me t\u00eb cilat nuk ishte e &#8220;k\u00ebnaqur&#8221; IAEA ishin dhe jan\u00eb jurisdiksion vet\u00ebm i IAEA, vet\u00ebm ekspert\u00ebt e IAEA kishin dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta QORTOJN\u00cb Iranin, askush tjet\u00ebr, asnj\u00eb entitet politik, asnj\u00eb shtet, asnj\u00eb sulltanat a perandori e k\u00ebsaj bote. Sepse Irani s&#8217;ka shkelur asnj\u00eb ligj, asnj\u00eb &#8220;direktiv\u00eb&#8221; t\u00eb IAEA.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht si baz\u00eb e &#8220;pabaz\u00eb&#8221;, si ves i media-euforis\u00eb, amerikan\u00ebt vet\u00eb e shtrojn\u00eb pyetjen, dhe vet\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr publikun &#8220;sa koh\u00eb do i duhej Iranit p\u00ebr t&#8217;patur uranium t\u00eb klasit t\u00eb arm\u00ebve?&#8221;. Sepse \u00ebsht\u00eb &#8220;model&#8221; p\u00ebr ta shtruar rrug\u00ebn psikologjike t\u00eb opinionit publik (p\u00ebr justifikimin e luftrave), gjithmon\u00eb dhe secil\u00ebn her\u00eb. Vet\u00eb pyesin dhe pastaj p\u00ebrgjigjen, Irani (n\u00ebse t&#8217;i tekej) mund t&#8217;kishte mjaftuesh\u00ebm uranium t\u00eb pasuruar p\u00ebr 1 arm\u00eb b\u00ebrthamore brenda 2 dit\u00ebve e gjysm\u00eb. Mir\u00ebpo dihet q\u00eb vet\u00ebm uraniumi nuk mjafton p\u00ebr t&#8217;patur arm\u00eb b\u00ebrthamore t\u00eb zbatueshme, apo funksionale, k\u00ebshtu q\u00eb do duhej m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta pasuruar uraniumin dhe p\u00ebr ta zhvilluar 1 bomb\u00eb funksionale. Po t&#8217;i tekej Iranit, n\u00ebse t&#8217;i mbushej mendja, brenda 5 muajsh mund t&#8217;ket\u00eb mjaftuesh\u00ebm uranium p\u00ebr 22 arm\u00eb b\u00ebrthamore &#8211; thon\u00eb amerikan\u00ebt. Thjesht 2.5 dit\u00eb i duhen Iranit p\u00ebr uraniumin e 1 bombe, dhe vet\u00ebm 5 muaj p\u00ebr 22 bombash b\u00ebrthamore &#8211; shkruajn\u00eb gazetar\u00ebt e CNN.<\/p>\n<p>Problemi i &#8220;politiko-analizave&#8221; amerikane dhe izraelite (s\u00ebpaku k\u00ebsaj radhe, anise ishte skenar i ngjash\u00ebm dhe n\u00eb rastin e luft\u00ebnisjes kund\u00ebr Irakut) \u00ebsht\u00eb se, n\u00ebse ndiqet kjo logjik\u00eb e gjoja &#8220;frik\u00eb-mbjelljes&#8221;, logjik\u00eb e p\u00ebrgatitjes s\u00eb terrenit psikologjik p\u00ebr luftrat, p\u00ebrgatitje e tregjeve, p\u00ebrgatitje dhe trysni p\u00ebr t&#8217;i &#8220;shpenzuar&#8221; asetet (koha p\u00ebr t&#8217;i kthyer n\u00eb vler\u00eb abstrakte, n\u00eb $) &#8211; frik\u00eb-mbjellje n\u00eb stilin sulmoje Iranin sa m\u00eb par\u00eb, ngutu, manipuloje opinionin publik, keqinterpretoje raportin e IAEA, fol p\u00ebr &#8220;rrezikun&#8221; 30 vjet me radh\u00eb, vizatoje nj\u00eb bomb\u00eb me fitil t\u00eb ndezur dhe dil para OKB-s\u00eb, alarmoje bot\u00ebn, gjith\u00eb kombet e bashkuara dhe ato t\u00eb trazuara, thirrni mendjes fare n\u00eb prag t\u00eb &#8220;bomb\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb Irani, \u00e7far\u00eb n\u00ebse i teket Iranit ta nd\u00ebrtoj\u00eb bomb\u00ebn, nuk tolerohet ky &#8220;vrap&#8221; i Iranit, nuk tolerohet ky vrap breshkani, Irani si breshkat zhagaz, na lodhi&#8230; i ka 30 vjet jemi duke alarmuar dhe ende Irani insiston nuk kemi bomb\u00eb &#8211; logjika e k\u00ebsollojshme automatikisht bie ndesh me vet\u00eb &#8220;logjik\u00ebn&#8221;, p\u00ebrputhet vet\u00ebm me logjikat ushtarake, me &#8220;ekspertizat&#8221; ushtarake, q\u00ebkur e qart\u00eb se edhe para 30 viteve Irani mund ta kishte bomb\u00ebn, pa le tani.<\/p>\n<p>Thjesht 2.5 dit\u00eb i duhen Iranit dhe uraniumi p\u00ebr bomb\u00ebn i gatsh\u00ebm&#8230; por ja q\u00eb Irani kurr\u00eb s&#8217;e ka kaluar grad\u00ebn 60% t\u00eb &#8220;past\u00ebrtis\u00eb&#8221; s\u00eb uraniumit-235. N\u00ebse Irani t&#8217;na kishte dashur bomb\u00eb atomike, q\u00eb nga fillimi i programit b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit (nga vet\u00eb amerikan\u00ebt, Amerika e pati nisur programin e tyre) e deri sot e k\u00ebsaj dite Irani do i kishte pothuaj nj\u00ebsoj si Izraeli me dhjetra bombash&#8230; n\u00ebse jo me mij\u00ebra (ashtu si Amerika e madhe, si Rusia), at\u00ebher\u00eb s\u00ebpaku me dhjetra deri tani do i kishte patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shtrohet dhe pyetja tjet\u00ebr &#8211; \u00e7far\u00eb n\u00ebse i ka, si mund ta sulmoni Iranin z. Natanjahu kur as iden\u00eb s&#8217;e paskeni q\u00eb ndoshta Irani p\u00ebrnjemend i ka? E sulmoni me raketat &#8220;tradicionale&#8221; sepse ju vet\u00eb i keni ato b\u00ebrthamore, nuk brengoseni, e k\u00ebrc\u00ebnoni duke ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb &#8220;rri urt Iran, duroji raketat e luan\u00ebrve, n\u00ebse na sulmon rishtas, n\u00ebse i nis raketat, dije se Teherani do shkrumbohet&#8221;, si \u00ebsht\u00eb e mundur z. Natanjahu, jeni aq i sigurt, pandehni se Irani s&#8217;paska dhe s&#8217;duhet t&#8217;i ket\u00eb. Andaj ngutuni, sulmojeni, niseni luft\u00ebn, n\u00ebse t&#8217;keni pak\u00ebz fat lufta juaj do i &#8220;pjell&#8221; dhe ca luftrash tjera, rreth-e-rrotull Iranit jan\u00eb dhe k\u00ebto shtete z. Natanjahu, Pakistani (fuqi b\u00ebrtha-mike, nj\u00ebsoj si dhe ju), Afganistani, Turkmenistani, Azerbajxhani, Turqia, Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) etj.<\/p>\n<p>Ju thjesht s&#8217;keni d\u00ebshir\u00eb q\u00eb Irani t\u00eb merret me &#8220;atomikat&#8221;, jan\u00eb gj\u00ebrash t\u00eb frikshme atomikat, sepse dhe z. Trump ka &#8220;d\u00ebshir\u00eb&#8221; q\u00eb Irani t&#8217;mos i ket\u00eb, edhe juve z. Natanjahu ju p\u00eblqen e nj\u00ebjta, e keni gjetur, u desh\u00ebn 30 vjet me akuzat por tani me sulmin ia keni q\u00eblluar pik\u00ebs, si 2 luan\u00ebr atomik\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, ju dhe z. Trump keni d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb shpenzohen &#8220;raketat tradicionale&#8221; t\u00eb shteteve sa m\u00eb shpejt\u00eb, meq\u00eb duhet ricikluar dhe raketat, duhet shitur, duhet z\u00ebvend\u00ebsuar me t\u00eb rejat, m\u00eb t\u00eb avancuara, m\u00eb precize, duhet shpenzuar vjet\u00ebrsirat, duhet rifreskuar tregjet e arm\u00ebve, duhet administruar, kalkuluar&#8230; mos pyet, 1 milion e 1 telashe i kan\u00eb dhe armatimet. Dhe vet\u00ebm ta nis\u00ebsh luft\u00ebn s&#8217;\u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb, pa le pastaj t\u00eb q\u00ebndrosh, me vite e vite duke i shpenzuar me dhjetra, me qindra miliarda armatime (si Zelenskyy i ngrat\u00eb psh.) e megjithat\u00eb biznesi me arm\u00eb e me luftra kurr\u00eb s&#8217;ka qen\u00eb m\u00eb &#8220;profitabil&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n[ shih dhe > <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=17902\"><strong>Perspectives (P\u00ebrpsektivat)<\/strong> https:\/\/letrat.eu\/?p=17902<\/a> ]<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 19 Qershor 2025 &#8211; analiz\u00eb e sterholluar &#8220;analitike&#8221;, rreth analizave atomike) &#8230;parodizimit me analizat atomike [ Irani e ka 50-fishuar Uraniumin, dhe i ka me dhjetra Nukli-bombash! ] ia shtova + 2 video-shk\u00ebputje rreth Programeve&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=17898\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10,16],"tags":[],"class_list":["post-17898","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente","category-multimedia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17898\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}