{"id":1790,"date":"2019-09-30T10:04:23","date_gmt":"2019-09-30T10:04:23","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=1790"},"modified":"2024-04-22T22:46:21","modified_gmt":"2024-04-22T21:46:21","slug":"sg-mikelanxhelo-alias-bojaxhiu-pollock-2006","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=1790","title":{"rendered":"SG &#8211; Mikelanxhelo, alias bojaxhiu Pollock!, 2006"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mikelanxhelo, alias bojaxhiu Pollock<\/strong>!<br \/>\nS. Guraziu, 2006 (Humoresk\u00eb)<\/p>\n<p>[ &#8230;<strong>puna e Mikelanxhelos n\u00eb tavanin e &#8220;Cappella Sistina&#8221; ishte kompletimi i nj\u00eb projekti q\u00eb e ndryshoi p\u00ebrgjithmon\u00eb rrjedh\u00ebn e artit per\u00ebndimor, dhe konsiderohet si nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha artistike t\u00eb qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor<\/strong>&#8230; ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/SG-Mikelanxhelo-alias-bojaxhiu-Pollock-2006.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1791 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/SG-Mikelanxhelo-alias-bojaxhiu-Pollock-2006.jpg\" alt=\"\" width=\"1342\" height=\"1080\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/SG-Mikelanxhelo-alias-bojaxhiu-Pollock-2006.jpg 1342w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/SG-Mikelanxhelo-alias-bojaxhiu-Pollock-2006-300x241.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/SG-Mikelanxhelo-alias-bojaxhiu-Pollock-2006-768x618.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/SG-Mikelanxhelo-alias-bojaxhiu-Pollock-2006-1024x824.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1342px) 100vw, 1342px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nMegjithat\u00eb le t\u00eb k\u00ebrcejm\u00eb diku tjet\u00ebr. Merreni me mend si do t\u00eb dukej Cappella Sistina?! P\u00ebr bojaxhiun-piktor, cilido t&#8217;ishte, n\u00ebse asgj\u00eb tjet\u00ebr s\u00ebpaku do t&#8217;kujtonin se \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb lloj elefanti i \u00e7uditsh\u00ebm, ardhur nga ndonj\u00eb vend i pad\u00ebgjuar. Kjo n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb kuptohemi. Por un\u00eb e pata fjal\u00ebn p\u00ebr sot. Si do t\u00eb dukej Cappella Sistina sot? Si do t\u00eb dukej &#8220;Gjenezis \u2013 Krijimi i Adamit&#8221;, si do t\u00eb dukej &#8220;Gjykimi i Fundit&#8221;? Mund ta keni iden\u00eb?<\/p>\n<p>Ja \u00e7\u2019m\u00eb parafytyrohet mua kur kujtoj Mikelanxhelon t\u00eb ishte Pollock, apo ky i fundit t\u00eb ishte Mikelanxhelo, si t\u00eb doni.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr ku shpejtoheni i nderuari sekretar\u2026? \u2013 do ta pyesnin kardinalin e mbushur frym\u00eb tek i ngat\u00ebrrohen pandoflat sheshit t\u00eb gjer\u00eb, gati sa s\u2019rr\u00ebzohet.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr n\u00eb Afrik\u00eb o n\u00eb Indi\u2026 ku t\u00eb arrij m\u00eb par\u00eb! \u2013 do t\u2019ua kthente ai i t\u00ebrbuar.<br \/>\n&#8211; \u00c7&#8217;e mire paska ndodhur, \u00e7\u2019ju duhet Afrika tani?! \u2013 do t&#8217;pyesnin rishtas dhe fare t\u00eb habitur nga p\u00ebrgjigja e \u00e7uditshme, jo e zakonshme e sekretarit.<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb mua, m\u00eb duhet nj\u00eb elefant tjet\u00ebr. Ai atje n\u00eb Sistina \u00ebsht\u00eb \u00e7mendur fare. N\u00eb fakt, ai ishte i \u00e7mendur q\u00eb nga fillimi, vet\u00ebm se ne nuk e dinim. Turp. Shkoni e shihni \u00e7far\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb tavanit! Uh\u2026 m\u00eb fal o Zot, m\u00eb vjen ta vras, thjesht me k\u00ebto duar t\u2019ia rrotulloj qaf\u00ebn si nj\u00eb zogthi!<br \/>\n&#8211; Pse! Si?! Prej nga elefanti n\u00eb Sistina? \u00c7\u2019k\u00ebrkon nj\u00eb elefant aty? \u2013 pyetje p\u00ebrs\u00ebri, k\u00ebsaj radhe me habi akoma m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb lini t\u00eb qet\u00eb ju lutem, pse, qysh\u2026 si! Shkoni e shihni vet\u00eb. Thjesht, shkoni atje dhe do ta shihni! Ama un\u00eb jam ai me vesh\u00eb t\u00eb gomarit. Un\u00eb vet\u00eb. Un\u00eb e kam angazhuar. Ma pat\u00ebn ngritur n\u00eb qiell idiotin. Ata\u2026 jan\u00eb tallur me mua, ata t\u00eb pafytyr\u00ebt, k\u00ebshilltar\u00ebt. Por do ta shohin dhe ata, ju betohem! Nd\u00ebrsa un\u00eb\u2026 uh, e pat puna ime. Vet\u00eb Papa do t\u2019m\u00eb gjykoj\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sheshit. Pse, do t&#8217;pyesni ju prap\u00eb. Ja pse: sigurisht e dini q\u00eb ai vet\u00eb, Papa Julius II ishte komisioneri gjeneral p\u00ebr angazhimin e k\u00ebtij d\u00ebshtaku, mir\u00ebpo un\u00eb e pata shtyer\u2026 un\u00eb e prekja n\u00eb krah, un\u00eb ia pata mbushur mendjen. Jua them, e pati puna ime. Viti 1508 do t&#8217;jet\u00eb viti m\u00eb i turpsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn time. Viti q\u00eb i njollos\u00eb t\u00eb gjitha vitet e m\u00ebparshme t\u00eb jet\u00ebs sime, si dhe ato q\u00eb vijn\u00eb pastaj. S&#8217;do t\u00eb ket\u00eb pastaj t\u00eb jet\u00ebs sime, \u00ebsht\u00eb ndyer \u00e7do gj\u00eb. Viti kur \u00ebsht\u00eb ndyer historia p\u00ebrgjithmon\u00eb. Turpi i Mesjet\u00ebs. Viti q\u00eb angazhova k\u00ebt\u00eb mjeran, thua se s\u2019kishte tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Tani hetuan se kardinali ishte zverdhur, limon, e n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb. Rrobet e tij t\u00eb katandisura topa-topa, zverkun, pastaj hund\u00ebn dhe nj\u00ebr\u00ebn faqe e kishte plot boj\u00eb, as t\u00eb verdh\u00eb e as t\u00eb gjelb\u00ebrt, n\u00eb fakt nuanca-nuanca.<br \/>\n&#8211; Uh, &#8211; vazhdoi kardinali &#8211; sa ta b\u00ebn vetvetja&#8230; askush! Si nuk u mbusha mend kurr\u00eb! Pastaj si b\u00ebra k\u00ebt\u00eb gabim trashanik (q\u00eb si duket do t\u2019ma haj\u00eb kok\u00ebn), shkova tek ashtu n\u00eb udh\u00ebtim pa ditur se mjeran\u00ebt kam l\u00ebn\u00eb mbrapa. K\u00ebta mjeran\u00ebt e mi. Po si nuk m\u00eb lajm\u00ebruan, duke l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb krisurin t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebrdin\u00eb!<br \/>\nPsher\u00ebtiu aq thell\u00eb e gjat\u00eb sa gati s\u00eb bashku\u2026 i doli dhe shpirti. Fshiu pak ballin e djer\u00ebsitur dhe vazhdoi.<br \/>\n&#8211; Kur pati filluar (o Zot sa ironike) pata par\u00eb \u00ebnd\u00ebrr se tridhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb do t\u00eb angazhohet p\u00ebrs\u00ebri nga vet\u00eb Papa Pali III, p\u00ebr pun\u00ebt n\u00eb &#8220;Gjykimin e fundit&#8221;\u2026 n\u00eb altar. Vet\u00ebm Pap\u00ebs pata guximin t\u2019ia them \u00ebndrr\u00ebn. Ai qeshi dhe m\u00eb tha: &#8220;ke b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt\u2026 krenohem me ty&#8221;. Dhe aq shum\u00eb pata besuar se v\u00ebrtet\u00eb ishte ashtu. Ja tani. M\u00eb p\u00ebrpiu toka! Ma sillni pak uj\u00eb ju lutem!<\/p>\n<p>Pasi ia soll\u00ebn ujin dhe pasi u qet\u00ebsua pak, vazhdoi me nj\u00eb z\u00eb thua se i k\u00ebrc\u00ebnohej vetvetes.<br \/>\n&#8211; Por, ah\u2026 sa m\u00eb vjen t\u00eb p\u00eblcas, po&#8230; un\u00eb do t&#8217;p\u00eblcas, s&#8217;ka tjet\u00ebr. Tavani s&#8217;ishte dhe aq e nevojshme t\u00eb ripunohej. Ishte i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr bukuri. Shkoni e shihni tani si \u00ebsht\u00eb! Shihni gjithashtu dhe muret si jan\u00eb katandisur, rreth e rrotull\u2026 turp. \u00c7far\u00eb m\u00ebkati ndaj Boti\u00e7ellit, Girlandajos, Peruxhinit, Rosellit. O Zot\u2026 Lluka Sinjorelli do t\u00eb \u00e7mendej po t&#8217;i shihte muret! M\u00eb mir\u00eb q\u00eb s&#8217;mund t&#8217;i shohin. Por kushedi, oh Pinturichio\u2026 &#8211; dhe i ra t\u00eb fik\u00ebt.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo p\u00ebr shkak t\u00eb Mikelanxhelos, t\u00eb babaxhanit Mikelanxhelo Buonaroti, alias Mikelanxhelo Pollock, i cili as iden\u00eb s&#8217;e kishte \u00e7&#8217;po ndodhte pak m\u00eb tej n\u00eb sheshin e gjer\u00eb. Sheshin q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t&#8217;jet\u00eb nj\u00eb shesh v\u00ebrtet grandioz, sheshi Sh\u00ebn Pjetri.<\/p>\n<p>***<br \/>\n\u00c7&#8217;pati ndodhur n\u00eb Sistina, le t\u00eb sqarojm\u00eb shpejt\u00eb e shpejt\u00eb.<br \/>\nMe t&#8217;u kthyer nga udh\u00ebtimi, kardinali mezi priste t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb vizit\u00eb nd\u00ebr punishtet. T&#8217;i f\u00ebrkonte duart ose edhe t&#8217;i lidhte pas shpine si\u00e7 e kishte zakon kur i duhej t\u00eb shikonte lart, e t&#8217;i uronte pun\u00ebtor\u00ebt-artist\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb z\u00ebn\u00eb me pun\u00ebt e tyre. Pa dyshuar asgj\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb parapritje p\u00ebr nj\u00eb befasi t\u00eb k\u00ebndshme artistike\u2026 u gjend n\u00eb Sistina.<br \/>\nAty e pati l\u00ebn\u00eb Pollock-Mikelanxhelon duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t&#8217;filluar me ngjyrosjen rishtas t\u00eb tavanit. Faza p\u00ebrgatitore pati zgjatur mjaft, tep\u00ebr gjat\u00eb madje, dhe kardinali ishte i sigurt (pati fituar sigurin\u00eb) se tavani ndodhej n\u00eb duart e nj\u00eb artisti t\u00eb madh. Tani, kur kardinali kishte ngritur kok\u00ebn p\u00ebr t\u2019u befasuar me mrekullin\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Mikelanxhelo-Pollock kishte hedhur gjysm\u00eb tazi boj\u00eb, gjysma e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfundoi posht\u00eb mbi kardinalin. Mir\u00ebpo ky i fundit nuk u t\u00ebrbua p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij aksidenti, anise syt\u00eb iu err\u00ebsuan dhe desh i ra t\u00eb fik\u00ebt. E v\u00ebrteta qe ndryshe. Ai luajti fare mendsh kur pati par\u00eb tavanin. Gati sa s&#8217;qe rr\u00ebzuar.<br \/>\n&#8220;Si \u00ebsht\u00eb e mundur t&#8217;jet\u00eb katandisur tavani k\u00ebshtu&#8221;! Sikur t\u2019mos qe ngjyra q\u00eb h\u00ebngri kok\u00ebs dhe yj\u00ebzit rrotull, rrath\u00eb-rrath\u00eb, thjesht do t&#8217;pandehte se ishte \u00ebnd\u00ebrr. \u00c7far\u00eb \u00ebndrre. Ah, sikur t\u00eb ishte \u00ebnd\u00ebrr. Ah, o Zot pse kjo \u00e7far\u00eb shoh tani nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00ebnd\u00ebrr. Le t&#8217;jet\u00eb koshmar, le t&#8217;jet\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e trishtueshme. Le t&#8217;m\u00eb ndalet zemra. Le t&#8217;jem i verb\u00ebr. M\u00eb verbo o Zot, n\u00eb t\u00eb dy syt\u00eb. \u00c7&#8217;t\u00eb b\u00ebj i mjeri un\u00eb? \u00c7far\u00eb shoh nuk b\u00ebn\u00eb ta kem par\u00eb. P\u00ebrse m\u00eb sprovon k\u00ebshtu o Zot. Ah, o Zot!<\/p>\n<p>Zemra iu rrotullua p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb. &#8211; E si guxon t\u00eb loz\u00ebsh me tempujt\u2026 \u2013 desh i shp\u00ebtoi, mir\u00ebpo shpejt u kthjellua dhe ra n\u00eb gjunj duke p\u00ebshp\u00ebritur lutjet e duke marr\u00eb frym\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi. \u00c7&#8217;e tradhtoi mendja sekretarin pak \u00e7aste m\u00eb her\u00ebt ishte kjo &#8220;\u2026edhe n\u00eb ferr, n\u00eb ferrrrrr\u2026 dhe vet\u00eb djalli do ta kishte shporrur k\u00ebt\u00eb bojaxhi \u00e7mendurak. Ai do ta kishte rjepur s\u00eb gjalli. As odajat e djallit, mos i past\u00eb\u2026 nuk jan\u00eb m\u00eb keq, pa\u00e7ka se djalli s&#8217;njeh boj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 katranit. Do t\u00eb ta shtyp kok\u00ebn or i ndyer, vet\u00ebm sa t\u00eb zbres\u00ebsh\u2026 Si guxon t\u00eb loz\u00ebsh me tempujt e Per\u00ebndis\u00eb. Do ta tregoj un\u00eb\u2026 aghhrrrr&#8221;.<\/p>\n<p>Kur bojaxhiu i krisur atje lart ia kishte th\u00ebn\u00eb papritmas nj\u00eb k\u00ebnge (edhe m\u00eb t\u00eb tmerrshme se ngyrat e tij), kardinali kishte ikur duke rendur si vet\u00ebtim\u00eb. K\u00ebng\u00eb, \u00e7far\u00eb k\u00ebnge\u2026 s&#8217;ishte k\u00ebng\u00eb, ulurim\u00eb ishte, n\u00eb vesh\u00ebt e tij. Nuk mund ta duronte dot. Do t&#8217;konsulltohej n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb me ca miq dhe do t&#8217;ia ndreqte hesapin, ashtu si\u00e7 vet\u00ebm ai do ta mendonte, me kok\u00ebn e tij. &#8220;Le t\u00eb trazohet Roma, le t\u00eb kthehet mbrapsht e gjith\u00eb Roma, le t\u00eb rrotullohet Toka, por ky idiot do t&#8217;ma paguaj k\u00ebt\u00eb turp, shtrenjt\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nMikelanxhelo i gjor\u00eb asgj\u00eb s&#8217;pati hetuar. Ai nuk praktikonte t\u00eb shihte aq shpesh nga ajo lart\u00ebsi. Sistina e lart\u00eb 20.70 metra, sipas dimensioneve ekzakte t\u00eb Tempullit t\u00eb Salomonit dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Testamentin e Vjet\u00ebr; i dukej vetja si hutin i p\u00ebrgjumur e i molisur, lart mbi shkrepa t\u00eb thepisur, lart atje ku iu ka hije vet\u00ebm shqiponjave. Prandaj nuk shikonte posht\u00eb sepse nga lodhja i merreshin mendt dhe thjesht kishte frik\u00eb t\u00eb binte e t&#8217;ia b\u00ebnte lamtumir\u00ebn k\u00ebsaj bote. Ashtu-k\u00ebshtu kishte probleme me gjymtyr\u00ebt e mpira dhe nga kok\u00ebdhimbja. Nga t\u00eb sp\u00ebrkaturit &#8220;mbi kok\u00eb&#8221; me jav\u00eb e me muaj, krah\u00ebt i qen\u00eb kthyer n\u00eb t\u00eb drunjt\u00eb. Nuk i ndjente\u2026 E si mund t\u00eb ndjehen gjymtyr\u00ebt pa pik\u00eb gjaku?<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, jav\u00ebt e para gjaku pati qen\u00eb &#8220;kryene\u00e7&#8221; duke provuar t\u00eb ngjitej deri n\u00eb gishtat, lart. Por e kot\u00eb, pas nj\u00eb kohe ishte &#8220;dor\u00ebzuar&#8221;. Bojaxhiu thjesht vazhdonte me pun\u00ebn e t\u00eb sp\u00ebrkaturit. Sikur t&#8217;mos hiqte dor\u00eb gjaku, padyshim do ta p\u00ebsonte zemra. Ai kishte zem\u00ebr t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb por zemra e tij nuk funksiononte me ndonj\u00eb &#8220;pomp\u00eb mekanike, shpikur nga ai vet\u00eb&#8221;. Zor se do t&#8217;b\u00ebnte ball\u00eb. K\u00ebt\u00eb e dinte dhe Mikelanxhelo-Pollock. Ja p\u00ebrse nuk do t&#8217;m\u00ebrzitej n\u00ebse ndokush posht\u00eb ta hante gjysm\u00eb tasi boj\u00eb, apo dhe t\u00ebr\u00eb kov\u00ebn. Qoft\u00eb dhe vet\u00eb sekretari. Ata posht\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit duhej t\u00eb ndjeheshin fatlum\u00eb, n\u00ebse t\u00eb shp\u00ebtonin rr\u00ebshqitazi nga kovat e tasat, nga brushat e veglat e tij.<\/p>\n<p>Tash n\u00ebse ta merrte vesh se kishte sp\u00ebrkatur kardinalin aspak s&#8217;do t&#8217;i dukej interesante. Mbase do t&#8217;i vinte keq, mir\u00ebpo nga pozita e tij, nuk do ta vriste mendjen p\u00ebr asfar\u00eb faji. &#8220;Faj! \u00c7far\u00eb faji?&#8221;. Po ai vet\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb gyp t\u00eb gjer\u00eb a t\u00eb trash\u00eb, lyer me nj\u00ebqind shtresa\u2026 shkel e shko, dikund m\u00eb trash e dikund m\u00eb holl, thjesht ku kishte z\u00ebn\u00eb vend ngjyra e \u00e7oroditur e tavanit. Askush nuk e njihte, por kjo nuk e mundonte, e madje as nuk i duhej. &#8220;Ndoshta dhe m\u00eb mir\u00eb \u2013 mendonte. \u2013 \u00c7&#8217;m\u00eb duhet\u2026 kur m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mendja \u00e7yk\u00eb t\u00eb deklarohem bojaxhi. Vet\u00eb kam dashur, vet\u00eb kam zgjedhur, tani le t&#8217;mos e din\u00eb se un\u00eb jam ai, Mikelanxhelo q\u00eb bluaj plane p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar fluturake, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar se kopteri i atij Leonardos\u2026 Skicat i kam b\u00ebr\u00eb*. K\u00ebta nuk e din\u00eb se vet\u00ebm ca detaje m\u00eb kan\u00eb ngelur p\u00ebr t&#8217;i studiuar, dhe do ta shihnin bota. Do t&#8217;iu tregoj\u00eb un\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Mikelanxhelo, ky bojaxhiu-sp\u00ebrkat\u00ebs. Do t&#8217;iu tregoj\u00eb se nuk jam vet\u00ebm bojaxhi-artist por dhe shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Hm, \u2013 zbrampsej pastaj n\u00eb mendimet \u2013 v\u00ebrtet jam i krisur. Por s&#8217;kam faj. Ma h\u00ebngri jet\u00ebn ky tavan. Krejt \u00ebsht\u00eb nga lodhja, nga m\u00ebrzia. Kur mendoj pak\u00ebz m\u00eb mir\u00eb, e v\u00ebrtet\u00eb se nuk do ta kuptonin. K\u00ebt\u00eb e di mir\u00eb, t\u00eb qart\u00eb e kam. Prandaj vizatoj tin\u00ebz dhe i fsheh vizatimet menj\u00ebher\u00eb. Pse a mos i din\u00eb k\u00ebta detajet p\u00ebr Leonardon! N\u00eb qaf\u00eb le t&#8217;i kem\u00eb\u2026 kurr\u00ebn e kurr\u00ebs. Nuk besoj. Thjesht diskutojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb, si p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb krisur. Ashtu dikutojn\u00eb dhe p\u00ebr mua. Ndoshta p\u00ebr gjith\u00eb rac\u00ebn ton\u00eb t\u00eb artist\u00ebve. Sigurisht do t&#8217;m\u00eb shpallnin t\u00eb \u00e7mendur vet\u00ebm goj\u00ebn ta hapja se njeriu mund t\u00eb fluturoj\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb vetm\u00ebn her\u00eb. Vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebshp\u00ebrisja. S&#8217;do duhej dy her\u00eb e as t\u00eb b\u00ebrtas.<br \/>\nJa dhe nj\u00eb i \u00e7mendur\u2026 Ja prap\u00eb. Shihni, edhe ky \u00ebsht\u00eb bojaxhi, hahaha&#8230; do t\u00eb qeshnin e do t&#8217;shkokloheshin. Kot t&#8217;ua sqaroja planin tim, kot skicat, kot matjet, kot dhe ta p\u00ebrfundoja kopterin tim\u2026 t\u00eb shk\u00eblqente atje n\u00eb bregore, p\u00ebrball lisit ku ulem e meditoj me dit\u00eb e me net. Aty ku flas me yjet! Kot sikur dhe t&#8217;ishte dora vet\u00eb ai Leonardo i men\u00e7ur, k\u00ebmb\u00ebkryq me mua. K\u00ebta s&#8217;kuptojn\u00eb, sa ai lisi im. A kupton nj\u00eb lis? Ndon\u00ebse kam p\u00ebrshtypjen miku im i vjet\u00ebr m\u00eb leht\u00eb do ta kuptonte. Ai \u00ebsht\u00eb lis por \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar tashm\u00eb me mua. Sa her\u00eb kam mb\u00ebshtetur kok\u00ebn tek ai, askush nuk di sa her\u00eb. Panum\u00ebr her\u00eb. Dhe ai do t&#8217;ket\u00eb ndjer\u00eb di\u00e7, do t&#8217;jet\u00eb m\u00ebsuar me mendimet e mia. Shpesh kam medituar dhe z\u00ebsh\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb ai do t&#8217;ket\u00eb kuptuar di\u00e7 nga fsheht\u00ebsit\u00eb e mia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebta! Kujt t&#8217;i flas? Jo or Miko, or Mikolango&#8230; je nj\u00eb i gjor\u00eb, je nj\u00eb humb\u00ebs i vet\u00ebm n\u00eb kryene\u00e7\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde, fillikat, i d\u00ebshtuar. Bindu, fute n\u00eb kok\u00eb. Nuk je i mallkuar por je i detyruar t\u00eb rrosh e t\u00eb vdes\u00ebsh bojaxhi-sp\u00ebrkat\u00ebs mes k\u00ebtyre debil\u00ebve q\u00eb s&#8217;shohin as m\u00eb larg se hunda e tyre, e ku t\u00eb besojn\u00eb se njeriu mund t\u00eb fluturoj\u00eb! Ndoshta ky dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj mallkimi. Po, po, patjet\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb. I shoh. Para sysh i kam tek gajasen duke treguar me gisht nga un\u00eb. Pa nj\u00eb pa dy do t\u2019m\u00eb hidhnin nga k\u00ebtu ku jam \u2013 H\u00eb pra\u2026 le t\u00eb shohim \u2013 do t&#8217;thoshin \u2013 pa na fluturo nj\u00ebher\u00eb, na m\u00ebso si fluturohet\u2026 Kush t\u00eb m\u00ebsoi ty, ai Leonardo?<\/p>\n<p>Dhe at\u00ebher\u00eb nj\u00ebmend do t&#8217;fluturoja! Fluturim \u00e7far\u00eb s&#8217;m\u00eb p\u00eblqen as mua. Por nuk \u00ebsht\u00eb se m\u00eb dhimbset jeta. K\u00ebto brusha e kova as hi\u00e7 se hi\u00e7. M\u00eb dhimbsen \u00ebndrrat. M\u00eb dhimbsen planet, ato mend q\u00eb kam shkrir\u00eb, m\u00eb dhimbset kopteri, skicat\u2026 \u00c7do gj\u00eb do ta mbulonte nj\u00eb velo i moskuptimit, err\u00ebsira. Thjesht do t\u2019i p\u00ebrpinte harresa sikur dhe mua verb\u00ebria e k\u00ebtyre mendjeve t\u00eb err\u00ebta. E gjat\u00eb do t&#8217;jet\u00eb nata, e pafund err\u00ebsira\u2026 un\u00eb s&#8217;do t\u00eb kem\u00eb qet\u00ebsi as atje n\u00eb varr, (n\u00eb m\u00eb nderofshin me nj\u00eb t\u00eb till\u00eb) derisa t&#8217;iu shkrep mendja k\u00ebtyre debil\u00ebve se njeriu mund t\u00eb fluturoj\u00eb. Deri at\u00ebher\u00eb skicat e mia s&#8217;mund t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb koh\u00ebs, as vet\u00eb kartat, as vet\u00eb lisi, miku im s&#8217;do t\u00eb jet\u00eb\u2026 ndoshta as gur\u00ebt, \u00e7do gj\u00eb do t&#8217;kthehet n\u00eb pluhur, do t&#8217;zhduket nga faqja e dheut. E un\u00eb do t&#8217;vdes\u00eb rishtas, n\u00eb varr (n\u00eb m\u00eb nderofshin me nj\u00eb varr, le t&#8217;jet\u00eb dhe pa shenja), pa ditur kurr\u00eb n\u00ebse \u00ebndrra ime s&#8217;ishte (apo v\u00ebrtet\u00eb ishte) \u00e7menduri\u2026 Leonardo s\u00ebpaku do t\u00eb ket\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e vet. Ai pati eksperimentuar me fluturaken, me \u00ebndrren e vet. Si inxhinier ai kushedi sa eksperimente mund t&#8217;i ket\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kurse un\u00eb s\u2019guxoj as goj\u00ebn ta hap\u00eb. Ububu, sa posht\u00eb ke r\u00ebn\u00eb o i mjer\u00eb, or Miko, Mikolango\u2026 M\u00eb mir\u00eb ta var\u00ebsh veten n\u00eb at\u00eb \u00e7engel, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos ekzistosh\u2026&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nMir\u00ebpo problemi m\u00eb i madh i Mikelanxhelos nuk ishin sekretet dhe frika se do ta shpallnin t\u00eb \u00e7mendur. Nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00ebher\u00eb problemi m\u00eb i madh i tij ishte se nuk mund t\u00eb ulej. Rrobet e thara me disa shtresa ngjyr\u00eb s&#8217;d\u00ebgjonin dot. K\u00ebshtu q\u00eb pas ca dit\u00ebsh, meq\u00eb puna kishte vajtur aq keq, kishte b\u00ebr\u00eb ca prerje vende-vende me daltat e mprehta. N\u00eb fakt, k\u00ebt\u00eb e pati b\u00ebr\u00eb ai fark\u00ebtari i matan\u00eb mureve, fark\u00ebtari i qytetit. As ai nuk e pati njohur, mir\u00ebpo p\u00ebr \u00e7udi as nuk kishte pyetur. Si duket, fark\u00ebtari kishte p\u00ebrvoj\u00eb dhe mund ta kuptonte se si ndjehej klienti i gjor\u00eb. Edhe ata vet\u00eb, fark\u00ebtar\u00ebt pra, shpesh i ngat\u00ebrrojn\u00eb me pastruesit e oxhaqeve, prandaj ai ndoshta v\u00ebrtet e dinte se si \u00ebsht\u00eb. Por dhe Mikelanxhelo-Pollock kishte heshtur, i kishte v\u00ebn\u00eb kapak goj\u00ebs, thjesht p\u00ebr inat\u2026<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket hakmarrjes s\u00eb sekretarit t\u00eb xhindosur, s&#8217;dim\u00eb tutje asgj\u00eb. Deri ku pat\u00ebn vajtur planet e tij dhe se kur do t&#8217;i realizonte, nuk dim\u00eb. Nuk dim\u00eb gjithashtu n\u00ebse e kishin p\u00ebrkrahur miqt\u00eb apo ia pat\u00ebn kthyer shpin\u00ebn! Dim\u00eb vet\u00ebm se kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt n\u00eb gjum\u00eb, pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb nate me stuhi.<br \/>\nShiu derdhej furish\u00ebm nga qielli si me shtamba. Bubullonte e shkreptinte. Diku larg n\u00eb provinc\u00eb, nj\u00eb kronist-onirist, telepat i \u00e7uditsh\u00ebm, pati shkruar n\u00eb natarin e vet k\u00ebshtu: &#8220;\u2026sekretarit i p\u00eblciti zemra si rr\u00ebshiq, kur i qe shfaqur n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr Mikelanxhelo duke fluturuar si nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh me flatra, si nj\u00eb drangua fluturak, aso q\u00eb hedhin flak\u00eb e t\u00eb kallin hatan\u00eb\u2026&#8221;.<br \/>\nMir\u00ebpo n\u00eb natarin e oniristit neve vet\u00eb s&#8217;jemi aq t\u00eb sigurt\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ju k\u00ebshillojm\u00eb t&#8217;i merrni k\u00ebta rreshta me ngapak rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>* <span style=\"color: #999999;\">Gaf\u00eb e q\u00ebllimshme e autorit, bazuar n\u00eb shpikjet dhe gjenialitetin e Leonardo da Vin\u00e7it, i cili q\u00eb n\u00eb vitin 1496 ve\u00e7 pati eksperimetuar me nj\u00eb lloj fluturake apo glide. Sot aeroporti i Rom\u00ebs mban emrin e gjeniut t\u00eb madh&#8230; &#8220;Leonardo Da Vin\u00e7i&#8221;<\/span>.<\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Pap\u00ebs Sixtus IV, nj\u00eb ekip i piktor\u00ebve t\u00eb Renesans\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Sandro Botticelli, Pietro Perugino, Pinturicchio, Domenico Ghirlandaio dhe Cosimo Rosselli krijuan nj\u00eb seri afresk\u00ebsh n\u00eb Cappella Sistina. K\u00ebto afreske p\u00ebrfunduan n\u00eb vitin 1482. Nd\u00ebrmjet viteve 1508 dhe 1512, n\u00ebn patronazhin e Pap\u00ebs Julius II, Mikelanxhelo do ta pikturonte tavanin e &#8220;Sistina&#8221;. Puna e Mikelanxhelos n\u00eb tavanin e &#8220;Cappella Sistina&#8221; ishte kompletimi i nj\u00eb projekti q\u00eb e ndryshoi p\u00ebrgjithmon\u00eb rrjedh\u00ebn e artit per\u00ebndimor, dhe konsiderohet si nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha artistike t\u00eb qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor. Fama e afreskeve t\u00eb Mikelanxhelos ka t\u00ebrhequr turma t\u00eb vizitor\u00ebve nga mbar\u00eb bota, mbase me qindra miliona vizitor\u00eb, q\u00eb nga pes\u00ebqind vite m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>[ <em>foto t\u00eb Cappella Sistina<\/em> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mikelanxhelo, alias bojaxhiu Pollock! S. Guraziu, 2006 (Humoresk\u00eb) [ &#8230;puna e Mikelanxhelos n\u00eb tavanin e &#8220;Cappella Sistina&#8221; ishte kompletimi i nj\u00eb projekti q\u00eb e ndryshoi p\u00ebrgjithmon\u00eb rrjedh\u00ebn e artit per\u00ebndimor, dhe konsiderohet si nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha artistike&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=1790\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1790","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1790\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}