{"id":18140,"date":"2025-07-04T20:00:07","date_gmt":"2025-07-04T19:00:07","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=18140"},"modified":"2025-07-07T16:04:42","modified_gmt":"2025-07-07T15:04:42","slug":"ndergjegjia-thote-paqe-jokushtimisht-z-natanjahu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=18140","title":{"rendered":"Nd\u00ebrgjegjia thot\u00eb &#8220;Paqe&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, 4 k 2025 &#8211; koment, p\u00ebrsiatje, klithm\u00eb p\u00ebr paqen dhe p\u00ebr humanizmin n\u00eb Gaza)<\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Ngjitur: mbret\u00ebresha Zenobia, dhe nj\u00eb hart\u00eb e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb saj, piktur\u00eb e H. G. Schmalz &#8211; &#8220;Zenobia, Mbret\u00ebresha e Palmiras\u00eb&#8221;, 1888 &#8211; piktura e pasqyron mbret\u00ebresh\u00ebn e famshme Zenobia, mbret\u00ebresha q\u00eb e sfidoi Rom\u00ebn e madhe, me artin piktural e p\u00ebrshfaqur duke medituar, shikimi i saj sikur i tretur diku larg n\u00eb &#8220;horizontin&#8221; e mbret\u00ebris\u00eb, e pllakosur nga pik\u00ebllimi, nga d\u00ebshp\u00ebrimi e nga revoltizmi (grushtat e saj shihen &#8220;mbledhur&#8221;), pak \u00e7aste para se t&#8217;ia &#8220;dor\u00ebzonte&#8221; perandoris\u00eb Romake jo vet\u00ebm qytetin e bukur Palmira por gjith\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e vet, m\u00eb posht\u00eb tek shkall\u00ebt shihet mbase dikush nga oficer\u00ebt, mbase t\u00eb gard\u00ebs personale t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs, duke e pritur &#8211; apo dhe oficer romak, duke e p\u00ebrcjellur, meq\u00eb shihen duart e saj n\u00eb prangat e florinjta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Zenobia i pati konsoliduar dhe zgjeruar arritjet e dikurshme (t\u00eb burrit t\u00eb saj, ndaj Persian\u00ebve), edhe Zenobia qe shquar me diplomatikat e shk\u00eblqyera, por dhe duke e shfryt\u00ebzuar plog\u00ebshtin\u00eb romake etj etj. duke i p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet e mundshme q\u00eb i kishte n\u00eb dispozicion, e pati zgjeruar mbret\u00ebrin\u00eb, bie fjala me territoret e Egjiptit, Turqis\u00eb etj.<\/span><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/zenobia_queen_of_palmyra_1_ng_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/zenobia_queen_of_palmyra_1_ng_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1200\" class=\"alignnone size-full wp-image-18141\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/zenobia_queen_of_palmyra_1_ng_opt.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/zenobia_queen_of_palmyra_1_ng_opt-300x188.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/zenobia_queen_of_palmyra_1_ng_opt-1024x640.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/zenobia_queen_of_palmyra_1_ng_opt-768x480.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/zenobia_queen_of_palmyra_1_ng_opt-1536x960.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nHarta ngjitur n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e piktur\u00ebs (pasqyr\u00eb e v. 280-300 t\u00eb e.s., e huazuar nga National Geographic) si p\u00ebr ironi t\u00eb luftrave sot n\u00eb ato rajone, si p\u00ebr ironi t\u00eb trazirave politike moderne, t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve, harta s&#8217;e ka &#8220;Izraelin&#8221; as &#8220;Palestin\u00ebn&#8221;, ose m\u00eb mir\u00eb e th\u00ebn\u00eb, mbret\u00ebria e Zenobia &#8220;shtrihet mbi to&#8221;, sepse gjith\u00e7kaje i pati dh\u00ebn\u00eb fund Roma. Q\u00eb nga v. 70 e.s. kur tempujt n\u00eb Jerusalem do shkat\u00ebrroheshin nga romaket, e deri n\u00eb v. 1948 t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re (me themelimin e Izraelit), bota sikur kurr\u00eb s&#8217;mund t\u00eb &#8220;lahet&#8221; nga m\u00ebkatet p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj tyre. Personalisht, ishte dhe ngelet skajshm\u00ebrisht e pakap\u00ebrthyeshme padrejt\u00ebsia ndaj popullit hebraik, sikur askush s&#8217;m\u00eb &#8220;dhimbset&#8221; m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kuptimin kolektiv. As vet\u00eb populli im, sikur as shqiptar\u00ebt s&#8217;m\u00eb dhimbsen m\u00eb shum\u00eb, sepse nj\u00ebsoj, popujt-popuj, \u00e7faj na paskan popujt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb di\u00e7 si pik\u00ebllim &#8220;humanistik&#8221;, gjithsekush do e ndiej\u00eb dhimbjen, keqardhjen, secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, bie fjala edhe shqiptar\u00ebt mjaft t\u00eb p\u00ebrvuajtur gjat\u00eb historis\u00eb, edhe historia e tyre mozomokeq, s&#8217;pati qen\u00eb as &#8220;korrekte&#8221; as e m\u00ebshirshme &#8211; hebrenjt\u00eb sot gjithandej, kudo q\u00eb ndodhen, e edhe n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, kudo q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb dhe u jan\u00eb mirnjoh\u00ebs shqiptar\u00ebve p\u00ebr humanizmin e tyre gjat\u00eb L. II Bot\u00ebrore (n\u00ebse s&#8217;gabohem 40-60% t\u00eb hebrenj\u00ebve sot jetojn\u00eb n\u00eb Izrael, t\u00eb tjer\u00ebt akoma n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, si diaspor\u00eb, gjithandej). Pastaj nj\u00eb gjysm\u00eb-shekulli m\u00eb von\u00eb historia do i rrotullonte &#8220;ironit\u00eb&#8221; e veta, do ishin pik\u00ebrisht hebrenjt\u00eb ata q\u00eb do ua kthenin t\u00eb mirat shqiptar\u00ebve. Jo vet\u00ebm gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb por dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, politikisht e edhe ndryshe, p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo, sikur dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb &#8220;londineze&#8221;, nuk \u00ebsht\u00eb kursyer ndihma e miq\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas z. Natanjahu, humbja e tok\u00ebs s\u00eb tyre pati ndodhur rreth shek. VII, tek kur pushtimet e bot\u00ebs arabe pat\u00ebn qen\u00eb n\u00eb vlugun. Kjo tragjedi e madhe e popullit hebre (si &#8220;\u00e7rr\u00ebnjosje&#8221;, si shkulje nga tokat e veta shekullore dhe p\u00ebr t&#8217;u degdisur gjetiu n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb) nuk pati ndodhur nga askush m\u00eb par\u00eb, kurr\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, as nga Aleksandri i Madh, as nga Roma&#8230; nga askush tjet\u00ebr, por kjo tragjedi pati ardhur vet\u00ebm nga pushtimet e arab\u00ebve.<\/p>\n<p>Tragjedit\u00eb e popujve nuk paralelizohen me asgj\u00eb, njeriu, si qenie humane, si krijes\u00eb e arsyeshme, si qenie e ndieshme, pik\u00ebllohet sepse s&#8217;ka dallim, popujt popuj&#8230; nj\u00ebsoj. Personalisht, n\u00eb kuptimin humanist gjithmon\u00eb e kam ndjer\u00eb keqardhjen p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj popullit hebre, dhimbja p\u00ebrher\u00eb ishte prezente, mir\u00ebpo dhimbja dhe keqardhja ime nuk do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb pajtohem p\u00ebr veprimet politiko-iushtarake t\u00eb z. Natanjahu sot. Assesi jo, nuk pajtohem me veprimet e tij, nuk pajtohem kurr\u00eb me vrasjet e tij (jo tashm\u00eb nga ai vet\u00eb, por n\u00ebn komand\u00ebn e tij &#8211; s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb engj\u00ebll q\u00eb s&#8217;ditka, edhe ai vet\u00eb ishte ushtarak, ka vrar\u00eb dhe ka luftuar p\u00ebr t&#8217;mbijetuar.<\/p>\n<p>E njohur m\u00eb \u00ebsht\u00eb, kam lexuar, por dhe e kam d\u00ebgjuar disa her\u00eb z. Natanjahu duke i &#8220;mbrojtur t\u00eb drejtat historike&#8221; t\u00eb popullit hebre, dhe dmth. duke i justifikuar mjetet, stretegjit\u00eb politike dhe veprimet e veta, p\u00ebrfshir\u00eb ato &#8220;luftarake&#8221;. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb fundit, q\u00eb e pata p\u00ebrcjellur sadopak m\u00eb gjer\u00ebsisht, pati qen\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb e tij me z. J. Peterson, 2022, mbi nj\u00eb or\u00eb e pata d\u00ebgjuar). Sipas meje, z. Natanjahu NUK ka si ta ket\u00eb 100% t\u00eb sigurt\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb lidhur me ato pik\u00ebpamje (si\u00e7 ia sqaronte bot\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se palestinez\u00ebt e kan\u00eb falsifikuar historin\u00eb dhe gjith\u00e7ka (ai po ashtu prore e cekte se t\u00eb gjitha i ka sqaruar n\u00eb librat e vet).<\/p>\n<p>Natyrisht ai do i mbroj\u00eb t\u00eb drejtat historike dhe kauzat e Izraelit, kauzat e popullit t\u00eb vet, do i mbroj\u00eb politikat dhe opinionet e veta, besimet e veta, idealet e veta, por mendoj z. Natanjahu nuk ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shum\u00e7ka q\u00eb thoshte (gjat\u00eb intervist\u00ebs) sepse as &#8220;filistin\u00ebt&#8221; as populli izraelit s&#8217;ishin n\u00eb ato treva (sot quajtur Palestin\u00eb) &#8211; p\u00ebr t\u00eb cilat treva si djerrina pa njer\u00ebz ai insistonte aq shpesh n\u00eb intervist\u00ebn me z. Petereson.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb histori q\u00eb nuk njihet nga askush me &#8220;fakte&#8221;, histori q\u00eb s&#8217;ka mbules\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb historiografike, as arkeologjike, dhe k\u00ebshtusoj as shkencore. Duke i &#8220;g\u00ebrshetuar&#8221; rr\u00ebfimet historike, legjendat religjioze dhe politikat e s\u00eb tashmes, n\u00ebse t&#8217;ishte ndonj\u00eb bised\u00eb sy m\u00eb sy, n\u00eb veten e par\u00eb do i thosha: mendoj se p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra as ju vet\u00eb s&#8217;e keni iden\u00eb z. Natanjahu. As z. Peterson vet\u00eb nuk e ka denj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i shitur moral bot\u00ebs mbar\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se ta &#8220;mbroj\u00eb doktrin\u00ebn e krishter\u00eb&#8221; p\u00ebr bot\u00ebn e krishter\u00eb, doktrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai impenjohet dhe &#8220;mish\u00ebrohet&#8221; filozofikisht. Mir\u00ebpo z. Peterson s&#8217;e ka denj\u00ebsin\u00eb akademike t&#8217;u shes\u00eb moral kinez\u00ebve, indian\u00ebve, arab\u00ebve, askujt tjet\u00ebr n\u00eb fakt, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb &#8220;djathtes&#8221; per\u00ebndimore, p\u00ebrve\u00e7 t&#8217;i p\u00ebrkrah trumpizmat dhe politikat tuaja z. Natanjahu. Andaj mendoj se bota nuk jua jep t\u00eb &#8220;drejt\u00ebn&#8221; p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb, p\u00ebrkundrazi bota ju D\u00cbNON, asgj\u00eb e historis\u00eb nuk justifikohet me aktet gjenocidale t\u00eb s\u00eb sotmes suaj, me vrasjet dhe me dehumanizimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb n\u00ebnave n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Jo z. Natanjahu, m\u00eb dhimbset populli i juaj p\u00ebr 2000 vjet padrejt\u00ebsi dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb popullit tuaj, m\u00eb vjen tmerr\u00ebsisht keq p\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb historis\u00eb. M\u00eb vjen keq dhe p\u00ebr secilin popull t\u00eb k\u00ebsaj bote, m\u00eb vjen keq dhe p\u00ebr apa\u00e7\u00ebt dhe p\u00ebr gjith\u00eb indigjen\u00ebt e shfarosur nga kolonialist\u00ebt spanjoll\u00eb, portugez\u00eb, anglez\u00eb&#8230; nga e gjith\u00eb Evropa. Madje m\u00eb vjen keq dhe p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb historikisht t\u00eb &#8220;fresk\u00ebta&#8221; t\u00eb Evrop\u00ebs, jo dhe aq t\u00eb mo\u00e7me, jo m\u00eb larg se para 1 shekulli z. Natanjahu, Evropa e ndau popullin tim n\u00eb &#8220;dysh&#8221;, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb &#8220;dysh&#8221;&#8230; por duke i vizatuar hartat ballkanike sipas qejfit t\u00eb fuqive t\u00eb koh\u00ebs. Duhet t&#8217;ma besoni se m\u00eb vjen tmerr\u00ebsisht keq p\u00ebr gjith\u00e7ka gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb popullit tuaj, por nga un\u00eb nuk e keni &#8220;pajtimin&#8221; p\u00ebr veprimet tuaja politike-luftarake, mund t&#8217;hesht Evropa por un\u00eb do jua them mendimin tim, do jua shpreh indinjat\u00ebn time.<\/p>\n<p>Natyrisht, aq ju b\u00ebn juve p\u00ebr &#8220;mospajtimin&#8221; tim&#8221;, ju i keni planet dhe strategjikat tuaja, ju mund t&#8217;i vrisni 60.000 palestinez\u00eb me &#8220;pretekstin&#8221; p\u00ebr t&#8217;i shfarosur 1000 hamas-terrorist\u00eb q\u00eb fshihen, q\u00eb rrin\u00eb &#8220;kamufluar&#8221; nd\u00ebr 2 milion\u00eb palestinez\u00eb. Andaj duhet vrar\u00eb 60.000 p\u00ebr t&#8217;i gjetur 1000, ky \u00ebsht\u00eb justifikimi i juaj, p\u00ebr juve populli palestinez jan\u00eb shifra, numra, nj\u00ebsoj si\u00e7 ishte p\u00ebr 20 vite rresht &#8220;justifikimi i Amerik\u00ebs&#8221; p\u00ebr p\u00ebr t&#8217;i nisur 7 luftra, p\u00ebr vrasjen e 1 milion njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb Irak, n\u00eb Afganistan e gjetiu (n\u00eb 85 vende t\u00eb bot\u00ebs). N\u00eb em\u00ebr t\u00eb 3000 viktimave shkaktuar nga terrorist\u00ebt e Bin Laden, Amerika dhe aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb ia justifikojn\u00eb vetes 1 milion viktima t\u00eb pafajshme dhe shkat\u00ebrrime me bombat aneskaj globit.<\/p>\n<p>A e dini z. Natanjahu (mund ta pyesni z. Trump, anise ai mund t&#8217;ket\u00eb &#8220;harruar&#8221;) se Brown University e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim ekstensiv t\u00eb impenjimit nj\u00ebzet-vje\u00e7ar t\u00eb ShBA n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit, a e dini q\u00eb ekspert\u00ebt e Brown University thon\u00eb se p\u00ebr 2 dekada, nga 2001 deri 2021, ShBA u desh t\u00eb nd\u00ebrmerrnin aktivitete &#8220;anti-terroriste&#8221; n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 85 vende t\u00eb bot\u00ebs. Dhe pas operacioneve n\u00eb k\u00ebto 85 shtete numri i viktimave afro 1 milion, kostoja njer\u00ebzore, thon\u00eb ekspert\u00ebt e Brown University (ashtu e quajn\u00eb, jo un\u00eb z. Natanjahu, s&#8217;jam marr\u00eb un\u00eb me studimin) &#8220;kostoja&#8221; njer\u00ebzore ose numri i njer\u00ebzve t\u00eb vrar\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb dhun\u00ebn e luftrave n\u00eb Afganistan, Pakistan, Irak, Siri, Jemen dhe gjetk\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 929.000.<\/p>\n<p>Kostoja buxhetore e ShBA &#8211; thon\u00eb ekspert\u00ebt (p\u00ebr &#8220;vrasjen e 1 milion njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm, n\u00eb 85 vende t\u00eb bot\u00ebs) i pati arritur 8 trilion\u00eb $. A e dini z. Natanjahu se njer\u00ebzit e zhvendosur (thon\u00eb ekspert\u00ebt e Brown University me studimet e tyre, jo un\u00eb) nga luft\u00ebrat e pas 11\/9 2001, nisur nga Amerika n\u00eb Afganistan, Pakistan, Irak, Siri, Libi, Jemen, Somali etj&#8230; ishin 38 milion\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zhvendosur. Llogarisni pak\u00ebz z. Natanjahu, sa jan\u00eb 1 milion njer\u00ebz dhe cilat jan\u00eb &#8220;justifikimet&#8221; e bot\u00ebs per\u00ebndimore lidhur me ato luftra. Pastaj po ashtu llogariteni sa jan\u00eb 60.000 palestinez\u00eb dhe 1000 hamas-terrorist\u00eb q\u00eb ju ende si gjet\u00ebt p\u00ebr t&#8217;i vrar\u00eb, ju ende i k\u00ebrkoni dhe i &#8220;ndillni&#8221; 2 milion\u00eb pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Gaz\u00ebn e tyre t\u00eb rrafshuar, i joshni me nj\u00eb kafshat\u00eb &#8220;humanitare&#8221; p\u00ebr t&#8217;i gjetur terrorist\u00ebt dhe p\u00ebr t&#8217;i vrar\u00eb, i vrat\u00eb 60.000 mij\u00eb dhe ende s&#8217;i gjet\u00ebt fajtor\u00ebt terrorist\u00eb.<\/p>\n<p>8 trilion\u00eb $ i kushtuan Amerik\u00ebs operacionet duke i ndjekur terrorist\u00ebt (dhe at\u00eb madje t\u00eb gjitha &#8220;borxh publik&#8221;, kosto q\u00eb do ta paguajn\u00eb gjeneratat e ardhshme t\u00eb ShBA, e edhe gjeneratat tani n\u00ebn Trumpidentin, gjat\u00eb 2 mandateve t\u00eb tij. Andaj n\u00ebse z. Trump merret me shitjen e arm\u00ebve dhe me &#8220;armiq\u00ebsimin&#8221; nga ju t\u00eb Iranit na qenka super-biznes (p\u00ebr juve dhe z. Trump), pandehni ju z. Natanjahu q\u00eb bota s&#8217;din\u00eb gj\u00eb, se u dashka aq shum\u00eb men\u00e7uri p\u00ebr t\u00eb ditur kaq pak, pandehni se p\u00ebr 20 vjet bota s&#8217;ka nxjerrur asnj\u00eb leksion &#8220;morali p\u00ebr luftrat tuaja&#8221;. Pandehni se ju keni t\u00eb drejt\u00eb (ju patjet\u00ebr, juve jua justifikon pafat\u00ebsia 2000-vje\u00e7are e popullit tuaj) por madje dhe z. Peterson nga hi\u00e7asgj\u00ebja e paqes, si profesor kanadez pandeh se i shitet &#8220;justifikimi&#8221; i peterson-filozofis\u00eb moderne, biznes i madh i z. Trump me arm\u00ebt dhe Peterson s&#8217;di asgj\u00eb, oportunizma me arm\u00ebt gjithandej&#8230; lum e lum si ju, si Amerika, ashtu-k\u00ebshtu jua fal\u00eb historia.<\/p>\n<p>Natyrisht, aq ju b\u00ebn juve p\u00ebr &#8220;mospajtimin&#8221; tim &#8211; mjafton ta keni p\u00ebrkrahjen e z. Trump. Tani p\u00ebr tani Presidentit adhokrat t\u00eb s\u00eb tashmes amerikane i konvenon sa m\u00eb shum\u00eb shitje arm\u00ebsh, sa m\u00eb shum\u00eb business me juve (edhe ju i keni shitur nja 15 miliard\u00eb $ arm\u00eb, apo jo &#8211; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb biznes e kishit fjal\u00ebn n\u00eb intervist\u00ebn, e quanit biznes teknologjik, anise ju pandehni se bota do mendojn\u00eb Izraeli ka shitur kompjutera e software spiunazhi). Sa m\u00eb shum\u00eb biznes me arab\u00ebt, tregjet e arm\u00ebve dhe luftrat i b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb &#8220;ekonomis\u00eb&#8221; s\u00eb Amerik\u00ebs, sikur dhe ekonomis\u00eb suaj. Nuk \u00ebsht\u00eb se kartat tuaja z. Natanjahu na qenkan aq &#8220;sekrete&#8221;, sepse as z. Trump nuk e fsheh madh\u00ebshtin\u00eb e PLANIT&#8230; ai haptas ankohet &#8220;Amerika jo Great&#8230; duhet Rishtas Great&#8221;, prore del me me ca MAGA-kapelash, edhe n\u00eb G-samitin n\u00eb Kanada pati vajtur me at\u00eb kapel\u00eb.<\/p>\n<p>E keni p\u00ebrkrahjen e tij, e keni lobi-p\u00ebrkrahjen e fuqishme t\u00eb t\u00eb pasurve t\u00eb Amerik\u00ebs, anise dhe vet\u00ebm 1 zot\u00ebri Zuckerberg (i Facebook) do ju &#8220;financonte&#8221; mjaftuesh\u00ebm, dhe vet\u00ebm ai mund ta blej\u00eb \u00e7do Trump-pasiguri t\u00eb mundshme. Milionat i zhdukin pasigurit\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e Trump, sepse thjesht nj\u00eb ADHOKRAT \u00ebsht\u00eb, asgj\u00eb m\u00eb ndryshe, n\u00eb stilin e perandorit romak Kaligula (ashtu thon\u00eb universitetet e Holand\u00ebs z. Natanjahu, e krahasojn\u00eb Trumpin me perandorin Kaligula).<br \/>\nE qart\u00eb patjet\u00ebr se fati tani n\u00eb an\u00ebn tuaj z. Natanjahu.<\/p>\n<p>E keni vrar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mendjen z. Natanjahu, gjith\u00eb ata miliarder\u00eb, multi-miliarder\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs dhe s&#8217;ditkan si b\u00ebhet &#8220;America Great Again&#8221;, vall\u00eb nuk ju duket e \u00e7uditshme. Vet\u00ebm z. Trumpidenti e ditka si duhet dhe \u00e7far\u00eb duhet, sepse ky padyshim i ndjek &#8220;leksionet&#8221; tuaja t\u00eb biznesit. Juve ju ndihmoi jo vet\u00ebm zgjuarsia diplomatike-politike por dhe FATI, ju ndihmoi madje dhe z. Elon Musk, padashtas e bleu nj\u00eb Trumpident komplet. Jo p\u00ebr t&#8217;ju ndihmuar juve z. Natanjahu, por fati juaj e deshi atij i doli di\u00e7 si keq-llogaritje, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;penduar&#8221; (ndoshta), por \u00e7&#8217;e do, pendim i shtrenjt\u00eb 250 milion\u00eb $. Blerja e Trumpidentit tashm\u00eb ju sh\u00ebrben juve dhe industrialist\u00ebve t\u00eb arm\u00ebve, por vall\u00eb si nuk e vrisni mendjen q\u00eb nes\u00ebr ndoshta mund t&#8217;ju pret Haga, dhe ak\u00ebcili tribunal i bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar (ndokund tjet\u00ebr &#8211; pse jo, pse t&#8217;mos niset nj\u00eb tribunal dhe n\u00eb Tel Aviv, vet\u00eb qyteti dikur qe nisur nga hi\u00e7asgj\u00ebja, ju e dini fort mir\u00eb, mbi ca duna bler\u00eb nga arab\u00ebt, v\u00ebrtet s&#8217;kishte asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 r\u00ebr\u00ebs, pluhurit).<\/p>\n<p>Jo z. Natanjahu, bota zor ta kuptojn\u00eb pse Irani do duhej par\u00eb si nj\u00eb &#8220;Goliath&#8221; nd\u00ebrsa ju Davidi, pse vall\u00eb duhet t&#8217;i ngat\u00ebrroni legjendat me politikat e &#8220;p\u00ebrgjakura&#8221;. Mos vall\u00eb pandehni se mund t&#8217;i b\u00ebni l\u00ebmsh dhe nd\u00ebrgjegjet e 8 miliard\u00eb tok\u00ebsor\u00ebve, sot kur gjithkush ju sheh nga sateliti se \u00e7&#8217;po b\u00ebni n\u00eb Gaza. Nuk shfaroset asnj\u00eb popull n\u00eb em\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs z. Natanjahu, asnj\u00eb politik\u00eb e k\u00ebsaj bote nuk justifikohet si veg\u00ebl gjenocidale. Kujtohuni, p\u00ebrve\u00e7 izraelit\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 politikan\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb suaj, p\u00ebrve\u00e7 aparatit ushtarak q\u00eb ju rrethon, bota i ka plus 7-8 miliard\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb \u00e7uditen me logjik\u00ebn tuaj. Gjiganti &#8220;Goliath&#8221; do ishte si metafor\u00eb e dikujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb GJIGANT p\u00ebr arsye t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb shumta dhe t\u00eb avancuara (at\u00eb kuptim kishte gjiganti filistin i legjend\u00ebs suaj, apo jo). Irani nuk i ka 1270 &#8220;koka b\u00ebrthamore&#8221; joooo z. Natanjahu, siduket jeni ngat\u00ebrruar totalisht, por i kan\u00eb Rusia 5449 sosh, dhe ShBA 5277 tmerre b\u00ebrthamike. Dhe po, vet\u00ebm k\u00ebto 2 A-ja t\u00eb atomik\u00ebs jan\u00eb &#8220;MAXI-TMERR&#8221;&#8230; t\u00eb tjer\u00ebt rrotull jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;MINI-tmerre&#8221; z. Natanjahu, nj\u00eb i till\u00eb &#8220;MINI-TMERR&#8221; jeni dhe ju vet\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 2 MAXIATURA t\u00eb tmerrshme i ka bota (me 11.000 tmerre atomike, e keni llogaritur k\u00ebt\u00eb z. Natanjahu), k\u00ebto 2 A-ja po, k\u00ebta do mund t&#8217;ishin &#8220;Goliath&#8221;, tmerr futurist i mbar\u00eb njer\u00ebzimit, secili prej tyre tashm\u00eb di\u00e7 si GOLIATH i fjetur. Jo ndokush tjet\u00ebr, jo Irani, vall\u00eb si na qenkan &#8220;Goliath&#8221; gazan\u00ebt, pik\u00ebrisht aty n\u00eb Gaza dikur moti kur pat\u00ebn zbarkuar &#8220;filistin\u00ebt&#8221;, at\u00ebbot\u00eb edhe fiset e popullit tuaj pat\u00ebn zbritur diku nga malet q\u00eb t&#8217;p\u00ebrballeshin me ta. Sipas juve Davidi e pati mundur gjigantin &#8220;Goliath&#8221; mir\u00ebpo ishte nj\u00eb bari ordiner\u00eb, e pati fituar duelin me \u00e7omang\u00eb dhe me l\u00ebngun magjik t\u00eb per\u00ebndis\u00eb (di\u00e7 ngjash\u00ebm si\u00e7 Asterix-i i Galis\u00eb i grushtoste romak\u00ebt, i b\u00ebnte lesh centurion\u00ebt e Rom\u00ebs). Davidi pati fituar me ndihm\u00ebn e per\u00ebndis\u00eb thot\u00eb legjenda (ky do duhej t&#8217;ishte &#8220;mesazhi&#8221; i legjend\u00ebs, apo jo).<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebrndryshe, n\u00ebse Davidi e mundi gjigant-Goliathin e filistin\u00ebve, at\u00ebher\u00eb pse nuk i mundi kurr\u00eb romak\u00ebt. E gjith\u00eb bota mbar\u00eb e din\u00eb q\u00eb armiku milenial, armiku i mij\u00ebvje\u00e7arve i juaji ishin ROMAK\u00cbT (tashm\u00eb madje dhe eskimez\u00ebt e din\u00eb, n\u00ebse dikur t\u00eb izoluar atje n\u00eb akullnajat, tashm\u00eb dhe ata ju shohin nga sateliti). Jo gazan\u00ebt, jo palestinez\u00ebt, nuk jan\u00eb armiqt\u00eb tuaj, nj\u00eb mbret i persian\u00ebve madje ju pati mbrojtur, Kajreshi n\u00ebse s&#8217;gabohem, apo Kiros, si quhet nga vet\u00eb iranian\u00ebt.<\/p>\n<p>Jo z. Natanjahu, Davidi pati fituar ndaj Goliath-filistinit me ndihm\u00ebn e per\u00ebndis\u00eb (si mesazh i fabul\u00ebs p\u00ebr besimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb), Davidi s&#8217;pati fituar me F-35, me hekurishtesh bler\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, assesi z. Natanjahu, Davidi s&#8217;kishte F-35 p\u00ebr t&#8217;i bombarduar f\u00ebmij\u00ebt e uritur gazan\u00eb dhe as n\u00ebnat e tyre buz\u00eb vdekjes. Bota me arsyen e sh\u00ebndosh\u00eb s&#8217;e ka t\u00eb qart\u00eb pse Palestina do duhej t&#8217;ishte e juaja z. Natanjahu, q\u00ebkur s&#8217;ka qen\u00eb as e juaja as e filistin\u00ebve. Bota me arsyen e sh\u00ebndosh\u00eb s&#8217;e ka t\u00eb qart\u00eb pse Amerika e p\u00ebrdor\u00eb veton dhe e bllokon 2-shtet\u00ebsin\u00eb, 7 miliard\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, i gjith\u00eb globi i politikave \u00e7uditen, vet\u00ebm 500 milion\u00eb evropian\u00eb dhe 300 milion\u00eb amerikan\u00eb e din\u00eb &#8220;pse&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nSi qytetar\u00eb ordiner\u00eb, n\u00eb rrafshin personal shpesh pandehim se jan\u00eb 2-3 p\u00ebrspektiva, edhe kur e largojm\u00eb p\u00ebrspektiv\u00ebn politike (dmth. interesat, qofshin t\u00eb nd\u00ebrsjella, qofshin jo, qofshin &#8220;shlyerje borxhi&#8221;, &#8220;kthim i t\u00eb mir\u00ebs&#8221; s\u00eb dikurshme etj), prap\u00eb sikur pandehim se kan\u00eb ngelur s\u00ebpaku nja 2 p\u00ebrspektiva tjera. Psh. edhe pafat\u00ebsia si paragjykim e ka natyr\u00ebn e vet, \u00e7&#8217;faj kishte populli n\u00eb Hiroshima &#8211; ta z\u00ebm\u00eb si shembull, si ilustrim shkurt i pafat\u00ebsis\u00eb &#8211; q\u00eb t&#8217;u hidhej monstruoziteti atomik sip\u00ebr kokave, madje ishin akoma n\u00eb gjum\u00eb, duke i p\u00ebrkundur \u00ebndrrat, me 1 urdh\u00ebr &#8220;presidencial&#8221; t\u00eb politikave. Kush e &#8220;zgjodhi&#8221; fatin e tyre, pse pik\u00ebrisht Hiroshima, kush e &#8220;caktoi&#8221; at\u00eb pafat\u00ebsi t\u00eb tyre kolektive, Zoti&#8230; no way (do ishte absurd dhe vet\u00eb p\u00ebrsiatja e k\u00ebsollojshme).<\/p>\n<p>Dmth. n\u00ebse merremi me &#8220;pafat\u00ebsin\u00eb&#8221; sikur s&#8217;mund t&#8217;b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb, madje as si klithm\u00eb, ndaj kujt t\u00eb klithim, vall\u00eb si ndalohen bombat e Hiroshimave, duhet ta th\u00ebrrasim &#8220;Superman-in&#8221; e fantazive, apo ndonj\u00eb Wonder Woman t\u00eb luftoj\u00eb me Aresin, me Marsin. Mos vall\u00eb Zoti e &#8220;d\u00ebnoi&#8221; popullin komplet t\u00eb z. Natanjahu p\u00ebr 2000 vjet rresht (?!) Por kot, e lodhim kok\u00ebn kot, s&#8217;kap\u00ebrthehet, s&#8217;e kuptojm\u00eb dot, jemi aq t\u00eb &#8220;vegj\u00ebl&#8221; si qenie njer\u00ebzore, sikur vet\u00eb kuptimi del jasht\u00eb kuptim\u00ebsis\u00eb. Mund vet\u00ebm t&#8217;i lutemi Zotit, n\u00eb kuptimin humanistik, si\u00e7 do ia b\u00ebnte dhe N\u00ebn\u00eb Tereza, mbase ndajm\u00eb di\u00e7 si bamir\u00ebsi, provojm\u00eb sadopak ndonj\u00eb kafshat\u00eb ndihm\u00eb, solidarizohemi shpirt\u00ebrisht etj.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00ebse k\u00ebto 2-3 p\u00ebrspektiva t\u00eb p\u00ebrsiatjes e ng\u00ebrthejn\u00eb dhe &#8220;padrejt\u00ebsin\u00eb&#8221;, at\u00ebher\u00eb gjithmon\u00eb sikur e kam p\u00ebrjetuar dhimbjen p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hebrenjve gjat\u00eb historis\u00eb, \u00e7&#8217;faj kishte nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb p\u00ebr 2000 vjet me radh\u00eb (e kam fjal\u00ebn q\u00eb nga shek. 1 i Rom\u00ebs perandorake e k\u00ebndej). Mos vall\u00eb Zoti e caktoi t\u00eb vuante nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb p\u00ebr 2000 vjet sepse 1 &#8220;tradhtar&#8221; i Profetit i pati b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e planetit, aq shum\u00eb m\u00ebkate sa duheshin 2000 vjet p\u00ebr t&#8217;u paguar m\u00ebkatet (nga i gjith\u00eb populli komplet). Mos vall\u00eb duke i hedhur bombat atomike n\u00eb Hiroshima, duke i shkat\u00ebrruar kolektivisht qytetet, duke i p\u00ebrdorur holokaust-aparaturat e tmerrshme, apo duke e d\u00ebnuar nj\u00eb popull komplet p\u00ebr 2000 vjet&#8230; u &#8220;shpaguakan&#8221; fajet tona ndaj Zotit. Me sa di un\u00eb n\u00eb Venedikun e dikursh\u00ebm hebrenjt\u00eb paguanin madje dhe taksa q\u00eb &#8220;ishin gjall\u00eb&#8221;, imagjino&#8230; taksa q\u00eb frymomin, dhe at\u00eb ku, n\u00eb &#8220;geto-t&#8221; (rishtas, n\u00ebse s&#8217;gabohem, geto-ja si term nga aty e ka origjin\u00ebn).<\/p>\n<p>Harta e mbret\u00ebresh\u00ebs Zenobia, si\u00e7 e cek\u00ebm &#8220;ironin\u00eb&#8221; q\u00eb n\u00eb hyrje, mbret\u00ebria e saj i &#8220;mbulon&#8221; trevat e Palestin\u00ebs komplet, s&#8217;shihet as Gaza as Izrael, dikur Zenobia e pik\u00eblluar q\u00eb romak\u00ebt e n\u00ebnshtronin gjithkend, sot bota pik\u00ebllohet me shkat\u00ebrrimin e qytetit Palmira &#8211; vet\u00eb sikur kurr\u00eb s&#8217;do ia dal\u00eb ta &#8220;kuptoj&#8221;, sikur kurr\u00eb s&#8217;do mund t\u00eb &#8220;pajtohem&#8221; me absurdin, sikur zemra prore e ndien dhimbjen p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e lasht\u00ebsis\u00eb s\u00eb qytetit Palmira. (Shkrova &#8220;romak\u00ebt e pushtonin gjithkend&#8221; anise jo ndoshta gjithkend, bota e &#8220;barbar\u00ebve&#8221; shpesh sillte surpriza, lloj-lloj t\u00eb papriturash, historia do ket\u00eb dhe ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, sepse s&#8217;b\u00ebn pa p\u00ebrjashtime, p\u00ebrndryshe do ishte histori e &#8220;pahijshme&#8221;, psh. romak\u00ebt ndoshta e pat\u00ebn n\u00ebshtruar gjithkend, e edhe t\u00eb ngrat\u00ebn mbret\u00ebresh\u00eb Zenobia, ndoshta p\u00ebrve\u00e7 fiseve t\u00eb Germania, apo fiseve &#8220;p\u00ebrtej&#8221; murit t\u00eb Hadrianit etj. k\u00ebso rastesh t\u00eb ngjashme : )<\/p>\n<p>Sot bota e pik\u00eblluar dhe s&#8217;ka fjal\u00eb si &#8220;p\u00ebrshkruhet&#8221; shkat\u00ebrrimi i qytetit Palmira. Q\u00eb nga v. 2014, Shteti Islamik e ka shkat\u00ebrruar trash\u00ebgimin\u00eb kulturore n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb papar\u00eb (psh. n\u00eb Irak, Siri, Libi), shkat\u00ebrrimet e tyre do i kishin n\u00eb &#8220;sh\u00ebnjest\u00ebr&#8221; aq shum\u00eb objektesh t\u00eb lashta, qytete, muzeume, tempuj, biblioteka. Sepse me gjas\u00eb aq e leht\u00eb, tashm\u00eb jo vet\u00ebm dogmat dhe doktrinat, jo vet\u00ebm veglurinat dogmatike e politike por dhe verb\u00ebria e &#8220;zez\u00eb&#8221; praktike. Tashm\u00eb si Shtet Islamik na i paske dhe artilerit\u00eb moderne, lloj-lloj arm\u00ebsh dhe eksplozivet, tashm\u00eb aq e leht\u00eb nj\u00eb ngrehje gishti dhe buuuum. I gjith\u00eb njer\u00ebzimi rreth e rrotull sikur i paralizuar nga dhimbja p\u00ebr shkat\u00ebrrimet e Palmira.<\/p>\n<p>Absurd, nj\u00ebsoj si t\u00eb rr\u00ebnoheshin bie fjala piramidat n\u00eb Giza, gjith\u00e7ka e lasht\u00ebsis\u00eb egjiptase, vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb absurd t\u00eb &#8220;akuzohen&#8221; 3000-4000 vite t\u00eb mbret\u00ebr-faraon\u00ebve. Ose qytet\u00ebrimet q\u00eb kan\u00eb ekzistuar me mileniume, mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb para profet\u00ebve Abrahamik\u00eb (qoft\u00eb para koh\u00ebs s\u00eb Jezusit a profetit Muhamed, qoft\u00eb para t\u00eb gjitha Biblave a Kuranit). \u00c7&#8217;faj kan\u00eb &#8220;qytetet&#8221; e kulturave 3000-vje\u00e7are, kulturat e para 2000 viteve, 1000 viteve, vall\u00eb \u00e7&#8217;faj do kishin tempujt e per\u00ebndesh\u00ebs Vesta n\u00eb Rom\u00eb, tempuj ku sh\u00ebrbente vet\u00eb sublimorja e past\u00ebrtis\u00eb, vet\u00eb virgj\u00ebreshat vestaliane. Tempuj kur ruhej gjall\u00eb &#8220;flaka e shenjt\u00eb&#8221;, n\u00eb t\u00eb cilin zjarr varej vet\u00eb fati i Rom\u00ebs &#8211; sepse ashtu besonin romak\u00ebt. Larg qoft\u00eb t\u00eb shuhej zjarri n\u00eb tempujt e per\u00ebndesh\u00ebs Vesta, sepse do ishte vet\u00eb katastrofa, do shuhej dhe Roma si perandori. Apo dhe tempujt e m\u00ebvonsh\u00ebm, \u00e7&#8217;faj na pask\u00ebsh Tikali, \u00c7i\u00e7en Itza e m\u00ebvon\u00ebshme, gjith\u00e7ka e qytet\u00ebrimit Maya, \u00e7&#8217;faj do na kishte Angkor Wat i Azis\u00eb atje larg, apo dhe tempulli i &#8220;dashuris\u00eb&#8221; Taj Mahal (pse jo si shembull), mauzoleumi n\u00eb Tagra.<\/p>\n<p>Shteti Islamik, sipas koncepteve per\u00ebndimore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb transnacionale militante xhihadiste salafiste, dhe di\u00e7 si kuazi-shtet (t\u00eb cilin s&#8217;e njeh askush nga bota e qytet\u00ebruar e politikave). N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr sikur shpesh ia themi shkurt &#8220;ISIS&#8221;, pa\u00e7ka se anglisht, njohur sipas shkurtesave anglisht IS &#8211; Islamik State, apo dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL), sikur dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Siris\u00eb (ISIS). Mir\u00ebpo mua s&#8217;m\u00eb interesojn\u00eb &#8220;politikat&#8221;, quaje si t\u00eb duash, t\u00eb nes\u00ebrmen marsian\u00ebt, kolonit\u00eb e atjeshme mund ta quajn\u00eb fare &#8220;ndryshe&#8221;, s&#8217;e kemi iden\u00eb. Sikur dhe ana tjet\u00ebr; pretendo, pandeh se na qenke kush t\u00eb duash si shtet&#8230; pse jo, mir\u00eb se ekziston, s&#8217;u p\u00ebrzihem as thneglave pa le shteteve a politikave : )<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e dhimbshme \u00ebsht\u00eb &#8220;verb\u00ebria&#8221;, \u00ebsht\u00eb dhimbje shkat\u00ebrrimi i vet\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore, shkat\u00ebrrimi i vet\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb humanizmit. Shteti Islamik e justifikon shkat\u00ebrrimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore me salafizmin, me doktrinat e fondamentalizmit e me dogmatikat. I cili salafiz\u00ebm, sipas ndjek\u00ebsve, sipas ith\u00ebtar\u00ebve i jep &#8220;r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe vendosjes s\u00eb monoteizmit (tawhid) dhe eliminimit t\u00eb politeizmit (shirk). Sipas besimtar\u00ebve t\u00eb Shtetit Islamik ekziston &#8220;baz\u00eb ideologjike&#8221; e mjaftueshme p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e vendeve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb historike a kulturore (psh. n\u00eb Palmira).<\/p>\n<p>Por mos vall\u00eb pra u dashka fillimisht t\u00eb rrafshohet i gjith\u00eb planeti, gjith\u00e7ka fillimisht pluhur dhe t&#8217;niset nga e &#8220;para&#8221; me salafizmin e tyre (?!). Mos vall\u00eb gjith\u00e7ka e planetit nd\u00ebrtuar deri n\u00eb koh\u00ebn e ardhjes s\u00eb salafizmit, dhe gjithka e nd\u00ebrtuar pas salafizmit t\u00eb Shtetit Islamik&#8230; kudo, n\u00eb secilin cep t\u00eb bot\u00ebs, duhet shkat\u00ebrruar (!). Sepse nuk p\u00ebrputhen me salafizmin as me tradit\u00ebn sunite &#8211; p\u00ebr fat t\u00eb keq p\u00ebr ndjek\u00ebsit e politikave t\u00eb Shtetit Islamik, shkat\u00ebrrimet e tempujve n\u00eb Palmira (dhe kudo, jo vet\u00ebm n\u00eb Palmira) JUSTIFIKOHEN nga vet\u00eb Zoti, dhe jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me tradit\u00ebn sunite-islamike.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb planeti, gjith\u00eb njer\u00ebzimi mbar\u00eb e respekton Zotin e monoteizmit, askush s&#8217;u p\u00ebrzihet salafist\u00ebve t\u00eb Shtetit Islamik as \u00e7far\u00eb besojn\u00eb as si besojn\u00eb ata, askush nuk i shemb tempujt e tyre. Bazuar n\u00eb respektin ndaj besimit monoteistik, e gjith\u00eb bota mbar\u00eb e di q\u00eb Zoti ishte-\u00ebsht\u00eb krijuesi i bot\u00ebs dhe i njer\u00ebzimit, krijues i mbar\u00eb universit (un\u00eb shpesh ia shtoj madje dhe i multiversit, e them k\u00ebt\u00eb nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebr &#8220;inat&#8221; t\u00eb string-teoricien\u00ebve : ) sepse k\u00ebta shtiren sikur harrojn\u00eb ta thon\u00eb, vet\u00eb s&#8217;e thon\u00eb kurr\u00eb). Sipas Shtetit Islamik dhe sipas gjith\u00eb monoteist\u00ebve anemban\u00eb bot\u00ebs, Zoti e ka krijuar jo vet\u00ebm bot\u00ebn natyrore, secilin atom t\u00eb universit, ligjet dhe rendin universal, por dhe rendin etik, shtyllat etike, fondamentin moral t\u00eb planetit Tok\u00eb, me t\u00eb cilin rend njer\u00ebzimi duhet t\u00eb p\u00ebrputhet dhe k\u00ebshtusoj, krahas etikave, njeriu duhet t\u00eb p\u00ebrputhet dhe me rendin shoq\u00ebror, Zoti i shenjt\u00eb, Zoti \u00ebsht\u00eb suprem dhe unik, besimi n\u00eb Zotin mund t\u00eb p\u00ebrjetohet si magjepsje dhe si frik\u00eb, sepse vet\u00eb Zoti ka dashur ashtu, si mysterium tremendum (mister i friksh\u00ebm) nj\u00ebkoh\u00ebisht dhe si mysterium fascinans (mister magjeps\u00ebs), vullneti i Zotit s&#8217;ka kufij, thjesht i paskajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb Zoti ka dashur, ka patur vullnet (nuk vihet n\u00eb &#8220;pik\u00ebpyetje&#8221; vullneti hyjnor), ka vendosur ta krijoj\u00eb Shtetin Islamik me 20.000 besimtar\u00ebt e k\u00ebtij shteti &#8220;fringo&#8221; t\u00eb ri. Ndoshta t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt e Shtetit Islamik (mbase p\u00ebrve\u00e7 grave, si supozim i yni i pafajsh\u00ebm) din\u00eb si shkrepen bombat, si p\u00ebrdoren arm\u00ebt, eksploziv\u00ebt p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar Palmir\u00ebn, sepse Zoti ka vendosur ashtu. Na vjen keq Zenobia, ti dikur mjaft mbret\u00ebresh\u00eb e zonja, lozje me romak\u00ebt, s&#8217;kishe aspak frik\u00eb nga Roma e paskajshme, pothuaj &#8220;nj\u00ebsoj&#8221; si dhe ne tani, as ne s&#8217;i frik\u00ebsohemi kujt p\u00ebrve\u00e7 Zotit, as raketave b\u00ebrthamike t\u00eb Rusis\u00eb, t\u00eb Izraelit, Indis\u00eb, Amerik\u00ebs, as t\u00eb Kin\u00ebs, mos u pik\u00ebllo&#8230; krijimi dikur dhe shkat\u00ebrrimi sot i Palmir\u00ebs ishte dhe \u00ebsht\u00eb vullnet i Zotit, vendimi i Zotit \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nga ana tjet\u00ebr i nj\u00ebjti Zot pati vendosur gjithashtu t&#8217;i krijonte 8 miliard\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten bot\u00eb, vall\u00eb pse i duheshin Zotit 8 miliard\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb&#8230; derisa vet\u00ebm 20.000 salafist\u00eb t\u00eb Shtetit Islamik do ishin mjaft si besimtar\u00eb idealist\u00eb. I nj\u00ebjti Zot (para Shtetit Islamik) e pati krijuar dhe Perandorin\u00eb e Rom\u00ebs, Palmir\u00ebn, Perandorin\u00eb Mongole, Perandorin\u00eb Osmane, perandorit\u00eb 5000-vje\u00e7are t\u00eb Kin\u00ebs&#8230; gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb dhe ishte n\u00eb duart e Zotit &#8211; thon\u00eb salafist\u00ebt e Shtetit Islamik. Dmth. ABSOLUTISHT gjith\u00e7ka, me pluhurin ton\u00eb e me pluhnaja t\u00eb galaktikave, me pluhurin e rr\u00ebnojave t\u00eb Palmira, sikur dhe me pluhnajat e universit (me t\u00eb cilin krijohen yjet). Madje inkluzivisht &#8220;neuronet&#8221; e mendjes s\u00eb tyre, me gjith\u00e7ka q\u00eb salafist\u00ebt e Shtetit Islamik din\u00eb, e me gjith\u00e7ka q\u00eb ne t\u00eb ngrat\u00ebt e tjer\u00eb si frymor\u00eb nuk dim\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, 4 k 2025 &#8211; koment, p\u00ebrsiatje, klithm\u00eb p\u00ebr paqen dhe p\u00ebr humanizmin n\u00eb Gaza) Ngjitur: mbret\u00ebresha Zenobia, dhe nj\u00eb hart\u00eb e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb saj, piktur\u00eb e H. G. Schmalz &#8211; &#8220;Zenobia, Mbret\u00ebresha e Palmiras\u00eb&#8221;, 1888&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=18140\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-18140","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18140\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}