{"id":18269,"date":"2025-07-20T12:00:40","date_gmt":"2025-07-20T11:00:40","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=18269"},"modified":"2025-07-22T10:03:48","modified_gmt":"2025-07-22T09:03:48","slug":"fshikullosje-morale-per-nje-shekull-padrejtesi-presidentja-e-kosoves-2024","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=18269","title":{"rendered":"Fshikullosje morale p\u00ebr nj\u00eb shekull padrejt\u00ebsi (Presidentja Vjosa Osmani, 2024)"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, 20 k 2025 &#8211; video, dhe koment)<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/arspo_vjosa_osmani_2020_crop.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/arspo_vjosa_osmani_2020_crop-231x300.jpg\" alt=\"\" width=\"241\" height=\"310\" class=\"alignright size-medium wp-image-18271\" \/><\/a><\/p>\n<p>&#8220;<strong>k\u00ebrkoni falje z. Vuciq, s\u00ebpaku ta sheh bota se nj\u00eb grim\u00eb humaniz\u00ebm a njerzill\u00ebk ka ngelur brenda jush<\/strong>&#8221;<\/p>\n<p>&#8230;pothuaj sikur s&#8217;m\u00eb besohet q\u00eb nuk i ka m\u00eb larg se 1 vit kjo video, jo 7 vite mbrapa, nuk i ka 20 vjet as 13 vjet, nuk eshte ca vite pas luft\u00ebs, kur ende mund t&#8217;ishim me psikozat e t\u00eb tendosur (do ishte fare normale dhe e natyrshme)&#8230; jo por video e vitit te kaluar, madje politikisht akoma &#8220;aktuale&#8221;, video e Prillit 2024 (sikur ashtu n\u00eb mendje po doja t&#8217;ia &#8220;sqaroj&#8221; tim biri dhe detajet, anise vet\u00ebm linkun ia nisa te video-montazhit qe e gjeta, edicioni i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs ne Fb &#8211; sqarim &#8220;shtes\u00eb&#8221; me mendjen q\u00eb t&#8217;mos mendonte se ndonj\u00eb video e vjet\u00ebr, sikur doja t&#8217;i thosha, shih&#8230; akoma s&#8217;ka &#8220;l\u00ebvizur&#8221; gj\u00eb e mend\u00ebsis\u00eb ballkanike, i nj\u00ebjti Vuciq thuase ndonj\u00eb &#8220;marionet\u00eb temporale&#8221; e t\u00eb dikurshmit Milloseviq, shihe mir\u00eb dhe mos u ngut, jo rreshqitazi as fluturimthi, shihe me vemendje dhe bindu&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;nj\u00ebkoh\u00ebsisht mrekullohu me faktin e denj\u00ebsis\u00eb, me z\u00ebrin e pafaj\u00ebsis\u00eb, me faktin q\u00eb para syve t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb ambientet e Kombeve t\u00eb Bashkuara (n\u00eb seanc\u00ebn e Keshillit t\u00eb Sigurimit), Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs znj. Vjosa Osmani e fshikullon presidentin e Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq, para gjith\u00eb bot\u00ebs pothuaj si nj\u00eb &#8220;mesuese e klas\u00ebs politike&#8230; e klas\u00ebs s\u00eb kalamajve politik\u00eb&#8221; t\u00eb Serbis\u00eb, fshikullim me k\u00ebrba\u00e7in e nd\u00ebrgjegjes (komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare), thuase fshikullosje e Serbis\u00eb para gjygjit historik, nga fjal\u00ebt e saj thuase fshikullohen ca \u00e7aste t\u00eb &#8220;epok\u00ebs ballkanike&#8221; p\u00ebr gjith\u00e7ka&#8230; <\/p>\n<p>&#8230;fshikullosje morale p\u00ebr 1 shekull padrejt\u00ebsi s\u00ebfundi n\u00eb kurriz t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb shekull p\u00ebrbuzje, p\u00ebr nj\u00eb shekull n\u00ebperk\u00ebmbjesh t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb, fshikullim me k\u00ebrba\u00e7in e humanizmit (shqiptar dhe mbar\u00ebbot\u00ebror) p\u00ebr masakrat e p\u00ebr zullumin sistematik, p\u00ebr dhunimet e p\u00ebr vrasjet, p\u00ebr sa e sa viktimat e pafajshme, p\u00ebr zezon\u00ebn kulturore dhe p\u00ebr thund\u00ebrzez\u00ebn shtyp\u00ebse mbi shpin\u00ebn e popullit m\u00eb paq\u00ebsor q\u00eb njeh Evropa dhe e gjith\u00eb bota &#8211; popull q\u00eb dhe pas 1 shekulli t\u00eb mjerimit t\u00ebnd ta ofroi dor\u00ebn e fqinj\u00ebsis\u00eb paq\u00ebsore, shansin e paqes &#8220;gandiane&#8221;, mbi nj\u00eb dekad\u00eb ta ofroi buz\u00ebqeshjen dhe arsyen pacifiste &#8220;rugoviane&#8221;, ti prap\u00eb e vrave dhe e masakrove, tashm\u00eb madje n\u00eb sy t\u00eb paqeruajt\u00ebsve&#8230; para ambasador\u00ebve t\u00eb paqes, para kamerave te gjith\u00eb bot\u00ebs, rishtas si dikur para 1 shekulli i masakrove f\u00ebmij\u00ebt, pleqt\u00eb, n\u00ebnat e Re\u00e7akut, e populli paqedashes rishtas dhe prap\u00eb t&#8217;i &#8220;fal\u00eb leksionet&#8221; q\u00eb ti kurr\u00eb si zure nga historia e paturp\u00ebsis\u00eb sate, sepse e qart\u00eb, historia i ka tekat e veta n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet&#8230; tani s&#8217;ke turp t\u00eb g\u00ebnjesh, jo vet\u00ebm para opinionit serb por dhe para gjith\u00eb bot\u00ebs (p\u00ebr g\u00ebnjeshtrat ia tha tro\u00e7 znj. Presidente, sapo ia filloi me p\u00ebrgjigjen)&#8230;<\/p>\n<div class=\"vid-align-right clearfix\">\n<div style=\"width: 249px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-18269-1\" width=\"249\" height=\"380\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/voa_video_pres_osmani_dhe_vuciq_pr_2024_un1.mp4?_=1\" \/><a href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/voa_video_pres_osmani_dhe_vuciq_pr_2024_un1.mp4\">https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/voa_video_pres_osmani_dhe_vuciq_pr_2024_un1.mp4<\/a><\/video><\/div>\n<\/div>\n<p>&#8230;s&#8217;ka si mohohet as ana tjet\u00ebr e ironis\u00eb, kahdo t\u00eb rrotullohet historia skajshm\u00ebrisht ironike z. Vuciq, shqiptar\u00ebt me shekuj t\u00eb rob\u00ebruar e prap\u00eb gjithmon\u00eb do u ndihmonin t\u00eb tjer\u00ebve, sepse ashtu jan\u00eb t\u00eb &#8220;gatuar&#8221;, unikal\u00eb dhe origjinal\u00eb, jan\u00eb proto-evropian\u00eb, evropian\u00ebt m\u00eb t\u00eb lasht\u00eb&#8230; s&#8217;ka ku m\u00eb tej sesa vet\u00eb lasht\u00ebsia z. Vuciq, jan\u00eb shqiptar\u00eb faqebardh\u00eb me gjuh\u00eb e me gjith\u00e7ka, jan\u00eb autokton\u00eb e jo t\u00eb &#8220;ardhur&#8221;, edhe n\u00eb betej\u00ebn e Kosov\u00ebs (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pagandat e nacionalizmit tuaj, paturp\u00ebsisht b\u00ebjn\u00eb aq shum\u00eb buj\u00eb) kund\u00ebr pushtuesve nga Azia kan\u00eb luftuar krah-p\u00ebr-krah\u00eb dhe komandant\u00ebt shqiptar\u00eb, nuk ishin vet\u00ebm serb\u00ebt n\u00eb at\u00eb betej\u00eb, si s&#8217;keni turp&#8230; sepse at\u00ebbot\u00eb shqiptar\u00ebt ishin &#8220;kristian\u00eb&#8221;, ende ishin t\u00eb krishter\u00eb, turqit tek pastaj m\u00eb von\u00eb do ua st\u00ebrfishonin zullumin dhe do i konvertonin, do ua nd\u00ebrronin fen\u00eb me shpat\u00eb e me zor, me metodat m\u00eb barbare dhe m\u00eb t\u00eb err\u00ebta, metoda q\u00eb mund t&#8217;u falen otoman\u00ebve (meq\u00eb vinin nga Azia) por s&#8217;i &#8220;falen&#8221; pothuaj as vet\u00eb Mesjet\u00ebs s\u00eb Evropes, e din\u00eb e gjith\u00eb bota mbar\u00eb se si vepronin anadollak\u00ebt, se si i shtypnin popujt pushtuesit osman\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;jo z. Vu\u00e7iq, ju ishit &#8220;kriminel\u00ebt e luft\u00ebs dhe keqb\u00ebr\u00ebsit&#8221;, ju ishit zaptuesit dhe zullum\u00e7ar\u00ebt, shqiptar\u00ebt s&#8217;i kan\u00eb zaptuar tokat e askujt, askujt s&#8217;i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb &#8220;qaf\u00eb&#8221;, sot jan\u00eb ashtu si\u00e7 jan\u00eb, stoik\u00eb dhe faqebardh\u00eb sepse nd\u00ebrgjegja historike e tyre \u00ebsht\u00eb e virgj\u00ebr, 100% e kulluar, e past\u00ebr si kthjellt\u00ebsia e Jonit, si shkumb\u00ebval\u00ebzat e gjith\u00eb Mesdheut, nd\u00ebrgjegje e past\u00ebr si fryma e tok\u00ebs s\u00eb st\u00ebrlasht\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb lindur, &#8220;most\u00ebr&#8221; natyrale e vet\u00eb tok\u00ebs, &#8220;kall\u00ebp&#8221; i trojeve t\u00eb baballar\u00ebve, s&#8217;e kan\u00eb rob\u00ebruar as k\u00ebrc\u00ebnuar kurr\u00eb askend, edhe kur vet\u00eb n\u00eb v\u00ebshtiresi shqiptar\u00ebt prap\u00eb u kan\u00eb ndihmuar t\u00eb tjer\u00ebve, bota e njeh humanizmin e tyre, jo vet\u00ebm Lufta II Bot\u00ebrore&#8230; por historia ka d\u00ebshmi p\u00ebr humanizmin e tyre gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb, thjesht jan\u00eb ashtu, i njeh tashm\u00eb gjithkush, shqiptar\u00ebt dhe humanizmin e tyre e njohin madje dhe &#8220;getot&#8221; e Indis\u00eb, t\u00eb gjitha lagjet e verf\u00ebris\u00eb se k\u00ebsaj bote, solidaritetin, mik\u00ebpritjen dhe bes\u00ebn e tyre e njeh i gjith\u00eb planeti, kujtohuni z. Vu\u00e7iq, as 4-5 shekuj t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs otomane nuk i t\u00ebhuaj\u00ebsuan shqiptar\u00ebt, sepse padyshim u ka ngelur &#8220;stampuar&#8221; n\u00eb kromozomet kodi i nderit dhe i bes\u00ebs, kodi i humanizmit, kodi i mbijetes\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;andaj thirrni mendjes z. Vuciq, turp i madh historik ta g\u00ebnjeni bot\u00ebn, dhe at\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Serbis\u00eb (si President-p\u00ebrfaq\u00ebsues q\u00eb ju kan\u00eb nisur k\u00ebtu), turp p\u00ebr mbar\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb vini k\u00ebtu me g\u00ebneshtrat n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb njer\u00ebzimit, t&#8217;i shisni bot\u00ebs gjoja &#8220;moral&#8221; politik duke e mbrojtur amoralitetin e regjimit t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, duke e ditur fort mir\u00eb q\u00eb Kosova e s\u00eb sotmes \u00ebsht\u00eb e lidhur kock\u00eb-e-l\u00ebkur\u00eb me t\u00eb djeshmen tuaj t\u00eb paturpshme, dhe at\u00eb ku, jo nga foltorja parlamentare, jo nga katedrat e Akademis\u00eb n\u00eb Beligrad, por keni ardhur pik\u00ebrisht n\u00eb selin\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb selin\u00eb e Kombeve t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb g\u00ebnjeni&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;shqiptar\u00ebt jan\u00eb mjaft t\u00eb p\u00ebrvuajtur dhe prore t\u00eb sfiduar nga tekat e historis\u00eb, s&#8217;e mohon kush, p\u00ebr nja gjysm\u00eb shekulli madje sikur padashtas dhe vet\u00eb e &#8220;l\u00ebnduan&#8221; veten, por nderi i tyre po ashtu \u00ebsht\u00eb sprovuar, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar historikisht dhe \u00ebsht\u00eb kalitur &#8211; dhe ja, tashm\u00eb thuase &#8220;shfletim i faqebardh\u00ebsis\u00eb&#8221;, nj\u00eb flet\u00ebz tutje e historis\u00eb, nj\u00eb grim\u00eb ironi nga vet\u00eb spontaniteti historik, n\u00eb nj\u00eb duel verbal n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb &#8220;mejdanit global&#8221; Presidentja e Kosovarlushes zem\u00ebrbardh\u00eb e &#8220;nokautizon&#8221; moralisht gjith\u00eb at\u00eb Vuciq mendjecek\u00ebt e g\u00ebnjeshtar, tek d\u00ebrd\u00ebllit\u00eb si nj\u00eb gjatosh i paturp\u00ebsis\u00eb politike (thuase vese plepash t\u00eb kalbur t\u00eb k\u00ebnet\u00eb-politikes serbe, thuase vesesh t\u00eb llumit t\u00eb epok\u00ebs milloseviqiane), Presidentja Osmani madje ia thot\u00eb tro\u00e7, e quan g\u00ebnjeshtar Presidentin e &#8220;madh&#8221; t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb sy t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs &#8220;&#8230;<strong>m\u00eb mir\u00eb t&#8217;na e shfaqnit pak\u00ebz pendes\u00eb q\u00eb i keni sh\u00ebrbyer aq lojalisht regjimit vrastar dikur n\u00eb rinin\u00eb tuaj gjat\u00eb t\u00eb &#8217;90-ve<\/strong>&#8220;&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;apo, le ta mbyllim dhe ne komentin ton\u00eb, ashtu-k\u00ebshtu videoja e dokumenton, e ka dokumentuar gjith\u00e7ka, Znj. Presidente i jep fund &#8220;fshikullosjes&#8221; thuase me keqardhje, thuase me denj\u00ebsin\u00eb &#8220;am\u00ebsore&#8221; (madje) prap\u00eb e gatshme t&#8217;i fal\u00eb &#8220;kalamajt\u00eb e pandreqsh\u00ebm t\u00eb politikave&#8221; n\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoheshin me apologjetikat ndaj humanizmit, &#8220;&#8230;<strong>k\u00ebtu i keni ata q\u00eb i keni vrar\u00eb e p\u00ebrbuzur, ua keni borxh k\u00ebrkimfaljen, k\u00ebrkojuni falje z. Vuciq, s\u00ebpaku ta sheh bota se nj\u00eb grim\u00eb humaniz\u00ebm a njerzill\u00ebk ka ngelur brenda jush<\/strong>&#8220;&#8230;<\/p>\n<p><em>[ ngjitur: Vjosa Osmani, foto-portret i v. 2020 &#8211; videoja (Voice of America) Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, 22 Prill 2024 &#8211; Presidentja e Kosov\u00ebs Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbime t\u00eb rrepta n\u00eb mbledhjen e rregullt t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/em><br \/>\n[ shih dhe tekstin e postimit t\u00eb VOA k\u00ebtu: <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7580236.html\" target=\"_blank\">https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7580236.html<\/a> ]<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, 20 k 2025 &#8211; video, dhe koment) &#8220;k\u00ebrkoni falje z. Vuciq, s\u00ebpaku ta sheh bota se nj\u00eb grim\u00eb humaniz\u00ebm a njerzill\u00ebk ka ngelur brenda jush&#8221; &#8230;pothuaj sikur s&#8217;m\u00eb besohet q\u00eb nuk i ka m\u00eb larg&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=18269\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-18269","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18269","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18269"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18269\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}