{"id":20250,"date":"2026-04-11T06:15:32","date_gmt":"2026-04-11T05:15:32","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=20250"},"modified":"2026-04-13T23:10:31","modified_gmt":"2026-04-13T22:10:31","slug":"hamendesia-rreth-racionalitetit-obsesiv-te-inteligjences-artificiale-ia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=20250","title":{"rendered":"Rreth Racionalitetit Obsesiv t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale (IA)"},"content":{"rendered":"<p><em>(S. Guraziu &#8211; Sky Division, 10 Prill 2026)<\/em><\/p>\n<p><strong>Abstraksion<\/strong>: Nd\u00ebr mjaft debate aktuale rreth IA, narrativa shpesh ngelet peng i nj\u00eb frike t\u00eb stisur, t\u00eb inskenuar, &#8220;zgjimi i IA me d\u00ebshirat e veta, me lig\u00ebsin\u00eb e vet, me vullnetin p\u00ebr t\u00eb mbijetuar&#8221;. Por, nd\u00ebrsa ne debatojm\u00eb rreth &#8216;shpirtit&#8217; hipotetik t\u00eb nj\u00eb super-inteligjence t\u00eb ardhshme, kemi stagnuar t\u00eb verb\u00ebr ndaj nj\u00eb rreziku shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb filozofin\u00eb e Arthur C. Clarke dhe n\u00eb kritik\u00ebn ndaj &#8220;paktit&#8221; korporativ t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb, ky artikull argumenton se IA nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb lloj i ri i lig\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrkundrazi, thjesht nj\u00eb veg\u00ebl tibiale, &#8220;ashti tibial&#8221; m\u00eb i sofistikuar i gdhendur ndonj\u00ebher\u00eb nga dora e njeriut &#8211; veg\u00ebl e lindur nga instinkti parahistorik i njeriut p\u00ebr dominim. Nga inxhinieringu i dezinformimit masiv e deri te mjegulla digjitale e kontrollit social, k\u00ebrc\u00ebnimi real nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse IA do t&#8217;m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb p\u00ebr vete, t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb vet\u00eb duke g\u00ebnjyer, rreziku \u00ebsht\u00eb se IA tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb programuar nga korporatat t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb realisht p\u00ebr t&#8217;na hutuar, p\u00ebr t&#8217;na manipuluar si shoq\u00ebri konsumeriste, si blloqe t\u00eb socio-politikave &#8211; si tufa delesh bardhoshe q\u00eb duhet t&#8217;u tremben &#8216;tuf\u00ebzezave&#8217;. Madje dhe p\u00ebr t&#8217;na ndihmuar q\u00eb t&#8217;m\u00ebsohemi me g\u00ebnjeshtr\u00ebn, dmth. duke na l\u00ebn\u00eb t\u00eb g\u00ebnjyer dyfish a shumfish.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/skyd_hamendesia_rreth_racionalitetit_obsesiv_te_ia.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/skyd_hamendesia_rreth_racionalitetit_obsesiv_te_ia.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"840\" class=\"alignnone size-full wp-image-20251\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/skyd_hamendesia_rreth_racionalitetit_obsesiv_te_ia.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/skyd_hamendesia_rreth_racionalitetit_obsesiv_te_ia-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/skyd_hamendesia_rreth_racionalitetit_obsesiv_te_ia-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/skyd_hamendesia_rreth_racionalitetit_obsesiv_te_ia-768x461.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\n\u201cKat\u00ebr miliard\u00eb vjet evolucion kan\u00eb v\u00ebrtetuar se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb mbijetoj\u00eb m\u00ebson t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb dhe t\u00eb manipuloj\u00eb; kat\u00ebr vitet e fundit kan\u00eb d\u00ebshmuar se agjent\u00ebt e IA mund t\u00eb fitojn\u00eb vullnetin p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe se IA tashm\u00eb ka m\u00ebsuar si t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb inteligjenca ajo q\u00eb ne i frik\u00ebsohemi, por d\u00ebshira. Nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb di shum\u00eb nuk na tremb. Nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon di\u00e7ka, q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb di\u00e7ka, kjo na tremb. Por, a mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo? A mund t&#8217;jet\u00eb q\u00eb IA t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb gj\u00ebra? A mundet IA t\u00eb ket\u00eb etje p\u00ebr fuqi, p\u00ebr pushtet? Etje p\u00ebr burime? A mundet IA t\u00eb fitoj\u00eb vullnetin p\u00ebr t\u00eb mbijetuar?\u201d &#8211; <em>(Yuval Noah Harari)<\/em><\/p>\n<p>\u201c\u00c7do agjent artificial mjaftuesh\u00ebm inteligjent q\u00eb ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb n\u00ebn-q\u00ebllime, do ta kuptoj\u00eb se i duhet t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;i arrij\u00eb q\u00ebllimet q\u00eb ne ia kemi caktuar. Edhe n\u00ebse nuk i jepet kurr\u00eb nga jasht\u00eb q\u00ebllimi i mbijetes\u00ebs, sistemi inteligjent do ta nxjerr\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.\u201d &#8211; <em>(Geoffrey Hinton, fitues i \u00c7mimit Nobel)<\/em><\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i vjet\u00ebr, ishte baza e shum\u00eb argumenteve mbi rrezikun ekzistencial, argumente q\u00eb kan\u00eb vazhduar p\u00ebr rreth 30 vjet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb supozim mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon inteligjenca, i cili nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i sakt\u00eb.\u201d &#8211; <em>(Melanie Mitchell, shkenc\u00ebtare kompjuterike, Institutin Santa Fe)<\/em><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb duhur q\u00ebllimesh, nj\u00eb IA super-inteligjente e ngarkuar me prodhimin e kap\u00ebseve t\u00eb letrave (paper clips) mund ta transformoj\u00eb p\u00ebrfundimisht gjith\u00eb planetin n\u00eb objekte prodhimi &#8211; n\u00eb nj\u00eb apokalips prej pajisjeve t\u00eb zyr\u00ebs, n\u00ebse doni.\u201d &#8211; <em>(Nick Bostrom, \u00c7\u00ebshtjet Etike Rreth Inteligjenc\u00ebs Artificiale t\u00eb Avancuar, 2003)<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto citate si\u00e7 renditur m\u00eb lart, sipas nesh ishin disa nga pikat kryesore t\u00eb artikullit publikuar n\u00eb Quanta (10 Prill 2026), autorja Amanda Gefter, n\u00eb fund k\u00ebshtu e p\u00ebrmyllte shkrimin e vet (thuktuar tani sadopak, me fjal\u00ebt tona).<br \/>\n\u201cPra, sistemet e sotme t\u00eb IA-s\u00eb nuk tregojn\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb se kan\u00eb zhvilluar q\u00ebllimet apo d\u00ebshirat e tyre, ose vullnetin p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Historit\u00eb q\u00eb i d\u00ebgjojm\u00eb jan\u00eb thjesht histori ose, m\u00eb sakt\u00eb, tekste marketingu (buj\u00eb p\u00ebr sa m\u00eb shum\u00eb shitje, a profit &#8211; sh\u00ebn. im). Por, a duhet t\u00eb na trembin ato historira, jo si t\u00eb v\u00ebrteta, por si paralajm\u00ebrime?\u201d &#8211; <em>(Amanda Gefter, Quanta Magazine, 10 prill 2026)<\/em><\/p>\n<p>***<br \/>\nDerisa tani p\u00ebr tani \u00ebsht\u00eb her\u00ebt t\u00eb flitet p\u00ebr &#8220;lig\u00ebsi&#8221;, apo ndonj\u00eb qasje &#8220;diabolike&#8221; t\u00eb IA, mendoj se nuk duhet anashkaluar as shp\u00ebrfillur rreziku dhe e keqja aktuale e nj\u00ebmend\u00ebsishme &#8211; do ishte e pafalshme t\u00eb harrohet rreziku i tanish\u00ebm i &#8220;bot\u00ebs reale&#8221; nga IA. Pikat si m\u00eb lart (nga artikulli i Quanta) merren me \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebse IA do ta zhvilloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome vullnetin p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer, d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbietuar, mir\u00ebpo p\u00ebr fat t\u00eb keq sikur prore na &#8220;rr\u00ebshqet&#8221; di\u00e7 nga v\u00ebmendja &#8211; nuk duhet shmangur as n\u00ebnvler\u00ebsuar faktori aktual njer\u00ebzor tek merret me armatosjen e IA, q\u00eb tani. Pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb tashmen \u00ebsht\u00eb duke ndodhur nj\u00eb aktivitet i mahnitsh\u00ebm n\u00eb nivel korporatash, sa i p\u00ebrket IA.<\/p>\n<p>Mendoj se ky problem do duhej ta sillte nj\u00eb ndryshim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb narrativ\u00ebn e debateve t\u00eb tilla (si n\u00eb rastin e sot\u00ebm t\u00eb revist\u00ebs Quanta), sepse q\u00ebtani e kemi &#8220;k\u00ebrc\u00ebnimin fantomik&#8221;, q\u00ebtani e kemi nj\u00eb &#8220;pakt&#8221; (covenant) mes korporatash dhe qeverive, mes korporatave dhe institucioneve shtet\u00ebrore. Q\u00ebtani korporatat dhe subjektet politike i p\u00ebrdorin LLM (Large Language Model) p\u00ebr t\u00eb gjeneruar dezinformim bind\u00ebs dhe me v\u00ebllim masiv, marramend\u00ebs (si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb, dhe b\u00ebn Facebook psh.). <\/p>\n<p>IA n\u00eb stadin e tanish\u00ebm thjesht u sh\u00ebrben korporatave si nj\u00eb veg\u00ebl me efikasitet t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr inxhinieringun social, p\u00ebr kontrollin social. Duke i p\u00ebrdorur narrativat e llojit t\u00eb revist\u00ebs Quanta, duke e zhvendosur &#8220;rrezikun potencial&#8221; n\u00eb koh\u00eblinj\u00ebn futuriste, arrihet &#8220;zbehja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb&#8221; reale n\u00eb t\u00eb tanishmen. Duke u fokusuar tek debatet rreth IA si nj\u00eb makin\u00eb inteligjente dhe mos vall\u00eb n\u00eb &#8220;zgjim e sip\u00ebr me lig\u00ebsin\u00eb e vet&#8221;, ne sikur e injorojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb reale t\u00eb korporatave mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si k\u00ebto modele jan\u00eb &#8220;rreshtuar&#8221; (ose keqrreshtuar) aktualisht, q\u00ebllimsh\u00ebm dmth., p\u00ebr &#8220;mjeljen e lop\u00ebve reklamatike&#8221;, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e administratave qeveritare me axhendat e tyre t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebr zhvendosjen e v\u00ebmendjes, p\u00ebr konfuzionin dhe hipnozat sociale, p\u00ebr vjedhjen e v\u00ebmendjes, p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb opinionin publik, p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb peizazhin politik etj. <\/p>\n<p>&#8220;G\u00ebnjeshtra&#8221; e IA (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb n\u00eb artikullin e Quanta) \u00ebsht\u00eb di\u00e7 hipotetike, mir\u00ebpo g\u00ebnjeshtra reale e faktorit njer\u00ebzor duke e keqp\u00ebrdorur IA si &#8220;funksion&#8221; \u00ebsht\u00eb fakt i s\u00eb sotmes teknologjike dhe do duhej t&#8217;ishte preokupimi yn\u00eb (ose dmth. preokupimi i artikujve t\u00eb Quanta, Science, Nature etj). N\u00eb t\u00eb tanishmen, &#8220;g\u00ebnjeshtra&#8221; reale e IA q\u00eb eksploatohet prapa &#8220;tekno-kulisave&#8221; nga korporatat nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb difekt as shenj\u00eb &#8220;ndjeshm\u00ebrie&#8221; e IA, por \u00ebsht\u00eb produkt i dizajnuar q\u00ebllimisht, \u00ebsht\u00eb kod, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsi algoritmike e programuar, produkt i rreziksh\u00ebm dhe manipulativ, i krijuar vet\u00ebdijsh\u00ebm nga njeriu, si\u00e7 u tha m\u00eb lart, p\u00ebr ta maksimizuar &#8220;vjeljen e frutave&#8221; t\u00eb sociales, p\u00ebr ta shtuar konfuzionin rreth luftrave, p\u00ebr ta imponuar heshtjen dhe ose p\u00ebrfitimin politik etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa debati filozofik vazhdon rreth problemit n\u00ebse IA do ta zhvilloj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb &#8220;vullnetin, d\u00ebshir\u00ebn&#8221; p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer, ne do duhej p\u00ebrballur n\u00eb fakt me realitetin aktual dhe rr\u00ebqeth\u00ebs, me programaturat e inxhinieringut t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb mashtrimit. K\u00ebrc\u00ebnimi real, anise &#8216;fantomik&#8217; i sot\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb IA q\u00eb &#8220;zgjohet gjoja me axhend\u00ebn e vet djall\u00ebzore&#8221;, por nj\u00eb pakt i heshtur (nj\u00eb &#8216;covenant&#8217; i zi) mes pushtetit korporativ dhe interesave politike. K\u00ebto entitete tashm\u00eb jan\u00eb duke i &#8216;m\u00ebsuar&#8217;, duke i programuar sistemet e IA me rolin primar p\u00ebr ndikimin mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn &#8211; duke i p\u00ebrdorur ato p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrmbytur rrjetet sociale me dezinformim t\u00eb kalkuluar (rasti m\u00eb i fam\u00ebkeq si ilustrim padyshim \u00ebsht\u00eb Facebook), ose p\u00ebr t&#8217;i manipuluar ndjenjat e publikut, p\u00ebr ta d\u00ebmtuar integritetin e votuesve. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, pra rreziku nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse IA ka &#8220;m\u00ebsuar t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb mbijetuar&#8221;, si\u00e7 autor\u00ebt e revist\u00ebs Quanta e paraqesin, artikulli i tyre \u00ebsht\u00eb i cek\u00ebt dhe i q\u00ebllimsh\u00ebm, sepse ndoshta Quanta kontrollohet pik\u00ebrisht nga t\u00eb nj\u00ebjtat korporata. Rreziku real i tanish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se IA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsosur si mjet, si veg\u00ebl komplekse p\u00ebr inxhinieringun socio-politik. Problemi real rreth IA nuk \u00ebsht\u00eb e ardhmja por e tashmja, s&#8217;do duhej &#8220;fokusimi&#8221; tek d\u00ebshira e nj\u00eb makine t\u00eb ardhshme p\u00ebr pushtet e manipulime, por tek abuzimi aktual i njeriut me k\u00ebt\u00eb inteligjenc\u00eb, p\u00ebr ta kontrolluar shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb mjegulle digjitale t\u00eb konfuzionit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tashmen ton\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, me gjith\u00eb vrullin e hapit zhvillimor dhe me ngarendjen, mendoj se duhet ndalur paksa dhe duhet kujtuar se historia e teknologjis\u00eb qe nisur mjaft paradoksalisht. Si\u00e7 pati sugjeruar i famshmi Arthur Clarke, vegla e par\u00eb e paranjeriut ishte nj\u00eb kock\u00eb tibiale &#8211; dhe p\u00ebrdorimi i par\u00eb i k\u00ebsaj vegle nuk ishte p\u00ebr t\u00eb ndrequr di\u00e7, por ishte di\u00e7 si nj\u00eb \u00e7ekan p\u00ebr t\u00eb goditur e p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Vegla e par\u00eb e njeriut ishte ashtore dhe qe p\u00ebrdorur si arm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e thjesht\u00eb e zhvillimit teknologjik njer\u00ebzor, ky ishte ai impulsi i par\u00eb i &#8220;shpikjeve&#8221; t\u00eb veglave &#8211; na thoshte Arthur C. Clarke. <\/p>\n<p>IA nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb &#8216;e keqe&#8217; e re si veg\u00ebl, apo ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim me nd\u00ebrgjegje, ndoshta do jet\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen distopike, askush s&#8217;e mohon as k\u00ebt\u00eb &#8211; por tani p\u00ebr tani IA ndoshta thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr asht tibial, &#8220;tibia&#8221; m\u00eb e sofistikuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;gdhendur&#8221; ndonj\u00ebher\u00eb nga njeriu &#8211; do thoshte Clarke. Frika s&#8217;do duhej t\u00eb shp\u00ebrqendrohet se IA eventualisht do ta zhvilloj\u00eb p\u00ebr vete dhe &#8220;shpirtin&#8221;, vet\u00ebdijen, mir\u00ebsin\u00eb a lig\u00ebsin\u00eb, frika e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme do duhej fokusuar tek fakti real se dora q\u00eb mban \u00e7el\u00ebsin, biz-mend\u00ebsin\u00eb e korporatave (si Google, Meta, Apple dhe plot t\u00eb tilla, e edhe korporatash kineze) ndoshta udh\u00ebhiqet ende nga i nj\u00ebjti instinkt parahistorik &#8211; p\u00ebrdorimi i veglave t\u00eb avancuara p\u00ebr rritjen e fitimeve, dhe p\u00ebr dominanc\u00ebn. Por dhe si arm\u00eb, si mjete t\u00eb avancuara p\u00ebr t&#8217;i kontrolluar shoq\u00ebrit\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;i pushtuar &#8220;hap\u00ebsirat territoriale&#8221; t\u00eb dikuj tjet\u00ebr, qofshin tokash kontinentale t\u00eb Apa\u00e7ve para 500 viteve, apo qofshin Tron-perandori digjitale t\u00eb s\u00eb tashmes, si luft\u00eb fiber-optike nd\u00ebr kabllot n\u00ebnoqeanike. <\/p>\n<p>Rruga jon\u00eb evolutive ishte e gjat\u00eb, por s&#8217;\u00ebsht\u00eb se e ka ndryshuar natyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb ngarendjes e t\u00eb &#8220;mbijetes\u00ebs&#8221;, trash\u00ebguar q\u00eb nga zanafillorja. Lig\u00ebsia s&#8217;mund t\u00eb jet\u00eb di\u00e7 &#8220;artificiale&#8221;, lig\u00ebsia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb psiko-biologji reale dhe e natyrshme, p\u00ebrndryshe s&#8217;do i kishim as vrasjet e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Gaza, as tragjedin\u00eb dhe shkat\u00ebrrimet n\u00eb Ukrain\u00eb, s&#8217;do i kishim as luftrat, as armadat, as armatimet e ndryshkura q\u00eb kushtojn\u00eb me miliarda. P\u00ebr fat t\u00eb keq ne thjesht i kemi rritur dhe vazhdojm\u00eb duke i rritur p\u00ebrmasat e veglurinave tona, ende vazhdojm\u00eb me arsenalet b\u00ebrthamore, me zhvillimin e arm\u00ebve t\u00eb sofistikuara etj. Nj\u00ebra nga k\u00ebto arm\u00eb-vegla t\u00eb rrezikshme \u00ebsht\u00eb dhe IA n\u00eb stadin e s\u00eb sotmes &#8211; jo e rrezikshme &#8220;autonomisht&#8221; por si sh\u00ebrb\u00ebtore, si servilante e natyr\u00ebs njer\u00ebzore. IA e s\u00eb sotmes \u00ebsht\u00eb pasqyrim i &#8220;lig\u00ebsis\u00eb&#8221; s\u00eb faktorit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>[ \u2794 <a href=\"https:\/\/www.quantamagazine.org\/why-do-we-tell-ourselves-scary-stories-about-ai-20260410\/\" target=\"_blank\">Why Do We Tell Ourselves Scary Stories About AI<\/a>? ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(S. Guraziu &#8211; Sky Division, 10 Prill 2026) Abstraksion: Nd\u00ebr mjaft debate aktuale rreth IA, narrativa shpesh ngelet peng i nj\u00eb frike t\u00eb stisur, t\u00eb inskenuar, &#8220;zgjimi i IA me d\u00ebshirat e veta, me lig\u00ebsin\u00eb e vet, me vullnetin p\u00ebr&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=20250\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[80],"tags":[],"class_list":["post-20250","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-zhvillimi-tekno-shkencor"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20250","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20250"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20250\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}