{"id":2036,"date":"2019-09-30T19:23:26","date_gmt":"2019-09-30T19:23:26","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=2036"},"modified":"2024-08-31T14:27:14","modified_gmt":"2024-08-31T13:27:14","slug":"delacroix-picasso-dhe-15-grate-algjeriane-nga-a-deri-o","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=2036","title":{"rendered":"Delacroix, Picasso dhe 15 Grat\u00eb Algjeriane, nga A deri O!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2016 (V\u00ebshtrim&#8230;)<\/em><\/p>\n<p>&#8220;&#8230;<strong>p\u00ebr mua, n\u00eb artin tim nuk ka t\u00eb kaluar apo t\u00eb ardhme. N\u00ebse nj\u00eb vep\u00ebr arti nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen, at\u00ebher\u00eb as nuk duhet konsideruar art<\/strong>&#8230;&#8221; &#8211; P. Picasso<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vite pas pushtimit francez t\u00eb Algjeris\u00eb, n\u00eb vitin 1834 piktori Eug\u00e8ne Delacroix e b\u00ebri piktur\u00ebn e famshme &#8220;Gra algjeriane&#8230;&#8221; (titulli i origjinalit: Femmes d&#8217;Alger dans leur appartement). Q\u00eb nga 1874 piktura e Delacroix qe shp\u00ebrngulur n\u00eb Louvre, Paris, dhe aty ndodhet dhe sot e k\u00ebsaj dite. M\u00eb shum\u00eb se 100 vite m\u00eb von\u00eb, Pikaso pati qen\u00eb &#8220;mahnitur&#8221; nga vepra e mjeshtrit Delacroix, dhe pati nd\u00ebrmarr\u00eb jo m\u00eb pak por 15 her\u00eb p\u00ebr ta &#8220;rib\u00ebr\u00eb&#8221; piktur\u00ebn &#8220;Gra algjeriane&#8230;&#8221; n\u00eb stilin e vet (at\u00ebher\u00eb, stil akoma n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr).<\/p>\n<p>Seria pikasiane prej 15 tentativave n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre na e paraqet dhe impenjimin e tij, ose dmth. k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsin\u00eb e mir\u00ebnjohur pikasiane, p\u00ebr ta arritur artistikisht at\u00eb q\u00eb ai e kishte si synim. Pikaso fillon nga versioni &#8220;A&#8221; dhe ndalon tek versioni &#8220;O&#8221; &#8211; pra duke qen\u00eb i &#8220;k\u00ebnaqur&#8221; me versionin e fundit, sipas tij ky version prezantonte at\u00eb \u00e7far\u00eb ai ishte duke k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Nga studiues dhe njoh\u00ebs t\u00eb artit t\u00eb tij mendohet se, s\u00ebpaku n\u00eb 4 pikturat e seris\u00eb figuron Jacqueline Roque (gruaja e tij e dyt\u00eb, femra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thuhet se ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn dhe n\u00eb artin e tij).<br \/>\nPor nga ana tjet\u00ebr, athua vall\u00eb cila fem\u00ebr s&#8217;na paska qen\u00eb e &#8220;r\u00ebnd\u00ebsishme&#8221; p\u00ebr Pikason? Ai i pati dy gra (zyrtarisht qe martuar dy her\u00eb), i pati kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb nga lidhja me tri femra (dmth. kishte dhe f\u00ebmij\u00eb jasht\u00ebmartesor). Por ai ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shum\u00eb aferash e lidhjesh, shpesh, me disa femra nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Disa prej k\u00ebtyre femrave ishin frym\u00ebzim i madh p\u00ebr artin e tij, ama si duket Pikaso thjesht ishte i pandreqsh\u00ebm, i vart\u00ebsuar nga hedonistikat e qejfet e shtratit. Shum\u00eb femra i sillte para d\u00ebshp\u00ebrimit e depresionit, aq sa thuhet, i pati frustruar shum\u00eb prej tyre, i pati \u00e7mendur dy nga to (realisht, jo figurativisht), dhe po ashtu dy pat\u00ebn b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo preokupimi intelektual i Pikasos me artin ishte fare ndryshe, ose \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebrfare, m\u00eb serioze. Thuhet se artist\u00eb t\u00eb avangardes amerikane b\u00ebnin \u00e7mos q\u00eb t\u00eb \u00e7liroheshin nga &#8220;prangat e influenc\u00ebs&#8221; s\u00eb Shkoll\u00ebs Parisiene (n\u00eb fakt fjala ishte p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga kthetrat e &#8220;influenc\u00ebs Pikasiane&#8221;), ama sikur e pamundur. Piktor\u00eb t\u00eb ekpresionizmit abstrakt, psh. Jackson Pollock e t\u00eb ngjash\u00ebm, e inkuadronin surrealizmin dhe abstraksionin p\u00ebr ta thyer ose zbutur dominimin e Pikasos n\u00eb aren\u00ebn e artit. N\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb kujtohet t\u00eb kem lexuar q\u00eb Jackson Pollock dikur n\u00eb vitet &#8217;30 &#8211; &#8217;40 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, qenka shprehur, &#8220;&#8230;mallkuar dhe ai Pikaso, tamam kujtoj se kam arritur diku, dhe zbuloj q\u00eb ai bastardi ve\u00e7 ka qen\u00eb aty&#8230;&#8221;!<\/p>\n<p>***<br \/>\nPsikologu dhe teoricieni i artit Rudolf Arnheim, pati shkruar se puna e Pikasos &#8220;shpesh luhatej mes operacioneve ose veprimeve antagoniste&#8221;.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb pohim t\u00eb Arnheim mund dhe ta hetojm\u00eb deri diku n\u00ebse t\u00eb kishim durim e vullnet p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pak\u00ebz m\u00eb thell\u00eb p\u00ebrbrenda k\u00ebsaj serie 15-she, a la pikasiane. Anise, kuptohet secila tabllo \u00ebsht\u00eb di\u00e7 n\u00eb vete si kompozim, mund t&#8217;i analizojm\u00eb ato ve\u00e7 e ve\u00e7, pastaj si t\u00ebr\u00ebsi (si 1 e vetme). Apo dhe mund t&#8217;i marrim t\u00eb gjitha versionet pararend\u00ebse (nga ai i fundit) si skica, si studime, si paraprova eksperimentale etj.<\/p>\n<p>Sipas Arnheim &#8220;Pikaso e kondenson materialin e tij, duke i eliminuar t\u00eb panevojshmet, ose duke shtuar nj\u00eb boll\u00ebk t\u00eb formave dhe t\u00eb ideve, jo si zhvillim gradual i vepr\u00ebs&#8230; si\u00e7 rritet nj\u00eb pem\u00eb, por duke e ngarkuar shlirsh\u00ebm konceptin&#8221;.<br \/>\nFigurativisht, procesit kreativ t\u00eb Pikasos, Arnheim ia pati p\u00ebrshkruar madje dhe fazat diastolike-sistolike t\u00eb presionit kardiovaskular, duke aluduar n\u00eb kontrakturat ritmike t\u00eb zemr\u00ebs, apo n\u00eb ventrikulat, kur gjaku pompohet p\u00ebrgjat\u00eb aort\u00ebs dhe arteries pulmonare pas \u00e7do zgjerimi &#8211; pra shkurt, ia pati p\u00ebrshkruar &#8220;presionin&#8221;, pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb presionit t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Figurativizmin e Arnheim ne mund ta marrim si di\u00e7 &#8220;impresive&#8221; apo dhe si zhargon t\u00eb kritik\u00ebs me nuanca letrareske, por sesa \u00ebsht\u00eb i q\u00eblluar figurativizmi i tij lidhur me procesin pikasian, natyrisht, s&#8217;kemi si ta dim\u00eb, q\u00ebkur p\u00ebr ta ditur do duhej ta kishim njohur Pikason &#8220;in persona&#8221; dhe nga shum\u00eb af\u00ebr &#8211; kuptohet dhe kjo. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebshkrimi i Arnheim sikur na e sjell Pikason parasysh, sikur na ngjallet buz\u00ebqeshja.<\/p>\n<p>Tentativat e Pikasos me &#8220;Grat\u00eb algjeriane&#8230;&#8221; nga shumkush konsiderohen si proces &#8220;revolucionar&#8221;, dhe ato padyshim dhe jan\u00eb. Pasi e gjith\u00eb gama e risive t\u00eb tij artistike dhe na e paraqet nj\u00eb lloj rruge revolutive.<br \/>\nNga ndokush tjet\u00ebr 15 versionet e &#8220;Grave&#8230;&#8221; jan\u00eb p\u00ebrshkruar si bashk\u00ebdyzim i tradit\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb klasike me revolucionin artistik t\u00eb shpikur nga Pikaso vet\u00eb.<br \/>\nVersionin &#8220;O&#8221;, ose t\u00eb fundit t\u00eb &#8220;Grat\u00eb algjeriane&#8230;&#8221; Pikaso e pati b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1955, por dhe tridhjet\u00eb vite m\u00eb p\u00ebrpara, q\u00eb nga 1923 na \u00ebsht\u00eb e njohur shprehja e tij: &#8220;<em>p\u00ebr mua, n\u00eb artin tim nuk ka t\u00eb kaluar apo t\u00eb ardhme. N\u00ebse nj\u00eb vep\u00ebr arti nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen, at\u00ebher\u00eb as nuk duhet t\u00eb konsiderohet art. Arti i grek\u00ebve, i egjiptasve, ose ai i piktor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tjera, nuk \u00ebsht\u00eb art i s\u00eb kaluar\u00ebs, ndoshta arti i tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb sot sesa q\u00eb ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb<\/em>&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Po ashtu na \u00ebsht\u00eb e njohur q\u00eb vepra e Eug\u00e8ne Delacroix i takon &#8220;orientalizmit&#8221;, e punuar m\u00eb shum\u00eb se 120 vite m\u00eb p\u00ebrpara. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb sjell\u00eb t\u00eb re Pikaso, si subjekt, me rib\u00ebrjen dhe me 15 tentativat e veta? N\u00ebse vepra e Delacroix ishte art i mir\u00ebfillt\u00eb (pasi q\u00eb ishte &#8220;art i gjall\u00eb&#8221; dhe n\u00eb koh\u00ebn e Pikasos, dhe at\u00eb fuqish\u00ebm madje, aq sa ta frym\u00ebzonte at\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur si most\u00ebr, si kall\u00ebp, si model), at\u00ebher\u00eb vall\u00eb pse pra duhej &#8220;rib\u00ebr\u00eb&#8221;?! Vall\u00eb pse ta intrigonte aq shum\u00eb nj\u00eb sken\u00eb e fantazuar e haremit algjerian?!<\/p>\n<p>Ose dhe s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi, diskursi mund t\u00eb ngushtohet pafund\u00ebsisht dhe t\u00eb thuhet: Pikaso thjesht kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb &#8220;gjall\u00eb&#8221; (sadopak me nj\u00eb fam\u00eb modeste t\u00eb konsoliduar) p\u00ebr t\u00eb eksperimentuar tutje me idet\u00eb e veta. Andaj p\u00ebrve\u00e7 qasjes dhe thyerjes s\u00eb &#8220;kanonit klasik&#8221;, ndoshta asgje m\u00eb shum\u00eb s&#8217;ka as n\u00eb &#8220;Grat\u00eb algjeriane&#8221; t\u00eb tij. Pikaso nuk e pasuron me asgj\u00eb tem\u00ebn e rrahur nga piktor\u00ebt e m\u00ebdhenj pararend\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 se me &#8220;seksualizimin&#8221; (n\u00eb rastin e &#8220;Grave&#8230;&#8221; te Delacroix) si mask\u00eb moderne hedhur mbi piktur\u00ebn klasike dhe me qasjen, me pik\u00ebv\u00ebshtrimin e ri t\u00eb kubizmit.<br \/>\nNdoshta pra dhe vet\u00eb Pikaso s&#8217;ishte di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb &#8220;dh\u00ebmb\u00ebzor&#8221; i makines suprematike t\u00eb &#8220;fabrik\u00ebs&#8221; artistike oksidentale, sugjeruar nga Edward Said n\u00eb &#8220;Orientalizmin&#8221; e vet, publikuar n\u00eb v. 1978, vet\u00ebm 5 vite pasi Pikaso pati ikur n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Preokupimi intelektual i Pikasos me artin si proces teknik, si ri-organizim i ideve, hap\u00ebsir\u00ebs, form\u00ebs dhe i ngjyr\u00ebs, sikur pati p\u00ebsuar nj\u00eb kthim-retrospektiv\u00eb analitike. Ai nuk u mor vet\u00ebm me &#8220;Grat\u00eb&#8230;&#8221; e Eug\u00e8ne Delacroix, qe marr\u00eb me lloj-lloj versione si ripunim i kryeveprave t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Bie fjala, sipas vizionit dhe m\u00ebnyr\u00ebs pikasiane, \u00ebsht\u00eb ripunuar dhe &#8220;Vajzat n\u00eb bregun e Sen\u00ebs&#8221;, 1856 e piktorit Gustave Courbet, edhe &#8220;Las Meninas&#8221; (Zonjat duke pritur) e Diego Velazquez etj.<\/p>\n<p>Lidhur me &#8220;seksualizimin&#8221; e &#8220;Grave algjeriane&#8230;&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj q\u00eb ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendet. Sepse nuk ishte as Pikaso aq origjinal, nuk ishte vet\u00ebm Pikaso me ego-n artistike t\u00eb pak\u00ebnaqur. Pra nuk ishte ai i pari p\u00ebr rifreskimin erotik t\u00eb tabllos, ishte dhe vet\u00eb autori i origjinalit, Eug\u00e8ne Delacroix, 100 vite para tij.<br \/>\nEdhe vet\u00eb Delcroix i pati b\u00ebr\u00eb dy sosh. Piktura e dyt\u00eb nga ai u krijua 15 vite pas origjinalit. Sipas kritik\u00ebs, n\u00eb krahasim me origjinalin, tani mund t\u00eb v\u00ebrehej ndikimi i koh\u00ebs dhe nostalgjia rreth ri-interpretimit t\u00eb informacionit vizual. Skena e fantazuar e haremit algjerian tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb past\u00ebr nostalgjike-artistike. Athua vall\u00eb pse, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm si hamend\u00ebsi e flashk\u00ebt?<\/p>\n<p>S&#8217;\u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr askend t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb t\u00eb tilla pyetjesh. Por ndoshta sepse koncepti artistik evropian ishte-\u00ebsht\u00eb &#8220;dinamik&#8221;, me avancimin e njohurive ky koncept lidhur me haremin oriental tashm\u00eb ka ndryshuar, andaj interpretimi vizual sikur \u00ebsht\u00eb liberalizuar dhe piktura tashm\u00eb ka t\u00eb ngjeshur m\u00eb shum\u00eb tension erotik. Tekefundit duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb sesa versioni origjinal i grave algjeriane (i para 15 viteve).<\/p>\n<p>***<br \/>\nGjat\u00eb shekullit XIX nd\u00ebr veprat e artist\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore p\u00ebrshfaqej nj\u00eb interpretim plot fantazi dhe pothuajse i shtremb\u00ebruar lidhur me jet\u00ebn, kultur\u00ebn dhe traditat e shoq\u00ebrive t\u00eb vendeve si Turqia, Egjipti, Algjeria etj. Bota orientaliste nuk ishte aq e njohur, koha e udh\u00ebtimeve n\u00ebp\u00ebr vendet &#8220;orientale&#8221; p\u00ebrceptohej si di\u00e7 e bujshme (pa\u00e7ka se misterioze e pothuaj me nuancash mistike), vendet e lindjes p\u00ebrceptoheshin si vendesh ekzotike, pothuaj p\u00ebr gjith\u00e7ka idealizimet ishin t\u00eb ngjeshura me fantazi t\u00eb skajshme p\u00ebr aventura e p\u00ebrjetimesh, nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 idealizohej dhe p\u00ebr Indin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe gjith\u00e7ka si vizualizim artistik, qoft\u00eb n\u00eb artin vizual apo qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb shkruar, sikur vetvetiu do t\u00eb klasifikohej e t&#8217;i takonte nj\u00eb kategorie (pothuaj enigmatike) t\u00eb njohur si &#8220;orientalizmi&#8221;. Vet\u00eb artist\u00ebt do t\u00eb kategorizoheshin si &#8220;orientalist\u00eb&#8221;. Nga kritik\u00ebt e artit, &#8220;orientalist\u00ebt&#8221; ve\u00e7 quheshin ashtu gjat\u00eb shek. XIX, qe formuar madje dhe Soci\u00e9t\u00e9 des Peintres Orientalistes (Shoq\u00ebria e Piktor\u00ebve Orientalist\u00eb) n\u00eb v. 1893, kishte t\u00eb madhin piktor orientalist Jean-L\u00e9on G\u00e9r\u00f4me si President nderi.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7an\u00ebsi &#8220;piktuara orientaliste&#8221; e cila merrej me kultur\u00ebn e shoq\u00ebrive t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, ishte di\u00e7 si n\u00ebnzhan\u00ebr i &#8220;akademizmit klasik&#8221; per\u00ebndimor gjat\u00eb shekullit XIX. Mir\u00ebpo termi &#8220;orientaliz\u00ebm&#8221; ishte m\u00eb i gjer\u00eb n\u00eb kuptim, si p\u00ebrshkrim n\u00ebp\u00ebr studimet kulturore &#8220;orientale&#8221;, p\u00ebrdorur nga historian\u00eb t\u00eb artit, nga studiues t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb gjeografis\u00eb, t\u00eb historis\u00eb etj. Nga shkollar\u00ebt modern\u00eb thuhet se vet\u00ebm pas analiz\u00ebs s\u00eb Edward Said n\u00eb v. 1978, nga diskursi akademik per\u00ebndimor termi &#8220;orientalizmi&#8221; u ngushtua duksh\u00ebm, ose u kufizua p\u00ebr ta karakterizuar qasjen e patronizuar tashm\u00eb ndaj kultur\u00ebs orientale, si form\u00eb e justifikimit t\u00eb imperializmit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Sipas Said, fjala ishte p\u00ebr nj\u00eb fabrikazh t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe dmth. t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm, bota oksidentale e fabrikon paraqitjen e shoq\u00ebrive t\u00eb &#8220;orientit&#8221;, n\u00eb esenc\u00eb duke i p\u00ebrshfaqur t\u00eb gjitha si shoq\u00ebri statike dhe t\u00eb pazhvilluara. Thelbi ideatik q\u00eb fshihet n\u00eb fabrikimin sipas Said ishte pik\u00ebpamja se shoq\u00ebria per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb e zhvilluar, racionale, dinamike dhe superiore, nd\u00ebrsa shoq\u00ebrit\u00eb orientale mish\u00ebrojn\u00eb prapambetjen kulturore dhe aspektet tjera negative.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebngjitur:<br \/>\n1 &#8211; Pablo Picasso &#8211; Les femmes d&#8217;Alger (variacioni &#8220;O&#8221; &#8211; final).jpg<br \/>\n2 &#8211; Pablo Picasso &#8211; Les femmes d&#8217;Alger (nga &#8220;A&#8221; deri &#8220;O&#8221;)<\/p>\n<p>3 &#8211; Eug\u00e8ne Delacroix &#8211; Women of Algiers in their Apartment, 1834<br \/>\n4 &#8211; Eug\u00e8ne Delacroix &#8211; Women of Algiers in their Apartment (Versioni 2, 15 vite m\u00eb von\u00eb, nga origjinali)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Delacroix-Picasso-dhe-15-Grat\u00eb-Algjeriane-nga-A-deri-O.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-2037 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Delacroix-Picasso-dhe-15-Grat\u00eb-Algjeriane-nga-A-deri-O.jpg\" alt=\"\" width=\"1868\" height=\"1514\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Delacroix-Picasso-dhe-15-Grat\u00eb-Algjeriane-nga-A-deri-O.jpg 1868w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Delacroix-Picasso-dhe-15-Grat\u00eb-Algjeriane-nga-A-deri-O-300x243.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Delacroix-Picasso-dhe-15-Grat\u00eb-Algjeriane-nga-A-deri-O-768x622.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Delacroix-Picasso-dhe-15-Grat\u00eb-Algjeriane-nga-A-deri-O-1024x830.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1868px) 100vw, 1868px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2016 (V\u00ebshtrim&#8230;) &#8220;&#8230;p\u00ebr mua, n\u00eb artin tim nuk ka t\u00eb kaluar apo t\u00eb ardhme. N\u00ebse nj\u00eb vep\u00ebr arti nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen, at\u00ebher\u00eb as nuk duhet konsideruar art&#8230;&#8221; &#8211;&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=2036\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,14,8,10],"tags":[],"class_list":["post-2036","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic","category-modern","category-ese","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2036","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2036"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2036\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}