{"id":20485,"date":"2026-05-13T16:19:10","date_gmt":"2026-05-13T15:19:10","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=20485"},"modified":"2026-05-13T17:24:00","modified_gmt":"2026-05-13T16:24:00","slug":"evropa-azia-te-bashkuara-nga-muzika-eurovision-asia-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=20485","title":{"rendered":"Evropa &#038; Azia Bashkuar nga Muzika &#8211; Eurovision Asia 2026"},"content":{"rendered":"<p><em>(Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, 12 Maj 2026 &#8211; Koment)<\/em><\/p>\n<p>Festivali i K\u00ebng\u00ebs Eurovizion, Vjen\u00eb, 2026&#8230; deri tani, nata e par\u00eb ishte pothuaj &#8220;shum\u00eb epike p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb&#8221; : ) Por ka +2 net tjera plot me muzik\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb do shohim, mund t&#8217;b\u00ebhet dhe m\u00eb mir\u00eb, pasi dhe &#8220;e kund\u00ebrta i ka kufijt\u00eb e vet&#8221;. Gjithsesi, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e re k\u00ebt\u00eb vit (2026) \u00ebsht\u00eb ana biznesore e Festivalit t\u00eb K\u00ebng\u00ebs Eurovizion, di\u00e7 unike \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Evropa + Azia do shkojn\u00eb tutje &#8220;t\u00eb Bashkuara&#8221;. Festivali 70-vje\u00e7ar evropian i muzik\u00ebs  tani po b\u00ebhet Global, ose t\u00eb pakt\u00ebn Euro-Aziatik. N\u00eb N\u00ebntor do ta kemi Festivalin e K\u00ebng\u00ebs Eurovizion 2026 Azi &#8211; e gjith\u00eb Euro-Azia synohet t\u00eb Bashkohet nga Muzika.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/arspo_eurovision_2026_vienna_1opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/arspo_eurovision_2026_vienna_1opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1500\" height=\"1000\" class=\"alignnone size-full wp-image-20484\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/arspo_eurovision_2026_vienna_1opt.jpg 1500w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/arspo_eurovision_2026_vienna_1opt-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/arspo_eurovision_2026_vienna_1opt-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/arspo_eurovision_2026_vienna_1opt-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1500px) 100vw, 1500px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka njoftuar se Festivali i par\u00eb i K\u00ebng\u00ebs Eurovizion Azi do t&#8217;mbahet n\u00eb Bangkok m\u00eb 14 N\u00ebntor 2026. Dhjet\u00eb shtete jan\u00eb konfirmuar deri tani, nd\u00ebrsa priten dhe konfirmime tjera. K\u00ebshtu q\u00eb dmth. Eurovizioni zgjerohet n\u00eb Azi. Ky \u00ebsht\u00eb lajmi, dhe \u00ebsht\u00eb lajm i madh &#8211; por &#8220;mendimi im i par\u00eb&#8221; ishte vall\u00eb pse duhet t\u00eb quhet edhe n\u00eb Azi &#8220;Eurovizion&#8221;? Festivali i K\u00ebng\u00ebs Eurovizion Azi&#8230; \u00e7far\u00eb shakaje, Evropa NUK e zot\u00ebron fjal\u00ebn &#8220;vizion&#8221; : )<\/p>\n<p>Le ta themi at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb totalisht af\u00ebr mendjes, at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb kristal. Azia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se Evropa, n\u00eb aq shum\u00eb &#8220;aspekte&#8221;, Azia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb &#8220;fusnot\u00eb&#8221; n\u00eb fund t\u00eb faqes Evrop\u00eb. \u00cbsht\u00eb kontinenti m\u00eb i madh n\u00eb Tok\u00eb &#8211; nga sip\u00ebrfaqja, nga popullsia, nga diversiteti kulturor. N\u00ebse ndonj\u00eb rajon meriton t&#8217;i em\u00ebroj\u00eb festivalet e veta t\u00eb muzik\u00ebs, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb Azia. E megjithat\u00eb, plani i EBU-s\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb prefiksin &#8220;Euro&#8221; duke ia ngjitur &#8220;Azin\u00eb&#8221; n\u00eb fund si bisht, thuase kontinenti m\u00eb i madh i planetit t&#8217;na ishte thjesht nj\u00eb franchise-lokacion.<\/p>\n<p>Ky v\u00ebrtet di\u00e7 si aso biznesi q\u00eb na detyron t\u00eb xig\u00eblohemi (p\u00ebr t\u00eb qeshur), \u00ebsht\u00eb pothuaj nj\u00ebsoj sikur NASA t&#8217;u thoshte t\u00eb gjitha agjencive hap\u00ebsinore kineze apo indiane, mir\u00eb, shum\u00eb bukur&#8230; por duhet ta p\u00ebrdorni &#8220;NASA&#8221; si prefiks, ne ishim t\u00eb par\u00ebt q\u00eb b\u00ebnim biznes me &#8220;hap\u00ebsir\u00ebn&#8221; k\u00ebshtu q\u00eb dhe e zot\u00ebrojm\u00eb mark\u00ebn. Ose pothuaj ngjash\u00ebm si\u00e7 kur Trumpidenti e nd\u00ebrton nj\u00eb mur p\u00ebrgjat\u00eb kufirit meksikan, dhe pastaj Kina k\u00ebrkon t\u00eb mos quhet &#8220;Muri i Madh i Meksikos&#8221; sepse nuk \u00ebsht\u00eb as grandioz as nuk shihet nga orbita, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gardh, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mure madh\u00ebshtia u takon kinez\u00ebve : )<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm Azia, \u00e7do kontinent duhet t&#8217;i ndjek\u00eb rregullat e EBU-s\u00eb, e nj\u00ebjta logjik\u00eb vlen kudo. Thuase festivalet e k\u00ebng\u00ebs t\u00eb kontinenteve na qenkan nj\u00ebsoj si &#8220;World Got Talent&#8221;. N\u00ebse Azia e lan\u00e7on nj\u00eb festival n\u00ebn mark\u00ebn Eurovizion, vall\u00eb si do ia b\u00ebj\u00eb Afrika? Po Amerikat? Duhet tani dhe ata t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb leje nga EBU p\u00ebr ta festuar muzik\u00ebn e tyre n\u00ebn emrin &#8220;Eurovision&#8221;? Biznesi \u00ebsht\u00eb biznes, por sigurisht q\u00eb jo, term-bishti &#8220;vision&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb i Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb universalitet. <\/p>\n<p>Festivali aktual Eurovizion i p\u00ebrket Evrop\u00ebs. Kjo fare n\u00eb rregull, dhe \u00ebsht\u00eb aq mir\u00eb. I ka 70 vjet histori, dhe askush nuk d\u00ebshiron t&#8217;ia zvog\u00ebloj\u00eb faktet as meritat. Por termi &#8220;vizion&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb evropiane. EBU nuk zot\u00ebron konceptin e nj\u00eb festivali muzikor gjoja t\u00eb televizivizuar. Dhe modeli i biznesit &#8220;t\u00eb bashkuar nga muzika&#8221; funksionon po aq mir\u00eb &#8211; madje m\u00eb mir\u00eb &#8211; kur kontinentet i p\u00ebrdorin emrat e tyre sipas qejfit.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb kishte qen\u00eb, ose duhet t\u00eb jet\u00eb, dhe sipas nesh \u00ebsht\u00eb aq e thjesht\u00eb, Eurovizion &#8211; p\u00ebr Evrop\u00ebn, i takon Evrop\u00ebs. Pik\u00eb. Azivizion &#8211; p\u00ebr Azin\u00eb, p\u00ebrkujdesur nga Azia, p\u00ebr Azin\u00eb. Afrovizion &#8211; p\u00ebr Afrik\u00ebn, p\u00ebrkujdesur nga Afrika, p\u00ebr Afrik\u00ebn. Panvizion (ose \u00e7far\u00ebdo emri q\u00eb u p\u00ebrshtatet m\u00eb s\u00eb miri) &#8211; p\u00ebr Amerikat.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb union transmetimi nuk duhet t&#8217;i mbaj\u00eb gjoja \u00e7el\u00ebsat e fjal\u00ebs &#8220;vizion&#8221; p\u00ebr gjith\u00eb planetin. Muzika nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mark\u00eb tregtare t\u00eb gryk\u00ebsis\u00eb evropiane, gjoja p\u00ebr t&#8217;i &#8220;bashkuar&#8221; njer\u00ebzit e planetit, na u bashkuaka planeti p\u00ebr 3 net n\u00eb 3000 vjet pa pa pa. Muzika ka nevoj\u00eb thjesht p\u00ebr nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb denj\u00eb, mund\u00ebsisht jasht\u00eb politikave dhe paragjykimeve. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e Azis\u00eb, Kina, India etj. ende t\u00eb heshtur, 3 miliard\u00eb njer\u00ebz siduket nuk i p\u00eblqejn\u00eb &#8220;euro-prefiksat&#8221; kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krenarin\u00eb e Azis\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb thjesht logjike, 100% n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb sjellja e Azis\u00eb n\u00eb familjen e Eurovizion, m\u00eb vete, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Af\u00ebrmendsh dhe kjo, m\u00eb shum\u00eb muzik\u00eb, m\u00eb shum\u00eb shtete, m\u00eb shum\u00eb lidhje. Kombet pjes\u00ebmarr\u00ebse &#8211; Bangladeshi, Bhutani, Kamboxhia, Laosi, Malajzia, Nepali, Filipinet, Korea e Jugut, Tajlanda, Vietnami &#8211; meritojn\u00eb duartrokitje p\u00ebr hapin p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, rishtas, shtohet pyetja pse Kina dhe India ende t\u00eb &#8220;heshtura&#8221;? Duartrokitjet p\u00ebr b\u00ebrjen biznes me 10 shtete nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me &#8220;dor\u00ebzimin&#8221;, shpesh rezistenca e heshtur b\u00ebn\u00eb zhurm\u00eb po aq sa dhe muzika : ) Azia e meriton emrin e vet p\u00ebr koncertiadat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Hunda e Evrop\u00ebs s&#8217;e ka vendin n\u00eb pjat\u00ebn aziatike. Afrika meriton emrin e vet p\u00ebr vizionet muzikale. Amerikat i meritojn\u00eb emrat e tyre, ose emrin e tyre s\u00eb bashku. Eurovizioni \u00ebsht\u00eb dhurata e Evrop\u00ebs p\u00ebr bot\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi e mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb Evrop\u00ebs mbi gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Azia, Afrika etj. kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre legjitime t\u00eb thon\u00eb &#8220;T\u00eb Bashkuar nga Muzika&#8221; &#8211; Po, kjo q\u00ebndron. Mir\u00ebpo t\u00eb nashkuar n\u00ebn &#8220;Euro&#8221; &#8211; ndoshta Jo, faleminderit. Kemi pasur aq shum\u00eb &#8220;Euro&#8221; gjat\u00eb historis\u00eb sa q\u00eb tani thjesht ndjehet si klishe : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nUnioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka njoftuar nj\u00eb zgjerim t\u00eb madh: Festivali i K\u00ebng\u00ebs Eurovizion Azi do lan\u00e7het m\u00eb 14 N\u00ebntor 2026, me Bangkokun si qytet prit\u00ebs. Ngjarja sh\u00ebnon her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb festivali ikonik &#8211; i njohur p\u00ebr nd\u00ebrthurjen e pop-muzik\u00ebs origjinale, p\u00ebr shfaqjet skenike t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe p\u00ebr votimet e publikut &#8211; do t\u00eb organizohet posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb audienc\u00eb aziatike, duke ruajtur emrin dhe formatin &#8220;Eurovision&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas EBU-s\u00eb, edicioni aziatik do ta ndjek\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn struktur\u00eb si origjinali evropian: shtetet pjes\u00ebmarr\u00ebse do t&#8217;zhvillojn\u00eb shfaqje p\u00ebrzgjedh\u00ebse komb\u00ebtare p\u00ebr ta zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tyre, t\u00eb ndjekur nga nj\u00eb finale e madhe live n\u00eb Bangkok. Eventi do prodhohet n\u00eb partneritet me Channel 3 t\u00eb Tajland\u00ebs dhe S2O Productions.<\/p>\n<p>10 shtete jan\u00eb konfirmuar p\u00ebr edicionin inaugurues, nd\u00ebrsa m\u00eb shum\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs pritet t\u00eb njoftohen n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm:<br \/>\n&#8211; Bangladeshi (NTV)<br \/>\n&#8211; Bhutani (Bhutan Broadcasting Service)<br \/>\n&#8211; Kamboxhia (TV5 Cambodia)<br \/>\n&#8211; Laosi (Vientiane Capital Television \/ VTE9)<br \/>\n&#8211; Malajzia (Media Prima \/ TV3)<br \/>\n&#8211; Nepali (Himalaya TV)<br \/>\n&#8211; Filipinet (ABS-CBN)<br \/>\n&#8211; Korea e Jugut (ENA, prodhuar nga PK Inc.)<br \/>\n&#8211; Tajlanda (Channel 3) &#8211; shteti prit\u00ebs<br \/>\n&#8211; Vietnami (Vietnam Television \/ VTV3)<\/p>\n<p>EBU, q\u00eb e koordinon Festivalin origjinal t\u00eb K\u00ebng\u00ebs Eurovizion, i ka 113 organizata an\u00ebtare n\u00eb 56 shtete, plus 31 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asociuar n\u00eb Azi, Australazi, Afrik\u00eb dhe Amerik\u00eb. Edicioni aziatik do zhvillohet s\u00eb bashku me Voxovation, nj\u00eb kompani prodhimi e specializuar p\u00ebr evente &#8220;live&#8221;.<\/p>\n<p>Sllogani p\u00ebr festivalin e ri do t\u00eb mbetet &#8220;T\u00eb Bashkuar nga Muzika&#8221; &#8211; e nj\u00ebjta fraz\u00eb e p\u00ebrdorur p\u00ebr versionin evropian &#8211; por me pjes\u00ebn e shtuar &#8220;Mbar\u00eb Azia&#8221;. Nuk jan\u00eb publikuar detaje t\u00eb m\u00ebtejshme lidhur me biletat, oraret e transmetimit ose p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e mundshme t\u00eb shteteve tjera si Kina, India, Pakistani apo Japonia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, 12 Maj 2026 &#8211; Koment) Festivali i K\u00ebng\u00ebs Eurovizion, Vjen\u00eb, 2026&#8230; deri tani, nata e par\u00eb ishte pothuaj &#8220;shum\u00eb epike p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb&#8221; : ) Por ka +2 net tjera plot me muzik\u00eb,&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=20485\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[16],"tags":[],"class_list":["post-20485","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-multimedia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20485\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}