{"id":20608,"date":"2026-06-07T23:08:27","date_gmt":"2026-06-07T22:08:27","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=20608"},"modified":"2026-06-11T15:31:06","modified_gmt":"2026-06-11T14:31:06","slug":"nereidat-50-moter-perendeshat-e-bukura-akuatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=20608","title":{"rendered":"Nereidat &#8211; 50 Mot\u00ebr-Per\u00ebndeshat e Bukura Akuatike"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Q 2026<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>meq\u00eb ra fjala, mitologjia greke nuk &#8220;pretendon&#8221; kurr\u00eb t&#8217;jet\u00eb m\u00eb e sakt\u00eb se, le t&#8217;themi, herologjia moderne e Hollivudit &#8211; n\u00eb t\u00eb dy rastet kemi mij\u00ebra heronj dhe figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, shum\u00eb prej tyre ndonj\u00ebher\u00eb dyfishohen<\/strong> : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_nereidat_50_moter-perendeshat_e_bukura_akuatike_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_nereidat_50_moter-perendeshat_e_bukura_akuatike_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"900\" class=\"alignnone size-full wp-image-20609\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_nereidat_50_moter-perendeshat_e_bukura_akuatike_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_nereidat_50_moter-perendeshat_e_bukura_akuatike_opt-600x338.jpg 600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_nereidat_50_moter-perendeshat_e_bukura_akuatike_opt-1280x720.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_nereidat_50_moter-perendeshat_e_bukura_akuatike_opt-768x432.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_nereidat_50_moter-perendeshat_e_bukura_akuatike_opt-1536x864.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><br \/>\n<span style=\"color: #999999; font-size:13px;\">[ Grafika: Stevyn Llewellyn &#8211; Shtat\u00eb Nereida (Art digjital, dhe Akuarel), 2019 ]<\/font><\/p>\n<p>***<br \/>\nNereidat jan\u00eb nimfa deti (shpirtra fem\u00ebror akuatik\u00eb) t\u00eb cilat i personifikojn\u00eb aspektet e ndryshme t\u00eb oqeanit &#8211; nga val\u00ebt e qeta dhe plazhet me r\u00ebr\u00eb, e deri tek shkatht\u00ebsit\u00eb e marinar\u00ebve. Ndryshe nga shum\u00eb lloje nimfash, Nereidat jan\u00eb t\u00eb pavdekshme, jan\u00eb di\u00e7 si per\u00ebndesha t\u00eb &#8220;vogla&#8221;. Ato jan\u00eb 50 vajzat e zotit t\u00eb detit, Nereus, dhe Oqeanides Doris, si dhe motrat e v\u00ebllait t\u00eb tyre, Neritit. Nereidat simbolizonin gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur dhe e k\u00ebndshme e detit. Ato paraqiteshin si femra t\u00eb bukura, t\u00eb kuror\u00ebzuara me deg\u00ebzash t\u00eb kuqe koralore dhe t\u00eb veshura me rroba m\u00ebndafshi t\u00eb bardh\u00eb, q\u00ebndisur me ar. N\u00eb artin klasik, ato p\u00ebrshkruhen si virgj\u00ebresha t\u00eb reja, jasht\u00ebzakonisht t\u00eb bukura q\u00eb kal\u00ebrojn\u00eb mbi kurrizin e delfin\u00ebve, hipokamp\u00ebve (kuajve t\u00eb detit) dhe krijesave tjera detare. <\/p>\n<p>Z\u00ebrat e tyre melodioz\u00eb k\u00ebndonin teksa vall\u00ebzonin rreth babait t\u00eb tyre. Anise nuk dihet n\u00ebse emri i Nereusit ishte i njohur p\u00ebr Homerin apo jo &#8211; emri i Nereidave \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshmuar p\u00ebrpara Nereusit, dhe 34 emra Nereidash p\u00ebrmenden nga Homeri n\u00eb Iliad\u00eb (si burimi i vjet\u00ebr). K\u00ebshtu q\u00eb del se Nereusi ka &#8220;r\u00ebnd\u00ebsi mitologjike&#8221; vet\u00ebm si babai i Nereidave, nuk dihet p\u00ebr ndonj\u00eb &#8220;rol&#8221; tjet\u00ebr mitologjik, andaj \u00ebsht\u00eb sugjeruar se emri i tij mund t&#8217;ket\u00eb rrjedhur faktikisht nga ai i vajzave t\u00eb veta. Sikur q\u00eb \u00ebsht\u00eb sugjeruar dhe rrjedhja e emrit t\u00eb Nereidave nga Nereusi, dmth. si em\u00ebr patronimik (em\u00ebr trash\u00ebguar nga babai).<\/p>\n<p>Emri i Nereidave ka mbijetuar n\u00eb folklorin grek si ner\u00e1ides (\u03bd\u03b5\u03c1\u03ac\u03b9\u03b4\u03b5\u03c2) q\u00eb do t&#8217;thot\u00eb &#8216;zana (ujore)&#8217;, ndon\u00ebse kuptimi i emrit ka ndryshuar p\u00ebrgjat\u00eb shekujve p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb llojet e zanave, sirenave dhe nimfave. N\u00eb astronomi, h\u00ebna e tret\u00eb m\u00eb e madhe e Neptunit quhet Nereid\u00eb, duke ruajtur k\u00ebshtu tematik\u00ebn qiellore t\u00eb em\u00ebrtimit t\u00eb h\u00ebnave sipas figurave q\u00eb lidhen me per\u00ebndit\u00eb akuatike.<\/p>\n<p>N\u00eb mitologji Nereidat shpesh e shoq\u00ebrojn\u00eb Poseidonin, kryezotin e detit, dhe mund t&#8217;jen\u00eb miq\u00ebsore, ndihm\u00ebse t\u00eb detar\u00ebve (psh. p\u00ebr Argonaut\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebrkim-lundrimit t\u00eb tyre). Detar\u00ebt dhe peshkatar\u00ebt e Greqis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb i nderonin ato thell\u00ebsisht. Nd\u00ebrtoheshin tempuj, faltore n\u00eb portet p\u00ebr t&#8217;i adhuruar dhe lutur p\u00ebr mbrojtjen gjat\u00eb stuhive t\u00eb rrezikshme. N\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim, Kasiopeja mburret se vajza e saj, Andromeda, ishte m\u00eb e bukur se Nereidat, dhe k\u00ebshtu nimfat e bukura do hidh\u00ebroheshin. N\u00eb shenj\u00eb solidariteti me to, Poseidoni e nisi nj\u00eb p\u00ebrmbytje dhe nj\u00eb monst\u00ebr deti n\u00eb tok\u00ebn e Etiopasve, duke k\u00ebrkuar madje dhe flijimin e princesh\u00ebs. Flitej gjithashtu se k\u00ebto per\u00ebndesha deti u zbulonin njer\u00ebzve misteret e Dionisit dhe Persefon\u00ebs.<\/p>\n<p>Nereidat jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb lidhura me Egjeun, ku banonin me babain e tyre, diku n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb detit, n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb art\u00eb. M\u00eb t\u00eb njohurat prej tyre jan\u00eb <strong>Thetisa<\/strong>, <strong>Amfitrita<\/strong>, <strong>Galatea<\/strong>, <strong>Psamata<\/strong>.<br \/>\n<strong>Thetisa<\/strong> ishte e dashur e Zeusit e po ashtu dhe e Poseidonit (v\u00ebllaz\u00ebria e Olimpit ndonj\u00ebher\u00eb i ndanin \u00ebmb\u00eblsirat mes vete : ) Mir\u00ebpo Thetisa e bukur do martohej me mbretin vdekatar Peleusin, pasi nj\u00eb profeci thoshte se djali i saj do ta tejkalonte babain p\u00ebr nga fuqia. Ky detaj i pati &#8220;frik\u00ebsuar&#8221; v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb Zeus-Poseidon dhe thjesht gjoja na qenkeshin &#8220;ftohur&#8221;, nuk e vizitonin. Zotash fort t\u00eb zot\u00ebt t\u00eb Olimpit por dhe ngapak &#8220;frikacak\u00ebr&#8221; t\u00eb profecive, apo tekefundit shtireshin se qen\u00eb ngopur me \u00ebmb\u00eblsi. <\/p>\n<p>Pastaj Thetisa do martohej me Peleusin dhe do b\u00ebhej n\u00ebna e heroit legjendar, Akilit. N\u00eb Iliad\u00ebn e Homerit, kur Thetisa qan nga dhimbshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit (i cili vet\u00eb kryetrim i madh, vet\u00eb qarala\u00e7 i papar\u00eb, i lig\u00ebshtuar mozomokeq p\u00ebr Patrokliun e vrar\u00eb nga princi trojan Hektori), prekur p\u00ebr dhimbjen e motr\u00ebs s\u00eb tyre, shfaqen disa nga motrat e saj, mbase shfaqen p\u00ebr ngush\u00ebllim 12-13 mot\u00ebr-per\u00ebndesha. Kat\u00ebr nga motrat, Kimodoka, Talia, Nesea dhe Spio, m\u00eb von\u00eb, s\u00eb bashku me motrat tjera, me per\u00ebndeshat Thetisa, Melita dhe Panopea, do ta ndihmonin heroin Enea dhe ekuipazhin e tij gjat\u00eb nj\u00eb stuhie.<\/p>\n<p><strong>Amfitrita<\/strong> ishte bashk\u00ebshortja e Poseidonit dhe n\u00ebna e Tritonit &#8211; Poseidoni u dashurua dhe e zgjodhi si bashk\u00ebshorte hyjnore. Krah tij Amfitrita i sundon oqeanet dhe ndihmon n\u00eb qet\u00ebsimin e er\u00ebrave shkat\u00ebrruese. \u00cbsht\u00eb interesante q\u00eb Homeri nuk e p\u00ebrmend Amfitrit\u00ebn, gruan e Poseidonit &#8211; ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebr Nereidat, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr faktin se bashk\u00ebshorte e Poseidonit (Amfitrita \u00ebsht\u00eb gjithashtu emri i nj\u00ebr\u00ebs nga 3000 Oqeanidat, vajzat e Titanit Oqean dhe Titanid\u00ebs Tetisa). Homeri nuk e p\u00ebrmend as emrin e Azis\u00eb (e cila, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb nimf\u00eb-Nereid\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithashtu emri i nj\u00ebr\u00ebs nga Oqeanidat). Amfitrita p\u00ebrmendet vet\u00ebm nga Hesiodi dhe Apollodori, nd\u00ebrsa as k\u00ebta nuk e kan\u00eb p\u00ebrmendur Azin\u00eb. Azia p\u00ebrmendet vet\u00ebm disa shekuj m\u00eb von\u00eb, nga Higini.<\/p>\n<p><strong>Galatea<\/strong>, nj\u00eb nimf\u00eb e bukur q\u00eb personifikonte shkum\u00ebn e bardh\u00eb t\u00eb detit, ishte dashuria e pakthyer p\u00ebr ciklopin Polifem. Ajo u ndoq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive nga ciklopi i ngath\u00ebt me nj\u00eb sy, megjith\u00ebse zemra e saj i p\u00ebrkiste djaloshit vdekatar, Acisit. Polifemi ishte i biri i Poseidonit dhe qe verbuar nga Odiseu, e pati humbur t\u00eb vetmin sy q\u00eb e kishte, p\u00ebr t&#8217;u xhindosur pastaj Poseidoni dhe p\u00ebr t&#8217;ia nxir\u00eb jet\u00ebn Odiseut. Deti do ngrysej e do err\u00ebsohej qielli, e pati p\u00ebsuar dhe e ngrata Penelopa duke u tretur e pritur Odiseun stoikisht p\u00ebr 20 vjet. Pas 10 viteve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs Odiseut do i duheshin dhe 10 vite tjera q\u00eb t&#8217;i shmangej mllefit t\u00eb Poseidonit dhe t&#8217;arrinte n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Mot\u00ebr-per\u00ebndesha, Nereida <strong>Psamata<\/strong> do b\u00ebhej n\u00ebna e Fokusit, me mbretin Aekus t\u00eb Egin\u00ebs, si dhe do ishte n\u00ebna e Teoklimenit dhe Theonoas\u00eb me Proteusin, nj\u00eb zot akuatik, ose mbret i Egjiptit, nuk dihet aq sakt\u00eb.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_artk_friedrich_ernst_wolfrom_-_poseidoni_dhe_nereidat_1920_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_artk_friedrich_ernst_wolfrom_-_poseidoni_dhe_nereidat_1920_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1111\" class=\"alignnone size-full wp-image-20610\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_artk_friedrich_ernst_wolfrom_-_poseidoni_dhe_nereidat_1920_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_artk_friedrich_ernst_wolfrom_-_poseidoni_dhe_nereidat_1920_opt-600x417.jpg 600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_artk_friedrich_ernst_wolfrom_-_poseidoni_dhe_nereidat_1920_opt-1280x889.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_artk_friedrich_ernst_wolfrom_-_poseidoni_dhe_nereidat_1920_opt-768x533.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/arspo_artk_friedrich_ernst_wolfrom_-_poseidoni_dhe_nereidat_1920_opt-1536x1067.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><br \/>\n<span style=\"color: #999999; font-size:13px;\">[ Piktura: Friedrich Ernst Wolfrom (1857-1920) &#8211; Poseidoni dhe Nereidat, 1920 ]<\/span><\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb mitologji ndodh 50 b\u00ebhet 100, thuase ashtu na qenk\u00ebsh matematika e mitologjis\u00eb, e sidomos ajo greke i ka &#8220;matematikat&#8221; mjaft l\u00ebmshatike. Anise, meq\u00eb ra fjala, mitologjia greke nuk &#8220;pretendon&#8221; kurr\u00eb t&#8217;jet\u00eb m\u00eb e sakt\u00eb se, le t&#8217;themi, herologjia moderne e Hollivudit (Marvel &#038; DC etj) &#8211; n\u00eb t\u00eb dy rastet kemi mij\u00ebra heronj dhe figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, shum\u00eb prej tyre ndonj\u00ebher\u00eb dyfishohen. P\u00ebr herologjin\u00eb moderne t\u00eb Hollivudit dhe s&#8217;jemi aq t\u00eb sigurt, sa e sa Marvel-heroinat e sa Spidermanat, sa Batmanat e Bananamanat&#8230; mbase as Fandomiada komplete (e kontinenteve dhe akullnenteve) s&#8217;mund t&#8217;jet\u00eb 100% e sigurt : ) por n\u00eb mitologjin\u00eb greke ndonj\u00ebher\u00eb mund t&#8217;i kesh madje m\u00eb shum\u00eb se 3, 4, 5, 6 apo 7 versione t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit em\u00ebr. <\/p>\n<p>Thuhet se Nereidat ishin 50 vajzat e zotit t\u00eb detit, Nereus, dhe Oqeanid\u00ebs Doris. Mir\u00ebpo, p\u00ebr arsye se lista e Nereidave zakonisht rrjedh nga kat\u00ebr burime kryesore, nga Iliada e Homerit, Teogonia e Hesiodit, Biblioteka e Apollodorit (apo Pseudo-Apollodorit) dhe nga Fabulat e Higinit, numri i emrave t\u00eb tyre shkon pothuaj n\u00eb 100 &#8211; n\u00eb total 97 emra Nereidash. Po po, n\u00eb mitologji ndodh dhe k\u00ebshtu, 50 b\u00ebhen ~100 : )<\/p>\n<p>Vet\u00ebm <strong>Hesiodi<\/strong> (n\u00eb Teogonin\u00eb e vet) i p\u00ebrmend sakt\u00ebsisht 50 emra, dmth. i lumt\u00eb Hesiodit. <strong>Homeri<\/strong> (n\u00eb Iliad\u00ebn e vet) i p\u00ebrmend 34 emra Nereidash [ le t&#8217;i cekim, meq\u00eb burim i popullarizuar &#8211; Aktea, Agave, Amateia, Amfinome, Amfitoa, Apsevdesi, Kalianasa, Kalianira, Klimena, Kimodoka, Kimotoa, Deksamena, Dorisa, Dotoja, Dinamena, Galatea, Glaukeja, Halia, Iaera, Ianasa, Ianeka, Limnoreia, Maera, Melita, Nemertesa, Nesea, Oreitia, Panopa, Ferusa, Protoa, Speia, Thaleia, Tetisa, Toa ], <strong>Pseudo-Apollodori<\/strong> (n\u00eb Biblioteka) i p\u00ebrmend 45 emra Nereidash, <strong>Higini<\/strong> (autor latin, rreth vitit 64 p.e.s &#8211; 17 e.s., n\u00eb &#8216;Fabulae&#8217;) i p\u00ebrmend gjithsej 47 emra Nereidash. Kat\u00ebr burimet n\u00eb total i p\u00ebrmendin 97 emra Nereidash.<\/p>\n<p>Higini i shton + 13 emra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb Homeri (i cili jetoi 7-8 shekuj para Higinit, rreth viteve 800-700 p.e.s.) nuk i pati p\u00ebrmendur. Dhe jo vet\u00ebm Homeri&#8230; por as Hesiodi (rreth viteve 750-650 p.e.s.) dhe as Biblioteka (e Apollodorit, shkruar rreth viteve 100-200 e.s.) nuk i p\u00ebrmend\u00ebn ato. Higini i p\u00ebrmend + 13 Nereidat [ Aretusa, Azia, Beroja, Klia, Kreneisa, Kidipa, Diopea, Dimoja, Efira, Euridika, Leukotoa, Ligea, Opisa, Filodoka ] pra ku i gjeti ky +13 emra q\u00eb asnj\u00eb burim nuk i kishte p\u00ebrmendur para tij?! Anise, prap\u00ebseprap\u00eb, Higinit i &#8220;mungonin&#8221; 3 emra p\u00ebr ta kapur numrin e plot\u00eb 50. <\/p>\n<p>Si\u00e7 e cek\u00ebm m\u00eb lart, vet\u00ebm xha Hesiodi ia pati dalur t&#8217;i p\u00ebrpilonte sakt\u00ebsisht e denj\u00ebsisht 50 emra Nereidash. I lumt\u00eb, pirolla i qoft\u00eb xha Hesiodit, s&#8217;duhet hyr\u00eb n\u00eb hak t\u00eb meritokracis\u00eb mitologjike. Meritokracia gjithmon\u00eb nderohet, duhet nderuar n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre &#8211; bie fjala do ishte nj\u00ebfar\u00eb nderimi modest n\u00ebse mitolog\u00ebt dakordohen dhe e shpikin shprehjen &#8220;t&#8217;jesh po aq i sakt\u00eb sa xha Hesiodi n\u00eb mitologji&#8221; : ) Nderim modest, tmerr\u00ebsisht i vonuar dhe i thjesht\u00eb, por s&#8217;\u00ebsht\u00eb pak &#8211; m\u00eb mir\u00eb di\u00e7 sesa hi\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Gjith\u00eb emrat e Nereidave, nga 4 burimet, varg e varg<\/strong> > Amateia [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Amfinoma [ <em>e ushqen kopen\u00eb e Poseidonit<\/em> ] &#8211; Amfitoa [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Amfitrita [ <em>bashk\u00ebshortja e Poseidonit, po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide, Homeri nuk e p\u00ebrmend<\/em> ] &#8211; Apseudesa &#8211; Aretuza &#8211; Azia [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Autonoa [ <em>P\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Beroa [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Kalianasa [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Kalianira [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr n\u00eb Iliad\u00eb<\/em> ] &#8211; Kalipsoja [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Ketoja [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide, p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Klioja [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Klimena [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide, shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Krantoja &#8211; Kreneisa &#8211; Kidipa [ <em>n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Kiren\u00ebs s\u00eb bashku me motrat e saj<\/em> ] &#8211; Kimatolega [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Kimoja [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Kimodoka &#8211; Kimotoa [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Deiopea &#8211; Deroja [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Deksamena [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Diona [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Dorisa [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Dotoja &#8211; Drimoja [ <em>nj\u00ebra nga nimfat n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Kiren\u00ebs<\/em> ] &#8211; Dinamena &#8211; Eiona [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Efira [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Eratoja &#8211; Eugora &#8211; Euarna &#8211; Eukranta &#8211; Eudora [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Eulimena &#8211; Eumolpa &#8211; Eunika &#8211; Eupompa [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Euridika &#8211; Galena &#8211; Galatea &#8211; Glaukeja &#8211; Glaukonoma [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Halia &#8211; Halimeda &#8211; Hiponoa &#8211; Hipotoa [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Iara [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Ianasa [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Ianira [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide, shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Iona &#8211; Isfianasa [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Laomedeia [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Leiagora [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Leukotea &#8211; Ligea &#8211; Limnoreia &#8211; Likoriasa &#8211; Lizianasa &#8211; Maera [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Melita [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Menipa [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Nauzitoa &#8211; Naera [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Nemertesa &#8211; Neomerisa &#8211; Nesea &#8211; Nesoja [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr, i jep emrin e saj Nesos, nj\u00ebra prej h\u00ebnave t\u00eb Neptunit<\/em> ] &#8211; Opisa &#8211; Oreitia [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Panopea &#8211; Pazitea [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Ferusa [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Filodoka &#8211; Pleksavra [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Plotoja [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Polinoa &#8211; Polinoma [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Pontomeduza [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Pontoporeia [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Pronoa [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Protoa &#8211; Protomedeia [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Psamata &#8211; Saoja [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr, emri do t&#8217;thot\u00eb &#8216;shp\u00ebtimtarja&#8217;<\/em> ] &#8211; Speja [ <em>shfaqet pran\u00eb motr\u00ebs Thetisa kur ajo qan nga dhembshuria p\u00ebr pik\u00ebllimin e Akilit<\/em> ] &#8211; Thaleia &#8211; Themistoja [ <em>p\u00ebrmendet vet\u00ebm si em\u00ebr<\/em> ] &#8211; Thetisa [ <em>N\u00ebna e Akilit<\/em> ] &#8211; Thoa [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ] &#8211; Ksantoja [ <em>po ashtu emri i nj\u00eb Oqeanide<\/em> ]<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n[ <span style=\"color: #999999; font-size:13px;\"> \u2794 <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=20611\">Nereids &#8211; 50 Sister-Deities, the Beautiful Aquatic Ones<\/a> AI-translated into English by Logios, 2026<\/span> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Q 2026 (&#8230;meq\u00eb ra fjala, mitologjia greke nuk &#8220;pretendon&#8221; kurr\u00eb t&#8217;jet\u00eb m\u00eb e sakt\u00eb se, le t&#8217;themi, herologjia moderne e Hollivudit &#8211; n\u00eb t\u00eb dy rastet kemi mij\u00ebra heronj dhe figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, shum\u00eb prej&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=20608\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-20608","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20608"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20608\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}