{"id":21367,"date":"2026-10-16T11:38:21","date_gmt":"2026-10-16T10:38:21","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=21367"},"modified":"2026-10-16T12:31:01","modified_gmt":"2026-10-16T11:31:01","slug":"demokracia-i-riciklon-shpresat-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=21367","title":{"rendered":"Demokracia i Riciklon Shpresat Tona!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 15 Tetor 2026 (rreth trazirave\u2026 protestave politike n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; koment)<\/em><\/p>\n<p><em>Prej koh\u00ebsh Shqip\u00ebria me protestat, protestuesit prore n\u00eb shesh duke k\u00ebrkuar ndryshime. Lidhur me k\u00ebt\u00eb subjekt, Fb ma imponi nj\u00eb video t\u00eb Blendi Fevziu &#8211; v\u00ebshtrimi i drejt\u00eb por sip\u00ebrfaq\u00ebsor i Fevziut sikur m\u00eb shtyri t\u00eb komentoj m\u00eb gjer\u00ebsisht (p\u00ebr video-komentin e vet, Fevziu ishte motivuar nga fjal\u00ebt e Kryeministrit Rama gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi, ku ky i fundit shihej me nj\u00eb fanel\u00eb t\u00eb zez\u00eb dhe ku u shpreh se Shqip\u00ebria s&#8217;na \u00ebsht\u00eb gjoja ndonj\u00eb &#8220;sht\u00ebpi publiku&#8221; ky gjithkush hyn e del sipas qejfit<\/em>&#8230;)<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/arspo_demokracia_i_riciklon_shpresat_tona_1_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-EZQpWRY5\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/arspo_demokracia_i_riciklon_shpresat_tona_1_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1098\" class=\"alignnone size-full wp-image-21368\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/arspo_demokracia_i_riciklon_shpresat_tona_1_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/arspo_demokracia_i_riciklon_shpresat_tona_1_opt-600x412.jpg 600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/arspo_demokracia_i_riciklon_shpresat_tona_1_opt-1280x878.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/arspo_demokracia_i_riciklon_shpresat_tona_1_opt-768x527.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/arspo_demokracia_i_riciklon_shpresat_tona_1_opt-1536x1054.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb nism\u00eb, le t&#8217;themi se zem\u00ebrimi i protestuesve \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, por rruga p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo gjendje sikur e mbyllur. Mund t&#8217;jemi t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe t\u00eb protestojm\u00eb, por sipas rregullave demokratike i vetmi mekaniz\u00ebm legjitim p\u00ebr ndryshim \u00ebsht\u00eb kutia e votimit. Protestat e shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb por NUK mund ta zhb\u00ebjn\u00eb rezultatin e zgjedhjeve. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund ta ndryshoj\u00eb at\u00eb rezultat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pal\u00eb zgjedhjesh. Mir\u00ebpo, edhe zgjedhjet e reja (n\u00ebse t&#8217;mbaheshin fillim-jav\u00ebn q\u00eb vjen) ka gjasa ta sillnin t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat. <\/p>\n<p>Andaj kryeministri Rama thot\u00eb me qet\u00ebsi &#8220;<em>zhvilluam zgjedhje, jo revolucion<\/em>&#8220;, dhe saher\u00eb t\u00eb shprehet ashtu do ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, anise nj\u00ebkoh\u00ebsisht do jet\u00eb tmerr\u00ebsisht irritues n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet. I pyetur n\u00ebse do jepte dor\u00ebheqjen, kryeministri Rama qe p\u00ebrgjigjur: &#8220;<em>Sa u p\u00ebrket thirrjeve p\u00ebr dor\u00ebheqjen time, qeverit\u00eb nd\u00ebrrohen p\u00ebrmes zgjedhjeve demokratike. Ne i zhvilluam zgjedhjet vitin e kaluar, jo revolucion<\/em>&#8220;. <\/p>\n<p>Teknikisht dhe n\u00eb kuptimin demokratik, ai ka t\u00eb drejt\u00eb &#8211; dhe kjo mjafton. Zgjedhjet e fundit u mbajt\u00ebn n\u00eb Maj 2025, Partia Socialiste i fitoi 52,2% t\u00eb votave, duke marr\u00eb 83 nga 140 vendet e parlamentit (mandati i 4-t i Ram\u00ebs radhazi). Opozita i fitoi at\u00ebbot\u00eb 34% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Vet\u00eb makineria e &#8220;demokracis\u00eb&#8221; sikur i p\u00ebrgjigjet protestuesit &#8211; n\u00eb rregull, mendon se gj\u00ebrat do duhej t&#8217;ishin ndryshe, p\u00ebr t\u00eb tilla \u00e7\u00ebshtje procesi politik shqiptar i p\u00ebrdor zgjedhjet, shko dhe voto. Por dhe n\u00ebse mund\u00ebsia e votimit t&#8217;ishte reale k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, i nj\u00ebjti person mund t\u00eb fitoj\u00eb rishtas. Q\u00ebkur ashtu ndodhi n\u00eb zgjedhjet 17-18 muaj m\u00eb par\u00eb, kur Partia Socialiste fitoi me shumic\u00ebn e qart\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nGjithsesi, ka ca dallime t\u00eb sistemeve demokratike, p\u00ebr hir t\u00eb dallim\u00ebsis\u00eb le t&#8217;i themi 2-3 fjal\u00eb. N\u00ebse parlamenti i nj\u00eb vendi shpall se &#8220;nuk ka besim&#8221; tek di\u00e7ka\u2026 apo tek nj\u00eb kabinet qeveritar, at\u00ebher\u00eb procesi p\u00ebrshpejtohet. N\u00eb Holand\u00eb e dim\u00eb fort mir\u00eb si funksionon kjo pun\u00eb, sepse qeverit\u00eb tona &#8220;rr\u00ebzohen&#8221; aq shpesh. Pothuaj sikur e kemi kthyer r\u00ebnien e qeverive n\u00eb sport politik : ) Jemi m\u00ebsuar me r\u00ebnie-ngritjet kabinetike, thuase pik\u00ebrisht ne e pat\u00ebm &#8220;shpikur&#8221; butonin e p\u00ebrshpejtimit, dhe pastaj duke p\u00ebrdorur aq shum\u00eb sa gati na \u00ebsht\u00eb &#8220;konsumuar&#8221; : )<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin teknik, mocioni i mosbesimit \u00ebsht\u00eb leva e vetme q\u00eb nuk i k\u00ebrkon zgjedhjet (komplekse dhe t\u00eb kushtueshme). Parlamenti s&#8217;ka pse t\u00eb pres\u00eb deri n\u00eb v. 2029, thjesht deklarohet &#8220;s&#8217;kemi besim tek kjo qeveri&#8221;, dhe e gjith\u00eb qeveria bie brenda nj\u00eb pasditeje. Pastaj vijn\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, koalicione t\u00eb reja, fytyra t\u00eb reja dhe, ndonj\u00ebher\u00eb, rezultat m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zem\u00ebruarit &#8211; ose ndonj\u00ebher\u00eb, madje shpeshher\u00eb, rishtas i nj\u00ebjti rezultat.<\/p>\n<p>Kjo lev\u00eb funksionon vet\u00ebm aty ku parlamenti v\u00ebrtet e ka pushtetin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e duhur politike. N\u00eb Shqip\u00ebri (sikur dhe n\u00eb ShBA, apo n\u00eb shumic\u00ebn e sistemeve presidenciale) nuk ekziston nj\u00eb &#8220;buton&#8221; i till\u00eb p\u00ebrshpejtimi. Pushteti ekzekutiv e ka nj\u00eb mandat me afat t\u00eb caktuar, dhe asnj\u00eb votim n\u00eb parlament nuk mund ta largoj\u00eb para se t&#8217;ket\u00eb mbaruar mandati. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi mes sistemit Parlamentar dhe atij Presidencial.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, protestuesit e zem\u00ebruar t\u00eb Tiran\u00ebs jan\u00eb t\u00eb bllokuar n\u00eb nj\u00eb sistem i cili, n\u00eb dukje parlamentar por, q\u00eb funksionon m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb sistem me mandatin e afatcaktuesh\u00ebm. Holandez\u00ebt mund ta rr\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb kabinet qeveritar p\u00ebr ak\u00ebcil\u00ebn gj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe serioze, mund t&#8217;jet\u00eb mosmarr\u00ebveshje rreth buxhetit&#8230; dhe pastaj shkojn\u00eb t\u00eb pin\u00eb kafe s\u00eb bashku, aty n\u00eb bar-in e parlamentit. Madje teksa dynden korridoreve, mund t&#8217;i shohin gazetar\u00ebt e TV-reporter\u00ebt me mikrofonat nd\u00ebr duar, secili prej politikan\u00ebve mund t&#8217;i shpalos\u00eb pik\u00ebpamjet dhe prognozat e veta.<\/p>\n<p>Holandez\u00ebt e kan\u00eb &#8220;butonin&#8221; e p\u00ebrshpejtimit demokratik, shqiptar\u00ebt jo. S&#8217;e kan\u00eb as amerikan\u00ebt, meq\u00eb ra fjala. Dhe kjo s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb e mir\u00eb apo m\u00eb e keqe; gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb ia vlen jan\u00eb rregullat p\u00ebr t\u00eb cilat njer\u00ebzia jan\u00eb dakorduar. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebto rregulla jan\u00eb thelbi q\u00eb sheshi i protestave NUK mund t\u2019i ndryshoj\u00eb. N\u00eb demokraci ekziston &#8220;butoni&#8221; i p\u00ebrshpejtimit, por vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb sistem demokratik ku parlamenti \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye, ose e ka fjal\u00ebn fundimtare. <\/p>\n<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria ta kishte nj\u00eb sistem Parlamentar (me nj\u00eb mekaniz\u00ebm funksional t\u00eb mosbesimit), bie fjala, deputet\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm do ta n\u00ebnshkruanin mocionin e mosbesimit dhe qeveria do binte. S&#8217;do pritej e 2029-a, por brenda jav\u00ebs. Pastaj nj\u00eb qeveri &#8220;kujdestarie&#8221; do e merrte drejtimin. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt votues do i ri-vizitonin kutit\u00eb e votimit dhe, n\u00ebse mendimet e tyre t&#8217;jen\u00eb ato t\u00eb nj\u00ebjtat (e para 1 vitit), e nj\u00ebjta parti do fitonte rishtas. Pastaj do vinim aty ku u nis\u00ebm, ve\u00e7se kuptohet 1 vit m\u00eb mbrapa n\u00eb koh\u00eb dhe duke e &#8220;rr\u00ebzuar nj\u00eb qeveri kot&#8221; : )<\/p>\n<p>Pra, &#8220;butoni&#8221; i p\u00ebrshpejtimit nuk na e jep ndonj\u00eb rezultat tjet\u00ebr, na e jep nj\u00eb rreth-o-ciklim demokratik m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Dmth. shpresa riciklohet m\u00eb shpejt\u00eb. Butoni i p\u00ebrshpejtimit demokratik nuk i ndryshon votuesit &#8211; ndryshon vet\u00ebm fakti sa shpesh u k\u00ebrkohet atyre t\u00eb votojn\u00eb. N\u00eb Holand\u00eb &#8220;butoni&#8221; do t&#8217;thot\u00eb se qeverit\u00eb bien relativisht shpesh dhe zgjedhjet vijn\u00eb shpejt\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, meq\u00eb nj\u00eb buton i till\u00eb nuk ekziston, pak\u00ebnaq\u00ebsia e njer\u00ebzve s&#8217;ka si ekspozohet m\u00eb bindsh\u00ebm e m\u00eb bujsh\u00ebm&#8230; por n\u00eb shesh. Asnj\u00ebri sistem nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se tjetri &#8211; ekziston vet\u00ebm dallimi sa gjat\u00eb duhet pritur para se t&#8217;mund ta provojm\u00eb rishtas.<\/p>\n<p>***<br \/>\nSi protestues, e ke par\u00eb (jo)efikasitetin e qeveris\u00eb t\u00ebnde p\u00ebr kat\u00ebr mandate rresht dhe sinqerisht beson se \u00ebsht\u00eb qeveri e korruptuar, dalja n\u00eb shesh \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime p\u00ebr ta shprehur mosbesimin dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe sh\u00ebrbejn\u00eb sheshet politike. Protestuesit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb. N\u00eb rastin shqiptar, p\u00ebrgjigjja e shtetit \u00ebsht\u00eb gjithashtu e drejt\u00eb &#8211; e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar nj\u00eb qeveri pa DHUN\u00cb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes zgjedhjeve. <\/p>\n<p>Zgjedhjet qen\u00eb mbajtur vitin e kaluar dhe qeveria aktuale pati fituar. Edhe protestuesit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, edhe pushteti aktual e mbron t\u00eb drejt\u00ebn legjitime. T\u00eb dyja k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, asnj\u00ebra s&#8217;e anulon nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb ai kurthi i ironis\u00eb politike q\u00eb e ka pllakosur Shqip\u00ebrin\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb vet\u00eb demokracia jon\u00eb e dashur, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb marr\u00ebveshja jon\u00eb politike. <\/p>\n<p>Problemi bazik me demokracin\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk na premton se do t&#8217;kemi qeverin\u00eb q\u00eb duam. Na premton se do ta kemi qeverin\u00eb q\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb vota (sipas rregullave, q\u00eb jemi marr\u00eb vesh). Pastaj mund t\u00eb provojm\u00eb rishtas m\u00eb von\u00eb, radh\u00ebn tjet\u00ebr, zakonisht pas 4 viteve. Demokracia \u00ebsht\u00eb sistem p\u00ebr t\u00eb humbur politikisht me dinjitet, gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb politik\u00eb &#8211; dhe p\u00ebr t\u00eb cilin aspekt jemi akorduar jokushtimisht.<\/p>\n<p>Zgjedhjet vijn\u00eb e shkojn\u00eb &#8211; ndryshimi rr\u00ebnj\u00ebsor dhe radikal nuk \u00ebsht\u00eb demokratik, dhe as ndryshimi demokratik nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb radikalizim, a zgjidhje radikale politike. Mund ta kemi nj\u00ebrin ose tjetrin, por jo t\u00eb dy ndryshimet nj\u00ebher\u00ebsh. Kjo thjesht \u00ebsht\u00eb ajo gjeometria e sistemit demokratik q\u00eb e njohim. Sheshi i protestave dhe kutia e votimit jan\u00eb dy mekanizma t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb nuk p\u00ebrputhen. <\/p>\n<p>Shpesh them se &#8220;gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb na e ofron demokracia \u00ebsht\u00eb riciklimi i shpres\u00ebs&#8221;. Sistemi demokratik nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur &#8211; q\u00ebkur s&#8217;\u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur n\u00eb vetvete, sigurisht s&#8217;mund t\u00eb jet\u00eb as p\u00ebr rezultatet, as p\u00ebr parapritjet. Por demokracia i riciklon shpresat tona. Si shoq\u00ebri, kjo ishte ajo marr\u00ebveshja jon\u00eb politike-demokratike, dhe demokracia pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb b\u00ebn. Demokracia nuk i p\u00ebrmbush &#8220;shpresat tona&#8221;, thjesht i v\u00eb ato n\u00eb qarkullim. \u00c7do disa vite, cik\u00ebl pas cikli, i nxjerrim nga sirtari shpresat, vizionet politike, ua shkundullosim pluhurin dhe e provojm\u00eb rishtas. Shpresa jon\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb fiton, ndonj\u00ebher\u00eb humbet, ndonj\u00ebher\u00eb fiton&#8230; e megjithat\u00eb sikur kot, prap\u00ebseprap\u00eb na zhg\u00ebnjen. Pastaj presim ciklin tjet\u00ebr p\u00ebr t&#8217;ia nisur nga e para.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e nj\u00ebjta n\u00eb Holand\u00eb, sistemi demokratik s&#8217;\u00ebsht\u00eb as &#8220;difekt&#8221; as i p\u00ebrsosur. Sistemi b\u00ebn pik\u00ebrisht at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pun\u00eb dhe qe nd\u00ebrtuar &#8211; q\u00eb t&#8217;na e jep\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mund\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;u zhg\u00ebnjyer s\u00ebrish m\u00eb von\u00eb (her\u00ebdokur). Demokracia s&#8217;\u00ebsht\u00eb di\u00e7 e p\u00ebrsosur, por \u00ebsht\u00eb sistem riciklues dhe i ricikluesh\u00ebm. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa kan\u00eb ofruar ndonj\u00ebher\u00eb shumica e sistemeve gjat\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore. S&#8217;ka alternativ\u00eb p\u00ebr gjoja demokraci m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ka vet\u00ebm alternativa p\u00ebr ndonj\u00eb sistem tjet\u00ebr ku shpresat tona do treteshin n\u00eb askund. Natyrisht se ka sisteme tjera, por ku &#8220;sirtari i shpres\u00ebs&#8221; son\u00eb mbyllet dhe ndoshta nuk hapet kurr\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Demokracia \u00ebsht\u00eb &#8220;marr\u00ebveshja&#8221; m\u00eb e bukur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Sheshi i ka zhurmat e veta, kutia e votimit vendos &#8211; n\u00ebse humbim, shpresa jon\u00eb kthehet n\u00eb sirtar, pas disa vitesh e provojm\u00eb s\u00ebrish. Demokracia \u00ebsht\u00eb ajo makineria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria kishte dhe ka nevoj\u00eb aq shum\u00eb. Pothuaj sikur kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vet shtet-ngrehina shqiptare s&#8217;e ka patur shansin ta shijoj\u00eb mir\u00ebfilli. Dekadat e fundit sikur jan\u00eb &#8220;hera e par\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb&#8221;. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, demokracia shqiptare s&#8217;ka di\u00e7 difekte, rrotullohet ashtu si\u00e7 pati qen\u00eb menduar t\u00eb rrotullohet, si\u00e7 qem\u00eb marr\u00eb vesh\u00eb. V\u00ebzhguesit e EU dhe t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs i p\u00ebrcjellin zgjedhjet dhe jan\u00eb bindur p\u00ebr pjekurin\u00eb e zgjedhjeve shqiptare.<\/p>\n<p>Af\u00ebrmendsh, si protestues ke plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;jesh i pak\u00ebnaqur, i zem\u00ebruar, i revoltuar (andaj dhe proteston njeriu), por rrug\u00ebdalja politike q\u00eb e k\u00ebrkon kam frik\u00eb nuk gjendet n\u00eb sheshin e Tiran\u00ebs. Asnj\u00eb variant i dhun\u00ebs s&#8217;do ishte ndonj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje demokratikisht. Si\u00e7 e kuptoj un\u00eb demokracin\u00eb dhe dinjitetin civil t\u00eb shoq\u00ebrive demokratike, rrug\u00ebdalja gjendet tek zgjedhjet e ardhshme, dhe tek ato q\u00eb vijn\u00eb pas tyre. Demokracia s&#8217;\u00ebsht\u00eb tradhti ndaj zem\u00ebrimit t\u00ebnd &#8211; dhe kjo ndoshta do jet\u00eb gj\u00ebja m\u00eb s\u00eb paku ngush\u00eblluese p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb a shkruar si p\u00ebrmbyllje k\u00ebtu (sepse k\u00ebrkohet nga protestuesi ta p\u00ebrmbaj\u00eb zem\u00ebrimin dhe t\u00eb merret me pritjen denj\u00ebsisht). Por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta m\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb mund ta shpreh, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke e mir\u00ebkuptuar z\u00ebrin t\u00ebnd t\u00eb protest\u00ebs, zem\u00ebrimin dhe revolt\u00ebn t\u00ebnde si qytetar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 15 Tetor 2026 (rreth trazirave\u2026 protestave politike n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; koment) Prej koh\u00ebsh Shqip\u00ebria me protestat, protestuesit prore n\u00eb shesh duke k\u00ebrkuar ndryshime. Lidhur me k\u00ebt\u00eb subjekt, Fb ma imponi nj\u00eb video t\u00eb Blendi Fevziu&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=21367\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-21367","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21367\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}