{"id":2205,"date":"2019-10-01T10:20:33","date_gmt":"2019-10-01T10:20:33","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=2205"},"modified":"2024-04-17T19:14:14","modified_gmt":"2024-04-17T18:14:14","slug":"anti-xhokondizmi-mustaqet-nga-picabia-mjekerza-nga-duchamp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=2205","title":{"rendered":"Anti-Xhokondizmi &#8211; Mustaqet nga Picabia, mjek\u00ebrza nga Duchamp!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2019 (Mona Liza dhe Dada-parodizimet &#8211; V\u00ebshtrim eseistik)<\/em><\/p>\n<p>( &#8230;<strong>pikturat si art nuk qen\u00eb supozuar t\u00eb jen\u00eb ndonj\u00eb lloj poliseksualizmi artistik, pikturat s&#8217;jan\u00eb mbase as gjinofilike, as androfilike. Apo ndoshta jan\u00eb edhe-edhe, as-as, arti ndoshta \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb lloj androgjenizmi a la deistik, nj\u00ebsoj si\u00e7 dhe poezia, qet\u00ebsin\u00eb totale e ka diku n\u00eb &#8220;equilibrium&#8221;, n\u00eb poli-balansin e natyrsh\u00ebm, absolut<\/strong>&#8230; )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Anti-Xhokondizmi-Mustaqet-nga-Picabia-mjek\u00ebrza-nga-Duchamp.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-2206 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Anti-Xhokondizmi-Mustaqet-nga-Picabia-mjek\u00ebrza-nga-Duchamp.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1080\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Anti-Xhokondizmi-Mustaqet-nga-Picabia-mjek\u00ebrza-nga-Duchamp.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Anti-Xhokondizmi-Mustaqet-nga-Picabia-mjek\u00ebrza-nga-Duchamp-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Anti-Xhokondizmi-Mustaqet-nga-Picabia-mjek\u00ebrza-nga-Duchamp-768x432.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Anti-Xhokondizmi-Mustaqet-nga-Picabia-mjek\u00ebrza-nga-Duchamp-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Andej e k\u00ebndej &#8220;pragut&#8221; t\u00eb shekujve XIX &#8211; XX, n\u00eb Franc\u00eb &#8220;xhokondizmi&#8221; ishte fortifikuar tashm\u00eb si nj\u00eb &#8220;standard&#8221; i shijeve artistike t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb t\u00eb pasurve, t\u00eb qarqeve &#8220;aristokratike&#8221; franceze, sikur ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e imazhit t\u00eb tyre si njoh\u00ebs e si patron\u00eb t\u00eb arteve. Vall\u00eb a nuk ishte klasicizmi akademik vetvetiu nj\u00eb lloj apogjeu i &#8220;xhokondizmit&#8221;! K\u00ebt\u00eb fare mir\u00eb na e d\u00ebshmojn\u00eb dhe praktikat e &#8220;Salloneve&#8221; t\u00eb sa e sa viteve, politikat e establishmentit artistik, &#8220;dashuria e madhe mes xhokondist\u00ebve dhe impresionist\u00ebve&#8221; etj : )<\/p>\n<p>Vall\u00eb a nuk i pati refuzuar e margjinalizuar impresionist\u00ebt elita e kritik\u00ebs franceze, me Monet-in xhufurrak e me gjith\u00e7ka varg e varg. E gjith\u00eb bota mund t\u00eb pandehnin se brushat e tyre na flisnin me ca nuancash e st\u00ebrholljesh t\u00eb ve\u00e7anta koloriste, se na ishin &#8220;freski e risi&#8221;&#8230; mir\u00ebpo kot. Kritika elitariste &#8220;xhokondiste&#8221; p\u00ebr dy shekuj e pal\u00ebkundur, nuk &#8220;dor\u00ebzohej&#8221;. Nj\u00eb fjali e vetme nga dikush, para ndoshta nj\u00eb dekade i kishte t\u00eb kat\u00ebr pjes\u00ebt e \u00ebmbla t\u00eb &#8220;rrumbullakes&#8221;, e thoshte edhe tro\u00e7, edhe shkurt, edhe bukur, edhe sakt\u00eb:<br \/>\n&#8220;n\u00eb shek. XIX qen\u00eb refuzuar sepse ishin tep\u00ebr radikal\u00eb, n\u00eb shek. XX sepse jo mjaftuesh\u00ebm radikal\u00eb&#8221;! N\u00eb shqip me sa di \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb th\u00ebnie &#8220;hip o t\u00eb vrava, zbrit o t\u00eb vrava&#8221; : )<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, mbase nuk shihet nga gjithkush k\u00ebshtu, teoricien\u00ebt, qarqet universitare-akademike, njoh\u00ebsit e studiusit e historis\u00eb s\u00eb arteve h\u00ebp\u00ebrh\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb dhe tjera ide. Ky p\u00ebrkufizim k\u00ebshtusoj kaq shkurt af\u00ebrmendsh s&#8217;mund t\u00eb jet\u00eb e gjitha dhe gjith\u00e7ka, r\u00ebnd\u00ebsi ka t&#8217;mos jet\u00eb p\u00ebrjashta v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb. Sipas meje \u00ebsht\u00eb mu n\u00eb b\u00ebrtham\u00ebn (qoft\u00eb t\u00eb hidhur a t\u00eb \u00ebmb\u00ebl) t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e asaj gjith\u00e7kaje. Elitarizmi i till\u00eb, bot\u00ebkuptimi, shijet e tilla p\u00ebr artet e bukura ishin n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me rrethanat socio-kulturore t\u00eb asaj kohe. Thjesht qen\u00eb form\u00ebsuar gjat\u00eb mjaft shekujve&#8230; &#8220;xhokondizmi&#8221; pati filluar q\u00eb nga koha kur Da Vin\u00e7i e pati marr\u00eb me vete Xhokonden n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn &#8220;internetike&#8221;, trajtimi si objekt satirik dhe parodizimi me portretin e Mona Liz\u00ebs (madje deri dhe sot e k\u00ebsaj dite) do t&#8217;merrte p\u00ebrmasa t\u00eb papara. Mir\u00ebpo, p\u00ebr neve n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim pothuaj s&#8217;ia vlen as t\u00eb p\u00ebrmendet, pasi pothuaj \u00ebsht\u00eb &#8220;kategori n\u00eb vete&#8221;. Sidoqoft\u00eb, koha kur Interneti ende nuk ekzistonte, epoka para-internetike \u00ebsht\u00eb fare e kapshme, t\u00eb gjitha rastet e parodizimit me Mona Lizen pakashum\u00eb jan\u00eb t\u00eb &#8220;izoluara&#8221;, dihet p\u00ebr to, pothuaj sikur mund dhe t\u00eb &#8220;preken&#8221; n\u00ebse t&#8217;ishte nevoja.<\/p>\n<p>Nuk dihet n\u00ebse p\u00ebr Duchamp t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i njohur trajtimi satirik i Mona Liz\u00ebs n\u00eb v. 1887 nga Eug\u00e8ne Bataille. Rreth 30 vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb v. 1919 Marcel Duchamp e merr nj\u00eb kartolin\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb postale ku figuron Mona Liza, gjoja si &#8220;objekt i gjetur&#8221; (objet trouv\u00e9), ia vizaton nj\u00eb pal\u00eb mustaqe dhe nj\u00eb mjek\u00ebrz\u00eb-majuc\u00eb, natyrisht ia v\u00eb dhe titullin ( pothuaj di\u00e7 si titull i koduar) &#8220;L.H.O.O.Q.&#8221;!<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, pse jo! Mua vet\u00eb m\u00eb kujtohet pata marr\u00eb nj\u00eb kokall\u00eb mjaft t\u00eb nxeht\u00eb kok\u00ebs, kur i m\u00ebrzitur gjat\u00eb or\u00ebs m\u00ebsimore isha ndalur dhe po i vizatoja mustaqe asaj shkenc\u00ebtares Marie Curie (fotos s\u00eb saj n\u00eb librin e hapur). Anise pretendimi im s&#8217;pati qen\u00eb fare &#8220;artistik&#8221;, sikur t&#8217;mos qe kokalla, ndoshta do t&#8217;kisha vazhduar tutje dhe me mjekr\u00ebn. Vizatues aq i dob\u00ebt s&#8217;isha, sot do t&#8217;mund t&#8217;i krahasoja me mustaqet e Duchamp, hedhur Mona Lizes. Pra s&#8217;kam d\u00ebshmi, kam vet\u00ebm n\u00eb mbamendje historin\u00eb, por ekziston probabiliteti q\u00eb mustaqet e Marie Curie t\u00eb dilnin m\u00eb t\u00eb sakta sesa ato t\u00eb Mona Lizes.<\/p>\n<p>N\u00eb fr\u00ebngjisht titulli &#8220;L.H.O.O.Q.&#8221; lexohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet dhe mund\u00ebson interpretime t\u00eb ndryshme, psh. n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte fr\u00ebngjishtja na thot\u00eb &#8220;nga pas \u00ebsht\u00eb e nxeht\u00eb&#8221; (ka nj\u00eb &#8220;prapa&#8230;&#8221; t\u00eb nxeht\u00eb). Interpretimi tjet\u00ebr &#8220;artistik&#8221; i kuptimit t\u00eb Duchamp do t&#8217;ishte &#8220;posht\u00eb ka nj\u00eb zjarr&#8230;&#8221; (dihet, zjarret jan\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, s&#8217;ka zjarr t\u00eb &#8220;ftoht\u00eb&#8221;, sipas Duchamp, femrat prore e kan\u00eb ndonj\u00eb shqet\u00ebsim seksual fshehur diku, ndoshta pra dhe vet\u00eb Mona Liza pikturale : )<\/p>\n<p>Ja si parodizonte Duchamp, tallej me &#8220;prapa&#8230;t&#8221; e Mona Lizes. Mir\u00ebpo se p\u00ebrse e pati zgjedhur nj\u00eb pseudonim &#8220;feministik&#8221; p\u00ebr veten, &#8220;Rrose S\u00e9lavy&#8221;, i cili n\u00eb fr\u00ebngjisht thuase lexohet (ting\u00ebllon) &#8220;Eros, c&#8217;est la vie&#8221; (&#8220;Erosi, \u00ebsht\u00eb jeta&#8221;), k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm ai vet\u00eb do t&#8217;mund ta sqaronte sakt\u00eb. Ndoshta mund t\u00eb shpjegohet sadopak me simpatin\u00eb artistike q\u00eb kishte ndaj tem\u00ebs androgjenike artistike, ose tem\u00ebs s\u00eb &#8220;konvertimit gjinor&#8221;, ose t\u00eb &#8220;feminitetit maskulinesk&#8221;, ose&#8230; Gjithsesi un\u00eb vet\u00eb s&#8217;e di p\u00ebrgjigjen e sakt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detaj, nuk e di as n\u00ebse Duchamp t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb i qart\u00eb me ndonj\u00eb rast, n\u00eb ndonj\u00eb vend, t\u00eb ket\u00eb shkruar ndokund di\u00e7 si sqarim lidhur me p\u00ebrzgjedhjen e psedo-emrit t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se ai pati b\u00ebr\u00eb versione t\u00eb ndryshme t\u00eb &#8220;mustaqeve xhokondeze&#8221;, i pati b\u00ebr\u00eb disa sosh. Nj\u00ebri prej versioneve qe titulluar &#8220;L.H.O.O.Q. e Rruar&#8221; (dmth. pakashum\u00eb: E nxehta Mona Liza e Rruar). N\u00ebse feminizmit aq t\u00eb brisht\u00eb mona-lizor i shtohen &#8220;atribute&#8221; mashkullore si mjek\u00ebrza, mustaqet, pastaj rruarja&#8230; e t\u00eb tilla t\u00eb ngjashme, nga Bataille i qe shtuar psh. &#8220;llulla&#8221;, at\u00ebher\u00eb mbase (ose padyshim) \u00ebsht\u00eb aluduar n\u00eb p\u00ebrtalljen, n\u00eb ironizimin e vet\u00eb natyr\u00ebs aseksualistike t\u00eb artit. K\u00ebsaj dhe mund t&#8217;i kthehemi m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo titulli (qoft\u00eb me &#8220;rruarjen&#8221;, qoft\u00eb pa t\u00eb) dhe s&#8217;ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ka r\u00ebnd\u00ebsi&#8230; por desha t\u00eb them nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7 i &#8220;p\u00ebrvtesh\u00ebm&#8221; p\u00ebr nga pesha. Ashtu-k\u00ebshtu ishte di\u00e7 si shtojc\u00eb shtuar &#8220;shtojcave&#8221;. Pasi shtojcat e \u00e7far\u00ebdoshme, riprodhimi i ideve, detajet derivative, kolazhiteti&#8230; ishin elementet ky\u00e7 t\u00eb ironizmit dadaistik. Thelbi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb mendjen e Duchamp titulli duhej t\u00eb aludonte n\u00eb di\u00e7 vullgare, di\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb artikulohet artistikisht. Derisa mustaqet duhej t\u00eb ishin satirizimi vizual, titulli ndoshta duhej t\u00eb ishte p\u00ebrtallja, sarkazmi verbal (i nj\u00eb objekti &#8220;ready-made&#8221; &#8211; dmth. n\u00eb kontekst me iden\u00eb e qasjes, n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet si verbalja si vizualja &#8220;shkrihen&#8221; n\u00eb dimensionin e nj\u00ebjt\u00eb &#8211; psikologjik).<\/p>\n<p>Ideja e Duchamp qe b\u00ebr\u00eb e ditur, &#8220;mjaft me artin retinal, na duhet art p\u00ebr mendjen&#8221; (ashtu e pati quajtur, &#8220;retinal&#8221;, dmth. sa p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb syrit).<br \/>\nPra p\u00ebr Duchamp nuk mjaftonte vet\u00ebm dimensioni estetik, arti duhet t&#8217;na ofroj\u00eb edhe sfiden, edhe ushqimin mendor, edhe ngopjen &#8220;intelektuale&#8221;, edhe dometh\u00ebnien e dometh\u00ebnieve, edhe dimensionet tjera, edhe dimensionin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb filozofik, edhe shum\u00e7ka. K\u00ebshtu q\u00eb me parodizimin thjesht donte t&#8217;i jepte form\u00eb ides\u00eb s\u00eb &#8220;gj\u00ebsendeve t\u00eb gatshme dhe t\u00eb utilitarizmit artistik&#8221;.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, utilitarja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e kemi fjal\u00ebn ndoshta m\u00eb s\u00eb miri do t&#8217;ilustrohej me shembullin e &#8220;Fontan\u00ebs&#8221; s\u00eb tij, sesa me mustaqet e Xhokondes. Anise &#8220;fontan\u00ebs&#8221; p\u00ebrve\u00e7 titullit dhe n\u00ebnshkrimit nuk i pati &#8220;shtuar&#8221; asgj\u00eb (ndoshta s&#8217;ishte madje as titull, m\u00eb tep\u00ebr thjesht si em\u00ebr i ndryshuar i vet\u00eb urinalit, si objekt jasht-artistik).<br \/>\nP\u00ebr Duchamp &#8220;gj\u00ebsendet e gatshme&#8221; ishin objekte t\u00eb zakonshme q\u00eb artist\u00ebt t&#8217;i zgjedhnin sipas qejfit dhe t&#8217;i modifikonin sipas d\u00ebshir\u00ebs e imagjinat\u00ebs (qoft\u00eb dhe vet\u00ebm pak\u00ebz) p\u00ebr t&#8217;i kthyer n\u00eb objekte artistike. Helmi artistik (arti retinal) luftohet me kund\u00ebrhelmin artistik, sipas tij nj\u00eb shurr\u00ebtore meshkujsh e n\u00ebnshkruar, automatikisht na kthehet n\u00eb antidot p\u00ebr &#8220;artin retinal&#8221;. Objektin e &#8220;gjetur&#8221;, urinalin thjesht e pati ripozicionuar, e pati titulluar dhe e pati n\u00ebnshkruar &#8220;R. Mutt&#8221;.<\/p>\n<p>Dhe voila&#8230; objekti i gjetur (e gjith\u00eb filozofia e objekteve t\u00eb gatshme, &#8220;ready-made&#8221;) na b\u00ebhet art, apo m\u00eb sakt\u00eb ndoshta e kemi shpikur serumin artistik, &#8220;fontana&#8221; e gatshme prej porcelani na kthehet n\u00eb &#8220;skulptur\u00eb t\u00eb prodhuar&#8221; nga Duchamp. Ngjash\u00ebm si\u00e7 i prodhonte dhe Antonio Canova dikur kryeveprat skulpturale t\u00eb mermerta; me Perseun fitimtar e me Meduzen e vrar\u00eb, me Amor-iadat e &#8220;gjalla&#8221; e me Venerat e bardha&#8230; panum\u00ebr sosh, secila m\u00eb &#8220;kryevep\u00ebr&#8221; se tjetra.<\/p>\n<p>Madje dhe e pati paguar tarif\u00ebn (aq sa i takonte) q\u00eb vepra e tij t\u00eb ekspozohej, do mbahej nj\u00eb ekspozit\u00eb diku n\u00eb Nju Jork. N\u00eb prezantimin p\u00ebr ekspozit\u00ebn njurorkeze pati sqaruar se orientimi i &#8220;fontan\u00ebs&#8221; na qenkesh ndryshuar pak\u00ebz nga si\u00e7 ishte aty ku e pati gjetur, kaq (pati qen\u00eb fort i sinqert\u00eb). Rregullorja e ekspozit\u00ebs thoshte se t\u00eb gjitha veprat nga artist\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb paguar tarif\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes duhet t\u00eb pranohen. Teknikisht pra &#8220;fontana&#8221; nuk qe refuzuar, mir\u00ebpo vepra prej porcelani t\u00eb &#8220;gatsh\u00ebm&#8221; s&#8217;e pati par\u00eb ndonj\u00eb ekspo-vitrin\u00eb, as pragun e galeris\u00eb, as zon\u00ebn ekspozuese.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb stilin e nj\u00ebjt\u00eb me Duchamp, disa dekada para tij, E. Bataille pati parodizuar me Xhokonden e ngrat\u00eb, parodizimi nga ky do t&#8217;vinte n\u00eb jet\u00eb jo duke i shtuar mustaqe, por duke ia huazuar nj\u00eb llull\u00eb. Nd\u00ebrsa dihet, llullat s&#8217;futen n\u00eb goj\u00eb tek ashtu kot, ata q\u00eb e p\u00ebrdorin e din\u00eb se duhet &#8220;ndezur&#8221;, e duhet tymosur. E gjith\u00eb bota e di se p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb llullat.<br \/>\nJo vet\u00ebm para Duschamp, edhe disa dekada pas tij, n\u00eb v. 1954 Salvador Dali po ashtu pati parodizuar me Mona Lizen duke krijuar nj\u00eb autoportret &#8220;a la Dali-Mona&#8221;. Me metod\u00ebn identike &#8220;fotoshop-ike&#8221; t\u00eb epok\u00ebs internetike, Dali e pati dyzuar surratin e vet (shkrepur nga Philippe Halsman) me fytyr\u00ebn e Mona Lizes.<br \/>\nDhe rishtas, jo vet\u00ebm Dali, edhe Fernand Leger, Rene Magritte (e edhe ndokush tjet\u00ebr&#8230;) pat\u00ebn eksperimentuar me LHOOQ-parodizimet, secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Madje&#8230; n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet \u00ebsht\u00eb simpatike dhe vet\u00eb historia e publikimit t\u00eb &#8220;mustaqeve&#8221; t\u00eb Duchamp. Francis Picabia, mik i tij e koleg dadaist, e pati krijuar nj\u00eb revist\u00eb p\u00ebr artet e let\u00ebrsin\u00eb, revista quhej &#8220;391&#8221;, aren\u00ebs artistike i buz\u00ebqeshi me gjithsej 19 numra nga 1917 deri 1924.<br \/>\n&#8220;Arti duhet t&#8217;jet\u00eb joestetik deri n\u00eb ekstrem, i padobish\u00ebm dhe i pamundur p\u00ebr ta justifikuar&#8221; &#8211; ishte kjo th\u00ebnie e Picabia-s\u00eb, rreth s\u00eb cil\u00ebs dmth. v\u00ebrtitej filozofia picabiste. Ja pra, ec e mos buz\u00ebqesh me &#8220;zjarrin e me antidot-izmin&#8221;, sidomos nga pozita jon\u00eb sot : )<\/p>\n<p>Dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, Picabia s&#8217;kishte si ta dinte se historia e artit do t&#8217;na ofroj\u00eb lloj-lloj \u00ebmb\u00eblsirash si info. Ai n\u00eb nguti p\u00ebr ta publikuar parodizimin e Duchamp &#8220;L.H.O.O.Q.&#8221; n\u00eb revist\u00ebn e vet, meq\u00eb s&#8217;kishte koh\u00eb t\u00eb priste q\u00eb &#8220;mustaqet origjinale&#8221; t\u00eb arrinin nga Nju Jorku, me lejen e Duchamp, zot\u00ebria i vizatoi vet\u00eb nj\u00eb pal\u00eb mustaqe p\u00ebr Xhokond\u00ebn. Si p\u00ebr inat, kur njeriu ngutet, ka gjasa puna s&#8217;ec\u00ebn mbar\u00eb, o njeriu kthehet n\u00eb harrestar &#8211; i ngrati e pati harruar mjekr\u00ebn. Kartolina e tij as sot e k\u00ebsaj dite s&#8217;e ka &#8220;mjekr\u00ebn&#8221;. (Aty-k\u00ebtu them &#8220;Xhokonda&#8221;, pasi p\u00ebr dallim nga amerikan\u00ebt, gjerman\u00ebt dhe evropian\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb thon\u00eb Mona Liza, francez\u00ebve iu p\u00eblqen t\u00eb jen\u00eb unikal me insistimin &#8220;Xhokonda&#8221;, kjo i dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt e bot\u00ebs : )<\/p>\n<p>Si kreditim p\u00ebr mikun-artist t\u00eb pertej-oqeanit pati shkruar &#8220;Tablo Dadaiste nga Marcel Duchamp&#8221;. Shih pra, booo \u00e7far\u00eb &#8220;g\u00ebnjeshtari&#8221;, revistaxhiu harrestar jo vet\u00ebm q\u00eb i pati g\u00ebnjyer lexuesit e revist\u00ebs s\u00eb vet, por me kartolin\u00ebn fals padashtas sikur e pati g\u00ebnjyer gjith\u00eb historin\u00eb : )<br \/>\nNatyrisht q\u00eb Duchamp e pati hetuar munges\u00ebn e mjek\u00ebrz\u00ebs s\u00eb vet, p\u00ebr fat t\u00eb keq harresa e harrestarit s&#8217;mund t\u00eb ndreqej tek ashtu me nj\u00eb buz\u00ebqeshje tejoqeanike. Gjithsesi dy dekada m\u00eb von\u00eb, s\u00ebpaku p\u00ebr &#8220;historin\u00eb e artit&#8221; i pati sjellur gj\u00ebrat sadopak n\u00eb vendin e vet. N\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb revistes me &#8220;mustaqet e Picabia&#8221;, gjetur diku n\u00eb nj\u00eb librari, pati shkruar: &#8220;mustaqet nga Picabia, mjek\u00ebrza nga Duchamp&#8221;!<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb mikut t\u00eb vet, edhe Picabia pra i pati vizatuar mustaqe Mona Liz\u00ebs. E pati harruar mjek\u00ebrz\u00ebn&#8230; ok, por s&#8217;qe shembur bota, Duchamp s&#8217;qe m\u00ebrzitur dhe jo gjithkush e pati marr\u00eb vesh e as ditur. Madje dhe un\u00eb i pata vizatuar mustaqe asaj shkenc\u00ebtares. Derisa mua do t&#8217;m\u00eb falej, padyshim do t&#8217;m\u00eb falej, qoft\u00eb dhe nj\u00eb mjek\u00ebr sa t\u00eb Marksit t&#8217;ia kisha vizatuar nobelistes s\u00eb dyfisht\u00eb, t\u00eb vetmes fem\u00ebr me dy nobela p\u00ebr dy shkencash t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb vetmes q\u00eb ia kishin &#8220;zili&#8221; gjith\u00eb burrat e shkences, madje dhe vet\u00eb Ajnshtajni, asgj\u00eb&#8230; mua prap\u00eb do t&#8217;m\u00eb falej.<br \/>\nPor k\u00ebtyre babaxhan\u00ebve t\u00eb Dada-s, assesi, asnj\u00eb dadaist s&#8217;ishte i pafajsh\u00ebm&#8230; dadaist\u00ebt parodizonin me dashje, q\u00ebllimisht, jo se i kishta kapluar m\u00ebrzia as monotonia, thjesht pandehnin se na ishin gjoja artist\u00eb, anti-artist\u00eb, anti-xhokondist\u00eb : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nEdhe Duchamp, edhe Bataille, edhe Dali&#8230; secili prej tyre e dinin mir\u00eb se \u00e7&#8217;po b\u00ebnin. Derisa merreshin me parodizimin e veprave ikonike t\u00eb artit, derisa talleshin me portretet shekullore davin\u00e7iane, at\u00ebbot\u00eb zor se na e paskeshin harruar &#8220;distanc\u00ebn estetike&#8221;, verisimilitetin artistik etj.<br \/>\nAta mir\u00eb e dinin, me t&#8217;i par\u00eb mustaqet n\u00ebn hund\u00ebn e nj\u00eb ikone aty p\u00ebr aty do t&#8217;na duket &#8220;qesharake&#8221;, si at\u00ebher\u00eb si tani, si gjithmon\u00eb, asgj\u00eb nuk ndryshon (imagjino n\u00ebnhund\u00ebn e nj\u00eb Mona Lize, portret i ikonizuar me shekuj).<\/p>\n<p>S&#8217;ka pafaj\u00ebsi, mustaqet e femrave mund t&#8217;na hutojn\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrjetimit aseksual t\u00eb bukuris\u00eb pikturale (arti si art, totalisht i past\u00ebr, i kulluar) tani me mustaqet e me llullat hooop sikur na &#8220;polarizohet&#8221; e natyrshmja artistike. Anise nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, realisht polarizimi n\u00eb fjal\u00eb as nuk ekziston, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb lloj efekt-mashtrimi psikologjik.<br \/>\nKuptohet as si parodizim s&#8217;do jet\u00eb fjala p\u00ebr \u00e7mendurira, p\u00ebr gj\u00ebrash t\u00eb pad\u00ebgjuara, p\u00ebr ndonj\u00eb di\u00e7&#8230; &#8220;crazy&#8221;. Pikturat si art nuk qen\u00eb supozuar t\u00eb jen\u00eb ndonj\u00eb lloj poliseksualizmi artistik, pikturat s&#8217;jan\u00eb mbase as gjinofilike, as androfilike. Apo ndoshta jan\u00eb edhe-edhe, as-as, arti ndoshta \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb lloj androgjenizmi a la deistik, nj\u00ebsoj si\u00e7 dhe poezia, qet\u00ebsin\u00eb totale e ka diku n\u00eb &#8220;equilibrium&#8221;, n\u00eb poli-balansin e natyrsh\u00ebm, absolut.<\/p>\n<p>Edhe Duchamp, edhe Dali, edhe Magritte etj. e dinin q\u00eb mustaqet u &#8220;takojn\u00eb&#8221; meshkujve (tekefundit s&#8217;para presim t\u00eb defilojn\u00eb femrat me to, sikur q\u00eb nuk presim as meshkujt te perdorin buz\u00ebkuq e sutjena, sa p\u00ebr sy e faqe, gjoja p\u00ebr hir t\u00eb mod\u00ebs shpikur nga homo-fashion-ist\u00ebt e Franc\u00ebs e t\u00eb Italis\u00eb, n\u00eb fakt burrat q\u00eb p\u00ebrdorin buz\u00ebkuq e maskara do duhej t&#8217;ishin sa m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, p\u00ebrndryshe do ta cenonim &#8220;polaritetin&#8221;, balansin e natyrsh\u00ebm : )<\/p>\n<p>Ideja se &#8220;arti imiton jet\u00ebn&#8221; na vjen q\u00eb nga lasht\u00ebsia, vet\u00eb Aristoteli e pati p\u00ebrdorur termin &#8220;mimesis&#8221; (t\u00eb imitosh di\u00e7). Mbase ky detaj do t&#8217;jet\u00eb ai elementi i vock\u00ebl psikologjik me t\u00eb cilin vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe q\u00ebllimisht manipulojn\u00eb artist\u00ebt, e sidomos dadaist\u00ebt. Ky element \u00ebsht\u00eb i lidhur me &#8220;distanc\u00ebn estetike&#8221;, i paramenduar, pa\u00e7ka se shpesh mund t&#8217;jet\u00eb dhe i rast\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebr artin, mashkullorja e fem\u00ebroja jan\u00eb vet\u00ebm terma bosh, jan\u00eb absolutisht nj\u00ebsoj, ndryshojn\u00eb vet\u00ebm si terma &#8220;subjektual&#8221; &#8211; tutje n\u00eb substancialen e vet ndaj gjinis\u00eb arti ngelet totalisht neutral. Gjith\u00e7ka p\u00ebrtej k\u00ebsaj vije t\u00eb neutralitetit artistik do t&#8217;jet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kok\u00ebn ton\u00eb, do t&#8217;jet\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrjetimi yn\u00eb, dmth. si konsumues t\u00eb artit.<\/p>\n<p>Men\u00e7uria aristoteliane &#8220;propozonte&#8221; se veprat (si p\u00ebrvoja) letrare nuk jan\u00eb jet\u00eb reale por refleksione t\u00eb p\u00ebrvojave t\u00eb gjallimit, t\u00eb t\u00eb q\u00ebnit gjall\u00eb. N\u00ebse (gjat\u00eb konsumit t\u00eb vepr\u00ebs artistike) zhytemi totalisht n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn q\u00eb sugjerohet (n\u00ebse s&#8217;ia dalim ta ruajm\u00eb nj\u00eb lloj &#8220;distance psikologjike&#8221;) ndodh\u00eb harrojm\u00eb fare q\u00eb prapa vepr\u00ebs ka nj\u00eb dikush, nj\u00eb krijues, nj\u00eb artist, nj\u00eb shkrimtar&#8230; q\u00eb e ka krijuar &#8220;p\u00ebrvoj\u00ebn&#8221; n\u00eb fjal\u00eb. Cilado p\u00ebrvoj\u00eb artistike fare leht\u00eb mund t&#8217;jet\u00eb vet\u00ebm &#8220;reflektim&#8221;, vet\u00ebm si imazh i pasqyr\u00ebs (psikologjike) t\u00eb krijuesit.<\/p>\n<p>Dhe pra kjo hap\u00ebsir\u00eb e \u200b\u200bp\u00ebrceptimit artistik (tashm\u00eb p\u00ebrjetimi yn\u00eb), mund t\u00eb kontrollohet fort mir\u00eb nga artist\u00ebt, nga krijuesit e artit, qoft\u00eb t\u00eb arteve vizuale apo artit t\u00eb fjal\u00ebs. Ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrvojat e mir\u00ebkontrolluara mund t\u00eb duken aq reale, m\u00eb &#8220;reale&#8221; sesa vet\u00eb realja jon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb &#8211; na marr me vete, na absorbon nj\u00ebfar\u00eblloj hiper-realiteti ndjesor, ideatik, estetik etj&#8230; sikur p\u00ebrthithemi nga &#8220;v\u00ebrtet\u00ebsia e ngjashme&#8221;, nga &#8220;verum similis&#8221;.<\/p>\n<p>Andaj nj\u00eb lloj &#8220;distance psikologjike&#8221; sikur imponohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqyrtimi i vepr\u00ebs s\u00eb artit (qoft\u00eb dhe vet\u00ebm si shikim, a v\u00ebshtrim) t\u00eb kryhet i pavarur nga \u00e7do subjektivitet a interes personal. Si n\u00eb rastin e nj\u00eb pikture, nj\u00ebsoj dhe p\u00ebr krijimet letrare, distanca estetike i referohet shk\u00ebputjes s\u00eb kontrolluar t\u00eb shikuesit-lexuesit, dhe n\u00ebnkupton ruajtjen konstante t\u00eb vet\u00ebdijes se Arti dhe Realiteti mund t&#8217;jen\u00eb dy gj\u00ebra fare t\u00eb ndryshme. Distancimi estetik u referohet t\u00eb dyja pal\u00ebve, krijuesve dhe konsumator\u00ebve t\u00eb artit. P\u00ebr krijuesin n\u00ebnkupton arritjen e efektit kur nj\u00eb krijim i caktuar objektizohet mjaftuesh\u00ebm, sa p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb (ekzistuar) dhe p\u00ebr t\u00eb funksionuar (vepruar) totalisht i pavarur (si krijim) nga p\u00ebrvoja personale e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2019 (Mona Liza dhe Dada-parodizimet &#8211; V\u00ebshtrim eseistik) ( &#8230;pikturat si art nuk qen\u00eb supozuar t\u00eb jen\u00eb ndonj\u00eb lloj poliseksualizmi artistik, pikturat s&#8217;jan\u00eb mbase as gjinofilike, as androfilike. Apo ndoshta jan\u00eb edhe-edhe, as-as, arti&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=2205\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,10],"tags":[],"class_list":["post-2205","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2205\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}