{"id":2503,"date":"2019-10-01T19:53:49","date_gmt":"2019-10-01T19:53:49","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=2503"},"modified":"2024-04-16T23:14:20","modified_gmt":"2024-04-16T22:14:20","slug":"shpirti-si-cantus-zogjsh-rrugetimi-kabaistik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=2503","title":{"rendered":"Shpirti si &#8220;cantus&#8221; zogjsh &#8211; Rrug\u00ebtimi kabaistik!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Sh 2016<\/em> (<strong>P\u00ebrsiatje &#8211; refleksione, nd\u00ebrlidhje tekstuale me poetiken e &#8220;Drama e Zogjve&#8221; t\u00eb Aleksand\u00ebr Pe\u00e7i<\/strong>)<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb di\u00e7 si privilegj n\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb kompozim t\u00eb caktuar muzikor ndjehemi t\u00eb kapur &#8220;p\u00ebr dore&#8221; nga vet\u00eb kompozitori, tashm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ndihm\u00ebs autoriale, n\u00ebp\u00ebrmjet introduksionit, n\u00ebp\u00ebrmjet guid\u00ebs profesionale&#8230; dhe q\u00eb na udh\u00ebheq p\u00ebrgjat\u00eb shtegut t\u00eb p\u00ebrjetimit.<br \/>\nPasi q\u00eb, kuptohet, gjuh\u00ebn e zogjve n\u00eb pyll, para se ta kuptojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, aty p\u00ebr aty e kuptojn\u00eb vet\u00eb zogjt\u00eb Di\u00e7 e natyrshme dhe af\u00ebrmendsh, gjuh\u00ebn e zogjve m\u00eb s\u00eb miri e kuptojn\u00eb zogjt\u00eb. Pra, sa p\u00ebr zogjt\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr komunikimin poetik-muzikal, atyre s&#8217;iu duhen fare &#8220;guidat&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin tim, introja e z. Pe\u00e7i, p\u00ebr &#8220;Sonata Nr. 1 p\u00ebr piano &#8211; Drama e Zogjve&#8221; m\u00eb b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb pa &#8220;guid\u00ebn&#8221;, vet\u00ebm duke &#8220;lexuar&#8221; me vesh\u00ebt&#8230; p\u00ebr disa nuanca do ngelesha m\u00eb i varf\u00ebr. Sigurisht, nuk ma mohon kush pafaj\u00ebsin\u00eb, por desha t\u00eb them q\u00eb pa &#8220;guid\u00ebn&#8221; sikur shum\u00e7ka do m\u00eb shmangej e humbej diku prapa vesh\u00ebve, as pa qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm. Sepse edhe tingujt &#8220;fluturojn\u00eb&#8221; e na ikin. Ose na anashkalojn\u00eb, ndoshta sepse disa gj\u00ebra vijn\u00eb n\u00eb jet\u00eb sipas ligjeve t\u00eb caktuara, sipas parakushteve t\u00eb caktuara t\u00eb cilat pritet nga ne t&#8217;i kemi b\u00ebr\u00eb gati.<\/p>\n<p>[ <strong>Zhurma si &#8220;muzik\u00eb&#8221;, dhe muzika si &#8220;zhurm\u00eb&#8221;<\/strong> ]<\/p>\n<p>Var\u00ebsisht nga sa i kuptojm\u00eb disa segmente &#8220;brenda&#8221; muzik\u00ebs (apo sa nuk i kuptojm\u00eb), k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi zakonisht e konsiderojm\u00eb si jop\u00ebrgatituri, si deficit personal, si mosinteres, si mosp\u00ebrputhje shijesh etj. etj. Rrall\u00eb, tep\u00ebr rrall\u00eb i &#8220;akuzojm\u00eb&#8221; vet\u00eb muzikat. Zakonisht i flasim vetes dhe i sjellim n\u00eb mendje shijet tona, gj\u00ebrat q\u00eb na p\u00eblqejn\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb ato q\u00eb s&#8217;na p\u00eblqejn\u00eb, mendojm\u00eb p\u00ebr &#8220;disponimin&#8221;, p\u00ebr muzikalitetin e vesh\u00ebve e t\u00eb zemrave&#8230; Por duke i l\u00ebn\u00eb muzikat &#8220;rehat&#8221;, duke e marr\u00eb gjith\u00eb &#8220;fajin&#8221; p\u00ebr vete sa u p\u00ebrket shijeve, preferencave etj.<\/p>\n<p>Muzikat na vijn\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, i p\u00ebrjetojm\u00eb si di\u00e7 e k\u00ebndshme, nuk i definojm\u00eb kurr\u00eb si &#8220;zhurm\u00eb&#8221;. Por athua vall\u00eb pse nuk i p\u00ebrjetojm\u00eb si &#8220;zhurm\u00eb&#8221;?<br \/>\nMos ndoshta sepse t\u00eb k\u00ebndshme &#8211; dhe kaq na mjafton. Apo ndoshta thjesht sepse na e ofrojn\u00eb nj\u00ebfar\u00eblloj &#8220;qart\u00ebsie&#8221;. Ndoshta pavet\u00ebdijsh\u00ebm, muzikat gjithmon\u00eb i marrim, i p\u00ebrjetojm\u00eb si qart\u00ebsi tingujsh.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, jo gjith\u00e7ka q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb, ashtu tek vibrojn\u00eb membranat e vesh\u00ebve tan\u00eb, medoemos \u00ebsht\u00eb, ose duhet t\u00eb jet\u00eb &#8220;qart\u00ebsi&#8221;, dmth. s&#8217;do jet\u00eb as muzik\u00eb. N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb pse jo? Mos vall\u00eb t\u00eb jet\u00eb kompleksiteti ai q\u00eb shkakton &#8220;paqart\u00ebsin\u00eb&#8221;, dhe tutje gj\u00ebrat na vijn\u00eb si &#8220;zhurm\u00eb&#8221;? Apo thjesht \u00ebsht\u00eb joharmonia e tingujve? Apo ndoshta di\u00e7 e tret\u00eb, di\u00e7 e kat\u00ebrt&#8230; apo t\u00eb gjitha s\u00eb bashku, apo ndoshta dhe fare di\u00e7 tjet\u00ebr? Un\u00eb vet\u00eb nuk e kam iden\u00eb.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr vete, q\u00eb nga kur di p\u00ebr veten, d\u00ebgjoj vet\u00ebm gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb. Meq\u00eb ra fjala, mund t&#8217;m\u00eb duken t\u00eb k\u00ebndshme dhe ato &#8220;hoooi-aaaa-hoooot\u00eb&#8221; e apa\u00e7\u00ebve tek hedhin valle ashtu t\u00eb p\u00ebrhumbur a n\u00eb &#8220;trans&#8221;, rreth e rrotull zjarrit. Se \u00e7&#8217;kan\u00eb di\u00e7 t\u00eb ngroht\u00eb, di\u00e7 mistike&#8230; p\u00ebrher\u00eb m\u00eb ngjallet buz\u00ebqeshja kur i d\u00ebgjoj. Them buz\u00ebqeshje sepse nuk i kuptoj, e megjithat\u00eb sikur e kan\u00eb nj\u00eb lloj &#8220;qart\u00ebsie&#8221;, sikur e ndiej nj\u00ebfar\u00eb qart\u00ebsie, anise dmth. pa kuptuar asgj\u00eb. Pra thjesht sa p\u00ebr ta p\u00ebrmendur ndonj\u00eb shembull bazik.<\/p>\n<p>Por shmangem dhe rri sa m\u00eb larg zhurmave, prap\u00eb meq\u00eb ra fjala, ta z\u00ebm\u00eb t\u00eb aso grupeve ekstreme si &#8220;heavy metal&#8221; e t\u00eb ngjashme.<br \/>\nVall\u00eb e si nuk qenka &#8220;zhurm\u00eb&#8221; nj\u00eb p\u00ebrzierje e tingujve t\u00eb eg\u00ebr metali, e quajtur &#8220;thrash&#8221;, &#8220;death metal&#8221;, &#8220;grindcore&#8221; (p\u00ebr disa gj\u00ebra shqipja sikur \u00ebsht\u00eb aq e &#8220;prapangelur&#8221; : ) Si mund t\u00eb shkohet aq larg sa t\u00eb pohojn\u00eb se &#8220;zhurmat&#8221; e tilla qenkan ose na paskan stil unik? At\u00ebher\u00eb sikur detyrohemi te pyesim vall\u00eb \u00e7&#8217;na qenka vet\u00eb &#8220;stili&#8221; pra? Tutje, si mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebng\u00eb kur tekstet e tyre flasin p\u00ebrher\u00eb p\u00ebr vras\u00ebs serik\u00eb, pastaj p\u00ebr vras\u00ebs n\u00eb mas\u00eb, p\u00ebr dhunime, p\u00ebr gj\u00ebra jasht\u00ebzakonisht banale&#8230; dhe ku gjith\u00e7ka p\u00ebrshkohet me humorin m\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb ekziston mbi rruzullin?!<\/p>\n<p>Por ja q\u00eb, sipas fansave zhurma e tyre \u00ebsht\u00eb muzik\u00eb e p\u00ebrtej muzik\u00ebs. N\u00ebse zhurma e tyre \u00ebsht\u00eb muzik\u00eb p\u00ebr fansat, at\u00ebher\u00eb pse vall\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr mua?! Pak\u00ebz e \u00e7uditshme, i kuptoj tekstet dhe muzikat e &#8220;metalist\u00ebve&#8221; pothuaj plot\u00ebsisht, e megjithat\u00eb m\u00eb vijn\u00eb ose i p\u00ebrjetoj si zhurm\u00eb! Apa\u00e7\u00ebt nuk i kuptoj asfare, e megjithat\u00eb ma ngjallin buz\u00ebqeshjen dhe mund t\u00eb k\u00ebnaqem me k\u00ebng\u00ebtimin e tyre!<\/p>\n<p>[ <strong>Ndihma p\u00ebr ta &#8220;kuptuar&#8221; zhurm\u00ebn<\/strong>&#8230; ]<\/p>\n<p>Le t&#8217;largohemi p\u00ebr pak&#8230; larg muzikave. Le t&#8217;i harrojm\u00eb zogjt\u00eb e pyllit e cic\u00ebrimat e \u00ebmbla, le t&#8217;i l\u00ebm\u00eb anash ariet e melodit\u00eb, t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e k\u00ebndshme muzikale. Le t\u00eb flasim p\u00ebr vrazhd\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb di\u00e7kaje q\u00eb e regjistrojn\u00eb vesh\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb mok\u00ebr mulliri, ashtu me monotonin\u00eb e vet, fare leht\u00eb do t&#8217;na v\u00ebnte n\u00eb gjum\u00eb si ninulat e \u00ebmbla, meq\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e saj ritmika sikur fillon e \u00ebmb\u00eblsohet p\u00ebr veshin. Tjet\u00ebr, n\u00ebse t&#8217;i pyesnim bretkocat, sa u p\u00ebrket koncerteve t\u00eb bujshme mo\u00e7alike &#8211; sipas tyre, ato fare nuk b\u00ebjn\u00eb &#8220;zhurm\u00eb&#8221;. Po t&#8217;i pyesnim gjinkallat e fush\u00ebs, ndoshta nj\u00ebjt\u00eb do t&#8217;na p\u00ebrgjigjeshin. As bretkocat as gjinkallat s&#8217;do ta pranonin q\u00eb k\u00ebng\u00ebtimi i tyre, le q\u00eb \u00ebsht\u00eb bezdisje, kakofoni e pashije, por dhe zhurm\u00eb. Ne audienca, p\u00ebr fat t\u00eb keq s&#8217;kemi si ta definojm\u00eb ndryshe pasionin e tyre koncertal&#8230; p\u00ebrve\u00e7 si zhurm\u00eb. Hm, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu, mos vall\u00eb dhe hyjm\u00eb n\u00eb &#8220;hak&#8221; t\u00eb lloj-lloj krijesave, si muzikante t\u00eb pakontestueshme q\u00eb na qenkan? Mir\u00ebpo, s&#8217;kemi si ta dim\u00eb.<\/p>\n<p>Se faktori i relativitetit ka r\u00ebnd\u00ebsi, kjo q\u00ebndron, por sa m\u00eb shum\u00eb &#8220;paqart\u00ebsi&#8221;, ndoshta pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kemi prirjen t&#8217;i p\u00ebrjetojm\u00eb si &#8220;zhurm\u00eb&#8221;. Mir\u00eb, n\u00eb rregull, por \u00e7&#8217;na qenka vet\u00eb zhurma? Si t&#8217;i definojm\u00eb pra zhurmat, qoft\u00eb dhe teknikisht, me gjuh\u00ebn m\u00eb t\u00eb &#8220;ftoht\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><em>Fjalori prestigjioz &#8220;merriam-webster&#8221; sa i p\u00ebrket &#8220;zhurm\u00ebs&#8221; p\u00ebr bot\u00ebn anglishtfol\u00ebse i ofron sqarimet si vijon<\/em>:<\/p>\n<p>1) di\u00e7 e z\u00ebshme, e hutuar (p\u00ebrhumbur), ose thirrje e pakuptimt\u00eb dhe pa ndjenj\u00eb, klithm\u00eb<br \/>\n2) a &#8211; z\u00ebri; sidomos i till\u00eb q\u00eb i mungon cil\u00ebsia e pranueshme muzikore apo q\u00eb \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm i pak\u00ebndsh\u00ebm &#8211; b &#8211; \u00e7do tingull q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pad\u00ebshiruar ose q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb d\u00ebgjimin e dikujt p\u00ebr di\u00e7ka &#8211; c &#8211; sinjal i pad\u00ebshiruar ose nj\u00eb \u00e7rregullim shqet\u00ebsues (si di\u00e7 statike ose si nj\u00eb variant i tensionit) i nj\u00eb pajisjeje elektronike apo instrumenti (psh. radio ose televizioni) &#8211; d &#8211; rrezatim elektromagnetik (si val\u00eb drite apo si radio-val\u00eb t\u00eb lehta) q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa frekuenca dhe q\u00eb p\u00ebrfshin ndryshimet e rastit n\u00eb frekuenc\u00ebn ose n\u00eb amplituden &#8211; e &#8211; info, t\u00eb dh\u00ebnat e par\u00ebnd\u00ebsishme ose t\u00eb pakuptimta, apo emitim q\u00eb ndodh\u00eb s\u00eb bashku me informacionin e d\u00ebshiruar<br \/>\n3) t\u00eb folurit e zakonsh\u00ebm: thashetheme; n\u00eb ve\u00e7anti: shpifjet, p\u00ebrgojimet<br \/>\n4) di\u00e7 q\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen<br \/>\n5) di\u00e7 e folur ose e shprehur<br \/>\n6) nj\u00eb stil i muzik\u00ebs rock q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm, shpesh i vrazhd\u00eb, dhe zakonisht e p\u00ebrdor zhurm\u00ebn elektronike (si prapaveprim)<\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrsa fjalori shpjegues i shqipes s\u00eb sotme &#8220;zhurm\u00ebn&#8221; na e sqaron si vijon<\/em>:<\/p>\n<p>1) Z\u00ebra e tinguj t\u00eb \u00e7rregullt e t\u00eb p\u00ebrzier, zakonisht kur p\u00ebrplasen a f\u00ebrkohen sende nj\u00ebri me tjetrin, kur punon nj\u00eb makin\u00eb ose nj\u00eb mjet tjet\u00ebr, kur p\u00eblcet di\u00e7ka, kur l\u00ebviz, shtypet a thyhet ndonj\u00eb gj\u00eb etj.; krism\u00eb, rrap\u00ebllim\u00eb. Zhurm\u00eb shurdhuese. Zhurm\u00eb e leht\u00eb (e mbytur). Zhurm\u00eb hapash. Zhurma e er\u00ebs. Zhurma e aeroplanit (e traktorit, e makin\u00ebs, e rrotave t\u00eb trenit). Zhurmat e pyllit. Zhurma e ujit (e p\u00ebrroit, e detit). Zhurma e lopatave. Zhurma e arm\u00ebve. B\u00ebn zhurm\u00eb. Ra (u shemb, u p\u00ebrplas) me zhurm\u00eb. Hyri (u ngjit) pa zhurm\u00eb. Pushoi (u pre) zhurma. Nuk d\u00ebgjohej asnj\u00eb zhurm\u00eb.<br \/>\n2) Britma e thirrje njer\u00ebzish q\u00eb grinden ose q\u00eb flasin nj\u00ebkoh\u00ebsisht, z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrzier e t\u00eb \u00e7rregullt q\u00eb t\u00eb vrasin veshin, potere. Zhurma e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb klas\u00eb. Zhurma e dasmor\u00ebve. Ka shum\u00eb zhurm\u00eb. Mos b\u00ebni zhurm\u00eb! Pa zhurm\u00eb!<br \/>\n3) spec. Tinguj t\u00eb \u00e7rregullt q\u00eb l\u00ebshohen nga aparate t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb penguar d\u00ebgjimin e radios etj.; ting\u00ebllim i \u00e7rregullt e jo i qart\u00eb i z\u00ebrit q\u00eb del nga nj\u00eb radio a nga nj\u00eb aparat tjet\u00ebr. Zhurma e aparatit radiomarr\u00ebs. Zhurmat e zhurmuesit. Zhurma e radios (e stacionit).<br \/>\n4) mjek. Tingull q\u00eb nuk shfaqet me tone t\u00eb qarta. Ka zhurm\u00eb n\u00eb zem\u00ebr.<br \/>\n5) keq. Diskutim i madh e i fryr\u00eb, q\u00eb b\u00ebhet q\u00ebllimisht n\u00eb shtyp etj. rreth nj\u00eb njeriu, nj\u00eb vepre a nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb mashtruar, p\u00ebr t&#8217;u dukur etj.; buj\u00eb. Zhurm\u00eb demagogjike. Zhurma e propagand\u00ebs borgjeze (revizioniste). Prirje p\u00ebr buj\u00eb e p\u00ebr zhurm\u00eb. Pa zhurm\u00eb e pa buj\u00eb. B\u00ebn shum\u00eb zhurm\u00eb. E shpall\u00ebn me zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>[ <strong>Turbullirat dhe pafaj\u00ebsia e audienc\u00ebs<\/strong> ]<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kuptohet duke mbetur mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00ebn e fjalor\u00ebve, ndoshta zhurmat s&#8217;jan\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr por di\u00e7 si &#8220;turbullira&#8221; tingujsh. Them turbullira&#8230; sepse si t\u00eb tilla s&#8217;na flasin gj\u00eb. Turbullirat s&#8217;kan\u00eb transparenc\u00eb (p\u00ebrndryshe dhe s&#8217;do quheshin ashtu &#8211; na e thot\u00eb logjika). Megjithat\u00eb koncertalja e bretkocave \u00ebsht\u00eb zero n\u00eb krahasim me ndonj\u00eb shembull m\u00eb ekstrem, ta z\u00ebm\u00eb me &#8220;muzik\u00ebn&#8221; avion\u00ebve. K\u00ebtu, e kisha n\u00eb mendje zbutjen e &#8220;decibelazhit&#8221;, teorikisht &#8211; aq sa gjith\u00e7ka t\u00eb ishte e durueshme p\u00ebr vesh\u00ebt tan\u00eb. N\u00ebse jo tani turbullir\u00eb e tmerrshme, padyshim do ishte nj\u00eb &#8220;turbullir\u00eb&#8221; e jasht\u00ebzakonshme. S&#8217;marrim &#8220;vesh&#8221; gj\u00eb nga muzika motorike, absolutisht. Mbase vesh\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr t\u00eb procesuar turbullira aq t\u00eb dendura.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb shembullit, le t&#8217;supozojm\u00eb se vesh\u00ebt tan\u00eb e kan\u00eb fuqin\u00eb e till\u00eb analitike &#8211; n\u00ebse t\u00eb hidhej n\u00eb kart\u00eb secili instrument i &#8220;orkestr\u00ebs&#8221; motorike, secili dh\u00ebmb\u00ebzor, secila flet\u00eb turbine, pra duke e shtrir\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjeri e p\u00ebr s\u00eb gjati gjith\u00eb gam\u00ebn e val\u00ebve sonike, padyshim do ta kishim t\u00eb qart\u00eb edhe &#8220;muzik\u00ebn&#8221; e tyre marramend\u00ebse.<\/p>\n<p>Shkurt, \u00e7far\u00eb po doja t\u00eb them \u00ebsht\u00eb: ndoshta sa m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsi, dhe vet\u00eb &#8220;zhurma&#8221; (cilado zhurm\u00eb) do na kthehej n\u00eb muzik\u00eb. N\u00ebse nuk e kapim kthjellt\u00ebsin\u00eb, n\u00ebse nuk e p\u00ebrjetojm\u00eb transparenc\u00ebn sikur shum\u00eb gj\u00ebra ikin e treten diku, pa\u00e7ka se nuk e kemi iden\u00eb. Pa qart\u00ebsin\u00eb e &#8220;zhurm\u00ebs&#8221; shum\u00e7ka e harmonis\u00eb tingullore do na shmangej diku prapa vesh\u00ebve tan\u00eb, pa qen\u00eb fare t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pse i rendita gjith\u00eb k\u00ebto?<br \/>\nSepse, lidhur me &#8220;pafaj\u00ebsin\u00eb&#8221;, m&#8217;u kujtua pafaj\u00ebsia e audienc\u00ebs londoneze lidhur me dramat shekspiriane, e p\u00ebrshkruar shkurtazi nga kritiku i mir\u00ebnjohur letrar, Northrop Frye.<\/p>\n<p>Pa &#8220;guid\u00ebn&#8221; e z. Pe\u00e7i sikur do m&#8217;ishte shmangur pjesa d\u00ebrrmuese e materies poetike. Ngjash\u00ebm si\u00e7 humbisnin sipri kokave t\u00eb audienc\u00ebs londoneze metaforat shekspiriane. Pun\u00ebtor\u00ebt, shtresat e varf\u00ebra q\u00eb s&#8217;kishin patur fatin apo mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr studime, i p\u00ebrcillnin shfaqjet po ashtu (me bileta m\u00eb t\u00eb lira, shpesh dhe falas). Dhe atyre, duke mos e patur fuqin\u00eb &#8220;analitike&#8221; e p\u00ebrgatiturin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i kapur finesat shekspiriane, padyshim shum\u00e7ka iu p\u00ebrvidhej mbi kokat, pa i kuptuar. Ndersa, kuptohet, ata k\u00ebnaqeshin dhe me aq sa &#8220;kapnin&#8221;. Shfaqjet teatrale t\u00eb asaj kohe, e sidomos perlat dramaturgjike t\u00eb Shekspirit, ishin mjaft t\u00eb ngjeshura me surpriza p\u00ebr secil\u00ebn audienc\u00eb. Edhe p\u00ebr vizitor\u00ebt e till\u00eb pra kishte gj\u00ebrash t\u00eb panjohura, elementesh ky\u00e7 q\u00eb humbisnin diku n\u00eb &#8220;er\u00eb&#8221;, por dhe kishte mjaft kthesash interesante, buj\u00eb e t\u00eb papritura, segmente arg\u00ebtuese, tension e mahnitje.<\/p>\n<p>[ Piktura: Angelica Kauffman (1741-1807) &#8211; <strong>Alegoria e Muzik\u00ebs dhe e Poezis\u00eb<\/strong>, 1782 ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Angelica-Kauffman-1741-1807-Alegoria-e-Muzik\u00ebs-dhe-e-Poezis\u00eb-1782.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-2504 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Angelica-Kauffman-1741-1807-Alegoria-e-Muzik\u00ebs-dhe-e-Poezis\u00eb-1782.jpg\" alt=\"\" width=\"1460\" height=\"1452\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Angelica-Kauffman-1741-1807-Alegoria-e-Muzik\u00ebs-dhe-e-Poezis\u00eb-1782.jpg 1460w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Angelica-Kauffman-1741-1807-Alegoria-e-Muzik\u00ebs-dhe-e-Poezis\u00eb-1782-150x150.jpg 150w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Angelica-Kauffman-1741-1807-Alegoria-e-Muzik\u00ebs-dhe-e-Poezis\u00eb-1782-300x298.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Angelica-Kauffman-1741-1807-Alegoria-e-Muzik\u00ebs-dhe-e-Poezis\u00eb-1782-768x764.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Angelica-Kauffman-1741-1807-Alegoria-e-Muzik\u00ebs-dhe-e-Poezis\u00eb-1782-1024x1018.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Angelica-Kauffman-1741-1807-Alegoria-e-Muzik\u00ebs-dhe-e-Poezis\u00eb-1782-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 1460px) 100vw, 1460px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Angelica Kauffman (1741-1807) &#8211; Alegoria e Muzik\u00ebs dhe e Poezis\u00eb, 1782<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Sh 2016 (P\u00ebrsiatje &#8211; refleksione, nd\u00ebrlidhje tekstuale me poetiken e &#8220;Drama e Zogjve&#8221; t\u00eb Aleksand\u00ebr Pe\u00e7i) \u00cbsht\u00eb di\u00e7 si privilegj n\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb kompozim t\u00eb caktuar muzikor ndjehemi t\u00eb kapur &#8220;p\u00ebr dore&#8221; nga vet\u00eb kompozitori,&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=2503\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,10],"tags":[],"class_list":["post-2503","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2503\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}