{"id":2706,"date":"2019-10-05T16:08:07","date_gmt":"2019-10-05T16:08:07","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=2706"},"modified":"2024-04-16T21:48:19","modified_gmt":"2024-04-16T20:48:19","slug":"tregtari-i-vdekjes-nekrologjia-e-ngaterruar-franceze-dhe-eurocentrizmi-i-nobelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=2706","title":{"rendered":"Nekrologjia e ngat\u00ebrruar franceze, dhe &#8220;eurocentrizmi&#8221; i Nobelit!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, J 2016<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>rreth 360 patente e shpikjesh e mbanin emrin e Nobelit, por vall\u00eb cili do ishte \u00e7mimi real i shk\u00eblqimit prej shpik\u00ebsi e biznismeni, sa shpirtra do t&#8217;i kalavareshin n\u00eb &#8220;qaf\u00eb&#8221; andej n\u00eb rrug\u00ebn e amshimit\u2026 andaj &#8220;shpikja&#8221; m\u00eb gjeniale e Nobelit padyshim ishte testamenti (ideja p\u00ebr \u00e7mimet Nobel), &#8220;\u00e7mimet&#8221; ishin nj\u00eb lloj apologjetike ndaj humanizmit, ishin &#8220;klithma&#8221; e fundit e nd\u00ebrgjegjes humanist<\/strong>e&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Tregtari-i-Vdekjes-Nekrologjia-e-ngat\u00ebrruar-franceze-dhe-eurocentrizmi-i-Nobelit.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-2707 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Tregtari-i-Vdekjes-Nekrologjia-e-ngat\u00ebrruar-franceze-dhe-eurocentrizmi-i-Nobelit.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1129\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Tregtari-i-Vdekjes-Nekrologjia-e-ngat\u00ebrruar-franceze-dhe-eurocentrizmi-i-Nobelit.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Tregtari-i-Vdekjes-Nekrologjia-e-ngat\u00ebrruar-franceze-dhe-eurocentrizmi-i-Nobelit-300x176.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Tregtari-i-Vdekjes-Nekrologjia-e-ngat\u00ebrruar-franceze-dhe-eurocentrizmi-i-Nobelit-768x452.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Tregtari-i-Vdekjes-Nekrologjia-e-ngat\u00ebrruar-franceze-dhe-eurocentrizmi-i-Nobelit-1024x602.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\n\u00c7mimi Nobel padyshim sot konsiderohet nj\u00ebri nga \u00e7mimet m\u00eb prestigjioze n\u00eb bot\u00eb. Tashm\u00eb me tradit\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull t\u00eb gjat\u00eb, ai medaljoni i art\u00eb sikur \u00ebsht\u00eb lar\u00eb e praruar me nd\u00ebrgjegjen e mbar\u00eb njer\u00ebzimit, sikur i \u00ebsht\u00eb veshur dhe nj\u00eb shtres\u00eb e kulluar prestigji e shk\u00eblqimi, sikur \u00ebsht\u00eb pasuruar mir\u00ebfilli me dimensionin real universal.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb historin\u00eb 115-vje\u00e7are ka patur dhe zbehje sa i p\u00ebrket &#8220;shk\u00eblqimit&#8221;! Shpesh ka patur &#8220;pik\u00ebpyetjesh&#8221; lidhur me etikat, dhe akoma m\u00eb shpesh &#8220;pik\u00eb\u00e7uditjesh&#8221;! Ka patur polemika, ka patur gjykimesh kontestuese, ka patur rr\u00ebshqitjesh, e madje dhe gj\u00ebrash q\u00eb mund t\u00eb quhen &#8220;skandale&#8221;. Tutje, ka patur detajesh t\u00eb pahijshme, bie fjala konflikte interesash mes institucionesh e sponzor\u00ebsh. Ka patur dyshime e paragjykimesh politike (psh. lidhur me &#8220;eurocentrizmin&#8221;). Ka patur fitues t\u00eb &#8220;diskutuesh\u00ebm&#8221; sa u p\u00ebrket meritave, ka patur dhe fitues q\u00eb thjesht e kan\u00eb refuzuar si \u00e7mim \u2013 refuzues t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm\u2026 q\u00eb s\u2019kan\u00eb marr\u00eb mundin as ta &#8220;pranojn\u00eb&#8221; k\u00ebt\u00eb nderim, ardhur nga rrafshnalta e bot\u00ebs akademike!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb historis\u00eb, kuptohet sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit tim, polemikat m\u00eb t\u00eb &#8220;zjarrta&#8221;, ose &#8220;njollat m\u00eb fam\u00ebkeqe n\u00eb kostumin&#8221; e Nobelit, kan\u00eb qen\u00eb ato rreth ndarjes s\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr Let\u00ebrsi, p\u00ebr Paqe dhe Ekonomi.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPadyshim nd\u00ebr njollat m\u00eb problematike p\u00ebr t&#8217;i rrahur e p\u00ebr t&#8217;komentuar jan\u00eb ato p\u00ebr \u00e7mimet e Paqes dhe Let\u00ebrsis\u00eb. P\u00ebrtej opinioneve dhe kontestimeve se kontributi i kujt ishte m\u00eb i madh apo m\u00eb i denj\u00eb, nd\u00ebr kritik\u00ebt m\u00eb s\u00eb shpeshti jan\u00eb hetuar &#8220;paragjykimet&#8221; dhe motivet politike. Psh. n\u00eb v. 2009 \u00e7mimin p\u00ebr Let\u00ebrsi e pati marr\u00eb Herta Muller. Sipas shkrimeve n\u00eb mediat amerikane Washington Post, Huffington Post etj. shum\u00eb kritik\u00eb letrar\u00eb amerikan\u00eb, profesor\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb nga dhjetra universitete, as q\u00eb kishin d\u00ebgjuar deri at\u00ebher\u00eb p\u00ebr autoren H. Muller.<\/p>\n<p>Vall\u00eb a nuk i ka nuancat nga m\u00eb t\u00eb verdhat e gjith\u00eb ironia rreth autores &#8220;nobeliste&#8221;! Sipas tyre, ndahet \u00e7mimi, dhe e marrin autor\u00eb\u2026 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Amerika kurr\u00eb s&#8217;ka d\u00ebgjuar! I bie ngjash\u00ebm si ajo mahnitja e bukur e nuseve kosovare: &#8220;moj hyri, ra Nobeli e u pam\u00eb un\u00eb dhe ti&#8221;. Andaj, mbase dhe e natyrshme, kritikat se mos vall\u00eb nobel-komisioni na qenka paksa &#8220;eurocentrik&#8221; sikur ishin t\u00eb pashmangshme.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, tekefundit profesor\u00ebt dhe kritik\u00ebt amerikan\u00eb ishin t\u00eb sinqert\u00eb &#8211; ndoshta dhe vet\u00eb gjysma evropiane p\u00ebr Muller pati d\u00ebgjuar vet\u00ebm kur ajo qe shpallur &#8220;nobeliste&#8221;. Nd\u00ebrsa dyshimi rreth &#8220;eurocentrizmit&#8221; mund t&#8217;jet\u00eb ose \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekzagjerim kot, e edhe di\u00e7 si ves i mediatik\u00ebve me zhargonesh e tingullimash gjoja interesante. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, madje dhe vet\u00eb kritik\u00ebs tejoqeanike mund t\u2019i vishet ndonj\u00eb motiv &#8220;politik&#8221;. Meq\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr &#8220;dyshime&#8221; e spekulime, at\u00ebher\u00eb gjithkush mundet dhe ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb dyshoj\u00eb, pse jo dhe evropian\u00ebt.<\/p>\n<p>***<br \/>\nEkzagjerimi i kritikes amerikane at\u00ebbot\u00eb ma pati kujtuar &#8220;nekrologjin\u00eb&#8221; e nj\u00eb gazet\u00ebs s\u00eb dikurshme franceze. Nekrologji e parakohshme p\u00ebr vet\u00eb Alfred Nobelin, sa e gabuar aq dhe qesharake sa i p\u00ebrket sakt\u00ebsis\u00eb gazetareske. Sepse gazeta franceze, mbase n\u00eb ngul\u00ebshim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e furishme me lajmin, n\u00eb vitin 1888 e pati ngat\u00ebrruar vdekjen e v\u00ebllait Ludvig Nobel dhe e pati shpallur vet\u00eb Nobelin t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>Titulli ishte epik, i ngjeshur e i tendosur, pothuaj si ndonj\u00eb varg poetik-dramatik i Baudelaire: &#8220;Le Marchand de la mort est mort&#8221; (Tregtari i vdekjes \u00ebsht\u00eb i vdekur), dhe vazhdohej tutje se Nobeli &#8220;u pasurua duke gjetur m\u00ebnyra si t\u00eb vriteshin sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, m\u00eb shpejt se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb&#8221; (dmth. me shpikjen e dinamitit)!<\/p>\n<p>Ndoshta pik\u00ebrisht kjo &#8220;nekrologji&#8221; franceze ishte ajo q\u00eb e pati shqet\u00ebsuar Nobelin at\u00ebbot\u00eb! Si t&#8217;mos shqet\u00ebsohej?! K\u00ebshtu u shpreha tani un\u00eb, dmth sa i p\u00ebrket shqet\u00ebsimit t\u00eb tij, por lidhur me k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim, Britannica \u00ebsht\u00eb m\u00eb e matur: &#8220;\u2026mund vet\u00ebm t\u00eb spekulojm\u00eb p\u00ebr arsyen e themelimit t\u00eb \u00e7mimeve nga ai&#8221;!<\/p>\n<p>Hm, n\u00eb rregull, por un\u00eb s\u2019jam &#8220;Britannica&#8221;, un\u00eb mund t\u00eb shkruaj m\u00eb shlirsh\u00ebm : )<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vite pas &#8220;nekrologjis\u00eb&#8221; s\u00eb pafajshme, Nobeli mund ta ket\u00eb vrar\u00eb mendjen se, kur v\u00ebrtet t\u00eb vdiste, assesi s&#8217;do mbahej mend p\u00ebr mir\u00eb. Vall\u00eb si mund t&#8217;ruhet mbamendje pozitive p\u00ebr nj\u00eb &#8220;tregtar t\u00eb vdekjes&#8221;! Sipas t\u00eb ngratit Nobel ndoshta ting\u00ebllonte dhe alogjike, asfare s&#8217;pinte uj\u00eb nj\u00eb shuf\u00ebr e till\u00eb &#8220;logjike&#8221;. Skuqe e rrahe nga t\u00eb duash n\u00eb kudhr\u00ebn e mendimeve, ngelej shtrembala\u00e7e. Thuase as vet\u00eb d\u00ebshira q\u00eb ta kujtonin p\u00ebr mir\u00eb, q\u00eb t&#8217;mbahej mend &#8220;pozitivisht&#8221;, sikur s&#8217;ishte aq realiste.<\/p>\n<p>I kishte rreth 360 patente e shpikjesh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vetin. E sakt\u00eb, merit\u00eb e pamohueshme. Ndonj\u00ebher\u00eb mbase dhe i kujtonte, por ama pjesa d\u00ebrrmuese e list\u00ebs kishin t\u00eb b\u00ebnin me shpikje eksplozivesh, me rishpikje pluhurash t\u00eb barotit, me p\u00ebrmir\u00ebsime eksplozivesh e armesh, me p\u00ebrmir\u00ebsime minash e bombash\u2026 dhe ndalej. Ndoshta s&#8217;guxonte as t&#8217;i sillte nd\u00ebrmend gjith\u00eb gj\u00ebrat e list\u00ebs. Do fillonte t\u00eb dridhej, sikur do ta pllakosnin ethet e djers\u00ebt, tmerrohej kur i kujtohej lista e gjat\u00eb. Thua se p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb pati shpikur t&#8217;i kishte p\u00ebrshp\u00ebritur n\u00eb vesh ndonj\u00eb djall luftrash e ngat\u00ebrresash. Kishte krijuar shum\u00eb pasuri, e sakt\u00eb, por gazetat e quanin &#8220;tregtar i vdekjes&#8221;. Dhe gazeta franceze nuk ishte e vetmja.<\/p>\n<p>Sipas Nobelit t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar, pas ikjes n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, reputacioni k\u00ebndej n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb gjall\u00ebve do t&#8217;ngelej mozomokeq, aspak &#8220;noble&#8221;. Sepse perandoria e tij biznesit p\u00ebrb\u00ebhej nga m\u00eb shum\u00eb se 90 fabrika q\u00eb prodhonin pandal\u00eb lloj-lloj eksplozivesh dhe municionesh. Bisneset e tij operonin gjithandej faqeve t\u00eb globit, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn prodhohej dhe tregtohej &#8220;vdekja&#8221; e tij. Vall\u00eb cili do ishte \u00e7mimi real i shk\u00eblqimit prej shpik\u00ebsi e biznismeni, sa shpirtra do t&#8217;i kalavareshin n\u00eb &#8220;qaf\u00eb&#8221; andej n\u00eb rrug\u00ebn e amshimit?<\/p>\n<p>E tham\u00eb, ne s\u2019jemi &#8220;Britannica&#8221;, nd\u00ebrgjegjia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegje, si dikur si tani. I ngrati Nobel, padyshim s&#8217;do ket\u00eb mbyllur sy, as nj\u00eb sy gjum\u00eb. Mbase s&#8217;guxonte as t\u00eb ikte n\u00eb bot\u00ebn matan\u00eb. S&#8217;ka njeriu si ik\u00ebn andej pa nj\u00eb grim\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb kulluar.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, n\u00eb v. 1895 pati vendosur ta linte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr \u00c7mimet Nobel. Vdiq pak koh\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb v. 1896. Sipas meje &#8220;shpikja&#8221; m\u00eb gjeniale e Nobelit ishte pik\u00ebrisht testamenti i tij (ideja p\u00ebr \u00e7mimet Nobel), &#8220;\u00e7mimet&#8221; ishin nj\u00eb lloj apologjetike ndaj humanizmit, ishin &#8220;klithma&#8221; e fundit e nd\u00ebrgjegjes humaniste.<\/p>\n<p>&#8220;Britannica&#8221; e ruan neutralitetin e gjykimit, provon t\u00eb jet\u00eb skajshm\u00ebrisht e &#8220;but\u00eb&#8221; duke mos i shkapuritur mjaft gj\u00ebra relevante, megjithat\u00eb figur\u00ebn e Nobelit e cil\u00ebson k\u00ebshtu:<br \/>\n&#8220;\u2026<em>mbetet nj\u00eb figur\u00eb e paradokseve dhe e kontradiktave: njeri i shk\u00eblqyer, i vetmuar, pjes\u00ebrisht pesimist dhe pjes\u00ebrisht idealist, i shpiku eksploziv\u00ebt e fuqish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb luft\u00ebn moderne, por dhe i themeloi \u00e7mimet m\u00eb prestigjioze n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet intelektuale t\u00eb njer\u00ebzimit<\/em>\u2026&#8221;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, J 2016 (&#8230;rreth 360 patente e shpikjesh e mbanin emrin e Nobelit, por vall\u00eb cili do ishte \u00e7mimi real i shk\u00eblqimit prej shpik\u00ebsi e biznismeni, sa shpirtra do t&#8217;i kalavareshin n\u00eb &#8220;qaf\u00eb&#8221; andej n\u00eb rrug\u00ebn&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=2706\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-2706","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2706"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2706\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}