{"id":2808,"date":"2019-10-05T19:39:13","date_gmt":"2019-10-05T19:39:13","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=2808"},"modified":"2024-04-16T20:31:44","modified_gmt":"2024-04-16T19:31:44","slug":"libri-i-te-vdekurve-zemra-ne-peshore-penda-e-se-vertetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=2808","title":{"rendered":"&#8220;Libri i t\u00eb Vdekurve&#8221; &#8211; Zemra n\u00eb Peshore, Penda e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars poetica, K 2019<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>zemrat e mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve tashm\u00eb e kan\u00eb gjetur qet\u00ebsin\u00eb e vet, ve\u00e7 jan\u00eb matur e gjykuar&#8230; jan\u00eb kund\u00ebrpeshuar me &#8220;Pend\u00ebn e V\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb&#8221;, mbetet vet\u00ebm t\u00eb lutemi p\u00ebr zemrat tona, vall\u00eb do jen\u00eb t\u00eb lehta si &#8220;pend\u00ebl e pafaj\u00ebsis\u00eb&#8221; apo t\u00eb r\u00ebnda<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p>***<br \/>\nP\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, egjiptasit e vjet\u00ebr s&#8217;na kan\u00eb r\u00ebnduar me aq shum\u00eb mite e p\u00ebrralla (n\u00eb kuptimin jo aq shum\u00eb&#8230; sa marramendja greko-romake \ud83d\ude42 Pra, krahasuar me mitologjin\u00eb greke, egjiptasit na ofrojn\u00eb relativisht pak mite, dhe pjesa d\u00ebrrmuese e miteve t\u00eb tyre v\u00ebrtiten rreth e rrotull tem\u00ebs s\u00eb krijimit t\u00eb bot\u00ebs. Rishtas, n\u00eb kuptimin krahasimtar, &#8220;pak mite&#8221; sidomos n\u00ebse kihet parasysh periudha prej disa mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve e qytet\u00ebrimit. Kur thuhet Egjipti i vjet\u00ebr, n\u00eb kuptimin kohor mendohet p\u00ebr qytet\u00ebrimin q\u00eb filloi rreth v. 3300-3500 p.e.s. dhe i cili lul\u00ebzoi deri rreth v. 330 p.e.s. (pas r\u00ebnies n\u00ebn sfer\u00ebn greke, me pushtimin e Egjiptit nga Aleksandri i Madh).<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket &#8220;krijimit&#8230;&#8221;, secila qend\u00ebr m\u00eb e madhe e dinastive t\u00eb Egjiptit do ta kishte versionin e vet rreth &#8220;krijimit t\u00eb bot\u00ebs&#8221;. Qendra e Heliopolisit e kishte besimin e vet, Memfisi t\u00eb vetin, Hermopolisi (Magna) versionin e vet etj. Po ashtu e qart\u00eb, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 3000 vjet &#8220;mug\u00ebtir\u00eb&#8221; historike. Si shembull, nga p\u00ebrspektiva e egjiptasve (p\u00ebrgjat\u00eb tre mileniumeve) ndonj\u00ebri version &#8220;i krijimit&#8230;&#8221; mund t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb i popullarizuar sesa versionet e qendrave tjera. Shkollar\u00ebt sot s&#8217;mund ta thon\u00eb se cili version ishte m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi. P\u00ebr ne sikur t\u00eb gjitha versionet e kan\u00eb nj\u00ebsoj &#8220;pesh\u00ebn&#8221; e vet, gjith\u00e7ka e mitologjis\u00eb thuase \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrpeshuar me &#8220;Pend\u00ebn e V\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb&#8221;. Nga p\u00ebrspektiva jon\u00eb, mitet e njer\u00ebzimit jan\u00eb si t\u00eb thuash &#8220;faqesh&#8221; neutrale, pend\u00ebsh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb. Zemrat e mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve tashm\u00eb e kan\u00eb gjetur qet\u00ebsin\u00eb e vet, ve\u00e7 jan\u00eb matur e gjykuar&#8230; Mbetet vet\u00ebm t\u00eb lutemi p\u00ebr zemrat tona, vall\u00eb do jen\u00eb t\u00eb lehta &#8220;pend\u00ebl e pafaj\u00ebsis\u00eb&#8221; apo t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, egjiptasit v\u00ebrtet &#8220;m\u00eb pak&#8221; p\u00ebrralla, e megjithat\u00eb mitologjia e tyre konsiderohet nj\u00ebra nga m\u00eb komplekset. Ata jan\u00eb marr\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb me vdekjen e me pasvdekjen. Kjo pjes\u00eb e lasht\u00ebsis\u00eb egjiptase \u00ebsht\u00eb &#8220;karakteristik\u00eb&#8221; e jasht\u00ebzakonshme, dhe aq e pasur. Pothuaj sikur gjith\u00e7ka q\u00eb dihet p\u00ebr Egjiptin sikur \u00ebsht\u00eb e lidhur dhe apo v\u00ebrtitet rreth k\u00ebsaj &#8220;karakteristike&#8221;, e sidomos piramidat, mumifikimi, ofertat p\u00ebr zotat&#8230; etj. Keopsi padyshim e mban rekordin universal sa i p\u00ebrket &#8220;varrit m\u00eb t\u00eb madh&#8221;, ujdisur p\u00ebr vete. Piramida grandioze (si grumbull i madh gur\u00ebsh me maj\u00ebn kah qielli) ishte di\u00e7 si &#8220;lidhje&#8221; e prekshme mes bot\u00ebs tok\u00ebsore dhe asaj hyjnore. Mir\u00ebpo kishte ca &#8220;rregulla&#8221; q\u00eb duhej ndjekur p\u00ebr t\u00eb funksionuar &#8220;lidhja me hyjnoren&#8221;. Piramida + rregullat ishin dmth. nj\u00eb lloj mjeti kompleks p\u00ebr ta arritur t\u00eb p\u00ebrtejmen, pavdeksin\u00eb, kontaktin me hyjnoren.<\/p>\n<p>Rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb besimin p\u00ebr pavdek\u00ebsin\u00eb, gjykimi i shpirtrave ishte nj\u00eb nga ceremonit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb udh\u00ebtimit n\u00ebp\u00ebr &#8220;jet\u00ebn&#8221; e p\u00ebrtejme, rrug\u00ebs s\u00eb amshimit. Kuptohet, kush mund t&#8217;i gjykonte shpirtrat&#8230; kush na i paska vall\u00eb kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 zotave. Papiruset e &#8220;Librit t\u00eb Vdekurve&#8221; jan\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ta kuptuar besimin e Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb, na flasin qart\u00eb p\u00ebr bindjen e thell\u00eb t\u00eb egjiptasve rreth vdekjes dhe pavdek\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nLibri i t\u00eb Vdekurve (di\u00e7 si em\u00ebrtim i p\u00ebrbashk\u00ebt i versioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb teksteve funerale nga Egjipti i vjet\u00ebr) konsistonte nga nj\u00eb koleksion formulash magjike-fetare q\u00eb t\u00eb vdekurin duhej ta mbronin e ndihmonin n\u00eb udh\u00ebtimin drejt Duat (N\u00ebntok\u00ebs, bot\u00ebs s\u00eb t\u00eb vdekurve) si dhe drejt pavdek\u00ebsis\u00eb. Shkollar\u00ebt thon\u00eb q\u00eb s&#8217;kishte ndonj\u00eb &#8220;botim&#8221; standard dhe apo unik t\u00eb &#8220;Librit t\u00eb Vdekurve&#8221;, asnj\u00eb edicion q\u00eb njihet s&#8217;\u00ebsht\u00eb identik me nj\u00eb tjet\u00ebr. Ne do sh\u00ebrbehemi me &#8220;Versionin e Hunefrit&#8221; p\u00ebr ta ilustruar sadopak tem\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Peshimi i zemr\u00ebs&#8221; quhej ceremonia n\u00eb Sall\u00ebn e Dy t\u00eb V\u00ebrtetave (Salla e Mat) q\u00eb nj\u00eb person i vdekur duhej t&#8217;i n\u00ebnshtrohej. Zotat do ta gjykonin denj\u00ebsin\u00eb e secilit shpirt. Past\u00ebrtia shpirt\u00ebrore do t&#8217;ishte faktori p\u00ebrcaktues n\u00ebse personi i vdekur ishte i virtytsh\u00ebm, n\u00ebse do t&#8217;i lejohej t\u00eb hynte n\u00eb Aru (di\u00e7 si parajs\u00eb e sunduar nga Osirisi). N\u00eb rregull, por si do ta p\u00ebrcaktonin past\u00ebrtin\u00eb shpirt\u00ebrore, si do ta gjenin sa e &#8220;leht\u00eb&#8221; ishte nj\u00eb zem\u00ebr nga pafaj\u00ebsia, apo sa e &#8220;r\u00ebnd\u00eb nga m\u00ebkatet&#8221;?<\/p>\n<p>Epo, per\u00ebndesha Mat (e bija e per\u00ebndis\u00eb Ra dhe e per\u00ebndesh\u00ebs Hathor) i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion pothuaj t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb nevojiteshin. Mat ishte personifikim i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb, men\u00e7uris\u00eb, ligjit, moralit, rregullit, harmonis\u00eb, stin\u00ebve, barazpesh\u00ebs kozmike (e kund\u00ebrta ideologjike e Mat ishte Isfet &#8211; padrejt\u00ebsia, kaosi, dhuna ose gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb keqen, me t\u00eb ligen). N\u00eb Sall\u00ebn e Dy t\u00eb V\u00ebrtetave, n\u00eb sall\u00ebn hyjnore ishte instaluar nj\u00eb peshore e sofistikuar, Peshorja e Mat&#8230; e qart\u00eb, gjith\u00e7ka n\u00eb Sall\u00ebn e Mat i takonte asaj \ud83d\ude42<\/p>\n<p>Pra t\u00eb vdekurit do t&#8217;i peshohej zemra n\u00eb peshoren e per\u00ebndive, synohej tekefundit ekuilibrim me Pend\u00ebn e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs (Penda e Mat, penda e strucit, emblem\u00eb e per\u00ebndesh\u00ebs Mat). Rreth matjes apo me funksionet e peshores do t&#8217;kujdesej Anubis, zoti i t\u00eb vdekurve. Nd\u00ebrsa Thoti, zoti i dituris\u00eb dhe i men\u00e7uris\u00eb, do t&#8217;kujdesej p\u00ebr rezultatet, do t&#8217;mbante sh\u00ebnimet e statistikat p\u00ebr arkivat hyjnore, do regjistronte \u00e7&#8217;thoshte peshorja. Gjat\u00eb peshimit-gjykimit gjith\u00e7ka e procesit ishte strikte, natyrisht gj\u00ebrat ishin hyjnore dhe funksiononin, N\u00eb &#8220;Papirusin i Hunefrit&#8221;, lart, shihen 14 per\u00ebndit\u00eb e Egjiptit nj\u00ebri pas tjetrit, n\u00eb rolin e gjyqtar\u00ebve, di\u00e7 si &#8220;juri e gjykimit shpirt\u00ebror&#8221;. Juria kolektive hyjnore padyshim ishte e pagabueshme, ama p\u00ebr \u00e7do rast&#8230; gjith\u00e7ka do t&#8217;mbikqyrej nga nj\u00eb gjyqtar suprem, nga per\u00ebndia Osiris, zot i n\u00ebntok\u00ebs dhe i pjelloris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse zemra e t\u00eb ndjerit rezultonte m\u00eb e leht\u00eb (apo dhe baraz) me Pend\u00ebn e Mat, i vdekuri mund t\u00eb kalonte n\u00eb t\u00eb p\u00ebrtejm\u00ebn. N\u00ebse eventualisht peshorja t\u00eb thoshte s&#8217;ka leht\u00ebsi (as barazpesh\u00eb) por &#8220;zem\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb&#8221; (kjo n\u00ebnkuptonte zem\u00ebr e lig\u00eb, e r\u00ebnduar nga m\u00ebkatet etj etj), n\u00eb t\u00eb tilla raste keq pra, jo mir\u00eb. Per\u00ebndesha Amut (hyjni funerare, per\u00ebndesh\u00eb-demon, paraqitej si monster, si kryq\u00ebzim i luanit, hipopotamit dhe krokodilit &#8211; tri kafsh\u00ebt e m\u00ebdha &#8220;q\u00eb i han\u00eb njer\u00ebzit&#8221;, p\u00ebr t\u00eb cilat dinin egjiptasit e lasht\u00eb) do ta kullufiste zemr\u00ebn e tij. Jo vet\u00ebm q\u00eb Amut do ta hante zemr\u00ebn, ajo do hante dhe shpirtin, Amut ishte dhe shpirtngr\u00ebn\u00ebse. Madje nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrbind\u00ebsh do ta hante dhe &#8220;sht\u00ebpin\u00eb e shpirtit&#8221;. Se si Amut i hante &#8220;shpirtrat&#8221; mitologjia s&#8217;ofron sqarime, ama le t&#8217;supozojm\u00eb q\u00eb shpirti do t&#8217;ngelej duke u v\u00ebrdallur k\u00ebndej port\u00ebs s\u00eb N\u00ebntok\u00ebs p\u00ebrgjithmon\u00eb, do t&#8217;gelej pron\u00eb e Amut, s&#8217;do ta arrinte kurr\u00eb t\u00eb p\u00ebrtejm\u00ebn, parajs\u00ebn e Osiris.<\/p>\n<p>[ Ngjitur: Ceremonia e gjykimit (nga <strong>Libri i t\u00eb Vdekurve<\/strong>, &#8220;<strong>Papirusi i Hunefrit<\/strong>&#8220;, version rreth ~1275 p.e.s. &#8211; Muzeu Britanik) ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Libri-i-t\u00eb-Vdekurve-Zemra-n\u00eb-Peshore-Penda-e-s\u00eb-V\u00ebrtet\u00ebs.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-2809 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Libri-i-t\u00eb-Vdekurve-Zemra-n\u00eb-Peshore-Penda-e-s\u00eb-V\u00ebrtet\u00ebs.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1280\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Libri-i-t\u00eb-Vdekurve-Zemra-n\u00eb-Peshore-Penda-e-s\u00eb-V\u00ebrtet\u00ebs.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Libri-i-t\u00eb-Vdekurve-Zemra-n\u00eb-Peshore-Penda-e-s\u00eb-V\u00ebrtet\u00ebs-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Libri-i-t\u00eb-Vdekurve-Zemra-n\u00eb-Peshore-Penda-e-s\u00eb-V\u00ebrtet\u00ebs-768x512.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Libri-i-t\u00eb-Vdekurve-Zemra-n\u00eb-Peshore-Penda-e-s\u00eb-V\u00ebrtet\u00ebs-1024x683.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00ebn e par\u00eb, i vdekuri (Hunefri) sillet n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit nga Anubis (i paraqitur kok\u00eb-\u00e7akall). N\u00eb sken\u00ebn tjet\u00ebr paraqitet peshimi i zemr\u00ebs s\u00eb tij. Shihet per\u00ebndesha-monster Amut, n\u00eb pritje t\u00eb rezultatit. Shihet dhe Thoti sqepmpreht\u00eb duke mbajtur t\u00eb dh\u00ebnat e statistikat rreth matjes. Tutje shihet skena me t\u00eb ndjerin fatlum (Hunefri e ka kaluar testin &#8211; sipas atij vet\u00eb, meq\u00eb ai ka &#8220;p\u00ebrpiluar&#8221; papirusin, sipas shkronj\u00ebsit t\u00eb gjall\u00eb zemra e tij pas vdekjes ishte &#8220;ok&#8221;), Hunefri prezantohet nga Horusi (i paraqitur kok\u00eb-fajkua) para Osirisit (l\u00ebkur\u00ebgjelb\u00ebr). Osirisi \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar nga per\u00ebndeshat Isis dhe Neftis.<\/p>\n<p>&#8220;Papirusi i Hunefrit&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kopje e tekstit funeral, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga shembujt klasik t\u00eb k\u00ebtyre teksteve (ashtuquajtur &#8220;Libri i t\u00eb Vdekurve&#8221;). Por pra kishte mjaft versione, si psh. &#8220;Papirusi i Anit&#8221;. Hunefri ishte nj\u00eb shkronj\u00ebs zyrtar (kronist, kopist profesionist, kopjues i dor\u00ebshkrimeve, manuskripteve) dhe administrator i faraonit Seti I (Dinastia XIX, ~ 1300 p.e.s, Seti I ishte i biri i Ramsesit I, nd\u00ebsa babai i Ramsesit II).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars poetica, K 2019 (&#8230;zemrat e mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve tashm\u00eb e kan\u00eb gjetur qet\u00ebsin\u00eb e vet, ve\u00e7 jan\u00eb matur e gjykuar&#8230; jan\u00eb kund\u00ebrpeshuar me &#8220;Pend\u00ebn e V\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb&#8221;, mbetet vet\u00ebm t\u00eb lutemi p\u00ebr zemrat tona, vall\u00eb do jen\u00eb t\u00eb lehta&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=2808\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,10],"tags":[],"class_list":["post-2808","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2808"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2808\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}