{"id":3018,"date":"2019-10-08T13:41:24","date_gmt":"2019-10-08T13:41:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=3018"},"modified":"2025-09-19T03:42:40","modified_gmt":"2025-09-19T02:42:40","slug":"puthja-pikturale-si-celebrim-i-krijimit-te-italise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=3018","title":{"rendered":"Puthja Pikturale si &#8220;Celebrim&#8221; i Krijimit t\u00eb Italis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, G 2019 &#8211; <strong>Arti dhe Historia &#8211; Nd\u00ebrlidhje dhe (Pa)Sakt\u00ebsi<\/strong><\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>piktura e Hayez mund t\u00eb &#8220;lexohet&#8221; dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsim simbolik i &#8220;aleanc\u00ebs&#8221; midis Italis\u00eb dhe Franc\u00ebs &#8211; thon\u00eb njoh\u00ebsit e artit. Un\u00eb vet\u00eb s&#8217;e kam iden\u00eb si lexohet aleanca italo-franceze nga piktura e Hayez, anise e di&#8230; disa njer\u00ebz me an\u00eb t\u00eb imagjinat\u00ebs shohin madje dhe UFO n\u00eb qiell. Gjithsesi, s&#8217;dua t&#8217;ua prish qejfin as njoh\u00ebsve t\u00eb artit as askujt<\/strong>&#8230; : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puthja-Pikturale-si-Celebrim-i-Krijimit-t\u00eb-Italis\u00eb.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-3019 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puthja-Pikturale-si-Celebrim-i-Krijimit-t\u00eb-Italis\u00eb.jpg\" alt=\"\" width=\"1706\" height=\"1140\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puthja-Pikturale-si-Celebrim-i-Krijimit-t\u00eb-Italis\u00eb.jpg 1706w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puthja-Pikturale-si-Celebrim-i-Krijimit-t\u00eb-Italis\u00eb-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puthja-Pikturale-si-Celebrim-i-Krijimit-t\u00eb-Italis\u00eb-768x513.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puthja-Pikturale-si-Celebrim-i-Krijimit-t\u00eb-Italis\u00eb-1024x684.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1706px) 100vw, 1706px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Italia s&#8217;qe bashkuar as \u00ebmb\u00ebl as leht\u00eb, sa p\u00ebr duke u &#8220;puthur&#8221; as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. N\u00eb fakt ishte nj\u00eb proces i gjat\u00eb, i r\u00ebnd\u00eb dhe tejet kompleks. Po ashtu bashkimi i Italis\u00eb, af\u00ebrmendsh ishte di\u00e7 &#8220;politike&#8221;, assesi ndonj\u00eb di\u00e7 &#8220;romantike&#8221;. Mir\u00ebpo bashkimi i Italis\u00eb simbolikisht sikur mund t\u00eb celebrohet me nj\u00eb puthje t\u00eb vetme pikturale. Tekefundit k\u00ebshtu pohojn\u00eb ekspert\u00ebt q\u00eb merren me analizat e Romanticizmit artistik italian. Bashkimi i Italis\u00eb (i njohur si &#8220;Risorgimento&#8221;) p\u00ebrfundimisht i konsolidoi shtetet e pavarura t\u00eb gadishullit italian n\u00eb nj\u00eb shtet, si\u00e7 e njohim dhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>&#8220;<strong>Puthja<\/strong>&#8221; e Hayez (i pati b\u00ebr\u00eb nja 5 versione &#8220;puthjesh&#8221;) nga njoh\u00ebsit e artit konsiderohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebra nga pikturat ikonike t\u00eb &#8220;Romaticizmit&#8221; artistik italian. &#8220;Puthjes&#8221; s\u00eb tij i vishen madje dhe kuptime patriotike e politike. Ekspert\u00ebt rreth e rrotull &#8220;Christies&#8221;, New York, n\u00eb v. 2016 pat\u00ebn konkluduar: &#8220;Kryevepra e Francesco Hayez, Il Bacio, mund t\u00eb konsiderohet si epitom\u00eb apo mish\u00ebrim i artit Romantik Italian. Kompozicioni, i cili v\u00ebrtitet rreth nj\u00eb puthjeje mes dy t\u00eb dashuruarve n\u00eb nj\u00eb ambient mesjetar, \u00ebsht\u00eb konsideruar prej koh\u00ebsh si nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsimet m\u00eb intensive dhe sensuale t\u00eb puthjes n\u00eb historin\u00eb e artit per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshfaqje natyrore dhe moderne e \u00e7iftit t\u00eb p\u00ebrqafuar, p\u00ebrshfaqje q\u00eb kontribuon n\u00eb t\u00ebrheqjen ose n\u00eb joshjen jasht\u00ebkohore pikturale. Kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i &#8220;Risorgimento-s&#8221; italiane dhe, fal\u00eb riprodhimeve t\u00eb shumta, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb ikon\u00eb e piktur\u00ebs s\u00eb shek. XIX dhe e artit italian n\u00eb ve\u00e7anti.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, le ta qart\u00ebsojm\u00eb eventualisht dhe ndonj\u00eb detaj. Versioni i par\u00eb qe punuar nga Hayez n\u00eb v. 1823 (Ultimo Bacio di Giulietta e Romeo &#8211; ruhet n\u00eb Pinacoteca di Brera, n\u00eb Milano, por nj\u00eb kopje e k\u00ebsaj pikture ndodhet dhe n\u00eb Villa Carlotta, Como &#8211; sa p\u00ebr t&#8217;mos u ngat\u00ebrruar lexuesi eventual, duhet n\u00ebnkuptuar dmth. q\u00eb fjala gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 5 kopjet b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb Hayez, jo p\u00ebr &#8220;kopjet&#8221; e tjera t\u00eb k\u00ebtyre versioneve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>E qart\u00eb, versioni i par\u00eb ishte frym\u00ebzim nga vepra e Shekspirit, nga drama shekspiriane q\u00eb flet p\u00ebr dashurin\u00eb e Romeos dhe Xhulietes. Si\u00e7 e dim\u00eb, t\u00eb dashuruarit pervec tjerash merren dhe me puthje, pra edhe piktura ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb tro\u00e7 me puthjen e t\u00eb dashuruarve, na e thot\u00eb dhe me titullin. Krahasuar m\u00eb versionin e m\u00ebvonsh\u00ebm &#8220;Il Bacio, 1859&#8221; (apo dhe me &#8220;Il Bacio, 1867&#8221;), kritik\u00ebt thon\u00eb se n\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit Hayez implikon alegorin\u00eb politike, e edhe at\u00eb sociale.<\/p>\n<p>S&#8217;na nevojitet sugjerimi i tyre tani p\u00ebr t&#8217;par\u00eb dhe vet\u00eb se puthja tashm\u00eb shk\u00ebmbehet mes t\u00eb dashuruarve &#8220;anonim\u00eb&#8221; n\u00eb nj\u00eb ambient mesjetar, s&#8217;\u00ebsht\u00eb tani fjala p\u00ebr Romeon &#8220;specifik&#8221; as p\u00ebr Xhuliet\u00ebn. Piktura mund t\u00eb &#8220;lexohet&#8221; si himn i liris\u00eb dhe i dashuris\u00eb atdhetare &#8211; thon\u00eb ata. Nj\u00ebri nga kuptimet politike q\u00eb mund t\u00eb &#8220;lexohet&#8221; \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb ri italian \u00ebsht\u00eb duke u nisur t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr Italin\u00eb kund\u00ebr Perandoris\u00eb Austro-Hungareze, dhe dmth. duke i falur t\u00eb puthur\u00ebn e ndarjes t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb vet.<\/p>\n<p>***<br \/>\nKuptohet, pak histori evropiane ndoshta ndihmon p\u00ebr ta kuptuar sadopak kontekstin e &#8220;patriotizmit&#8221; piktural t\u00eb piktorit italian, Hayez, patriotizmin p\u00ebr t\u00eb cilin sugjerojn\u00eb njoh\u00ebsit e artit. Le t&#8217;ia fillojm\u00eb &#8220;historis\u00eb&#8221; duke th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria at\u00ebbot\u00eb (n\u00eb 2-3 dekadat e para t\u00eb shek. XIX) ende s&#8217;e kishte shpalluar Pavar\u00ebsin\u00eb e vet, duhej pritur 1 shekull t\u00eb t\u00ebr\u00eb, ishte thjesht nj\u00eb llokume ballkanike e Turqis\u00eb. N\u00ebn ninulat turke&#8230; e qet\u00eb, e rehatuar, njer\u00ebzia i shihnin pun\u00ebt e veta, iluminist\u00ebt e romanticizmit shqiptar\u00eb gjithandej diaspor\u00ebs k\u00ebndonin e th\u00ebrrisnin por gj\u00ebrat nuk binin n\u00eb vesh dhe aq shpejt\u00eb, jo gjithkush i blinte e lexonte gazetat. Gjithsesi, andej kah Per\u00ebndimi&#8230; Evropa assesi ta gjente rehatin\u00eb e vet, mjaft e trazuar, aspak m\u00eb ndryshe sesa &#8220;zakonisht&#8221;, pakashum\u00eb si gjithmon\u00eb &#8211; e ngat\u00ebrruar si mos m\u00eb keq &#8211; do thoshte ndoshta shakaxhiu Nonda Bulka.<\/p>\n<p>Pas humbjes s\u00eb Franc\u00ebs Napoleonike, n\u00eb v. 1814-15 n\u00eb Vjen\u00eb u mblodh Kongresi i Vjen\u00ebs p\u00ebr ta &#8220;ridefinuar&#8221; hart\u00ebn e Evrop\u00ebs. Historian\u00ebt e shkollar\u00ebt u shmangen th\u00ebnieve t\u00eb pahijshme (ata duhet ta p\u00ebrdorin &#8220;gjuh\u00ebn akademike&#8221;) mir\u00ebpo s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb &#8220;fsheht\u00ebsi&#8221; &#8211; kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr politikat, aty-k\u00ebtu edhe Kongreset b\u00ebjn\u00eb &#8220;hile politike&#8221; : )<\/p>\n<p>T\u00eb fortit e Kongresit (ata q\u00eb &#8220;kolliteshin&#8221;) at\u00ebbot\u00eb s&#8217;kishin ndonj\u00eb interes p\u00ebr republikanizmin, p\u00ebr revolucionarizmin&#8230; e t\u00eb tillash &#8220;koncepte&#8221;. Sa i p\u00ebrket Italis\u00eb, kuptohet Kongresi s&#8217;ishte asfare i interesuar p\u00ebr republikanizmin q\u00eb ishte popullarizuar bukur fort gjithandej, n\u00ebn Napoleonin. Ashtu-k\u00ebshtu shumica e shteteve t\u00eb &#8220;pavarura&#8221; italiane ishin t\u00eb ndikuara nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha evropiane, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Perandoria Austriake dhe Habsburg\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e shtypnin nacionalizmin e italian\u00ebve (ndjenjen, d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr bashkim).<\/p>\n<p>Objektiva &#8220;zyrtare&#8221; e Kongresit ishte t\u00eb sigurohej nj\u00eb plan afatgjat\u00eb p\u00ebr paqe n\u00eb Evrop\u00eb, duke zgjidhur \u00e7\u00ebshtje kritike q\u00eb pat\u00ebn ardhur nga Luft\u00ebrat Revolucionare Franceze dhe nga ato Napoleonike. Jo thjesht rivendosja e kufijve t\u00eb vjet\u00ebr, por nj\u00ebfar\u00eblloj rikufizimi, nj\u00eb lloj ridefinimi kufitar i fuqive kryesore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb balancoheshin politiko-ekonomikisht me nj\u00ebra-tjetren dhe t\u00eb k\u00ebnaqeshin n\u00eb paqe.<\/p>\n<p>Rishtas e qart\u00eb, t\u00eb fortit do ta ndanin &#8220;torten politike&#8221;. Franca psh. i humbi t\u00eb gjitha &#8220;pushtimet&#8221; e veta t\u00eb fundit, Rusia i &#8220;kullufiti&#8221; disa pjes\u00eb t\u00eb Polonis\u00eb, Prusia i &#8220;kullufiti&#8221; dhe disa shtete m\u00eb t\u00eb vogla gjermane, Austria e &#8220;kullufiti&#8221; Venedikun dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Italis\u00eb Veriore. Pra, bashkimi i Italis\u00eb thjesht nuk p\u00ebrputhej me &#8220;vullnetin&#8221; e Kongresit, zor ta ket\u00eb p\u00ebrmendur kush, as si p\u00ebshp\u00ebritje as me z\u00eb. E pamundur&#8230; pasi vet\u00eb Austria duke u marr\u00eb me pangop\u00ebsin\u00eb e vet rreth shteteve italo-veriore : )<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, boshti i &#8220;lyer&#8221; i Kongresit t\u00eb Vjen\u00ebs ishte humbja dhe dor\u00ebzimi i Franc\u00ebs Napoleonike. Dor\u00ebzimi francez u dha fund mbi 20 viteve luft\u00eb, pothuaj t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb. Nd\u00ebrskamcat e negociatat diplomatike t\u00eb Kongresit do t&#8217;vazhdonin megjith\u00eb luftimet shkaktuar me kthimin dramatik t\u00eb Napoleonit t\u00eb m\u00ebrguar. &#8220;Akti i fundit&#8221; i Kongresit qe n\u00ebnshkruar, dhe s&#8217;do vononte as 10 dit\u00eb do t&#8217;vinte humbja e fundit e Napoleonit n\u00eb Vaterlo.<\/p>\n<p>N\u00eb v. 1859, si aleanc\u00eb kund\u00ebr Perandoris\u00eb Austro-Hungareze, do kishte nj\u00eb traktat t\u00eb fsheht\u00eb midis Franc\u00ebs (Napoleonit III) dhe Kontit italian, Kavur. Dy vite m\u00eb von\u00eb, Viktor Emanueli II e shpalli Mbret\u00ebrin\u00eb e Italis\u00eb. Mbreti Viktor do ta b\u00ebnte Kavurin Kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e thon\u00eb historian\u00ebt, krijimi i Italis\u00eb s&#8217;ishte di\u00e7 e leht\u00eb, por dhe qeverisja do ishte mjaft e v\u00ebshtir\u00eb. Aq e v\u00ebshtir\u00eb sa, pas muajve me dit\u00eb t\u00eb gjata e t\u00eb ngarkuara me stres lidhur me shtetformimin, me pagjum\u00ebsi e shqet\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme, Kryeminist\u00ebr Kavuri do ta d\u00ebmtonte keq sh\u00ebndetin e vet. Pas vdekjes s\u00eb tij, tek n\u00eb v. 1870 me Marrjen e Rom\u00ebs do t&#8217;p\u00ebrfundonte bashkimi i Italis\u00eb. Roma ishte di\u00e7 si &#8220;p\u00ebrmbyllje&#8221; e procesit t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb bashkimit italian t\u00eb njohur si &#8220;Risorgimento&#8221;. Dmth. do vinte humbja p\u00ebrfundimtare e shteteve Papale n\u00ebn Pap\u00ebn Pius IX, p\u00ebr t&#8217;u arritur bashkimi i gadishullit italian, n\u00ebn mbretin Viktor Emanuel II.<\/p>\n<p>***<br \/>\nTani le t&#8217;i rikthehemi kontekstit t\u00eb &#8220;patriotizmit&#8221; t\u00eb puthjes s\u00eb Hayez. Pas versionit fillestar &#8220;Ultimo Bacio di Giulietta e Romeo&#8221;, 1823, Hayez e pikturoi versionin e par\u00eb t\u00eb &#8220;Il Bacio&#8221; (Puthjes) n\u00eb v. 1859. Dy vite m\u00eb von\u00eb erdhi pra shpallja e Mbret\u00ebris\u00eb Italiane, n\u00eb v. 1861. Si pasqyr\u00eb e k\u00ebtyre ndryshimeve politike n\u00eb Itali pasoi nj\u00eb rritje e numrit t\u00eb pikturave q\u00eb v\u00ebrtiteshin rreth tem\u00ebs patriotike. N\u00eb mesin e tyre, &#8220;Il Bacio&#8221; n\u00eb ve\u00e7anti &#8211; thon\u00eb ekspert\u00ebt, e paraqiste nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb fort\u00eb patriotike, sipas tyre mashkulli puthara\u00e7 asokohe do duhej t\u00eb shihej si figur\u00eb e nj\u00eb ushtari italian q\u00eb vullnetarisht po e linte t\u00eb dashuren e vet dhe t\u00eb nisej t\u00eb luftonte p\u00ebr vendin e vet, kund\u00ebr Austro-Hungaris\u00eb.<\/p>\n<p>Piktura e Hayez mund t\u00eb &#8220;lexohet&#8221; dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsim simbolik i &#8220;aleanc\u00ebs midis Italis\u00eb dhe Franc\u00ebs&#8221; &#8211; thon\u00eb njoh\u00ebsit e artit. Un\u00eb vet\u00eb s&#8217;e kam iden\u00eb si lexohet aleanca italo-franceze nga piktura e Hayez, anise e di&#8230; disa njer\u00ebz me an\u00eb t\u00eb imagjinat\u00ebs shohin madje dhe UFO n\u00eb qiell. Gjithsesi, s&#8217;dua t&#8217;ua prish qejfin as njoh\u00ebsve t\u00eb artit as askujt, le t&#8217;supozojm\u00eb se Franca dhe Italia jan\u00eb ng\u00ebrthyer n\u00eb puthjen e zjarrt\u00eb. P\u00eblhura e bardh\u00eb n\u00eb shkall\u00ebt, mbase sapo t\u00eb ket\u00eb rr\u00ebshqitur nga supet e zonj\u00ebs, e p\u00ebrfaq\u00ebson momentin e pasionit. Bluja e \u00e7elur e fustanit, ca ngjyra t\u00eb veshjeve t\u00eb saj, e gjelb\u00ebrta e mantelit t\u00eb t\u00eb dashurit, e kuqja e brekusheve&#8230; na i sjellin nd\u00ebrmend ngjyrat e flamujve t\u00eb Franc\u00ebs dhe Italis\u00eb, bashkuar n\u00eb p\u00ebrqafim &#8211; dmth. pohojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, jo un\u00eb. Skepticizmi im s&#8217;dor\u00ebzohet dhe aq leht\u00eb : )<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>Ngjitur: Pikturat e Francesco Hayez (1791-1882)<br \/>\n1. Puthja, Romeo e Xhulieta (Ultimo Bacio di Giulietta e Romeo), 1823<br \/>\n3. Puthja (Il Bacio), 1859<br \/>\n3. Puthja (Il Bacio), 1867<br \/>\n[ Pinacoteca di Brera, Milano, Itali ]<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, G 2019 &#8211; Arti dhe Historia &#8211; Nd\u00ebrlidhje dhe (Pa)Sakt\u00ebsi (&#8230;piktura e Hayez mund t\u00eb &#8220;lexohet&#8221; dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsim simbolik i &#8220;aleanc\u00ebs&#8221; midis Italis\u00eb dhe Franc\u00ebs &#8211; thon\u00eb njoh\u00ebsit e artit. Un\u00eb vet\u00eb s&#8217;e kam&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=3018\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,8],"tags":[],"class_list":["post-3018","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3018\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}