{"id":3458,"date":"2019-10-16T02:59:22","date_gmt":"2019-10-16T02:59:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=3458"},"modified":"2024-04-12T11:57:51","modified_gmt":"2024-04-12T10:57:51","slug":"nrk-e-norvegjise-dhe-2-video-per-shqiperine-1982-1988","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=3458","title":{"rendered":"NRK (e Norvegjis\u00eb) dhe 2 video p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb &#8211; 1982, 1988"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Janar 2018<\/em><\/p>\n<p>Muajt e fundit t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, 2017, pata hasur n\u00eb 2 video origjinale dhe t\u00eb paprekura t\u00eb NRK-s\u00eb norvegjeze, nj\u00ebra e vitit 1982, tjetra e 1988 (i pata ruajtur si links) &#8211; dy video-dokumente t\u00eb cilat s\u00eb bashku p\u00ebr afro dyzet minutash e shpalosin Shqip\u00ebrin\u00eb e atyre viteve, sipas &#8220;syrit&#8221; zhurnalistik-dokumentaresk dhe t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb NRK. I p\u00ebrgatita dhe ca info rreth NRK, duke m\u00ebtuar t&#8217;i filtroja ato m\u00eb relevantet&#8230;<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-3459\" src=\"https:\/\/www.letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/NRK-e-Norvegjis\u00eb-dhe-2-video-p\u00ebr-Shqip\u00ebrin\u00eb-1982-1988.jpg\" alt=\"\" width=\"1000\" height=\"667\" \/><\/p>\n<p>[ m\u00eb posht\u00eb disa fjal\u00eb rreth NRK (Norsk rikskringkasting) &#8211; TV-Radio Korporata Norvegjeze ]<\/p>\n<p>NRK \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia m\u00eb e madhe mediatike e Norvegjis\u00eb dhe nj\u00ebra nga organizatat metiatike m\u00eb prestigjioze t\u00eb vendit, por dhe t\u00eb Evropes. Thuhet se NRK nuk i sh\u00ebrben asnj\u00eb interesi komercial apo politik dhe se impenjohet p\u00ebr nj\u00eb program strikt jokomercial (p\u00ebrve\u00e7 sponsorizimit t\u00eb disa ngjarjeve kulturore e sportive). N\u00eb prezantimin zyrtar t\u00eb NRK thuhet se gjat\u00eb dites pothuajse t\u00eb gjith\u00eb norvegjez\u00ebt i p\u00ebrdorin nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb NRK, dhe si transmetues publik i paansh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb NRK e &#8220;bashkon&#8221; popullin e Norvegjis\u00eb.<\/p>\n<p>NRK i ofron publikut nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrmbajtjesh n\u00ebp\u00ebrmjet 3 TV-kanaleve t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, n\u00ebp\u00ebrmjet 14 radio-kanaleve komb\u00ebtare dhe po ashtu n\u00ebp\u00ebrmjet faqes zyrtare t\u00eb Internetit (ku un\u00eb dhe i mblodha disa nga t\u00eb dh\u00ebnat).<br \/>\nTutje flitet se decentralizimi i NRK \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar denj\u00ebsisht shoq\u00ebrin\u00eb norvegjeze n\u00ebp\u00ebrmjet programacionit dhe prodhimit p\u00ebrmbajt\u00ebsor, dhe se NRK pasqyron diversitetin gjeografik t\u00eb Norvegjis\u00eb, duke ofruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb platformash programatike lokale. NRK ofron nj\u00eb s\u00ebr\u00eb programesh t\u00eb bazuara n\u00eb cil\u00ebsi, r\u00ebnd\u00ebsi dhe besueshm\u00ebri; ofron lajme, informacione dhe dokumentar\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm e t\u00eb paansh\u00ebm, pastaj arg\u00ebtim, sport dhe p\u00ebrmbajtje t\u00eb tjera t\u00eb zakonshme. Operon nga 15 zyra rajonale shtrir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendin, ku p\u00ebrfshihen dhe 3 qendra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb prodhimit, t\u00eb cilat qendra mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr fushat kryesore t\u00eb zhanreve si shkencat, religjioni dhe natyra. Zyrat rajonale shp\u00ebrndajn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb radio, televizion dhe n\u00eb Internet, duke siguruar nj\u00eb baz\u00eb qendrore t\u00eb prodhimit dhe t\u00eb distribuimit informativ n\u00eb rrjetin e NRK, nga rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\nDmth. ky &#8220;rajonaliz\u00ebm&#8221; prodhues e transmitiv rezulton n\u00eb pasqyrimin e diversitetit gjeografik t\u00eb Norvegjis\u00eb. NRK si transmetues i paansh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb e &#8220;bashkon&#8221; popullin e Norvegjis\u00eb. Hm, sa mir\u00eb do ishte sikur t&#8217;mund t\u00eb thuhej &#8220;mediat shqiptare e bashkojn\u00eb popullin e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;. Po mendoja &#8220;sa e leht\u00eb p\u00ebr norvegjez\u00ebt kur ata ndoshta e kan\u00eb pakashum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mentalitet, t\u00eb nj\u00ebjtin nivel kulturor dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kultur\u00eb politike &#8211; kam frik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri norvegjez\u00ebt do ta kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta arrinin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn &#8220;korrekt\u00ebsi mediatike rajonaliste&#8221;, pasi jugo-veriorja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e &#8220;lidhur&#8221; (patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb, madje dhe politikisht \u00ebsht\u00eb e lidhur) ama ngjash\u00ebm si ato gjilp\u00ebrat e busullave politike (ku t&#8217;jet\u00eb koka jote, do jet\u00eb bishti im &#8211; dhe ansjelltas, thjesht hesape t\u00eb magnetizmit k\u00ebto), ose ngjash\u00ebm si ai kat\u00ebr-rrembori n\u00eb logon e NATO-s i cili shenjon k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsisht drejt N, drejt S etj. &#8211; logos s\u00eb NATO hiqja p\u00ebr inat Lindjen, privoje ca koh\u00eb nga Per\u00ebndimi&#8230; dhe ja, do kesh Shqip\u00ebrin\u00eb mediatike-politike t\u00eb pasqyruar ekzakt\u00ebsisht : )<br \/>\n(ose tekefundit k\u00ebshtu i njoha un\u00eb TV-t\u00eb shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve t\u00eb fundit)<br \/>\n&#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me krenarin\u00eb, NRK i shpalos dhe disa nga statistikat; secil\u00ebn dit\u00eb mesatare gjat\u00eb v. 2016 rreth 88% e popullsis\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb NRK (t\u00eb televizionit, radios, ose t\u00eb platformave mobile e internetike). Kanali m\u00eb i madh televiziv n\u00eb Norvegji \u00ebsht\u00eb NRK1, me pjes\u00ebn e tregut prej 30.7% n\u00eb vitin 2016. Gjithsesi shikimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm televiziv paska sh\u00ebnuar r\u00ebnie gjat\u00eb 2016-\u00ebs, mesatarja e \u00e7doditshme norvegjeze e p\u00ebrcjelljes televizive gjat\u00eb 2016 ishte 167 minuta (6 minuta m\u00eb pak sesa gjat\u00eb vitit 2015). Nd\u00ebrsa radio-kanalet e NRK e kishin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kombinuar t\u00eb tregut prej 67.9% &#8211; sqarohet tutje n\u00eb prezantimin e NRK.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi tradicional i radios dhe televizionit ka ruajtur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb ose stabilitetin modest &#8211; thuhet pakashum\u00eb n\u00eb mesrreshtat e NRK. Pra edhe pse p\u00ebrdorimi i p\u00ebrmbajtjes n\u00eb platformat mobile-internetike \u00ebsht\u00eb rritur dhe rritet koh\u00ebt e fundit (rreth 90% e norvegjez\u00ebve e kan\u00eb p\u00ebrdorur Internetin \u00e7do dit\u00eb gjat\u00eb 2016-\u00ebs), s&#8217;ka vend p\u00ebr nuancash alarmuese rreth &#8220;r\u00ebnies apo shuarjes s\u00eb tradicionalizmit&#8221;. Ata po ashtu e shpalosin faktin q\u00eb faqja internetike e tyre \u00ebsht\u00eb faqja e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Norvegji, me mesataren prej 1.1 milion vizitor\u00eb-p\u00ebrdorues gjat\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke ndjekur modelin e ngjash\u00ebm t\u00eb BBC, NRK qe themeluar n\u00eb vitin 1933, si z\u00ebvend\u00ebsim i radio-kanaleve private dhe synohej mbulesa e gjith\u00eb vendit, andaj NRK e kishte monopolin transmetues deri m\u00eb 1975. M\u00eb pastaj zbutja graduale e monopolizmit t\u00eb NRK erdhi me shfaqjen e TV-s\u00eb kabllovike m\u00eb 1982, t\u00eb TV-kanaleve regjionale dhe i TV-s\u00eb satelitore m\u00eb 1986.<\/p>\n<p>NRK si organizat\u00eb mediatike \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare themeluese e Unionit Radio-Televiziv t\u00eb Evropes (EBU &#8211; themeluar m\u00eb 1950), e q\u00eb kjo duhet t\u00eb jet\u00eb di\u00e7 si &#8220;anije am\u00eb&#8221; e transmetuesve publik t\u00eb Evrop\u00ebs (dhe q\u00eb, n\u00eb fakt, si organizat\u00eb apo si aleanc\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr mrekullin\u00eb &#8220;Eurovision&#8221;, t\u00eb asaj euro-gar\u00ebs simpatike vit p\u00ebr vit p\u00ebr ta zgjedhur k\u00ebng\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb). T\u00eb tjerat detyra e zotime t\u00eb EBU mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb, ama un\u00eb s&#8217;e kam iden\u00eb&#8230; mund ta marr me mend se thjesht jan\u00eb biz-\u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha ose gala-aferash biznesi, t\u00eb cilat afera her\u00eb mund t\u00eb valviten si flamujt e krenaris\u00eb e her\u00eb t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb si lulet e pranver\u00ebs, var\u00ebsisht nga hujet dhe puhizat politike t\u00eb Evrop\u00ebs : )<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb infot e vet\u00eb NRK, thuhet se nga parlamenti norvegjez (Stortinget) mandati dhe roli i pronarit t\u00eb NRK i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs (dmth. \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit). NRK ka mandatin e posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb operuar politikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, si transmetues publik jokomercial. Numri i gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve n\u00eb NRK qenka rreth 3500 persona, nd\u00ebr 56 departamente anemban\u00eb Norvegjis\u00eb. Buxheti total gjat\u00eb 2016 ishte rreth 500 milion\u00eb Euro, 96% t\u00eb k\u00ebtyre mjeteve ardhur nga tarifat e licencimit, e q\u00eb paguhen nga t\u00eb gjitha familjet q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb aparat televiziv (ose di\u00e7 tjet\u00ebr si aparat, q\u00eb ka mund\u00ebsin\u00eb e kapjes s\u00eb val\u00ebve t\u00eb transmetuesit).<br \/>\nGjithsesi n\u00eb nj\u00eb burim tjet\u00ebr p\u00ebrmendej &#8220;ndjenja&#8221; se sistemi aktual i financimit nuk \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb planin afatgjat\u00eb. Ca vite m\u00eb par\u00eb qeveria paska njoftuar p\u00ebr ndryshime rreth m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb financimit t\u00eb NRK. Qenka duke u planifikuar nj\u00eb tjet\u00ebr lloj &#8220;pagese mediatike&#8221; por ende s&#8217;qenka aq e qart\u00eb si do t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb sistem i till\u00eb.<\/p>\n<p>Video 1<br \/>\n<strong>Pak drit\u00eb mbi Shqip\u00ebrin\u00eb (Rreth sistemit shkollor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb)<\/strong>, NRK 1988<br \/>\n[ <em>Burimi: Youtube channel &#8220;WketDZ&#8221; &#8211; Publikuar aty m\u00eb 27 Q 2017 &#8211; me titull &#8220;We Are Albanians&#8221;<\/em> ]<\/p>\n<p>https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=KqXYKdCHYBU<\/p>\n<p>Video 2<br \/>\n<strong>Albania &#8211; G\u00e5r Fortsatt sin Egen Vei (Shqip\u00ebria &#8211; Ende duke ndjekur udh\u00ebn e vet)<\/strong>, 1982<br \/>\n[ <em>Burimi: Youtube channel &#8220;WketDZ&#8221; &#8211; Publikuar aty m\u00eb 27 Q 2017 &#8211; me titull &#8220;Albania Under Enver Hoxha&#8221;<\/em> ]<\/p>\n<p>https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=6v_z48do7NQ<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Janar 2018 Muajt e fundit t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, 2017, pata hasur n\u00eb 2 video origjinale dhe t\u00eb paprekura t\u00eb NRK-s\u00eb norvegjeze, nj\u00ebra e vitit 1982, tjetra e 1988 (i pata ruajtur si links)&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=3458\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[16],"tags":[],"class_list":["post-3458","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-multimedia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3458\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}