{"id":4868,"date":"2019-11-03T20:38:08","date_gmt":"2019-11-03T19:38:08","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=4868"},"modified":"2024-04-12T08:30:45","modified_gmt":"2024-04-12T07:30:45","slug":"penat-me-flatra-dhe-superman-i-i-imagjinates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=4868","title":{"rendered":"Penat me flatra, dhe Superman-i i imagjinat\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 2012<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>superman-i i luante dy role, vet\u00eb gazetar, vet\u00eb super-g\u00ebnjeshtar &#8211; shum\u00eb gazetar\u00eb shqiptar\u00eb shtiren se jan\u00eb &#8220;gazetar\u00eb&#8221; por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke i p\u00ebrbuzur faktet dhe duke mos gjykuar p\u00ebr realitetin ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, qoft\u00eb dhe realitet i sh\u00ebmtuar. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme q\u00eb ata, t\u00eb shitur e t\u00eb korruptuar, vet\u00ebdijsh\u00ebm merren me g\u00ebnjeshtra t\u00eb zbukuruara, duke i lakadredhuar penat gazetareske, e duke u endur v\u00ebrdall\u00eb turbullirave t\u00eb nd\u00ebrgjegjes mediatike<\/strong>.<\/p>\n<p>\/ <em>Di\u00e7 si &#8220;Intro&#8221;, deri tek dhimbja<\/em>&#8230; \/<\/p>\n<p>Zakonisht &#8220;e di gjuha ku dhemb dh\u00ebmballa&#8221; &#8211; k\u00ebshtu thot\u00eb urt\u00ebsia e popullit. Lidhur me dhimbjen, nj\u00eb anekdot\u00eb rr\u00ebfen se si nj\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar i Azem Bejt\u00ebs, derisa kishin z\u00ebn\u00eb pusin\u00eb, r\u00ebnkonte. Pik\u00ebrisht kur s&#8217;duhej, n\u00eb koh\u00ebn kur duhej qet\u00ebsia e vigjilenca, sepse prita e ujdisur mund t\u00eb d\u00ebshtonte. Dikur kryetrimi, vet\u00eb Azemi, i brengosur p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e aksionit nuk u durua dhe e pyeti: &#8220;\u00e7&#8217;ke ore burr\u00eb&#8230; se na i k\u00ebpute nervat?&#8221; &#8211; &#8220;plumbi&#8230;&#8221; &#8211; m\u00ebrm\u00ebriti i plagosuri, &#8220;ehuuu&#8230; l\u00ebri shakat\u00eb, kujtova dh\u00ebmbi&#8230;&#8221; &#8211; ia ktheu Azemi.<br \/>\nPra, sipas kryetrimit varet nga cila p\u00ebrspektiv\u00eb definohet dhimbja, sipas tij dhimbja e dh\u00ebmball\u00ebs ishte e padurueshme, plumbi dhe durohej, s&#8217;ishte gj\u00eb p\u00ebr burrat, cik\u00ebrrim\u00eb hesapi!<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb &#8220;ila\u00e7&#8221; \u00ebsht\u00eb injorimi i dhimbjes, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ndihmon humori. Pasi q\u00eb realisht ta &#8220;injorosh&#8221; dhimbjen \u00ebsht\u00eb e pamundur. T\u00eb gjith\u00eb trimat e bot\u00ebs e din\u00eb k\u00ebt\u00eb, e dinte dhe Rambo, e dinte dhe trimi i plagosur i anekdot\u00ebs, sikur q\u00eb e dinte dhe vet\u00eb kryetrimi, Azemi. Ta injorosh dhimbjen me gjas\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebnie bosh e t\u00eb fort\u00ebve, gjoja si truk psikologjik i t\u00eb fort\u00ebve.<\/p>\n<p>Natyrisht, ka lloj-lloj dhimbjesh, ajo \u00e7far\u00eb i dhemb tematik\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu dhimbje. Dhe ky \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si truk psikologjik p\u00ebr ta ndrydhur sadopak dhimbjen (sipas &#8220;formul\u00ebs azemiane&#8221;). Pra si sprov\u00eb p\u00ebr ta injoruar dhimbjen q\u00eb shum\u00eb gazetar\u00eb shqiptar\u00eb shtiren se jan\u00eb &#8220;gazetar\u00eb&#8221; por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke i p\u00ebrbuzur faktet dhe duke mos gjykuar p\u00ebr realitetin ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, qoft\u00eb dhe realitet i sh\u00ebmtuar. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme q\u00eb ata, t\u00eb shitur e t\u00eb korruptuar, vet\u00ebdijsh\u00ebm merren me g\u00ebnjeshtra t\u00eb zbukuruara, duke i lakadredhuar penat gazetareske, e duke u endur v\u00ebrdall\u00eb turbullirave t\u00eb nd\u00ebrgjegjes mediatike.<\/p>\n<p>\/ <em>Penat me flatra, dhe Superman-i i imagjinat\u00ebs<\/em> \/<\/p>\n<p>Fluturimi gjithmon\u00eb ishte nj\u00ebra nd\u00ebr \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb guximshme t\u00eb njeriut. Njeriut i duhen flatra, i duhet besimi se mund t\u00eb fluturoj\u00eb. Ndon\u00ebse, po ashtu q\u00eb nga lasht\u00ebsia, sa i p\u00ebrket fluturimit ka dhe lloj-lloj &#8220;skeptik\u00ebsh&#8221;. Bie fjala th\u00ebnia &#8220;n\u00ebse Zoti t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb njeriu t\u00eb ishte fluturush, ai dhe do ta kishte pajisur me flatra&#8221;&#8230; kjo e pasqyron sadopak skepticizmin e dikujt, kushdo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb autori origjinal.<\/p>\n<p>E dim\u00eb q\u00eb disa gj\u00ebra jan\u00eb dhe vet\u00ebm si koncepte mjaft fals, akoma pa u kthyer n\u00eb &#8220;prototip&#8221;. Gjith\u00e7ka me parashtes\u00ebn &#8220;super&#8221; mund t\u00eb jet\u00eb koncept fals. Sidoqoft\u00eb, ndoshta nj\u00eb dit\u00eb njeriu dhe do t&#8217;i ket\u00eb sandalet e veta me flatra, ngjash\u00ebm si\u00e7 i kishte dhe fluturushja e Triumfit, Nike e mitologjis\u00eb.<br \/>\nDhe &#8220;Nike&#8221; (qoft\u00eb si simbol modern, qoft\u00eb mitologjik) padyshim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm &#8220;plagjiatur\u00eb&#8221; e k\u00ebsaj ideje p\u00ebr fluturim autonom, ide e vjet\u00ebr sa vet\u00eb historia.<\/p>\n<p>***<br \/>\nNj\u00ebjt\u00eb si mjaft \u00e7una t\u00eb bot\u00ebs, mbaj mend edhe \u00e7unat e mi dikur e kishin nga nj\u00eb kostum t\u00eb Superman-it. Mir\u00ebpo realisht ata e dinin q\u00eb s&#8217;ishte aspak kostum &#8220;super&#8221;! E dinin mir\u00eb q\u00eb ishte pelerin\u00eb fals, sa p\u00ebr sy e faqe t\u00eb loj\u00ebs, sa p\u00ebr arg\u00ebtim. Ata m\u00eb shum\u00eb besonin n\u00eb mbathjet reale &#8220;Nike&#8221;, madje dhe n\u00eb aso &#8220;Converse&#8221;, &#8220;Puma&#8221; e &#8220;Adidas&#8221;&#8230; sesa n\u00eb pelerin\u00ebn e Superman.<br \/>\n\u00c7unat e gjith\u00eb bot\u00ebs i p\u00eblqejn\u00eb markat e tilla. S&#8217;\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje mode, me &#8220;Nike&#8221; ata vrapojn\u00eb&#8230; si\u00e7 dhe vrapojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb. Por ama ka di\u00e7 magjike n\u00eb to &#8211; atyre iu duket sikur fluturojn\u00eb, sikur dikush u jep flatra. P\u00ebrndryshe s&#8217;do quheshin &#8220;Nike&#8221;. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi, n\u00ebse krahasohen me mbathjet tjera ordinere. Ndoshta \u00e7unat dhe s&#8217;kan\u00eb faj.<\/p>\n<p>Superman-i kurr\u00eb nuk g\u00ebnjen &#8211; tha ai pasi zbriti n\u00eb ballkon. I drejtohej t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb vet, qe l\u00ebshuar but\u00ebsisht n\u00eb ballkonin e saj, i buz\u00ebqeshur si ndonj\u00eb Romeo i qiellit, pa e trembur. Super-djaloshi gjoja i luante dy role, vet\u00eb gazetar, vet\u00eb super-g\u00ebnjeshtar.<\/p>\n<p>Por &#8220;Dyl\u00e7ineja&#8221; e tij e ekzaltuar, vet\u00eb gazetaresh\u00eb, aspak nuk dyshonte. Ajo kishte parasysh nj\u00eb Zot, nj\u00eb Don Kishot ultra-modern t\u00eb idealizuar deri n\u00eb p\u00ebrkryershm\u00ebri. Nd\u00ebrsa ai thjesht heshtte, p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra nuk p\u00ebrgjigjej &#8211; pse t\u00eb g\u00ebnjente kot. Brengosej q\u00eb bukuroshja pinte duhan, me syt\u00eb ia b\u00ebnte nxitimthi nj\u00eb &#8220;scan&#8221;, e shihte ngjyr\u00ebn roz\u00eb t\u00eb t\u00eb brendshmeve t\u00eb saj, por jo dhe bregun e vener\u00ebs. Si n\u00eb xham ia shihte &#8220;pneumatik\u00ebn&#8221; e frym\u00ebmarrjes, por ama gjokset i m\u00ebnjanonte nga &#8220;3d-wireframe&#8221;&#8230;<br \/>\nBah&#8230; kjo s&#8217;pi uj\u00eb, habia sikur shk\u00eblqeu dhe n\u00eb syt\u00eb e \u00e7unave. M\u00eb shikuan duke buz\u00ebqeshur p\u00ebr imagjinat\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb Hollivudit. Thua se e dinin q\u00eb ashtu nuk funksionojn\u00eb as ato x-rrezet e t\u00eb men\u00e7urit Rentgen, dhe asnj\u00eb rreze e shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti super-djalosh, si gazetar i thjesht\u00eb (kur shtirej si njeri i zakonsh\u00ebm, jo super-njeri) mbante syze. Prap\u00ebseprap\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr aso &#8220;syzesh magjike&#8221; me t\u00eb cilat mud t\u00eb shihen femrat cullak, duke ua l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb brendshmet, var\u00ebsisht, sipas &#8220;m\u00ebshir\u00ebs&#8221; s\u00eb pronarit.<br \/>\nImagjinatat mund t\u00eb jen\u00eb mjaft t\u00eb bujshme, por \u00e7far\u00eb n\u00ebse ato t&#8217;mos ken\u00eb veshur fare t\u00eb brendshme? Na qenkan syzet aq magjike sa t&#8217;i kompenzojn\u00eb me nga nj\u00eb pal\u00eb sosh edhe n\u00ebse ato kan\u00eb harruar t&#8217;i veshin, apo si?<\/p>\n<p>Jan\u00eb mjaft t\u00eb dyshimta &#8220;syze&#8221; t\u00eb tilla, sado magjike t\u00eb jen\u00eb. T&#8217;i jap\u00ebsh flatra imagjinat\u00ebs s&#8217;ka asgj\u00eb t\u00eb keqe, por pra si rrjedhoj\u00eb gj\u00ebrat shk\u00ebputen e largohen si tep\u00ebr nga realiteti. Ikin aq larg&#8230; sa pastaj nuk ia vlen. Disa gj\u00ebra thjesht bien ndesh me ligjet e fizik\u00ebs optike, me ligjet zhurnalistike, por ndoshta dhe me ligjet a la deistike. Ndoshta me t\u00eb gjitha ligjet e mundshme t\u00eb realitetit.<\/p>\n<p>Andaj si duket dhe \u00e7unat e kan\u00eb kuptuar. Nj\u00eb Superman (super-njeri) aq g\u00ebnjeshtar ia del mbase t&#8217;i mashtroj\u00eb \u00e7up\u00ebrlinat e gazetaris\u00eb, tekefundit me hijeshin\u00eb, me syrin e kalt\u00ebr&#8230; por jo dhe ata. Pavar\u00ebsisht efekteve speciale bind\u00ebse, nj\u00eb Superman kurr\u00eb s&#8217;mund t&#8217;i mashtroj\u00eb super-\u00e7unat.<\/p>\n<p>Thjesht pata buz\u00ebqeshur me dyshimin e tyre, m\u00eb vinte mir\u00eb q\u00eb dyshonin. Efektet vizuale t\u00eb filmaxhinjve dhe imagjinatat e tyre s&#8217;kan\u00eb t\u00eb sosur, ua kalojn\u00eb dhe vet\u00eb &#8220;syzeve magjike&#8221;. N\u00eb fakt, si prind duhej t&#8217;isha krenar, \u00e7unat ndjeheshin t\u00eb rritur, provonin ta shihnin bot\u00ebn me lup\u00ebn reale, jo me at\u00eb t\u00eb fantazis\u00eb.<br \/>\nSi shenj\u00eb ishte di\u00e7 e mir\u00eb, sepse nj\u00ebjt\u00eb si ato mitet e Ballkanit, sa m\u00eb her\u00ebt t\u00eb thyhen, sa m\u00eb par\u00eb&#8230; ndoshta aq m\u00eb mbar\u00eb : )<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p><em>(Ilustrimi i p\u00ebrdorur: &#8220;X-Ray Vision&#8221;, by Kim Kern)<\/em><br \/>\n<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-4869\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Penat-me-flatra-dhe-Superman-i-i-imagjinat\u00ebs.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"860\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Penat-me-flatra-dhe-Superman-i-i-imagjinat\u00ebs.jpg 900w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Penat-me-flatra-dhe-Superman-i-i-imagjinat\u00ebs-300x287.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Penat-me-flatra-dhe-Superman-i-i-imagjinat\u00ebs-768x734.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 2012 (&#8230;superman-i i luante dy role, vet\u00eb gazetar, vet\u00eb super-g\u00ebnjeshtar &#8211; shum\u00eb gazetar\u00eb shqiptar\u00eb shtiren se jan\u00eb &#8220;gazetar\u00eb&#8221; por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke i p\u00ebrbuzur faktet dhe duke mos gjykuar p\u00ebr realitetin ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, qoft\u00eb dhe&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=4868\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9,10],"tags":[],"class_list":["post-4868","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4868\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}