{"id":5479,"date":"2020-03-05T22:29:24","date_gmt":"2020-03-05T21:29:24","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5479"},"modified":"2024-04-10T19:30:31","modified_gmt":"2024-04-10T18:30:31","slug":"nderimi-i-naimit-ne-pullat-postare-nga-irani-1997","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5479","title":{"rendered":"Nderimi i Naimit (n\u00eb pullat postare) nga Irani, 1997"},"content":{"rendered":"<p><em>SGuraziu &#8211; AP, Shkurt 2020 (Koment)<\/em><\/p>\n<p>&#8230;vet\u00eb s&#8217;e dija, por Naimi qe nderuar me portretin n\u00eb pullat postare t\u00eb Iranit (foton e gjeta n\u00eb faqen e Fb &#8211; Na ishte nj\u00ebher\u00eb.AL &#8211; nj\u00eb dikush aty tek postimi kishte komentuar: &#8220;<em>e paskan p\u00ebrmendur se ishte musliman, pa ditur n\u00eb ishte praktikant ose jo!<\/em>&#8221; &#8211; m&#8217;u ngjall buz\u00ebqeshja, motivet p\u00ebr nderimin nga pala iraniane qenkan b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta n\u00eb vet\u00eb pullen: &#8220;musliman shqiptar &#8211; poet q\u00eb flet persisht&#8221; &#8211; gjithsesi le ta kthejm\u00eb pakez &#8220;traken retrospektive&#8221;, jo si analiz\u00eb por thjesht si koment p\u00ebr &#8220;hir&#8221; t\u00eb historis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;n\u00eb v. 1997 s&#8217;kishte m\u00eb &#8220;enveriz\u00ebm&#8221; ashtu si\u00e7 na ishte p\u00ebr disa dekada n\u00eb fuqi (komunizmi pati r\u00ebn\u00eb tashm\u00eb dhe ekonomia, shoq\u00ebria e politikat ishin n\u00eb proces e sip\u00ebr t\u00eb liberalizimeve), e 1997-a ishte ai viti i r\u00ebnd\u00eb i anarkis\u00eb shqiptare, ishte viti i tragjedis\u00eb s\u00eb Otrantos, viti i trazirave dhe i zhg\u00ebnjimit n\u00eb shkall\u00eb te gjer\u00eb, thuhej se ndoshta gjysm\u00eb milioni arm\u00eb qen\u00eb vjedhur nga depot e policis\u00eb e t\u00eb ushtris\u00eb, do kishte luftime mes policis\u00eb e rebel\u00ebve gjithandej, nd\u00ebrtesave t\u00eb shtetit, institucionale e t\u00eb qeverise u vihej zjarri, do shpallej gjendje e jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb zhg\u00ebnjyerit e &#8220;skematikes&#8221; piramidale, t\u00eb zhg\u00ebnjyerit e skemave t\u00eb turpit do ta mbanin kryeqytetin n\u00ebn kontroll me jav\u00eb, n\u00eb jug t\u00eb vendit kacagjeloseshin lloj-lloj rebel\u00ebsh e bandash, me mij\u00ebra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb do ia m\u00ebsynin detit drejt Italis\u00eb dhe Evrop\u00ebs, revistat dhe mediat e mbar\u00eb bot\u00ebs t\u00eb mbushura me lloj-lloj fotosh e raportesh t\u00eb mjerimit socio-politik, thuase p\u00ebr revistat e Evropes ishte di\u00e7 jasht\u00ebzakonisht &#8220;senzacionale&#8221; t\u00eb merreshe me foto-raporte sheshesh, me skena trazirash ballkanike e t\u00eb shkat\u00ebrrimit, me anijesh t\u00eb sterngarkuara me njer\u00ebz e me skamje, gjendja shqiptare do tendosej aq shum\u00eb sa vende t\u00eb ndryshme si Gjermania dhe ShBA do nd\u00ebrmerrnin &#8220;operacione&#8221; emergjente, me lloj-lloj kodesh ushtarake p\u00ebr evakuimin e qytetar\u00ebve t\u00eb tyre&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;tashm\u00eb duke iu kthyer Iranit dhe Naimit n\u00eb pullat e postes, si supozim, trash\u00ebgimia e &#8220;mentalitetit komunist&#8221; padyshim disa gjera v\u00ebshtire t&#8217;i kap\u00ebrdinte, nderimin e Naimit enverist\u00ebt e stalinist\u00ebt e nostalgjis\u00eb shqiptare mund ta ken\u00eb par\u00eb me n\u00ebnqeshje cinike, si dikur por dhe sot e k\u00ebsaj dite (padyshim n\u00eb cil\u00ebndo koh\u00eb) xhaxhikuq\u00ebt e kan\u00eb paksa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta konceptojn\u00eb &#8220;fen\u00eb&#8221;, besimin e zotin&#8230; q\u00ebkur sipas marksizmit &#8220;feja \u00ebsht\u00eb opium p\u00ebr popullin&#8221;, natyrisht patriot\u00ebt, nostalgjik\u00ebt, ekspertet e shqiptarizmit &#8220;enverist&#8221; t\u00eb asaj kohe, hipotezave t\u00eb veta mund t&#8217;u jepnin sa andej sa k\u00ebndej, mir\u00ebpo p\u00ebr Iranin si republik\u00eb islamike shteti qeveriset me &#8220;kushtetut\u00ebn&#8221; e religjionit (totalisht di\u00e7 e kund\u00ebrt me mentalitetin e shtet\u00ebsis\u00eb komunistike, apo jo, n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs s\u00eb komunizmit me kisha e xhamija thjesht i pat\u00ebn b\u00ebr\u00eb kino e magazina p\u00ebr drithrat, nd\u00ebrsa, natyrisht, p\u00ebr demokracit\u00eb e konsoliduara perendimore feja duhet t&#8217;jet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb nga shteti&#8230; ja q\u00eb p\u00ebr Iranin vlente (dhe ende vlen) totalisht e kund\u00ebrta, shteti dhe mbar\u00ebvajtja sociale-ekonomike sipas Iranit mbahen dhe avancohen me moralin e fes\u00eb, revolucioni islamik jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb histori revolucionare e suksesit n\u00eb vete, por dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi alternative e kuptim\u00ebsis\u00eb &#8220;demokratike&#8221;, alternativ\u00eb me vul\u00ebn legjitime nga vet\u00eb perendia (mund ta kontestosh, por filozofikisht do ishte ngjash\u00ebm bie fjala si ta kontestosh legjitimitetin e &#8220;royalist-eve&#8221; t\u00eb saud-izmit arab, madje as vet\u00eb Irani s&#8217;i ka punet aq mir\u00eb me saud-ist\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj rival\u00ebrie e papar\u00eb mes tyre, nj\u00eb lloj lufte e &#8220;ftoht\u00eb dhe e nxeht\u00eb&#8221; nj\u00ebkoh\u00ebsisht, gjithsesi kjo do ishte tem\u00eb totalisht politike-analitike, andaj ruana zot, sa m\u00eb laaaarg politikave : )<\/p>\n<p>&#8230;k\u00ebshtu q\u00eb nga Irani Naimi qe nderuar kryesisht sepse e dinte persishten si poet dhe se shkruante bukur, s&#8217;kam si ta kem sigurin\u00eb absolute por s&#8217;ma ndalon kush t\u00eb supozoj, t\u00eb them si &#8220;shkas&#8221;, si ide sa i p\u00ebrket nderimit t\u00eb Naimit, p\u00ebr Iranin mund t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht katrahura dhe buz\u00eb-anarkia shqiptare e asaj kohe, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart mediat e gjith\u00eb bot\u00ebs e &#8220;pasqyronin&#8221; mjerimin dhe situaten e veshtir\u00eb ku qe katandisur Shqip\u00ebria e 1997-es, s&#8217;kishte as Irani pse t&#8217;na shtirej se gjoja na i paskan &#8220;vesh\u00ebt plot lesh&#8221;, se nuk ditkan gj\u00eb &#8211; af\u00ebrmendsh, nga perspektiva jon\u00eb, sa p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe&#8230; e leht\u00eb ta cil\u00ebsojm\u00eb si &#8220;babai i romanticizmit t\u00eb vjersh\u00ebrimit shqip&#8221;, e leht\u00eb t\u00eb krenohemi me trash\u00ebgimin\u00eb e poetikave naimiane, pa Naimin sikur s&#8217;do kishte kuptim ai &#8220;gurthemeli&#8221; i let\u00ebrsis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>[ fotot: operacioni amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, &#8220;Silver Wake&#8221;, 1997 &#8211; evakuimi&#8230; ]<br \/>\n<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-5480\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nderimi-i-Naimit-n\u00eb-pullat-postare-nga-Irani-1997.jpg\" alt=\"\" width=\"1674\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nderimi-i-Naimit-n\u00eb-pullat-postare-nga-Irani-1997.jpg 1674w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nderimi-i-Naimit-n\u00eb-pullat-postare-nga-Irani-1997-300x215.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nderimi-i-Naimit-n\u00eb-pullat-postare-nga-Irani-1997-768x551.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Nderimi-i-Naimit-n\u00eb-pullat-postare-nga-Irani-1997-1024x734.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1674px) 100vw, 1674px\" \/><\/p>\n<p>[ teksti m\u00eb posht\u00eb dhe grafika e Naimit (pulla postare) nga faqja: Na Ishte Nj\u00ebher\u00eb.AL ]<\/p>\n<p><em>Rilindasi i madh shqiptar Naim Frash\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7se ka shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn turke e greke, ka qen\u00eb edhe mjesht\u00ebr i madh i gjuh\u00ebs persiane. Vepra e tij lirike \u201cTehajjulat\u201d, (\u00cbnd\u00ebrrimet 1885) dhe gramatika e gjuh\u00ebs\u2026 m\u00eb shum\u00eb persiane ka pasur jo pak jehon\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, poeti shqiptar kujtohet e nderohet edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme n\u00eb Iran p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb. N\u00eb shenj\u00eb nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portretin e tij n\u00eb nj\u00eb nga pullat postare ku lexohet \u201cNaim Frash\u00ebri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet\u201d.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SGuraziu &#8211; AP, Shkurt 2020 (Koment) &#8230;vet\u00eb s&#8217;e dija, por Naimi qe nderuar me portretin n\u00eb pullat postare t\u00eb Iranit (foton e gjeta n\u00eb faqen e Fb &#8211; Na ishte nj\u00ebher\u00eb.AL &#8211; nj\u00eb dikush aty tek postimi kishte komentuar: &#8220;e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=5479\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-5479","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5479"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5479\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}