{"id":5482,"date":"2022-11-12T17:35:07","date_gmt":"2022-11-12T16:35:07","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5482"},"modified":"2024-04-09T06:10:10","modified_gmt":"2024-04-09T05:10:10","slug":"pasurimi-i-standardit-te-shqipes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5482","title":{"rendered":"&#8220;Pasurimi&#8221; i Standardit (t\u00eb Shqipes)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb Shtet i t\u00ebr\u00eb &#8220;flasin ndryshe, shkruajn\u00eb ndryshe&#8221;!<\/strong><br \/>\n<em>(s. guraziu &#8211; ap, n 2022 &#8211; koment)<\/em><\/p>\n<p>&#8230;shqiptar\u00ebt nuk n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin gj\u00eb, e respektojn\u00eb standardin dhe frutat e standardishtes se dekadave &#8211; me gjith\u00eb respektin e pafund akademik, profesional e intelektual, them se ndoshta dhe vet\u00eb z. Prof. Lafe, edhe z. Lloshi dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebria komplet, duhet t\u00eb mendojn\u00eb akoma m\u00eb &#8220;thell\u00eb&#8221; (n\u00ebse e mundur), duhet shoshitur mir\u00eb gj\u00ebrat, Shqipja s&#8217;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e &#8220;ekspert\u00ebve&#8221; t\u00eb 72-es por \u00ebsht\u00eb e popullit, e kombit, pse duhet ngutur, pse duhet me &#8220;mostrat&#8221; e vjetra, me mend\u00ebsin\u00eb e dikurshme, me diktatet (gjoja akademike), me &#8220;tharmin&#8221; e s\u00eb kaluares&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;sipas meje, opinioni i skanuar i autorit Xhevat Lloshi (&#8220;Gjysm\u00eb shekulli m\u00eb pas&#8221; &#8211; lidhur me Standardin e Shqipes, hedhur k\u00ebtu n\u00eb Alb-spirit) \u00ebsht\u00eb thjesht 1 OPINION m\u00eb tep\u00ebr, sikur q\u00eb esht\u00eb dhe i IMI, sikur q\u00eb jan\u00eb qindra dhe mij\u00ebra opinione t\u00eb ndryshme nga dashamir\u00ebt e Shqipes &#8211; n\u00ebse opinioni i Xhevatit mund t\u00eb publikohet madje dhe si LIB\u00cbR, at\u00ebher\u00eb shpresoj q\u00eb as opinioni im (dhe as mij\u00ebra opinionet e shqiptar\u00ebve anemban\u00eb) nuk do &#8220;censurohen&#8221; (para disa dit\u00ebve e lexova madje dhe 1 opinion t\u00eb z. Sk\u00ebnder Bu\u00e7papaj, nga Zvicra, dhe plot t\u00eb tjer\u00eb artikuj po ashtu, psh. dhe artikullin e z. Prof. Emil Lafe, &#8220;Vlerat Historike t\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit&#8221;)&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;pajtohem me gjith\u00e7ka q\u00eb e paska cekur Xhevati, z. Lloshi (sepse e qart\u00eb, persiatje dhe artikulacione t\u00eb qeta, dashamir\u00ebse, konstruktive) &#8211; P\u00cbRVE\u00c7 nuk pajtohem me paragrafin si vijon: (ndjes\u00eb, p\u00ebrdora OCR &#8211; Optical Character Recognition &#8211; p\u00ebr ta skanuar tekstin e tij, meq\u00eb ishte postuar si &#8220;foto&#8221;, germat mund t&#8217;jen\u00eb \u00e7oroditur)<\/p>\n<p>(cit.) <span style=\"color: #999999;\">&#8220;Ata q\u00e9 duan t\u00eb kthenet shqipja n\u00eb gjithfar\u00eb variantesh p\u00e9rb\u00e9jn&#8217;\u00e9 nj\u00e9 penges\u00e9 t\u00e9 v\u2018\u00e9rtet\u00e9 kund\u00e9r p\u00e9rparimeve, dometh\u00e9n\u00e9 jan&#8217;\u00e9 regrcsiv\u00e9, dometh\u00e9n&#8217;e&#8217; duan q\u00e9 t\u00eb p\u00e9rftohet nj\u00e9 l\u00e9msh, kur t\u00e9 jet\u00e9 puna p\u00e9r t\u00e9 p\u00e9rkthyer nga gjuh\u00e9t e huaja me ndihm\u00e9n e cmuar q\u00e9 jep teknologjia moderne. Dhe anasjelltas, a do t&#8217;ia d\u00e9rgojm\u00e9 Brukselit tekstet e nevojshme n\u00e9 tri variante t\u00e9 shqipes? Ata t\u00e9 cil\u00e9t duan ta l\u00e9kundin standardin, qe pastaj tin\u00e9zisht ta z\u00e9vend\u00e9sojn\u00e9 me ndonj\u00e9 t\u00e9 folme t\u00e9 katundit t\u00e9 tyre, jan\u00e9 p\u00e9r vete n\u00e9 kufijt\u00e9 e l\u00e9kundjeve mendore, n\u00e9 kufijt\u00e9 e absurditeteve.&#8221;<\/span> (fund i citatit)<\/p>\n<p>&#8230;nuk pajtohem z. Lloshi, sepse s&#8217;ka asgj\u00eb TIN\u00cbZARE, psh. Kosova 1 shtet i t\u00ebr\u00eb &#8220;flasin ndryshe, nd\u00ebrsa shkruajn\u00eb ndryshe&#8221;, m\u00eb HAPTAS se kaq si! shqiptar\u00ebt nuk n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin gj\u00eb, e respektojn\u00eb standardin dhe frutat e standardishtes se dekadave, nuk pajtohem sepse NUK \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr &#8220;L\u00cbKUNDJE&#8221; t\u00eb standardit (si\u00e7 jeni shprehur Ju), kosovar\u00ebt flasin gegnisht, i kan\u00eb 1001 n\u00ebndialekte e nuancash, secili katund pothuaj di\u00e7 si \u201cunikalitet gjuh\u00ebsor\u201d, por ama me gazeta, me media e me gjith\u00e7ka zyrtare e respektojn\u00eb standardin. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb aq bukur &#8211; apo jo, kush mund ta mohoj\u00eb k\u00ebt\u00eb RESPEKT madh\u00ebshtor, \u00ebsht\u00eb respekt ndaj vler\u00ebs komb\u00ebtare dhe t\u00eb arriturave, \u00ebsht\u00eb akt kulturologjik&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;nuk pajtohem z. Lloshi, sepse s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrshtypje, mund t&#8217;jet\u00eb fakt i \u201cmadh\u201d (uroj t\u00eb jet\u00eb fakt i vock\u00ebl &#8211; derisa EU p\u00ebr hesapet administrative t\u00eb veta pa asnj\u00eb problem i p\u00ebrdor t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt zyrtare t\u00eb Evrop\u00ebs &#8211; sipas meje, Shqipja ka dhe tjera probleme madhore) shqipja ka mjaft probleme me ndjekjen e avancimeve \u201cshkencore\u201d t\u00eb bot\u00ebs, me ndjekjen e termave t\u00eb panum\u00ebrt q\u00eb lindin n\u00eb gjuh\u00eb-kulturat e huaja. E natyrshme q\u00eb Shqipja s\u2019mund ta ndjek zhargonin e miliona shkenc\u00ebtar\u00ebve, fjalorin e gjith\u00eb aspirant\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bote tek i publikojn\u00eb teorit\u00eb, opinionet, teoremat, tezat e tyre shkencore n\u00eb panum\u00ebr revistash e publikimesh&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;vet\u00ebm brenda muajit, me dhjetra-mij\u00ebra libra e v\u00ebllime shkencore publikohen anemban\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebt e m\u00ebdha, si anglishtja, kinezishtja, fr\u00ebngjishtja, rusishtja, gjermanishtja etj. Fare e natyrshme, e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndjekur me miliona fjal\u00eb t\u00eb reja e terma, dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinkronizuar sa m\u00eb p\u00ebrputhsh\u00ebm me terminologjin\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;\u00ebsht\u00eb dhe ana tjet\u00ebr, shkrimet akademike ashtu-k\u00ebshtu jan\u00eb komplekse, t\u00eb \u201cr\u00ebnda\u201d e t\u00eb v\u00ebshtira. Padyshim komplekse jan\u00eb dhe shkrimet e sfer\u00ebs akademike shqiptare. S\u2019\u00ebsht\u00eb nevoja t\u2019u ipet \u201cshija\u201d e koklavitjes akoma m\u00eb tep\u00ebr me lloj-lloj \u201cshqip\u00ebzimesh\u201d ad hoc nga literatura e huaj&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;termat e till\u00eb t\u00eb shqip\u00ebzuar (shqip\u00ebzim tro\u00e7 i anglishtes) thjesht nuk ting\u00ebllojn\u00eb \u201cshqip\u201d, sikur gjuh\u00ebs ia japin nj\u00eb tingullim\u00eb totalisht ndryshe e t\u00eb larg\u00ebt, vende-vende shqip\u00ebzimet e tilla duken madje dhe qesharake. Sikur dhe vet\u00eb gjuha ordinere \u201cv\u00ebshtir\u00ebsohet\u201d, sikur ajo v\u00ebshtir\u00ebsia e \u201cm\u00ebtimit shkencor\u201d vetvetiu b\u00ebhet akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ta kuptuar e p\u00ebrthithur. Sepse tekefundit \u201cshkenca\u201d s\u2019\u00ebsht\u00eb di\u00e7 m\u00eb tep\u00ebr sesa p\u00ebrceptim &#8211; k\u00ebt\u00eb na e pati th\u00ebn\u00eb vet\u00eb ai Platoni i men\u00e7ur i lasht\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230;gjuha jon\u00eb, Shqipja jon\u00eb, aq e para nga vjet\u00ebrsia n\u00eb trungun e gjuh\u00ebve, dhe tani duke marr\u00eb parasysh ndikimin e bagazhit marramend\u00ebs t\u00eb termave t\u00eb huaj (ta z\u00ebm\u00eb qoft\u00eb dhe vet\u00ebm nga fusha e paskajshme e fjalorit t\u00eb Informatik\u00ebs &#8211; duke e &#8220;shqip\u00ebzuar&#8221; anglishten) do na kthehet Shqipja t\u00eb jet\u00eb ndoshta 70% gjuh\u00eb e pasuruar me \u201cshqip\u00ebzime\u201d akademike &#8211; sepse nga vet\u00eb ju akademik\u00ebt \u201cshqip\u00ebzohet\u201d anglishtja, n\u00eb stilin duke th\u00ebn\u00eb e shkruar shqip fjal\u00ebn konektor = \u201cconnector\u201d!<\/p>\n<p>&#8230;nuk pajtohem, sepse thjesht &#8220;gjysma e Gjuh\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrjashta, p\u00ebr fat t\u00eb keq&#8230; ke guxim ta mohosh gjysm\u00ebn e SHQIPES (duke e patur t\u00eb gatshme, si bagazh, si kultur\u00eb, si gjuh\u00ebsi e si mend\u00ebsi), nd\u00ebrsa m\u00eb &#8220;atraktiv&#8221; t\u00eb duket fenomeni i \u201cshqip\u00ebzimit\u201d t\u00eb anglishtes &#8211; m\u00eb falni por s&#8217;kam si pajtohem sepse \u00ebsht\u00eb absurd (sipas meje, kuptohet : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/sg-nje_shtet_i_tere_flasin_ndryshe_shkruajne_ndryshe.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-11933\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/sg-nje_shtet_i_tere_flasin_ndryshe_shkruajne_ndryshe.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/sg-nje_shtet_i_tere_flasin_ndryshe_shkruajne_ndryshe.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/sg-nje_shtet_i_tere_flasin_ndryshe_shkruajne_ndryshe-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/sg-nje_shtet_i_tere_flasin_ndryshe_shkruajne_ndryshe-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/sg-nje_shtet_i_tere_flasin_ndryshe_shkruajne_ndryshe-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>S.<em> Guraziu &#8211; AP, 10 Shkurt 2020 (Di\u00e7 si koment, rreth komentit t\u00eb z. Ullmar Qvick n\u00eb Fb)<\/em><\/p>\n<p>i nderuar z. Ullmar, faleminderit p\u00ebr \u201cleht\u00ebsimin\u201d q\u00eb ia keni mund\u00ebsuar zemr\u00ebs suaj, v\u00ebrtet e dhimbshme q\u00eb \u201cgjysma e gjuh\u00ebs\u201d s\u00eb kombit t\u00eb ngelet disi p\u00ebrjashta vet\u00eb GJUH\u00cbS \u2013 mir\u00ebpo p\u00ebr t\u2019u \u201clidhur\u201d sadopak me dometh\u00ebnien e komentit tuaj, u dashka t\u00eb shkruhet m\u00eb gjat\u00eb, si opinion a si koment<\/p>\n<p>\u2026edhe un\u00eb (ka dekada tashm\u00eb) e pata shprehur iden\u00eb e \u201cnd\u00ebrfutjes s\u00eb gegnishtes brenda standardit\u201d (jo brenda tosk\u00ebrishtes\u2026 por brenda standardit \u2013 e kisha fjal\u00ebn p\u00ebr pasurimin e standardit me vlerat ekzistente t\u00eb gjuh\u00ebs), e pata marr\u00eb madje si shembull v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e holandezve p\u00ebr ta \u201cgjetur\u201d nj\u00eb marr\u00ebveshje rreth dialekteve e n\u00ebndialekteve t\u00eb 12 provincave, pas shekujsh ndoshta t\u00eb \u201cnegociatave\u201d mezi ia pat\u00ebn dalur n\u00eb v. 1995 t\u00eb merren vesh p\u00ebr ABN \u2013 Algemeen Beschaafd Nederlands (tani quhet \u201cStandaardnederlands\u201d \u2013 dmth. holandishte e \u201cunisuar\u201d)&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, shikuar holl e holl p\u00ebr holandez\u00ebt viti 1995 \u00ebsht\u00eb relativisht \u201cvon\u00eb\u201d, apo jo , ose e kund\u00ebrta, ndoshta s\u2019\u00ebsht\u00eb ASFARE von\u00eb, dua t\u00eb them s\u2019jan\u00eb t\u00eb \u201cvonuar\u201d as shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u2019merren vesh p\u00ebr nj\u00eb unifikim dialekto-logjik t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart aq e dhimbshme \u201cgjysma e gjuh\u00ebs\u201d t\u00eb ngelet p\u00ebrjashta GJUH\u00cbS\u2026 ndoshta asnj\u00eb shembull tjet\u00ebr s\u2019do ishte \u201cilustrim\u201d m\u00eb i kolorizuar sesa rasti i holandezve, n\u00ebse holandez\u00ebt ia dalin dhe i unisojn\u00eb \u201cdhjetra dialekte\u201d, at\u00ebher\u00eb pse jo dhe shqiptar\u00ebt, ndoshta s\u2019\u00ebsht\u00eb aq e v\u00ebshtir\u00eb ta provojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrshkrijn\u00eb 2 dialektet e veta, pse t\u2019mos b\u00ebhen tok shkollar\u00ebt, gjuh\u00ebtar\u00ebt, njer\u00ebzit me kompetencat adekuate, mbare rrafshnalta akademike\u2026 dhe ta pasurojn\u00eb standardin me vlerat e nj\u00ebr\u00ebs nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb Evrop\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>\u2026e leht\u00eb t\u00eb respektohet ajo q\u00eb ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb arritur, shqiptar\u00ebt nuk n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin gj\u00eb, e respektojn\u00eb standardin dhe frutat e standardishtes se dekadave \u2013 le ta them k\u00ebt\u00eb sa m\u00eb tro\u00e7 e shtruar, bie fjala Kosova \u00ebsht\u00eb shtet m\u00ebvete (mbase ende aso shteti me \u201ccuc\u00ebll\u201d\u2026 s\u2019i ka bash 100 vjet shtetformim si Shqip\u00ebria, ama shtet i mir\u00ebfillt\u00eb tashm\u00eb, e ka madje dhe ushtrin\u00eb e vet, nes\u00ebr ushtria kosovare do kollitet dhe p\u00ebr vet\u00eb Evrop\u00ebn e m\u00eb gjer\u00eb\u2026 dmth. si forc\u00eb e fresk\u00ebt e NATO-aleanc\u00ebs), dhe \u00e7far\u00eb desha t\u00eb them : kosovar\u00ebt me gjas\u00eb jan\u00eb i VETMI popull \u201cq\u00eb flasin ndryshe \u2013 e shkruajn\u00eb ndryshe\u201d, flasin gegnisht, i kan\u00eb 1001 n\u00ebndialekte e nuancash, secili katund pothuaj \u00ebsht\u00eb \u201cunikalitet gjuh\u00ebsor\u201d, por ama me gazeta, me media e me gjith\u00e7ka zyrtare e RESPEKTOJN\u00cb standardin\u2026 dhe kjo \u00ebsht\u00eb aq bukur, \u00ebsht\u00eb respekt ndaj vler\u00ebs komb\u00ebtare dhe t\u00eb arriturave, \u00ebsht\u00eb akt kulturologjik \u2013 nj\u00ebsoj b\u00ebjn\u00eb dhe holandez\u00ebt, flasin me dialektet e tyre por holandishtja e UNISUAR \u00ebsht\u00eb ai bashkimi i shenjt\u00eb (q\u00eb e keni p\u00ebrmendur dhe ju z. Ullmar)\u2026<\/p>\n<p>\u2026kuptohet ka dhe gj\u00ebrash q\u00eb s\u2019jan\u00eb p\u00ebr \u201clavd\u00ebrim\u201d, ka dhe elemente t\u00eb kund\u00ebrshtis\u00eb, t\u00eb cilat (larg qoft\u00eb, por) thuase e v\u00ebjn\u00eb n\u00eb \u201cdyshim\u201d konstruktivitetin, homogjenitetin, pozitivitetin, dashamir\u00ebsin\u00eb ndaj gjuh\u00ebs \u2013 p\u00ebrkthyesi i mir\u00ebnjohur gjerman Hans-Joachim Lanksch (miku i poetit Martin Camaj), qe shprehur:<br \/>\n[ \u201cN\u00eb Shqipni, nji pjes\u00eb e mir\u00eb e tosk\u00ebve e p\u00ebrdorin tosknishten n\u00eb vend t\u00eb standardit, gj\u00e2 q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrehet mjaft mir\u00eb n\u00eb radio e televizion, p\u00ebrderisa nji pjes\u00eb e mir\u00eb e geg\u00ebve nuk e zotnuekan m\u00e2 plot\u00ebsisht gegnishten dhe p\u00ebrdorin nji mish-mash gego-standardisht.\u201d ]<\/p>\n<p>padyshim z. Lanksch p\u00ebrve\u00e7 mish-mashit dhe t\u00eb tjerave, do ket\u00eb menduar edhe p\u00ebr \u201c\u00eb\u201d-n\u00eb e tepruar, t\u00eb cil\u00ebn jugor\u00ebt insistojn\u00eb ta p\u00ebrdorin gjithandej, n\u00eb TV sidomos, pothuaj s\u2019ka \u201cspiker\u201d a TV-prezentator nga Jugu q\u00eb nuk thot\u00eb: v\u00ebndi yn\u00eb\u2026, ka q\u00ebn\u00eb\u2026 etj etj : )<\/p>\n<p>gjithsesi, si p\u00ebrmbyllje e \u201cmurit kinez prej komenti\u201d, ia vlen t\u00eb theksohet se me PASURIMIN e standardit, dialektet e n\u00ebndialektet e trevave shqiptare nuk humbin GJ\u00cb, p\u00ebrkundrazi, n\u00eb Holand\u00eb njer\u00ebzit vazhdojn\u00eb me at\u00eb gjuh\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl, me gjuh\u00ebn q\u00eb jan\u00eb rritur e form\u00ebsuar, me dialektin si\u00e7 atyre u p\u00eblqen m\u00eb s\u00eb shumti, madje \u00ebsht\u00eb aq e ndieshme kjo \u00e7\u00ebshtje, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe me krenarin\u00eb \u2013 aq sa ka aso humorist\u00eb (di\u00e7 si Leci &amp; Cima) q\u00eb shpesh b\u00ebjn\u00eb shaka me laryshin\u00eb e dialekteve, e k\u00ebshtusoj dhe t\u00eb \u201cmosmarrveshjeve\u201d nd\u00ebrkulturore\u2026<\/p>\n<p>ose psh. Doutzen Kroes, top-modeli i famsh\u00ebm holandez nga Frislanda (nj\u00ebra nga provincat e Holand\u00ebs q\u00eb ka ruajtur \u201cautonomin\u00eb\u201d ndaj standardit), ajo \u201cengj\u00ebllushja e bikinive\u201d t\u00eb Victoria\u2019s Secret, ajo bukuroshja e reklamave t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb Loreal etj., \u00ebsht\u00eb fort KRENARE q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga Frislanda, dhe vepron si ambasadorja e fushat\u00ebs \u201cPraat mar Frysk\u201d, fushat\u00eb q\u00eb synon t\u2019i b\u00ebj\u00eb frizian\u00ebt t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr dygjuh\u00ebsin\u00eb e tyre, duke e inkurajuar p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs AMTARE n\u00eb vend t\u00eb holandishtes s\u00eb \u201cunisuar\u201d \u2013 dmth. varianti i standardizuar i gjuh\u00ebs q\u00eb m\u00ebsohet n\u00eb shkollat e universitetet, dhe p\u00ebrdoret nga qeveria e autoritetet si dhe nga mediat anemban\u00eb Holand\u00ebs, por dhe n\u00eb Belgjik\u00eb, n\u00eb Surinam, Kura\u00e7ao, Sint Maarten dhe n\u00eb Aruba\u2026<\/p>\n<p>[ Ilustrimi: Antony Gormley &#8211; <strong>Material i Ndiesh\u00ebm XIV<\/strong>, 2005 ]<\/p>\n<div id=\"attachment_5483\" style=\"width: 1231px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-5483\" class=\"size-full wp-image-5483\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Antony-Gormley-Material-i-Ndiesh\u00ebm-XIV-2005.jpg\" alt=\"\" width=\"1221\" height=\"1400\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Antony-Gormley-Material-i-Ndiesh\u00ebm-XIV-2005.jpg 1221w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Antony-Gormley-Material-i-Ndiesh\u00ebm-XIV-2005-262x300.jpg 262w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Antony-Gormley-Material-i-Ndiesh\u00ebm-XIV-2005-768x881.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Antony-Gormley-Material-i-Ndiesh\u00ebm-XIV-2005-893x1024.jpg 893w\" sizes=\"auto, (max-width: 1221px) 100vw, 1221px\" \/><p id=\"caption-attachment-5483\" class=\"wp-caption-text\">Antony Gormley &#8211; Material i Ndiesh\u00ebm XIV, 2005<\/p><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(komenti n\u00eb Fb)<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/uqvick\/posts\/10156881621173015?comment_id=10156882132368015\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">https:\/\/www.facebook.com\/uqvick\/posts\/10156881621173015?comment_id=10156882132368015<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb Shtet i t\u00ebr\u00eb &#8220;flasin ndryshe, shkruajn\u00eb ndryshe&#8221;! (s. guraziu &#8211; ap, n 2022 &#8211; koment) &#8230;shqiptar\u00ebt nuk n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin gj\u00eb, e respektojn\u00eb standardin dhe frutat e standardishtes se dekadave &#8211; me gjith\u00eb respektin e pafund akademik, profesional e intelektual, them&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=5482\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-5482","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5482","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5482"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5482\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}