{"id":5807,"date":"2020-03-30T11:05:29","date_gmt":"2020-03-30T10:05:29","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5807"},"modified":"2024-04-10T14:09:12","modified_gmt":"2024-04-10T13:09:12","slug":"kepucet-e-lamtumires","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5807","title":{"rendered":"K\u00ebpuc\u00ebt e Lamtumires"},"content":{"rendered":"<p>K\u00cbPUC\u00cbT E LAMTUMIRES<br \/>\nS. Guraziu, 2012 (sprov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb&#8230;)<\/p>\n<p>&#8220;<em>zemra e nj\u00eb femre \u00ebsht\u00eb si oqeani p\u00ebrplot sekretesh, panum\u00ebr sekrete fsheh nj\u00eb zem\u00ebr femre<\/em>&#8230;&#8221; (Rose, \u201cTitanic\u201d, 1997 \u2013 James Cameron)<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja se \u00e7&#8217;kishte di\u00e7 t\u00eb dimrit n\u00eb vetvete, nuk e kuptonte p\u00ebrse por Zgjimi kishte nj\u00eb lloj ndjenje sikur t\u00eb ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje dy-tri dit\u00eb para Krishtlindjeve, mbr\u00ebmje me fjolla bore atje diku n\u00eb Birmingham, nga ku ai vinte. Kishte tashm\u00eb shtat\u00eb-tet\u00eb vite q\u00eb jetonte atje. Por jo, ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje e fresk\u00ebt shtatori, nj\u00eb mbr\u00ebmje e zakonshme prishtinase.<br \/>\nBazuar n\u00eb mesazhet e Zan\u00ebs, ishte dita e dyt\u00eb me freski pas disa muajsh that\u00ebsie e vape. N\u00eb fakt kryeqyteti kosovar i ngulfatur nga betoni akoma ishte po aq i ngulfatur dhe nga pluhuri. Nj\u00ebjt\u00eb sikur dhe nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, sikur dhe nj\u00eb muaj m\u00eb her\u00ebt. Edhe pse pati r\u00ebn\u00eb pak\u00ebz shi &#8211; sipas Zan\u00ebs s&#8217;mund t\u00eb thuhej q\u00eb s&#8217;pati r\u00ebn\u00eb. Mosp\u00ebrmendja e shiut pas aq shum\u00eb muajve plot vap\u00eb e zallahi do merrej si shtremb\u00ebrim&#8230; ose dhe g\u00ebnjesht\u00ebr e kulluar.<\/p>\n<p>Dyqani ku vajt\u00ebn s&#8217;ishte dyqan k\u00ebpuc\u00ebsh, Zgjimi s&#8217;ishte aq i sigurt n\u00ebse mund t\u00eb quhej &#8220;dyqan&#8221; nj\u00eb Jumbo-dyqan, nj\u00eb mega-dyqan&#8230; Di\u00e7 si ndonj\u00eb fabrik\u00eb kineze e boshatisur dhe kthyer n\u00eb dyqan p\u00ebr t\u00eb gjitha mallrat s\u00eb bashku t\u00eb Rumanis\u00eb, t\u00eb Kin\u00ebs, Bullgaris\u00eb, Turqis\u00eb&#8230; T\u00eb gjitha markat &#8220;jo-firmato&#8221; t\u00eb stilit a la kinez grumbulluar n\u00eb nj\u00eb vend. Dyqani m\u00eb i madh i Evrop\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs p\u00ebr k\u00ebpuc\u00eb komode, edhe pse aty nuk shiteshin vet\u00ebm k\u00ebpuc\u00eb. Di\u00e7 m\u00eb t\u00eb madhe, ashtu si ndonj\u00eb dyqan-hangar i paskajsh\u00ebm, s&#8217;kishte par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij. M\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb s&#8217;k\u00ebrkon as panairi i Frankfurtit, as ndonj\u00eb Aero-Show i Parisit, as vet\u00eb panairi &#8220;sex-toys&#8221; i Londr\u00ebs, i Amsterdamit, i Tokios &#8211; pati menduar duke buz\u00ebqeshur derisa sodiste raftet e gjata pa fund t\u00eb dyqanit.<\/p>\n<p>Trafiku ishte i ngulfatur po ashtu, disa hapa dhe kaotikja e kolon\u00ebs urbane reflektohej rishtas n\u00eb xhamat, sikur rishtas ajo gruaja e m\u00ebrzitur e makin\u00ebs p\u00ebranash shtremb\u00ebrohej n\u00eb xhamin e tij. Por Zgjimit i p\u00eblqente &#8220;ngadal\u00ebsia&#8221;, aspak nuk brengosej p\u00ebr trafikun sepse ato \u00e7aste secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb elektrizoheshin me romantik\u00ebn, me parfumin e saj. As q\u00eb e vriste mendjen p\u00ebr di\u00e7 tjet\u00ebr p\u00ebrjashta. E gjith\u00eb bota e tij, fizikisht, shpirt\u00ebrisht e mend\u00ebrisht ishte aty n\u00eb g\u00ebzhoj\u00ebn e makin\u00ebs. Muzika s&#8217;ishte vet\u00ebm ngush\u00ebllim p\u00ebr dend\u00ebsin\u00eb e trafikut dhe p\u00ebr faktin se makinat qen\u00eb katandisur si breshkat e trullosura t\u00eb G\u00ebrmis\u00eb, muzika po ashtu ishte topit\u00ebse e ndjenjave t\u00eb tyre. Zana vet\u00eb disa her\u00eb provoi t\u00eb gjente ndonj\u00eb di\u00e7 m\u00eb t\u00eb &#8220;p\u00eblqyeshme&#8221;. Her\u00ebn e fundit q\u00eb preku butonat&#8230; ia b\u00ebri me shenj\u00eb dhe atij se m\u00eb n\u00eb fund ishte e k\u00ebnaqur me melodin\u00eb. As ajo s&#8217;dukej e tendosur, p\u00ebrkundrazi shum\u00eb e relaksuar. Dukej si di\u00e7 e leht\u00eb, si nj\u00eb maskot\u00eb e bukur pambuku, si nj\u00eb Barbi-kukull\u00eb&#8230; jo ulur aty n\u00eb ul\u00ebsen, por pezull n\u00eb ajri. Her\u00eb pas here buz\u00ebqeshte, me nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb n\u00eb timonin dhe tjetr\u00ebn e fuste n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt e tij, e shikonte dhe ia falte gjith\u00eb buz\u00ebqeshjen vet\u00ebm atij. K\u00ebt\u00eb ia thoshte me syt\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl t\u00eb bot\u00ebs, me syt\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb Zgjimi kishte par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nAt\u00eb mbr\u00ebmje Zana ia bleu k\u00ebpuc\u00ebt e lamtumir\u00ebs, ose m\u00eb sakt\u00eb, i blen\u00eb s\u00eb bashku. Ajo pothuaj insistonte, sikur aq shum\u00eb ishte e entuziasmuar p\u00ebr t&#8217;i bler\u00eb nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ai s&#8217;mund ta kund\u00ebrshtonte nj\u00eb Zana, si mund t\u00eb kund\u00ebrshtohej shprehja e fytyr\u00ebs s\u00eb saj. At\u00eb fytyr\u00eb q\u00eb sikur ndri\u00e7onte dhe e mbushte drit\u00eb gjith\u00eb qenien e tij. Zgjimit i dukej si ndonj\u00eb fytyr\u00eb engj\u00ebjsh n\u00ebp\u00ebr pikturat, fytyr\u00eb e past\u00ebr, e kthjell\u00ebt, e ngroht\u00eb. Nuk i dukej ashtu vet\u00ebm sepse e donte, vet\u00ebm sepse ndjente p\u00ebr t\u00eb. Sipas tij, buz\u00ebqeshja e saj ashtu-k\u00ebshtu i jepte drit\u00eb dhe vet\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebrpara, ndoshta m\u00eb shum\u00eb se dritat e makin\u00ebs. Zana vet\u00eb ishte e till\u00eb, thjesht nga natyra ishte ashtu nj\u00eb qenie e bukur, e fresk\u00ebt, e ngopur \u00ebmb\u00eblsi.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i saj, ngroht\u00ebsia e buz\u00ebqeshjes e mbanin prej dit\u00ebsh &#8220;t\u00eb dehur&#8221;, assesi t\u00eb k\u00ebndellej. Por tani z\u00ebri i \u00ebmb\u00ebl e magjepste jasht\u00eb mase, dhe tingujt e &#8220;Secret Garden&#8221; zgjedhur nga ajo, sikur zbrampseshin n\u00eb sfond p\u00ebr t&#8217;u strukur thell\u00eb diku n\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e vjetra q\u00eb i kishte mbathur, bler\u00eb para dy muajsh. P\u00ebr disa \u00e7aste m\u00eb von\u00eb do i dhuroheshin nj\u00eb pal\u00eb t\u00eb reja, t\u00eb cilat k\u00ebpuc\u00eb ai e dinte se do jen\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e lamtumir\u00ebs. Mir\u00ebpo Zana s&#8217;e dinte k\u00ebt\u00eb detaj. Dhe me pik\u00ebllimin skajshm\u00ebrisht t\u00eb maskuar u zotua se do i mbathte dit\u00ebn q\u00eb t\u00eb nisej, dit\u00ebn q\u00eb do ndaheshin. Ndon\u00ebse dit\u00ebn e sakt\u00eb s&#8217;e dinte. E dinte se do t&#8217;ndahej nga dikush q\u00eb ai e donte shum\u00eb. T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn pati pritur ta takonte, mund t\u00eb vdiste n\u00eb cil\u00ebndo koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kaq dinte ai tani, dhe sikur s&#8217;donte t\u00eb dinte di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Por e dinte po ashtu se kurr\u00eb s&#8217;do jet\u00eb e mundur t\u00eb ishte me t\u00eb seriozisht. Zgjimi besonte n\u00eb dashurin\u00eb, besonte tep\u00ebr shum\u00eb. E kaluara e Zan\u00ebs tani di\u00e7 t\u00eb till\u00eb sikur e b\u00ebnte t\u00eb pamundur. Sikur di\u00e7 e kishte stampuar p\u00ebrshtypjen tek ai q\u00eb ajo thjesht &#8220;nuk besonte tutje n\u00eb asgj\u00eb&#8221;, di\u00e7 e \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb saj qe l\u00ebkundur dikur moti, qe tretur. Ajo s&#8217;ndjente di\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb lidhje serioze p\u00ebrve\u00e7 keqardhjes. Ai k\u00ebt\u00eb e dinte, e ndiente madje, e kuptonte mir\u00eb.<\/p>\n<p>Zana kishte nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb l\u00ebnduar dy-tri her\u00eb, dhe as q\u00eb &#8220;guxonte&#8221; t\u00eb mendonte p\u00ebr dashuri, sikur tmerrohej. Zgjimi i pati d\u00ebgjuar t\u00eb gjitha &#8220;storie-t&#8221; e saj, tani ishte vet\u00ebm nj\u00eb fatlum q\u00eb t&#8217;i merrte k\u00ebpuc\u00ebt. Ishte fatlum q\u00eb ta shijonte rishtas p\u00ebr disa dit\u00eb arom\u00ebn dhe ngroht\u00ebsin\u00eb e saj. Ajo do b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb, do ia falte \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr disa dit\u00eb, e madje dhe &#8220;zemr\u00ebn&#8221;. Jo vet\u00ebm sepse vet\u00eb nuk humbiste gj\u00eb, por dhe sepse ajo tani ndjente pak\u00ebz keqardhje, ajo e njihte nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb kishte ai. Zana thjesht kishte manipuluar &#8220;pak\u00ebz&#8221; me ndjenjat e tij. E kishte manipuluar at\u00eb, sikur dhe veten, pa dashur t\u00eb l\u00ebndonte &#8211; ose, pa menduar mir\u00eb se mund t\u00eb l\u00ebndonte. Donte ta kishte jet\u00ebn si\u00e7 ajo e p\u00ebrceptonte, ta mbushte me p\u00ebrjetimet q\u00eb s&#8217;kishte patur mund\u00ebsi dikur, kur nuk ishte &#8220;e lir\u00eb&#8221;. P\u00ebr t\u00eb tani gjith\u00e7ka ishte ashtu si\u00e7 ishte, rrjedh\u00eb e lumit t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Njohja me Zgjimin ishte nj\u00eb &#8220;summer love&#8221; si nj\u00eb aventur\u00eb spontane, &#8220;for fun&#8221; &#8211; si\u00e7 shpesh e thoshte k\u00ebt\u00eb shprehje n\u00eb bisedat, lidhur me gjith\u00e7ka. Muajt e fundit ajo ia pati shpalosur disa nga \u00ebndrrat. I pati folur gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimet dhe pafat\u00ebsin\u00eb e saj. Ose m\u00eb e sakt\u00eb: i pati folur p\u00ebr gjith\u00e7ka, p\u00ebr nj\u00eb milion sekretet. Madje dhe m\u00eb t\u00eb fshehtat e zemr\u00ebs ia pati zbuluar, por vet\u00ebm dy-tri gj\u00ebra i pati heshtur. P\u00ebrshembull nuk ia zbuloi motivin e &#8220;pasuris\u00eb&#8221;, q\u00eb tani ishte forca shtyt\u00ebse qendrore e dashuris\u00eb s\u00eb saj. Nuk ia zbuloi as faktin se ai nuk ishte i vetmi p\u00ebr momentin si &#8220;lidhje miq\u00ebsore&#8221;. Pra gj\u00ebrat m\u00eb kryesore nuk ia pati p\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Jo se Zgjimi ishte naiv por pas muajve t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb sekreteve, edhe Zan\u00ebs iu dha rasti ta njihte zemr\u00ebn e tij. K\u00ebtij n\u00eb nj\u00eb moment iu pati kujtuar ajo plaka e &#8220;Titanikut&#8221;, i gjith\u00eb filmi n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfimi i protagonistes bukuroshe, n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e thell\u00eb, n\u00eb bordin e anijes eksploruese. Iu kujtuan fjal\u00ebt e saj, &#8220;zemra e nj\u00eb femre \u00ebsht\u00eb si oqeani p\u00ebrplot sekretesh, panum\u00ebr sekrete fsheh\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr femre&#8221;. Pakashum\u00eb p\u00ebr Zgjimin \u00e7do gj\u00eb qe qart\u00ebsuar me koh\u00ebn. Kishte vet\u00ebm pak dallim mes realiteteve dhe bot\u00ebkuptimeve t\u00eb tyre, ai s&#8217;kishte motive as kushte, ai mund ta donte dhe ashtu kot, jokushtimisht.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu si\u00e7 ishin pun\u00ebt ai thjesht duhej t\u00eb pajtohej me kaq, t\u00eb mbeteshin miq&#8230; por dhe &#8220;miq&#8221; q\u00eb i ndajn\u00eb sekretet dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, secilin sekret. Pse jo dhe m\u00eb shum\u00eb se aq, n\u00ebse ta k\u00ebrkonte nevoja. Sipas Zan\u00ebs kjo ishte miq\u00ebsi dhe &#8220;dashuri&#8221; moderne s\u00eb bashku. Di\u00e7 q\u00eb, n\u00ebse e ke lirin\u00eb dhe n\u00ebse s&#8217;ke arsye t\u00eb pretendosh di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb, s&#8217;\u00ebsht\u00eb aspak e pamundur. Zana p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra sikur t\u00eb qe &#8220;influencuar gabimisht&#8221; nga serialet e llojit &#8220;Sex and the City&#8221;. Ndon\u00ebse nuk ishte ashtu, Zgjimi thjesht bluante n\u00eb kok\u00ebn e tij. N\u00ebse t\u00eb paralelizohej &#8220;feminizmi avangard&#8221; i nj\u00eb femre t\u00eb lir\u00eb njujorkeze me klishet\u00eb bie fjala t\u00eb &#8220;Familjes Moderne&#8221; ndoshta do ta fitonim nj\u00eb version t\u00eb &#8220;seksit dhe qytetit&#8221; prishtinas, e pse jo dhe tiranas. Do kujtonim se &#8220;liria&#8221; nuk ishte aspak e shtremb\u00ebruar n\u00eb \u00ebndrrat e saj, dhe as e &#8220;reflektuar&#8221; keq n\u00eb realitetin e metropolit kosovar. Standardet e saj do p\u00ebrputheshin tekefundit me &#8220;idealistik\u00ebn&#8221;, me utopizmin njujorkez p\u00ebr etikat e imponuara nga &#8220;aristokracia elitare&#8221;, sepse gjith\u00e7ka p\u00ebrthithet ose bie n\u00eb standardin qendror t\u00eb vet\u00eb natyr\u00ebs &#8211; t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr ekzistenc\u00eb.<\/p>\n<p>Natyra dhe elitar\u00ebt e avangard\u00ebs per\u00ebndimore, natyrisht, nisen nga t\u00eb nj\u00ebjtat premisa. P\u00ebrshembull, n\u00eb Natyr\u00eb e gjitha \u00e7far\u00eb ligjet e saj diktojn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb disi t\u00eb arrihet statusi i &#8220;luanesh\u00ebs&#8221;, apo i &#8220;luanit&#8221;, pastaj t\u00eb gjitha normat dhe ligjet e ekosistemit mund t\u00eb shkilen, t\u00eb shp\u00ebrfillen, t\u00eb ri-dizajnohen&#8230; t\u00eb eksperimentohet sipas qejfit dhe secil\u00ebs ide n\u00eb kokat e elites luaneske. Elita aristokratike e krijon njeriun modern n\u00eb Nju Jork, n\u00eb Paris, n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Tokio&#8230; njeriun modern ashtu si\u00e7 e njohim, si\u00e7 ai p\u00ebrshfaqet n\u00eb serialet, n\u00eb filmat e Hollivudit, n\u00eb romanet, n\u00eb reklamat e n\u00ebp\u00ebr miliona revistat e bot\u00ebs. E krijon duke i diktuar normat, etikat, trendet, politikat, kultur\u00ebn, moden dhe gjith\u00e7ka, nj\u00eb milion gj\u00ebra, panum\u00ebr gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Edhe &#8220;Familja Moderne&#8221; dhe secili version m\u00eb i avancuar i s\u00eb nes\u00ebrmes prishtinase t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn b\u00ebjn\u00eb, kuptohet sipas &#8220;rripit dhe xhepit&#8221; kosovar lidhur me avancimet. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn b\u00ebn dhe Top-Channel me jo-origjinalitetin e tyre (qofshin dhe nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt n\u00eb klasin e vet si kopjac) me nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb kopjimesh, &#8220;huazimesh&#8221; dhe plagjiaturash. Pastaj se mos vet\u00ebm ata, le ta analizoj\u00eb lexuesi pak m\u00eb thell\u00ebsisht vet\u00ebm emrin TV-Klan, dhe do ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb analizoj\u00eb di\u00e7 tutje. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn b\u00ebn dhe Cani me &#8220;Zon\u00ebn e tij t\u00eb Lir\u00eb&#8221; duke ia krasitur rrug\u00ebn rinis\u00eb elitare, duke i kalitur &#8220;standardet&#8221; e saj moderne. K\u00ebshtu b\u00ebn dhe MTV n\u00eb nivel pan-european q\u00eb nga vitet &#8217;90&#8230; n\u00ebse s&#8217;gabohem p\u00ebr nism\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Sepse k\u00ebshtu e diktojn\u00eb rregullat e secil\u00ebs shoq\u00ebri t\u00eb avancuar, nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Paris, n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Birmingham. Bie fjala, do ishte absurd, s&#8217;mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb katundar\u00ebt e Qyqall\u00ebs, apo varfanjak\u00ebt atje ku lehin qent\u00eb e Rezall\u00ebs t&#8217;i shesin mend elit\u00ebs luaneske prishtinase&#8230; Apo nga getot e baltosura t\u00eb Tiran\u00ebs ndokush si kikirez t&#8217;ua shiste kok\u00ebrr-mendjet e zeza si kak\u00ebrdhi dhish t\u00eb kooperativ\u00ebs s\u00eb Llakatundit, elitar\u00ebve t\u00eb Bllokut, bah, nonsens!<\/p>\n<p>Nuk ishte se qe &#8220;shokuar&#8221; nga asnj\u00eb detaj i njohjes s\u00eb realitetit, dhe as nga rrjedhoja e gj\u00ebrave lidhur me romanc\u00ebn e tij, por Zgjimi secil\u00ebn dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ndjente ta pllakoste nj\u00eb dhimbje e beft\u00eb. Sikur qe bindur se ai kurr\u00eb s&#8217;mund t&#8217;i shmangej pafat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb nj\u00eb moment, kur Zana i tregonte di\u00e7 gjat\u00eb dark\u00ebs diku n\u00eb preiferi, pothuaj jasht\u00eb qytetit, donte t&#8217;i fliste me ironi se i vinte mir\u00eb q\u00eb dhe femra moderne prishtinase m\u00eb n\u00eb fund na qenka &#8220;modernizuar&#8221; duke i p\u00ebrqafuar standardet m\u00eb t\u00eb avancuara (me prejardhje nga elitat e per\u00ebndimit). Pse t&#8217;mos ket\u00eb dhe shoq\u00ebria shqiptare standarde, pse t&#8217;mos jet\u00eb dhe shoq\u00ebria kosovare nj\u00eb armat\u00eb &#8220;socio-klon\u00ebsh&#8221;, produkt i elitave moderne. Pse t&#8217;mos ket\u00eb dhe Prishtina versionin e vet t\u00eb &#8220;Sex and the City&#8221;, pastaj dhe Tirana, pse t\u00eb ngelen tiranasit mbrapa.<\/p>\n<p>Por e dinte se ishte marr\u00ebzi e ardhur n\u00eb sip\u00ebrfaqe nga pik\u00ebllimi i tij, nga m\u00ebrzia e tij. E dinte se ishte thjesht marr\u00ebzi. Nuk donte ta l\u00ebndonte kurr\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr asgj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bote, prandaj dhe s&#8217;do ia thoshte asnj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb ndjehej keq. Edhe ajo ia pati th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sa i p\u00ebrket &#8220;l\u00ebndimit&#8221;. Ai v\u00ebrtet e pati ndjer\u00eb keqardhjen n\u00eb p\u00ebrqafimin e saj, dhe nga ai moment sikur filloi ta donte akoma m\u00eb shum\u00eb. E donte ashtu si\u00e7 ishte, me t\u00eb gjitha konceptet dhe skicat e saj p\u00ebr bot\u00ebn, do ta donte gjith\u00eb jet\u00ebn ndoshta.<\/p>\n<p>Madje sikur pati provuar ta leht\u00ebsonte nd\u00ebrgjegjen e saj duke i th\u00ebn\u00eb: &#8220;n\u00ebse do l\u00ebndohem, do jet\u00eb vet\u00ebm sepse e kam l\u00ebnduar veten, paralajm\u00ebrimi yt nuk \u00ebsht\u00eb aspak me vones\u00eb, p\u00ebrkundrazi&#8230; dhe jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, askush s&#8217;na detyron t\u00eb torturohemi n\u00eb zem\u00ebr dhe rreth e p\u00ebrqark saj, vet\u00eb duhet ta kemi n\u00ebn kontroll bot\u00ebn ton\u00eb t\u00eb ndjesive, \u00ebndrrat jan\u00eb vet\u00ebm \u00ebndrra, realiteti s&#8217;mund t&#8217;jet\u00eb p\u00ebrrallor, ashtu-k\u00ebshtu nuk jemi kalamaj dhe as jo n\u00eb Dizniland apo jo&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e heshtur dhe mir\u00ebkuptimi sikur qe vulosur me ardhjen e tij p\u00ebr t\u00eb fundit her\u00eb. Me ardhjen p\u00ebr t&#8217;i marr\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt me t\u00eb cilat do ikte p\u00ebrgjithmon\u00eb. K\u00ebpuc\u00ebt t\u00eb cilat, p\u00ebrpara se t\u00eb ikte, do i mbante p\u00ebr kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb or\u00eb mbathur. S&#8217;do ta vrisnin as dhe nj\u00eb grim\u00eb, s&#8217;do ta shtr\u00ebngonin as n\u00eb themb\u00ebr, as n\u00eb gisht. T\u00eb vetmet k\u00ebpuc\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij q\u00eb q\u00eblluan komode aty p\u00ebr aty, q\u00eb nga mbathja e prov\u00ebs, q\u00eb nga hapi i par\u00eb. Edhe m\u00eb pastaj kurr\u00eb s&#8217;e vran\u00eb p\u00ebr tre dit\u00eb rresht. K\u00ebpuc\u00eb me t\u00eb cilat mund t&#8217;i ngjiste dhe bjeshk\u00ebt, mund t\u00eb shkonte atje ku k\u00ebmba e tij s&#8217;kishte shkelur ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. K\u00ebpuc\u00eb me t\u00eb cilat leht\u00eb mund t&#8217;i &#8220;thyente&#8221; kufijt\u00eb e tre shteteve n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vetme, brenda nj\u00eb dite t\u00eb vetme. Kur t\u00eb kthehej, n\u00eb imagjinat\u00ebn e tij Zana do ia pastronte me dashuri e kujdes, p\u00ebrpara se t\u00eb ikte n\u00eb pun\u00eb do i b\u00ebnte rishtas t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb. Ashtu dhe pati ndodhur. Do thaheshin n\u00eb ballkonin e ngusht\u00eb me arom\u00ebn e luleve, derisa ai akoma n\u00eb shtrat, i rraskapitur nga dita aq e bujshme dhe aventureske, nga ecja aq e gjat\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nU k\u00ebndell dhe zbuloi se asgj\u00eb s&#8217;ishte \u00ebnd\u00ebrr, ishte vet\u00ebm i p\u00ebrhumbur, i kruspullosur nga dhimbja. Ndenji ashtu t\u00ebr\u00eb paraditen, meditonte i shtrir\u00eb. Kishte qet\u00ebsin\u00eb, vetmin\u00eb, arom\u00ebn e luleve t\u00eb ballkonit dhe lot\u00ebt&#8230; derisa ajo t\u00eb kthehej. U zgjat pak\u00ebz dhe aty jasht\u00eb n\u00eb ballkon v\u00ebrtet i pa k\u00ebpuc\u00ebt q\u00eb thaheshin. Mendja i shkoi n\u00eb Vlor\u00eb tek n\u00ebna e tij, tek motra Ujeza, dhe vendosi t\u00eb kthehej rishtas n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr disa dit\u00eb. \u00c7&#8217;ne dhe ky fati im k\u00ebshtu! &#8211; persiaste sikur p\u00ebr ta ngush\u00eblluar veten. Gjat\u00eb kthimit pastaj do i kaloj dhe dy-tre shtete pa i zbathur. P\u00ebrve\u00e7 n\u00eb aeroportin e Rinasit, aty s&#8217;jam i sigurt. Sepse ai detektori i tyre p\u00ebr gj\u00ebsendet metalike shpesh b\u00ebn zhurm\u00eb kot. Dhe sigurisht nj\u00eb nga ato vajzat ose nj\u00eb djalosh me shum\u00eb mir\u00ebsjellje do m\u00eb urdhroj\u00eb t&#8217;i zbath\u00eb, me justifikimin &#8220;p\u00ebr inspektim manual&#8221;. Dhe un\u00eb nj\u00ebjt\u00eb duke buz\u00ebqeshur do t&#8217;i zbath\u00eb, me kujdes do i vendos\u00eb n\u00eb trak\u00eb por nuk do shqitem prej tyre.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ashtu syp\u00ebrlotur sikur u betua q\u00eb t&#8217;i ruante k\u00ebpuc\u00ebt t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. U betua t\u00eb kujdesej p\u00ebr to. Tashm\u00eb ishin k\u00ebpuc\u00eb simbolike t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb tij. Sikur qen\u00eb kthyer n\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cilat e fali zemr\u00ebn me d\u00ebshir\u00eb, ndjenjat m\u00eb t\u00eb bukura, fali gjith\u00e7ka q\u00eb pati, p\u00ebr t\u00eb cilat e p\u00ebrqafoi vetmin\u00eb. Por jo, s&#8217;do jet\u00eb nevoja, k\u00ebpuc\u00ebt do ta din\u00eb sakrific\u00ebn e tij, kurr\u00eb s&#8217;do k\u00ebrkojn\u00eb di\u00e7 nga ai. Do rrin\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diku n\u00eb dhom\u00ebn e tij atje n\u00eb Birmingham. Ndoshta n\u00eb muzeun m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr k\u00ebpuc\u00ebt, muze me vet\u00ebm nj\u00eb eksponat pas xhamit n\u00eb vitrin\u00eb &#8211; k\u00ebpuc\u00ebt e saj t\u00eb lamtumir\u00ebs. Askush s&#8217;do ta dij\u00eb, vet\u00ebm ai dhe k\u00ebpuc\u00ebt, se \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb zemr\u00ebn e tij. E fundit \u00e7far\u00eb do k\u00ebrkoj\u00eb her\u00ebdokur nga dikush do jet\u00eb q\u00eb ta varrosin me to, mbathur. Me kaq s&#8217;do ta m\u00ebrziste kend &#8211; prandaj padyshim kjo do jet\u00eb k\u00ebrkesa e vetme, d\u00ebshira e fundit e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje qe katandisur Zgjimi, i dukej sikur bota e tij do strukej p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb grykat e atyre k\u00ebpuc\u00ebve. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr sikur s&#8217;kishte asgj\u00eb kund\u00ebr ta humbiste zemr\u00ebn p\u00ebr di\u00e7 q\u00eb ia vlente. Zana ishte gjith\u00e7ka, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ishte princesha e \u00ebndrrave t\u00eb tij, pavar\u00ebsisht rrethanave dhe realitetit. Ashtu e p\u00ebrceptonte ai &#8220;bot\u00ebn&#8221; e vet t\u00eb dashuris\u00eb, ashtu ishte brumosur di\u00e7 n\u00eb zemr\u00ebn e tij me \u00ebndrrat nd\u00ebr vite, ashtu besonte me gjith\u00eb zemr\u00ebn dhe arsyen.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje kur iku nuk i tha &#8220;lamtumir\u00eb&#8221;&#8230; nuk ia tha asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, z\u00ebri i tij ishte i ngjeshur me dhimbje dhe vrazhd\u00ebsi, as nuk e p\u00ebrqafoi. Ashtu i bllokuar nga dhimbja s&#8217;ia doli mban\u00eb as t\u00eb ndahej denj\u00ebsisht. As ajo s&#8217;i tha gj\u00eb, stoikisht e qet\u00eb dhe e heshtur, e gozhduar nga keqardhja e p\u00ebrcolli pa ndonj\u00eb lot. Megjithat\u00eb Zgjimi p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb hetoi si qe zbehur e fytyra e saj, i dukej sikur qe vrar\u00eb ajo buz\u00ebqeshja e \u00ebmb\u00ebl, syve engj\u00ebllor sikur iu pati ikur shk\u00eblqimi. Athua vall\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb k\u00ebndellur, mos vall\u00eb e pati kuptuar se &#8220;padashtas&#8221; kishte gabuar! &#8220;Zemra e nj\u00eb femre \u00ebsht\u00eb si oqeani p\u00ebrplot sekrete&#8230;&#8221;, s&#8217;kishte si ta dinte. Por di\u00e7 thell\u00eb brenda tij i thoshte q\u00eb &#8220;vet\u00ebdij\u00ebsimi&#8221; i saj ishte i v\u00ebrtet\u00eb. Tekefundit kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ishte ashtu, edhe pse asgj\u00eb s&#8217;mund t\u00eb zhb\u00ebhej&#8230; kurr\u00eb.<\/p>\n<p>[ <em>ngjitur: skulptur\u00eb e artistes holandeze Pieke Bergmans &#8211; &#8220;Totally in Love&#8221;, 2014<\/em> ]<\/p>\n<div id=\"attachment_5808\" style=\"width: 1010px\" class=\"wp-caption alignnone\"><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Pieke-Bergmans-Totally-in-Love-2014.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-5808\" class=\"size-full wp-image-5808\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Pieke-Bergmans-Totally-in-Love-2014.jpg\" alt=\"\" width=\"1000\" height=\"1380\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Pieke-Bergmans-Totally-in-Love-2014.jpg 1000w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Pieke-Bergmans-Totally-in-Love-2014-217x300.jpg 217w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Pieke-Bergmans-Totally-in-Love-2014-742x1024.jpg 742w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Pieke-Bergmans-Totally-in-Love-2014-768x1060.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-5808\" class=\"wp-caption-text\">Pieke Bergmans &#8211; &#8220;Totally in Love&#8221;, 2014<\/p><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00cbPUC\u00cbT E LAMTUMIRES S. Guraziu, 2012 (sprov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb&#8230;) &#8220;zemra e nj\u00eb femre \u00ebsht\u00eb si oqeani p\u00ebrplot sekretesh, panum\u00ebr sekrete fsheh nj\u00eb zem\u00ebr femre&#8230;&#8221; (Rose, \u201cTitanic\u201d, 1997 \u2013 James Cameron) Mbr\u00ebmja se \u00e7&#8217;kishte di\u00e7 t\u00eb dimrit n\u00eb vetvete, nuk&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=5807\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-5807","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5807"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5807\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}