{"id":5920,"date":"2020-04-04T20:03:35","date_gmt":"2020-04-04T19:03:35","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5920"},"modified":"2024-04-10T13:41:20","modified_gmt":"2024-04-10T12:41:20","slug":"kepler-i-ringjallur-dhe-numrat-magjike-te-universit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5920","title":{"rendered":"Kepler i ringjallur, dhe numrat magjik\u00eb t\u00eb Universit!"},"content":{"rendered":"<p><em>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, D 2014 &#8211; Koment)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>pa l\u00ebvizur &#8220;vendit&#8221; mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb ndoshta Dalai Lama n\u00eb seancat e veta spirituale, por jo dhe shkenca &#8211; nganj\u00ebher\u00eb sikur m\u00eb gudulis\u00eb d\u00ebshira q\u00eb gjith\u00eb at\u00eb pafund\u00ebsi faqesh &#8220;shkencore&#8221; t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve ta thuktoj n\u00eb 1 artikull t\u00eb vet\u00ebm. Kuptohet, kjo s&#8217;do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb un\u00eb s&#8217;i kuptoj shkenc\u00ebtar\u00ebt, i kuptoj ata fort mir\u00eb, aq mir\u00eb sa q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb sikur ndiej nj\u00eb lloj &#8220;keqardhjeje&#8221; p\u00ebr ta<\/strong> : )<\/p>\n<p>[ <strong>Di\u00e7 si Prolog<\/strong> ]<\/p>\n<p>Kepler mund t\u00eb vdes\u00eb dhe dy her\u00eb, apo sa her\u00eb t&#8217;jet\u00eb nevoja, por jo dhe kureshtja e njeriut p\u00ebr t\u00eb zbuluar n\u00ebse njer\u00ebzimi v\u00ebrtet t\u00eb jet\u00eb civilizimi i vet\u00ebm, fillikat n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Apo thjesht njeriu nuk \u00ebsht\u00eb i vetmuar&#8230; dhe s&#8217;mund t&#8217;jet\u00eb i &#8220;vetmuar&#8221; n\u00eb Universin e paskajsh\u00ebm, t\u00eb pakap\u00ebrthyesh\u00ebm dhe nga vet\u00eb imagjinata e njeriut.<br \/>\nN\u00eb Mars t\u00eb vitit 2009 Agjencia Komb\u00ebtare Amerikane e Hap\u00ebsir\u00ebs (ose si\u00e7 ia themi shkurt: NASA) e pati nisur teleskopin Kepler n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. Dhe ky teleskop n\u00eb shum\u00eb drejtime ishte dhe akoma \u00ebsht\u00eb unik, por di\u00e7 nga &#8220;misioni&#8221; i tij v\u00ebrtet ishte dhe mbetet e jasht\u00ebzakonshme. Apo n\u00ebse kjo fjal\u00eb t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb tep\u00ebr e &#8220;madhe&#8221;, at\u00ebher\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb thuhet &#8220;speciale&#8221;. Sepse teleskopi \u00ebsht\u00eb pak\u00ebz m\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, Kepler \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aparat apostafat i nd\u00ebrtuar p\u00ebr t&#8217;i zbuluar posaq\u00ebrisht planetet, n\u00ebse ata t\u00eb jen\u00eb &#8220;ekzistent&#8221; diku n\u00eb Rrug\u00ebn e Qum\u00ebshtit. Dhe teleskopi Kepler nga entuziast\u00ebt ndoshta me koh\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur ashtu, por dhe nga un\u00eb lirisht mund ta ket\u00eb nofk\u00ebn &#8220;gjuetar Kepleri&#8221;, gjuetari i planeteve.<\/p>\n<p>Sot p\u00ebr sot, teleskopi Kepler nga asgj\u00ebja dhe nga pafund\u00ebsia kozmike, apo qoft\u00eb dhe nga pafund\u00ebsia hipotetike, e ka &#8220;afruar&#8221; shpres\u00ebn e njeriut relativisht af\u00ebr, n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb, 1200 vjet-drite larg nesh. Mir\u00ebpo, p\u00ebr ta vizituar k\u00ebt\u00eb pik\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e kozmosit, njeriut i duhet t\u00eb arrij\u00eb atje ose me &#8220;teknologjin\u00eb&#8221; fantastike t\u00eb shkrimtarit Frank Herbert, &#8220;pa l\u00ebvizur vendit&#8221;, ose t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb me shpejt\u00ebsin\u00eb fotonike pa ndal\u00eb p\u00ebr 1200 vjet, pa stopuar dhe pa e &#8220;zvog\u00ebluar&#8221; kurr\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs prej 300.000 km n\u00eb sekond\u00eb. Sepse destinacioni \u00ebsht\u00eb yll\u00ebsia Lyra, 370 parseka larg si nj\u00ebsi astronomike, ose p\u00ebraf\u00ebrisht ~ 11.350.000.000.000.000 km.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb &#8220;Alien Planets Revealed&#8221;, thuhet aty se fluturakes m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb tok\u00ebsore ekzistente do t&#8217;i duheshin me miliona vite p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb KOI 701.04, ose planetin Kepler-62 f. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb kataloguar planeti pak\u00ebz m\u00eb i madh se Toka, q\u00eb ndodhet n\u00eb orbit\u00eb t\u00eb yllit Kepler 62. Ky planet \u00ebsht\u00eb zbulimi m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i Kepler, dhe konsiderohet si kuror\u00ebzimi i tij, i misionit t\u00eb tij. Sepse ishte pik\u00ebrisht ky lloj objekti hap\u00ebsinor synimi, arsyeja q\u00eb ai qe nisur p\u00ebr &#8220;gjah&#8221; hap\u00ebsir\u00ebs galaktike. Ky zbulim i Kepler konsiderohet nga shkenc\u00ebtar\u00ebt si &#8220;analogu&#8221; m\u00eb i af\u00ebrt i planetit ton\u00eb, i cili pra si\u00e7 e dim\u00eb &#8220;gjall\u00ebron&#8221; dhe e p\u00ebrkrah\u00eb jet\u00ebn, Toka ka kushte p\u00ebr jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb bujshme&#8230; q\u00eb njihet deri sot n\u00eb Univers.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kepler-i-ringjallur-dhe-numrat-magjik\u00eb-t\u00eb-Universit.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-5921\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kepler-i-ringjallur-dhe-numrat-magjik\u00eb-t\u00eb-Universit.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"967\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kepler-i-ringjallur-dhe-numrat-magjik\u00eb-t\u00eb-Universit.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kepler-i-ringjallur-dhe-numrat-magjik\u00eb-t\u00eb-Universit-300x227.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kepler-i-ringjallur-dhe-numrat-magjik\u00eb-t\u00eb-Universit-1024x774.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kepler-i-ringjallur-dhe-numrat-magjik\u00eb-t\u00eb-Universit-768x580.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nLe t&#8217;i kthehemi rishtas ndonj\u00eb numri rreth Keplerit, jo Johannes Kepler (1571-1630) sipas t\u00eb cilit qe em\u00ebruar teleskopi n\u00eb fjal\u00eb, por pra Teleskop Keplerit.<br \/>\nShkenc\u00ebtar\u00ebt thon\u00eb se deri n\u00eb N\u00ebntor t\u00eb 2014 teleskopi &#8220;Kepler&#8221; ka gjetur 995 t\u00eb ashtuquajtur &#8220;eksoplanete&#8221;, dhe dmth. q\u00eb jan\u00eb konfirmuar, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 400 sisteme yjore (s\u00eb bashku me 3217 kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb prej planeteve t\u00eb pakonfirmuar).<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntorin e 2013, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat nga Kepler, astronom\u00ebt pat\u00ebn raportuar se mund t\u00eb jen\u00eb deri rreth 40 miliard\u00eb planete me madh\u00ebsi pakashum\u00eb sa t\u00eb Tok\u00ebs q\u00eb orbitojn\u00eb rreth diejve vet\u00ebm n\u00eb galaktik\u00ebn ton\u00eb, dmth. fjala \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Rrugen e Qum\u00ebshtit. Rreth 11 miliard\u00eb planete t\u00eb till\u00eb vler\u00ebsohet se rrotullohen rreth yjeve t\u00eb ngjash\u00ebm me Diellin, me yllin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb pra se planeti m\u00eb i af\u00ebrt i zbuluar nga Kepler, q\u00eb eventualisht mund t\u00eb ket\u00eb kushte p\u00ebr jet\u00ebn, qoft\u00eb dhe ndonj\u00eb lloj jete t\u00eb panjohur p\u00ebr ne, ndonj\u00eb form\u00eb jet\u00ebsore jasht\u00ebzakonisht &#8220;alienike&#8221;&#8230; \u00ebsht\u00eb 1200 vjet-drite larg Tok\u00ebs, larg sistemit ton\u00eb diellor.<\/p>\n<p>Natyrisht, nuk them se &#8220;teknologjia&#8221; imagjinative e stilit &#8220;Dune&#8221; t\u00eb Frank Herbert \u00ebsht\u00eb dhe do mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb e pamundur. Vepra epike e autorit F. Herbert v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;storie&#8221; e bukur, shikuar nga aspekti letraristik-zbavit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb storie e thell\u00eb dhe rangohet n\u00eb zhanrin e fanta-shkenc\u00ebs, ngase \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb shum\u00eb elemente &#8220;sci-fi&#8221;. Por s&#8217;mund t\u00eb thuhet e nj\u00ebjta dhe p\u00ebr ndonj\u00eb element tjet\u00ebr si psh. udh\u00ebtimi &#8220;pa l\u00ebvizur vendit&#8221; q\u00eb e p\u00ebrmenda m\u00eb lart. Sepse fantazia ka shum\u00eb dallim nga fanta-shkenca, kjo e fundit s&#8217;mund dhe nuk b\u00ebn t&#8217;u shmanget parimeve-strukturologjike shkencore. Pa l\u00ebvizur &#8220;vendit&#8221; mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb ndoshta Dalai Lama n\u00eb seancat e veta spirituale, por jo dhe shkenca !<\/p>\n<p>Prap\u00ebseprap\u00eb nuk them se imagjinata e F. Herbert \u00ebsht\u00eb dhe do mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb nonsens. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb realisht e pamundur, fort e pamundur&#8230; \u00ebsht\u00eb fakti se nuk mund t\u00eb injorohen qindra-mij\u00ebra apo dhe miliona faqesh t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve, faqesh st\u00ebrmbushur me panum\u00ebr faktesh e shifrash, me lloj-lloj imagjinatash e kalkulimesh, me lloj-lloj numrash magjik\u00eb t\u00eb Universit.<br \/>\nNjeriu modern nuk interesohet p\u00ebr fanta-shkenc\u00ebn p\u00ebr hir t\u00eb Fantazis\u00eb dhe, apo t\u00eb imagjinat\u00ebs, por pik\u00ebrisht p\u00ebr hir t\u00eb Shkenc\u00ebs. \u00cbsht\u00eb shkenca ajo q\u00eb na e &#8220;imponon&#8221; dhe fanta-shkenc\u00ebn, edhe imagjinat\u00ebn&#8230; dhe meq\u00eb ra fjala, them se sfida m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb rigoroziteti, ndarja e &#8220;shapit&#8230;&#8221;, filt\u00ebrimi i materies&#8230; sa m\u00eb af\u00ebr shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>E di se 1200 vjet-drite si distanc\u00eb \u00ebsht\u00eb kalkulim shkencor, par\u00eb nga larg me &#8220;syt\u00eb&#8221; e Kepler diku thell\u00eb n\u00eb humb\u00ebtirat e galaktik\u00ebs son\u00eb (p\u00ebr ta ilustruar &#8220;rrezen e syve&#8221; t\u00eb Kepler n\u00eb kuptimin e distanc\u00ebs galaktike, po bashk\u00ebngjes k\u00ebtu dhe nj\u00eb grafik\u00eb). E di se dhe vet\u00eb logjika ime, pa syt\u00eb e Kepler, mund t\u00eb &#8220;kalkuloj\u00eb&#8221; lloj-lloj distancash, jo shkenc\u00ebrisht t\u00eb sakta por relativisht t\u00eb sakta, mjaftuesh\u00ebm t\u00eb sakta&#8230; Nga ana tjet\u00ebr, po ashtu nuk e mohoj se 1200 vjet-drite m\u00eb duket dhe si num\u00ebr &#8220;magjik&#8221; i Universit, madje sikur merr atribute mistike, hyjnore&#8230; pothuaj sikur m\u00eb e leht\u00eb dhe m\u00eb mbar\u00eb do i vinte ta pyesja p\u00ebr gjith\u00e7ka Zeusin&#8230; apo ku ta di un\u00eb tani se cilin duhet pyetur sakt\u00ebsisht : )<\/p>\n<p>Pse t&#8217;mos m\u00eb duket &#8220;magjik&#8221; n\u00ebse e dim\u00eb se vet\u00ebm galaktika jon\u00eb \u00ebsht\u00eb vatra e qindra miliarda yjeve. Tutje&#8230; n\u00ebse e dim\u00eb dhe i shohim jo vet\u00ebm me miliarda sistemesh yjore (nj\u00eb fraksion qiellor tashm\u00eb dhe e kemi hartografuar), por me miliarda galaktikash t\u00eb tjera &#8220;p\u00ebrjashta&#8221; galaktik\u00ebs son\u00eb!?<br \/>\nJa p\u00ebrse nganj\u00ebher\u00eb v\u00ebrtet m\u00eb gudulis\u00eb d\u00ebshira q\u00eb gjith\u00eb at\u00eb pafund\u00ebsi faqesh &#8220;shkencore&#8221; t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve, ta thuktoj n\u00eb 1 artikull t\u00eb vet\u00ebm. Kuptohet, kjo s&#8217;do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb un\u00eb s&#8217;i kuptoj shkenc\u00ebtar\u00ebt, i kuptoj ata fort mir\u00eb, aq mir\u00eb sa q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb sikur ndiej nj\u00eb lloj &#8220;keqardhjeje&#8221; p\u00ebr ta \ud83d\ude42<\/p>\n<p>***<br \/>\n<strong>Lajmi i keq<\/strong> &#8211; n\u00eb Maj t\u00eb 2013, di\u00e7 e aparatit t\u00eb avancuar qe prishur dhe ky ishte nj\u00eb lajm fort i keq, sepse mbledhja e t\u00eb dh\u00ebnave thjesht qe pamund\u00ebsuar, nuk p\u00ebrjashtohej as mund\u00ebsia q\u00eb i gjith\u00eb misioni t\u00eb braktisej. Teleskopi faktikisht dhe konsiderohej i &#8220;vdekur&#8221;, pasi q\u00eb pati humbur aft\u00ebsin\u00eb e vet\u00eb-orientimit dhe s&#8217;mund ta ekzekutonte shkenc\u00ebn e vet ashtu si\u00e7 duhej.<\/p>\n<p>Ringjallja &#8211; Kepler p\u00ebr rreth nj\u00eb vit mbeti ashtu i &#8220;penisonuar&#8221;, por n\u00eb Maj t\u00eb 2014 ekspert\u00ebt e NASA erdh\u00ebn publikisht me nj\u00eb lajm optimistik, me pak fjal\u00eb ata e konfirmuan gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje p\u00ebr t&#8217;ia zgjatur jet\u00ebn shkencore teleskopit dhe p\u00ebr 2-3 vite. Kjo n\u00ebnkuptonte jo kthimin e tij t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb &#8220;jet\u00ebn shkencore&#8221; por di\u00e7 ngjash\u00ebm me kthimin e nj\u00eb zombi, nj\u00eb lloj gjysm\u00eb ringjalljeje&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, D 2014 &#8211; Koment) (&#8230;pa l\u00ebvizur &#8220;vendit&#8221; mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb ndoshta Dalai Lama n\u00eb seancat e veta spirituale, por jo dhe shkenca &#8211; nganj\u00ebher\u00eb sikur m\u00eb gudulis\u00eb d\u00ebshira q\u00eb gjith\u00eb at\u00eb pafund\u00ebsi faqesh &#8220;shkencore&#8221; t\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=5920\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-5920","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5920\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}