{"id":5940,"date":"2020-04-04T21:21:37","date_gmt":"2020-04-04T20:21:37","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5940"},"modified":"2024-04-10T13:37:26","modified_gmt":"2024-04-10T12:37:26","slug":"revolucioni-dhe-tekno-volucioni-i-super-njeriut-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=5940","title":{"rendered":"(R)evolucioni dhe Tekno-volucioni i Super-njeriut! (2)"},"content":{"rendered":"<p>(fragment &#8211; 2)<br \/>\n<em>S. Guraziu, 2014 (fragm. &#8211; t\u00eb shohim n\u00ebse do ia hedhim &#8220;nd\u00ebrskamc\u00ebn&#8221; vet\u00eb drit\u00ebs&#8230;)<\/em><\/p>\n<p>1. <strong>Nga &#8220;rrota e vonuar&#8221; deri tek \u00ebndrra super-luminale!<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb moti n\u00eb Mesjet\u00eb njer\u00ebzit e kuptuan se shpejt\u00ebsia e z\u00ebrit \u00ebsht\u00eb e kufizuar. Me shpikjen e topit (si arm\u00eb e &#8220;tmerrshme&#8221; e koh\u00ebs) sikur demonstrohej dhe ishte e qart\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shihej zjarri apo drita mjaft p\u00ebrpara se t\u00eb d\u00ebgjohej shp\u00ebrthimi (z\u00ebri). Jo shum\u00eb tutje n\u00eb koh\u00eb pas k\u00ebsaj, disa shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt dhe vet\u00eb shembullori prej gjigant\u00ebsh, Galileo, e kuptuan q\u00eb ndoshta shpejt\u00ebsia e drit\u00ebs po ashtu mund t\u00eb jet\u00eb (ose duhet t\u00eb jet\u00eb, n\u00eb mos &#8220;patjet\u00ebr&#8221;) e kufizuar. Madje dhe qe eksperimentuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ka patur sprova q\u00eb t\u00eb ofroheshin d\u00ebshmi lidhur me kufizimin e shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb drit\u00ebs.<br \/>\nPor shpejt\u00ebsia tep\u00ebr e madhe e fenomenit &#8220;drit\u00eb&#8221;&#8230; n\u00eb ndeshje me kufizimet teknologjike t\u00eb koh\u00ebs, i b\u00ebnte k\u00ebto eksperimente t\u00eb paverifikueshme si &#8220;d\u00ebshmi&#8221;, dhe po aq jofunksionale si &#8220;shkenc\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb shum\u00eb drejtime ose fushat e fizik\u00ebs pothuaj merret sikur i &#8220;gatsh\u00ebm&#8221; konkluzioni: asgj\u00eb s&#8217;mund t\u00eb l\u00ebviz m\u00eb shpejt\u00eb se drita. N\u00eb fakt, akoma m\u00eb sakt\u00ebsisht, thuhet: asgj\u00eb fizike n\u00eb univers s&#8217;mund t\u00eb ket\u00eb shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se shpejt\u00ebsia e drit\u00ebs. Ose, tekefundit k\u00ebshtu pati th\u00ebn\u00eb Ajnshtajni.<\/p>\n<p>N\u00eb domenin shkencor t\u00eb shekullit XX, teoria e Relativitetit padyshim \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb arritja intelektuale m\u00eb ikonike e njer\u00ebzimit, dhe fare leht\u00eb ndoshta arritja m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e teorizimit shkencor deri sot. Shpejt\u00ebsia vakumore e drit\u00ebs, p\u00ebr aparatin matematik shkencor, \u00ebsht\u00eb quajtur &#8220;c&#8221;. Kjo shpejt\u00ebsi vakumore e drit\u00ebs z\u00eb vend dhe n\u00eb ekuacionin e ekuivalenc\u00ebs mas\u00eb-energji, n\u00eb ekuacionin e famsh\u00ebm ajnshtajnian, E = mc2. Sipas Teoris\u00eb Speciale t\u00eb Relativitetit, &#8220;c&#8221; \u00ebsht\u00eb shpejt\u00ebsia maksimale universale me t\u00eb cil\u00ebn e gjith\u00eb materia q\u00eb njohim* dhe informacioni mund t\u00eb l\u00ebvizin.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr kabllot e avancuara dhe fiber-optikat, qofshin shtrir\u00eb n\u00eb fund t\u00eb oqeaneve tek i lidhin kontinentet, qofshin tek e p\u00ebrshkojn\u00eb lagjen diku n\u00ebn asfaltin, informacioni v\u00ebrtet l\u00ebviz me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs, prap\u00ebseprap, thua si p\u00ebr ironi, ne ende presim mjaft gjat\u00eb q\u00eb dosjet tona t\u00eb shkarkohen nga Interneti. Mir\u00ebpo problematikat teknike jan\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr, shkenc\u00ebtar\u00ebt fare leht\u00eb na i sqarojn\u00eb t\u00eb tilla gj\u00ebra.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, shkenc\u00ebtar\u00ebt shpesh flasin edhe p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk i din\u00eb (sakt\u00eb), sepse tema q\u00ebllon t\u00eb kryq\u00ebzohet me gj\u00ebra ende t\u00eb panjohura, t\u00eb pa studiuara. Asgj\u00eb, ata thjesht buz\u00ebqeshin dhe gjithmon\u00eb thon\u00eb n\u00eb shum\u00ebs &#8220;ne&#8221; &#8211; &#8220;ne&#8230; nuk e dim\u00eb k\u00ebt\u00eb ose at\u00eb, por supozohet k\u00ebshtu apo ashtu&#8221;. Pra ata flasin pa i p\u00ebrjashtuar as ingredient\u00ebt hipotetik\u00eb, q\u00eb imponohen aty-k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Dhe pse jo, le t\u00eb merremi rishtas me &#8220;ekskursione&#8221; krahasimtare, thjesht p\u00ebr hir t\u00eb shkenc\u00ebs dhe t\u00eb arritjeve t\u00eb deritashme. Sepse shkenc\u00ebtar\u00ebt asgj\u00eb s&#8217;i pengon q\u00eb t\u00eb spekulojn\u00eb madje p\u00ebr shpejt\u00ebsi superluminale (FTL &#8211; faster-than-light \/ m\u00eb shpejt\u00eb se drita). Ata i mbushin faqet e revistave shkencore me lloj-lloj hipotezash, v\u00ebrtiten rreth-e-rrotull Teoris\u00eb Speciale t\u00eb Relativitetit.<br \/>\nEdhe pse ata e din\u00eb, s&#8217;kan\u00eb harruar q\u00eb Ajnshtajni pati th\u00ebn\u00eb qart\u00eb, &#8220;<em>asgj\u00eb&#8230; m\u00eb shpejt\u00eb se drita<\/em>&#8220;. Shkenc\u00ebtar\u00ebt po ashtu e din\u00eb q\u00eb nj\u00eb grimc\u00eb (e cila posedon mas\u00eb, dhe shpejt\u00ebsi aq t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb krahasim me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs) ka nevoj\u00eb p\u00ebr energji t\u00eb pashtershme p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar &#8220;veten&#8221; n\u00eb nivelin e shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb drit\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr pse jo, shkenc\u00ebtar\u00ebt &#8220;spekulojn\u00eb&#8221; ndoshta sepse gjithmon\u00eb n\u00eb ngrehinat ideatike &#8220;p\u00ebrzihet&#8221; dhe imagjinata, dashtas e padashtas edhe ajo futet ne loj\u00eb, me hiret e veta. K\u00ebshtu q\u00eb pastaj p\u00ebrher\u00eb mbetet hapur nj\u00eb der\u00eb &#8220;hipotetike&#8221;. P\u00ebrshembull, Relativiteti Special nuk e ndalon ekzistenc\u00ebn e grimcave q\u00eb l\u00ebvizin m\u00eb shpejt\u00eb se drita (ndoshta t\u00eb ashtuquajturat &#8220;tahione&#8221;), andaj pse jo.<br \/>\nTermi &#8220;hap\u00ebsir\u00eb-koh\u00eb&#8221; i Ajnshtajnit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj porte e hapur, por jo vet\u00ebm thjesht si &#8220;port\u00eb hipotetike&#8221;. Ja pse nuk mungojn\u00eb as \u00ebndrrat p\u00ebr &#8220;warp drive&#8221;, ve\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb tashm\u00eb, n\u00eb imagjinatat e llojit Star Trek anijet prej &#8220;teneqeje allaturka&#8221;, qofshin dhe l\u00ebgurash t\u00eb avancuara t\u00eb koh\u00ebs, i p\u00ebrshkojn\u00eb hap\u00ebsirat nd\u00ebryjore me shpejt\u00ebsin\u00eb prej disa warp-nj\u00ebsive.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fakt s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr &#8220;teneqe allaturka&#8221; apo p\u00ebr qerre t\u00eb drunj\u00ebta, aso ujdisur menj\u00ebher\u00eb pas shpikjes s\u00eb rrot\u00ebs, dhe dmth. pas ca detajeve t\u00eb p\u00ebrkryerjes s\u00eb saj. Sot sikur e n\u00ebnvler\u00ebsojm\u00eb zbulimin e rrot\u00ebs, teknologjikisht dhe shkenc\u00ebrisht na duket asgj\u00eb, na duket imt\u00ebsi&#8230; por &#8220;rrota&#8221; n\u00eb fakt ishte ndoshta shpikja m\u00eb revolucionare e njeriut, pas zjarrit. Rrota ishte hapi i par\u00eb teknologjik, teknologjia m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, dhe njeriut iu desh aq shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta zbuluar. Kuptohet, parahapi ishte dhurata e Prometeut, hapi i par\u00eb s&#8217;mund t\u00eb b\u00ebhej pa nj\u00eb grim\u00eb stimulim hyjnor, prandaj dhe Prometeu sakrifikoi at\u00ebher\u00eb p\u00ebr njeriun. Dihet, pa zjarrin s&#8217;do arrinim askund.<\/p>\n<p>Aspak s&#8217;prish pun\u00eb t\u00eb teorizohet lidhur me shpejt\u00ebsin\u00eb super-luminale, sepse s&#8217;ka fare &#8220;l\u00ebvizje&#8221; n\u00ebse q\u00ebndron n\u00eb surf-d\u00ebrras\u00ebn mbi val\u00eb, nuk l\u00ebvizim ne por \u00ebsht\u00eb vala ajo q\u00eb zhvendoset. E gjitha \u00e7far\u00eb k\u00ebrkohet \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo &#8220;space-time&#8221; ajnshtaniane t\u00eb kullufitet&#8230; ngjash\u00ebm si ajri nga turbinat e Rolls-Royce, montuar n\u00eb aeroplan\u00ebt e Airbus apo t\u00eb Boeing. Dhe voil\u00e0&#8230; \u00e7arje p\u00ebrpara, ekskursion superluminal pafund\u00ebsis\u00eb s\u00eb universit.<\/p>\n<p>Sepse jemi m\u00ebsuar n\u00eb tok\u00eb. Sa i p\u00ebrket flatrave sot ia kemi tejkaluar shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb z\u00ebrit, dhe at\u00eb pothuaj 3-4 her\u00eb. Kemi d\u00ebshmi t\u00eb sakta** p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, psh. 3529.56 km n\u00eb or\u00eb \u00ebsht\u00eb shpejt\u00ebsia &#8220;rekord&#8221; e fluturakes &#8220;Blackbird&#8221; (k\u00ebtu dua ta shpreh dhe admirimin &#8211; sipas meje, si dizajn, &#8220;Blackbird&#8221; \u00ebsht\u00eb fluturakja m\u00eb e arritur q\u00eb ka prodhuar njeriu ndonj\u00ebher\u00eb, pothuaj e gjitha prej titaniumi, pra nuk qe ujdisur me &#8220;teneqe&#8230; allaturka&#8221;).<br \/>\nMir\u00ebpo v\u00ebrtet gjith\u00e7ka do rrotullohej kok\u00ebposht\u00eb dhe do na dilte qesharake n\u00ebse t&#8217;b\u00ebnim krahasime me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs prej rreth 1080 milion\u00eb km n\u00eb or\u00eb, ose 300.000 km\/s. Ndon\u00ebse, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb rishtas faktike, dhe vet\u00eb Ajnshtajni p\u00ebr t&#8217;i thjesht\u00ebsuar hesapet e veta &#8220;relative&#8221; shpesh i p\u00ebrdorte trenat, ashensor\u00ebt&#8230; etj.<\/p>\n<p>Sipas tekno-thashethemeve t\u00eb entuziast\u00ebve vitin e kaluar NASA e pati porositur &#8220;konceptin prototipor&#8221;, dhe nj\u00eb designer holandez ve\u00e7 e ka punuar konceptin e par\u00eb t\u00eb fluturakes nd\u00ebryjore&#8230; Fluturakja &#8220;n\u00eb t\u00eb ardhmen jo fort t\u00eb larg\u00ebt&#8221; pritet t\u00eb kthehet n\u00eb realitet, t\u00eb jet\u00eb fluturakja e par\u00eb me warp-drive. NASA gj\u00ebrat i mban sekret, natyrisht, por si duket &#8220;space-time&#8221; e Ajnshtajnit edhe pak e do &#8220;kullufitet&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket &#8220;shpejt\u00ebsive t\u00eb drit\u00ebs&#8221; shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe entuziast\u00ebt do ta thon\u00eb me fjalorin e tyre t\u00eb thjesht\u00ebsuar &#8220;pse jo, e dim\u00eb q\u00eb natyra e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pa problem, pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse dhe njeriu mundet t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn&#8221;.<br \/>\nE pra, e sakt\u00eb kjo, pa h\u00eb&#8230; t\u00eb shohim n\u00ebse do ia hedhim &#8220;nd\u00ebrskamc\u00ebn&#8221; vet\u00eb drit\u00ebs.<\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>* <span style=\"color: #999999;\"><strong>materia q\u00eb njohim<\/strong> &#8211; sot kemi mjaft &#8220;paqart\u00ebsi&#8221;, n\u00eb qarqet shkencore t\u00eb sotme flitet se pjesa d\u00ebrrmuese e universit \u00ebsht\u00eb &#8220;dark matter&#8221; (materie e err\u00ebt!) &#8211; askush s&#8217;e ka iden\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala sakt\u00ebsisht. Materia e &#8220;err\u00ebt&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj i materies hipotetike n\u00eb univers, e cila s&#8217;\u00ebsht\u00eb e dukshme me an\u00eb t\u00eb mjeteve optike dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e pakapshme via veglave shkencore q\u00eb posedojm\u00eb sot, psh. n\u00ebp\u00ebrmjet rrezatimit elektromagnetik i cili arrin n\u00eb tok\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>** <span style=\"color: #999999;\"><strong>d\u00ebshmi t\u00eb sakta<\/strong> &#8211; n\u00eb kuptimin empirik t\u00eb shkenc\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb instrumenteve t\u00eb koh\u00ebs dhe t\u00eb matjeve zyrtare, qoft\u00eb kjo e lidhur me vlerat, kalkulimet, rezultatet e eksperimenteve, qoft\u00eb lidhur me vet\u00eb atributet e instrumenteve fizike t\u00eb cilat p\u00ebrdoren n\u00eb kryerjen e eksperimenteve shkencore<\/span><\/p>\n<p>(ngjitur: koncept i IXS Enterprise, gjenerata e par\u00eb e anijes kozmike FTL (Faster than Light), design nga Mark Rademaker (sipas infove, me porosi t\u00eb NASA)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Revolucioni-dhe-Tekno-volucioni-i-Super-njeriut-2.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-5941\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Revolucioni-dhe-Tekno-volucioni-i-Super-njeriut-2.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"901\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Revolucioni-dhe-Tekno-volucioni-i-Super-njeriut-2.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Revolucioni-dhe-Tekno-volucioni-i-Super-njeriut-2-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Revolucioni-dhe-Tekno-volucioni-i-Super-njeriut-2-1024x577.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Revolucioni-dhe-Tekno-volucioni-i-Super-njeriut-2-768x432.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Revolucioni-dhe-Tekno-volucioni-i-Super-njeriut-2-1536x865.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(fragment &#8211; 2) S. Guraziu, 2014 (fragm. &#8211; t\u00eb shohim n\u00ebse do ia hedhim &#8220;nd\u00ebrskamc\u00ebn&#8221; vet\u00eb drit\u00ebs&#8230;) 1. Nga &#8220;rrota e vonuar&#8221; deri tek \u00ebndrra super-luminale! Q\u00eb moti n\u00eb Mesjet\u00eb njer\u00ebzit e kuptuan se shpejt\u00ebsia e z\u00ebrit \u00ebsht\u00eb e kufizuar.&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=5940\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-5940","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5940"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5940\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}