{"id":6328,"date":"2020-09-03T09:25:41","date_gmt":"2020-09-03T08:25:41","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6328"},"modified":"2024-04-10T10:03:37","modified_gmt":"2024-04-10T09:03:37","slug":"eu-tregtia-me-ballkanin-perendimor-dhe-mburraveclleku-i-eu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6328","title":{"rendered":"EU-Tregtia me Ballkanin Per\u00ebndimor, dhe &#8220;mburravecll\u00ebku&#8221; i EU!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Q 2020 (V\u00ebshtrim&#8230;)<\/em><\/p>\n<p>Preferencat e &#8220;tregtis\u00eb autonome&#8221;, fuqizuar 20 vite m\u00eb par\u00eb nga Bashk\u00ebsia Evropiane p\u00ebr gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor skadojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb v. 2020. EU &#8220;mburret&#8221; dhe trumpeton (EU &#8211; anise e di q\u00eb shqip &#8220;ting\u00ebllon&#8221; BE \ud83d\ude42 kahdo q\u00eb rrotullohet se tregtia luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr promovimin e paqes, stabilitetit, liris\u00eb dhe prosperitetit ekonomik n\u00eb Ballkan. Gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit tregtia e EU me Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb rritur pothuaj 130%. Ky shtim a zgjerim tregtar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka vajtur n\u00eb dobi t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor &#8211; pohojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e EU.<\/p>\n<p>S&#8217;e mohon kush, fort e sakt\u00eb &#8220;mburrja&#8221; e EU, v\u00ebrtet\u00ebsi e paluhatshme, si th\u00ebnie por dhe si fakt, ka mbules\u00eb si me shifrat ekonomike, e po ashtu dhe me &#8220;gjuh\u00ebn&#8221; e politik\u00ebs (qoft\u00eb me retorikat diplomatike, e madje dhe me klishet\u00eb a la mediatike). N\u00ebse flitet p\u00ebr eksportet, n\u00eb 10-vje\u00e7arin e fundit Ballkani Per\u00ebndimor i ka shtuar ose rritur eksportet n\u00eb zon\u00ebn e EU p\u00ebr 207% (kund\u00ebr nj\u00eb rritjeje m\u00eb modeste t\u00eb eksporteve t\u00eb EU n\u00eb rajonin ballkanik, prej 94%). Vitin e kaluar (2019) tregtia totale mes EU dhe B. Per\u00ebndimor do i arrinte 55 miliard\u00eb Euro.<\/p>\n<p>Daullet e veta politike EU i ka fort t\u00eb sakta, pa le q\u00eb rreth 70% e tregtis\u00eb totale t\u00eb B. Per\u00ebndimor ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb ose v\u00ebrtitet rreth verdhushkave t\u00eb EU. &#8220;Mburravecll\u00ebkun&#8221; (e justifikuar) t\u00eb EU, le ta p\u00ebrforcojm\u00eb enkas me nj\u00eb krahasim t\u00eb vog\u00ebl mes shteteve t\u00eb Ballkanit dhe Kanadas\u00eb. Popullsia totale e shteteve t\u00eb B. Per\u00ebndimor (Shqip\u00ebria, Kosova, Bosnja dhe H., Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia) do i arrinte rreth 20 milion\u00eb banor\u00eb (pra af\u00ebrsisht, numrat e sakt\u00eb t\u00eb demografikave ballkanike s&#8217;i di as vet\u00eb EU &#8211; numrat jan\u00eb problem n\u00eb vete, dhe EU ka shpesh kok\u00ebdhimbje rreth kesaj). Kanadaja i ka rreth 37 milion\u00eb banor\u00eb, dmth. pothuaj dyfish m\u00eb shum\u00eb, tregtia totale mes EU dhe Kanadas\u00eb vitin e kaluar ishte rreth 60 miliard\u00eb Euro.<\/p>\n<p>Sapo tham\u00eb q\u00eb dhe tregtia mes EU dhe B. Per\u00ebndimor i &#8220;afrohej&#8221; 60 miliard\u00eb Eurove. Pakashum\u00eb B. Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb ai &#8220;kopshti prapa sht\u00ebpis\u00eb&#8221; i Evrop\u00ebs. Derisa p\u00ebr Ballkanin EU i ka &#8220;preferencat e tregtis\u00eb autonome&#8221;, p\u00ebr Kanadan\u00eb do fuqizohej CETA si nj\u00eb marr\u00ebveshje tregtare EU-Kanadeze. CETA hyri n\u00eb fuqi n\u00eb Shtator 2017, e cila marr\u00ebveshje natyrisht i ul tarifat dhe e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb eksportin e mallrave dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, vitin e kaluar, n\u00eb Shkurt 2019, erdhi Marr\u00ebveshja EU-Japoneze e Partneritetit Ekonomik. Firmat panum\u00ebrta t\u00eb EU secilin vit ashtu-k\u00ebshtu ve\u00e7 i eksportonin rreth 70 miliard\u00eb Euro mallra dhe 28 miliard\u00eb Euro sh\u00ebrbime n\u00eb Japoni. Mir\u00ebpo marr\u00ebveshja fringo me Japonin\u00eb i leht\u00ebson gj\u00ebrat e &#8220;tregtis\u00eb&#8221;, pakashum\u00eb nj\u00ebsoj si\u00e7 i leht\u00ebson &#8220;preferenca e tregtis\u00eb autonome&#8221; p\u00ebr Ballkanin. Marr\u00ebveshja EU-Japoneze duhet par\u00eb dhe si nj\u00eb sinjal i fuqish\u00ebm se dy nga ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb &#8220;proteksionizmin&#8221;. Ajme, fjal\u00eb t\u00eb bukura &#8220;europeane&#8221; ama pothuaj sa p\u00ebr t&#8217;u &#8220;mburrur&#8221; : )<\/p>\n<p>Pasi m\u00eb shum\u00eb se 70% e importeve nga mbar\u00eb bota hyjn\u00eb n\u00eb EU me tarifa zero ose t\u00eb ulura, tregjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb hapurat dhe EU-zona e ndjek strategjin\u00eb m\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb investimeve q\u00eb njeh bota. Pozicioni i EU n\u00eb tregjet globale \u00ebsht\u00eb pothuaj i paarritsh\u00ebm, EU \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej ekonomive m\u00eb t\u00eb hapura n\u00eb bot\u00eb dhe strategjia e EU \u00ebsht\u00eb prore e &#8220;orientuar&#8221; p\u00ebr tregti t\u00eb lir\u00eb, EU \u00ebsht\u00eb eksportuesi m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb i mallrave dhe sh\u00ebrbimeve, dhe n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb tregu m\u00eb i madh p\u00ebr rreth 80 vende t\u00eb bot\u00ebs, vet\u00ebm bllokut tregtar t\u00eb EU i takojn\u00eb rreth 16% t\u00eb importeve dhe eksporteve bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb ekonomia m\u00eb e madhe dhe blloku m\u00eb i madh tregtar n\u00eb bot\u00eb, EU renditet e para n\u00eb investimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare (si p\u00ebr investimet hyr\u00ebse dhe p\u00ebr ato dal\u00ebse), EU &#8220;mburret&#8221; se \u00ebsht\u00eb partneri par\u00ebsor tregtar p\u00ebr 80 vende t\u00eb bot\u00ebs (nd\u00ebrsa ShBA, si shembull &#8211; thon\u00eb mburravec\u00ebt &#8211; \u00ebsht\u00eb partner par\u00ebsor p\u00ebr nja 20 vende), e sidomos p\u00ebr vendet n\u00eb zhvillim EU \u00ebsht\u00eb m\u00eb e hapura ekonomi e planetit, EU importon m\u00eb shum\u00eb nga vendet n\u00eb zhvillim (duhet p\u00ebrjashtuar karburantet) sesa ShBA, Kanadaja, Japonia dhe Kina b\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku&#8230; etj. etj. &#8220;mburravecll\u00ebku&#8221; i EU s&#8217;do kishte mbarim \ud83d\ude42<\/p>\n<p>EU \u00ebsht\u00eb duke negociuar ose duke provuar arritjen e &#8220;marr\u00ebveshjeve p\u00ebr tregtin\u00eb e lir\u00eb&#8221; me gjith\u00eb bot\u00ebn, me ShBA duhet t\u00eb &#8220;merren vesh&#8221;, me ASEAN, me Tajland\u00ebn, me Filipinet, me Indonezin\u00eb, me Vietnamin, me Malajzin\u00eb, me Meksikon\u00eb, me Australin\u00eb, Zeland\u00ebn e Re, me Indin\u00eb, me 8 shtete t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme ve\u00e7 ka arritur marr\u00ebveshje tregtie, e madje dhe me vet\u00eb Kin\u00ebn e madheeee EU \u00ebsht\u00eb duke &#8220;negociuar&#8221; investimet, nejse&#8230; me Turqin\u00eb v\u00ebrtet assesi ta gjejn\u00eb simpatin\u00eb, i kan\u00eb &#8220;prishur&#8221; pun\u00ebt e negociatave si mos m\u00ebkeq, s\u00ebpaku p\u00ebr 5 vitet e ardhshme t\u00eb dyja pal\u00ebt do rrin\u00eb t\u00eb m\u00ebrrolura, k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb garantoj dhe vet\u00eb un\u00eb, pa qen\u00eb fare EU-politikan i lart\u00eb diku n\u00eb Bruksel o gjetiu&#8230;<\/p>\n<p>Gjithsesi, par\u00eb nga p\u00ebrspektiva &#8220;globalisht&#8221;, p\u00ebrqindja e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb tregtin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb EU \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1.4%. Andaj e qart\u00eb, 55 miliard\u00eb Euro jan\u00eb qart\u00ebsi kristalore (shi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe e krahasova EU-tregtin\u00eb ballkanike me at\u00eb EU-kanadeze). Shtetet e B. Per\u00ebndimor pa EU s&#8217;do ia b\u00ebnin as &#8220;g\u00ebk&#8221;, ose do iu duhej t\u00eb jep-e-merrnin me ekonomikat e &#8220;Lindjes&#8221;, me ata aziat\u00ebt e me kinez\u00ebt. Dhe af\u00ebrmendsh, bie fjala kinez\u00ebt fare nuk &#8220;turp\u00ebrohen&#8221; q\u00eb t&#8217;u b\u00ebjn\u00eb konkurrenc\u00eb EU-interesave n\u00eb Ballkan (qoft\u00eb dhe sa p\u00ebr nj\u00eb &#8220;strajc\u00eb&#8221; milingonash). Nj\u00eb vones\u00eb sado e vog\u00ebl n\u00eb parallogaritjen e strategjikave tregtare&#8230; dhe saora i sheh turqit, arab\u00ebt, mongol\u00ebt, eskimez\u00ebt, kinez\u00ebt tek i fusin hund\u00ebt n\u00eb Serbi&#8230; dhe gjithandej n\u00eb Ballkan. T\u00eb tilla zot\u00ebsi e manevrime, t\u00eb t\u00eb futet dikush n\u00eb &#8220;kopshtin t\u00ebnd&#8221; dhe sipas qejfit t&#8217;i shet e reklamoj\u00eb kumbullat e veta, qebesa nuk i p\u00eblqejn\u00eb as EU dhe as&#8230; kujt.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm, preferencat e tregtis\u00eb autonome, fuqizuar n\u00eb v. 2000 nga EU p\u00ebr B. Per\u00ebndimor skadojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb v. 2020. Nj\u00eb propozim i EU-Komisionit p\u00ebr t&#8217;i zgjatur preferencat autonome tregtare t\u00eb B. Per\u00ebndimor deri n\u00eb fund t\u00eb v. 2025, (bazuar n\u00eb infot e EU) aktualisht \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar nga Parlamenti&#8230; dhe K\u00ebshilli Evropian.<br \/>\nBukur, natyrisht p\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj privilegjesh t\u00eb jet\u00eb fjala. Uroj q\u00eb propozimi p\u00ebr zgjatjen deri n\u00eb v. 2025 t\u00eb miratohet, anise kjo &#8220;zgjatje e autonomis\u00eb tregtare preferenciale&#8221; (sipas meje) vetvetiu bart me vete dhe nj\u00eb sinjal p\u00ebr &#8220;shtyrjen e aderimit&#8221; t\u00eb shteteve t\u00eb caktuara n\u00eb EU (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb &#8220;pakos zgjeruese&#8221;)!<\/p>\n<p>K\u00ebto &#8220;preferenca&#8221; n\u00eb fjal\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha eksportet e shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e EU pa tarifa doganore ose kufizime sasiore. Edhe pse ka disa produkte me kufizime t\u00eb caktuara (sheqeri, vera, produkte t\u00eb caktuara t\u00eb peshkimit.. etj) dhe p\u00ebr t\u00eb cilat aplikohen kuotat e tarifave preferenciale. Di\u00e7 e &#8220;ngjashme&#8221; si CETA e kanadez\u00ebve&#8230; n\u00eb dukje, por jo, &#8220;autonomia tregtare&#8221; \u00ebsht\u00eb privilegj special p\u00ebr &#8220;kopshtin prapa sht\u00ebpis\u00eb&#8221;, hyrja e shteteve te B. Per\u00ebndimor n\u00eb EU \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm &#8220;vonim&#8230; s&#8217;ka shp\u00ebtim&#8221; \ud83d\ude42<\/p>\n<p>***<br \/>\nHyrja n\u00eb EU ec\u00ebn zhagas, dihet kjo, jemi m\u00ebsuar tashm\u00eb, ama as daljet nuk ndodhin vrapimthi. Si\u00e7 e dim\u00eb &#8220;Brexit&#8221; ngeli si nj\u00eb breshkan \u00e7alaman, pik\u00ebrisht sepse lloj-lloj negociatash duhen, lloj-lloj marr\u00ebveshjesh. Gjithsesi, me sekonden e par\u00eb t\u00eb 1 Janarit 2021&#8230; sekonda e par\u00eb e Big Ben-it londonez, s&#8217;do ket\u00eb tutje &#8220;xingla-mingla&#8221;, gjith\u00e7ka e &#8220;Brexit&#8221; duhet t\u00eb mbaroj\u00eb.<br \/>\nDokumenti &#8220;Qasja e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar p\u00ebr negociatat me EU&#8221; (36 faqe), qe publikuar n\u00eb Shkurt 2020, dhe p\u00ebrdit\u00ebsuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit para pak koh\u00ebsh, m\u00eb 19 Maj 2020, nga zyra e Kryeministris\u00eb Britanike. Dokumenti p\u00ebrcillet me 12-13 drafte t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ma besoni q\u00eb brenda 36 faqeve marr\u00ebveshja EU-Japoneze p\u00ebrmendet plot 12 x dhe marr\u00ebveshja EU-Kanadeze (CETA) plot 19 her\u00eb : )<br \/>\nPse? Sepse dhe marr\u00ebveshjen e vet\u00eb britanik\u00ebt jan\u00eb munduar ta &#8220;akordojn\u00eb&#8221; sa m\u00eb ngjash\u00ebm, thuase gjith\u00e7ka e kan\u00eb p\u00ebrdorur si &#8220;most\u00ebr&#8221;, ata thjesht jan\u00eb duke k\u00ebrkuar llojin e marr\u00ebveshjes q\u00eb EU tashm\u00eb i ka &#8220;lidhur&#8221; me Kanadan\u00eb, Japonin\u00eb dhe vendet e tjera miq\u00ebsore. Brexit-ist\u00ebt besojn\u00eb se qasja dhe propozimet e tyre jan\u00eb t\u00eb drejta dhe fort t\u00eb arsyeshme. Dhe rishtas ma besoni q\u00eb ELEMENTI kryesor i qasjes britanike \u00ebsht\u00eb Marr\u00ebveshja Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb (Comprehensive Free Trade Agreement &#8211; FTA), q\u00eb mbulon n\u00eb thelb gjith\u00eb tregtin\u00eb, gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb tregtohet &#8211; drafti i &#8220;FTA&#8221; i ka mbi 290 faqe. Shih pra, sinqerisht s&#8217;e kuptoj pse ata druajn\u00eb q\u00eb EU-teknokrat\u00ebt do i thon\u00eb &#8220;jo&#8221; Liris\u00eb tregtare&#8230; pa pa pa : )<\/p>\n<p>Me nj\u00eb tjet\u00ebr draft t\u00eb britanez\u00ebve (lidhur me energjitikat), n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb pati vajtur buza n\u00eb gaz sepse sqarohej q\u00eb &#8220;materialet nukleare duhet t\u00eb tregtohen ekskluzivisht p\u00ebr nevojat paq\u00ebsore, assesi p\u00ebr shfryt\u00ebzime ushtarake&#8221;, n\u00eb rregull kjo ama tutje duhej ta specifikonin se &#8220;energjia elektrike e nxjerrur nga centralet atomike dhe me t\u00eb cil\u00ebn ndi\u00e7ohen kazermat e ushtris\u00eb nuk konsiderohet si &#8220;shfryt\u00ebzim ushtarak&#8221;, si dhe as izotopet q\u00eb spitalet ushtarake kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr to, s&#8217;duhet t\u00eb konsiderohen si &#8220;shfryt\u00ebzim ushtarak&#8221; &#8211; ec e mos buz\u00ebqesh me &#8220;seriozitetin&#8221; e holl\u00ebsirave dhe me sakt\u00ebsin\u00eb e gjuh\u00ebve protokolare t\u00eb shteteve : )<\/p>\n<p><span style=\"color: #808080;\"><em>( ngjitur: pik\u00ebrisht 1 vit m\u00eb par\u00eb EU i pati sqaruar &#8220;konkluzionet&#8221; e veta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr Kosov\u00ebn&#8230; )<\/em><\/span><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-6329\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor1.jpg\" alt=\"\" width=\"1393\" height=\"1018\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor1.jpg 1393w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor1-300x219.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor1-1024x748.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor1-768x561.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor1-150x110.jpg 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 1393px) 100vw, 1393px\" \/><\/a> <a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor2.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-6330\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor2.jpg\" alt=\"\" width=\"1393\" height=\"1018\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor2.jpg 1393w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor2-300x219.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor2-1024x748.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor2-768x561.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/EU-Tregtia-me-Ballkanin-Per\u00ebndimor2-150x110.jpg 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 1393px) 100vw, 1393px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Q 2020 (V\u00ebshtrim&#8230;) Preferencat e &#8220;tregtis\u00eb autonome&#8221;, fuqizuar 20 vite m\u00eb par\u00eb nga Bashk\u00ebsia Evropiane p\u00ebr gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor skadojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb v. 2020. EU &#8220;mburret&#8221; dhe trumpeton (EU &#8211; anise e di q\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6328\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-6328","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6328"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6328\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}