{"id":6570,"date":"2020-09-09T15:51:26","date_gmt":"2020-09-09T14:51:26","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6570"},"modified":"2025-12-05T18:51:51","modified_gmt":"2025-12-05T17:51:51","slug":"mikro-menaxhimi-emocional-dhe-tekat-e-ndjesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6570","title":{"rendered":"Mikro-menaxhimi emocional dhe tekat e ndjesis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu, 2020 (Humoresk\u00eb)<\/em><\/p>\n<p>&#8220;<strong>A habitej si B shkruante p\u00ebr dashurin\u00eb pa qen\u00eb vet\u00eb e dashuruar. B iu p\u00ebrgjigj &#8211; Un\u00eb shkruaj p\u00ebr vdekjen po ashtu, pa qen\u00eb e vdekur fare<\/strong>.&#8221; &#8211; Cees Buddingh<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/mikro-menaxhimi-emocional-dhe-tekat-e-ndjesise.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-6571\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/mikro-menaxhimi-emocional-dhe-tekat-e-ndjesise.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"1087\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/mikro-menaxhimi-emocional-dhe-tekat-e-ndjesise.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/mikro-menaxhimi-emocional-dhe-tekat-e-ndjesise-300x233.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/mikro-menaxhimi-emocional-dhe-tekat-e-ndjesise-1024x795.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/mikro-menaxhimi-emocional-dhe-tekat-e-ndjesise-768x596.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Poezia mund t\u00eb definohet dhe si &#8220;form\u00eb&#8221; finale e ndjenjave dhe parandjenjave, si kauzalitet, si &#8220;krijes\u00eb kauzale&#8221; e gjendjeve dhe paragjendjeve shpirt\u00ebrore. Shi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe k\u00ebrkohet t&#8217;jet\u00eb &#8220;pasqyrim&#8221; sa m\u00eb i sakt\u00eb i universit internal, eko-lokim sa m\u00eb besnik i klithmave shpirt\u00ebrore e mendore. Ndjenjat s&#8217;kan\u00eb orar as itinerar, mendimet, emocionet dhe reaksionet mund t&#8217;vijn\u00eb e t\u00eb shkojn\u00eb. Her\u00eb ndodh\u00eb eruptojn\u00eb, p\u00ebrv\u00eblojn\u00eb si vullkani, her\u00eb v\u00ebshojn\u00eb si cunami&#8230; her\u00eb fashiten e zhduken fare.<\/p>\n<p>Si krijues kurr\u00eb s&#8217;duhet patur frik\u00eb nga ndjenjat, nga Muzat, nga frym\u00ebzimet, nga shtytjet kreative&#8230; qofshin dhe diktate &#8220;demoniake&#8221; t\u00eb Czeslaw Milosz. Duke i sjellur n\u00eb jet\u00eb metaforat e simbolikat, kuptohet duhet t\u00eb ndjesh at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb komode, m\u00eb e p\u00ebrshtatshme personalisht. T\u00eb ndjesh \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs, kusht fare i natyrsh\u00ebm i procesit jet\u00ebsor. T\u00eb ndjesh \u00ebsht\u00eb proces individual, skajshm\u00ebrisht personal, k\u00ebshtusoj dhe \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Si poet, n\u00ebse poet&#8230; at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb supozuar t\u00eb ndjesh gjithqysh dhe gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Nobelisti Czeslaw Milosz ishte dhe vet\u00eb poet mir\u00ebpo ndjente keqardhje p\u00ebr poet\u00ebt. Keqardhjen e vet e mb\u00ebshteste n\u00eb spekulimet se gjoja &#8220;poezia diktohet nga nj\u00eb intelekt demoniak, dhe do ishte ekzagjerim t\u00eb pohohet se ky demon na qenka ndonj\u00eb engj\u00ebll i bardh\u00eb&#8221;. Tutje keqardhjen e vet Milosz do ta kristalizonte duke shtruar pyetjen &#8220;cili njeri i arsyesh\u00ebm do d\u00ebshironte t&#8217;jet\u00eb nj\u00eb qytet demon\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt sillen si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, flasin n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me vjedhjen e buz\u00ebve a t\u00eb dor\u00ebs, tek merren me ndryshimin e fatit t\u00eb tij sipas rehatis\u00eb t\u00eb tyre?&#8221;.<\/p>\n<p>Poet\u00ebt nga shumkush konsiderohen &#8220;specie&#8221; mjaft t\u00eb \u00e7uditshme, mir\u00ebpo si poet (cilidokush sa p\u00ebr veten) s&#8217;duhet ekzagjeruar: sado i \u00e7uditsh\u00ebm&#8230; thjesht nj\u00eb frymor i zakonsh\u00ebm, qenie njer\u00ebzore. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb poet\u00ebt s&#8217;jan\u00eb android\u00eb internetik me butona, me fiber-optika, as krijesash t\u00eb \u00e7uditshme bio-makinale. Ashtu do ishte tmerr\u00ebsisht m\u00eb keq. Anise, p\u00ebr hir t\u00eb korrekt\u00ebsis\u00eb, dekadat e reja na kan\u00eb introduktuar me lloj-lloj vjershash &#8220;robotike&#8221;. Gjithsesi, si poet duhet t&#8217;ia b\u00ebsh vetes t\u00eb qart\u00eb, e ashtuquajtura &#8220;inteligjenc\u00eb emocionale&#8221; ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me biznesb\u00ebrjen, me p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb praktike t\u00eb biznesit, assesi me poezin\u00eb. Mjaft njer\u00ebz madje s&#8217;u besojn\u00eb fare &#8220;shkencave&#8221; t\u00eb tilla, sipas tyre t&#8217;i menaxhosh emocionet (gjoja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb men\u00e7ur) \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb pseudo-shkenc\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Si poet, n\u00ebse thua &#8220;do shkruaj poezi&#8221; (bie fjala p\u00ebr humbjen e dashuris\u00eb, ose p\u00ebr humbjen e di\u00e7kaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme personale) kujtohu se nuk ka m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe as t\u00eb gabuar p\u00ebr t\u00eb ndjer. Sido q\u00eb t\u00eb ndjesh (n\u00eb momentin e caktuar) mund t&#8217;jet\u00eb e drejt\u00eb po aq sa dhe e gabuar. Gjithashtu, nuk ka m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb as t\u00eb gabuar p\u00ebr reaksionet zinxhirore (nga eventet eventuale ndjesore). Si poet do nisesh se ak\u00ebcili reaksion emocional, sikur dhe cilido formulim i mendimeve \u00ebsht\u00eb parallogaritur q\u00eb t&#8217;jet\u00eb normal &#8211; normalitet absolut. Emocionet &#8220;reaksionare&#8221; dhe ngarkesat nuk konsiderohen t\u00eb &#8220;jasht\u00ebzakonshme&#8221; as speciale &#8211; merret se jan\u00eb fare normale, pasi dhe jan\u00eb plot\u00ebsisht natyrale.<\/p>\n<p>Jesenini i ngrat\u00eb po mendonte t&#8217;i jepte fund jet\u00ebs s\u00eb vet, imagjino sa keq ishte katandisur psiko-emocionalja e tij. Para se ta b\u00ebnte, pati vendosur ta shkruante nj\u00eb poezi finale, di\u00e7 si &#8220;lamtumir\u00eb poetike&#8221;. Mos vall duhet tani ta &#8220;gjykojm\u00eb&#8221; depresionin e tij, ndjenj\u00ebn e tij t\u00eb pik\u00ebllimit e t\u00eb trishtimit? Apo mos vall\u00eb duhet ta &#8220;gjykojm\u00eb&#8221; nj\u00eb shpirt aq t\u00eb pafajsh\u00ebm si Sylvia Plath? Sigurisht q\u00eb jo!<br \/>\nPoet\u00ebt mund t\u00eb ndiejn\u00eb e t&#8217;shkruajn\u00eb dhe p\u00ebr vdekjen e tyre, t\u00eb reagojn\u00eb ndaj vdekjes s\u00eb dikujt tjet\u00ebr, ndaj s\u00ebmundjes, humbjes s\u00eb pun\u00ebs, humbjes s\u00eb aspiratave, humbjes s\u00eb dashuris\u00eb, apo&#8230; p\u00ebr pasojat katastrofale t\u00eb divorcit, ose dhe p\u00ebr cil\u00ebndo p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb e ka e l\u00ebkundur qenien e tyre, qe e ka ndryshuar jet\u00ebn e tyre, qoft\u00eb nj\u00eb grim\u00eb apo dhe qoft\u00eb thelb\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb poezi mund t\u00eb eksplorosh gjith\u00e7ka, absolutisht gjith\u00e7ka. Ndonj\u00ebher\u00eb duhet t&#8217;i ndash me lexuesin kujtimet, ndonj\u00ebher\u00eb g\u00ebzimet, \u00ebndrrat, vizionet, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb vjen ta shpalos\u00ebsh trishtimin, zezonat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb shpirtit. Kurr\u00eb mos hezito t&#8217;i eksplorosh oazat e ndjesis\u00eb, shkrepe&#8230; shkrepsen poetike, varg\u00ebzoji ndjenjat si perlat n\u00eb pentagramin e muzik\u00ebs, shkruaje at\u00eb kryevepr\u00ebn romantike, at\u00eb lirik\u00ebn p\u00ebr Euridiken, apo dhe at\u00eb elegjin\u00eb prek\u00ebse nj\u00ebsoj si Orfeu i ngrat\u00eb, le t&#8217;i rrotullohet zemra, e t&#8217;i rrjedhin lot\u00ebt dhe vet\u00eb Hadesit, le t&#8217;l\u00ebkunden shpirtrat m\u00eb t\u00eb &#8220;r\u00ebnd\u00eb&#8221; t\u00eb k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p>N\u00ebse shfaqet nevoja ta poetizosh zem\u00ebrimin p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb, apo rreth nj\u00eb personi, ose n\u00ebse fjala t&#8217;na jet\u00eb p\u00ebr zem\u00ebrimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, thjesht b\u00ebje pra. Vjersh\u00ebrisht mund t\u00eb shprehet gjith\u00e7ka, mos i &#8220;menaxho&#8221; ndjenjat, emocionet, reaksionet. Gjithmon\u00eb shprehe lirish\u00ebm ndjenj\u00ebn e fajit p\u00ebr m\u00ebkatet q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs. Ose fare p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn&#8230; p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb do duhej, e megjithat\u00eb s&#8217;i ke b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Var\u00ebsisht nga rrethanat personale, var\u00ebsisht nga natyrshm\u00ebria emocionale, &#8220;lista&#8221; e varietetve, e ekspresioneve poetike \u00ebsht\u00eb e pafund. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t&#8217;shkruash, poezia mund t\u00eb veproj\u00eb si nj\u00eb &#8220;bart\u00ebse&#8221; stilistike e ndjenjave p\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb bot\u00ebs sate. Pa p\u00ebrjashtime, poezia mund t&#8217;i fosilizoj\u00eb madje dhe hamend\u00ebsit\u00eb lidhur me filozofin\u00eb, lidhur me sharllatanizmat e shaman\u00ebve, lidhur me pollavrat astrologjike, me legjendat, me mitologjin\u00eb, me shkencat ekzakte, religjionin, spiritualitetin, ose madje-madje dhe lidhur me kuptimin e vet\u00eb jet\u00ebs sate si poet.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb duhet ta fal\u00ebsh veten p\u00ebr neglizhencat intelektuale t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb do duhej ta kishe th\u00ebn\u00eb ose b\u00ebr\u00eb. Af\u00ebrmendsh, vet\u00ebngush\u00ebllimi do jet\u00eb logjik, pasi mungesa e guximit intelektual nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht &#8220;faj&#8221; i poet\u00ebve. Ka shum\u00eb faktor\u00eb dhe ingrediente q\u00eb e vulosin &#8220;karakterin&#8221; intelektual t\u00eb poet\u00ebve. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre faktor\u00ebve nuk varen nga ta. Sigurisht, ndonj\u00ebher\u00eb duhet falur vetja dhe p\u00ebr sikletin q\u00eb mund ta ndjesh sa i p\u00ebrket &#8220;nivelit artistik&#8221; t\u00eb vet\u00eb krijesave&#8230; dmth. tek e shohin drit\u00ebn si poezi nga pena jote.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu, 2020 (Humoresk\u00eb) &#8220;A habitej si B shkruante p\u00ebr dashurin\u00eb pa qen\u00eb vet\u00eb e dashuruar. B iu p\u00ebrgjigj &#8211; Un\u00eb shkruaj p\u00ebr vdekjen po ashtu, pa qen\u00eb e vdekur fare.&#8221; &#8211; Cees Buddingh Poezia mund t\u00eb definohet dhe si&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6570\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-6570","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6570"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6570\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}