{"id":6594,"date":"2020-09-09T19:13:11","date_gmt":"2020-09-09T18:13:11","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6594"},"modified":"2025-12-05T18:40:23","modified_gmt":"2025-12-05T17:40:23","slug":"e-zeza-suprematike-dhe-anti-supremacia-poetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6594","title":{"rendered":"E Zeza Suprematike, dhe Anti-Supremacia Poetike!"},"content":{"rendered":"<p>[ <em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Maj 2020 &#8211; Persiatje: anatomia &#8220;filozofike e nj\u00eb poezie<\/em> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/artm-imi_knoebel_-_schwarzes_bild_black_painting_1990.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-14536\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/artm-imi_knoebel_-_schwarzes_bild_black_painting_1990.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"1786\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/artm-imi_knoebel_-_schwarzes_bild_black_painting_1990.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/artm-imi_knoebel_-_schwarzes_bild_black_painting_1990-215x300.jpg 215w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/artm-imi_knoebel_-_schwarzes_bild_black_painting_1990-734x1024.jpg 734w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/artm-imi_knoebel_-_schwarzes_bild_black_painting_1990-768x1072.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/artm-imi_knoebel_-_schwarzes_bild_black_painting_1990-1101x1536.jpg 1101w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb biografin\u00eb e poetit theksohet se K. Wilson \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;Poet Afrila\u00e7ian&#8221;, term ky i cili do duhej t&#8217;i sillte n\u00eb pah kontributet kulturore, qoft\u00eb historike qoft\u00eb ato aktuale, t\u00eb artist\u00ebve, poet\u00ebve, shkrimtar\u00ebve dhe muzikant\u00ebve afro-amerikan\u00eb, n\u00eb rajonin Appalachia t\u00eb ShBA. Thuhet se termi &#8220;Affrilachia&#8221; qe krijuar nga poeti Frank X Walker, duke iu referuar rajonit Appalachia (varg-male q\u00eb shtrihen n\u00eb 13 shtete p\u00ebrgjat\u00eb bregut lindor t\u00eb ShBA, nga Mississippi e deri n\u00eb New York). Termi i kalitur nga ai do duhej ta theksonte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pranis\u00eb afro-amerikane n\u00eb Appalachia.<\/p>\n<p>Andaj &#8220;Afrila\u00e7ia&#8221; duhet par\u00eb si nj\u00eb peizazh kulturor (nd\u00ebr-rajonal) p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb padukshmen t\u00eb dukshme, peizash kulturor prore n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr. &#8220;Afrila\u00e7ia&#8221; p\u00ebrfaq\u00ebson ndikimin kompleks nd\u00ebrkulturor t\u00eb nj\u00eb spektri njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt identifikohen fuqimisht me sfidat, me provat e triumfet e t\u00eb q\u00ebnit banor i k\u00ebtij rajoni.<\/p>\n<p>Sipas fjal\u00ebve nga ata vet\u00eb, q\u00eb nga v. 1991 &#8220;Poet\u00ebt Afrila\u00e7ian\u00eb&#8221; shkruajn\u00eb dhe veprojn\u00eb t\u00eb organizuar, duke kund\u00ebrshtuar bashk\u00ebrisht stereotipin koherent\u00eb t\u00eb nj\u00eb rajoni gjoja t\u00eb homogjenizuar racialisht. P\u00ebrmes shkrimeve dhe p\u00ebrmes ekzistenc\u00ebs s\u00eb enklav\u00ebs s\u00eb tyre, &#8220;Poet\u00ebt Afrila\u00e7ian\u00eb&#8221; vazhdojn\u00eb t&#8217;i zbulojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb lidhin identitetin shoq\u00ebror me rr\u00ebnj\u00ebt dhe prejardhjen, shtresimin socio-ekonomik dhe ndikimin kulturor, si dhe lidhjen e qen\u00ebsishme me tok\u00ebn.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPoezia &#8220;E zeza ka r\u00ebnd\u00ebsi&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi mjaft interesante, n\u00eb kuptimin sa m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb poetik e qart\u00eb se poeti th\u00ebrret p\u00ebr respekt ndaj rac\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, secila qenie humanoide e meriton denj\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore, secila rac\u00eb e meriton denj\u00ebsin\u00eb e barabart\u00eb me t\u00eb bardh\u00ebn. Gjithsesi, &#8220;filozofikisht&#8221; poezia e poetit Wilson sikur prek aq &#8220;thell\u00eb&#8221;. Sipas meje poezia e tij thuase m\u00ebton ta &#8220;p\u00ebrqesh&#8221; vet\u00eb ironin\u00eb e avancimeve shkencore t\u00eb njeriut &#8211; n\u00eb kontrast me absurdin e ngecjes n\u00eb mjaft drejtime t\u00eb tjera, e edhe dmth. sa u p\u00ebrket zhvillimeve, avancimeve socio-politike.<\/p>\n<p>Poeti thuase e fshikullon vet\u00eb ironin\u00eb shkencore duke aluduar n\u00eb &#8220;materien e err\u00ebt&#8221; kozmike. E cila materie hipotetike p\u00ebrb\u00ebn rreth 85% t\u00eb gjith\u00eb universit, dhe rreth 1\/4 t\u00eb densitetit energjitik t\u00eb universit (pra univers si\u00e7 e njohim deri sot me shkencat tona). E megjithat\u00eb &#8220;materia e err\u00ebt&#8221; \u00ebsht\u00eb e padukshme, e paverifikueshme, deri sot p\u00ebrve\u00e7 em\u00ebrtimit &#8220;materie e err\u00ebt&#8221; shkenca s&#8217;ka ofruar asnj\u00eb sqarim, asnj\u00eb di\u00e7 q\u00eb do ia vlente shkenc\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Po ashtu poeti aludon n\u00eb &#8220;vrimat e zeza&#8221; kozmike. Mendja m\u00eb briliante e shkenc\u00ebs sa i p\u00ebrket fizik\u00ebs, Ajnshtajni pati th\u00ebn\u00eb se &#8220;drita lakohet nga masa e trupave t\u00eb r\u00ebnd\u00eb&#8221;. Akademia britanike pati nd\u00ebrmarr ekspedit\u00eb q\u00eb (eventualisht) t\u00eb v\u00ebrtetohej kjo ide e tij, ekspedita pati konkluduar se Ajnshtajni kishte t\u00eb drejt\u00eb &#8211; drita lakohet.<\/p>\n<p>N\u00eb teorizimet e veta Ajnshtajni pati parapar\u00eb se drita do duhej t\u00eb &#8220;lakohet&#8221; nga gravitacioni i ndonj\u00eb trupi t\u00eb madh, psh. si\u00e7 jan\u00eb yjet, jo vet\u00ebm ata super-gjigant\u00eb por dhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Dielli yn\u00eb. Shkenc\u00ebtari Eddington do ta udh\u00ebhiqte ekspedit\u00ebn p\u00ebr fotografimin e eklipsit diellor n\u00eb v. 1919. Fotografit\u00eb pat\u00ebn zbuluar yje n\u00eb sfondin e Diellit, drita e t\u00eb cil\u00ebve (p\u00ebr t\u00eb ardhur tek ne) af\u00ebrmendsh duhej t\u00eb kalonte pran\u00eb Diellit, mir\u00ebpo shikuar nga pozita jon\u00eb n\u00eb Tok\u00eb, pozicionet e tyre tashm\u00eb sugjeronin se drita medoemos do jet\u00eb &#8220;lakuar&#8221; (pik\u00ebrisht si\u00e7 kishte parashikuar Ajnshtajni). P\u00ebrndryshe yjet s&#8217;do duhej t\u00eb ishin aty ku shfaqeshin.<\/p>\n<p>Ato foto t\u00eb ekspedit\u00ebs dhe sqarimet e shkenc\u00ebtar\u00ebve n\u00eb fakt do ishin dhe &#8220;\u00e7imentoja shkencore&#8221; e statutit t\u00eb teoris\u00eb ajnshtaniane. Di\u00e7 m\u00eb t\u00eb &#8220;guximshme&#8221; si teori, njeriu deri at\u00ebher\u00eb ende s&#8217;kishte d\u00ebgjuar. Teoria i ngjante pothuaj &#8220;lunatizmit&#8221;! Do kalonin dekada pasi &#8220;Relativiteti&#8221; qe publikuar, shkollar\u00ebt e bot\u00ebs q\u00eb e kuptonin pothuaj ende mund t\u00eb num\u00ebroheshin me gishtat.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti Ajnshtajn do t&#8217;i quante politikan\u00ebt e koh\u00ebs &#8220;t\u00eb verb\u00ebr&#8221;, meq\u00eb s&#8217;i kuptonin &#8220;hipotezat&#8221; e mundshme lidhur me katastrofat nukleare, qofshin t\u00eb q\u00ebllimshme apo aksidentale. Teksa ashtu pllakosur nga ambicjet politike, me vrapin kuturu p\u00ebr ta &#8220;pancirosur&#8221; energjin\u00eb atomike, sipas tij dhe ishin t\u00eb &#8220;verb\u00ebr&#8221;. Si\u00e7 e dim\u00eb ShBA i pati &#8220;testuar&#8221; bombat atomike, bie fjala p\u00ebrpara se ta &#8220;zgjidhte&#8221; \u00e7\u00ebshtjen e racizmit &#8211; i bie q\u00eb shkenc\u00ebrisht t\u00eb p\u00ebrparuar, mir\u00ebpo nga ana tjet\u00ebr po aq dhe t\u00eb &#8220;prapangelur&#8221;.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, na kujtohen rastet m\u00eb ikonike t\u00eb historis\u00eb s\u00eb ShBA, na kujtohen psh. aktiviteti i Martin Luther King, na kujtohet Rosa Parks, Ruby Bridges&#8230; etj. etj. Dy dekada pas tragjedive nukleare n\u00eb Hiroshima e Nagasaki, n\u00eb v. 1960 vog\u00eblushja 6-vje\u00e7are Ruby Bridges duhej shoq\u00ebruar nga agjent\u00ebt federal\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur nga turmat rrugore t\u00eb t\u00eb bardh\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb siguruar integrimin e saj n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb, at\u00ebher\u00eb n\u00eb New Orleans. Ruby Bridges ishte f\u00ebmija i par\u00eb afro-amerikan t\u00eb regjistrohej n\u00eb shkoll\u00eb publike (me t\u00eb bardh\u00ebt). T\u00eb bardh\u00ebt &#8211; gjithandej shteteve t\u00eb ShBA &#8211; n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin kund\u00ebr vendimit t\u00eb gjykates supreme p\u00ebr shuarjen e segregacionit n\u00ebp\u00ebr shkollat publike.<\/p>\n<p>***<br \/>\nTutje, meq\u00eb &#8220;vrimat e zeza&#8221; t\u00eb Ajnshtajnit jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;trupa katran&#8221; t\u00eb super-ngjeshur dhe me mas\u00eb marramend\u00ebse, vet\u00eb drita e heq t\u00eb zez\u00ebn e m\u00eb t\u00eb zez\u00ebs q\u00eb t&#8217;u shmanget, q\u00eb t&#8217;mos kullufitet nga to. Me terma t\u00eb till\u00eb hipotetik\u00eb, sikur fare logjike q\u00eb drit\u00ebs i duhet t\u00eb lakohet, drita ajnshtaniane thjesht ua b\u00ebn ngapak me &#8220;hile&#8230; vrim\u00ebzezave&#8221; t\u00eb r\u00ebnda, cil\u00ebsdo zezon\u00eb kozmike. Drita duhet t\u00eb &#8220;lakohet&#8221;, ekzistenca e saj varet nga lakueshm\u00ebria, nga fleksibiliteti luminar.<\/p>\n<p>Vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;ironike&#8221;, materia suprematike e universit, 85% e materies universale \u00ebsht\u00eb aso e &#8220;err\u00ebt&#8221; e megjithat\u00eb vet\u00eb shkenca e pohon: s&#8217;e kemi iden\u00eb \u00e7&#8217;na qenka kjo &#8220;materie&#8221;. At\u00ebher\u00eb ndoshta s&#8217;duhet ta ngat\u00ebrrojm\u00eb si &#8220;shkenc\u00eb&#8221; teorizimin rreth shum\u00e7kaje, bie fjala rreth &#8220;vrim\u00ebzezave&#8221;. Qen\u00eb ndar\u00eb madje dhe Nobela p\u00ebr &#8220;detektimin&#8221; e val\u00ebve gravitacionale (si supozime ajnshtajniane &#8211; &#8220;val\u00eb gravitacionale&#8221; shkaktuar nga ndeshja e 2 vrim\u00ebzezave para miliarda viteve, teksa v\u00ebrtiteshin diku n\u00eb oborrin e paskajsh\u00ebm kozmik) !<\/p>\n<p>Teorikisht, &#8220;vrimat e zeza&#8221; formohen nga &#8220;morti&#8221; gravitacional i yjeve, n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ylli, kur burimet e energjis\u00eb shterrojn\u00eb dhe proceset b\u00ebrthamore shuhen, p\u00ebr arsye t\u00eb fush\u00ebs gravitacionale tep\u00ebr t\u00eb madhe (meq\u00eb dmth. masa e tyre \u00ebsht\u00eb marramend\u00ebse), kthimi n\u00eb &#8220;vrim\u00ebzeza&#8221; do jet\u00eb di\u00e7 e pashmangshme.<br \/>\nE keqja \u00ebsht\u00eb se shkenc\u00ebtar\u00ebt vet\u00eb s&#8217;i kan\u00eb par\u00eb tek formohen, madje as q\u00eb kan\u00eb shans t&#8217;i shohin. Ose tekefundit na duhet t\u00eb presim me miliarda vjet (le t&#8217;jet\u00eb, mund t\u00eb presim, pse jo, shkencat i kemi super-fringo t\u00eb reja &#8211; kemi pra koh\u00eb).<\/p>\n<p>Rishtas, teorikisht, shkenca thot\u00eb se nj\u00eb yll i st\u00ebrmadh, psh. nj\u00eb super-gjigant kuqalosh, vetiu \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr masiv p\u00ebr t&#8217;shp\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb supernov\u00eb. Dmth. s&#8217;do ket\u00eb ndonj\u00eb super-eksplozion, por nga masa e vet ylli i till\u00eb kthehet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nj\u00eb &#8220;vrim\u00ebzez\u00eb&#8221; masive. Sidoqoft\u00eb vdekja e tij, metamorfoza tashm\u00eb &#8220;zezonike&#8221; do gjeneroj\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim val\u00ebsh gravitacionale. Shih pra, s&#8217;na duhet patjet\u00ebr ndeshja e dy &#8220;vrim\u00ebzezave&#8221; si event spektakolar kozmik, teorikisht i kemi t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr &#8220;val\u00eb gravitacionale&#8221;, i kishte Ajnshtajni pse t&#8217;mos i kemi dhe ne.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, na p\u00eblqeu apo jo, super-gjigant\u00ebt yjor si dhe masat e tyre pothuaj s&#8217;mund t&#8217;i marrim as me mend. Andaj p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb super-yjet e till\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb &#8220;super-larg&#8221;, s&#8217;mund t&#8217;i arrijm\u00eb as teorikisht as shkenc\u00ebrisht. \u00cbsht\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb problematik\u00ebn e njohur t\u00eb &#8220;miliarda viteve&#8221;, si term teknik. Shkenc\u00ebtar\u00ebt klithin aq leht\u00eb &#8220;miliarda vjet&#8221;, por ata mir\u00ebfilli e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb pothuaj qesharake. E sidomos par\u00eb me lup\u00ebn e kritereve shkencore. Meq\u00eb, si interval kohor, p\u00ebr mendjen ton\u00eb ngelet e pakap\u00ebrthyeshme sa \u00ebsht\u00eb (si koh\u00eb). Kalendar\u00ebt s&#8217;e kap\u00ebrthejn\u00eb, as mendja jon\u00eb s&#8217;e ka at\u00eb kapacitet. Th\u00ebnia &#8220;miliarda vjet&#8221; mund t&#8217;jet\u00eb sa vet\u00eb pafund\u00ebsia, sa vet\u00eb amshimi &#8211; qe shprehur nj\u00eb dikush. N\u00eb fakt, shikuar m\u00eb &#8220;holl&#8221;, shkenca e sotme s&#8217;do duhej ta p\u00ebrdorte as termin &#8220;miliona vite&#8221;, pa le &#8220;miliarda&#8230; &#8220;!<\/p>\n<p>N\u00ebse nga hartografia kozmike helbete e hetojm\u00eb se nj\u00eb yll na &#8220;mungon&#8221; (pasi deri dje ishte&#8230; ja, pik\u00ebrisht aty figuronte), prap\u00eb s&#8217;na garantohet se do ta detektojm\u00eb &#8220;vrim\u00ebzez\u00ebn&#8221; e tij.<br \/>\nJo vet\u00ebm sepse i gjith\u00eb kozmosi i err\u00ebt, por sepse drita e yllit q\u00eb deri dje e shihnim mund t&#8217;ket\u00eb udh\u00ebtur me qindra-mij\u00ebra vjet p\u00ebr t&#8217;ardhur tek ne. N\u00ebse tashm\u00eb yll i vdekur&#8230; i fikur, kjo prap\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb drita e tij do jet\u00eb shuar qindra-mij\u00ebra vjet m\u00eb par\u00eb. Rrezja e fundit nga ai yll i &#8220;djesh\u00ebm&#8221; ishte rreze e kushedikurshme. Dhe pra kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb tilla larg\u00ebsi, e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb detektohet di\u00e7 e &#8220;zez\u00eb, brenda t\u00eb zez\u00ebs&#8221;. Kur yjet vdesin, kur drita shuhet&#8230; e zeza n\u00eb err\u00ebsir\u00eb (brenda t\u00eb zez\u00ebs) thjesht ngelet e padukshme.<\/p>\n<p>Ndoshta prandaj dhe konkludojm\u00eb se 85% e materies universale \u00ebsht\u00eb aso e &#8220;err\u00ebt&#8221;, se gjith\u00ebsia \u00ebsht\u00eb duke u zgjeruar, se galaktikat duke u larguar nga nj\u00ebra-tjetra tash e 14 miliard\u00eb vjet, q\u00eb nga &#8220;Bangu&#8221; i Madh. Dhe at\u00eb secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb shpejt\u00eb, galaktikat p\u00ebrshpejtohen n\u00eb largim\u00ebsin\u00eb e vet. Sipas shkenc\u00ebs, n\u00eb fund do ngelet nj\u00eb zezon\u00eb universale, nj\u00eb lloj bosh\u00ebsie q\u00eb megjithat\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb &#8220;bosh&#8221; (ndoshta 100% materie e err\u00ebt)! Se \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb kjo &#8220;zezon\u00eb kozmike&#8221; e sotme, dhe \u00e7do jet\u00eb ajo q\u00eb pason me zgjerimin e gjith\u00ebsis\u00eb, s&#8217;e kemi iden\u00eb.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt tash e 100 vjet (nga ideja e Ajnshtajnit) ende s&#8217;kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb vdekjes s\u00eb ndonj\u00eb ylli, ende s&#8217;e kan\u00eb par\u00eb formimin e nj\u00eb &#8220;vrim\u00ebzeze&#8221; yjore. Yjet ashtu krenar\u00eb, me miliarda vjet s&#8217;na e varin, mos vall\u00eb ndoshta dhe vdekja e tyre \u00ebsht\u00eb di\u00e7 tmerr\u00ebsisht e ngadalshme. Shkenc\u00ebtar\u00ebt sikur s&#8217;e kan\u00eb durimin e yjeve p\u00ebr ta d\u00ebshmuar vdekjen e tyre. Vall\u00eb si do ta d\u00ebshmojn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, kur kjo gjith\u00ebsia q\u00eb e shohim gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr duke u &#8220;zgjeruar&#8221;, duke ngelur pa drit\u00ebn, duke e gllab\u00ebruar e zeza!<\/p>\n<p>Vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb ironike q\u00eb hipotezat m\u00eb t\u00eb &#8220;avancuara&#8221; t\u00eb shkenc\u00ebs s\u00eb sotme kan\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb &#8220;zez\u00ebn&#8221;! Vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb ironike q\u00eb konfuzioni i s\u00eb sotmes ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me &#8220;materien e er\u00ebt&#8221; (hipotetike), me &#8220;vrim\u00ebzezat&#8221; (hipotetike), me &#8220;energjin\u00eb e err\u00ebt&#8221; (hipotetike, e cila do duhej t&#8217;ishte nj\u00eb form\u00eb e energjis\u00eb q\u00eb ushtron presion negativ, mbase supozuar t\u00eb jet\u00eb di\u00e7 si &#8220;energji zbrampse&#8221;, q\u00eb i kund\u00ebrvihet fuqis\u00eb gravitacionale).<\/p>\n<p>Ka tashm\u00eb nj\u00eb shekull nga publikimi i teoris\u00eb ajnshtajniane, thuhet se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar si &#8220;teori e v\u00ebrtet\u00eb&#8221;, se teoria ka baz\u00eb shkencore. N\u00eb rregull, por vall\u00eb si mund t\u00eb ndahen Nobela p\u00ebr verifikimin e val\u00ebve gravitacionale t\u00eb lidhura me &#8220;fenomenet teorike-hipotetike, me miliarda vjet t\u00eb vjetra&#8221;! Vet\u00eb s&#8217;e kam iden\u00eb, natyrisht.<\/p>\n<p>Para disa miliard\u00eb vjet\u00ebsh ndeshen dy &#8220;vrim\u00ebzeza&#8221; hipotetike t\u00eb kozmosit, dhe (me ndihm\u00ebn e &#8220;gravitonit&#8221; hipotetik, padyshim dhe ai i &#8220;zi&#8221;, di\u00e7 si super-grimc\u00eb kurr\u00eb e zbuluar, p\u00ebrpos me hipotezat) hoooop n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet multi-dimensionale t\u00eb universit (sipas string-teoris\u00eb madje dhe t\u00eb multi-versit), niset di\u00e7 si &#8220;cunami gravitacional&#8221;!<\/p>\n<p>Fat i madh pra, fat q\u00eb shkenc\u00ebrisht q\u00eblluam &#8220;zgjuar&#8221;. Korniza kohore (nj\u00eb-shekullore) e jona ishte pik\u00ebrisht &#8220;timing-u&#8221; i ardhjes s\u00eb tyre tek ne, pas zgjerimit pandal\u00eb, me miliarda vjet! Mos vall\u00eb her\u00eb-her\u00eb val\u00ebt t\u00eb ken\u00eb frenuar, q\u00ebllimisht t\u00eb jen\u00eb ngadal\u00ebsuar enkas q\u00eb t&#8217;i kapnim ne!<br \/>\nP\u00ebrndryshe s&#8217;ka si sqarohet sakt\u00ebsia e till\u00eb prej disa miliard\u00eb viteve, s&#8217;ka si sqarohet madje as vet\u00eb fati q\u00eb na buz\u00ebqeshi! N\u00eb vend t\u00eb graviton-val\u00ebve q\u00eb i prisnim, mund t&#8217;na kishte ardhur ndonj\u00eb val\u00eb meteorit\u00ebsh, bie fjala n\u00ebse t&#8217;ishim si dinosaur\u00ebt &#8220;stampuar&#8221; me fatin e zi.<\/p>\n<p>E sotmja e shkenc\u00ebs na i imponon lloj-lloj hipotezash, t\u00eb gjitha thuase patjet\u00ebr duhet t&#8217;jen\u00eb t\u00eb &#8220;zeza&#8221;! Na imponohet ta shpallim 85% t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb si &#8220;materie e err\u00ebt&#8221;, na imponohet &#8220;gravitoni&#8221; (i zi, padyshim), na imponohet &#8220;energjia e err\u00ebt&#8221;, na imponohen &#8220;vrim\u00ebzezat&#8221;&#8230; booo, mos vall\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb shkenca ambicioze s&#8217;e ka iden\u00eb, na serviret si &#8220;di\u00e7 e zez\u00eb&#8221; !<\/p>\n<p>Dhe prap\u00eb, mrekullia s&#8217;mbaron me kaq, e keqja \u00ebsht\u00eb permanente, asgj\u00eb nga k\u00ebto t\u00eb &#8220;zeza&#8221; s&#8217;mund t\u00eb d\u00ebshmohet pa kaluar miliarda vjet. Ngush\u00ebllim q\u00eb Dielli krenar, si nj\u00eb yll shk\u00eblqimtar s&#8217;e ka nd\u00ebrmend t\u00eb shuhet dhe ca miliarda vjet. Mir\u00ebpo \u00e7&#8217;e do, kur ashtu-k\u00ebshtu do na duhen miliarda vjet p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebrtetuar teorit\u00eb e s\u00eb sotmes. Bie fjala u desh t\u00eb kalonin miliarda vjet q\u00eb &#8220;val\u00ebt e Ajnshtajnit&#8221; t\u00eb arrinin pik\u00ebrisht n\u00eb pragun e shkenc\u00ebs son\u00eb. K\u00ebsaj radhe q\u00eblluam &#8220;zgjuar&#8221;, fort bukur.<\/p>\n<p>Del se do kishte qen\u00eb gabim trashanik, n\u00ebse t&#8217;ishin kushtet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e detektor\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e Ajnshtajnit, del se do ishte djegie parash t\u00eb m\u00ebdha. Imagjino, i nd\u00ebrtojm\u00eb detektor\u00ebt, ulemi me grepin dhe e presim peshkun, nd\u00ebrsa &#8220;val\u00ebt&#8221; askund, do vijn\u00eb k\u00ebndej tek pas nj\u00eb shekulli. S&#8217;do pinte pra uj\u00eb as shkenca as durimi yn\u00eb, peshku s&#8217;do ta kafshonte grepin, sepse larg. Ajnshtajni vet\u00eb s&#8217;e dinte ekzakt\u00ebsisht ardhjen e &#8220;val\u00ebve&#8221; k\u00ebndej kah dera jon\u00eb, por mrekullia do ndodhte sakt\u00ebsisht nj\u00eb shekull pas teoris\u00eb.<\/p>\n<p>Duhej llogaritur me sakt\u00ebsi ndeshjen hipotetike t\u00eb &#8220;vrimave t\u00eb zeza&#8221; (event q\u00eb ka ndodhur para miliarda vitesh), duhej llogaritur &#8220;timing-un&#8221; e sakt\u00eb kur val\u00ebt do kalojn\u00eb k\u00ebndejpari, dmth. duhej llogaritur shpejt\u00ebsia e tyre tek zgjerohen pafund\u00ebsis\u00eb kozmike. Pasi t&#8217;i kesh llogaritur k\u00ebso detaje, tek pastaj sakt\u00ebsisht n\u00eb koh\u00ebn e duhur piqen kushtet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e detektor\u00ebve. Natyrisht, kapja, detektimi i graviton-val\u00ebve pas miliarda viteve s&#8217;\u00ebsht\u00eb di\u00e7 e pamundur, kurr\u00eb s&#8217;duhet th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb. Sikur se, n\u00ebnkuptohet, suksesi eventual i &#8220;kapjes&#8221; s\u00eb tyre duhet festuar me shampanja e me Nobela.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka n\u00eb koh\u00ebn e vet, p\u00ebr nj\u00eb shekull t\u00eb gjat\u00eb men\u00e7uria e Ajnshtajnit duhej ta priste v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e vet. T\u00eb merresh me marramendjen yjore, duhet durim jasht\u00ebzakonisht i madh. Nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebrngutemi, na duket sikur s&#8217;e kemi at\u00eb durimin yjor. Sot, pas 6-7 dekadave duke u marr\u00eb me bombat e me atomikat, s&#8217;e kemi iden\u00eb \u00e7do b\u00ebjm\u00eb me mij\u00ebra kokash b\u00ebrthamore, me mij\u00ebra i ka vet\u00ebm ShBA, me mij\u00ebra t\u00eb tjera Rusia moderne, pas asaj Sovjet-Er\u00ebs dekadente. Uroj t&#8217;mos ngutemi duke i &#8220;\u00e7montuar&#8221;, uroj t&#8217;mos ndodh\u00eb ndonj\u00eb &#8220;Bang&#8221; i madh, jo aq i madh sa &#8220;Bang-u&#8221; i shkenc\u00ebs, ama mjaftuesh\u00ebm i madh sa p\u00ebr t&#8217;na hedhur n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, shkenca na i servir panum\u00ebr hipotezash t\u00eb pashmangshme, na ngush\u00ebllon se fati i gjith\u00eb universit \u00ebsht\u00eb i panjohur, (q\u00eb nga &#8220;Bang-u&#8221; i Madh) gjith\u00ebsia secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb shpejt\u00eb duke u zgjeruar, yjet duke u larguar nga nj\u00ebri-tjetri. Dmth. ashtu-k\u00ebshtu, her\u00ebdokur me &#8220;vrim\u00ebzeza&#8221; e me hipoteza do i haj\u00eb zezona kozmike!<\/p>\n<p>E desh\u00ebm apo s&#8217;e desh\u00ebm, e zeza pra na qenka di\u00e7 &#8220;suprematike&#8221;, privilegj i kozmosit. E bardh\u00eb drita, Diellin dhe mund ta quajm\u00eb bardhosh, apo t\u00eb verdh\u00eb, who cares&#8230; asgj\u00eb s&#8217;e ndryshon faktin e err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb paskajshme rrotull tij. Supremaci fantomike, energji e zez\u00eb, materie err\u00ebt, gravitacion i paduksh\u00ebm, gjith\u00e7ka e zez\u00eb strukur n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Le t&#8217;jet\u00eb, mir\u00ebpo p\u00ebrderisa shkenca s&#8217;e ka iden\u00eb, e &#8220;zeza&#8221; e padukshme na qenka pra kot. Materia e err\u00ebt q\u00eb nuk shihet pra as nuk njihet. Krenaria e t\u00eb zez\u00ebs lind dhe vdes brenda vetes, as hijet dhe as e zeza s&#8217;kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr frym\u00ebmarrjen! Shkurt, o s&#8217;jan\u00eb ekzistente, o s&#8217;kan\u00eb vler\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"attachment_6592\" style=\"width: 310px\" class=\"wp-caption alignright\"><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Keith_S_Wilson_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-6592\" class=\"size-medium wp-image-6592\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Keith_S_Wilson_web-300x255.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"255\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Keith_S_Wilson_web-300x255.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Keith_S_Wilson_web-1024x870.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Keith_S_Wilson_web-768x652.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Keith_S_Wilson_web.jpg 1280w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-6592\" class=\"wp-caption-text\">Keith S. Wilson<\/p><\/div>\n<p>E ZEZA KA R\u00cbND\u00cbSI<br \/>\nKeith S. Wilson [ ShBA, &#8220;Poet Afrila\u00e7ian&#8221; ]<\/p>\n<p><em>(pas poetit D. H. Lawrence)<\/em><\/p>\n<p>t\u00eb ta them, pra, se ekzistojm\u00eb?<br \/>\nerdhi p\u00ebrkujdesja e ndritshme,<br \/>\nblu dhe e bardh\u00eb.<br \/>\npolicia si engj\u00ebj t\u00eb qaravitur<br \/>\np\u00ebr t&#8217;m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb hidhur.<\/p>\n<p>dhe k\u00ebshtu, kjo: materia e err\u00ebt<br \/>\n\u00ebsht\u00eb hipotetike.<br \/>\ndije q\u00eb s&#8217;mund t\u00eb shihet<\/p>\n<p>n\u00eb pluhurin e barotit t\u00eb lules,<br \/>\nn\u00eb krimbin tek ngjitet betonit,<br \/>\nn\u00eb njeriun q\u00eb shtr\u00ebngohet t&#8217;mos flas\u00eb.<\/p>\n<p>goj\u00ebmbyllja, oh goj\u00ebqepja.<br \/>\nsepse hija s&#8217;mund t\u00eb frymoj\u00eb.<br \/>\nhijet s&#8217;i privon fryma nga asgj\u00ebja.<br \/>\nkrenaria<\/p>\n<p>lind n\u00eb t\u00eb zez\u00ebn dhe pastaj vdes n\u00eb t\u00eb.<br \/>\ne d\u00ebgjoj hijen ton\u00eb, dridhjen e ul\u00ebt<br \/>\nt\u00eb dor\u00ebshtr\u00ebngimit.<\/p>\n<p>materia e err\u00ebt \u00ebsht\u00eb e padukshme.<br \/>\nne vet\u00eb e themi: se si drita<br \/>\nlakohet rreth nj\u00eb trupi t\u00eb zi,<br \/>\ndhe prap\u00eb s&#8217;do i shihni &#8220;aurat&#8221; e zeza,<br \/>\nmadje dhe k\u00ebtu, vet\u00eb duke jua th\u00ebn\u00eb<br \/>\nqart\u00eb se ku ndodhen.<\/p>\n<p><em>\u00a9 K. Wilson &#8211; Burimi: &#8220;Field Notes on Ordinary Love&#8221; &#8211; via Poetry Foundation, ShBA<\/em><br \/>\n<em>\u00a9 p\u00ebr p\u00ebrkthimin: S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Maj 2020 &#8211; Persiatje: anatomia &#8220;filozofike e nj\u00eb poezie ] N\u00eb biografin\u00eb e poetit theksohet se K. Wilson \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;Poet Afrila\u00e7ian&#8221;, term ky i cili do duhej t&#8217;i sillte n\u00eb pah kontributet kulturore,&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6594\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-6594","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6594\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}