{"id":6767,"date":"2024-08-17T14:35:38","date_gmt":"2024-08-17T13:35:38","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6767"},"modified":"2024-08-19T07:22:42","modified_gmt":"2024-08-19T06:22:42","slug":"e-kuqja-krenaria-ylberike-eksploatimi-i-gjithanshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6767","title":{"rendered":"E Kuqja, Krenaria dhe Eksploatimi Total (# 0)"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, t 2020 &#8211; humoresk\u00eb)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>shqiptar\u00ebt e kultivojn\u00eb dhe e eksploatojn\u00eb t\u00eb kuqen ekstensivisht e pa m\u00ebshir\u00eb \u2013 e nj\u00ebjta vlen dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, e edhe p\u00ebr historin\u00eb\u2026 \u00e7udia vet\u00eb q\u00eb Stalini dikur s\u2019i pati b\u00ebr\u00eb mustaqet t\u00eb kuqe<\/strong> : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/E-kuqja-Krenaria-ylberike-eksploatimi-i-gjithanshem.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-6768\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/E-kuqja-Krenaria-ylberike-eksploatimi-i-gjithanshem.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1000\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/E-kuqja-Krenaria-ylberike-eksploatimi-i-gjithanshem.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/E-kuqja-Krenaria-ylberike-eksploatimi-i-gjithanshem-300x188.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/E-kuqja-Krenaria-ylberike-eksploatimi-i-gjithanshem-1024x640.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/E-kuqja-Krenaria-ylberike-eksploatimi-i-gjithanshem-768x480.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/E-kuqja-Krenaria-ylberike-eksploatimi-i-gjithanshem-1536x960.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><span style=\"color: #999999;\"><em>(gjoja si foto-ilustrim p\u00ebr artikullin desha ta ngjes k\u00ebtu nj\u00eb &#8220;ferrari&#8221;, aso kuq-e-zeze marramend\u00ebse, <span class=\"x193iq5w xeuugli x13faqbe x1vvkbs x1xmvt09 x1lliihq x1s928wv xhkezso x1gmr53x x1cpjm7i x1fgarty x1943h6x xudqn12 x3x7a5m x6prxxf xvq8zen xo1l8bm xzsf02u x1yc453h\" dir=\"auto\">por hoqa dor\u00eb, sepse duhet kujdes, s\u2019duhet trazuar zemra e askujt<\/span>)<\/em><\/span><\/p>\n<p>E kuqja bot\u00ebrisht njihet si nj\u00eb nga ngjyrat m\u00eb simpatike, \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si krenari e spektrit (ylberik). Simpatike, jo vet\u00ebm se gjoja universalisht na qenka &#8220;ngjyr\u00eb e dashuris\u00eb&#8221;, as jo p\u00ebr faktin q\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 si ngjyr\u00eb t\u00eb &#8220;dashuris\u00eb&#8221; e kan\u00eb dhe si favorite t\u00eb &#8220;patriotizmit&#8221;, edhe k\u00ebto vlejn\u00eb, patjet\u00ebr se vlejn\u00eb por n\u00eb fakt ka dhe shum\u00eb arsye tjera rreth simpatis\u00eb.\u00a0 Dhe s&#8217;duhet mohuar, shqiptar\u00ebt mjaft t\u00eb privilegjuar, e kan\u00eb edhe=edhe, plus=plus, lum=lum, mpu\u00e7=mpu\u00e7 etj. Andaj dhe jan\u00eb fort t\u00eb njohur p\u00ebr &#8220;eksploatimin e s\u00eb kuqes&#8221;, e kultivojn\u00eb dhe e eksploatojn\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p>Pakashum\u00eb nj\u00ebsoj si\u00e7 dhe francez\u00ebt i kultivojn\u00eb aromat, olfaksionet, fragrancat, lulet industriale, tr\u00ebndafilat e parfumeris\u00eb, i ndrydhin dhe i shfryt\u00ebzojn\u00eb lulet n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra e alternativa. Edhe shqiptar\u00ebt e 2-3 dekadave m\u00eb t\u00eb fundit i kan\u00eb p\u00ebrparuar shum\u00eb jo vet\u00ebm TV-reklamat dhe banderolat, por dhe TV-programaturat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi; sa e sa Romeot e sa Xhulietat, sa e sa Shehrezadet e sa romancat, sa e sa telenovelat e sapuniadat, lloj-lloj amoriadash turke, derdhin lot lloj-lloj xhulietash orientale, nat\u00eb p\u00ebr nat\u00eb sapuniada t\u00eb &#8220;lira&#8221;, me dit\u00eb e me net, me muaj e me vjet, lloj-lloj sentimentesh&#8230; sa e sa dridhje zemrash, sa e sa &#8220;t\u00ebk&#8221; e sa lot\u00ebt, mos pyet.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb topiten zemrat e edhe mendja, i harron njeriu me m\u00ebrzitje e me politika, e kuqja natyrisht se ndihmon t\u00eb harrohen mjaft brenga. Sikur ndoshta q\u00eb vlen dhe e kund\u00ebrta, s&#8217;domend se ndokush merret dhe me rezistenc\u00ebn. Njeriu duhet t&#8217;jet\u00eb i \u00e7elikosur n\u00eb zem\u00ebr, p\u00ebrndryshe e mori lumi me ndjenjat, me sentimentet. Gjithandej ndjehet graviteti marramend\u00ebs i s\u00eb kuqes, rreth t\u00eb kuqes. Panum\u00ebr koncerte, secil\u00ebn mbr\u00ebmje spektakolaritete, gravitojn\u00eb panum\u00ebr buz\u00ebkuqe, panum\u00ebr bileta e evente. Koh\u00ebve t\u00eb fundit hesapet kulturore aq t\u00eb avancuara, aq sa p\u00ebr inat&#8230; n\u00ebse t&#8217;jet\u00eb fjala p\u00ebr evente koncertale, ehuuu mund t&#8217;ia tregosh b\u00ebrrylin dhe vet\u00eb &#8220;Euro-vizionit&#8221;.<\/p>\n<p>Por sidomos duket theksuar dhe s&#8217;duhet harruar eksploatimin e s\u00eb kuqes n\u00ebp\u00ebr eventet politike. TV-pollavrat, revistat &#8220;roz\u00eb&#8221; dhe gazetat e partive&#8230; apo dhe le t&#8217;i harrojm\u00eb fare k\u00ebto. Imagjinoje imagjinat\u00ebn kreative t\u00eb fansave me potencialin e s\u00eb kuqes, imagjinoje kreativitetin p\u00ebr reklamat e partive, imagjinoji panum\u00ebr postera, afishe e banderola, nisu nga Tirana ca km andej kah deti (1 autostrad\u00eb t\u00eb vetme ka andej kah Durr\u00ebsi, s&#8217;e humb kush udh\u00ebn, s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb numrohen banderolat, dhe as posterat) dhe gjith\u00e7ka do jet\u00eb e qart\u00eb kristal. Realisht s&#8217;i shkon mendja kujt as t\u00eb shtyhet as t\u00eb garoj\u00eb, mir\u00ebpo sa i p\u00ebrket eksploatimit t\u00eb s\u00eb kuqes askush e hi\u00e7-kush mund t&#8217;shtyhet me shqiptar\u00ebt, zor se mund t\u00eb matet kush me ta.<\/p>\n<p>Shtoja t\u00eb kuqes pak\u00ebz t\u00eb bardh\u00eb, vet\u00ebm pak\u00ebz, nj\u00eb grim\u00eb fare dhe hooop do kesh di\u00e7 si &#8220;roz\u00eb e leht\u00eb&#8221; &#8211; di\u00e7 si devijim p\u00ebr tr\u00ebndafilat e modernizmit, p\u00ebr tr\u00ebndafilat e proletarizmit shqiptar. Gjithsesi, simpatia universale ndaj t\u00eb kuqes s&#8217;ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me k\u00ebto, kuptohet se ka panum\u00ebr &#8220;faktor\u00eb&#8221; t\u00eb tjer\u00eb, e tham\u00eb dhe atje lart. Bie fjala, dikur ajo Sovjet-Rusia e paskajshme krenohej me t\u00eb kuqen si askush tjet\u00ebr, si asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr i planetit. \u00c7udia vet\u00eb q\u00eb Stalini s&#8217;i pati b\u00ebr\u00eb mustaqet t\u00eb kuqe, kacagjelosej sa s&#8217;ka m\u00eb, fryhej, krekosej gjithandej.<\/p>\n<p>Apo se mos vet\u00ebm dikur&#8230; edhe sot psh. ajo Kina e madhe p\u00ebrskuqet si krenaroshe e prosperitetit ekonomik. Prore n\u00eb paqe, e p\u00ebrqafuar me paqen, kuqaloshe paq\u00ebsore e pandalshme. Edhe pse, nga ana tjet\u00ebr, sikur ngelet di\u00e7 e paqart\u00eb&#8230; se pse duhet e kuqja medoemos t&#8217;u &#8220;vishet&#8221; kinez\u00ebve s&#8217;e kam iden\u00eb mir\u00ebfilli. Dihet se tashm\u00eb jan\u00eb dyzuar komunisto-kapitalizmi mir\u00ebpo n\u00ebp\u00ebr hartat e bot\u00ebs Kina gjithmon\u00eb paraqitet e kuqe. As pse Sovjet\u00ebt e pat\u00ebn zgjedhur dikur si ngjyr\u00eb favorite zor ta ket\u00eb kush iden\u00eb. Jo vet\u00ebm un\u00eb por ndoshta as historian\u00ebt s&#8217;e din\u00eb sakt\u00ebsisht, ndoshta as vet\u00eb kronist\u00ebt e atij Ivanit t\u00eb tmerrsh\u00ebm (dmth. Carit t&#8217;par\u00eb t\u00eb historis\u00eb).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ashtu laikisht le t&#8217;themi se vetiu \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si ngjyr\u00eb magjike-ylberike, af\u00ebrmendsh n\u00ebse t&#8217;ishte ndonj\u00eb ngjyr\u00eb &#8220;antipatike&#8221; s&#8217;do e zgjedhte kush. E kuqja \u00ebsht\u00eb ngjyra e zjarrit dhe e prush\u00ebzimit, ngjyr\u00eb e ngroht\u00ebsis\u00eb, e ndjenjave, ngjyr\u00eb e vrullit, e aktivitetit (jo vet\u00ebm &#8220;vullkanik&#8221; : ) ngjyr\u00eb e pasionit, e t\u00ebrheqjes erotike, e seksualitetit, e dashuris\u00eb. Duke qen\u00eb dhe ngjyra e gjakut e kuqja simbolizon madje dhe vet\u00eb jet\u00ebn. Historikisht konsiderohej si ngjyr\u00eb-simbolike e sakrific\u00ebs, konsiderohet dhe sot e k\u00ebsaj dite, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe si simbol i energjis\u00eb jet\u00ebsore dhe i guximit.<\/p>\n<p>Shkurt e tro\u00e7, t\u00eb gjith\u00eb frymor\u00ebt e planetit e p\u00eblqejn\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb vuajn\u00eb nga fobia, kjo dhe kuptohet, t\u00eb till\u00eb dhe justifikohen &#8211; ka ca persona nuk ndjehen mir\u00eb me t\u00eb kuqen. S&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb &#8220;shkenc\u00eb&#8221; n\u00eb vete, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi frika ndaj t\u00eb kuqes njihet si eritrofobia. P\u00ebrndryshe, pra n\u00ebse t&#8217;i kemi p\u00ebrjashtuar eritrofob\u00ebt, padyshim t\u00eb gjith\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb, pa p\u00ebrjashtime. E sidomos kur e kuqja kombinohet me t\u00eb zez\u00ebn, at\u00ebher\u00eb booo mos pyet, kaptivim total, e kuqja pastaj b\u00ebhet totalisht e parezistueshme.<\/p>\n<p>Imagjinoje si shembull bukurin\u00eb e bukurusheve Ferrari, makin\u00eb marramend\u00ebse q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb &#8220;ndaloj\u00eb&#8221; dhe vet\u00eb mendjen. Imagjinoje flamurin, sakaq sikur ngelesh pa frym\u00ebmarrjen, zemra ia fillon me rrahjet e forta sepse thuase harron t\u00eb frymosh. Sepse mrekullia kuq-e-zi stopon gjith\u00e7ka, pothuaj nj\u00ebsoj si\u00e7 telenovelat dhe sapuniadat orientale e &#8220;stopojn\u00eb&#8221; koh\u00ebn dhe i zbusin brengat politike t\u00eb popullit, s&#8217;jemi duke th\u00ebn\u00eb se na qenkan di\u00e7 si &#8220;analgetik\u00eb&#8221; t\u00eb vramendjes, por sepse kan\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb kuqen, me dashurin\u00eb, me pasionin.<\/p>\n<p>E p\u00ebrmend\u00ebm se ndokush merret dhe me rezistenc\u00ebn, t\u00eb till\u00eb besojn\u00eb se duhet t&#8217;jesh i fort\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, p\u00ebrndryshe t&#8217;merr lumi me sentimentet. Mir\u00ebpo hm, \u00e7&#8217;jam duke d\u00ebrd\u00ebllitur tani&#8230; s&#8217;\u00ebsht\u00eb as nevoja t&#8217;u rezistosh kuq-e-zezave, pse duhet rezistuar. Thuase medoemos u dashka rezistenc\u00eb, l\u00ebre t&#8217;fluturoj\u00eb imagjinata, krenaris\u00eb falja flatrat, kujtoje psh. krenarin\u00eb e val\u00ebvitjes s\u00eb flamurit t\u00eb partis\u00eb, buz\u00ebkuqin e t\u00eb dashur\u00ebs etj etj. Anise b\u00ebn dhe totalisht ndryshe, psh. harroje fare Shqip\u00ebrin\u00eb, ehuuu thuase vet\u00ebm shqiptar\u00ebt ditkan me t\u00eb kuqen, m\u00ebsyja bot\u00ebs me krenarin\u00eb, bota ka panum\u00ebr marramendjesh t\u00eb kuqe, lloj-lloj kuqaloshesh marramend\u00ebse : )<\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, t 2020 &#8211; humoresk\u00eb) (&#8230;shqiptar\u00ebt e kultivojn\u00eb dhe e eksploatojn\u00eb t\u00eb kuqen ekstensivisht e pa m\u00ebshir\u00eb \u2013 e nj\u00ebjta vlen dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, e edhe p\u00ebr historin\u00eb\u2026 \u00e7udia vet\u00eb q\u00eb Stalini dikur s\u2019i pati&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6767\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-6767","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6767"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6767\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}