{"id":6839,"date":"2020-11-02T19:33:15","date_gmt":"2020-11-02T18:33:15","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6839"},"modified":"2024-09-05T15:22:40","modified_gmt":"2024-09-05T14:22:40","slug":"gjuhesia-surreale-mustakologjia-dhe-fjaleformimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6839","title":{"rendered":"Gjuh\u00ebsia Surreale &#8211; Mustakologjia dhe Fjal\u00ebformimi!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu \u2013 Ars Poetica, K 2015 (humoresk\u00eb&#8230;)<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb kuriozitet mjaft \u201cinteresant\u201d lidhur me Shqipen e m\u00ebsova sot. Jo nga ndonj\u00eb lib\u00ebr, as nga fjalori, as nga gazetat, revistat, enciklopedit\u00eb\u2026 por nga nj\u00eb skotlandez. Sipas tij shqipja na i pask\u00ebsh plot 27 fjal\u00eb p\u00ebr lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb mustaqeve, si dhe 30 fjal\u00eb e sinonime p\u00ebr lloje t\u00eb ndryshme vetullash! Skotlandezi thoshte se jan\u00eb kaq e kaq fjal\u00eb, afro 60 sosh (30 p\u00ebr vetullat + 27 p\u00ebr mustaqet) por jo dhe cilat jan\u00eb \u2013 nuk p\u00ebrmendte shembuj, asgj\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Ngela, u mahnita\u2026 natyrisht mahnitje e \u00ebmb\u00ebl, s\u2019ka m\u00eb \u00ebmb\u00ebl se t\u2019mahnitesh nga vet\u00eb gjuha amtare! E m\u00ebsova k\u00ebt\u00eb nga Arran Lomas (e d\u00ebgjova nga ai\u2026 dmth. nga nj\u00eb video e tij n\u00eb Youtube). N\u00ebse t\u2019na jet\u00eb kuriozitet i bazuar n\u00eb fakte, apo sharllataniz\u00ebm, apo thjesht shaka kot, s\u2019e kam iden\u00eb. Po e vrisja mendjen, vall\u00eb prej nga ta ket\u00eb m\u00ebsuar ai k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/arspo_gjuha_surreale_mustakologjia_dhe_fjaleformimi_humoreske_opt1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-15594\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/arspo_gjuha_surreale_mustakologjia_dhe_fjaleformimi_humoreske_opt1.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"1264\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/arspo_gjuha_surreale_mustakologjia_dhe_fjaleformimi_humoreske_opt1.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/arspo_gjuha_surreale_mustakologjia_dhe_fjaleformimi_humoreske_opt1-300x271.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/arspo_gjuha_surreale_mustakologjia_dhe_fjaleformimi_humoreske_opt1-1024x925.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/arspo_gjuha_surreale_mustakologjia_dhe_fjaleformimi_humoreske_opt1-768x693.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>M\u2019u duk mjaft e v\u00ebshtir\u00eb ta v\u00ebrtetoja pohimin e tij. S&#8217;kam si v\u00ebrtetoj di\u00e7 kok\u00ebzbrazur, pa burimet e pa njohurit\u00eb, pa bagazhin e pasur, pa kok\u00ebn plot?! V\u00ebrtetimet s\u2019b\u00ebhen kok\u00ebbosh, duhet patur n\u00eb \u201cmendje\u201d s\u00ebpaku nja 30 variacione prej fjal\u00ebsh t\u00eb \u201clarmishme\u201d, qoft\u00eb p\u00ebr vetullat a p\u00ebr mustaqet.<\/p>\n<p>E qart\u00eb, kurioziteti i skotlandezit na sugjeron p\u00ebr pasurin\u00eb terminologjike t\u00eb shqipes. Tjet\u00ebr se mua vet\u00eb, m\u00eb duket kuriozitet i st\u00ebrmadhuar, i zmadhuar tep\u00ebr, i st\u00ebrfryer. V\u00ebrtetimi i pohimit t\u00eb tij ngelet i v\u00ebshtir\u00eb, njeriu duhet t\u2019i ket\u00eb n\u00eb dispozicion gjith\u00eb fjalor\u00ebt e ekspertizat. Ose, ja ta z\u00ebm\u00eb se i paskemi\u2026 prap\u00eb kot \u2013 sepse sikur s\u2019m\u00eb besohet q\u00eb ndonj\u00eb fjalor i shqipes t\u2019i ket\u00eb 27 \u201csinonime\u201d p\u00ebr mustaqet, dhe 30 t\u00eb tjera p\u00ebr vetullat!<\/p>\n<p>Apo dhe ku di un\u00eb \u2013 ndoshta k\u00ebto 10-15 vitet e fundit ka ndodhur ndonj\u00eb \u201cbooom\u201d i madh fjal\u00ebsh, ndonj\u00eb pasurim i bujsh\u00ebm i fjalor\u00ebve t\u00eb Shqipes. Individ\u00ebt e humbur n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, shpirtrat e rrokullisur t\u00eb m\u00ebrgimit, shpesh ngelin t\u00eb prapangelur, shpesh s\u2019mund as t\u00eb ky\u00e7en n\u00eb pasurin\u00eb kolektive gjuh\u00ebsore. Mir\u00ebpo fjalor\u00ebt modern\u00eb, botimet e reja atje n\u00eb vendlindje ndoshta mund t\u2019jen\u00eb pasuruar duksh\u00ebm. Af\u00ebrmendsh q\u00eb fjalor\u00ebt duhet t\u2019pasurohen, sakt\u00ebsisht e sistematikisht. Pasurohen fjalor\u00ebt e mbar\u00eb bot\u00ebs, pse t&#8217;mos pasurohen dhe ata t\u00eb Shqipes.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, as nuk m\u2019jan\u00eb nevojitur termat p\u00ebr \u201cmustaqet\u201d, s\u2019i kam k\u00ebrkuar kurr\u00eb n\u00eb fjalor. N\u00ebse t\u2019k\u00ebrkoja tani, fjalori ekzistent s\u2019m\u00eb duket bind\u00ebs, s\u2019m\u00eb mbushet mendja q\u00eb ai Fjalori i 1980-s ta ket\u00eb nj\u00eb \u201cpasuri\u201d t\u00eb till\u00eb fjal\u00ebsh. E di se \u00ebsht\u00eb \u201cribotuar\u201d, e di se jan\u00eb shtypur dhe ca mij\u00ebra kopjesh t\u00eb reja, jan\u00eb \u201cp\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d gjoja ca lajthitje ideologjike, ishte nd\u00ebrmarrje e energjizuar nga vet\u00eb akademia, e di se i \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar ballina etj etj., por nuk \u00ebsht\u00eb pasuruar. Tekefundit, sa i p\u00ebrket rishtypjes s\u2019kam hasur ndonj\u00eb l\u00ebvdat\u00eb akademike, as shkrime, ese t\u00eb mir\u00ebfillta, ekspertiza ushqyer me fakte, asnj\u00eb artikull rreth pasurimit t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p>Meq\u00eb s\u2019po e gjeja dot prej nga pohimi aq i guximsh\u00ebm i skotlandezit, sakaq sikur ia fillova me spekulimet e me hamend\u00ebsit\u00eb. K\u00ebso grade e njohurive gjuh\u00ebsore patjet\u00ebr do jet\u00eb ekspertiz\u00eb \u201cspeciale\u201d. Njohuri t\u00eb tilla jan\u00eb privilegj i t\u00eb rrall\u00ebve, gatuhen me ingrediente t\u00eb rralla t\u00eb \u201cfanatizmit\u201d e t\u00eb kureshtis\u00eb! Ndoshta kurioziteti \u00ebsht\u00eb lan\u00e7uar nga ndonj\u00eb njoh\u00ebs i ve\u00e7ant\u00eb i shqipes (me koh\u00eb, para skotlandezit), nga ndonj\u00eb ekspert i pad\u00ebgjuar. Jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt gjuh\u00ebtar\u00ebt e pad\u00ebgjuar, mir\u00ebpo ka dhe t\u00eb till\u00eb. Ka ekspert\u00eb q\u00eb i ujdisin panum\u00ebr fjal\u00eb, aty p\u00ebr aty.<\/p>\n<p>Sidomos krijuesit e m\u00ebrgat\u00ebs, sidomos poet\u00ebt e diaspor\u00ebs, sidomos shkrimtar\u00ebt e krijuesit e Gjermanis\u00eb e t\u00eb Zvicr\u00ebs. Duke qen\u00eb Gjermania pothuaj e paskajshme, nuk hyhet kurr\u00eb n\u00eb \u201chak\u201d ta marr\u00ebsh si shembull m\u00ebrgat\u00ebn e atjeshme. Shoqatat e atjeshme, Asociacionet Politiko-Artistike, Klubet e Shkrimtar\u00ebve, Lidhjet miq\u00ebsore t\u00eb Shkrimtar\u00ebve e t\u00eb Artist\u00ebve etj. etj. jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta. Dhe askush s\u2019di p\u00ebr ta, shumica ashtu-k\u00ebshtu Internetin e kan\u00eb &#8220;habitat&#8221;, s\u2019dalin aq kollaj nga anonimati, sepse s&#8217;kan\u00eb &#8220;motive&#8221; individualiste p\u00ebrve\u00e7 se kolektiviste.<\/p>\n<p>N\u00ebse b\u00ebjn\u00eb di\u00e7 p\u00ebr gjuh\u00ebn, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e b\u00ebjn\u00eb si dashuri e kulluar p\u00ebr Shqipen. Pasurimin e Shqipes nuk e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn, sa p\u00ebr sy e faqe, p\u00ebr pak nam e p\u00ebr pak fam\u00eb. Jan\u00eb racional\u00eb, kurr\u00eb s\u2019i thurin lavde vetes as nuk mburren, artikujt n\u00ebp\u00ebr gazeta rreth pasurimit t\u00eb Shqipes i shkruajn\u00eb miqt\u00eb e tyre, jo ata vet\u00eb. Qasja e till\u00eb konsiderohet \u201cfjal\u00ebformim\u201d i frym\u00ebzuar, pasurim i vetvetish\u00ebm i gjuh\u00ebs. Anise ky atribut, si\u00e7 e tham\u00eb tashm\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr u vishet krijuesve, dmth. poet\u00ebve e shkrimtar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Etj. etj., s\u2019ma ndalon kush t\u00eb spekuloj dhe m\u00eb tutje, mund t\u00eb vazhdoj, diaspora shqiptare thuase e paskajshme, sidomos ajo e Gjermanis\u00eb dhe e Helvetis\u00eb (dihet se k\u00ebto dy vende kan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti shqiptar\u00eb). Nga ana tjet\u00ebr s\u2019\u00ebsht\u00eb as nevoja t\u2019lodhem, ve\u00e7 e thash\u00eb \u201cku di un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb detaj tjet\u00ebr q\u00eb ia vlen t\u00eb ceket, psh. s&#8217;dim\u00eb kush duhet t\u2019g\u00ebzohet m\u00eb shum\u00eb (p\u00ebr kuriozitetin n\u00eb fjal\u00eb), dijetar\u00ebt ordiner\u00eb apo gjuh\u00ebtar\u00ebt ekspert\u00eb! Apo mbase, padyshim t\u00eb dyja pal\u00ebt, vall\u00eb kush s\u2019do g\u00ebzohej p\u00ebr laryshin\u00eb kaq t\u00eb madhe t\u00eb fjal\u00ebve p\u00ebr mustaqet! E sakt\u00eb q\u00eb 30 terma p\u00ebr vetullat, dhe po aq p\u00ebr mustaqet pak\u00ebz e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb mbamendjen. Jan\u00eb tep\u00ebr shum\u00eb, ndoshta s\u2019iu hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb as salloneve t\u00eb bukuris\u00eb, as makiazhist\u00ebve, as shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj\u2026 dmth. penave t\u00eb rralla balzakiane, romancier\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm. Aq terma e sinonime p\u00ebr vetullat s\u2019i kan\u00eb ndoshta as kinezishtja + anglishtja s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Pa le q\u00eb kjo e fundit ka huazuar aq shum\u00eb, me shekuj e shekuj duke huazuar e \u201cadoptuar\u201d nga fr\u00ebngjishtja. N\u00ebse Anglishtja t\u2019na dilte p\u00ebr nj\u00eb nuanc\u00eb m\u00eb e pasur se Shqipja, s\u2019do duhej \u00e7uditur aspak. Sa p\u00ebr \u201chajnisht\u201d mund t\u2019pasurohet gjithkush e gjith\u00e7ka, e edhe cilado gjuh\u00eb, dihet kjo. Dhe vet\u00ebm nga latinishtja (gjoja gjuh\u00eb e \u201cvdekur\u201d) anglishtja prore e \u201cturp\u00ebruar\u201d. Nd\u00ebrsa nga fr\u00ebngjishtja e turp\u00ebruar p\u00ebrjet\u00ebsisht, kurr\u00eb s&#8217;do i shlyhen borxhet. N\u00eb fakt, n\u00ebse t\u2019flitej trok-e-tro\u00e7, m\u00eb tep\u00ebr se gjysma e anglishtes \u00ebsht\u00eb \u201cfr\u00ebngjisht\u201d, gjoja me nj\u00eb theks tjet\u00ebrfare.<\/p>\n<p>Imagjinoji disi rreth 30 fjal\u00eb autentike p\u00ebr vetullat, imagjinoji pastaj plus 30 sinonime t\u00eb ndryshme p\u00ebr mustaqet &#8211; n\u00ebse kurioziteti i skotlandezit q\u00ebndron, at\u00ebher\u00eb me shqipen do t\u2019mburren mustakolog\u00ebt anemban\u00eb. Dihet psh. q\u00eb turqit jan\u00eb mustakolog\u00eb t\u00eb paarritsh\u00ebm, u prijn\u00eb mustakolog\u00ebve t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs. Pa\u00e7ka se bota ka dhe mjaft inat\u00e7or\u00eb, aso q\u00eb s\u2019i p\u00eblqejn\u00eb mustaqet, u duken \u201cst\u00ebrzgjatje\u201d e leshrave kot. Sipas tyre burr\u00ebria nuk \u201cdefinohet\u201d me mustaqet, do ishte qesharake. P\u00ebrndryshe turqit do na ishin gjoja burrat m\u00eb t\u00eb \u201cm\u00ebdhenj\u201d t\u00eb bot\u00ebs! Inat\u00e7or\u00ebt dhe mund t\u2019ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por statistikisht ia vlen t\u00eb p\u00ebrmenden, pasi duke i l\u00ebn\u00eb anash do na humbiste nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe mustakologjike.<\/p>\n<p>Gjithsesi, le ta p\u00ebrmbyllim me ndonj\u00eb detaj t\u00eb burr\u00ebris\u00eb \u201chistorike\u201d \u2013 historia kishte sa t\u00eb duash mustakolog\u00eb. Aq e leht\u00eb t\u00eb konkludohet se me pasurin\u00eb mustakologjike t\u00eb shqipes do t\u2019mburreshin dhe vet\u00eb musketir\u00ebt. S\u2019kemi si t\u2019mos e p\u00ebrmendim burr\u00ebrin\u00eb kalorsiake, qoft\u00eb dhe Don Kishot-eske, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, le t\u2019u shmangemi \u00e7mendurak\u00ebve t\u00eb politikave. Vall\u00eb pse duhet p\u00ebrmendur mustaqet monstruoze t\u00eb Fyhrer-it! Tipat e tmerrsh\u00ebm, mustakolog\u00ebt si ai duhet harruar. P\u00ebr inat s\u2019duhet p\u00ebrmendur as tipologjin\u00eb staliniane. Asnj\u00eb diktator, sado mustakolog i famsh\u00ebm, s\u2019e meriton.<\/p>\n<p>Imagjino sikur ta dinte dikur ai piktori surrealist, ai Dali i famsh\u00ebm. Ai \u201cnazeliu\u201d i njohur p\u00ebr shijet e st\u00ebrholla, p\u00ebr estetikat e sofistikuara. Se si m\u00eb b\u00ebhet q\u00eb ai, p\u00ebrve\u00e7 si bojaxhi i \u201cpavet\u00ebdijsh\u00ebm\u201d, si surrealist i \u00e7uditsh\u00ebm, do ishte b\u00ebr\u00eb dhe gjuh\u00ebtar, albanolog i famsh\u00ebm. Do i kishte m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh gjith\u00eb termat e mustakologjis\u00eb s\u00eb shqipes. Thjesht ashtu kot, q\u00eb t\u2019i kishte diku n\u00eb mbamendjen e krenaris\u00eb, por dhe sepse do i duheshin rreth publikimeve shkencore. Bibliotekat e bot\u00ebs sot do ishin aq krenare me tituj t\u00eb ndrysh\u00ebm, di\u00e7 si \u201cAlbanologjia Surreale \u2013 Zanafilla Mustakologjike e Gjuh\u00ebsis\u00eb\u201d, apo \u201cStudime Albanologjike rreth Etimologjis\u00eb s\u00eb Mustaqeve Spanjolle\u201d\u2026 etj. etj. do kishim plot titujsh t\u00eb ngjash\u00ebm nga pena e Dalit : )<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu \u2013 Ars Poetica, K 2015 (humoresk\u00eb&#8230;) Nj\u00eb kuriozitet mjaft \u201cinteresant\u201d lidhur me Shqipen e m\u00ebsova sot. Jo nga ndonj\u00eb lib\u00ebr, as nga fjalori, as nga gazetat, revistat, enciklopedit\u00eb\u2026 por nga nj\u00eb skotlandez. Sipas tij shqipja na i pask\u00ebsh&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6839\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-6839","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6839\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}