{"id":6869,"date":"2020-11-20T14:41:09","date_gmt":"2020-11-20T13:41:09","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6869"},"modified":"2024-04-09T09:31:05","modified_gmt":"2024-04-09T08:31:05","slug":"pangea-zanafillore-dhe-info-oqeani-i-marramendjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6869","title":{"rendered":"&#8220;Pangea&#8221; zanafillore, dhe info-oqeani i marramendjes!"},"content":{"rendered":"<p><em>sguraziu &#8211; ars poetica, n 2020 &#8211; koment<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>sot njeriut mbase i duhen aq shum\u00eb &#8220;filter\u00eb&#8221; t\u00eb mendjes, p\u00ebr t&#8217;iu shmangur sadopak marramendjes &#8211; shkencat e pseudo-shkencat aq t\u00eb nj\u00ebllojshme, aq t\u00eb ngjashme, aq &#8220;nj\u00ebsoj&#8221;, shpesh thuase t\u00eb &#8220;pandashme&#8221;, e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallohen, secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndahet &#8220;shapi prej sheqerit&#8221;<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb artikull kinez (publikuar n\u00eb Maj 2020), mbr\u00ebm\u00eb m\u00ebsova se SARS-CoV-2 na qenka patogjen &#8220;oportunist&#8221;, se mund ta afektoj\u00eb dhe trurin n\u00eb fakt, se nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar q\u00eb virusi mund ta pushtoj\u00eb trurin p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb shumta, psh. p\u00ebrmes &#8220;rutave&#8221; vaskulare dhe periferike nervore&#8230;<br \/>\nHm, n\u00ebse k\u00ebshtu pohojn\u00eb kinez\u00ebt, at\u00ebher\u00eb her\u00ebt o m\u00eb von\u00eb do na e thon\u00eb dhe per\u00ebndimor\u00ebt. Pa le q\u00eb shkencat e mir\u00ebfillta \u00ebsht\u00eb supozuar t&#8217;jen\u00eb nj\u00ebsoj, 100% t\u00eb &#8220;sinkronizuara&#8221;, shkencat s&#8217;i njohin kufijt\u00eb, barrierat mendore, kulturore, politike, qofshin kineze a eskimeze.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dim\u00eb, kinez\u00ebt ishin ata q\u00eb na e &#8220;than\u00eb&#8221; lajmin p\u00ebr virusin, ata ishin t\u00eb par\u00ebt. E besonim at\u00ebher\u00eb, apo s&#8217;e besuam&#8230; ja tani e gjith\u00eb bota e pandemizuar. Disa nga politikan\u00ebt madje do t&#8217;pezmatoheshin, do t&#8217;i akuzonin kinez\u00ebt p\u00ebr \u00e7mos, \u00e7&#8217;nuk iu shkonte mendja, lloj-lloj akuzash dhe idesh &#8220;monstruoze&#8221;; p\u00ebr motive anti-humaniste, p\u00ebr akt anti-njer\u00ebzor, p\u00ebr &#8220;virus laboratorik, t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm, t\u00eb paramenduar&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Rreth COVID-19 ndodh\u00eb m\u00ebsojm\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s&#8217;na e thon\u00eb zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb, sepse infot e thjeshta p\u00ebr popullin duhet t&#8217;jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb thjeshta. N\u00ebse aty-k\u00ebtu kureshtar\u00eb, p\u00ebr detaje e p\u00ebr info m\u00eb komplekse na takon t\u00eb kujdesemi vet\u00eb. Psh. mund t\u00eb &#8220;ushqehemi&#8221; sadopak nga shkencat e artikujve (p\u00ebr aq sa mund t&#8217;i kuptojm\u00eb konkluzionet e shkenc\u00ebtar\u00ebve). Tashm\u00eb gjith\u00e7ka publikohet dhe virtualisht, dmth. artikujt deponohen dhe n\u00eb Internet.<br \/>\nGjithsesi, asfare e leht\u00eb, s&#8217;ka si t&#8217;jet\u00eb e leht\u00eb. Derisa shkencat e dikurshme na ishin se \u00e7&#8217;na ishin, vet\u00eb ai Njutni i madh na shtirej gjoja si ndonj\u00eb &#8220;Shekspir i shkenc\u00ebs&#8221;, pati b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb &#8220;Principia&#8221; t\u00eb ting\u00ebllonte sa e m\u00eb e pakuptueshme &#8211; e megjithat\u00eb sikur i pati vajtur mundi kot, libri i tij prap\u00eb s&#8217;na dukej aq i &#8220;koklavitur&#8221; : )<\/p>\n<p>Le t&#8217;kalojn\u00eb sa t\u00eb duash shekuj, mundi njutnian i kompleksitetit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm do na duket madje simpatik. Tashm\u00eb shkencat vetvetiu teper komplekse, s&#8217;i kuptojn\u00eb as vet\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt (p\u00ebrndryshe do akordoheshin), gj\u00ebrat jan\u00eb koklavitur sa vet\u00eb marramendja. Cilido kureshtar humanist, cilido i brengosur p\u00ebr fatin e njer\u00ebzimit (dmth. i brengosur rreth pandemis\u00eb), n\u00ebse t\u00eb tentonte sadopak informim, me shkencat e tanishme s&#8217;do ia dilte assesi. Mbase do ia dilte sa p\u00ebr t&#8217;u \u00e7mendur &#8211; sa i p\u00ebrket men\u00e7uris\u00eb kam frike do d\u00ebshtonte.<\/p>\n<p>Kureshtar\u00ebt jo se jo, por madje dhe shkenc\u00ebtar\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb s&#8217;e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb t&#8217;i p\u00ebrcjellin me mij\u00ebra e dhjetra-mij\u00ebra artikuj. Kam p\u00ebrshtypjen secili prej shkenc\u00ebtar\u00ebve ashtu tin\u00ebz \u00ebnd\u00ebrron q\u00eb her\u00ebdokur e sotmja qesharake, procesimi i dhjetra-mij\u00ebra artikujve p\u00ebrfundimisht t&#8217;i &#8220;dor\u00ebzohet&#8221; mrekullis\u00eb kuantike. Nj\u00eb men\u00e7urak kuantik, nj\u00eb gjigant si ciklop me syrin q\u00eb sheh gjith\u00e7ka, tek ftohet diku n\u00eb fund t\u00eb oqeanit, diku n\u00eb &#8220;qend\u00ebr&#8221; t\u00eb planetit (q\u00eb t&#8217;ken\u00eb akses t\u00eb gjith\u00eb), dhe voila&#8230; T\u00eb ngrat\u00ebt shkenc\u00ebtar\u00eb do shp\u00ebtonin, do merreshin tutje jo me procese por me rezultate, do merreshin vet\u00ebm me statistikat shkencore, me vulosjen e eksperimenteve, me logjikat e me urt\u00ebsit\u00eb derivative.<\/p>\n<p>P\u00ebr lexuesit ordiner\u00eb, p\u00ebr kureshtar\u00ebt e rastit, imagjino sa e leht\u00eb do ishte sikur materia e mij\u00ebra artikujve rreth pandemis\u00eb t\u00eb servirej si info e thjesht\u00eb, e thuktuar n\u00eb nj\u00eb fjali t\u00eb vetme. Diku n\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb vetme internetike. Infot e r\u00ebnd\u00ebsishme rreth pandemis\u00eb, rreth virus\u00ebve&#8230; n\u00ebse aq t\u00eb rreziksh\u00ebm na qenkan, sa t\u00eb pandemizohet i gjith\u00eb planeti, at\u00ebher\u00eb garant q\u00eb kureshtar\u00ebt do mjaftoheshin me metodat e thjesht\u00ebsimit, nj\u00ebsoj si\u00e7 iu sqarohen f\u00ebmij\u00ebve shkencat e raketave dhe t\u00eb orbitave (apo jo \ud83d\ude42<\/p>\n<p>Dhe&#8230; sikur kjo marramendje e shkencave t&#8217;mos na ishte e mjaftueshme, p\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb dhe ana tjet\u00ebr e marramendjes. Bie fjala, tashm\u00eb shkencat e pseudo-shkencat aq t\u00eb nj\u00ebllojshme, aq t\u00eb ngjashme, aq &#8220;nj\u00ebsoj&#8221;, shpesh thuase t\u00eb &#8220;pandashme&#8221;, e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallohen. Si t\u00eb dallohen vall\u00eb kur ashtu-k\u00ebshtu t\u00eb dyja fushat (dmth. shkencat dhe pseudo-shkencat) marramend\u00ebsisht t\u00eb avancuara&#8230; Secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndahet &#8220;shapi prej sheqerit&#8221; (apo jo \ud83d\ude42<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj sikur dhe me kok\u00ebdhimbjen rreth &#8220;lajmeve fals&#8221;. Me bum-in informatik t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, secil\u00ebn dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr na \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar ta besojm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb e lexojm\u00eb. &#8220;Agora&#8221; internetike tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ai sheshi ku defilojn\u00eb gjith\u00eb mediatik\u00ebt e planetit. Nj\u00eb shesh i vet\u00ebm, si aqua-oqean virtual rreth e rrotull Pangea-s zanafillore, ku secili mund t&#8217;i kap\u00eb peshqit e vet.<br \/>\nNga gjithandej, nga rreth e rrotull planetit s&#8217;ka TV q\u00eb s&#8217;na ofron &#8220;streaming&#8221;, s&#8217;ka TV q\u00eb s&#8217;na josh\u00eb me videot n\u00eb &#8220;kanalin&#8221; e vet internetik, s&#8217;ka sht\u00ebpi mediatike q\u00eb s&#8217;na fton t&#8217;b\u00ebhemi fansa n\u00eb Fb a Youtube. Kemi madje lajme, &#8220;infotainment&#8221; shkencor dhe nga atje lart, nga stacionet orbitale, ndoshta dhe nga stacionet e Arktikut (anise kjo e fundit vet\u00ebm si &#8220;ndoshta&#8221;, meq\u00eb s&#8217;jam i sigurt : )<\/p>\n<p>Kuptohet, duke i p\u00ebrjashtuar Amish\u00ebt dhe pafaj\u00ebsin\u00eb e tyre teknologjike, i gjith\u00eb planeti tashm\u00eb sikur vlon nga val\u00ebt eterike. Ishte 4G, tashm\u00eb na duhet Gjenerata e 5-t\u00eb e marramendjes, na duhet 5G sepse s&#8217;na mjafton, jemi t\u00eb pangopsh\u00ebm me shkencat e informatikat. I kishim 2 traka t\u00eb magjistrales, tashm\u00eb super-autostrad\u00eb me 5 traka, t\u00eb nes\u00ebrmen padyshim dhe 7G do jet\u00eb pak.<\/p>\n<p>Shkurt, marramendja e kureshtar\u00ebve t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb tashm\u00eb ballafaqohet me panum\u00ebr burime t\u00eb pasigurta. Sot njeriut i duhen aq shum\u00eb &#8220;filter\u00eb&#8221; t\u00eb mendjes, p\u00ebr t&#8217;iu shmangur sadopak marramendjes, i duhet kujdes sistematik q\u00eb t&#8217;mos ia hedhin me lloj-lloj &#8220;breaking news&#8221;, me lloj-lloj shkencash e idesh, q\u00eb t&#8217;mos ia hedhin euforist\u00ebt e Internetit, teoricien\u00ebt e panum\u00ebrt t\u00eb ideve konspirative etj. etj.<\/p>\n<p>***<br \/>\nSa i p\u00ebrket informimit zyrtar holandez rreth COVID-19, e gjith\u00eb popullsia (17 milion\u00eb banor\u00eb), gjith\u00eb ekspert\u00ebt e shkenc\u00ebs, virusolog\u00ebt, kompetent\u00ebt e sh\u00ebndetit n\u00eb nivel komb\u00ebtar, t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb mjedisit dhe t\u00eb brengave ambientale, e kuptohet dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e politik\u00ebs (s\u00eb bashku me &#8220;ekzekutiv\u00ebt&#8221;) gravitojn\u00eb rreth RIVM &#8211; Rijksinstituut voor Volksgezondheid en Milieu (Instituti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sh\u00ebndetin dhe Ambientin), RIVM \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si ai &#8220;pulti qendror&#8221; me butonat, me diagramet e shkenc\u00ebs, ai centralizimi i shkencave dhe i statistikave fundimtare, ajo b\u00ebrthama e sh\u00ebndosh\u00eb informatike, dhe vet\u00eb Kryeministri af\u00ebrmendsh q\u00eb fillimisht i duhet t\u00eb pajiset me shkencat dhe me k\u00ebshillat e RIVM, tek pastaj ta hap\u00eb goj\u00ebn p\u00ebr planet e p\u00ebr men\u00e7urirat &#8211; dhe bukur, RIVM si institut e ka p\u00ebr detyr\u00eb t&#8217;jet\u00eb i informuar e vigjilent, i aktualizon t\u00eb dh\u00ebnat dhe ia p\u00ebrcjell popullat\u00ebs infot bazike me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb thjeshta, psh. sqaron se shumica e njer\u00ebzve q\u00eb infektohen do ken\u00eb simptoma t\u00eb lehta deri t\u00eb moderuara, se sh\u00ebrohen vetiu pa qen\u00eb nevoja t\u00eb hospitalizohen (madje s&#8217;duhet vizituar as mjekun e sht\u00ebpis\u00eb, mjafton telefonata me asistenten e tij)&#8230; tutje sqaron se simptomat e zakonshme jan\u00eb ethet, kollitja e that\u00eb, lodhja&#8230; etj etj., tutje thot\u00eb se duhet respektuar masat parandaluese, direktivat dhe k\u00ebshillat p\u00ebr higjien\u00ebn, p\u00ebr maskat, p\u00ebr distanc\u00ebn&#8230; etj etj., tutje statistikat e tyre thon\u00eb se m\u00eb 3 Korrik kishte vet\u00ebm [ 22 ] t\u00eb infektuar, nd\u00ebrsa m\u00eb 31 Tetor [ ~11.000 ] t\u00eb infektuar.<br \/>\nNga 22 dhe hooooop 11.000 t\u00eb infektuar, e leht\u00eb t\u00eb kuptohet&#8230; s&#8217;ka m\u00eb bukur sesa &#8220;thjesht\u00eb&#8221;!<\/p>\n<p>***<br \/>\n\/ <strong>citat &#8211; shk\u00ebputje (en)<\/strong> \/<br \/>\n&#8220;&#8230;In addition to major respiratory distress, characteristic neurological manifestations are also described, indicating that SARS-CoV-2 may be an underestimated opportunistic pathogen of the brain. Based on previous studies of neuroinvasive human respiratory coronaviruses, it is proposed that after physical contact with the nasal mucosa, laryngopharynx, trachea, lower respiratory tract, alveoli epithelium, or gastrointestinal mucosa, SARS-CoV-2 can induce intrinsic and innate immune responses in the host involving increased cytokine release, tissue damage, and high neurosusceptibility to COVID-19, especially in the hypoxic conditions caused by lung injury. In some immune-compromised individuals, the virus may invade the brain through multiple routes, such as the vasculature and peripheral nerves&#8230;&#8221;<br \/>\n[ <span style=\"color: #999999;\">2020, May 4 &#8211; &#8220;Neurological manifestations of patients with COVID-19: potential routes of SARS-CoV-2 neuroinvasion from the periphery to the brain&#8221; <\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Authors: Zhengqian Li, Taotao Liu, Ning Yang, Dengyang Han, Xinning Mi, Yue Li, Kaixi Liu, Alain Vuylsteke, Hongbing Xiang<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Published in: &#8220;Frontiers of Medicine&#8221; &#8211; Beijing: Heidelberg: Higher Education Press; Springer<\/span> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Pangea-zanafillore-dhe-info-oqeani-i-marramendjes.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-6870\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Pangea-zanafillore-dhe-info-oqeani-i-marramendjes.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"788\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Pangea-zanafillore-dhe-info-oqeani-i-marramendjes.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Pangea-zanafillore-dhe-info-oqeani-i-marramendjes-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Pangea-zanafillore-dhe-info-oqeani-i-marramendjes-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Pangea-zanafillore-dhe-info-oqeani-i-marramendjes-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>sguraziu &#8211; ars poetica, n 2020 &#8211; koment (&#8230;sot njeriut mbase i duhen aq shum\u00eb &#8220;filter\u00eb&#8221; t\u00eb mendjes, p\u00ebr t&#8217;iu shmangur sadopak marramendjes &#8211; shkencat e pseudo-shkencat aq t\u00eb nj\u00ebllojshme, aq t\u00eb ngjashme, aq &#8220;nj\u00ebsoj&#8221;, shpesh thuase t\u00eb &#8220;pandashme&#8221;, e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6869\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-6869","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6869"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6869\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}