{"id":6938,"date":"2020-12-19T18:16:39","date_gmt":"2020-12-19T17:16:39","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6938"},"modified":"2024-04-09T09:23:43","modified_gmt":"2024-04-09T08:23:43","slug":"artistet-e-zodiakut-demat-me-te-fuqishmit-me-te-ndjeshmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6938","title":{"rendered":"Artist\u00ebt e Zodiakut &#8211; Demat, m\u00eb t\u00eb fuqishmit, m\u00eb t\u00eb ndjeshmit!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu, 2020 (astrologjikat pak\u00ebz m\u00eb &#8220;ndryshe&#8221; &#8211; humoresk\u00eb)<\/em><\/p>\n<p>M\u00ebsova se disa nga taurean\u00ebt e njohur na qenkan mbret\u00ebresha Elizabeta (dmth. kjo aktualja, Elizabeta II, e fundit e Windsor-\u00ebve), pastaj k\u00ebng\u00ebtarja Adele, tutje Enrique Iglesias, aktori George Clooney, Fb-shefi Mark Zuckerberg, aktorja Meghan Fox, dramaturgu i madh Shakespeare&#8230; etj etj. Dhe e qart\u00eb, mua m\u00eb kan\u00eb harruar, nuk figuroj n\u00eb listat me Shekspirat : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/artistet-e-zodiakut-demat-me-te-fuqishmit-me-te-ndjeshmit.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-6939\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/artistet-e-zodiakut-demat-me-te-fuqishmit-me-te-ndjeshmit.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"938\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/artistet-e-zodiakut-demat-me-te-fuqishmit-me-te-ndjeshmit.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/artistet-e-zodiakut-demat-me-te-fuqishmit-me-te-ndjeshmit-300x220.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/artistet-e-zodiakut-demat-me-te-fuqishmit-me-te-ndjeshmit-1024x750.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/artistet-e-zodiakut-demat-me-te-fuqishmit-me-te-ndjeshmit-768x563.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/artistet-e-zodiakut-demat-me-te-fuqishmit-me-te-ndjeshmit-150x110.jpg 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Do b\u00ebhet hera e dyt\u00eb q\u00eb do shkruaj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet horoskopike, hera e par\u00eb ishte para 4-5 viteve. At\u00ebher\u00eb pata komentuar rreth &#8220;Luan\u00ebve&#8221; t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb&#8230; k\u00ebsaj radhe do komentoj rreth Demave (Taurus-ave &#8211; dmth. emri origjinal, latinisht p\u00ebr &#8220;demat&#8221;).<br \/>\nPo lexoja di\u00e7 dhe kuptova q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre kam vajtur pak\u00ebz &#8220;d\u00ebm&#8221;, s&#8217;i kam njohur mir\u00ebfilli. Do kaloj\u00eb gjysm\u00eb shekulli dhe ende t&#8217;mos i njoh&#8230; v\u00ebrtet do ishte turp. Andaj do shkruaj sadopak m\u00eb seriozisht, meq\u00eb Demat m\u00eb &#8220;brirosin&#8221; dhe mua vet\u00eb.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb v\u00ebrtet t&#8217;kem vajtur pak\u00ebz &#8220;d\u00ebm&#8221;, s&#8217;kam ditur ama Demat na qenkan vet\u00eb &#8220;artist\u00ebt e zodiakut&#8221; (ky detaj me gjas\u00eb dhe m\u00eb &#8220;frym\u00ebzoi&#8221; p\u00ebr lapsin). P\u00ebrfituakan nga hiper-ndjesia dhe ndjenja e bukuris\u00eb, nga ndjeshm\u00ebria e tyre e lindur p\u00ebr t&#8217;i manifestuar \u00ebndrrat e tyre.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, nj\u00ebsoj si ak\u00ebcila shenj\u00eb tjet\u00ebr, edhe k\u00ebta i paskan dit\u00ebt e mira dhe t\u00eb k\u00ebqija. Dit\u00ebve t\u00eb diellosura, Demat qenkan t\u00eb besuesh\u00ebm, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, pun\u00ebtor\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Qenkan gjithashtu me vullnet t\u00eb fort\u00eb, s&#8217;qenka mir\u00eb t\u00eb &#8220;lozet&#8221; me ta, u dashka kujdes q\u00eb t&#8217;mos n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben as ndjenjat as karakteri i tyre.<\/p>\n<p>Simboli q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsuaka Demat qenka koka e tyre vet\u00eb, dmth. shenja e vizatuar si kok\u00eb demash ashtu me brir\u00ebt e mpreht\u00eb (jo patjet\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb). Dhe &#8220;koka&#8221; e tyre qenka shenja e par\u00eb e Tok\u00ebs q\u00eb u shfaqka n\u00eb zodiak.<\/p>\n<p>Tiparet kryesore t\u00eb tyre, le ta p\u00ebrs\u00ebrisim, qenkan k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsia, puna e palodhshme dhe kok\u00ebfort\u00ebsia.<br \/>\nNdodhka dhe &#8220;ndryshe&#8221; por zakonisht qenkan kok\u00ebfort\u00eb, sensual\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs dhe t\u00eb vendosur. Duke qen\u00eb shenj\u00eb e Tok\u00ebs, shenja e Demave (dmth. koka me brir\u00ebt) qenka nj\u00eb shenj\u00eb fikse (e fiksuar, o me gozhd\u00eb o me vida), prandaj dhe u karakterizuakan me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, me stoicizmin.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket p\u00ebrcaktimit t\u00eb &#8220;fuqis\u00eb&#8221; s\u00eb shenjave, si standarde astrologjike merren vet\u00ebkontrolli dhe ndikimi shoq\u00ebror, k\u00ebto dy &#8220;shtylla&#8221; jan\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. At\u00ebher\u00eb, sipas eskpert\u00ebve nd\u00ebr shenjat m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb zodiakut qenkan Demi, Luani, Akrepi, Shigjetari dhe Bricjapi. Pik\u00ebrisht sipas radhitjes. Demat qenkan prijatar\u00ebt, qenkan shenja e paarritshme. Taurus-at qenkan 1-shi, u konsideruakan si shenja m\u00eb e fuqishme e zodiakut.<br \/>\nPikat e tyre t\u00eb forta p\u00ebrfshikan prakticitetin, durimin, p\u00ebrkushtimin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb etj etj.<\/p>\n<p>Taurean\u00ebt qenkan t\u00eb dashur dhe besnik\u00eb, miq shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe mjaft t\u00eb besuesh\u00ebm. Iu p\u00eblqyeka t&#8217;i analizojn\u00eb situatat dhe ta p\u00ebrcaktojn\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin personal, e tirrkan bukur holl p\u00ebrpara se t&#8217;i shprehin pik\u00ebpamjet e tyre. Kjo qasje &#8220;analitike&#8221; i b\u00ebka mjaft kok\u00ebfort\u00eb, aq sa v\u00ebshtir\u00eb ngelen gjasa ta ndryshoni mendjen e tyre.<\/p>\n<p>Gjithsesi, patjet\u00ebr dhe Demat duhet t\u00eb ken\u00eb dob\u00ebsi, ose pika t\u00eb &#8220;dob\u00ebta&#8221; &#8211; po thosha m\u00ebvete. Dhe po, nj\u00ebra nga dob\u00ebsit\u00eb na qenka problematika e hedonistikave, e th\u00ebn\u00eb ndryshe i p\u00eblqyekan si fort gj\u00ebrat e \u00ebmbla, i adhuruakan \u00ebmb\u00eblsirat e but\u00ebsirat, iu p\u00eblqyeka s\u00eb tep\u00ebrmi t&#8217;i shijojn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb.<br \/>\nMeq\u00eb shenja e Demave qenka nj\u00eb shenj\u00eb e Tok\u00ebs (\u00e7&#8217;do t&#8217;thot\u00eb kjo, s&#8217;e kemi mir\u00ebfilli iden\u00eb por), kjo i b\u00ebka ata statik\u00eb, dembel\u00eb, materialist\u00eb apo t\u00eb lidhur me zot\u00ebrimet materiale.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 e tham\u00eb, iu p\u00eblqyeka analizimi i gjith\u00e7kaje, kjo qasje e p\u00ebrjetshme vet\u00ebm sa e rritka kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb, sigurin\u00eb, vet\u00ebbesimin e tyre. V\u00ebshtir\u00eb ta merrkan &#8220;jo-n\u00eb&#8221; si p\u00ebrgjigje, qenka i njohur fakti se ndjekin gjith\u00e7ka q\u00eb iu p\u00eblqen, ia dalin me gjith\u00e7ka q\u00eb synojn\u00eb dhe o e kryejn\u00eb pun\u00ebn si duhet, o s&#8217;b\u00ebn.<br \/>\nDemave iu p\u00eblqyeka ta ruajn\u00eb paqen e qet\u00ebsin\u00eb, ia dilkan pothuaj p\u00ebrher\u00eb t\u00eb ngelin t\u00eb qet\u00eb, pothuaj nj\u00ebsoj si Paq\u00ebsori, si Pacifiku i paskajsh\u00ebm. As dallg\u00eb, as ngrysje as stuhi, rehati p\u00ebr lakmi. Mir\u00ebpo n\u00ebse ndokush t&#8217;i ket\u00eb provokuar mjaftuesh\u00ebm, ia dilkan dhe t\u00eb zem\u00ebrohen. Tjet\u00ebr q\u00eb s&#8217;iu p\u00eblqyeka t\u00eb ndodh\u00eb, dhe pra e qart\u00eb, s&#8217;u dashka tepruar me testimin e durimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse t&#8217;jet\u00eb nevoja q\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb a detyr\u00eb t&#8217;kryhet sa m\u00eb mir\u00eb, at\u00ebher\u00eb patjet\u00ebr u dashka lutur Demat q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb. Angazhimi dhe p\u00ebrpikm\u00ebria e tyre askend s&#8217;e paskan l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb, s&#8217;paska ndodhur kurr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb. Po vrisja mendjen, v\u00ebrtet ka ca pun\u00eb q\u00eb duhet kryer me sukses q\u00eb me prov\u00ebn e par\u00eb, njeriu thjesht s&#8217;e ka luksin e d\u00ebshtimit, as dhe 1 her\u00eb t\u00eb vetme. Psh. shkuarja n\u00eb Mars, okupimi i Marsit. Ata t\u00eb NASA s&#8217;m\u00eb pyesin kurr\u00eb, por n\u00ebse t&#8217;ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sugjerime tani meq\u00eb kam filluar t&#8217;i njoh m\u00eb mir\u00eb, do iu propozoja q\u00eb t&#8217;i &#8220;zgjedhin&#8221; pik\u00ebrisht Demat p\u00ebr misionin e par\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet zodiakale t\u00eb Demave u drejtuakan q\u00eb nga planeti Venera, me direktiva t\u00eb atjeshme i ndakan tiparet e ndjesis\u00eb veneriane p\u00ebr artistikat, p\u00ebr bukurit\u00eb e bot\u00ebs, p\u00ebr hedonistikat si dhe p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj komoditetit e luksoziteteve. Nga ekspert\u00ebt e astrologjikave simboli i Vener\u00ebs u p\u00ebrshkruaka si &#8220;spiritual&#8221;, dhe si i till\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuaka eleganc\u00ebn, avancueshm\u00ebrin\u00eb, sensualitetin dhe materializmin, paksa p\u00ebrtej racionalizmit &#8220;ordiner&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin e dashuris\u00eb Demat na qenkan dashnor\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar, ngjash\u00ebm si Dielli vet\u00eb, t\u00eb pashtersh\u00ebm, dhurues t\u00eb ngroht\u00ebsis\u00eb marramend\u00ebse. N\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet, Demat qenkan p\u00ebr &#8220;planin afatgjat\u00eb&#8221;, s&#8217;qenkan aq t\u00eb interesuar p\u00ebr aventura, p\u00ebr amoriada &#8220;ad hoc&#8221;. E r\u00ebnd\u00ebsishme qenka q\u00eb nevojat e tyre t\u00eb mir\u00ebkuptohen dhe t\u00eb mir\u00ebtrajtohen, pasi dashuria p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuaka di\u00e7 skajshm\u00ebrisht t\u00eb shenjt\u00eb. Demat qenkan nd\u00ebr zodiak\u00ebt m\u00eb besnik\u00eb, kurr\u00eb s&#8217;hiqkan dor\u00eb nga ndjesia e tyre, nga afeksionet e pasionet, kurr\u00eb s&#8217;i tradhtuakan rrahjet e zemr\u00ebs &#8211; edhe pse, p\u00ebr ta mprehur sadopak v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb, aty-k\u00ebtu (ashtu pafajsisht) iu p\u00eblqyeka t\u00eb flirtojn\u00eb, sa p\u00ebr ta siguruar ndonj\u00eb grim\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra s&#8217;duhet harruar, shenja e Tok\u00ebs &#8220;taureane&#8221; u drejtuaka q\u00eb nga atje larg, nga Venera (ajo pra, e dashura e Marsit, per\u00ebndesha e vet\u00eb dashuris\u00eb dhe e bukuris\u00eb kozmike). Direktivat veneriane e b\u00ebkan nj\u00ebr\u00ebn nga shenjat m\u00eb t\u00eb ndjeshme, sensualizmi i Demave thjesht s&#8217;paska t\u00eb sosur. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb vendosur, pa rezerva qenkan t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj partneritetit romantik, si dhe ndaj \u00e7do lloji tjet\u00ebr t\u00eb partneritetit.<\/p>\n<p>N\u00ebse shfaqet nevoja p\u00ebr t&#8217;k\u00ebrkuar ndihm\u00eb (meq\u00eb jet\u00ebs kurr\u00eb nuk i dihet), at\u00ebher\u00eb caku par\u00ebsor i t\u00eb gjitha shenjave zodiakale do duhej t&#8217;ishin Demat. Asnj\u00eb sfid\u00eb a detyr\u00eb s&#8217;i befasuaka Taurus-sat. Duke i patur parasysh rezervat e pafund t\u00eb durimit, t\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb, t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb, sa i p\u00ebrket mb\u00ebshtetjes s&#8217;paska shenj\u00eb m\u00eb t\u00eb denj\u00eb.<\/p>\n<p>Qenkan dhe paqesjell\u00ebs t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm, paqeruajt\u00ebs t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, di\u00e7 si ata beret\u00eb-kaltrit e OKB, durimi i tyre s&#8217;paska as kufje as kufij, padyshim dhe vet\u00eb Dalai Lama do jet\u00eb fort krenar. S&#8217;paska si shteron krenaria p\u00ebr ta, q\u00ebkur madje dhe n\u00ebn presion arritkan performanca t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\nPakashum\u00eb ngjash\u00ebm si ato en\u00ebt e zierjes me presion, avulli brenda \u00e7mendurisht mund t\u00eb fishk\u00ebllej\u00eb, ama kot&#8230; s&#8217;do ket\u00eb as &#8220;eksplozion as implozion&#8221;, ajo vrima e siguris\u00eb mjaftuesh\u00ebm e sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurt e tro\u00e7 taurean\u00ebt qenkan t\u00eb duruesh\u00ebm, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb besuesh\u00ebm, e vler\u00ebsuakan bukurin\u00eb, \u00ebmb\u00eblsin\u00eb, but\u00ebsin\u00eb, ngroht\u00ebsin\u00eb, u impenjuakan p\u00ebr artistikat, p\u00ebr tr\u00ebndafilistikat, vdiskan p\u00ebr estetikat e k\u00ebsaj bote. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera e vler\u00ebsuakan \u00e7do gj\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, luksoze, t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb zjarrt\u00eb, t\u00eb ndjeshme, t\u00eb pafajshme, t\u00eb but\u00eb, t\u00eb urt\u00eb.<br \/>\nQenkan dhe vet\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, mbase jo aq sa kotelet e lazdruara, sa drenushat, sa qengjat e fush\u00ebs ama e leht\u00eb qenka t\u00eb hetohet kur ata &#8220;k\u00ebnaqen&#8221; me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Taurus-at ndodhka t&#8217;jen\u00eb mjaft kok\u00ebfort\u00eb p\u00ebr shkak se qenkan shenj\u00eb &#8220;fikse&#8221; (si justifikim), e paskan pak\u00ebz problem n\u00ebse shfaqet nevoja p\u00ebr akseptimin e ndryshimeve. Ndonj\u00ebher\u00eb ndodhka t&#8217;i ngulin k\u00ebmb\u00ebt m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7&#8217;duhet, jo vet\u00ebm n\u00eb baltakun e kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb por dhe n\u00eb shk\u00ebmbin e krenaris\u00eb &#8211; individ\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb vendosur, besnik\u00eb, e vler\u00ebsuakan stabilitetin por ditkan t&#8217;sillen dhe si breshkan\u00ebt e dembelosur kur p\u00ebrballen me detyrime t\u00eb caktuara q\u00eb, sipas tyre nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb as kuptimit as arsyes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu, 2020 (astrologjikat pak\u00ebz m\u00eb &#8220;ndryshe&#8221; &#8211; humoresk\u00eb) M\u00ebsova se disa nga taurean\u00ebt e njohur na qenkan mbret\u00ebresha Elizabeta (dmth. kjo aktualja, Elizabeta II, e fundit e Windsor-\u00ebve), pastaj k\u00ebng\u00ebtarja Adele, tutje Enrique Iglesias, aktori George Clooney, Fb-shefi Mark&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6938\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-6938","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6938","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6938\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}