{"id":6980,"date":"2020-12-25T09:31:04","date_gmt":"2020-12-25T08:31:04","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6980"},"modified":"2024-04-09T09:19:05","modified_gmt":"2024-04-09T08:19:05","slug":"national-geographic-dhe-arka-fotografike-per-shpetimin-e-specieve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6980","title":{"rendered":"National Geographic, dhe &#8220;Arka Fotografike&#8221; p\u00ebr Shp\u00ebtimin e Specieve"},"content":{"rendered":"<p><em>(sguraziu &#8211; ars poetica, dhjetor 2020)<\/em><\/p>\n<p>Sipas National Geographic deri n\u00eb vitin 2100 ndoshta gjysma e specieve t\u00eb planetit mund t\u00eb zhduken. Andaj ka me vite dhe n\u00eb vazhdim e sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb projekti &#8220;<strong>Photo Ark<\/strong>&#8220;, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t&#8217;i dokumentuar rreth 15.000 specie m\u00eb t\u00eb rrezikuara, e q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kopshte zoologjike dhe n\u00eb rezervate t\u00eb bot\u00ebs gjithandej globit. E qart\u00eb, &#8220;Photo Ark&#8221; \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtim simbolik, patjet\u00ebr se na e kujton &#8220;Ark\u00ebn Biblike&#8221;, shp\u00ebtimtaren e jet\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs (Arka e Noes\u00eb, sipas Zanafill\u00ebs, librit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Bibl\u00ebs Hebraike, ishte anija e madhe me t\u00eb cil\u00ebn Noe, familja e tij dhe shum\u00eb kafsh\u00eb e mbijetuan P\u00ebrmbytjen e q\u00ebllimshme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb).<\/p>\n<p>Kuptohet tashm\u00eb projekti &#8220;Photo Ark&#8221; s&#8217;ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrmbytje por, sipas Nat. Geographic, e p\u00ebrdor fuqin\u00eb e fotografis\u00eb p\u00ebr t&#8217;i frym\u00ebzuar njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb ruajtjen e specieve t\u00eb rrezikuara, para se t&#8217;b\u00ebhet tep\u00ebr von\u00eb.<br \/>\nUdh\u00ebhequr nga fotografi Joel Sartore (fotograf i Nat. Geographic p\u00ebr gati 30 vjet) n\u00eb bashk\u00ebpunim dmth. me Nat. Geographic, projekti &#8220;Photo Ark&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje shum\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr t&#8217;i dokumentuar speciet e rrezikuara t\u00eb planetit. Q\u00ebllimi i Sartore me projektin \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes edukimit t&#8217;i frym\u00ebzoj\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr veprim dhe p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb shp\u00ebtimin e specieve, psh. duke i mb\u00ebshtetur me donacione p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shp\u00ebtimin e tyre.<br \/>\nN\u00eb impenjimin p\u00ebr ta dokumentuar larmin\u00eb mahnit\u00ebse t\u00eb specieve, deri tani Sartore ka b\u00ebr\u00eb portretet e 10.531, nga 15.000 specie.<\/p>\n<p>Ai beson se p\u00ebr 11 vite duke punuar n\u00eb projektin, ka qen\u00eb d\u00ebshmitar i zhdukjes (shuarjes) s\u00eb 10 specieve t\u00eb ndryshme.<br \/>\nProjekti &#8220;Photo Ark&#8221; \u00ebsht\u00eb dokumentuar n\u00eb nj\u00eb seri librash dhe n\u00eb nj\u00eb dokumentar (3-pjes\u00ebsh). Nat. Geographic thot\u00eb se nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje fotografish nga projekti jan\u00eb ekspozuar n\u00ebp\u00ebr muzeume, n\u00ebp\u00ebr kopshte zoologjike dhe n\u00ebp\u00ebr salla ekspozitash t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi, dhe vet\u00ebm arkivi fotografik, si dhe t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb projektit p\u00ebr mua jan\u00eb mrekullia vet\u00eb&#8230;<br \/>\n[ Faqja e Projektit: <a href=\"https:\/\/www.nationalgeographic.org\/projects\/photo-ark\/explore\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Photo Ark Project<\/a> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nat_geographic_photo_ark_joel_sartore_web1_fb.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-6981\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nat_geographic_photo_ark_joel_sartore_web1_fb.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1067\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nat_geographic_photo_ark_joel_sartore_web1_fb.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nat_geographic_photo_ark_joel_sartore_web1_fb-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nat_geographic_photo_ark_joel_sartore_web1_fb-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nat_geographic_photo_ark_joel_sartore_web1_fb-768x512.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nat_geographic_photo_ark_joel_sartore_web1_fb-1536x1024.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>[ <strong>Simbolika e projektit &#8220;Arka Fotografike&#8221; &#8211; pak fjal\u00eb p\u00ebr &#8220;Arken Biblike&#8221;<\/strong> ]<\/p>\n<p>&#8230;kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Librat e Shenjt\u00eb, af\u00ebrmendsh q\u00eb s&#8217;duhet bazuar n\u00eb &#8220;logjiken shkencore&#8221; t\u00eb da Vin\u00e7it, sipas tij n\u00ebse P\u00ebrmbytja Biblike t\u00eb analizohej &#8220;shkenc\u00ebrisht&#8221; do na sillte &#8220;dyshim, p\u00ebr ta larguar pastaj k\u00ebt\u00eb dyshim do ishte e nevojshme thirrja e ndonj\u00eb mrekullie n\u00eb ndihm\u00eb&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;gjithsesi, q\u00ebkur \u00ebsht\u00eb e dokumentuar n\u00eb Shkrimet e Shenjta (t\u00eb cilat kuptohet jan\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuara nga Per\u00ebndia), besimtar\u00ebt e religjioneve abrahamike besojn\u00eb se historia e P\u00ebrmbytjes s\u00eb Madhe ka baz\u00eb historike, ishte kataklizm\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, assesi trill mitologjik a p\u00ebrrall\u00eb, njeriu i asobotsh\u00ebm ishte katandisur si mos m\u00eb keq, ishte shthurur e prishur mend\u00ebrisht, shpirt\u00ebrisht e moralisht, k\u00ebshtu q\u00eb Zoti po merrej me iden\u00eb e nevoj\u00ebs ta pastronte tok\u00ebn nga lig\u00ebsia nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, e kishte sjellur tashm\u00eb vendimin dhe &#8220;pastrimi i lig\u00ebsis\u00eb&#8221; do t&#8217;ndodhte me nj\u00eb p\u00ebrmbytje p\u00ebrmasash bot\u00ebrore&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;kuptohet q\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm do ua jepte mund\u00ebsin\u00eb e shp\u00ebtimit si dhe shansin p\u00ebr t&#8217;ia rifilluar nga e para, Per\u00ebndia do t&#8217;kujdesej p\u00ebr gjith\u00e7ka, ai e pati krijuar bot\u00ebn, edhe tani do t&#8217;kujdesej p\u00ebr t&#8217;gjitha detajet, n\u00ebp\u00ebrmjet engj\u00ebjve do t&#8217;ia niste Noes\u00eb (apo Nuhit, Nuhut) instruksionet paraprake, do ta frym\u00ebzonte q\u00eb ta nd\u00ebrtonte nj\u00eb anije jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe (si krahasim, anija realisht do ishte p\u00ebraf\u00ebrsisht sa gjysma e Titanikut, rreth 135 m e gjat\u00eb, ama duhej t&#8217;kishte vend p\u00ebr \u00e7do besimtar t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs, si dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha speciet e kafsh\u00ebve, shpez\u00ebve, insekteve&#8230; t\u00eb cilat specie do t&#8217;shp\u00ebtoheshin n\u00eb \u00e7ifte, ashtu si dhe njer\u00ebzit, vazhdim\u00ebsia e gjallimit post-kataklizmik pra do t&#8217;ishte e garantuar me vullnetin hyjnor)&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;me devotshm\u00ebrin\u00eb e paluhatshme t\u00eb Noes\u00eb, edhe p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsive, me pun\u00ebn e palodhshme t\u00eb tij, anija qe nd\u00ebrtuar (Arka e Noes\u00eb), s\u00ebshpejti do t&#8217;fillonte shiu i madh, p\u00ebr 40 dit\u00eb dhe 40 net shiu s&#8217;do ndalej, p\u00ebrmbytja e planifikuar nga Zoti do t&#8217;ishte e pashmangshme dhe t\u00eb gjitha gjallesat mbi tok\u00eb do t&#8217;zhdukeshin, uji mbase do ta arrinte pothuaj kupol\u00ebn qiellore, sepaku me dhjetra metra mbi Everestin, 150 dit\u00eb do kalonin q\u00eb niveli i ujit t\u00eb binte dhe p\u00ebrfundimisht &#8220;Arka&#8221; do t&#8217;ngecte diku n\u00eb bregoret e Araratit, do shp\u00ebtonin shpirtrat e pafajsh\u00ebm, besimtar\u00ebt dhe speciet e panum\u00ebrta q\u00eb ishin akomoduar n\u00eb anijen&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;natyrisht, njer\u00ebzit qen\u00eb paralajm\u00ebruar me koh\u00eb se do t&#8217;vinte P\u00ebrmbytja por ata nuk e besonin, thjesht e pat\u00ebn shp\u00ebrfillur breng\u00ebn e Noes\u00eb, ky i pati paralajm\u00ebruar p\u00ebr shkat\u00ebrrimin q\u00eb i kanosej gjith\u00eb jet\u00ebs n\u00eb tok\u00eb, do t&#8217;b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb t&#8217;i kthente njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00ebn e mbar\u00eb, q\u00eb t&#8217;mos merreshin me lig\u00ebsit\u00eb, q\u00eb t&#8217;ktheheshin n\u00eb besimtar\u00eb dhe m\u00ebkatet h\u00ebp\u00ebrh\u00eb do u faleshin, meq\u00eb m\u00ebshira e Zotit e paskajshme, mir\u00ebpo p\u00ebr fat t\u00eb keq ata e shp\u00ebrfill\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;e pamundur q\u00eb t&#8217;i bindte, Noe s&#8217;kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte pos t\u00eb vazhdonte me &#8220;evakuimin&#8221;, as Per\u00ebndia vet\u00eb s&#8217;do kishte tjet\u00ebr alternativ\u00eb por t&#8217;vazhdonte me &#8220;operacionin e v\u00ebrshimit&#8221;, pa le q\u00eb p\u00ebr Zotin gjith\u00e7ka ishte e para-ditur, kryene\u00e7\u00ebsia njer\u00ebzore dhe mosbesimi i ishin t\u00eb njohura, ua njihte zemrat m\u00ebkatar\u00ebve deri n\u00eb detaje sikur q\u00eb ua njihte dhe m\u00ebkatet, kuptohet se shp\u00ebrfillja njer\u00ebzore e profecis\u00eb, nga Zoti ishte e para-ditur, e para-llogaritur, e para-pritur&#8230; p\u00ebrndryshe s&#8217;do ishte e nevojshme as P\u00ebrmbytja&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\n[ <strong>Leonardo da Vin\u00e7i &#8211; Pikat e Dyshimit &#8211; 1<\/strong> ]<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebtu lind dyshimi, i cili \u00ebsht\u00eb: n\u00ebse p\u00ebrmbytja, e cila ndodhi n\u00eb koh\u00ebn e Noes\u00eb, ishte universale apo jo. Dhe duket se nuk ishte, p\u00ebr arsyet si vijon: N\u00eb Bib\u00ebl e kemi q\u00eb kjo p\u00ebrmbytje zgjati 40 dit\u00eb dhe 40 net nga shiu i pand\u00ebrprer\u00eb dhe bot\u00ebror, dhe se uji u ngrit p\u00ebr dhjet\u00eb kubit\u00eb<span style=\"color: #ff0000;\">*<\/span> [ <em>rreth 5 metra &#8211; sh\u00ebn. im, sg<\/em> ] mbi malet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb bot\u00ebs. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se shiu t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb bot\u00ebror, dmth. uji do ta ket\u00eb mbuluar globin ton\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb sferik si form\u00eb. Dhe kjo sip\u00ebrfaqe sferike n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb saj ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn larg\u00ebsi me qendr\u00ebn e sfer\u00ebs; k\u00ebshtu q\u00eb sfera ujore<span style=\"color: #ff0000;\">*<\/span> duke qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb uji [<em> i p\u00ebrmbytjes &#8211; sh\u00ebn. im, sg<\/em> ] t\u00eb l\u00ebviz mbi t\u00eb, sepse uji n\u00eb vetvete nuk l\u00ebviz, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse p\u00ebson r\u00ebnie; pra, si munden uj\u00ebrat e nj\u00eb p\u00ebrmbytjeje t\u00eb till\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin, n\u00ebse e kemi t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb nuk ka l\u00ebvizje? Dhe n\u00eb qoft\u00eb se uji t\u00eb jet\u00eb nisur disi, si mund t\u00eb l\u00ebvizte p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse t\u00eb &#8220;ngjitej&#8221; lart? K\u00ebtu, pra, shkaqet natyrore jan\u00eb m\u00ebse t\u00eb nevojshme; p\u00ebr ta larguar k\u00ebt\u00eb dyshim \u00ebsht\u00eb e nevojshme thirrja e ndonj\u00eb mrekullie n\u00eb ndihm\u00eb, ose ndryshe t\u00eb thuhet se gjith\u00eb ky uj\u00eb t\u00eb jet\u00eb avulluar nga nxeht\u00ebsia e diellit.&#8221; &#8211; [ <strong>Leonardo da Vin\u00e7i<\/strong> ]<\/p>\n<p><span style=\"color: #ff0000;\">*<\/span> <span style=\"color: #999999;\">&#8220;kubit&#8221; &#8211; mas\u00eb antike p\u00ebr gjat\u00ebsin\u00eb, rreth 44 cm (kubit i shkurt\u00ebr) dhe kubit i gjat\u00eb 52 cm<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #ff0000;\">*<\/span> <span style=\"color: #999999;\">&#8220;sfera ujore&#8221; &#8211; si\u00e7 e kam kuptuar un\u00eb, si duket p\u00ebr Da Vin\u00e7in uj\u00ebrat e bot\u00ebs p\u00ebrb\u00ebnin sfer\u00ebn ujore, sipas tij elementet &#8220;nd\u00ebrfuteshin n\u00eb nj\u00ebri-tjetrin pa shkaktuar vakuum&#8221; (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast elementi &#8220;uj\u00eb&#8221; dhe ai &#8220;tok\u00eb&#8221;), pra sfera ujore dhe sfera tok\u00ebsore ishin dy sfera elementesh t\u00eb lidhura, dy masa sferike nd\u00ebrfutur nj\u00ebra n\u00eb tjetr\u00ebn<\/span>&#8230;<br \/>\n[ <em>Shkencat e Da Vin\u00e7it dhe Profecit\u00eb (1) &#8211; SG &#8211; Ars Poetica, Dhjetor 2016<\/em> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(sguraziu &#8211; ars poetica, dhjetor 2020) Sipas National Geographic deri n\u00eb vitin 2100 ndoshta gjysma e specieve t\u00eb planetit mund t\u00eb zhduken. Andaj ka me vite dhe n\u00eb vazhdim e sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb projekti &#8220;Photo Ark&#8220;, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t&#8217;i dokumentuar&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6980\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-6980","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6980","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6980"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6980\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}