{"id":6986,"date":"2020-12-25T17:06:33","date_gmt":"2020-12-25T16:06:33","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6986"},"modified":"2024-04-09T09:17:52","modified_gmt":"2024-04-09T08:17:52","slug":"kontradiktori-tito-mendimet-e-tij-te-verteta-per-shqiptaret-kosovaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=6986","title":{"rendered":"Kontradiktori Tito &#8211; Mendimet e tij t\u00eb V\u00ebrteta p\u00ebr Shqiptar\u00ebt (Kosovar\u00ebt)!"},"content":{"rendered":"<p><em>(pak fjal\u00eb &#8211; sguraziu, ars poetica 2020)<\/em><\/p>\n<p>&#8230;mareshali plak, pothuaj n\u00eb prag t\u00eb vdekjes, deklaron se ishte kund\u00ebr Kushtetut\u00ebs s\u00eb v. 1974, deklaron se spiun\u00eb dhe oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb &#8220;Sigurimit&#8221; ligj\u00ebrojn\u00eb Marksizmin n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs (si\u00e7 e dim\u00eb, nuk i kishte ca vite q\u00eb Universiteti qe hapur), del n\u00eb pah dhe paranoja e tij se Anglia e Amerika p\u00ebrmes Kosov\u00ebs synojn\u00eb plane p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Jugosllavis\u00eb, kishte bindjen se dhe &#8220;miqt\u00eb&#8221; per\u00ebndimor, sh\u00ebrbimet e spiunimit (CIA) me shifr\u00ebn &#8220;Breshka&#8221; ose &#8220;K\u00ebrcimi i bretkoc\u00ebs&#8221;, kishin dor\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, andaj kosovar\u00ebt s&#8217;do rrinin &#8220;rehat&#8221;, padyshim di\u00e7 do gatuhej, do ta &#8220;trazonin&#8221; Jugosllavin\u00eb &#8211; si p\u00ebr ironi 2-3 vite m\u00eb tutje dhe themelet politike t\u00eb ngrehin\u00ebs federale do ia fillonin me dridhjet e l\u00ebkundjet, pa\u00e7ka se ky fenomen &#8220;seizmik&#8221; i politikave do zgjaste mbi nj\u00eb dekad\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;via-via, p\u00ebrmes faqes &#8220;In For Culture&#8221;, jo m\u00eb larg se dje, e k\u00ebta tutje p\u00ebrmes faqes s\u00eb &#8220;Telegrafi&#8221;, m\u00ebsova se redaksia e k\u00ebsaj t\u00eb fundit (n\u00eb portalin prishtinas Telegrafi) e paskan sjellur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb stenogramit t\u00eb bised\u00ebs s\u00eb Josip Broz Tito me kreun ushtarak jugosllav, m\u00eb 21-22 Dhjetor 1979. Si\u00e7 e dim\u00eb vitin tjet\u00ebr (1980) Tito dhe do vdiste. Po ashtu, si\u00e7 e dim\u00eb vitin tjet\u00ebr (1981) do ishin dhe demonstratat e kosovar\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;ky stenogram v\u00ebrtet e shpalos\u00eb m\u00eb s\u00eb miri mendimin e tij p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Kosov\u00ebn, Titoja deklaron se ishte kund\u00ebr Kushtetut\u00ebs s\u00eb v. 1974, se nuk ka mendime t\u00eb mira p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa shprehet se Kosova &#8220;sillet&#8221; si shtet n\u00eb vete duke bashk\u00ebpunuar me Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe se t\u00eb dyja pal\u00ebt synojn\u00eb ta formojn\u00eb nj\u00eb armat\u00eb balliste&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;un\u00eb p\u00ebr vete u jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr stenogramin (pasi pa kontributin e tyre s&#8217;di as si do informohesha ndonj\u00ebher\u00eb), portali &#8220;Telegrafi&#8221; e ndalon kopjimin e artikujve vet\u00ebm n\u00ebse p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime p\u00ebrfitimi, meq\u00eb blog-faqja ime s&#8217;merret me fitimprurje at\u00ebher\u00eb mbase s&#8217;prish pun\u00eb ta arkivoj dhe tek faqja : )<br \/>\nMeq\u00eb portali i tyre s&#8217;ka ndonj\u00eb &#8220;colofon&#8221; t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, e gjitha si info q\u00eb ata ofrojn\u00eb p\u00ebr publikun \u00ebsht\u00eb se ky portal mir\u00ebmbahet nga kompania &#8220;Telegrafi&#8221;, andaj nuk di kush \u00ebsht\u00eb redaksia e as kush e drejton faqen internetike (n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e &#8220;Kryeredaktorit&#8221;), gjithsesi &#8220;makina k\u00ebrkuese&#8221; e tyre do jua servir rreth 50 artikuj lidhur me subjektin &#8220;Josip Broz Tito&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>[ <strong>m\u00eb posht\u00eb stenogrami i 1979<\/strong> ]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cShok\u00eb, s\u00eb pari, Jua uroj Dit\u00ebn e Armat\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e festojm\u00eb nes\u00ebr. Pos juve, urime iu d\u00ebrgoj edhe t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Armat\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, shok\u00eb, un\u00eb nuk ju kam ftuar q\u00eb t\u00eb festojm\u00eb Dit\u00ebn e Armat\u00ebs, ju kam ftuar q\u00eb, bashk\u00eb me ju, komandant\u00eb t\u00eb mi ushtarak\u00eb, t\u2019i analizojm\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje aktuale p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Armat\u00ebs son\u00eb, por edhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ju e dini se un\u00eb jam n\u00eb mosh\u00eb, se edhe pak muaj, n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, do t\u2019i mbush 88 vjet, por e dini edhe at\u00eb se, ve\u00e7an\u00ebrisht pas Havan\u00ebs, ndjehem i lodhur dhe se m\u00eb \u00ebsht\u00eb keq\u00ebsuar gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore dhe duhet t\u00eb shtrihem n\u00eb spital. Kjo edhe \u00ebsht\u00eb arsye pse kam vendosur q\u00eb, si Komandant juaji Suprem, me ju, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb mi ushtarak\u00eb, t\u00eb analizoj disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me gjendjen n\u00eb APJ, por edhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje politike q\u00eb lidhen me detyrat q\u00eb ka Armata jon\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs. Zaten, para Havan\u00ebs un\u00eb kam pasur disa biseda disadit\u00ebshe me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi t\u00eb paraluft\u00ebs dhe t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt tash jan\u00eb n\u00eb pension dhe nga ata kam marr\u00eb shum\u00eb informata p\u00ebr t\u00eb cilat d\u00ebshiroj t\u00eb bisedojm\u00eb bashk\u00ebrisht sot dhe nes\u00ebr, t\u00eb marrim q\u00ebndrim unik se \u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb p\u00ebr ato informacione t\u00eb mos flas\u00eb rruga, por edhe shtypi i jasht\u00ebm e shtypi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb, pas takimit me ju, do t\u00eb kem takime edhe me kreun politik t\u00eb Jugosllavis\u00eb, nd\u00ebrkaq k\u00ebtu tash jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm Vladoja dhe Llazoja, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb dhe t\u00eb RSFJ-s\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm edhe Kosta, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb LN\u00c7-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet, p\u00ebr t\u00eb cilat dua t\u00eb flas me ju, jan\u00eb t\u00eb shumta, nd\u00ebrsa nd\u00ebr t\u00eb parat \u00ebsht\u00eb se un\u00eb, si Komandant juaji Suprem, dua t\u00eb informohem mbi gjendjen n\u00eb APJ.<\/p>\n<p>Nga kreu yn\u00eb ushtarak kam marr\u00eb, si baz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, nj\u00eb informacion t\u00eb gjer\u00eb me shkrim, t\u00eb cil\u00ebn ma ka dh\u00ebn\u00eb gjenerali Lubi\u00e7iq, informat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb n\u00ebnshkruar edhe t\u00eb gjith\u00eb komandant\u00ebt e zonave ushtarake, si dhe komandanti i MLJ dhe i ALJ. Duke e lexuar at\u00eb informat\u00eb, kam qen\u00eb i shokuar me informacionet e theksuara mbi situat\u00ebn n\u00eb vend. E kam ditur se situata e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb flasim gjer\u00ebsisht pak m\u00eb von\u00eb, \u00ebsht\u00eb e keqe, por nuk e kam ditur se marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebr-republikane mes republikave tona kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivel aq t\u00eb ul\u00ebt. K\u00ebshtu, n\u00eb at\u00eb informat\u00eb theksohet se disa kuadro kroate, q\u00eb edhe gjat\u00eb Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare kan\u00eb pasur ambicie t\u00eb tilla nacionaliste, tash, n\u00eb qarqe t\u00eb nj\u00ebjta bashk\u00ebmendimtar\u00ebsh, flasin se kemi gabuar q\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovina \u00ebsht\u00eb formuar si republik\u00eb, se ajo i takon Kroacis\u00eb sikur n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs kur ishte n\u00ebn NDH. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, nga shok\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb tek un\u00eb para Havan\u00ebs kam d\u00ebgjuar se edhe n\u00eb Slloveni nuk \u00ebsht\u00eb duke shkuar puna ashtu si duhet, nd\u00ebrsa n\u00eb Serbi \u201cvuajn\u00eb\u201d se krahinat kan\u00eb fituar, sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb re, status shteti.<\/p>\n<p>KAM T\u00cb DH\u00cbNA SE SPIUN\u00cbT DHE OFICER\u00cb T\u00cb LART\u00cb T\u00cb \u201cSIGURIMIT\u201d LIGJ\u00cbROJN\u00cb MARKSIZMIN N\u00cb UNIVERSITETIN E PRISHTIN\u00cbS DHE ISHA KUND\u00cbR KUSHTETUT\u00cbS S\u00cb VITIT 1974<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat dua t\u00eb bisedoj me ju dhe kjo aq m\u00eb tep\u00ebr kur APJ, sipas Kushtetut\u00ebs, ka marr\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb integritetin e Jugosllavis\u00eb, t\u00eb jet\u00eb bart\u00ebse e unitetit n\u00eb vend. Ka k\u00ebtu edhe disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i disa t\u00eb pav\u00ebrtetave historike, t\u00eb botuara deri m\u00eb tash e t\u00eb cilat, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb individ\u00ebve, jan\u00eb futur \u201cn\u00ebn rrogoz\u201d. Por, t\u00eb shkojm\u00eb sipas radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb theksova se situata politike dhe e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb e keqe. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb humner\u00eb dhe nj\u00eb mosdurueshm\u00ebri mes kuadrove t\u00eb nacionalitetit serb e shqiptar. Kuadrot shqiptare nga Kosova mendojn\u00eb se n\u00ebse, sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1974, kan\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta, pjes\u00ebrisht edhe shtet\u00ebsin\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb zhvillojn\u00eb pavar\u00ebsisht edhe aktivitete shtet\u00ebrore, e un\u00eb po theksoj se kam qen\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj Kushtetute. K\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb e palejueshme q\u00eb ata t\u00eb zhvillojn\u00eb biseda shtet\u00ebrore me Shqip\u00ebrin\u00eb, jasht\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, por edhe Federat\u00ebs. Ata, me vetiniciativ\u00eb, pa dijen ton\u00eb, kan\u00eb sjell\u00eb profesor\u00eb nga Shqip\u00ebria q\u00eb n\u00eb fakultete dhe n\u00eb shkolla t\u00eb ligj\u00ebrojn\u00eb historin\u00eb sipas programit shqiptar, q\u00eb t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe student\u00ebt tan\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, e cila p\u00ebrkoh\u00ebsisht ndodhet n\u00ebn Jugosllavi.<\/p>\n<p>Ose, ne dim\u00eb pak mbi aktivitetet e emigracionit shqiptar, nd\u00ebrsa, shikoni shok\u00eb, ajo po mbledh \u201chara\u00e7in\u201d p\u00ebr shkollimin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr komandant\u00eb q\u00eb do t\u00eb komandojn\u00eb n\u00eb \u201ckryengritjen popullore\u201d n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb paralajm\u00ebruar shpesh. Kam t\u00eb dh\u00ebna se spiun\u00ebt e tyre dhe oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u201cSigurimit\u201d ligj\u00ebrojn\u00eb marksizmin n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, por m\u00eb jan\u00eb ofruar t\u00eb dh\u00ebna se disa, si Bakalli, Hoxha dhe t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb Sh\u00ebrbimin e tyre \u201cprivat\u201d t\u00eb Spiunimit jo vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Serbis\u00eb, por edhe n\u00eb republikat e tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb kontrabandimit t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebrmes limaneve shqiptare. Zaten, \u00ebsht\u00eb sekret publik se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Marin\u00ebs shqiptare ekziston nj\u00ebsit i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kontraband\u00eb me drog\u00eb. E gjith\u00eb kjo ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb dhe, pas Plenumit IV t\u00eb Brioneve dhe pas r\u00ebnies s\u00eb Rankoviqit, ata e kan\u00eb shkat\u00ebrruar Sh\u00ebrbimin e Sigurimit dhe tash, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Krahin\u00eb, \u201cmbizot\u00ebron\u201d jo vet\u00ebm \u201cSigurimi\u201d, por edhe sh\u00ebrbime \u201cprivate\u201d t\u00eb spiunimit.<\/p>\n<p>Paramendoni, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sot b\u00ebrtasin \u201cKosova Republik\u00eb\u201d dhe q\u00eb udh\u00ebheqin me aksionin e till\u00eb, kishin listat e p\u00ebrgatitura se cil\u00ebt njer\u00ebz duhej hequr nga Sh\u00ebrbimi i Sigurimit n\u00eb Kosov\u00eb. Sh\u00ebrbimi i Spiunimit nga Tirana, \u201cSigurimi\u201d, sipas t\u00eb dh\u00ebnave tona, ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb Krahin\u00eb mbi nj\u00eb mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vet, nd\u00ebrsa ata kan\u00eb organizuar qendrat e veta edhe n\u00eb Kroaci e n\u00eb Slloveni, por p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe n\u00eb Beograd. Edhe pse e gjith\u00eb kjo b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete, megjithat\u00eb disa aktivitete t\u00eb tyre jan\u00eb zbuluar.<\/p>\n<p>T\u00cb GJITH\u00cb ATA Q\u00cb VOTUAN P\u00cbR KUSHTETUT\u00cbN E VITIT 1974 DO T\u00cb JEN\u00cb FAJTOR\u00cb P\u00cbR FATIN E JUGOSLLAVIS\u00cb<\/p>\n<p>M\u00eb brengos ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrkrahja q\u00eb i jepet separatizmit n\u00eb Kosov\u00eb nga disa njer\u00ebz udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb Slloveni dhe n\u00eb Kroaci. Nuk ishte e rast\u00ebsishme q\u00eb Kardeli, qysh m\u00eb her\u00ebt, ia t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtjen udh\u00ebheqjes kosovare se me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb till\u00eb \u201cpo mbjellin er\u00eb, e do t\u00eb korrin fortun\u00eb\u201d. Q\u00eb m\u00eb her\u00ebt, e sidomos nga viti 1974 dhe nga aprovimi i Kushtetut\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Krahin\u00ebs, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb, po luhen politika t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore. K\u00ebshtu, edhe n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb Novi-Sad, \u201cshtetar\u00ebt\u201d thon\u00eb: \u201cNe nuk kemi interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Serbin\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e jashtme dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera shtet\u00ebrore\u201d. E, krahinat t\u00eb kujt jan\u00eb ato, pos t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb? Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb duhet nd\u00ebrprer\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Ja, t\u00eb mos e p\u00ebrs\u00ebris, n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb \u201cimportuar\u201d profesor\u00eb nga Tirana, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ckthes\u00eb\u201d historike n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb politik\u00ebn e jashtme thon\u00eb: Ne jemi Krahin\u00eb dhe kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ratifikojm\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrshtet\u00ebrore. K\u00ebt\u00eb \u201cprivilegj\u201d, shok\u00eb, nuk e ka asnj\u00eb republik\u00eb n\u00eb Jugosllavi, nd\u00ebrsa n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Novi-Sad ata e kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar edhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb e ka vet\u00ebm Federata.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet, shok\u00eb, dimri i vitit 1968, kur n\u00eb Tetov\u00eb u shpartalluan demonstratat e nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz, e edhe t\u00eb d\u00ebnuar, ik\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, ku pa pengesa vazhduan shkollimin ose fituan t\u00eb drejta, nd\u00ebrkaq disave iu dhan\u00eb edhe vende me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Udh\u00ebheqja krahinore e nacionalitetit shqiptar pohonte se ata po ikin nga \u201cshovinist\u00ebt maqedonas\u201d dhe se duhet t\u2019u ndihmohet. Bile edhe n\u00eb Zagreb e n\u00eb Lubjan\u00eb kishte mendime t\u00eb tilla. Nga ana tjet\u00ebr, ardhacak\u00ebve nga Shqip\u00ebria u jepnin shtet\u00ebsi jugosllave, me motivacion se po ikin nga Shqip\u00ebria p\u00ebr shkak t\u00eb terrorit. Kush ua mund\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb? Ne, shok\u00eb! Askush tjet\u00ebr. \u00c7ka mboll\u00ebm, edhe do t\u00eb korrim. Dhe, ja, pas Plenumit IV dhe pas r\u00ebnies s\u00eb Markut, nga Kosova deri m\u00eb tash jan\u00eb shp\u00ebrngulur mbi dhjet\u00eb mij\u00eb serb\u00eb e malazez. Sht\u00ebpit\u00eb ua blen\u00eb shqiptar\u00ebt me dollar\u00eb \u201ct\u00eb gjelb\u00ebr\u201d dhe at\u00eb me kushte t\u00eb volitshme.<\/p>\n<p>Shok\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb them, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Kosov\u00ebn, se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb votuan p\u00ebr Kushtetut\u00ebn e vitit 1974 do t\u00eb jen\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr fatin e Jugosllavis\u00eb. I vetmi q\u00eb pati guxim t\u00eb votoj\u00eb publikisht kund\u00ebr Kushtetut\u00ebs, ishte heroi i popullit Radenko Mandiqi, i cili pohoi se Kushtetuta e till\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr parimeve t\u00eb KA\u00c7KJ-s\u00eb (AVNOJ-it). A nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe porosia e Kardelit, i cili, gjat\u00eb aprovimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, tha: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shteti, porse ata q\u00eb kan\u00eb pushtetin\u201d. Dhe, po e shihni, tash, kur kemi k\u00ebso kushtetute, e ajo na e pamund\u00ebson kontrollin, sidomos n\u00eb hapat politik\u00eb n\u00eb republika dhe n\u00eb krahina, po merr hov nacionalizmi, sikur n\u00eb Kosov\u00eb. At\u00ebher\u00eb, sfera e interesit t\u00eb nacionalizmit do t\u00eb p\u00ebrqendrohet edhe n\u00eb APJ-n\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshmja p\u00ebr integritetin e Jugosllavis\u00eb. Un\u00eb kam ndjenj\u00ebn, d\u00ebshiroj ta kem gabim, se edhe n\u00eb APJ ka, sikur m\u00eb 1971, kuadro t\u00eb helmuara me nacionaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>PO FALSIFIKOHEN FAKTET PAS R\u00cbNIES S\u00cb RANKOVIQIT<\/p>\n<p>Po i p\u00ebrcjell, pos Kosov\u00ebs, ngjarjet edhe n\u00eb Slloveni dhe n\u00eb Kroaci dhe \u2013 gj\u00ebrat nuk jan\u00eb t\u00eb pastra. Po e p\u00ebrs\u00ebris, do t\u00eb d\u00ebshiroja ta kem gabim. Un\u00eb, n\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, i kam folur haptazi udh\u00ebheqjes kosovare p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, por kot. Zaten, nacionalist\u00ebt dhe irredenta n\u00eb Kosov\u00eb po e shfryt\u00ebzojn\u00eb mosunitetin n\u00eb Jugosllavi rreth zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Sllovenia dhe Kroacia kan\u00eb disa pik\u00ebpamje t\u00eb pasqaruara sa i p\u00ebrket problemit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kush e d\u00ebshiron mosunitetin ton\u00eb? Ata q\u00eb kurr\u00eb nuk na kan\u00eb dashur. Shikoni, tash po m\u00eb sillet nd\u00ebrmend edhe Kongresi yn\u00eb i Pest\u00eb dhe ajo q\u00eb tham\u00eb at\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Krahin\u00eb. Si sot m\u00eb kujtohen konkludimet tona se, gjat\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb e Metohi ka pasur shum\u00eb dob\u00ebsi e jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gabime.<\/p>\n<p>rganizatat partiake, edhe at\u00ebher\u00eb, jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb \u201cshqiptare\u201d dhe n\u00eb \u201cjoshqiptare\u201d. Edhe at\u00ebher\u00eb hetohej nacionalizmi dhe sektarizmi. Shumica e shqiptar\u00ebve, nga viti 1941 e deri m\u00eb 1945, ishte n\u00eb an\u00ebn e okupatorit. V\u00ebshtir\u00eb ishte asokohe t\u00eb jesh partizan n\u00eb at\u00eb Krahin\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb \u2013 okupatori, kurse nga ana tjet\u00ebr \u2013 ballist\u00ebt aktiv\u00eb. Deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944 dhe deri n\u00eb largimin e okupatorit, atje nuk kishim asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb toke t\u00eb \u00e7liruar. Ato pak nj\u00ebsi partizane, t\u00eb formuara gjat\u00eb vitit 1943, luftuan n\u00eb Jug t\u00eb Serbis\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni, e n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 jo. Qem\u00eb detyruar q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1945 t\u00eb aplikojm\u00eb administrim ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb. Para k\u00ebsaj, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1944, edhe p\u00ebrkund\u00ebr ftes\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb bashk\u00ebpunimit me gjerman\u00ebt, shqiptar\u00ebt edhe m\u00eb tej bashk\u00ebpunonin me okupatorin. Tek n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, pos dezertimeve t\u00eb m\u00ebdha dhe rezistenc\u00ebs s\u00eb madhe, filloi mobilizimi, i cili, si\u00e7 thash\u00eb, p\u00ebrfundoi me kryengritje t\u00eb armatosur dhe me aplikimin e administrimit ushtarak.<\/p>\n<p>Tash, pas r\u00ebnies s\u00eb Rankoviqit m\u00eb 1966, shum\u00eb nga k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta dhe fakte po falsifikohen. Disa, si Hasani, Bakalli dhe Hoxha, minimizojn\u00eb numrin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb kund\u00ebrrevolucionit ushtarak dhe t\u00eb kryengritjes ushtarake n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1944. N\u00eb dimrin e r\u00ebnd\u00eb 1944-1945, trazira nuk ndodh\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. I kam shfletuar edhe dokumentet mbi kryengritjen e shqiptar\u00ebve q\u00eb ishin t\u00eb rekrutuar p\u00ebr plot\u00ebsimin e nj\u00ebsive tona edhe n\u00eb Frontin e Sremit. K\u00ebto kryengritje ishin t\u00eb organizuara. N\u00eb Bor, p\u00ebr shembull, vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb nate, shqiptar\u00ebt kryengrit\u00ebs kan\u00eb ther\u00eb me thika t\u00eb gjith\u00eb komisar\u00ebt dhe komandant\u00ebt e nj\u00ebsive t\u00eb tyre. N\u00eb at\u00eb kryengritje mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 600 shqiptar\u00eb, nd\u00ebrkaq kryengritje t\u00eb tilla pati edhe n\u00eb V\u00ebrshac e n\u00eb Pan\u00e7ev\u00eb, sepse shqiptar\u00ebt nuk d\u00ebshironin t\u00eb shkonin n\u00eb front kund\u00ebr gjerman\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00cb KOSOV\u00cb DUAN T\u00cb FORMOJN\u00cb ARMAT\u00cb BALLISTE<\/p>\n<p>Po, kur m\u00eb rikujtohen tash k\u00ebto ngjarje, shumica m\u00eb pyesin se pse nuk aplikojm\u00eb edhe tash administrim ushtarak n\u00eb at\u00eb Krahin\u00eb. Kam menduar edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb solucion, por m\u00eb kan\u00eb bindur q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb \u2013 k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe Vlado \u2013 ai dhe Edo Bevc. Un\u00eb e di se ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm aktivitet antijugosllav, por edhe akt antishtet\u00ebror dhe k\u00ebt\u00eb duhet ndalur urgjentisht. M\u00eb nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb k\u00ebshtu. Po t\u00eb ishte Bevci gjall\u00eb, do ta d\u00ebrgoja edhe tash n\u00eb Prishtin\u00eb, jo q\u00eb ta shuaj\u00eb zjarrin, por ta shuaj\u00eb stihin\u00eb e zjarrit nga e cila \u00ebsht\u00eb katandisur e t\u00ebr\u00eb Kosova. \u00c7\u2018\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, kam d\u00ebgjuar se Hoxha, Hasani, Bakalli e shok\u00ebt e tjer\u00eb nuk duan t\u00eb bisedojn\u00eb me udh\u00ebheqjen republikane n\u00eb Beograd, por kam d\u00ebgjuar edhe at\u00eb se as ne n\u00eb Federat\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, nuk u interesojm\u00eb.<\/p>\n<p>Kur, m\u00eb 1974, ishin kund\u00ebr q\u00eb krahinave, Kosov\u00ebs dhe Vojvodin\u00ebs, t\u2019u jepet nj\u00eb m\u00ebvet\u00ebsi e till\u00eb \u2013 k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Vlado dhe do ta v\u00ebrtetoj k\u00ebt\u00eb \u2013 asokohe Bevci m\u00eb qe p\u00ebrgjigjur se jam \u201ci lemeritur\u201d nga zgjimi i ndjenjave nacionale n\u00eb k\u00ebto republika dhe se, v\u00ebrtet, nuk mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb vitet 1968 dhe 1971. Mir\u00ebpo, Bevci nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt, por k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm gjithashtu kreatori i atyre ndryshimeve kushtetuese, \u201cdora e djatht\u00eb\u201d e tij, Vlado, i cili asokohe kishte mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me Bevcin, prandaj edhe ai mund t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se kam qen\u00eb kund\u00ebr atyre ndryshimeve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak edhe nuk e kam n\u00ebnshkruar Kushtetut\u00ebn e re. Kushtetut\u00ebn e ka n\u00ebnshkruar Mika Shpilaku, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, tash, kur duhet t\u00eb flasim p\u00ebr stuhin\u00eb e zjarrit t\u00eb nacionalizmit n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe t\u00eb autonomash\u00ebve n\u00eb Vojvodin\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jesh i men\u00e7ur se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb: t\u00eb aplikojm\u00eb administrim ushtarak apo t\u00eb provojm\u00eb edhe m\u00eb tej q\u00eb me aksion politik ta pengojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Paramendoni, shok\u00eb, se sa larg kan\u00eb shkuar disa udh\u00ebheq\u00ebs kosovar\u00eb, duke k\u00ebrkuar nga kreu yn\u00eb ushtarak, dhe at\u00eb zyrtarisht, q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb nga kjo Krahin\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb Krahin\u00eb, por edhe q\u00eb t\u00eb hapet debati q\u00eb gjat\u00eb st\u00ebrvitjes s\u00eb rekrut\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm gjuha shqipe. Un\u00eb kam fituar p\u00ebrshtypjen se ata duan t\u00eb formojn\u00eb nj\u00ebfar\u00eb armate t\u00eb veten, t\u00eb formatit ballist.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, kur t\u00eb bisedoj me kreun politik t\u00eb Jugosllavis\u00eb, k\u00ebsaj teme duhet t\u2019i japim jo vet\u00ebm r\u00ebnd\u00ebsi dhe pesh\u00eb politike, por edhe r\u00ebnd\u00ebsi tjet\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shpartalluar separatizmin n\u00eb k\u00ebt\u00eb Krahin\u00eb dhe ta ruajm\u00eb integritetin e vendit. Sepse, un\u00eb nuk do t\u00eb lejoj kurrfar\u00eb separatizmi ose p\u00ebrralle se \u201ci ka ardhur fundi sistemit monolit n\u00eb Jugosllavi\u201d dhe se nj\u00eb raport i till\u00eb n\u00eb republikat tona u ka hyr\u00eb n\u00eb damar\u00eb t\u00eb gjakut disa kuadrove, e ve\u00e7an\u00ebrisht atyre n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00cb KOSOV\u00cb KA PROBLEME ME AKTIVITETE NACIONALISTE-SEPARATISTE T\u00cb FUNKSIONAR\u00cbVE KRAHINOR\u00cb<\/p>\n<p>Un\u00eb, shok\u00eb, po e p\u00ebrs\u00ebris, por m\u00eb duhet t\u2019ua them k\u00ebt\u00eb, jam i brengosur me gjendjen politike dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Krahin\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb at\u00eb informat\u00eb q\u00eb kam marr\u00eb nga gjenerali Lubi\u00e7iq, ka edhe t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb flasin se edhe epror\u00ebt ushtarak\u00eb t\u00eb nacionalitetit shqiptar shpesh solidarizohen me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb till\u00eb separatiste dhe se jan\u00eb aktivizuar q\u00eb edhe ata t\u2019i japin, n\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb kamufluara, p\u00ebrkrahje asaj platforme separatiste. Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme ma ka dh\u00ebn\u00eb, para shkuarjes time n\u00eb Havan\u00eb, nj\u00eb informat\u00eb se edhe forcat tona t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb probleme me aktivitete t\u00eb tilla nacionaliste-separatiste t\u00eb funksionar\u00ebve krahinor\u00eb.<\/p>\n<p>Paramendoni, n\u00ebp\u00ebr qendrat e SPB-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb qytetet e tjera n\u00eb Kosov\u00eb ka qarkulluar letra n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ftohen udh\u00ebheq\u00ebsit e SPB-s\u00eb, t\u00eb nacionalitetit shqiptar, q\u00eb t\u2019i japin p\u00ebrkrahje nj\u00eb politike t\u00eb till\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht asaj se n\u00eb Kosov\u00eb, s\u00eb paku 90 p\u00ebr qind e milic\u00ebve, duhet t\u00eb jen\u00eb nga Kosova dhe at\u00eb t\u00eb nacionalitetit shqiptar. N\u00eb SPB \u00ebsht\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb shpartallohet nj\u00eb aktivitet i till\u00eb politik, por, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb kam marr\u00eb, tash nj\u00eb aktivitet i till\u00eb po zhvillohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete dhe, si\u00e7 thuhet n\u00eb at\u00eb informat\u00eb, ata flasin dhe at\u00eb publikisht: \u201cTash nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb Rankoviqi dhe askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjoj\u00eb dhe t\u2019i kontrolloj\u00eb\u201d. Po, ata duan pavar\u00ebsi, republik\u00eb t\u00eb veten, por sipas informatave q\u00eb kam un\u00eb, ata duan edhe di\u00e7 m\u00eb tep\u00ebr. Edhe pse po m\u00eb bindin q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sipas informatave q\u00eb kam un\u00eb, ata tashm\u00eb e kan\u00eb planin e krijimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>Po, shok\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e problemit t\u00eb k\u00ebsaj krahine. Un\u00eb kam marr\u00eb informata se kreu i krahin\u00ebs edhe m\u00eb her\u00ebt, por ve\u00e7an\u00ebrisht pas vitit 1974, po i shpenzon me salltanet parat\u00eb q\u00eb po i jepen si pjes\u00ebs s\u00eb pazhvilluar t\u00eb vendit ton\u00eb. Dhe, jo vet\u00ebm kaq. Kam fakte se nd\u00ebrmarrjeve nga Sllovenia e Kroacia nuk po ua paguajn\u00eb llogarit\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt e kryera ose p\u00ebr mallin e bler\u00eb; e kur intervenohet, a e dini se \u00e7ka propozojn\u00eb: q\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind e vler\u00ebs t\u2019u shlyhet, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr do ta paguajn\u00eb. Kjo, m\u00eb nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb k\u00ebshtu. Dikush duhet t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sepse, kur n\u00eb Krahin\u00eb kemi situat\u00eb t\u00eb keqe politike dhe t\u00eb siguris\u00eb, nuk mund t\u00eb lejoj q\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnime e shantazhe, po ata udh\u00ebheq\u00ebs krahinor\u00eb, ta shkat\u00ebrrojn\u00eb ekonomin\u00eb e republikave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>PER\u00cbNDIMI PRET VDEKJEN TIME<\/p>\n<p>Kam bindjen, shok\u00eb, se k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier edhe \u201cmiqt\u00eb\u201d tan\u00eb nga Per\u00ebndimi. I besoj informat\u00ebs s\u00eb gjeneralit Lubi\u00e7iq se sh\u00ebrbimet ushtarake t\u00eb spiunimit t\u00eb SHBA-ve, ve\u00e7an\u00ebrisht CIA e tyre, me shifr\u00ebn \u201cBreshka\u201d ose \u201cK\u00ebrcimi i bretkoc\u00ebs\u201d, kan\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb situat\u00ebn politike dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Tekefundit, si mund t\u00eb shpjegohet ndryshe fakti se funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb jo vet\u00ebm nga Amerika, por edhe nga Gjermania e Anglia, e k\u00ebt\u00eb po e d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb n\u00eb radioemisionet e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, po interesohen aq shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Krahin\u00eb ton\u00ebn dhe po brengosen p\u00ebr fatin e qytetar\u00ebve t\u00eb nacionalitetit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb. Ata emetojn\u00eb informatat m\u00eb banale edhe kur shqiptari e serbi rrahen p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb. Un\u00eb kam edhe informata t\u00eb tjera q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, disa n\u00eb Per\u00ebndim mendojn\u00eb se ka ardhur koha \u201ct\u2019i p\u00ebrziejn\u00eb duart\u201d n\u00eb Jugosllavi. Pohojn\u00eb se duhet t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr dit\u00ebn \u201cD\u201d, dit\u00eb kjo kur m\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb Tito, sepse ai, pohojn\u00eb ata, \u00ebsht\u00eb personi i vet\u00ebm i stabilitetit t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Po, un\u00eb jam p\u00ebrgjegj\u00ebs para popujve t\u00eb k\u00ebtij shteti p\u00ebr integritetin e tij, p\u00ebr stabilitetin, por po t\u00eb mos ishit ju, Armata jon\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja un\u00eb n\u00eb situatat \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo tash n\u00eb Kosov\u00eb. Asgj\u00eb. Sepse, paramendoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb udh\u00ebheqja n\u00eb Prishtin\u00eb, e sidomos aktivist\u00ebt e saj ilegal\u00eb, \u00ebsht\u00eb e informuar mir\u00eb mbi strategjit\u00eb e Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 jam informuar, Fadil Hoxha ka folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb me Stane Dollancin, por edhe Sinan Hasani ka folur me Llazon, me kujdes q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebndoj\u00eb \u201caleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb\u201d, p\u00ebr numrin p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb per\u00ebndimor\u00ebve q\u00eb vizitojn\u00eb Prishtin\u00ebn dhe p\u00ebr bisedat q\u00eb zhvillojn\u00eb. Atyre nuk u intereson q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb, por q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb \u201caleat\u00eb\u201d p\u00ebr planet e tyre. Do t\u00eb konsultohem edhe m\u00eb tej, kur t\u00eb bisedoj me kreun partiak, por qysh tash jam duke menduar seriozisht q\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj nj\u00eb komision, e un\u00eb do t\u00eb insistoj q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tij t\u00eb jet\u00eb Vlado, dhe q\u00eb haptazi t\u00eb bisedohet rreth situat\u00ebs s\u00eb krijuar e t\u00eb jepet p\u00ebrgjigje e prer\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb destabilizuese n\u00eb Krahin\u00eb.<\/p>\n<p>Thash\u00eb se disa, si p\u00ebr shembull Tempoja, propozojn\u00eb q\u00eb, sikur m\u00eb 1945, n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs t\u00eb aplikoj administrimin ushtarak, sepse kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme p\u00ebr qet\u00ebsimin e situat\u00ebs n\u00eb Krahin\u00eb. Do t\u00eb pres raportin e komisionit dhe, n\u00ebse bindem se nuk ka solucione t\u00eb tjera, do t\u00eb jem i detyruar, pavar\u00ebsisht nga ajo se \u00e7ka do t\u00eb mendojn\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, t\u00eb aplikoj administrimin ushtarak. N\u00ebse vendos p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap, e p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb jam i sigurt se m\u00eb duhet ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb disa nga udh\u00ebheq\u00ebsit krahinor\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjigjen jo vet\u00ebm politikisht, por edhe para gjyqit p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb till\u00eb. L\u00ebre, pash\u00eb Zotin, po kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mosd\u00ebgjes\u00eb politike, por edhe akt antishtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb cilin, dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet\u2026\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(pak fjal\u00eb &#8211; sguraziu, ars poetica 2020) &#8230;mareshali plak, pothuaj n\u00eb prag t\u00eb vdekjes, deklaron se ishte kund\u00ebr Kushtetut\u00ebs s\u00eb v. 1974, deklaron se spiun\u00eb dhe oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb &#8220;Sigurimit&#8221; ligj\u00ebrojn\u00eb Marksizmin n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs (si\u00e7 e dim\u00eb,&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=6986\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[16],"tags":[],"class_list":["post-6986","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-multimedia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6986"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6986\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}