{"id":7065,"date":"2021-01-20T22:18:29","date_gmt":"2021-01-20T21:18:29","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7065"},"modified":"2024-04-09T09:13:44","modified_gmt":"2024-04-09T08:13:44","slug":"qeveria-e-demissionair-izuar-akrobatikat-kabinetike-holandeze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7065","title":{"rendered":"Qeveria e &#8220;demissionair-izuar&#8221; &#8211; Akrobatikat &#8220;Kabinetike&#8221; Holandeze"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Janar 2021<\/em><\/p>\n<p>Se pse m\u00eb b\u00ebhet (apo ndoshta meq\u00eb vet\u00eb &#8220;apolitik&#8221;) kam fituar p\u00ebrshtypjen se &#8220;r\u00ebniet&#8221; e qeverive n\u00eb Holand\u00eb tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aq t\u00eb r\u00ebndomta, pothuaj sikur jan\u00eb kthyer n\u00eb &#8220;tradicionale&#8221;. Ekspert\u00ebt dhe ata q\u00eb merren me politikat natyrisht e din\u00eb m\u00eb sakt\u00eb, ama sipas meje kjo &#8220;histori r\u00ebniesh&#8221; mund t&#8217;konsiderohet r\u00ebndom\u00ebsi s\u00ebpaku p\u00ebr 2 dekadat e fundit. I bie se Den Haag \u00ebsht\u00eb &#8220;m\u00ebsuar&#8221; tashm\u00eb me akrobacionet kabinetike. Jan\u00eb varg\u00ebzuar s\u00ebpaku 20 vjet &#8220;tradit\u00eb&#8221;, historia e r\u00ebnieve na p\u00ebrs\u00ebritet s\u00ebpaku deri dikur (n\u00ebse ju kujtohen &#8220;aferat e misioneve paqeruajt\u00ebse&#8221;, misionet e Srebrenicave) tek Kabineti Kok II, vitet 1998-2002.<\/p>\n<p>***<br \/>\nCa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, meq\u00eb un\u00eb jo&#8230; ja p\u00ebrse kam p\u00ebrshtypjen askush s&#8217;u \u00e7udit, na &#8220;u rr\u00ebzua&#8221; kabineti qeveritar &#8220;Mark Rutte III&#8221;, vet\u00ebm 2 muaj para &#8220;finishit&#8221; (sa d\u00ebm, p\u00ebr 2 muaj ashtu-k\u00ebshtu do ishin zgjedhjet, imagjino psh. gjat\u00eb Tour de France bi\u00e7iklisti fitimtar t&#8217;na rr\u00ebzohej 2 m para trak\u00ebs finale, keqardhja do t&#8217;na paralizonte). Tani kemi t&#8217;b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb kabinet t\u00eb ashtuquajtur &#8220;demissionair&#8221;, me fjal\u00eb t\u00eb tjera nj\u00eb lloj kabineti &#8220;kujdestar&#8221;, n\u00eb detyr\u00ebn e &#8220;kujdestaris\u00eb&#8221; deri n\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>Gjithsesi, le t&#8217;kujtohemi se ky ishte Kabineti III, asgj\u00eb e re, r\u00ebnie &#8220;rutinore&#8221; hesapi &#8211; kabineti i par\u00eb &#8220;Mark Rutte I&#8221; po ashtu pati r\u00ebn\u00eb pas 2 vitesh qeverisje. Para Kryeministrit Rutte, paraardh\u00ebsi i tij i CDA, Balkenende secil\u00ebn her\u00eb i &#8220;rr\u00ebzuar&#8221;, asnj\u00ebher\u00eb s&#8217;ia doli ta mbaronte nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Kur thuhet &#8220;kabinet qeveritar&#8221;, n\u00eb Holand\u00eb pakashum\u00eb sikur n\u00ebnkuptohet q\u00eb fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr &#8220;koalicione nd\u00ebrpartiake&#8221; (edhe pse jo medoemos gjithmon\u00eb, kuptohet). Nj\u00eb kabinet mund t&#8217;rr\u00ebzohet n\u00ebse nj\u00ebra nga partit\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon me t\u00ebrheqjen e mb\u00ebshtetjes (p\u00ebr koalicionin n\u00eb fuqi). Rrjedhimisht kjo do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb parlamenti nuk do ta ket\u00eb besimin e mjaftuesh\u00ebm n\u00eb kabinetin aktual. Desha t\u00eb them se zakonisht &#8220;r\u00ebniet kabinetike&#8221; holandeze ndodhin p\u00ebr arsye t\u00eb jostabilitetit koalicional.<\/p>\n<p>Ama nganj\u00ebher\u00eb, aty-k\u00ebtu ndodh\u00eb kabinetin e vret &#8220;nd\u00ebrgjegjia&#8221; (po, mos u \u00e7uditni, edhe politikan\u00ebt kan\u00eb &#8220;nd\u00ebrgjegjie&#8221; : ) Kryeministri e ndjen nevoj\u00ebn p\u00ebr ta marr\u00eb burr\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr keq-qeverisjen. K\u00ebsaj radhe e pat\u00ebm nj\u00eb &#8220;skenar&#8221; t\u00eb till\u00eb, Kryeministri Rutte dhe ministrat e tij kan\u00eb ardhur vet\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se roli i tyre sa i p\u00ebrket &#8220;afer\u00ebs s\u00eb taksave&#8221; ishte tep\u00ebr i madh p\u00ebr t&#8217;vazhduar tutje si kabinet i besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryeministri qe shprehur se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte s&#8217;kishte asgj\u00eb t&#8217;b\u00ebnte me &#8220;afer\u00ebn&#8221;, ama duke qen\u00eb &#8220;kryeplaku&#8221; nuk i shmangej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike.<br \/>\nAdministrata e Tatimeve dhe Doganave (&#8220;Belastingdienst&#8221;) si dh\u00ebmb\u00ebzor ky\u00e7, si trak\u00eb ingranale e makineris\u00eb s\u00eb shtetit, me mij\u00ebra prind\u00ebr i pati keqtrajtuar dhe etiketuar gabimisht si &#8220;mashtrues&#8221; ndaj kas\u00ebs s\u00eb shtetit. Natyrisht, si Kryeminist\u00ebr n\u00eb shpin\u00eb do i kesh dhe hejbet e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb e t\u00eb nd\u00ebrgjegjes. &#8220;Belastingdienst&#8221; s&#8217;do duhej t\u00eb gabonte, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash &#8220;zemra&#8221; e shtetit, andej sikur kalon secila &#8220;arterie&#8221; e ekonomikave, n\u00ebse aty gabohet dhe n\u00ebse s&#8217;t\u00eb merr &#8220;lumi&#8221; politik&#8230; okidoki, fatlum\u00ebsia \u00ebsht\u00eb di\u00e7 e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ama patjet\u00ebr q\u00eb do t&#8217;vret nd\u00ebrgjegjia, s\u00ebpaku nd\u00ebrgjegjia. Di\u00e7 e ngjashme pati ndodhur k\u00ebsaj radhe, mbase mund t&#8217;thuhet se kjo r\u00ebnie kabinetike ishte &#8220;nd\u00ebrgjegj\u00ebsi qeveritare&#8221;. Pa\u00e7ka se dhe besimi publik n\u00eb qeverin\u00eb i l\u00ebkundur sa mos pyet. Aq sa, n\u00ebse t&#8217;mos &#8220;dor\u00ebhiqej&#8221; padyshim kalimtar\u00ebt e rastit do e gjuanin me vez\u00eb e me domate t\u00eb kalbura, kabineti do skuqej e sarrakuqej nga turpi&#8230;<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb rregull, Kryeministri duhej t&#8217;ia ofronte mbretit Willem-Alexander zyrtarisht dor\u00ebheqjen. Kur di\u00e7 e till\u00eb ndodh\u00eb (dhe at\u00eb me &#8220;motivin&#8221; e nd\u00ebrgjegjes imagjino, vet\u00ebm 2 muaj para zgjedhjeve) mbreti e pranon shkarkimin ama i k\u00ebrkon Kryeministrit q\u00eb t&#8217;vazhdoj\u00eb me detyrat dhe me gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit politik, p\u00ebr moscenimin e interesave t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Me dor\u00ebheqjen, kabineti kthehet n\u00eb &#8220;kabinet demissionair&#8221; mir\u00ebpo vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb si zakonisht. Vendimet edhe tutje duhet t&#8217;merren e t\u00eb peshohen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e caktuara, e sidomos n\u00ebse urgjente (psh. si\u00e7 q\u00eblloi t&#8217;jet\u00eb tani menaxhimi i pandemise etj.).<br \/>\nGjithsesi, n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje procedurale ka nj\u00eb rregull t\u00eb &#8220;pashkruar&#8221;, rregull\u00eb disi e n\u00ebnkuptueshme n\u00eb politikat holandeze &#8211; nj\u00eb &#8220;kabinet demissionair&#8221; (i cili, natyrisht, do jet\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm) nuk mund t&#8217;merr vendime n\u00ebse dhe Dhoma e Dyt\u00eb (Tweede Kamer) s&#8217;i mb\u00ebshtet ato. Pra qeverisja dhe vendimmarrjet tutje jan\u00eb disi t\u00eb &#8220;p\u00ebrbashk\u00ebta&#8221;, qeveria s&#8217;e ka tutje at\u00eb &#8220;autonomin\u00eb&#8221; e zakonshme, le t&#8217;themi.<\/p>\n<p>Tani le ta arsyetojm\u00eb sadopak &#8220;tradicionalen e r\u00ebnieve kabinetike&#8221; termin &#8220;tradit\u00eb&#8221; (ashtu pa t\u00eb keq, pa pretenduar asgj\u00eb) e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart.<br \/>\nE sqaruam tashm\u00eb, na u rr\u00ebzua Kabineti Rutte III, okidoki&#8230; jo mir\u00eb, s&#8217;kemi \u00e7&#8217;b\u00ebjm\u00eb, ja q\u00eb ndodh\u00eb, politikat p\u00ebrher\u00eb t\u00eb bujshme. Ama pati r\u00ebn\u00eb dhe Kabineti Rutte I (vitet 2010-2012), bashk\u00ebqeverisje e palumtur, kabinet-koalicion mes VVD dhe CDA, me mb\u00ebshtetjen e PVV (ajo partia e t\u00eb &#8220;djathtit ekstrem&#8221; Geert Wilders, padyshim e njihni : )<br \/>\nPasi do d\u00ebshtonin negociatat nd\u00ebr-partiake p\u00ebr &#8220;kursimet e reja&#8221;, kabineti i Par\u00eb i Mark Rutte do binte (ishte nj\u00ebfar\u00eb krize e ashtuquajtur &#8220;Catshuis&#8221; &#8211; n\u00eb politik\u00eb gjithmon\u00eb flitet p\u00ebr &#8220;kriza&#8221; a p\u00ebr &#8220;stuhi politike&#8221;, p\u00ebrndryshe uj\u00ebrat do ishin t\u00eb qeta, ashtu ndoshta s&#8217;do nevojiteshin as partit\u00eb, as zgjedhjet, as qeverit\u00eb : )<\/p>\n<p>Para tij do binin dhe kabinetet e pararend\u00ebsit Balkenende, 4 her\u00eb, do rr\u00ebzohej psh. kabineti Balkenende IV (vitet 2007-2010), i cili kabinet q\u00eb nga fillimi ishte bashk\u00ebqeverisje e palumtur, di\u00e7 si &#8220;trio-martes\u00eb e palumtur&#8221; mes CDA, PvdA dhe Ch-Unie, do vinte &#8220;kriza e kredive&#8221;, ishte stuhi e r\u00ebnd\u00eb politike (natyrisht, ishte madje dhe stuhi monetare, uragan a tajfun, na kujtohet &#8220;kriza greke&#8221; apo jo), dhjetra miliarda t\u00eb taksapaguesve do u jepeshin bankave t&#8217;i mbanin gjall\u00eb, q\u00eb t&#8217;mos bankrotonin, e megjithat\u00eb r\u00ebnia e kabinetit do ishte e pashmangshme, sepse koalicioni assesi ta gjente nj\u00eb akord p\u00ebr zgjatjen e misionit ushtarak n\u00eb provinc\u00ebn afgane Uruzgan, s&#8217;e ke marr\u00ebveshjen p\u00ebr militar\u00ebt&#8230; okidoki, ama n\u00eb Holand\u00eb &#8220;rr\u00ebzohesh&#8221;, s&#8217;ka xingla-mingla : )<\/p>\n<p>Para tij do rr\u00ebzohej Kabineti Balkenende III (vitet 2006-2007), sepse padyshim bashk\u00ebjetes\u00eb&#8230; uuups, bashk\u00ebqeverisje e palumtur, gjith\u00e7ka e destinuar p\u00ebr &#8220;d\u00ebshtim&#8221;, imagjino CDA dhe VVD do ia dilnin ta qeverisin vendin s\u00eb bashku p\u00ebr nja 6 muaj&#8230; wooow !<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00ebrpara do rr\u00ebzohej Kabineti Balkenende II (vitet 2003-2006), pas nj\u00eb koalicioni aventuresk t\u00eb d\u00ebshtuar me partin\u00eb LPF, krenaroshet CDA dhe VVD rishtas do &#8220;trio-martoheshin&#8221; p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje, k\u00ebsaj radhe me D66. Gjithsesi, uj\u00ebrat s&#8217;mund t&#8217;ishin t\u00eb qeta, mir\u00eb q\u00eb s&#8217;kishte tajfune e cunami, si mund t&#8217;kesh qet\u00ebsi n\u00ebse uj\u00ebrat t&#8217;i trazon &#8220;Zonja e Hekurt&#8230; ajo e m\u00ebrrolura Verdonk&#8221;, D66 do ikte nga kabineti, mbase jo duke qar\u00eb por qebesa askush s&#8217;ik\u00ebn nga k\u00ebnaq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ca vite m\u00eb p\u00ebrpara do rr\u00ebzohej Kabineti Balkenende I (vitet 2002-2003), Balkenende do ia fillonte kryeminist\u00ebrll\u00ebkut gjoja si kaolicionist i lumtur me VVD dhe LPF ama lumturia kabinetike s&#8217;pati zgjatur as 3 muaj (LPF &#8211; parti e Pim Fortuyn, asokohe i vrar\u00eb &#8211; s&#8217;di n\u00ebse ju kujtohet ai tullaci i politikave q\u00eb th\u00ebrriste &#8220;t\u00eb zgjohen nga gjumi&#8221;, nga dehja e &#8220;multi-kulturalizmit&#8221;, sipas tij holandez\u00ebt mjaft qen\u00eb shtirur &#8220;naiv\u00eb&#8221;, koha t\u00eb shkundulloseshin) &#8230;<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, para Balkenende do rr\u00ebzohej dhe Kabineti Kok II (vitet 1998-2002), at\u00ebbot\u00eb lumturushet partiake PvdA, VVD dhe D66 qen\u00eb zotuar t\u00eb bashk\u00ebqeverisin t\u00eb lumtura, e ja q\u00eb Wim Kok u desh t&#8217;ia niste k\u00ebrkes\u00eb-dor\u00ebheqjen mbret\u00ebresh\u00ebs Beatrix n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb raportit NIOD p\u00ebr Srebrenic\u00ebn e 1995 (ose p\u00ebr enklav\u00ebn boshnjake t\u00eb mbrojtur at\u00ebbot\u00eb nga paqeruajt\u00ebsit holandez\u00eb).<\/p>\n<p>Ku di, uroj me kaq ta kemi &#8220;arsyetuar&#8221; sadopak termin &#8220;tradit\u00eb&#8221; (p\u00ebmendur pafaj\u00ebsisht) sa u p\u00ebrket r\u00ebnieve kabinetike holandeze : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/qeveria_e_demissionair-izuar_-_akrobatikat_kabinetike_holandeze_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7066\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/qeveria_e_demissionair-izuar_-_akrobatikat_kabinetike_holandeze_web.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1067\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/qeveria_e_demissionair-izuar_-_akrobatikat_kabinetike_holandeze_web.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/qeveria_e_demissionair-izuar_-_akrobatikat_kabinetike_holandeze_web-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/qeveria_e_demissionair-izuar_-_akrobatikat_kabinetike_holandeze_web-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/qeveria_e_demissionair-izuar_-_akrobatikat_kabinetike_holandeze_web-768x512.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/qeveria_e_demissionair-izuar_-_akrobatikat_kabinetike_holandeze_web-1536x1024.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Janar 2021 Se pse m\u00eb b\u00ebhet (apo ndoshta meq\u00eb vet\u00eb &#8220;apolitik&#8221;) kam fituar p\u00ebrshtypjen se &#8220;r\u00ebniet&#8221; e qeverive n\u00eb Holand\u00eb tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aq t\u00eb r\u00ebndomta, pothuaj sikur jan\u00eb kthyer n\u00eb &#8220;tradicionale&#8221;. Ekspert\u00ebt dhe ata&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=7065\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7065","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7065","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7065"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7065\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}