{"id":7116,"date":"2021-02-17T11:08:58","date_gmt":"2021-02-17T10:08:58","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7116"},"modified":"2026-01-27T16:06:46","modified_gmt":"2026-01-27T15:06:46","slug":"louvre-ne-abu-dhabi-kupola-si-nje-sac-iluminist-per-orientin-e-oksidentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7116","title":{"rendered":"Louvre n\u00eb Abu Dhabi &#8211; Kupola si nj\u00eb &#8220;sa\u00e7 iluminist&#8221; p\u00ebr Orientin e Oksidentin!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Janar 2018 (Arti, Ekonomia, Politika &#8211; V\u00ebshtrim)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>muzeumi sikur m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen sesa p\u00ebr bot\u00ebn e trazuar politikisht t\u00eb s\u00eb tashmes&#8230; kupola si nj\u00eb qiell arkitektural n\u00ebn t\u00eb cilin duhet t\u00eb &#8220;piqen&#8221; kulturat e s\u00eb tashmes dhe t\u00eb s\u00eb ardhmes, kupola madh\u00ebshtore e Louvre sikur pritet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb sa\u00e7 iluminist, ku duhet t\u00eb piqen kule\u00e7\u00eb t\u00eb shijsh\u00ebm nd\u00ebrkulturor<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb N\u00ebntor 2017, sa i p\u00ebrket Artit e Kultur\u00ebs, bota u pasurua dhe me nj\u00eb institucion madh\u00ebshtor &#8211; n\u00eb Abu Dhabi u inaugurua versioni arab i &#8220;Louvre&#8221;. Nj\u00eb projekt ky nd\u00ebrshtet\u00ebror arabo-francez, i arritur si marr\u00ebveshje q\u00eb n\u00eb v. 2007, por i cili qe ndeshur me probleme t\u00eb njohura e t\u00eb panjohura, dhe qe &#8220;vonuar&#8221; p\u00ebr pes\u00eb vite t\u00eb gjata nga skema e planifikuar.<br \/>\nProjekti qe zgjatur e st\u00ebrzgjatur n\u00eb p\u00ebrfundimin e vet, dhe pra u desh nj\u00eb dekad\u00eb e t\u00ebr\u00eb, do t&#8217;kushtonte mbi 2 miliard\u00eb Euro. Vet\u00ebm nd\u00ebrtesa muzeale (projektuar nga arkitekti i mir\u00ebnjohur francez, Jean Nouvel) do t&#8217;i hante rreth 600 milion\u00eb Euro. Apo madje dhe vet\u00ebm &#8220;huazimi&#8221; i emrit Louvre p\u00ebr 30 vite &#8220;business&#8221; do t&#8217;i kushtoj\u00eb Abu Dhabit rreth 500 milion\u00eb. Pa qen\u00eb nevoja t&#8217;p\u00ebrmendet 1 miliardshi &#8220;kontraktual&#8221; i t\u00eb ardhurave tjera p\u00ebr francez\u00ebt gjat\u00eb 30-vje\u00e7arit t\u00eb s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Por nuk jan\u00eb parat\u00eb gjith\u00e7ka!<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb as Arti gjith\u00e7ka, as Politika s&#8217;\u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka. Jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb g\u00ebrshetuara, dhe kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr analiza ngelet p\u00ebrher\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebsohet me pak fjal\u00eb i gjith\u00eb kompleksiteti i nd\u00ebrlidhjes s\u00eb k\u00ebtyre &#8220;elementeve&#8221; t\u00eb p\u00ebrparimit njer\u00ebzor. Duke l\u00ebn\u00eb paksa anash &#8220;Artin&#8221;, v\u00ebshtrimi im sot do duhej t\u00eb v\u00ebrtitet m\u00eb shum\u00eb rreth ambicjeve afariste dhe vizion-hapave t\u00eb biz-elites arabe. Do doja t\u00eb v\u00ebrtitej m\u00eb shum\u00eb rreth implikimeve nd\u00ebr-kulturale (n\u00eb aksin orient-oksident). Pra s&#8217;duhet folur as gjat\u00eb as ve\u00e7 e ve\u00e7 p\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto, as p\u00ebr Artin, as p\u00ebr Politikat, as p\u00ebr Ekonomikat&#8230; Kjo mbase i bie se duhet folur thjesht p\u00ebr &#8220;ingredientet&#8221; t\u00eb cilat i shtohen kazanit ku zihen t\u00eb gjitha s\u00eb bashku ?<\/p>\n<p>Meq\u00eb arkitektura hyn dhe vet\u00eb si zhan\u00ebr n\u00ebn jorganin e &#8220;Artit&#8221;, madje sikur nuk duhet folur gjat\u00eb as p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb arkitekturale t\u00eb Louvre (sjellur n\u00eb jet\u00eb nga arkitekti Nouvel, fare leht\u00eb ndoshta nj\u00ebra nga kryeveprat e tij). Nga ana tjet\u00ebr, e si mund t&#8217;vinte n\u00eb jet\u00eb kryevepra e Nouvel n\u00ebse t&#8217;mos ishin 10 vite impenjim nd\u00ebrshtet\u00ebror, para-e-prapa kulisave politike t\u00eb dy shteteve! N\u00ebse t&#8217;mos ishin \u00ebndrrat dhe ambicjet e biz-vizionar\u00ebve arab\u00eb dhe t\u00eb atyre per\u00ebndimor\u00eb, n\u00ebse t&#8217;mos ishin qindra miliona investime si &#8220;yndyr\u00eb&#8221; ekomike&#8230; etj. Jo pra, s&#8217;mund t\u00eb flitet gjat\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn pa u &#8220;futur&#8221; n\u00eb tjetr\u00ebn&#8230; sepse e lidhur gjith\u00e7ka!<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb flitet mir\u00ebfilli p\u00ebr Art, p\u00ebr vizione e p\u00ebr avancime kulturore kur nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet ta &#8220;harrojm\u00eb&#8221; zinxhirin e skuqur t\u00eb ngjarjeve politike t\u00eb dy dekadave? Kur duhet t&#8217;i harrojm\u00eb luftrat e trazirat, kur shtrengohemi t&#8217;i harrojm\u00eb qindra-mij\u00ebra viktima t\u00eb pafajshm\u00ebve n\u00eb Irak, Siri e gjetiu, kur duhet ta harrojm\u00eb dekad\u00ebn e eventeve dhe trazirat e frym\u00ebs &#8220;Arab Spring&#8221;, kur duhet t&#8217;i harrojm\u00eb me mij\u00ebra refugjat\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb shp\u00ebrngulur p\u00ebr t&#8217;ia m\u00ebsyer Evrop\u00ebs dhe kontinenteve t\u00eb bot\u00ebs, kur duhet t&#8217;i harrojm\u00eb &#8220;skuqjet&#8221; e furrave mediatike t\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebs pik\u00ebrisht p\u00ebr arsye t\u00eb fluksit t\u00eb refugjat\u00ebve, e t\u00eb ngjashme!?<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr t&#8217;u &#8220;fokusuar&#8221; sikur na ndihmon ana tjet\u00ebr e &#8220;kubit&#8221; diskursiv, ana tjet\u00ebr e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dekad\u00eb. P\u00ebr t&#8217;folur p\u00ebr Artin e p\u00ebr Kultur\u00ebn sikur na ndihmon jo tashm\u00eb Politika&#8230; por vet\u00eb gjuha e ekonomikave. E dim\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat jan\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb lidhura, s&#8217;mund t\u00eb flitet si pretendim &#8220;absolut&#8221; p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn \u00e7\u00ebshtje pa u &#8220;futur&#8221; n\u00eb tjetr\u00ebn. Gabohen r\u00ebnd\u00eb ata q\u00eb mundohen t&#8217;thon\u00eb &#8220;gjith\u00e7ka&#8221; vet\u00ebm me gjuh\u00ebn e Politik\u00ebs. Me gjith\u00eb respektin p\u00ebr politikan\u00ebt e k\u00ebsaj bote, me respektin p\u00ebr entuziasmin dhe p\u00ebr ambicjet e tyre, me respektin p\u00ebr \u00ebndrrat dhe vizionet e tyre, me respektin p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ata din\u00eb t&#8217;ia artikulojn\u00eb publikut aq hijsh\u00ebm e me manire (psh. n\u00ebp\u00ebr parlamente t\u00eb lloj-llojshme evropiane, e madje dhe aso t\u00eb &#8220;rrumbullakta&#8221;, ku ata shpesh ndjehen pothuaj si kryetrimash-Arturian\u00eb : ), me gjith\u00eb respektin p\u00ebr shk\u00eblqimin e gjuh\u00ebs s\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebr mitingjet e n\u00ebp\u00ebr TV-debatet ku parakalojn\u00eb&#8230; prap\u00eb mendoj do ishte e pamundur.<\/p>\n<p>Gjithsesi le t&#8217;thuhen dy-tri fjal\u00eb dhe p\u00ebr arkitektur\u00ebn; Nouvel na e sjell nj\u00eb Louvre arab i cili estetikisht (n\u00eb dukje) v\u00ebrtet sikur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrirje (n\u00eb t\u00eb &#8220;tashmen&#8221;) e orient-arkitektur\u00ebs futuriste. Objekti si i till\u00eb sikur \u00ebsht\u00eb aty m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen sesa p\u00ebr bot\u00ebn e trazuar politikisht t\u00eb s\u00eb tashmes. Pavar\u00ebsisht &#8220;eksternales&#8221; impozante e futuristike, muzeu i Nouvel \u00ebsht\u00eb m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs me interieret &#8211; thon\u00eb. Esht\u00eb brend\u00ebsia q\u00eb ua mund\u00ebson vizitor\u00ebve &#8220;ta shohin njer\u00ebzimin n\u00ebn nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb re&#8221;, ndihmuar prej vet\u00eb drit\u00ebs, e cila pra \u00ebsht\u00eb &#8220;fjala&#8221; qendrore e kupoles.<br \/>\nRrezet e diellit bien p\u00ebrmes mij\u00ebra vrimave n\u00eb form\u00eb yjesh, duke dep\u00ebrtuar n\u00ebp\u00ebr tet\u00eb shtresat e kupol\u00ebs, dhe duke u filtruar p\u00ebrmes paneleve nga qelqi i tavanit. Kupola na flet me driten, me harmonin\u00eb dhe me qet\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkryer t\u00eb form\u00ebs. Loj\u00eb-drita sipri nesh na p\u00ebrk\u00ebdhel si dashuri, si ngroht\u00ebsi, si shpres\u00eb, drita simbolizon dijet, avancimin kulturor. Kupola qiellore p\u00ebr njeriun dhe p\u00ebr rrug\u00ebtimin e tij t\u00eb gjallimit simbolizon mbrojtjen nga ftoht\u00ebsia dhe nga e panjohura e err\u00ebsir\u00ebs kozmike. Gjuha e kupol\u00ebs \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb na ngroh\u00eb (si drit\u00eb-gjuha hyjnore e religjioneve), si nj\u00eb qiell i madh arkitektural n\u00ebn t\u00eb cilin duhet t\u00eb &#8220;piqen&#8221; kulturat e s\u00eb tashmes dhe t\u00eb s\u00eb ardhmes. Kupola super-madh\u00ebshtore e Nouvel thuase pritet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb sa\u00e7 iluminist, ku duhet t\u00eb piqen kule\u00e7\u00eb t\u00eb shijsh\u00ebm nd\u00ebrkulturor.<\/p>\n<p>&#8220;Louvre&#8221; i Nouvel p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb kompleks objektesh ku strehohen shum\u00eb galeri t\u00eb p\u00ebrhershme. Lidhur mes vete me korridore t\u00eb mermerta e me interier\u00eb n\u00ebn uj\u00eb (si pjes\u00eb e mrekullis\u00eb estetike arkitekturale). Mbuluar me nj\u00eb kupol\u00eb unike, e cilat krijon efektin e ashtuquajtur &#8220;shi i drit\u00ebs&#8221;, di\u00e7 sikur tufa t\u00eb panum\u00ebrta drit\u00eb-hijesh enden gjithandej brend\u00ebsis\u00eb. Shikuar nga p\u00ebrspektiva arkitekturale, muzeu me t\u00eb gjitha arki-detajet q\u00eb ng\u00ebrthen v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr artistike n\u00eb vete, dhe dmth. kapitull n\u00eb vete. Nouvel e ka p\u00ebrshkruar vepr\u00ebn e tij si &#8220;muzeu i par\u00eb universal i bot\u00ebs arabe&#8221;.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, ai synonte nj\u00eb &#8220;lagje arti&#8221; &#8211; me shp\u00ebrndarjen e 55 blloqeve (nd\u00ebrtesave) muzeu shtrihet si nj\u00eb fshat mbi uj\u00eb, i kompletuar me nj\u00eb labirint korridoresh e shtigjesh, mbuluar me nj\u00eb kupol\u00eb 180 metra n\u00eb diamet\u00ebr, dhe e cila peshon mbi 7700 ton\u00eb.<br \/>\nSa i p\u00ebrket vones\u00ebs drejtori i par\u00eb i &#8220;Louvre Abu Dhabi&#8221;, Manuel Rabate (natyrisht nj\u00eb francez, pasi Arti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Art por dhe Biznes, n\u00eb t\u00eb dyja drejtimet arab\u00ebve thjesht u mungon ekspertiza, u mungon dhe p\u00ebrvoja e insitucioneve muzeale per\u00ebndimore) justifikohej me fjal\u00eb t\u00eb men\u00e7ura dhe objektive &#8211; &#8220;p\u00ebr inaugurimin ekziston nj\u00eb rrug\u00eb (<em>vones\u00eb<\/em>) teknike dhe nj\u00eb rrug\u00eb (<em>vones\u00eb<\/em>) politike, n\u00eb rrug\u00ebn (<em>vones\u00ebn<\/em>) teknike duhet ta kemi gati nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur n\u00eb aspektin e cil\u00ebsis\u00eb, sepse aty do t&#8217;vendosen kryeveprat bot\u00ebrore&#8221; [ <em>&#8216;vonesat&#8217; brenda citatit mes kllapash i shtova un\u00eb<\/em> ].<\/p>\n<p>Anise p\u00ebr rrug\u00ebn (vones\u00ebn) politike drejtori Rabate s&#8217;pati p\u00ebrmendur asnj\u00eb fjal\u00eb, pra k\u00ebt\u00eb segment thjesht duhet ta marrim vet\u00eb me mend. Nd\u00ebrsa p\u00ebr rrug\u00ebn teknike m\u00eb e leht\u00eb ta kuptojm\u00eb &#8220;vones\u00ebn&#8221; sadopak. Me koh\u00ebn mediat flisnin se p\u00ebrve\u00e7 &#8220;kund\u00ebrshtis\u00eb prapa kulisave politike franceze&#8221;, projekti ballafaqohej dhe me akuzat p\u00ebr &#8220;eksploatimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, kryesisht emigrant\u00eb&#8221;, flitej p\u00ebr kushtet r\u00ebnda t\u00eb tyre, p\u00ebr aksidentet, p\u00ebr vdekjet.<\/p>\n<p>Gjithsesi, rruga &#8220;teknike&#8221; na e mund\u00ebson t&#8217;i n\u00ebnkuptojm\u00eb dhe standardet q\u00eb duhet p\u00ebrmbushur. S&#8217;ka dyshim q\u00eb Louvre \u00ebsht\u00eb emri m\u00eb i madh dhe m\u00eb i respektuar i planetit. Kompleksi muzeal arab &#8220;Louvre&#8221; do t&#8217;krenohet 30 vjet me radh\u00eb me mbi 600 vepra t\u00eb artit nga kultura dhe periudha t\u00eb ndryshme. Madje dhe me vepra t\u00eb lashta q\u00eb datojn\u00eb mij\u00ebra vjet, 300 prej t\u00eb cilave do t&#8217;jen\u00eb huazime nga institucione t\u00eb tjera franceze. Bie fjala muzeu arab do t&#8217;ekspozoj\u00eb dhe vepra t\u00eb vet\u00eb Leonardo Da Vin\u00e7it, pastaj t\u00eb piktor\u00ebve si Henri Matisse, Edouard Manet etj.<br \/>\nDihet q\u00eb jo gjithkush i sheh gj\u00ebrat n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lup\u00eb, biznesi \u00ebsht\u00eb biznes, ekonomikat e kan\u00eb prore r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb&#8230; por ama dhe trash\u00ebgimia kulturore e ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet. Jo gjith\u00e7ka duhet kthyer n\u00eb biznes, disa gj\u00ebra thjesht s&#8217;mund t\u00eb blihen as t\u00eb paguhen me para. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje aq e ndieshme n\u00ebse dihet q\u00eb fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr krenarin\u00eb komb\u00ebtare franceze dhe p\u00ebr prestigjin, p\u00ebr krenarin\u00eb rreth trash\u00ebgimis\u00eb per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb n\u00eb v. 2007 kur Franca qe pajtuar q\u00eb t\u00eb fuziqohej projekti, opozita socialiste franceze e shihte si nj\u00eb projekt &#8220;kot\u00ebsi&#8221;. Madje qen\u00eb organizuar kurator\u00eb, ekspert\u00eb e intelektual\u00eb anemban\u00eb Franc\u00ebs, qe n\u00ebnshkrur nj\u00eb peticion kund\u00ebr &#8220;shitjes&#8221; s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb Franc\u00ebs. Ata k\u00ebrkonin kthimin e Louvre aty ku duhet t\u00eb jet\u00eb (si em\u00ebr prestigjioz, si nj\u00eb mark\u00eb e fuqishme kulturore-artistike).<br \/>\nKritik\u00ebt e marr\u00ebveshjes franko-arabe flisnin se Emiratet u lejuan t\u00eb blinin legjitimitet kulturor. N\u00ebse mund t&#8217;jepet me qera emri i Luvre at\u00ebher\u00eb Franca \u00ebsht\u00eb duke e &#8220;shitur&#8221; shpirtin e saj. Por dhe vet\u00ebm si fakt, muzeu arab n\u00eb Abu Dhabi \u00ebsht\u00eb muzeu i par\u00eb q\u00eb mban emrin e Louvre jasht\u00eb Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra projekti qe p\u00ebrballur me kund\u00ebrshtime q\u00eb nga fillimi, sipas shumkujt kjo marr\u00ebveshje ishte e motivuar nga Politika dhe Financat. (Hm, natyrisht q\u00eb ishte, ende \u00ebsht\u00eb dhe gjithmon\u00eb do t&#8217;jet\u00eb &#8211; m\u00eb ngjallet buz\u00ebqeshja, vall\u00eb e si mund t\u00eb pres\u00ebsh miliarda verdhushkash fitim nga Arti&#8230; pa i &#8220;lidhur&#8221; financat, politikat e t\u00eb gjitha s\u00eb bashku &#8211; sesi kjo &#8220;protesta dhe pak\u00ebnaq\u00ebsia e francezve kund\u00ebr &#8220;shitjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore&#8221; m\u00eb duket si shtirje, si stisje, gjoja pafaj\u00ebsisht ?<br \/>\nSidoqoft\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, pavar\u00ebrsisht vones\u00ebs 5-vje\u00e7are dhe kontradiktave rreth projektit, gjith\u00e7ka nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb &#8220;histori&#8221;. N\u00eb inaugurimin mori pjes\u00eb dhe Presidenti francez Emmanuel Macron. Vet\u00eb s&#8217;e kam p\u00ebrcjellur inaugurimin historik, por sipas New York Times fjalimi i Macron paska qen\u00eb i ngroht\u00eb dhe emocional. Sipas britanikes &#8220;Guardian&#8221; Presidenti madje e paska p\u00ebrdorur nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb shkrimtarit rus, Dostojevskit, &#8220;Bukuria do ta shp\u00ebtoj\u00eb bot\u00ebn&#8221;.<\/p>\n<p>Me hapjen e dyerve t\u00eb Louvre n\u00eb Abu Dhabi sikur jan\u00eb hapur shum\u00eb dyer; aso kulturore, ekonomike, politike. Sepse, pavar\u00ebsisht ng\u00ebr\u00e7eve politike aty-k\u00ebtu, jemi tashm\u00eb me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb &#8220;er\u00ebn&#8221; e globalizuar. Projekti me t\u00eb gjitha sfidat ishte nj\u00eb lloj &#8220;kupolizimi&#8221; i 10 viteve t\u00eb angazhimit dhe ankthit &#8211; tashm\u00eb di\u00e7 si p\u00ebrmbushje e ambicieve t\u00eb larta kulturore t\u00eb bot\u00ebs arabe. &#8220;Kultura vjen p\u00ebr t&#8217;ngelur k\u00ebtu &#8211; do shprehej nj\u00ebri nga autoritetet arabe &#8211; ne s&#8217;do i themi bot\u00ebs &#8220;mir\u00ebsevini n\u00eb muzeumin ton\u00eb, por mir\u00ebsevini n\u00eb muzeumin tuaj, muzeu n\u00eb Abu Dhabi \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00ebrheqje turistike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt kulturor&#8221;.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo nuk ishte vet\u00ebm emri i &#8220;Louvre&#8221; si ambicje e blerjes arabe, kjo ishte vet\u00ebm pjes\u00eb e \u00ebndrr\u00ebs (tashm\u00eb kthyer n\u00eb realitet). Edhe Gugenheim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mozaikut ambicioz kulturor. Por jo dhe vet\u00ebm Gugenheim&#8230; \u00ebndrra e pasurimit kulturor arab ng\u00ebrthen dhe mjaft plane t\u00eb tjera. Emiratet&#8230; jan\u00eb t\u00eb pasura me naft\u00eb, shesin pasuri natyrore, ideja q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret pasuria p\u00ebr t\u00eb &#8220;bler\u00eb kultur\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb ide vizionale dhe largpam\u00ebsi e kulluar.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb kulturore muzeu me emrin Louvre do t&#8217;jet\u00eb nj\u00eb monument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr Lindjen e Mesme, por dhe p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn. Duke qen\u00eb Abu Dhabi si qend\u00ebr biznesi e financimesh, kompleksi muzeal ofron &#8220;universalizmin&#8221;, ofron l\u00ebvizjen e investimeve t\u00eb artit. Aren\u00ebs tregtare bot\u00ebrore t\u00eb artit sikur i shtohet m\u00eb shum\u00eb fluiditet financiar.<br \/>\nNjoh\u00ebsit e &#8220;tregut artistik&#8221; thon\u00eb se tregu i artit n\u00eb Lindjen e Mesme ka interes p\u00ebr veprat e artit bashk\u00ebkohor dhe deri diku p\u00ebr ato t\u00eb shekullit XX, por jo dhe aq shum\u00eb interes p\u00ebrtej k\u00ebsaj. Nj\u00eb institucion i kalibrit Louvre aty n\u00eb prag t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, mbase mund\u00ebson nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb artit, jo vet\u00ebm p\u00ebr shtres\u00ebn akademike. Kredibiliteti q\u00eb sjell Louvre n\u00eb rajon mund t\u00eb ket\u00eb ndikim pozitiv p\u00ebr bler\u00ebsit e shit\u00ebsit. Padyshim muzeu me emrin &#8220;Louvre&#8221; paraqet nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb re potenciale p\u00ebr akademik\u00ebt e artit, p\u00ebr shkollat \u200b\u200bdhe universitetet e rajonit duke organizuar edukime kulturore t\u00eb klasit bot\u00ebror, dhe padyshim do sh\u00ebrbej\u00eb si inkurajues institucional p\u00ebr nj\u00eb brez t\u00eb ri kurator\u00ebsh t\u00eb bot\u00ebs arabe &#8211; thuhej nga mediat.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket artit dhe bagazhit kulturor, Louvre \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga institucionet m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb, i pakontestuesh\u00ebm dhe prestigjioz, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;mark\u00eb&#8221; me fam\u00eb bot\u00ebrore dhe nj\u00eb nga muzeumet m\u00eb t\u00eb vizituara t\u00eb bot\u00ebs. I themeluar n\u00eb v. 1791, thuhej at\u00ebher\u00eb se kishte p\u00ebr q\u00ebllim &#8220;t&#8217;i bashkonte monumentet nga t\u00eb gjitha shkencat dhe artet&#8221;. Andaj arab\u00ebt duhet t&#8217;jen\u00eb fort krenar\u00eb p\u00ebr suksesin. Abu Dhabi i tyre mbase nuk \u00ebsht\u00eb Paris, por sot \u00ebsht\u00eb i mbushur me rokaqiej e godinash madh\u00ebshtore, me xhamash e viz\u00ebllimash futuriste, i mbushur me ambicje e me \u00ebndrrash. Duket si nj\u00eb metropolis-bukurosh i shkret\u00ebtir\u00ebs, pakashum\u00eb ngjash\u00ebm si Dubai.<\/p>\n<p>Abu Dhabi s&#8217;\u00ebsht\u00eb Paris, por ja q\u00eb ka nj\u00eb mision t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb themelimit t\u00eb Louvre dikur. Arab\u00ebt m\u00ebtojn\u00eb t&#8217;i lidhin kulturat, t&#8217;i bashkojn\u00eb kulturat e qytet\u00ebrimet ashtu si dhe artet. Arab\u00ebt merren me &#8220;blerjen&#8221; e kultur\u00ebs jo vet\u00ebm sepse iu duhet, por dhe sepse jan\u00eb investime largpam\u00ebse.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb sipas &#8220;Washington Post&#8221; muzeumi i ri Louvre \u00ebsht\u00eb thjesht pasqyra e strategjis\u00eb ambicioze t\u00eb Franc\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u zgjeruar n\u00eb rajon (jo vet\u00ebm &#8220;artistikisht&#8221;). Thuhet se n\u00eb v. 2009 Franca e nd\u00ebrtoi nj\u00eb baz\u00eb ushtarake t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb Abu Dhabi, dhe se kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Franca zgjerohet p\u00ebrjashta &#8220;vetes&#8221; pas v. 1960 (q\u00eb merret si fillimi i faz\u00ebs s\u00eb dekolonizimit).<br \/>\nEpo, thua se Amerika s&#8217;qenka duke na b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb me ambicjet e veta. Thua se ata na i paskan futur &#8220;turshi&#8221; ambicjet dhe jan\u00eb duke u mahnitur me ambicioz-itetin francez&#8230; Mir\u00ebpo, se u kujtova, mbase mediat amerikane duhet t&#8217;i &#8220;kritikoj\u00eb&#8221; sfera mediatike evropiane; Le Monde, The Guardian, Der Spiegel e t\u00eb ngjashme : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-3.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7117\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-3.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-3.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-3-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-3-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-3-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-3-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-4.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7118\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-4.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-4.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-4-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-4-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-4-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-4-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-6.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7119\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-6.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-6.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-6-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-6-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-6-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-6-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-8.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7120\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-8.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-8.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-8-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-8-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-8-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-8-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-9.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7121\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-9.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-9.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-9-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-9-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-9-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-9-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-10.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7122\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-10.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-10.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-10-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-10-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-10-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-10-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-11.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7123\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-11.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-11.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-11-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-11-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-11-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-11-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-12.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7124\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-12.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-12.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-12-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-12-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-12-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-12-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7125\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1152\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-1.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-1-300x180.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-1-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-1-768x461.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/louvre-abu-dhabi-1-1536x922.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Janar 2018 (Arti, Ekonomia, Politika &#8211; V\u00ebshtrim) (&#8230;muzeumi sikur m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen sesa p\u00ebr bot\u00ebn e trazuar politikisht t\u00eb s\u00eb tashmes&#8230; kupola si nj\u00eb qiell arkitektural n\u00ebn t\u00eb cilin duhet t\u00eb &#8220;piqen&#8221; kulturat&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=7116\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-7116","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7116\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}