{"id":7127,"date":"2021-02-17T15:40:31","date_gmt":"2021-02-17T14:40:31","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7127"},"modified":"2024-09-30T01:49:50","modified_gmt":"2024-09-30T00:49:50","slug":"katari-vendi-me-i-pasur-i-planetit-strategjia-dhe-nervoza-arabe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7127","title":{"rendered":"Katari, vendi m\u00eb i pasur i planetit &#8211; Strategjia, dhe &#8220;Nervoza&#8221; Arabe!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Janar 2018 (Pak fjal\u00eb&#8230;)<\/em><\/p>\n<p>Her\u00ebn e kaluar e pat\u00ebm fjal\u00ebn p\u00ebr hapjen e muzeut fringo &#8220;Louvre&#8221; n\u00eb Abu Dhabi (muzeu i par\u00eb q\u00eb mban emrin e Louvre jasht\u00eb Franc\u00ebs). Tham\u00eb se Abu Dhabi mbase s&#8217;\u00ebsht\u00eb Paris, por sot i mbushur me rokaqiej e godinash madh\u00ebshtore, me xhamash e viz\u00ebllima futuriste, me ambicje e me \u00ebndrrash. Qytet si nj\u00eb metropolis-bukurosh i shkret\u00ebtir\u00ebs, pakashum\u00eb ngjash\u00ebm si Dubai. Emiratet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb pasura me naft\u00eb, shesin pasuri natyrore &#8211; ideja q\u00eb t&#8217;p\u00ebrdoret pasuria p\u00ebr t\u00eb &#8220;bler\u00eb kultur\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb vizion dhe largpam\u00ebsi e kulluar. Arab\u00ebt merren me &#8220;blerjen&#8221; e kultur\u00ebs jo vet\u00ebm sepse iu duhet, por dhe sepse jan\u00eb investime largpam\u00ebse.<\/p>\n<p>***<br \/>\nNgjash\u00ebm si Abu Dhabi, ashtu shk\u00eblqimtar e &#8220;futuristik&#8221; \u00ebsht\u00eb dhe kryeqyteti Doha i Katarit. Qytet super-modern, di\u00e7 si nj\u00eb pyll arkitektural i rrokaqiejve, i qendrave financiare, tregtare dhe i asfalteve. Di\u00e7 si mish-mash i Monakos\u00eb dhe i &#8220;shehrit&#8221; Las Vegas &#8211; b\u00ebhet shaka ashtu pa t\u00eb keq (dmth. me shp\u00ebrthimin zhvillimor t\u00eb stilit Doha, Dubai etj). P\u00ebr ta qartesuar sadopak &#8220;bujshm\u00ebrin\u00eb&#8221; ekonomike t\u00eb bot\u00ebs arabe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ndoshta ia vlen ca fjal\u00eb dhe p\u00ebr Katarin.<br \/>\nKatari (politikisht, monarki absolute) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend relativisht i vog\u00ebl, me sip\u00ebrfaqe prej 11.437 km2 (thuhet se Kosova i ka 10.908 km2, pra sa p\u00ebr ta patur sadopak iden\u00eb territoriale), popullsia m\u00eb pak se 3 milion\u00eb. Nga k\u00ebta 3 milion\u00eb, vet\u00ebm rreth 300.000 jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Katarit. Ja q\u00eb n\u00eb duart e tyre v\u00ebrtiten m\u00eb shum\u00eb se 350 miliard\u00eb verdhushka. Katari \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga vendet m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb planetit.<\/p>\n<p>Para 5 dekadave (kur qe pavar\u00ebsuar nga Britania e Madhe, n\u00eb v. 1971) ishte aq i varf\u00ebr si vend. N\u00eb fakt ishte nj\u00ebri nga territoret m\u00eb t\u00eb varfra q\u00eb ka patur ndonj\u00ebher\u00eb Britania&#8230; ose Mbret\u00ebria e Bashkuar (qoft\u00eb si koloni a qoft\u00eb ndryshe). Temperaturat mund t&#8217;i arrijn\u00eb 50 grad\u00eb, pothuajse plot\u00ebsisht shkret\u00ebtir\u00eb dhe at\u00ebbot\u00eb ishte nj\u00ebri nga territoret m\u00eb t\u00eb pabanueshme n\u00eb tok\u00eb.<br \/>\nSot pra Katari \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vendi m\u00eb i pasur i planetit. Qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi t\u00eb vog\u00ebl g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb ardhura prej mbi 125.000 dollar\u00eb p\u00ebr kok\u00eb banori (ndoshta kat\u00ebr-pes\u00ebfishi i t\u00eb ardhurave franceze, si shembull). Katari \u00ebsht\u00eb vendlindja e kompanis\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mediatike t\u00eb bot\u00ebs arabe, Al Jazeera.<br \/>\nKatari ka b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Psh. n\u00eb Lond\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e qytetit n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e Katarit (zyra, hotele, apartamente etj). N\u00eb ShBA, bie fjala n\u00eb Manhatan, New York, Katari i ka investuar pothuajse 5-6 miliard\u00eb dollar\u00eb dy vitet e fundit.<br \/>\nPor jo vet\u00ebm investime n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme, Katari gjithashtu ka aksione t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shum\u00eb kompani multi-nacionale e aso nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Psh. Katari \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga aksioner\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kompanive si Volkswagen, Barclays Bank etj.<br \/>\nDhe rishtas, sigurisht q\u00eb jo vet\u00ebm investime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prore \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb shum\u00eb drejtime brenda vendit. Dhjetra e dhjetra miliarda jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr autostrada, porte, aeroporte, qendra k\u00ebrkimore, qendra financiare etj.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm si Abu Dhabi, edhe Katari i ka vizionet e veta p\u00ebr t\u00eb ardhmen, strategjit\u00eb i ka po ashtu. Me fuqin\u00eb financiare jan\u00eb t\u00eb lidhura mjaft \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera politike-strategjike. Me zhvillimin e 4-5 dekadave t\u00eb fundit, duke u pasuruar duhej fituar dhe ndonj\u00eb &#8220;ndikim&#8221; nd\u00ebrkomb\u00ebtar (p\u00ebr vite Katari kontrollohej de fakto nga Arabia Saudite). N\u00ebse Katari duhej t\u00eb mbijetonte s\u00eb bashku me prosperitetin p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe me pasurin\u00eb, duhej t\u00eb investonte mund e men\u00e7uri p\u00ebr identitetin e vet dhe t&#8217;fitonte sadopak influenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nN\u00eb rregull, por si do t&#8217;i arrinte k\u00ebto nj\u00eb vend aq i vog\u00ebl? Themelimi dhe financimi pa kursim i Al-Jazeera ishte dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga &#8220;hallkat&#8221; e k\u00ebsaj strategjie. Hapi me nj\u00eb media t\u00eb fuqishme, si nj\u00eb &#8220;fanar p\u00ebr mjegullnaj\u00ebn&#8230; a pluhnajen e bot\u00ebs arabe&#8221; e kishte dhe ende e ka q\u00ebllimin e forcimit t\u00eb ndikimit mediatik global, n\u00eb t\u00eb cilin q\u00ebllim Katari ia ka dalur p\u00ebr mrekulli. N\u00eb fakt ishte di\u00e7 si &#8220;gjenialitet&#8221; strategjik!<\/p>\n<p>Katari gjithashtu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike e zhvilloi nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme q\u00eb ngiste drejt &#8220;ndikimit&#8221; nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo strategji politike dhe largpamese koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb duke i &#8220;nervozuar&#8221; Emiratet e Bashkuara Arabe, s\u00eb bashku me Arabin\u00eb Saudite. Aq sa n\u00eb Qershor t\u00eb 2017 k\u00ebto dy vende e shpall\u00ebn nj\u00eb lloj &#8220;bllokade&#8221; ndaj Katarit, duke e akuzuar p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb grupeve terroriste dhe t\u00eb fondamentalist\u00ebve. Nj\u00eb lloj farse politike-diplomatike kjo, e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe dhe e Arabis\u00eb Saudite si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t&#8217;ia shtypur kok\u00ebn strategjis\u00eb s\u00eb Katarit rreth ndikimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb sanksionet e tyre sikur s&#8217;kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb rezultat t\u00eb duksh\u00ebm. Politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e Katarit kan\u00eb d\u00ebshmuar se jan\u00eb mjaft t\u00eb fort\u00eb dhe &#8220;t\u00eb zgjuar&#8221; n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrskamcave, qoft\u00eb me peshqeshe t\u00eb majme, qoft\u00eb me &#8220;hijeshin\u00eb-simpatin\u00eb diplomatike&#8221;. Bie fjala Katari ka zhvilluar marr\u00ebdh\u00ebnie mjaft t\u00eb mira dhe me Turqin\u00eb, e madje dhe me Iranin, sa p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrmendur dy akter\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe ky\u00e7.<\/p>\n<p>Natyrisht, politikan\u00ebt e Katarit nuk jan\u00eb &#8220;engj\u00ebj&#8221; (tekefundit Katari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monarki absolute). V\u00ebrejtur me syrin e &#8220;standardeve&#8221; per\u00ebndimore ka ngelur shum\u00e7ka p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrmir\u00ebsuar. Psh. s&#8217;mund t\u00eb mohohet mungesa e nj\u00eb demokracie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb &#8211; thon\u00eb gazetar\u00ebt per\u00ebndimor. Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i pasur n\u00eb bot\u00eb kushtet e pun\u00ebs dhe m\u00eb tutje jan\u00eb t\u00eb krahasueshme me ato t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb varf\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb vend pata lexuar se situata e grave apo e femr\u00ebs k\u00ebrkon shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebmendje dhe ndryshime.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Katari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat i mir\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndimin (ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Amerik\u00ebn) dhe \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00ebri nga vendet m\u00eb t\u00eb hapura n\u00eb rajon.<br \/>\nPara rreth 15 viteve Arabia Saudite pati k\u00ebrkuar nga ShBA q\u00eb t&#8217;i largoj\u00eb trupat nga vendi. Katari s&#8217;pati ngurruar, aty p\u00ebr aty do ta ofronte veten si &#8220;baz\u00eb&#8221; p\u00ebr trupat. S&#8217;pati ngurruar madje as kur duhej t\u00eb shpenzohej rreth 1 miliard p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bazave ushtarake q\u00eb ishin t\u00eb nevojshme (pasi amerikan\u00ebt i kishin trupat e armatimet por ja q\u00eb s&#8217;kishin lek\u00eb t\u00eb ngrat\u00ebt).<br \/>\nSot, jo aq larg kryeqytetit Doha ka ndoshta mbi 11.000 ushtar\u00eb amerikan\u00eb duke u k\u00ebnaqur &#8220;n\u00ebn shtat\u00eb pal\u00eb qejfe&#8221;, duke h\u00ebng\u00ebr qyl hurma e \u00ebmb\u00eblsirash arabe. Pasi aq shum\u00eb &#8220;pun\u00eb&#8221; dhe s&#8217;kan\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 sa t&#8217;figurojn\u00eb aty : )<\/p>\n<p>Lirisht mund t&#8217;thuhet se Katari ka ushtruar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb &#8220;sigurimit&#8221; ushtarak, financiar, politik etj.<br \/>\nN\u00eb rregull, por si i arriti ky vend i vog\u00ebl k\u00ebto? I arriti fal\u00eb pasurive natyrore, Katari \u00ebsht\u00eb shtet i pasur me rezerva t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb gazit. Gjithsesi, p\u00ebr eksportimin e l\u00ebngsh\u00ebm t\u00eb gazit qen\u00eb investuar shuma t\u00eb m\u00ebdha (n\u00eb teknologjin\u00eb e &#8220;l\u00ebng\u00ebzimit&#8221;, le ta quaj) &#8211; ishte ky ndoshta nj\u00ebri nga hapat m\u00eb ky\u00e7 dhe m\u00eb largpam\u00ebs ekonomik\u00eb q\u00eb Katari ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/doha_qatar1_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-7128\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/doha_qatar1_web.jpg\" alt=\"\" width=\"1180\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/doha_qatar1_web.jpg 1180w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/doha_qatar1_web-295x300.jpg 295w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/doha_qatar1_web-1007x1024.jpg 1007w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/doha_qatar1_web-768x781.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/doha_qatar1_web-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 1180px) 100vw, 1180px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Janar 2018 (Pak fjal\u00eb&#8230;) Her\u00ebn e kaluar e pat\u00ebm fjal\u00ebn p\u00ebr hapjen e muzeut fringo &#8220;Louvre&#8221; n\u00eb Abu Dhabi (muzeu i par\u00eb q\u00eb mban emrin e Louvre jasht\u00eb Franc\u00ebs). Tham\u00eb se Abu Dhabi mbase s&#8217;\u00ebsht\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=7127\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7127","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7127\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}