{"id":7176,"date":"2021-04-01T09:40:53","date_gmt":"2021-04-01T08:40:53","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7176"},"modified":"2024-04-09T09:09:19","modified_gmt":"2024-04-09T08:09:19","slug":"rajna-albaniana-dhe-limitaret-kufitaret-e-romes-romake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7176","title":{"rendered":"Rajna, Albaniana, dhe &#8220;Limitar\u00ebt&#8221; (kufitar\u00ebt) e Rom\u00ebs (Romake)"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Mars 2021<\/em><\/p>\n<p>Albaniana, nj\u00eb fortes\u00eb romake buz\u00eb lumit Rajna n\u00eb Holand\u00ebn e sotme (Alphen aan den Rijn &#8211; kuptohet asgj\u00eb s&#8217;ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me shqiptar\u00ebt), se si m\u00eb shtyri ta provoj kap\u00ebrthimin e imagjinat\u00ebs s\u00eb kufirit prej afro 7000 km t\u00eb Rom\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb. Natyrisht, ne lexuesit e s\u00eb tashmes bot\u00ebn e kemi &#8220;n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb&#8221;, e rrotullojm\u00eb globin sipas qejfit. Me hartash moderne e me projeksione t\u00eb sakta, aq e leht\u00eb. E kemi madje dhe &#8220;p\u00ebrspektiven&#8221; e hartave satelitore.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-7178 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes1.jpg\" alt=\"\" width=\"1901\" height=\"1217\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes1.jpg 1901w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes1-300x192.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes1-1024x656.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes1-768x492.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes1-1536x983.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1901px) 100vw, 1901px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Sikur q\u00eb e leht\u00eb, si shembull, t\u00eb kap\u00ebrthehet dhe \u00e7menduria bunkereske prej 5000 km, nd\u00ebrmarrja e ashtuquajtur &#8220;Atlantikwall&#8221; e Hitlerit. Sipas tij, n\u00ebse ushtar\u00ebt t\u00eb duhen p\u00ebr frontin e Lindjes, ke vendosur q\u00eb Stalinit t&#8217;ia b\u00ebsh jet\u00ebn pelim, ta l\u00ebsh me muaj e muaj pa gjum\u00eb, tekefundit t&#8217;ia jap\u00ebsh nj\u00eb leksion historiko-tragjik, mir\u00ebpo ti e di mir\u00eb se her\u00ebdokur D-Day \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, ti e di se her\u00ebdokur &#8220;aleat\u00ebt&#8221; do sulmojn\u00eb andaj nga Britania (o nga Normandia), at\u00ebher\u00eb ushtar\u00ebt e frontit t\u00eb Per\u00ebndimit mund t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsosh me beton, me vigjilenc\u00eb e me bunker\u00eb, me gjemba \u00e7eliku e me barrierash.<\/p>\n<p><em>No problemos<\/em>, qoft\u00eb dhe front 5000 km i gjat\u00eb, duke filluar nga veriu i Norvegjis\u00eb e deri n\u00eb kufirin e Spanj\u00ebs. Kur ke bunker\u00eb e fortesa, nevojiten m\u00eb pak ushtar\u00eb. Imagjino marramendjen, s&#8217;ishte fjala p\u00ebr 50 km, as p\u00ebr 500, as p\u00ebr 1500&#8230; por p\u00ebr 5000, front i bunkerizuar dhe i \u00e7elikosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb. Ajme, padyshim di\u00e7 si strategji a la &#8220;hitler\u00e7e&#8221;&#8230; jo e gjeneral\u00ebve as e strateg\u00ebve t\u00eb tij, por e Fyhrerit vet\u00eb pa u konsultuar me askend, thuase ai pati ngulur k\u00ebmb\u00eb, thuase ishte di\u00e7 si kok\u00ebfort\u00ebsi e tij &#8211; s&#8217;di njeriu ndryshe si ta kuptoj\u00eb : )<\/p>\n<p>Apo nj\u00ebsoj dhe &#8220;Muri i Madh&#8221; i dinastive kineze &#8211; sikur e tejkalon dhe vet\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb, u desh\u00ebn shekuj e shekuj q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej (n\u00ebse s&#8217;gabohem rreth 17 shekuj), u desh mundi dhe sakrificat e sa e sa dinastive nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, do ishte &#8220;absurd&#8221; si nd\u00ebrmarrje madje dhe p\u00ebr Kin\u00ebn e sotme, seksionet dhe, apo pjes\u00ebt serike t\u00eb &#8220;murit&#8221; komplet i kap\u00ebrcejn\u00eb mbi 20.000 km.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo le t&#8217;jemi sadopak m\u00eb af\u00ebr hamend\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebn para 2000 viteve, nj\u00eb kufi i till\u00eb prej &#8220;mij\u00ebra km&#8221; i perandoris\u00eb romake padyshim do jet\u00eb dukur di\u00e7 si &#8220;marramendje&#8221;. Pa\u00e7ka se kartograf\u00ebt e asaj kohe shum\u00eb detaje kufitare mund t&#8217;i ken\u00eb vizatuar &#8220;drejtvizorisht&#8221;, s&#8217;dua t\u00eb insistoj se madje ashtu (si marramendje) duket akoma dhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>N\u00eb lasht\u00ebsi, lumi Rajna ishte nj\u00eb lum\u00eb kufitar p\u00ebr gati 4 shekuj, e kufizonte Perandorin\u00eb Romake me viset e paskajshme t\u00eb Germania, me zon\u00ebn e fiseve t\u00eb jon\u00ebnshtruara germanike. N\u00ebse t&#8217;paralelizohej me standardet e tashme, qofshin standarde evropiane a bot\u00ebrore, i bie se ishte nj\u00eb rekord absolut. P\u00ebr 4 shekuj kufiri p\u00ebrgjat\u00eb Rajn\u00ebs ishte ai faktori i &#8220;siguris\u00eb dhe i stabilitetit&#8221; &#8211; shprehen historian\u00ebt. Edhe si kufi, edhe si stabilitet por gjithashtu dhe si perandori, n\u00eb Evrop\u00eb kurr\u00eb s&#8217;ka zgjatur ndonj\u00eb di\u00e7 m\u00eb gjat\u00eb, qoft\u00eb si zon\u00eb kufitare a qoft\u00eb si ngrehin\u00eb politike. Madje kufiri romak (limes) i Rajn\u00ebs sot p\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb monumenti m\u00eb i madh arkeologjik i Holand\u00ebs.<\/p>\n<p>Kufirin e gjat\u00eb t\u00eb Rom\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb historian\u00ebt e quajn\u00eb shkurt &#8220;limes&#8221; (nga latinishtja: limes = shteg, kufi, n\u00eb shum\u00ebs: limites). &#8220;Limes&#8221; \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si p\u00ebrcaktim i perandoris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, si sistem q\u00eb sh\u00ebnon kufijt\u00eb e Perandoris\u00eb Romake. Edhe pse nga vet\u00eb romak\u00ebt termi &#8220;limes&#8221; nuk qe p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ata me &#8220;limes&#8221; thjesht i referoheshin mbrojtjes kufitare n\u00eb pjes\u00ebt e ndryshme t\u00eb perandoris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr romak\u00ebt &#8220;limes&#8221; fillimisht ishte nj\u00eb shteg ose vij\u00eb q\u00eb sh\u00ebnonte kufirin mes parcelave t\u00eb tok\u00ebs a t\u00eb pronave. M\u00eb von\u00eb termi u referohej rrug\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb cilave trupat p\u00ebrparonin diku atje larg, n\u00eb territoret e &#8220;barbar\u00ebve&#8221;. Andaj termit do i shtohej kuptimi i nj\u00eb rruge ushtarake, rrug\u00eb si &#8220;rreze kufitare e si front pushtimi&#8221;. Pakashum\u00eb t\u00eb gjitha s\u00eb bashku, si kuptim i nj\u00ebsuar; edhe rrug\u00eb, edhe front lufte, edhe kufi i fortifikuar me kulla vrojtimi e me fortesash.<\/p>\n<p>Gjithsesi, n\u00eb rastet m\u00eb specifike, termi &#8220;limes&#8221; edhe nga historian\u00ebt bashk\u00ebkohor p\u00ebrdoret kryesisht p\u00ebr sistemin e mbrojtjes kufitare perandorake, psh. t\u00eb zon\u00ebs germanike p\u00ebrgjat\u00eb lumit Rajna n\u00eb Holand\u00ebn e sotme, ku dhe pati lindur si term.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb na duhet ta &#8220;kufizojm\u00eb&#8221; sadopak nj\u00eb ekzagjerim, kur nj\u00eb di\u00e7ka s&#8217;kemi si ta p\u00ebrcaktojm\u00eb aq sakt\u00eb, sikur m\u00eb e leht\u00eb ia themi &#8220;pa limit&#8221;. Ashtu shprehemi, apo jo! Vall\u00eb a nuk ia themi (si shembull sadopak metaforik) se fuqia e bombave atomike \u00ebsht\u00eb e &#8220;pakufizuar&#8221;. E dim\u00eb se mund t\u00eb matet&#8230; por ec e guxo merru me eksperimentet, fuqin\u00eb monstruoze thjesht e l\u00ebm\u00eb t\u00eb &#8220;pakufizuar&#8221;. Sikur m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb i shmangemi sakt\u00ebsis\u00eb, s&#8217;na intereson ta dim\u00eb aq sakt\u00ebsisht : )<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta nganj\u00ebher\u00eb sikur na b\u00ebhet dhe p\u00ebr kufijt\u00eb e Rom\u00ebs (perandorake). Ashtu-k\u00ebshtu kufijve t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb kurr\u00eb s&#8217;u dihej, saora &#8220;shtyheshin&#8221;, l\u00ebviznin tutje. N\u00eb Afrik\u00eb sidomos &#8211; gjat\u00eb nat\u00ebs qet\u00ebsi, por t\u00eb nes\u00ebrmen linja kufitare mund t&#8217;i kullufiste me dhjetra km tutje t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs. Psh. di\u00e7 e till\u00eb mund t&#8217;thuhet p\u00ebr kufirin e &#8220;Afrik\u00ebs Romake&#8221; (Limes Africanus), pasi Severusi qoft\u00eb dhe p\u00ebrkoh\u00ebsisht do ta zgjeronte rrezen e &#8220;Kufirit Tripolitanus&#8221;.<\/p>\n<p>Thuase gjeneral\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebs ndonj\u00ebher\u00eb u tekej ta vizitonin nj\u00eb qytet diku larg, ashtu me gjith\u00eb ushtrin\u00eb. Niseshin me legjion e me centurion, ushtar\u00ebt s&#8217;kishin as &#8220;humwee*&#8221; as kamion por do t&#8217;marshonin me dhjetra kilometra larg kufirit. Atje mbase i vizitonin her\u00eb hanet e her\u00eb hamamet, her\u00eb hotelet e her\u00eb bordelet. Arg\u00ebtoheshin gjith\u00eb nat\u00ebn, s&#8217;kishin vajtur t\u00eb vrisnin as t\u00eb pushtonin, edhe pse askush s&#8217;u p\u00ebrzihej, tekefundit manevrimet e tyre dhe planet ishin sekrete ushtarake. N\u00eb m\u00ebngjes ktheheshin t\u00eb molisur e t\u00eb dalldisur, t\u00eb dehur e t\u00eb k\u00ebnaqur. Kllapia dhe \u00ebndrrat tutje t\u00eb mjaltosura&#8230;<\/p>\n<p>Ama p\u00ebr kartograf\u00ebt e perandoris\u00eb pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb fillonte kok\u00ebdhimbja. Sepse t\u00eb ngrat\u00ebt duhej t&#8217;i p\u00ebrcaktonin kufijt, duhej t&#8217;i rregullonin rutat e kartat strategjike. Vall\u00eb si duhet definuar tashm\u00eb vizita e Gjeneral Severusit n\u00eb Garama, nat\u00ebn q\u00eb shkoi?! Si pushtim paq\u00ebsor&#8230; apo si vizit\u00eb jozyrtare, si nder p\u00ebr bukuroshen Kilipatra?! \u00c7far\u00eb n\u00ebse ishte vet\u00ebm gosti p\u00ebr gjeneralin, zem\u00ebrgjer\u00ebsi e saj, aheng p\u00ebr centurion\u00ebt e lodhur, p\u00ebr ushtar\u00ebt e m\u00ebrzitur? Duhet l\u00ebn\u00eb tashm\u00eb qytetin p\u00ebrjashta kufirit t\u00eb perandoris\u00eb, apo duhet futur brenda!<\/p>\n<p>M\u00eb b\u00ebhet sikur t\u00eb tilla kok\u00ebdhimbjesh i kishin kartograf\u00ebt e lasht\u00ebsis\u00eb. N\u00eb rastin e &#8220;Magna Germania&#8221; (me lumin Rajna), n\u00eb rastin e &#8220;Britania&#8221; (me Murin e Hadrianit) etj. etj. kuptohet gj\u00ebrat qen\u00eb fiksuar sadopak me &#8220;gozhdat&#8221; shekullore. Ama ashtu si p\u00ebrgjith\u00ebsim, kufijt\u00eb e Rom\u00ebs pothuaj sikur s&#8217;ishin kufij. Vall\u00eb kush e njihte bot\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se kartograf\u00ebt? Askush! N\u00eb fakt ata vet\u00eb ishin t\u00eb vetmit q\u00eb dinin t&#8217;i vizatonin.<\/p>\n<p>Nocioni &#8220;romak&#8221; kap\u00ebrthente gjith\u00e7ka t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb ia vlente, t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, ishte pakashum\u00eb si dielli q\u00eb dhuron ngroht\u00ebsi pa dallim, gjithandej. Sidoqoft\u00eb, dhe vet\u00eb &#8220;e pakufishmja&#8221; her\u00ebt a m\u00eb von\u00eb duhet kufizuar disi. Meq\u00eb bot\u00eb rrotullake, meq\u00eb e rrotullueshme, e qart\u00eb se as dielli s&#8217;e ndri\u00e7on sfer\u00ebn nj\u00ebsoj. Andej p\u00ebrtej kufijve t\u00eb qytet\u00ebrimit vinte bota e joqytet\u00ebruar, andej jetonin barbar\u00ebt, barbarizmi shtrihej deri n\u00eb &#8220;ultima thule&#8221;.<\/p>\n<p>Pastaj kuptohet, mbaronte toka, p\u00ebrfundonte gjith\u00e7ka &#8211; fillonte gjith\u00ebsia. Romak\u00ebt, dmth. &#8220;qytetar\u00ebt&#8221; e Rom\u00ebs, padyshim e njihnin relativisht mir\u00eb qytet\u00ebrimin romak (andaj dhe ishin qytetar\u00eb!). Ose n\u00ebse jo bash t\u00eb gjith\u00eb e kishin iden\u00eb e paskajsis\u00eb, s\u00ebpaku ata e njihnin Rom\u00ebn, e njihnin kryeqendr\u00ebn. At\u00ebher\u00eb ngelet se kufijt e perandoris\u00eb, ashtu mir\u00eb e me detaje patjet\u00ebr i njihnin gjeneral\u00ebt, strateg\u00ebt e luft\u00ebs, senator\u00ebt e perandor\u00ebt. Q\u00ebkur hartat vizatoheshin enkas p\u00ebr ta, p\u00ebr askend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>E m\u00ebtutjeshmja s&#8217;njihej mir\u00ebfilli, as nga gjeneral\u00ebt as nga kartograf\u00ebt. S&#8217;e kishte kush iden\u00eb, ama mund t&#8217;supozohej se \u00e7&#8217;kishte matan\u00eb. Se mos vet\u00ebm romak\u00ebt supozonin&#8230; ! Nj\u00ebsoj ia b\u00ebjm\u00eb akoma dhe sot e k\u00ebsaj dite. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb ata m\u00eb t\u00eb cek\u00ebt, m\u00eb t\u00eb &#8220;limitizuar&#8221;, s&#8217;i g\u00ebzonin avancimet tona, mir\u00ebpo as tani s&#8217;dim\u00eb gjith\u00e7ka. Bie fjala, kurr\u00eb s&#8217;e kemi par\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb H\u00ebn\u00ebs, kurr\u00eb s&#8217;ia kemi par\u00eb shpin\u00ebn. M\u00eb par\u00eb mund t&#8217;ia ket\u00eb par\u00eb Galilei dikur (meq\u00eb ai e pati avancuar teleskopin e vet), por ne kurr\u00eb. Asgj\u00eb, s&#8217;na b\u00ebhet von\u00eb, mund t&#8217;i supozojm\u00eb hijet, nuancat, konturat, err\u00ebsir\u00ebn.<\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211; <em>vijon<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>* <span style=\"color: #999999;\"><strong>limit\u0101nei<\/strong> &#8211; kufitar\u00ebt romak\u00eb, &#8220;limitar\u00ebt&#8221;, ushtar\u00ebt e fortesave t\u00eb kufirit, t\u00eb stacionuar p\u00ebrgjat\u00eb kufirit (limes), e q\u00eb kishin dallim nga ushtria e rregullt, nga ta nuk parapritej t\u00eb arrinin suksese me pushtime t\u00eb m\u00ebdha, me manevrime e betejash strategjike n\u00ebp\u00ebr zonat e thella, por t\u00eb rezistonin me rastin e sulmeve eventuale dhe ta ruanin kufirin e perandoris\u00eb&#8230;<\/span><\/p>\n<p>* <span style=\"color: #999999;\"><strong>humwee<\/strong> &#8211; thuhet n\u00eb t\u00eb folur p\u00ebr shkurtes\u00ebn HMMWV, makin\u00eb utilitare, e avancuar dhe e shtrenjt\u00eb&#8230; e ushtris\u00eb amerikane (me sistemin e armatimit dhe me tekno-detajet e integruara kushton mbi 200.000 $, HMMWV &#8211; High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle)<\/span><\/p>\n<p>***<br \/>\n[ <strong>pakashum\u00eb i gjith\u00eb kufiri verior i Perandoris\u00eb Romake<\/strong> ]<\/p>\n<p>&#8230;me detaje e me garnizone, me rrug\u00eb e me \u00e7do kull\u00eb, nga Atlantiku e deri n\u00eb Singidunum (Beograd) &#8211; ca harta gjermane ngjitur s\u00eb bashku, p\u00ebr fat t\u00eb keq, detajet k\u00ebshtu mbase s&#8217;shihen dhe aq qart\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse t\u00eb k\u00ebputej, si\u00e7 kan\u00eb menduar dhe gjerman\u00ebt, p\u00ebrndryshe do na duheshin ca metrash l\u00ebndin\u00eb internetike p\u00ebr ta shtriqur hart\u00ebn mir\u00ebfilli : )<br \/>\n&#8230;kufiri (limes) nga Lugdunum (Katwijk) ku Rajna derdhet n\u00eb Atlantik, tutje p\u00ebrgjat\u00eb Albaniana (Alphen aan den Rijn) &#8211; Castra Herculis (Arnhem) &#8211; Bonna (Bon) &#8211; Castra Regina (Regensburg) &#8211; Vindobona (Vjen\u00eb) &#8211; Aquincum (Budapesht) e deri n\u00eb Singidunum (Beograd)&#8230;<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes2.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-7177 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes2.jpg\" alt=\"\" width=\"1950\" height=\"1196\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes2.jpg 1950w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes2-300x184.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes2-1024x628.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes2-768x471.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/rajna_albaniana_dhe_limitaret_e_romes2-1536x942.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1950px) 100vw, 1950px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Mars 2021 Albaniana, nj\u00eb fortes\u00eb romake buz\u00eb lumit Rajna n\u00eb Holand\u00ebn e sotme (Alphen aan den Rijn &#8211; kuptohet asgj\u00eb s&#8217;ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me shqiptar\u00ebt), se si m\u00eb shtyri ta provoj kap\u00ebrthimin e imagjinat\u00ebs s\u00eb kufirit&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=7176\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7176","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7176\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}