{"id":7205,"date":"2021-04-01T11:14:31","date_gmt":"2021-04-01T10:14:31","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7205"},"modified":"2024-12-05T03:07:01","modified_gmt":"2024-12-05T02:07:01","slug":"kosova-dhe-pavaresia-shtetet-mozomokeq-vendet-e-luhatshme-te-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7205","title":{"rendered":"Kosova dhe Pavar\u00ebsia &#8211; Shtetet &#8220;mozomokeq&#8221;, vendet e &#8220;luhatshme&#8221; t\u00eb bot\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 3 Mars 2021 &#8211; Koment&#8230;<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>mbase dhe Kosova duhet t&#8217;ia b\u00ebj\u00eb si Palestina, p\u00ebr inat! S&#8217;m\u00eb njeh ti&#8230; okidoki, qebesa tutje as un\u00eb s&#8217;dua t\u00eb &#8220;t\u00eb njoh&#8221;<\/strong> : )<\/p>\n<p>Dihet se n\u00eb politik\u00eb, mes formalizmit politik dhe joformalizmit ka sa t\u00eb duash &#8220;hap\u00ebsir\u00eb&#8221; manevruese. Njohja diplomatike e nj\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb veprim i nj\u00ebansh\u00ebm (unilateral, si\u00e7 ia thuhet), kuptohet se \u00ebsht\u00eb hap zyrtar dhe konciz, hap i qart\u00eb dhe i kulluar &#8211; kur deklarohet assesi s&#8217;do duhej t&#8217;ket\u00eb paqart\u00ebsi a konfuzion. O e njeh, o (ende) s&#8217;e njeh&#8230; nj\u00eb shtet t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Disa shtete e b\u00ebjn\u00eb saora, si hapje-mbyllje qepallash, disa t\u00eb tjera kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr &#8220;pjekjen&#8221; e diplomatikave, u duhet koh\u00eb, u duhen dekada e m\u00eb shum\u00eb vjet. Kostarika, pothuaj q\u00eb nga fundi i bot\u00ebs e pati njohur Kosov\u00ebn madje p\u00ebrpara vet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria n\u00eb der\u00eb, s&#8217;kishte pse t\u00eb ngutej, duhet sens&#8230; pasi gjithkush e njeh v\u00ebllain e vet, ja q\u00eb Kostarika m\u00eb e shpejt\u00eb. Ende pa e hapur goj\u00ebn mir\u00ebfilli si t\u00eb &#8220;pavarur&#8221;, saora telegrami &#8220;ju njohim&#8221;&#8230; sepse shtet i shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Mirepo ka dhe shtete t\u00eb ngadalshme, hapat e tyre i hedhin fare zhagas. Dhe s&#8217;ka di\u00e7 t\u00eb &#8220;keqe&#8221; as shpejt\u00ebsia as ngadal\u00ebsia, t\u00eb dyja jan\u00eb normale, p\u00ebrndryshe dhe politikat do binin ndesh me vetveten : )<br \/>\nMosl\u00ebshuarja publike e nj\u00eb deklarate t\u00eb till\u00eb zyrtare (rreth njohjes) s&#8217;do t&#8217;thot\u00eb domosdo q\u00eb shteti n\u00eb fjal\u00eb na paska kund\u00ebrshti p\u00ebr ekzistenc\u00ebn, p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr sovranitetin ose p\u00ebr legjitimitetin qeveris\u00ebs t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr. Disa shtete, sipas &#8220;praktik\u00ebs&#8221; rutinore t\u00eb politikave, jo patjet\u00ebr do e shpallin formalitetin e njohjes zyrtare&#8230; Por kjo s&#8217;do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb ato shtete e mohojn\u00eb ekzistenc\u00ebn ose relevanc\u00ebn politike t\u00eb shetit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Akti zyrtar i njohjes \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00ebfar\u00eblloj hapi i sinkronizuar me rrethanat (aktuale politike), ngjash\u00ebm si\u00e7 jan\u00eb dhe shum\u00eb gj\u00ebra tjera t\u00eb politikave. Ecejaket e politikave jan\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzuara nga nj\u00ebmij\u00eb-e-nj\u00eb faktor\u00eb, nga nj\u00ebmij\u00eb-e-nj\u00eb e rrethana, nga nj\u00ebmij\u00eb-e-nj\u00eb nuanca e probabilistika. Shpesh mund t&#8217;jen\u00eb ndjeshm\u00ebri taktike t\u00eb momentumit politik, her\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrkujdesje p\u00ebr faktor\u00ebt e biz-ekonomikave aktuale etj etj.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb fakt se mund t&#8217;ket\u00eb &#8220;pendes\u00eb&#8221; t\u00eb m\u00ebvon\u00ebshme p\u00ebr nj\u00eb di\u00e7 t\u00eb deklaruar (kjo dhe na shtyri p\u00ebr komentin ton\u00eb). Rreth 15 shtete jan\u00eb &#8220;penduar&#8221; q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn dhe hoooop pas ca viteve deklarojn\u00eb se anulohet &#8220;njohja&#8221;, se njohja e tyre tashm\u00eb nuk vlen, se e kan\u00eb &#8220;t\u00ebrhequr&#8221; njohjen dhe se tutje fjala e s\u00eb dikurshmes do jet\u00eb jovalide, s&#8217;do ta ket\u00eb as zyrtaritetin as seriozitetin e duhur!<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;t\u00eb thuhet pra, vall\u00eb ia vlen t\u00eb komentohet p\u00ebr shtetet e tilla t\u00eb &#8220;luhatshme&#8221;? Mbase s&#8217;duhet folur p\u00ebr shtetet e pavendosura, le t&#8217;jen\u00eb t\u00eb pavaruara&#8230; who cares, politikat e tyre mozomokeq, asnj\u00eb fjal\u00eb s&#8217;duhet. Pendesat e tyre pa pa pa, thua se ngjash\u00ebm si kalamajt kur pendohen p\u00ebr faljen e akullores, apo t\u00eb karameleve, dhe se tashm\u00eb duhet t\u00eb &#8220;zhb\u00ebhet falja&#8221;. Ndonj\u00ebher\u00eb ia fillojn\u00eb si qarala\u00e7\u00ebr sepse ne ashtu pa t\u00eb keq thjesht i kemi kullufitur, karamelet jan\u00eb shkrir\u00eb tashm\u00eb me gjith\u00eb \u00ebmb\u00eblsin\u00eb, do i kthenim por ja q\u00eb s&#8217;kthehen : )<\/p>\n<p>S&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u \u00e7uditur se politikat jan\u00eb mjaft t\u00eb &#8220;\u00e7uditshme&#8221;, bie fjala Izraelin (jo si Kosova &#8220;newborn&#8221;, e pavarur &#8220;vone&#8221;, n\u00eb v. 2008 por para m\u00eb shum\u00eb se 70 viteve, ne v. 1948) ende s&#8217;e kane njohur rreth 30 shtete (an\u00ebtare t\u00eb KB). Si p\u00ebr ironi, madje dhe vet\u00eb PLO-ja e pati njohur Izraelin n\u00eb v. 1993. Pa\u00e7ka se Izraeli as dhe sot e k\u00ebsaj dite s&#8217;e ka njohur Palestin\u00ebn!<\/p>\n<p>Derisa Kosova njihet nga 98 vende, aktualisht Palestina e g\u00ebzon njohjen zyrtare nga 138 vende. Shtetet e tjera, nj\u00ebsoj sikur dhe n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, ende s&#8217;kan\u00eb marr\u00eb mundin ta njohin Palestin\u00ebn formalisht.<br \/>\nPra as Izraeli&#8230; n\u00eb v. 2018 palestinez\u00ebt megjithat\u00eb e pat\u00ebn vrar\u00eb &#8220;mendjen&#8221;, do t&#8217;votonin p\u00ebr pezullimin e njohjes s\u00eb Izraelit. Pse jo, her\u00ebdokur, mbase dhe Kosova duhet t&#8217;ia b\u00ebj\u00eb ngjash\u00ebm si Palestina, p\u00ebr inat! S&#8217;m\u00eb njeh ti&#8230; okidoki, t\u00eb njoha, t\u00eb luta e t\u00eb prita p\u00ebr aq shum\u00eb vite &#8211; qebesa tutje as un\u00eb s&#8217;dua t\u00eb &#8220;t\u00eb njoh&#8221; : )<\/p>\n<p>Pra qe votuar, por vendimi (ajo deklarata vendimtare publike, si akt) p\u00ebr \u00e7udi ende s&#8217;\u00ebsht\u00eb &#8220;fuqizuar&#8221; politikisht&#8230;<br \/>\nN\u00eb portalin shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs thuhet se Kosova e shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb e vet m\u00eb 17 Shkurt 2008, tutje aty thuhet se sip\u00ebrfaqja totale (tashm\u00eb e shtetit t\u00eb ri, t\u00eb pavarur) \u00ebsht\u00eb 10.908 km\u00b2 dhe se gjat\u00ebsia e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs me shtetet fqinje \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb pak por 700.7 km. Me Shqip\u00ebrin\u00eb &#8220;fqinj\u00ebzohet&#8221; p\u00ebrgjat\u00eb 111.8 km t\u00eb kufirit, me Maqedonin\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb 158.7 km, me Malin e Zi p\u00ebrgjat\u00eb 78.6 km, me Serbin\u00eb m\u00eb s\u00eb &#8220;gjati&#8221;&#8230; fqinj\u00ebzohet e kufizohet p\u00ebrgjat\u00eb 351.6 km.<\/p>\n<p>Dhe bukur, t\u00eb gjitha shtetet fqinje e kan\u00eb njohur pavar\u00ebrsin\u00eb kosovare, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb. Me termat e &#8220;poetik\u00ebs&#8221; sa m\u00eb gjat\u00eb i p\u00ebrqafuar me dikend do n\u00ebnkuptonte q\u00eb dhe dashuria do jet\u00eb m\u00eb e madhe, apo jo. Urojm\u00eb pra n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn e af\u00ebrt, meq\u00eb tani p\u00ebr tani Serbia ende s&#8217;ia ka njohur Kosov\u00ebs zyrtarisht as &#8220;fqinj\u00ebsin\u00eb as pavar\u00ebsin\u00eb&#8221;! Nuk mohohet se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa mjaft optimistik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, bie fjala signaturat e pal\u00ebve n\u00eb ShBA (n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e ish-administrat\u00ebs s\u00eb Trump) patjet\u00ebr se do t&#8217;i leht\u00ebsojn\u00eb hapat e politikave t\u00eb s\u00eb ardhmes&#8230;<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo bota \u00ebsht\u00eb e madhe, Serbia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1-ri nga qindra shtete t\u00eb bot\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb Kosova ka arritur 51% njohje &#8220;bot\u00ebrisht&#8221; (nga 193 shtete pavar\u00ebrsin\u00eb e Kosov\u00ebs e kan\u00eb njohur 98). Tutje Kosova ka arritur 81% njohje nga &#8220;EU-zona&#8221; (nga 27 shtete an\u00ebtare t\u00eb BE deri tani e kan\u00eb njohur 22 shtete). Tutje ka arritur njohjen &#8220;NATO-istike&#8221; rreth 87% (nga 30 an\u00ebtare t\u00eb NATO e kan\u00eb njohur 26 shtete t\u00eb aleanc\u00ebs).<br \/>\nPo ashtu, Kosova ia ka dalur t\u00eb ket\u00eb 54% njohje nga &#8220;globalizmi islamik&#8221; (nga 57 shtete an\u00ebtare t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebpunimit Islamik, OBI &#8211; n\u00eb hart\u00ebn e bot\u00ebs n\u00eb fakt duket sa &#8220;gjysma e bot\u00ebs&#8221; &#8211; Kosov\u00ebn e kan\u00eb njohur 31 shtete).<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kosova_dhe_pavaresia_-_shtetet_mozomokeq.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-7206 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kosova_dhe_pavaresia_-_shtetet_mozomokeq.jpg\" alt=\"\" width=\"1448\" height=\"925\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kosova_dhe_pavaresia_-_shtetet_mozomokeq.jpg 1448w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kosova_dhe_pavaresia_-_shtetet_mozomokeq-300x192.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kosova_dhe_pavaresia_-_shtetet_mozomokeq-1024x654.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kosova_dhe_pavaresia_-_shtetet_mozomokeq-768x491.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1448px) 100vw, 1448px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\n[ Shtojc\u00eb&#8230; sepse m&#8217;u kujtua dhe nj\u00eb &#8220;bisht&#8221; politik ]<\/p>\n<p>Mjaft &#8220;analist\u00eb&#8221; t\u00eb politikave kosovare (s&#8217;kam harruar, m\u00eb kujtohet fort mir\u00eb e kaluara televizive kosovare, analizat e tyre mund t&#8217;jen\u00eb deponuar madje dhe n\u00eb Youtube) mbase do ken\u00eb pandehur se njohja nga &#8220;shtetet muslimane&#8221; t\u00eb globit sot duhej t&#8217;figuronte m\u00eb e madhe. Tekefundit si parapritje &#8220;analitike&#8221;, meq\u00eb n\u00ebp\u00ebr statistikat e bot\u00ebs Kosova llogaritet si &#8220;shtet musliman&#8221;. Pa le q\u00eb dhe shifrat e statistikave e fuqizojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fakt. N\u00ebp\u00ebr skemat statistikore jo m\u00eb pak por 95.6% e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs figurojn\u00eb si musliman\u00eb, 3.7% t\u00eb krishter\u00eb (2.2% katolik\u00eb, 1.5% ortodoks\u00eb).<\/p>\n<p>Ndoshta &#8220;analist\u00ebt&#8221; e TV-politikave kosovare s&#8217;duhet ta harrojn\u00eb as faktin (q\u00eb njihet bot\u00ebrisht) se shoq\u00ebria kosovare \u00ebsht\u00eb fuqimisht e sekularizuar, se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet me bazament sekular (jo me ndonj\u00eb bazament erdoganistik), se shoq\u00ebria kosovare \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb dhe e barabart\u00eb p\u00ebr toleranc\u00ebn ndaj religjionit dhe laicitetit, se liria e besimit, e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, e nd\u00ebrgjegjes dhe e \u00e7\u00ebshtjeve fetare&#8230; jan\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore, nuk jan\u00eb t\u00eb sforcuara, s&#8217;jan\u00eb assesi koncepte &#8220;t\u00eb nostalgjis\u00eb turkofilike&#8221; por jan\u00eb t\u00eb garantuara parimisht me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. &#8220;Atribute&#8221; kushtetuese q\u00eb Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb supozuar ta rendisin krahp\u00ebrkrah shoq\u00ebrive m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj 31 nga 57 shtete t\u00eb OBI s&#8217;jan\u00eb dhe aq keq. Nga 60 t\u00eb t\u00eb njohin 30&#8230; \u00ebsht\u00eb &#8220;gjysma&#8221;. Turqia patjet\u00ebr&#8230; dhe vet\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Organizat\u00ebs Islamike, Turqia e pati njohur Kosov\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb parat dhe ende s&#8217;\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;pishman&#8221;, mir\u00ebnjohja nuk mungon dhe s&#8217;do mungoj\u00eb, ama 31 shtete tjera po ashtu. Njohja nga 31 shtete muslimane na sugjeron q\u00eb s\u00ebpaku &#8220;gjysma&#8221; e mysliman\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs megjithat\u00eb e njohin Kosov\u00ebn!<br \/>\n30 \u00ebsht\u00eb gjysma e 60 &#8211; por vall\u00eb, meq\u00eb ashtu-k\u00ebshtu kaloi 1 dekad\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb, pse t&#8217;mos e shohim si konfirmim q\u00eb politikat, religjionet dhe &#8220;helbete&#8230; erdoganizmat&#8221; megjithat\u00eb jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ndryshme!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 3 Mars 2021 &#8211; Koment&#8230; (&#8230;mbase dhe Kosova duhet t&#8217;ia b\u00ebj\u00eb si Palestina, p\u00ebr inat! S&#8217;m\u00eb njeh ti&#8230; okidoki, qebesa tutje as un\u00eb s&#8217;dua t\u00eb &#8220;t\u00eb njoh&#8221; : ) Dihet se n\u00eb politik\u00eb, mes formalizmit&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=7205\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7205","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7205\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}